27.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Vendi jashtë kontrollit të policisë! Ekzekutohen dy vëllezër para derës së shtëpisë në Shkodër!

Një ekzekutim me armë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Kiras” në Shkodër. Persona të paidentifikuar kanë vrarë dy vëllezër, Astrit Bilalin dhe Ibrahim Bilalin dhe janë larguar me shpejtësi.
Astrit Bilali është babai i ish-boksierit të Vllaznisë, Asmer Bilali, që është i arrestuar para disa ditësh në Tiranë si pjesë e grupit Bajri.
Bëhet e ditur se, Astrit dhe Ibrahim Bilali, dy vëllezërit e ekzekutuar në qytetin e Shkodrës, janë qëlluar me armë zjarri në derën e shtëpisë së tyre, në lagjen Kiras të qytetit verior.
Atentati ka qenë tipik mafioz, ndërsa ndaj tyre dyshojhet se janë zbrazur më shumë se 10 plumba
Grupi hetimor është në vendngjarja dhe po punon për të zbardhur dinamikën e vrasjes së dyfishtë, llojin e armës/ve të përdorur në krim dhe sa plumba kanë marrë konkretisht dy vëllezërit Bilali.
Siç duket , autorët kanë studiuar shumë mirë lëvizjet, dhe kanë pritur që dy vëllezërit të dalin nga banesa.
Të dy vëllezërit kanë humbur jetën menjëherë, ndërsa këto dy vrasje janë në vazhdën e një serie vrasjesh dhe ngjarjes të tjera të rënda kriminale që kanë tronditur vitet e fundit qytetin më të madh në veri të vendit.

Kush janë dy vëllezërit e ekzekutuar ditën e sotme
Vëllezërit Bilali njihen si pjesë e grupit të Bajrave, të cilët kanë qenë të përfshirë në një konflikt me shumë viktima me fisin Liçi, ndërsa CV e tyre kriminale duket se nuk është e vogël.
Kujtojmë se Fatbardh Liçi është ekzekutuar më 10 gusht të 2018-ës.
Çfarë ndodhi në qershorin e 2016?
Një grabitje me dhunë dhe me armë, ka përfunduar me prangosjen e katër grabitësve, ndërsa dy të plagosur, viktima të grabitjes kanë përfunduar në spital.
Burime të drejtorisë Vendore të Policisë së Shkdorës, bëjnë të ditur se dje, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër kanë shkuar të dëmtuar dy persona me iniciale E. Gj., 27 vjeç, banues në Bërdicë, Shkodër dhe G. M., 24 vjeç, banues në Shkodër.
Nga veprimet proceduriale rezultoi se personit me iniciale E. GJ., i kanë marrë nën kërcënimin e armës në lagjen Guerile, Shkodër (në një zonë të pabanuar) 150.000 lekë (të reja) dhe një telefon I-Phone disa persona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete: BMË X5, Ford “Focus” ngjyrë të zezë dhe një autoveturë tjetër.
Policia e Shkodrës menjëherë sa ka marrë njoftim ka organizuar punën duke zhvilluar operacionin policor të koduar “Livadhet”, ku kanë marrë pjesë efektivët e Komisariat të Policisë Shkodër, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, ku si rezultat i operacionit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i 4 personave, Ardit Torishta, Bekim Torishta,
S. B., dhe Endri Mustafa, si dhe u bë shpallja në kërkim i A. B., 27 vjeç, banues në Shkodër.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale: “Vjedhje me armë ”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim, ndaj E. Gj., dhe G. M.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2(dy) gëzhoja model 54 dhe 1 (një) predhë model 54.
Në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë i Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër, (babai i shtetasit të shpallur në kërkim), si dhe ai Brahim Bilalit. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh.
Të arrestuar
– Ardit Torishta, 23 vjeç, banues në Shkodër.
– Bekim Torishta, 20 vjeç, banues në Shkodër.
– S. B., 16 vjeç, banues në Shkodër.
– Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë për plagosje).
– Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër, (babai i të shpallurit në kërkim Asmer Bilali).
– Brahim Bilali, 58 vjeç, banues në Shkodër.
Sekuestruar në cilësinë e provës materiale
– 6 (gjashtë) automjete të ndryshme, ku në automjetin Ford Focus i përdorur nga autorët e dyshuar në ngjarjen e vjedhjes me armë janë gjetur dhe sekuestruar
– 2 (dy) antiplumba
– 305 (treqind e pesë) copë fishekë model 56
– 5 (pesë) krehra armë zjarri automatikë
– 2 (dy) krehra pistoletë TT
– 5 (pesë) skafandra motorri
– 4 (katër) maska dhe 4 (katër) kapuça me ngjyrë të zezë
– 7 (shtatë) copë fishekë model 54
– 3(tre) gëzhoja model 54
– rroba me mbetje si njolla gjaku,
-8 (tetë) telefona celularë të markave të ndryshme.
Sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e Astrit Bilalit

– 1 (një) arme gjahu çifte
– 1 (një) pistoletë me mulli pa numër
– 1 (një) armë gjahu shotgan
– 1 (një) thikë dhe 25 copë fishekë të cilat i posedonte pa leje.
Sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e Brahim Bilalit

– 3 arme zjarri kallashnikov,
– 1 (një) silenciator me ngjyrë të zezë.
– 1 (një) armë zjarri automatikë e shkurter, me krehër, me silenciator , pa numër (e ngjashme me automatikun Tomson)
– 2 (dy) krehra pistoletë TT dhe 3 krehra me fishekë automatiku.
– 7 (shtatë) kallëpe tritoli 200 gram
– 1 (një) kuti me kallëpe tritoli,
– 10 (dhjetë) kapsolla detonatorë elektrike me përcjellës dhe 12(dymbëdhjetë) kapsolla detonatore pa përcjellës ,
– 23 (njëzet e tre) fishekë armë gjahu kalibri 12 mm,
– 190 (njëqind e nëntë) fishekë model 56 kalibri 7.62 mm.
Por Astrit Bilalit i del emri edhe si i përfshirë në grupin e famshëm të Shijakut, Avdylajt, të njohur tashmë për trafikun e lëndëve narkotike.
Rezulton se qendra e trafikut të Kokainës dhe Heroinës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian ishte në Shijak e Maminas, ndërsa për kanabisin ishin të antgazhuara dhe organizatat e tjera kriminale.
Prokuroria ka ndërtuar lidhje mes organizatës kriminale të Avdylajve në Shijak, Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë. Sipas Prokurorisë në krye të kësaj superorganizate ishte Astrit Avdyli i njohur edhe si Astrit Balliu dhe merreshin me trafikun e sasive të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë e më pas drjet vendeve të BE-së. Pjesë e kësaj organizate, thekson prokuroria janë edhe personazhe të tjerë të njohur të botës së krimit si Safet Bajri, Astmer Bilali, Astrit Keçi, Gerald Keçi, Gjevi Ndoka e Danjan Ndoka.

Gjatë një përgjimi të datës 4 shkurt 2017, vetëm dy ditë pas kapjes së ngarkesës me 2 ton kanabis në Itali, Astrit Avdyli telefonon Petrit Sulejmanin dhe e pyet nëse ishte kthyer dhe në ishte kthyer “me det apo me tokë”. Ndërsa në muajin qershor 2018, pak kohë para se policia të godiste grupin e Bajrave në Shkodër, dalin përgjimet që kanë krijuar edhe lidhjet mes Avdylajve dhe Bajrave.
Në skenë dalin Astmer Bilali, ish-kampioni I boksit që në fillim të muajit shtator u arrestua bashkë me Safet Bajrin dhe anëtarët e tjerë të organizatës. Astmer Bilali, sëbashku me një tjetër sportist, ish-kampionin e mundjes Elis Guri kryenin trafik kanabisi, që sipas “Prokurorisë e bënin për llogari të Safet Bajrit. Sipas Prokurorisë, Astmer Bilali dhe Elis Guri i kanë shitur një sasi kanabisi dhe kokaine shtetasve Florenc Xheleku e Adnand Hupit.
Në përgjimet telefonike, del që Xheleku telefonon Astmer Bilalin dhe i thotë që ka mbërritur deh në këtë moment Astmer Bilali telefonon Elis Gurin dhe e vë në dijeni se kanë ardhur ata shokët, ndërsa kampioni i mundjes i thotë se ndodhet në Tiranë dhe se ata duan atë që ai ka aty, duke nënkuptuar sasinë e kanabisit. Pas këtij konfirmimi Astmer Bilali lidhet sërish me Florenc Xheleku dhe i thotë se po shkonte ta takonte, duke realizuar kështu edhe takimin e shkëmbimit të sasisë së kanabisit.
Në konkluzionet e saj Prokuroria shprehet se shtetasit Astrit Avdyli, Altin Avdyli në lidhje me Gjevi Ndokën, Danjan Ndokën dhe të tjerë kryejnë trafik të lëndëve narkotike, kokainë dhe heroinë dhe Kolumbia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj.

Korrupsion në komisariat, policia ndalon avokatin të takojë klientin, Berisha publikon videon

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një video të bërë në komisariatin numër 1 në Tiranë, ku shihet se si policia ndalon avokatin të takojë klientin.
Avokati ka denoncuar rastin me video, duke treguar edhe njëherë se si korrupsioni lulëzon në administratën shqiptare.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Narkopolicia denoncohet se privon qytetaret nga e drejta kushtetuese e mbrojtjes ligjore!
Lexoni mesazhin e studios ligjore. sb
Zoti Berisha jemi Studio ligjore Jurisprudenca me seli ne Tirane dhe kemi ne mbrojtje nje qytetar, policia ne Komisaritin 1 na pengon te takojme klientin ton, pasi pret nderhyrje korruptive , dhe 4 ore ska asnje person qe te na informoj, qe kan detyrim ligjior te na informojne,kur sna informojne ne imagjino cndodh me qytetaret.

Narkopolicia denoncohet se privon qytetaret nga e drejta kushtetuese e mbrojtjes ligjore!Lexoni mesazhin e studios ligjore. sbZoti Berisha jemi Studio ligjore Jurisprudenca me seli ne Tirane dhe kemi ne mbrojtje nje qytetar, policia ne Komisaritin 1 na pengon te takojme klientin ton , pasi pret nderhyrje korruptive , dhe 4 ore ska asnje person qe te na informoj , qe kan detyrim ligjior te na informojne,kur sna informojne ne imagjino cndodh me qytetaret.

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 29. März 2019

Zgjidhje të krizës me Ramën nuk do të ketë, dy parakushtet e Bashës për zgjedhjet

Zoti Basha, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve lokale, ndërsa ne ju kemi dëgjuar në fund të protestës se zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë. Si do t’i shtyni zgjedhjet z.Basha?

Lulzim Basha: Është e qartë për çdo shqiptar, është e qartë për mbarë botën demokratike se Shqipëria është në një krizë të thellë politike. Shkaku i kësaj krize politike janë zgjedhjet e blera me krimin e organizuar në vitin 2017.

Për të mbrojtur veten e tij dhe të gjithë kupolën e organizatës së “Rilindjes” të kapur nga prokuroria, në mënyrë zyrtare, në bashkëpunim me rrjetet kriminale të drogës, Edi Rama ka kapur edhe drejtësinë. Ka shkatërruar pushtetin e tretë. Ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese. Pra, jemi në kushtet e një krize totale politike, kushtetuese dhe pa dyshim në kushtet e një krize ekonomike.

Zgjidhja e vetme politike është ajo që ka propozuar Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar. Së pari, rikthimi i sovranitetit tek populli, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme, parakusht është largimi i Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore, e cila do të zgjidhë duart e drejtësisë, do të çojë përpara drejtësisë politikanët e kapur duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës dhe do të kthejë kushtet e besimit qytetar për një proces të rregullt zgjedhor.

Për të gjitha çështjet e tjera mendoj se sot është dita të thelloheni në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e bën fare të qartë se Shqipëria në vitin 2018 është në nivelin më të keq në 28 vite sa i përket korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes, po citoj raportin dhe të gjithëpërhapur, kapjes së shtetit nga interesat kriminale dhe kthimit të Shqipërisë nga një bazë e sigurtë që eksportonte siguri 10 vite më parë, kur u bëmë anëtarë të NATO-s, sot në një bazë operacionale, për të cituar edhe një herë Departamentin Amerikan të Shtetit, të krimit të organizuar nga Amerika e Veriut në Amerikën e Jugut, nga Europa, në Azi. Kjo gjë duhet të marrë fund dhe për këtë ka vetëm një rrugë, largimi i Edi Ramës, një qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pyetje: Z. Basha, nuk ka kaluar as 24 orë nga momenti që z.Rama thotë që nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve. Si do t’i shtyni ju zgjedhjet z.Basha, si do t’i pengoni?

Lulzim Basha: Proukupimi kryesor i shqiptarëve sot, besoj edhe ju si qytetarë në rradhë të parë, i mediave, është dhe duhet jetë dhënia fund e krizës politike dhe kushtetuese si shkaktarë të krizës ekonomike dhe sociale, emigracionit masiv të shqiptarëve. Zgjidhje të krizës, me njeriun që e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, me njeriun që i ktheu rrjetet kriminale në bashkëpunëtorë të Rilindjes dhe në aksionarë të pseudoparlamentit shqiptar, nuk mund të ketë.

Nuk ka njeri që nuk e kupton këtë. Maduro nuk po bën më shumë, po bën më pak se Edi Rama, ndaj beteja jonë është e drejtë, e qartë dhe e vendosur. Rikthimi tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme kalon vetëm përmes largimit të njeriut që e shndërroi Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, për hir të pushtetit të karrikes së vetë.

Në këtë mënyrë zgjedhjet, asgjësoi Parlamentin, asgjësoi drejtësinë dhe shkaktoi krizën më të rëndë eonomike, papunësinë dhe varfërinë në Shqipëri. Që këto të marrin fund:

Duhet të kthejmë legjitimitetin politik. Duhet të kthejmë qeverisjen tek njerëzit. Duhet të kthejmë qeverisjen tek qytetarët.
Dhe në funksion të kësaj, është koha që të gjithë së bashku të reflektojmë.

Ky është edhe funksioni i tryezës që sapo mbaruam. Tani është koha që të gjithë së bashku të ndryshojmë, duke nisur natyrisht nga politika, por ndryshimi duhet të përfshijë këto, duhet të përfshijë edhe mediat.

Shkatërrimi i pakthyeshëm i Tiranës, Zoti Hiç dhe gazetarët e mirë

Erl KODRA

Ky tekst është shkruar në Shtator 2017. Dy vjet më vonë, ne shqiptarët gjendemi në krizë të thellë, por edhe shumë afër një ndryshimi thelbësor, me shpresë afër atij lloj ndryshimi që ndan epokat.

Në ditët që do të vijnë unë do të publikoj një cikël tekstesh rreth situatës politike, por me një theks të veçantë tek njerëzit e medias. Them njerëzit e medias, sepse fakti është që pikërisht gazetarët janë ata njerëz që mbajnë gjallë ose e shembin një regjim.
Fakti është se gjendja aktuale ndryshon për 24 orë, nëse “gazetarët e mirë” vendosin ta ndryshojnë atë, duke i hequr mbështetjen Kryeministrit Edi Rama.
Shumë prej nesh e kanë parë ose kanë dëgjuar për serialin televiziv “The walking dead”. Ajo çfarë e bën të veçantë këtë prodhim filmik nuk janë “njerëzit e vdekur që ecin” por janë sjelljet njerëzore në një botë kaosi, denatyrimi i humanizmit, lufta për mbijetesë dhe raportet e reja ndërnjerëzore në botën e kaosit post apokaliptik.

Një peisazh i rëndë me mbeturina gjithëfare, ndërtesa të braktisura, makina të shkatërruara, rrugë të vdekura, dhe njerëz të dëshpëruar që ecin ngadalë drejt askundit, të shtyrë vetëm nga instinkti i mbijetesës. Tashmë, të gjithë kanë hequr dorë nga shpresa, por përpiqen të shtyjnë ditët në një luftë gati pa motiv, që vetëm të mos kafshohen nga përbindëshat zombi.

Alexandria Safe-Zone është një ëndërr ku njerëzit përpiqen të krjijojnë bashkësinë e tyre, të mbrojtur me mure të larta. Përtej atyre mureve është hiçi, asgjëja.

Shumëkush mund të ketë dyshime në përpjekjen time për të ndërtuar një tekst për “gazetarët e mirë” duke e filluar atë me një paragraf për filmin “The walking dead”.

Shumëkujt unë mund t’i dukem shpresëhumbur dhe mbase i rënë në depresion, nuk e di. Megjithatë unë përpjekjen time do ta çoj deri në fund, tek e fundit nëse unë gaboj, ju mund ta injoroni tekstin tim. Por në këtë rast, do ishte mirë të argumentonit të kundërtën.

Alexandria Safe-Zone
Shqipëria ngjan shumë me një shoqëri kaosi. Shikoni Tiranën dhe qytetet kryesore, veçanarisht qyetetet në vijën bregdetare të saj. Ndërtime gjithëfare, pa plane dhe pa rrugë, beton dhe hekur i rrasur e ngjeshur egërsisht.

Kjo katrahurë nuk u ndërtua në një ditë, dhe “gazetarët” e mirë shumicën e kohës heshtën. Për më tepër, ata mbështetën fort njeriun që i dha krahë kaosit urban duke ia shtruar rrugën drejt pushtetit suprem. Njëmbëdhejtë vitet e Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës i kanë dhënë vulën përfundimtare shkatërrimit të pakthyeshëm të saj.

Ky është një fakt, por jo për “gazetarët e mirë” që akoma vazhdojnë ta mbështesin Kryeministrin Edi Rama, duke përmendur gjithmonë si arritje madhështore të tij lyerjen e disa fasadave dhe çlirimin e Lanës, por duke injoruar plotësisht përbindëshat prej betoni që e kanë shkatërruar përfundimisht kryeqytetin tonë.

Po kështu, pothuaj të gjitha fushat ku një shoqëri rreket të ndërtojë të ardhmen janë në kaos. Në kaos është shëndetësia, arsimi, bujqësia, turizmi dhe shërbimet, energjitika, tregtia dhe biznesi, sistemi i taksave dhe tatimeve, bankat, pronat dhe hipotekat, rendi dhe siguria, droga dhe trafiqet, universitetet dhe Akademia e Shkencave, Gjykatat dhe Prokuroria, sistemi zgjedhor dhe politika, politika e jashtme dhe integrimi.

Vet Kushtetuta jonë është kthyer në një grumbull ligjesh kaotike që prodhojnë kriza. Peisazhi shqiptar është i zymtë, mbytës dhe kutërbues. Sharra, me varrezat e të vdekurve dhe varrezat e plehrave, ku bashkë me plehrat e kryeqytetit digjen edhe kufomat e qenëve rrugaçë dhe koteleve fatëkeqe, duket si një skenë e vjedhur nga filmi “The walking dead”.

Ndërsa vetëm dy kilometra më lartë, fillon “Alexandria Safe-Zone”. Aty banojnë edhe “gazetarët e mirë” që nuk shkruajn e nuk flasin asnjëherë për çfarë duhet, por vetëm për çfarë u kërkohet dhe paguhen.

Vitet e fundit shumë qytetarë shqiptar po e braktisin këtë vend. “Alexandria Safe-Zone” nuk është më e sigurtë, dhe “ta gjallët që zvarriten” po përpiqen që me fuqitë e fundit të mbijetojnë. Jo për shoqërinë dhe Shqipërinë, por për familjet e tyre, për fëmijët e tyre.

Raporti me të vërtetën është gjithmonë në rrisk për t’u deformuar edhe në shoqëri shumë më të zhvilluara dhe më demokratike se shoqëria jonë. Por në shoqëritë e tjera ka “gazetarë të mirë”, që profesionin e shohin si mision. Me sa duket shoqëria shqiptare ka vetëm një shpresë; gazetarët e mirë.

Ata duhet të bëjnë katharsis-in e tyre të thellë. Meqenëse ata (gazetarët e mirë) janë në ato pozicione dhe pika komunikimi me shoqërinë, është detyra e tyre, për të mirën e të gjithëve dhe të mirën e tyre, t’i thonë të vërtetat e hidhura ashtu siç janë. Sepse më tej ska asgjë, më tej është Zoti Hiç.
09 Shtator 2017

10 vjet në NATO, Gjunkshi: Krenarë për arritjet, por në Aleancë nuk jemi prej Xhaçkës dhe Ramës

Nga Xhemal GJUNKSHI

Sot, ne kemi vendosur të ftojmë Shqipërinë dhe Kroacinë të fillojnë bisedimet e anëtarësimit për t’ju bashkuar Aleancës. Ne urojmë këto vende për këtë arritje historike, të fituar nëpërmjet punës së madhe shumëvjeçare dhe demonstrimit të angazhimit të tyre ndaj sigurisë kolektive dhe vlerave të përbashkëta të NATO-s. Pranimi i këtyre anëtarëve të rinj do të forcojë sigurinë për të gjithë zonën Euro-Atlantike, dhe do na afrojë me synimin tonë për një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe”.
Paragrafi i mësipërm është shkëputur nga Deklarata e Samitit të Bukureshtit, samit në të cilin u ofrua ftesa për Shqipërinë dhe Kroacinë për t’ju bashkuar aleancës më të fuqishme që ka njohur historia. Është një paragraf thjeshtë, i shkurtër, por që shënon një faqe të re në historinë e vendit tonë. Një paragraf që sjell në mënyrë sintetike një arritje të madhe të pazëvendësueshme të Shqipërisë, kurorëzim i shumë viteve pune dhe përpjekje për tu bërë pjesë e asaj familje të cilës natyrshëm i përkasim, familjes Euro-Atlantike.
Janë dhjetë vjet tashmë që Shqipëria është pjesë e organizatës dhe të gjithë kemi të drejtën të krenohemi për këtë arritje të madhe. Jemi pa dyshim një anëtar I vlefshëm i Aleancës, një anëtar që është jo vetëm konsumator, por para së gjithash, kontributor i sigurisë që NATO ofron.
NATO është një organizatë politiko-ushtarake. Politikisht, ajo promovon vlerat demokratike dhe u mundëson anëtarëve të konsultohen dhe të bashkëpunojnë në çështjet e mbrojtjes dhe të sigurisë për të zgjidhur problemet, për të ndërtuar besimin dhe për të parandaluar konfliktet për një periudhë afatgjatë. Ushtarakisht, NATO është e angazhuar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, ajo ka fuqinë ushtarake për të ndërmarrë operacione të menaxhimit të krizave. Këto operacione kryhen nën klauzolën e mbrojtjes kolektive të sanksionuar në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit ose nën mandatin e Kombeve të Bashkuara, vetëm ose në bashkëpunim me vende të tjera dhe organizatat ndërkombëtare.

Në këtë dhjetë vjetor është koha për të vlerësuar mbi të gjitha gjithë shqiptarët për mbështetjen dhe vendosmërinë e palëkundur për t’iu bashkuar NATO-s. Si në asnjë vend tjetër, në Shqipëri mbi 90% e popullsisë ishin mbështetës të anëtarësimit. Kjo mbështetje, sigurisht e lehtësoi shume punën e drejtuesve politikë të vendit për të ecur përpara me agjendën e anëtarësimit.
Në mënyrë të veçantë dua të vlerësoj kontributin e Forcave të Armatosura në përgatitjet për anëtarësim dhe në pjesëmarrjen si të barabartë në të gjitha strukturat dhe veprimtaritë e NATO-s. Ato kanë qenë gjithmonë në pararoje të përmbushjes së të gjitha objektivave të partneritetit dje, dhe objektivave të kapaciteteve sot. Ato me kurajë, besim dhe krenari kanë marrë dhe vijojnë të marrin pjesë në operacionet dhe stërvitjet e aleancës dhe janë të parat të integruara plotësisht, qysh në vitin 2013 në strukturat e NATO-s. Sot ato shërbejnë kudo ku nevojat e aleancës, nevojat e paqes dhe të sigurisë e kërkojnë.
Një falënderim i sinqertë i takon sigurisht gjithë aleatëve tanë dhe në mënyrë të veçantë aleatit tonë të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat besuan tek ne, tek vlerat tona Euro-Atlantike dhe tek vendosmëria jonë për t’iu bashkuar kësaj familje të madhe dhe të fuqishme. “Në njohjen e përparimit të tyre – nënvizoi në fjalën e tij Presidenti Bush në Samitin e Bukureshtit – nesër NATO do të marrë një vendim historik mbi pranimin e tre vendeve të Ballkanit: Kroacinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm ftesën e këtyre vendeve për t’iu bashkuar NATO-s. Këto vende kanë (ecur në rrugën e vështirë të reformave dhe kanë ndërtuar shoqëri të lira. Ata janë të gatshëm të kontribuojnë në NATO – dhe qytetarët e tyre meritojnë sigurinë që NATO sjell” Kjo ishte fjala që i parapriu anëtarësimit.

Në rrugën e integrimit për NATO, Shqipëria dhe vecanërisht FARSH janë përballur me sfida dhe detyrime të mëdha. Qeveria dhe shteti shqiptar në momentet e anëtarësimit dhe post anëtarësimit kanë treguar një vëmendje të shtuar ndaj Forcava të Armatosura, për të qenë sa më dinjitoze ata, në permbushjen e objektivave të integrimit të plotë në NATO, si dhe të mbajtjes dhe kryerjes me sukses të plotë të detyrimeve ne fushen e sigurisë dhe mbrojtjes. Këtë vëmendje dhe kujdes të Qeverisë Shqiptare e tregon rritja e buxhetit të mbrojtjes në vitin 2008 në masën 2% të GDP. Fokusi i zhvillimit te FA ishte modernizimini i tyre me armatim kembësorie modern, me anije dhe helikopterë “GUGAR”, kapacitete këto të cilat përmbushin arritjen me sukses të plotë të misionit dhe përgjegjësive të FA. Nje tjetër drejtim i kujdesit ka qenë përmirsimi i ndjeshëm i infrastrukturës ushtarake, si dhe rritja e kujdesit të vazhdueshëm për trajtimin e ushtarakëve.
Ritja, bashkëpunimi si dhe ndërveprueshmeria e FA në operacione e stërvitje te përbashkëta me vendet e rajonit dhe vendet anëtare të NATO-s, ka qenë një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm, i cili përmbush njerin nga objektivat kryesor, atë të angazhimit në kuadër të Aleancës. Këtu mund të përmendim ndërveprimin dhe angazhimin dy-palësh si ajo e stërvitjes me UK, me mbi 3000 trupa, etj. Vazhdimisht, Shqipëria ka qenë e gatshme dhe konsekuente ne ritjen e pjesmarjes në misionet e ndryshme të NATO-s, UN, EU, por edhe në kuadër të nismave rajonale, sic është “Karta e Adriatikut” apo aktivitete të tjera në kuadër të Evropës Jug Lindore. Shqipëria me kapacitetet e saj, zinte vendin e 5-te në NATO për këto kontribute.
Ritjen e kapaciteteve operacionale për të marrë pjesë në misione luftimi,
demontimi dhe asgjesimi të mbi 100 mije ton municione të tepërta, kishte një impakt të drejtperdrejtë në sigurinë e shqipërisë, rajonit dhe më gjerë.

Detyrimi i fundit ishte procesi i Integriminit te Plote të FA në Nato, process I cili u realizua një vit përpara afatit, ne vitin 2013.
Deklarata u nenshkrua ndërmjet meje si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe Gjeneral Jean-Paul Paloméros, Komandantit Suprem të Aleancës për Transformim, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (ACT).
Dhe së fundi dua të nënvizoj edhe një herë faktin së Aleanca e Traktatit të Atlalantikut të Veriut është para së gjithash Aleancë politike. Në këtë kontekst, ka rëndësi të jashtëzakonshme që Shqipëria të dëshmojë para qytetarëve shqiptare dhe aleatëve tanë se ajo është një demokraci që funksionon, pa pretenduar që të jetë e përsosur, por që funksionon dhe synon përmirësimin e standardeve të saj dhe konsolidimin gjithnjë e më shumë të institucioneve demokratike.
Shpresoj që këtë mesazh ta kuptojë siç duhet edhe qeveria. Vetëm kështu ne do të jemi në gjendje të shtyjmë përpara një tjetër agjendë po kaq të rëndësishme, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Gëzuar gjithë shqiptarëve 10 vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të madhe dhe më të fuqishme që ka parë historia.
Në përfundim, duke j’u uruar këtë ditë të shënuar dhe suksese te mëtejshme FA të TSH, shpreh keqardhjen se ne kete event tepër të rëndësishëm nuk ishin të ftuar personalitetet që udhehoqën këtë proces deri në antarësimin në NATO si ish ushtarakët e lartë, ish ministrat e mbrojtjes, ish ministrat e jashtëm, ish Kryeministrat dhe ish Presidentet. Nga spoti me rastin e këtij eventi, kuptohej se në NATO jemi falë Olta Xhackes dhe Edi Ramës. Ky është një turp pasi mundohen të mohojnë historinë. Historia nuk mund të mohohet pasi : anëtaresimin në Këshillin e Evropes, hapjen e negociatave të para për antarësim në BE, anetaresimin në NATO dhe liberalizimin e Vizave i ka firmosur z. Sali Berisha ne krye te Qeverise te Partise Demokratike.
Cfarë ka firmosur Edi Rama?

 

Vrasja e Tiranës nga betoni, 10 kulla do rrethojnë sheshin “Skëndërbej”, liqenin do ta vdesin

Ndryshimi tërësor i qendrës së Tiranës është një obsesion mbi 20-vjeçar i Edi Ramës. Në fillim të viteve 2000, kur sapo ishte zgjedhur Kryetar i Bashkisë Tiranë, ai hartoi një masterplan për qendrën e Tiranës, i cili parashikonte transformimin tërësor të Sheshit Skënderbej dhe hapësirës nga ky shesh deri tek Parku i Liqenit.

Plani i hartuar nga firma Architecture Studio në vitin 2003 parashikonte rrethimin e Sheshit Skënderbej me rreth 10 kulla të larta, si dhe ndërtimin e një sërë kullash në hapësirën e qytetit midis Sheshit Skënderbej dhe Parkut të Liqenit, në të dy anët e Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Këtij plani iu shtua në vitin 2005 ai për rindërtimin e Sheshit Skënderbej, hartuar nga studio 51N4E dhe Anri Sala. Në vitin 2008, iu shtua Masterplani i Liqenit të Tiranës, i hartuar nga studio MVRDV, i cili propozonte ndërtimin e disa kullave të larta në pjesën poshtë digës së liqenit.

Përpara ardhjes në pushtet në vitin 2013, Edi Rama mundi të realizonte vetëm objekte të izoluara të këtyre planeve, përfshi Kullën ABA, Kullën TID, si dhe Kullën 4rever Green, e cila është ende duke u ndërtuar.

Vetëm pas vitit 2015, kur vetë ishte Kryeministër dhe në krye të Bashkisë Tiranë erdhi Erion Veliaj, Edi Rama mori në duar gjithë vendim-marrjen teknike dhe financiare për të vënë në jetë planin e tij të vjetër për të ndryshuar rrënjësisht gjithë pjesën qendrore të Tiranës, duke shuar thuajse çdo gjë që ekzistonte para tij. Më poshtë ne po përshkruajmë ecurinë e zbatimit të këtij plani deri tani dhe atë që pritet në vitet e ardhshme.

Muzeu Kombëtar
Ndërtesa e tanishme e Muzeut Kombëtar është planifikuar të kthehet në një qendër argëtuese dhe tregtare. Në të do të ketë librari, kinema, sallë aktivitetesh, sallë eskpozitash, bare, restorante, dyqane. Nëpër godinë do të ketë disa ekspozime etnografike, të realizmit socialist, dhe dokumente të periudhës së totalitarizmit në Shqipëri.

Në mes të godinës do të ndërtohet një strukturë xhami, në majën e së cilës do të ndërtohet një restorant “shik me ushqime shqiptare”. Ja si e përshkruan, me nota romantike, Kryeministri Rama idenë e tij për ndërtesën e Muzeut Kombëtar:

“Muzeu i vjetër Historik, që lëngon si gërdallë barkzbrazur, gjynah e turp pas njëzet vjetësh nga rënia e komunizmit dhe Realizmit Socialist. Riprogramohet si një hapësirë e gjallë e trashëgimisë kulturore e historike, […] nga shtresa e parë e objekteve origjinale arkeologjike në hyrje, te zona e tregtimit të librit shqip në mjedisin e katit të fundit, ku shkohet duke kaluar me një rend të studiuar mirë përmes shëmbëlltyrave më të vyera të kulturës etnografike, veprave më përfaqësuese të artit bizantin, një koleksion permanent origjinalesh të Realizmit Socialist, kombinuar me dëshmi autentike të terrorit totalitar, të ndërthurura me dhoma projeksionesh, filmime, burime të aksesueshme për publikun të informacionit të thelluar dixhital, pika shitje të botimeve e suvenireve nga udhëtimi brenda muzeut, kënde relaksi e bare të vogla, një sallë konferencash moderne dhe po ashtu një mjedis ekspozitash të përkohshme, si dhe një bibliotekë dixhitale e gjithçka gjendet e shkruar në gjuhën shqipe, së bashku me një restorant shik ushqimesh tradicionale.”

Teatri i Kukullave
Ndërtesa e Teatrit të Kukullave është planifikuar të rindërtohet dhe të kthehet në Muze i Harmonisë Fetare. Hapësira mes ndërtesës së Teatrit dhe ministrive tashmë është rindërtuar dhe është kthyer në një hapësirë të betonizuar me disa stola guri dhe disa çadra të varura nëpër pemë.

Është e paqartë ku do të zhvendoset Teatri i Kukullave. Kryeministri Rama u shpreh në Kongresin Zgjedhor të PS-së, javën e shkuar, se ai do të jetë në kompleksin që do të ndërtohet në territorin e tanishëm të Gardës së Republikës.

Ndërsa në një intervistë në Opinion në Tv Klan, të enjten, Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ky teatër do të vendoset në një godinë që do jetë pjesë e kompleksit të ri të kopshtit zoologjik dhe botanik, që është planifikuar të ndërtohet.

Mendimin e tij për Teatrin e Kukullave Edi Rama e ka shprehur sërish në librin Kurban: “Teatrit të Kukullave, katandisur sot në një shëmbëlltyrë të turpeve të bëra në këtë vend me objektet e trashëgimisë kulturore, që sipas projektit kthehet në identitet e lidhet me katrorin e sheshit përmes ishullit të pishave krah Bankës së Shqipërisë, duke ofruar një hapësirë çlodhëse nën hije për gjyshërit e prindërit, teksa fëmijët mblidhen, hyjnë e dalin në teatër ose luajnë në mjedisin e arreduar me një zonë rëre e lodrash të dizajnuara apostafat për atë hapësirë si skulptura funksionale.”

Pallati i Kulturës
Edi Rama ka vendosur ta ruajë godinën e Pallatit të Kulturës, por do ta rindërtojë atë, duke ia ndryshuar rrënjësisht arkitekturën. Pjesa e Teatrit të Operas dhe Baletit po rindërtohet dhe do të mbetet siç është nga pikëpamja arkitekturore.

Pjesa qendrore e ndërtesës do të zhvishet krejtësisht nga muret e brendshme, duke lënë vetëm kolonat dhe hapësirë boshe tejpërtej godinës, e cila do të shërbejë si një hapësirë kalimi, që do të lidhë Sheshin Skënderbej me Lulishten Viktor Eftimiu pas ndërtesës.

Në librin Kurban, Edi Rama ka shprehur vizionin e tij arkitekturor për këtë ndërtesë dhe lulishte:
“Pallati i Kulturës ruhet në dukjen e tij si paja e madhe e martesës shtetërore të kohës së Perandorisë Komuniste, por u afrohet qytetarëve si një hapësirë e rifituar aktivitetesh publike e kulturore […]

Kollonada e lartë riorganizohet si hapësirë publike, ndriçohet së brendshmi për t’u dhënë natën mundësi njerëzve ta jetojnë riprogramimin e saj dhe, nga ana tjetër, për ta vizituar së jashtmi të gjithë fasadën e gjatë me një siluetë të errët vertikalesh ritmike që i bëhet perde sheshit ‘Skënderbej’.”

Biblioteka Kombëtare
Biblioteka Kombëtare do të largohet nga Pallati i Kulturës, ku është tani, dhe do të vendoset në një ndërtesë të re, që pritet të ngrihet në truallin e tanishëm të Gardës së Republikës.

Lulishtja pas Monumentit të Skënderbeut
Hapësira pas monumentit të Skënderbeut do të shtrohet me bar sintetik, si ai i stadiumeve, dhe do të shërbejë si hapësirë për koncertet rinore.

Vizionin e tij për këtë pjesë, si për gjithë qendrën e Tiranës, kryeministri e ka shpalosur në librin Kurban: “Arena e gjelbër pas monumentit të Skënderbeut mundëson hyrje-daljen jugore të këmbësorëve nga qyteti i makinave në këtë hapësirë jete cilësore urbane në zemër të qytetit, krijon mundësinë e koncerteve rinore, shfaqjeve të teatrit të rrugës, takimeve masive të të rinjve mbi tapetin e barit të kuruar enkas me teknologjinë e fushave të blerta të stadiumeve.”

Sheshi Skënderbej
Sheshi Skënderbej u kthye në zonë kombësore, u rindërtua si një piramidë e lehtë, duke u shtruar me pllaka dhe duke prishur krejtësisht identitetinarkitekturor dhe historik të Sheshit. Në Exit.al kemi shkruar gjerësisht për sheshin në të shkuarën, disa nga shkrimet mund të gjenden këtu, këtu dhe këtu.

10 kulla përqark Sheshit Skënderbej
Sheshi Skënderbej do të jetë tërësisht i rrethuar me kulla të larta, dhjetë të tilla, dhe praktikisht do të shërbejë si oborri i këtyre ndërtesave private.

Libri Kurban shpalos vizionin arkitekturor dhe urban të Kryeministrit për këtë pjesë të qendrës: “Rrotull Skënderbeut [do të ketë] hapësira tregtare të dyqaneve, restoranteve, librarive, zyrave, agjencive, kinkalerive, kafeneve, kinemave, që plani francez i parasheh si ringjallje bashkëkohore e Pazarit të Vjetër në sipërfaqen e gropës së mbuluar të Hajdinit.”

Deri më tani, nga kullat e larta të parashikaura në qendër të Tiranës janë ndërtuar:
— Kulla ABA, në krah të Ambasadës Italiane, ku sot ndodhet qendra tregtare Coin;
— Kulla TID, ku sot ndodhet Hotel Plaza;
— Kulla 4EverGreen, përballë Kishës Ortodoke, e cila më në fund po vishet me fasadë dhe pritet të përfundojë;
— Kulla Ambasador 3, pas stadiumit kombëtar;
— Në truallin ku sot është Qendra Toptani ishte planifikuar një kullë e lartë, por për arsye të paqarta në vend të saj u ngrit qendra e tanishme tregtare pesëkatëshe.

Ndërkohë janë dhënë leje ndërtimi për pesë kulla të tjera, për të cilat sapo ka filluar apo pritet të fillojë së shpejti ndërtimi:
— Kulla Eyes of Tirana, e cila do të ndërtohet në pjesën perëndimore të Sheshit, aty ku bashkohen Rruga e Kavajës dhe ajo e Durrësit.

— Kompleksi Book Building pas Kullës së Sahatit, i cili do të përbëhet nga dy kulla, njëra 11-katëshe dhe tjetra 16-17-katëshe. Njëra nga ndërtesat do të shërbejë si qendër biznesi, ku do të marrë zyra edhe Bashkia Tiranë, në shkëmbim të tokës, kurse tjetra është planifikuar të jetë hotel.

— Kulla Tirana’s Rock ose Kulla The Head, në krahun lindor të Hotel Tiranës, në vendin ku dikur ka qenë Libraria Flora.
— Kulla 25 katëshe pas Hotel Tiranës, e cila do të shërbejë si qendër tregtare dhe ambiente shtesë për Hotel Tiranën. Për këtë ndërtesë, Kryeministri Rama është shprehur në librin Kurban:

“Hotel “Tirana” rikonceptohet në fasadë e në volumet e pasme (ndërtohet pas saj), që e zëvendësojnë atë centralin e shëmtuar elektrik në mes të qytetit me një zonë komerciale të klasit të parë.”

— Dy kulla, ende të paprojektuara, janë planifikuar të ndërtohen në lulishten pas Pallatit të Kulturës.
Kompleksi i Teatrit Kombëtar
Siç dihet tashmë, Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë vendosur të prishinndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe në vend të saj të ndërtojnë një tjetër ndërtesë për Teatrin Kombëtar, ndërkohë që gjithë hapësira midis ndërtesës së tanishme dhe Qendrës Toptani është planifikuar të ndërtohet me kulla.

Në planet e tyre është, gjithashtu, që aty ku sot ndodhet ndërtesa Sarajet të ndërtohet një kullë e lartë 35-katëshe, por disa nga pronarët trashëgimtarë vazhdojnë të refuzojnë ta prishin ndërtesën për të ndërtuar mbi truallin.
Edhe në vend të ish-ndërtesës së Partisë Demokratike, në krah të Sarajave, është planifikuar një ndërtesë e lartë.

Territori i Gardës së Republikës
I gjithë territori i Gardës së Republikës dhe një pjesë e parkut të Liqenit ngjitur me të do të kthehen në zonë ndërtimi. Aty qeveria ka planifikuar disa godina shtetërore, përfshi ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare. Ndërkohë, në këtë hapësirë do të ketë disa ndërtime private, por që mbahen ende konfidenciale nga Bashkia.

Zona e Stadiumit Kombëtar
Një kullë e lartë 24-katëshe është duke u ndërtuar si pjesë e ndërtesës së stadiumit të ri kombëtar, i cili po ndërtohet pas prishjes së stadiumit të vjetër, që ishte pjesë e kompleksit monumental historik të Sheshit Nënë Tereza.
Ndërkohë ka filluar ndërtimi i kullës 24-katëshe, Pylli Vertikal, pas stadiumit kombëtar, në krah të godinës Ambasador 3.

Zona e Urës së bulevardit dhe të Rrugës së Elbasanit
Një kullë 17-katëshe ka filluar të ndërtohet pas Hotel Dajtit.
Ndërkohë një kullë 35-katëshe, Doëntoën Albania, ka filluar të ndërtohet në territorin ku ka qenë këndi i lojrave “7 Xhuxhat”, në krahun jugperëndimor të urës së Rrugës së Elbasanit. Ajo do të jetë kulla më e lartë nga të gjitha ato që janë planifikuar.

Zona e Bllokut
Dy kulla do të ndërtohen në zonën e ish-Bllokut. Për kullën Bllok, projektuar nga arkitekti italian Stefano Boeri, punimet kanë nisur në gusht 2018. Ajo po ndërtohet në territorin e ish-Bar Rovenës.

Bllok do të jetë një godinë multifunksionale, pra qendër tregtare, zyra dhe apartamente, që do të ndërtohet nga kompania Invest shpk. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), kjo kompani është krijuar vetëm një vit më parë.

E njëjta kompani, Invest shpk, po ndërton dhe kullën West Residence, pas ndërtesës së Presidencës. Ëest Residence është projektuar sërish nga Stefano Boeri dhe do të jetë një tjetër ndërtesë “shumëfunksionale” për shërbime, banim dhe zyra. Sigurisht, edhe kjo ndërtesë do të shoqërohet në sipërfaqe me disa pemë, që do të dekorojnë një fasadë masive betoni.

“Exit.al”

Familja “Rama” në dosjen “Mitrokhin” të bashkëpunimit të KGB-së, denoncimi

Në një stil tipik për agjentët sekretë të KGB-së, por me gjuhë diplolatike, ambasadori rus në Tiranë, Karpushin i kujtoi jo më larg se dje Ramës një histori të babait të tij në ish-Bashkimin Sovjetik.

Me një gjuhë të koduar, tipike për ato të agjentëve sekretë, diplomati i kujtoi vetëm shumë pak Ramës, një fakt të cilin ai e di po që nuk e thotë hapur për publikun. Ajo çfarë ambasadori i kujtoi ishte pikërisht shkollimi i Kristaq Ramës në Bashkimin Sovjetik.

“…të mos përmendim mijëra shqiptarë që studiuan në universitetet e Bashkimit Sovjetik, si për shembull shkrimtari Ismail Kadare i cili ka mbaruar në Moskë, apo babai i Kryeministrit aktual të Shqipërisë që është diplomuar në Akademinë e Arteve në Shën Petërburg”, tha ambasadori rus në lidhje me Kristaq Ramën.

Ish-Kryeministri Berisha një çkodues imirë i sekreteve të gjuhës diploamtike, në një intervistë për mediat shtjelloi më tej gjuhën e koduar të ambasadorit rus për Kristaq Ramën. Për Berishën ambasadori rus nuk e ka përmendur rastësisht shkollimin e Kristaq ramën n ëish-Bahskimin Sovjetik.

Kreu i ekzekutivit është i i biri i një njeriut, emri i të që ka qarkulluar në dosjen “Mitrokhin”. Jo rastësisht e përmendi ambasadori rus Kristaq Ramën, që kishte studiuar për vite të tëra në Akademinë e arteve në Shën Petërburg. E vërteta është se çfarë kanë rusët dhe KGB-ja ndodhet në dosjen e asaj partie. Trashëgimia e shërbimeve ruse është e tmerrshme mbi atë parti”, tha Berisha.

Dosja Mitrkhin , është një dosje e cila ëhstë bërë e njohur në Perëndim pas vitit 1992 kur një zyrtar i lartë i KGB-së me emrin Vasili Mitrokhin i dorëzoi shërbimit sekret britanik MI6 emrat dhe dosje të bashkëpunëtorëve të KGB-së në vendet europiane. A ëshët familja Rama në këtë dosje? Ambasadori rus në Tiranë ishte i pari që na e kujtoi një fakt që nuk ishte bërë publik prej vitesh dhe që Rama e fshihte.

Kush është Vasili Mitrokhin
Vasili Nikitich Mitrokhin i lindur me 3 mars 1922 dhe vdekur me 23 janar 2004 ishte një arkivist i madh dhe i lartë për shërbimin e jashtëm të shërbimit të fshehtë të Bashkimit Sovjetik, Drejtoria e Parë e KGB-së, e cila u zhduk në Mbretërinë e Bashkuar më 1992 pasi siguroi ambasadën britanike në Riga me një koleksion të madh të dosjeve të KGB, i cili u bë i njohur si Arkivi Mitrokhin.

Dosjet e inteligjencës të dhëna nga Mitrokhin në MI6 ekspozuan një numër të panjohur agjentësh rusë, përfshirë Melita Norëood.

Ai ishte bashkëautor me Christopher Andreë nga Arkivi Mitrokhin: KGB në Evropë dhe në Perëndim, një llogari masive e operacioneve të inteligjencës sovjetike bazuar në kopjet e materialit nga arkivi. Vëllimi i dytë, Arkivi i Mitrokhinit II: KGB-ja në botë, u botua në vitin 2005, shumë shpejt pas vdekjes së Mitrokhinit.

Dashkadriu dhe Ramëziu!

Luçiano BOÇI

Pas Kadrijve e Eurokadrijve, i erdhi rradha DashKadriut të shprehë realitetin e zi të Shqipërisë.
Nuk e kam fjalën për Dash Kadriun, komshiun tim të urtë që nga mllefi për ikjen e fëmijëve larg, për papunësinë e mjerimin që e ka pllakosur, nuk le llaf pa thënë lart e poshtë, për Ramën e Rilindjen.
E kam fjalën për DASH të SHBA, raporti i të cilit konsiderohet si skaneri më i saktë dhe i pakundërshtueshëm i një qeverisje.
Dhe ky raport e konsideron qeverinë shqiptare si:
– Të korruptuar në të gjitha nivelet
– Të paaftë të luftojë krimin e organizuar
– Që e ka shndërruar Shqipërinë e vogël në një nga lavatricet më të mëdha të pastrimit të parave të pista
– Që e ka shndërruar vendin në depon më të madhe tranzitore të narkotikëve
Pas kësaj, Ramëziut i shtohet, me shpejtësinë e ligjërimit të tij të shfazuar dhe një Kadri, por po i shkurtohen ditët e pushtetit me shpejtësinë e erës…

Një mashtrues i lindur! Ja si gënjeu për kartën e studentit! (Video)

Erjon Veliaj duket se e ka ves mashtrimin dhe nuk mund të rrijë dot as një minutë pa gënjyer.

Një ditë më parë ai deklaroi në emisionin ‘Opinion’ se nuk e njeh aspak Petrit Fushën, por menjëherë në media u publikua foto e lalit me Fushën ulur në kafe, vetëm pak kohë pas vrasjes së Ardit Gjoklajt.

Ndërkohë që edhe në pushtet Veliaj erdhi duke mashtrua. Në vitin 2015-të, lali do të deklaronte në një emision humori, se sapo të vinte në krye të bashkisë, ai do ti sillte shumë lehtësira studentëve në kryeqytet, por deri sot, kur mandatit të tij i kanë mbetur edhe disa javë, jo vetëm që premtimi nuk është mbajtur por transporti urban në kryeqytet është rritur me 10 lekë. Pa harruar edhe abonenë e studentit, që megjithëse e ka çmimin 600 lekë, shitet në treg të zi mbi 1000 lekë.

“Janë duke shkuar në shkollë dhe nuk kanë financa që vijnë nga puna. Dhe të pasurit e kartës së studentit është një mundësi për çmim të reduktuar edhe për transportin publik, edhe vajtjen në kinema, edhe vajtjen në muze dhe institucione të tjera. Besoj se është minimumi që një bashki e madhe si Tirana, për vendin ku vijnë më shumë studentë për të studiuar, ta ofrojë këtë mundësi për një lehtësi financiare”, shprehej Veliaj.

Karta e Studentit është një ndër pikat që studentët listuan gjatë protestës së tyre në dhjetor dhe janar dhe mosmbajtja e premtimeve pritet ti nxjerrë sërish në rrugë dhe sheshe në të gjithë vendin siç njoftuan një ditë më parë Këshillat Studentorë të universiteteve kryesore në vend.

Lali Eri ca mashtruesi që është, ngjojeni pak dhe shpërndajeni!!

Gepostet von Studentët Denoncojnë am Freitag, 29. März 2019

Narcizi po i afrohet pellgut të rrezikshem të një fundi të dhimshëm

Orjola PAMPURI

Sot, narcizi mbante fjalimin e rradhes, duke kujtuar 10 vjetorin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO, e te mendosh qe me te kryeminister, s’do ishim anetaresuar as ne vitin 2200.

Te mendosh qe udheton cdo jave neper Shqiperi, ne rruge te asfaltuara, ne tunelin e Kalimashit, ne rrugen e Kombit, ne rivieren e jugut bashke me arteriet e saj, te cilat nese do te ishte per te, sot do te ishin si ne mesjete. Ai, vete nuk ndertoi asnje km rruge, vecse mendoi si t’ua jepte me koncension klienteve te tij, per t’i ‘gerryer’ edhe kocken shqiptereve.

Nga ana tjeter, i klonuari, por dhe ambiciozi i pozitave te tij, kryellafazani i Tiranes, Veliaj, sec mbjell cdo dite ca fidane, me te cilet kerkon te fshehe kulla, e i trumbeton si sukses, duke i veshur cdo dite ketij pseudo suksesi nga nje fytyre klienti e bashkepunetori, me lopate ne dore.

Mashtrime nga me te paskrupulltat, qe u del boja nga raportet e nderkombetareve sic, ishte raporti i DASH (Departamentit Amerikan te Shtetit), i cili Shqiperine e cileson si piken kyce te trafikut te drogave te forta dhe pastrimit te parave, apo ekspertja gjermane e cila pohon problemin e madh me blerjen e votave nga qeveria Rama, apo propozimi i tre partive kryesore ne Holande, qe diskutojne vendosjen e vizave per Shqiperine.

Nga ana tjeter, perpos, pasqyrimit te ketij realiteti nga nderkombetaret, shqiptaret po perjetojne cdo moment te jetes se tyre pasojat e ketij kaosi. Edi Rama demtoi demokracine ne kete vend, cenoi stabilitetin dhe vete po perdor disa individe qe ka vendosur t’i kete opozite, si maske oksigjeni per te mbajtur fryme ne grahmat e fundit te qeverisjes me te deshtuar, e me te korruptuar pas asaj te diktatorit hoxha.

Pellgu i fundit ku do te shohe veten i kenaqur nga mekatet e vetekenaqesise, do ta perpije, duke i ofruar nje fund te dhimbshem, sic i ka hije nje diktatori.