Botuesi dhe gazetari Enton Alibekaj u ndal te vështirësitë e gazetarëve gjatë punës së tyre, në mjedisin aktual, gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar këtë të premte, me temë lirinë e medias. Ai përmendi “kasetat e gatshme’, presioni që ushtrohet nga pushteti tek gazetarët, ndërsa theksin e vuri te dhuna dhe kërcënimet ndaj tyre.
Enton Abilekajt solli në kujtesë disa nga rastet kur gazetarët janë dhunuar dhe kërcënuar.
“Shoqata e gazetarëve profesionistë ka denoncuar më 30 gusht 2018 rastin e Klodiana Lalës, sulmi që iu bë në shtëpinë e prindërve të saj. Më 3 shtator korrespondenti i “Report Tv” Jualian Shota u kërcënua teksa po mbulonte historinë e shpërthimit me eksploziv në Laç. Kemi rastin e Jetmir Olldashit i cili është nën hetim sot, nuk lejohet të flasë para mediave. Vetëm se denoncoi rastin e Agron Xhafës dhe ndërsa i denoncuari ndodhet në Itali pas asnjë akuzë nga drejtësia shqiptare, denoncuesi është nën hetim dhe nuk mund të flasë. Kemi rastin e famshëm të Dirtan Zaganit në shtator 2015 me gazetarin Basir Çollaku, i cili menjëherë pas publikimit të intervistës u gjend përballë presioneve dhe kërcënimeve. Një gazetar që ka vuajtur dhe papunësinë madje pikërisht për shkak të intervistës”, u shpreh Alibekaj, i cili i cilësoi rastet të paprecedenta.
Alibekaj shtoi më tej se gjuha e politikanëve dhe konkretisht ajo e kryeministrit, që sipas tij tenton të vërë përballë mbështetësit e tij me mediat, sjell edhe dhunimin ndaj gazetarëve.
Deklarata e fortë: Agron Xhafaj pa asnjë akuzë, ndërsa gazetari që e denoncoi nën hetim
Sa të rrezikuar janë fëmijët që përdorin pajisjet elektronike
Përdorimi për shumë orë i pajisjeve elektronike nga fëmijët mund të shkaktojë vonesë në zhvillim të aftësive si të folurit dhe socializimi. Në këtë përfundim ka arritur një studim kanadez, ku janë monitoruar rreth 2,500 2-vjeçarë.
Ky studim është i fundit që i shtohet debatit se sa orë para pajisjeve elektronike janë të sigurta për fëmijët. Në Kanada dhe SHBA, ekspertët thonë se fëmijët nuk duhet të jenë në kontakt me pajisjet elektronike para se të mbushin të paktën 18-muaj.
Çfarë ka zbuluar studimi i ri?
Përgjatë viteve 2011-2016, nënat u anketuan në lidhje me përdorimin e pajisjeve elektronike, si dhe plotësuan një formular për aftësitë dhe zhvillimin e fëmijëve në moshat 2, 3 dhe 5 vjeç.
Përveç përdorimit të kompjuterit, tabletit, telefonit ose çdo pajisje tjetër me ekran elektronik, këtu përfshihet edhe shikimi i programeve televizive, filmave apo video-lojërat.
Deri në moshën 2 vjeç, fëmijët qëndronin mesatarisht 17 orë në javë para pajisjeve elektronike. Kjo shifër rritej me 25 orë në javë në moshën 3 vjeç dhe binte në 11 orë në javë në moshën 5 vjeç, kur edhe fëmija fillon arsimin parashkollor.
Sa orë qëndrimi para pajisjeve elektronike janë shumë?
Studimi nuk rekomandon se sa orë mund t’i përdor një fëmijë pajisjet elektronike. Në udhëzimet e Shoqatës Amerikane të Pediatrisë, shkruhet:
Për fëmijën nën 18 muajsh duhet të shmangni çdo pajisje elektronike, edhe bisedat me video.
Prindërit e fëmijëve 18-24 muajsh që duan të njihen fëmijët me teknologjitë e reja, duhet të zgjedhin programe të cilësisë së lartë dhe t’i përdorin këto pajisje së bashku, në mënyrë që fëmija të kuptojë çfarë po sheh.
Për fëmijët e moshave 2-5 vjeç kufizoni përdorimin e pajisjeve elektronike deri në 1 orë në ditë, me programe të cilësisë së lartë. Sërish prindërit duhet të jenë afër fëmijëve.
Për fëmijët mbi 6 vjeç, duhet t’u vendosni kufizime të qëndrueshme, duke u siguruar që pajisjet elektronike nuk do të ndikojnë në aktivitetin fizik dhe gjumin e fëmijës.
Studimi hedh poshtë lidhjen mes vaksinimit dhe autizmit
Vaksina për fruthin, shytat dhe rubeolën nuk e rrit rrezikun e zhvillimit të autizmit dhe nuk shkakton autizëm te fëmijët që janë të rrezikuar. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri, ku janë përfshirë më shumë se 650 mijë fëmijë.
Shkencëtarët analizuan të dhënat nga regjistri i popullsisë për të vëzhguar nëse vaksina MMR kishte rritur rrezikun për zhvillimin e autizmit te fëmijët e lindur në Danimarkë mes viteve 1999 – 2010.
Më shumë se 650 mijë fëmijë u monitoruan deri në gusht të vitit 2013, ku shkencëtarët dokumentuan diagnozat me çrregullim të spektrit të autizmit, si dhe faktorët e rrezikut: mosha e prindërve, diagnoza e autizmit te vëllai apo motra, lindja e parakohshme dhe pesha e ulët në lindje.
Më shumë se 95% e fëmijëve kishin marrë vaksinën MMR, dhe 6517 u diagnostikuan me autizëm. Sipas shkencëtarëve, vaksina MMR nuk e rriti rrezikun e zhvillimit të autizmit te fëmijët që nuk konsideroheshin të rrezikuar nga ky çrregullim i spektrit të autizmit.
Ndër debatet e nxehta në rang global, është dhe ai mbi vaksinimin, rolin e këtij procesi në shëndetin e fëmijës, ku ka zënë vend jo pak ideja se prej tij vjen dhe autizmi. “Vazhdon diskutimi nëse vaksinat shkaktojnë autizëm, sidomos në mediat sociale”, thekson Anders Hviid, autori kryesor i studimit, nga Instituti “Statens Serum” në Danimarkë.
Miti për lidhjen e vaksinave me autizmin u përhap në vitin 1998 nga një studim i kryer nga Andrew Wakefield, i publikuar në revistën mjekësore The Lancet. Wakefield u hodh në gjyq nga kompanitë që prodhonin vaksinën MMR, dhe në vitin 2010 ai humbi licencën mjekësore.
Në vitin 2011, revista mjekësore The Lancet përgënjeshtroi studimin pasi hetimet treguan se Wakefield kishte ndryshuar ose keqprezantuar informacionet e 12 fëmijëve që ishin bazë për rezultatet e këtij studimi. Një sërë studimesh të kryera më vonë nuk kanë gjetur deri tani një lidhje mes vaksinave dhe autizmit.
Bullizmi, fenomeni që prek edhe fëmijët e kopshteve
Bullizmi është një fenomen që fillon qysh herët në jetën e qenieve njerëzore. Të dhënat shkencore sugjerojnë që bullizmi i ka rrënjët qysh në fëmijërinë e hershme, dhe studime të shumta e kanë evidentuar atë të ndodhë midis fëmijëve të kopshteve gjithashtu.
Disa edukatore e prindër mund të dyshojnë ende në vërtetësinë e kësaj të dhëne, duke menduar se fëmijët e vegjël nuk janë në gjendje ta kuptojnë dhe shfaqin një sjellje të tillë. Bazuar në shumë studime të kohëve të fundit, nga shumë vende të botës, rezulton se fëmijët nuk ka nevojë të kuptojnë këtë sjellje që ta shfaqin atë. Ata thjeshtë kanë nevojë të kuptojnë që kjo sjellje është shpërblyese.
Në fëmijët e kopshteve hasen fëmijët agresorë (që ushtrojnë bullizmin), ata që janë viktima pasive të bullizmit, fëmijët që janë viktima agresive, fëmijë ndihmë të fëmijëve agresorë dhe fëmijët dëshmitarë të bullizmit. Pasojat e bullizmit në fëmijët e moshave të kopshtit përfshijnë simptomat psikosomatike (stres, dhimbje koke, frikë për të shkuar në kopsht dhe simptoma depresive) dhe refuzimin nga moshatarët (që mund të marrë forma dhe shkallë të ndryshme) i cili mund të ketë pasoja afatgjata gjatë jetës adulte.
Për të luftuar bullizmin në këto grupmosha, rekomandohet ndërgjegjësimi lidhur me format e dukshme indirekte, të fshehura dhe ambige të bullizmit, të cilat gjithashtu ndodhin në kopsht; dallimin e simptomave ose treguesve të bullizmit, dëgjimin e fëmijës kur flet për ditë jo të mira në kopsht dhe për gjërat e mira dhe të këqija që ndodhin në kopsht, të mësohen fëmijët që të thonë jo, përdorimi i lojërave apo aktiviteteve integruese për fëmijët, inkurajimi i fëmijëve dëshmitarë të bullizmit që të ndërhyjnë për t’u thënë ndal agresorëve ose për të lajmëruara edukatoret.
Edukatoret duhet të dallojnë bullizmin nga konfliktet tipike të çastit mes fëmijëve, duke përfshirë dhe format e fshehura të bullizmit në fëmijët e kopshtit, si dhe duhet të luajnë një rol aktiv duke ndërhyrë herët për të ndaluar bullizmin, duke i treguar fëmijës cilat janë sjelljet e pranueshme dhe cilat janë sjelljet e papranueshme dhe duke krijuar një ndjenjë sigurie tek grupi i fëmijëve.
Edhe prindërit kanë rolin e tyre të rëndësishëm si edukatorë dhe modele sjelljeje për fëmijët e tyre në mënyrë që të mos inkurajohet bullizmi. Prindërit dhe edukatoret duhet të bashkëpunojnë ngushtë për të minimizuar fenomenin e bullizmit tek fëmijët e moshës së kopshtit
Bullizmi si problem social
Ka një dakordësi ndërmjet studiuesve që bullizmi është një problem social, pasi të gjithë mund të vënë re këto role që fëmijët detyrohen t’i marrin në kopsht apo edhe më pas në shkollë. Për më tepër, fëmijët e tjerë mund të ndikojnë në proces duke ndihmuar viktimën, mbështetur agresorin, apo duke injoruar ngjarjen tek i cila ishin prezent.
Rolet kryesore mund të përshkruhen si më poshtë:
Fëmijët agresorë (bulli) Ne mund t’i vëmë re fëmijët të cilët i quajmë bulli. Përgjithësisht ata dëfrehen kur e detyrojnë një bashkëmoshatar të tyre t’i nënshtrohet disa sjelljeve negative. Kjo mund të variojë nga fshehja e këpucëve, prishja e një vizatimi, thënia e fjalëve të shëmtuara, refuzimi për të qëndruar pranë atij fëmije e deri tek goditja.
Bullit jo domosdoshmërisht përdorin forcën fizike për të agresuar viktimën e tyre, por mund të jenë edhe manipulues duke ditur shumë mirë se mund ta shfaqin këtë sjellje agresive atëherë kur nuk i shikon njeri, por edhe se si të fitojnë mbështetjen e të tjerëve. Ata mund të ndihen të fuqishëm dhe të thonë: Unë jam bosi këtu megjithëse përqindja tek kopshtet varion, nisur edhe nga metodat ndëshkuese të përdorura nga edukatoret.
Nga studimet në vende të ndryshme të botës, rezulton se afërsisht 10 % e fëmijëve në kopshte janë bulli. Këta fëmijë i njohin shumë mirë rregullat dhe normat sociale, por ata duhet të mësohen t’i respektojnë ato.
Fëmijët që janë viktima pasive
Studimet gjithashtu dëshmojnë se afërsisht 6% e fëmijëve të kopshteve mund të kategorizohen si viktima pasive, ku përfshihen ata fëmijë të cilët viktimizohen nga bullit dhe moshatarë të tjerë (mbështetësit e bullit) vazhdimisht dhe që nuk hakmerren. Edukatoret zakonisht i përshkruajnë këta fëmijë si shumë të sjellshëm.
Studimet dëshmojnë se këta fëmijë sillen mirë, ndihmojnë, ngushëllojnë të tjerët. Këto viktima pasive zakonisht kanë vështirësi të mbrojnë veten e të thonë Jo, nuk e dua këtë. Këta fëmijë mund të luajnë vetëm më shumë se fëmijët e tjerë dhe mund të kenë vështirësi që të bëjnë miq të rinj, t’u kërkojnë fëmijëve të tjerë të luajnë bashkë, etj.
Jo rastësisht, rezulton se këta fëmijë kanë më pak shokë dhe janë më pak të pëlqyer sesa bullit, apo fëmijët e tjerë të cilët nuk janë të përfshirë fare në bullizëm. Për këta fëmijë, do të ishte një ndihmë e madhe nëse do të fitonin vetëbesim në marrëdhëniet sociale. Po ashtu ndihmëse do të ishte edhe rritja e aftësive të këtyre fëmijëve, në mënyrë që të minimizohet vulnerabiliteti i tyre në grup.
Fëmijët që janë viktima agresive
Ka gjithashtu fëmijë që në grupin e moshatarëve janë shumë agresivë dhe që viktimizohen. Ata quhen viktima agresive dhe studimet në rang botëror dëshmojnë që 8% e fëmijëve të kopshteve mund të përfshihen në këtë kategori. Këta fëmijë janë shumë impulsivë dhe përdorin agresionin fizik më shumë se bullit.
Ata kanë mungesë të vetëkontrollit dhe reagojnë shumë shpejt dhe agresivisht ndaj provokimeve apo asaj që ata perceptojnë si të tillë. E megjithëse ata mbrojnë veten e tyre në mënyrë pasionante, ata nuk mund ta ndalojnë bullizmin. Impulsiviteti i tyre përdoret e manipulohet gjithashtu nga fëmijët-bullit, të cilët e dinë se si të provokojnë shpërthimin e tyre. Këta fëmijë gjithashtu, rezulton të kenë mungesë të aftësive për të gjetur shokë të rinj; ata kanë pak shokë dhe nuk preferohen shumë nga moshatarët.
Fëmijët ndihmës të fëmijëve-bulli
Ka gjithashtu edhe fëmijë të cilët nuk e iniciojnë bullizmin, por ndonjëherë ndihmojnë fëmijët-bulli dhe fëmijët e tjerë të cilët ndonjëherë janë viktima të bullizmit, por jo rregullisht sikurse viktimat e përshkruara më lart.
Fëmijët dëshmitarë të bullizmit
Së fundmi, afërsisht gjysma e fëmijëve në kopsht nuk i agresojnë kurrë moshatarët dhe nuk agresohen kurrë nga moshatarët. Studimet dëshmojnë se këta fëmijë shpesh ndihen të zemëruar apo të trishtuat kur janë dëshmitarë të bullizmit dhe ndonjëherë përpiqen të ndihmojnë viktimat.
E rëndësishme për parandalimin e bullizmit është që këta fëmijë të mësohen që të ndihmojnë viktimat. Kjo arrihet duke u kombinuar me rregulla sjellje të përkufizuara qartë në kopsht. Kështu, këta fëmijë do të mësonin që t’i thoshin fëmijëve bulli që të ndalojnë bullizmin dhe se si të marrin ndihmë nga edukatorja, kur nuk arrijnë ta ndalojnë bullizmin.
Cilat janë pasojat e bullizmit në këtë moshë?
Simptoma psikosomatike
– Fëmijët e kopshtit të cilët janë dhunuar nga moshatarët e tyre, prindërit dhe edukatoret raportojnë të jenë stresuar dhe të kenë shfaqur simptoma të ndryshme psikosomatike (për shembull dhimbje koke), të kenë frikë të shkojnë në kopsht dhe të shprehin simptoma depresive. Refuzim nga moshatarët
– Studimet dëshmojnë se bullizmi në kopsht, sikurse edhe në shkollë, është një problem që shqetëson të gjithë grupin e fëmijëve sikurse edhe të rriturit (mësues dhe prindër). Fëmijët e kopshtit i pëlqejnë më pak viktimat se sa moshatarët e pa përfshirë apo edhe krahasuar me fëmijët bulli. Gjithashtu, viktimat nuk kanë shokët që të mund t’i mbrojnë ata.
Refuzimi nga moshatarët mbetet stabël për disa vite dhe ka pasoja negative afatgjate në mirëqenien dhe pranimin social të fëmijës, dhe mund të shkaktojë viktimizim të mëtejshëm. Bazuar në studime, mund të thuhet se fëmijët që nuk kanë shokë, që nuk pranohen në grup dhe që janë të viktimizuar, kanë nevojë për vëmendje speciale nga të rriturit në mënyrë që të ndihmohen të dalin nga ky rreth vicioz.
Rrjedhimisht, edhe nëse vërehet që disa fëmijë në grup janë shqetësuar për shkak të bullizmit, studimet tregojnë që këta fëmijë, si viktimat ashtu edhe fëmijët e tjerë, nuk mund ta ndalojnë vetë këtë situatë. Po ashtu, studimet dëshmojnë së vetë situata është shpërblyese për fëmijët bulli dhe se edhe ata, ashtu si fëmijët viktima, janë të stabilizuar në këto role. Kjo nënkupton se të rriturit duhet të përfshihen direkt në ndalimin e këtyre situatave të dëmshme.
Rekomandime për parandalimin e bullizmit në kopsht
Bullizmi është një sjellje shumë e dëmshme dhe të rriturit duhet ta marrin seriozisht që kur fëmijët janë në kopsht. Ndërgjegjësimi lidhur me format e dukshme indirekte, të fshehura dhe ambige të bullizmit; të cilat gjithashtu ndodhin në kopsht.
Të kushtuarit vëmendje simptomave dhe treguesve të mundshëm të viktimizimit, të tilla si mungesa e dëshirës për të shkuar në kopsht, stresi apo trishtimi.
Të dëgjuarit e fëmijës kur flet për një ditë jo të mirë në kopsht.
Të biseduarit me fëmijën lidhur me gjërat e mira dhe të këqija që ndodhin në kopshtin e tyre.
Të biseduarit lidhur me padrejtësinë që qëndron tek bullizmi dhe të mësuarit e fëmijës me sjellje alternative.
Të mësohen fëmijët të thonë jo! T’u jepet fëmijëve mundësia për t’u ndjerë kompetentë.
Tu ofrohetinformacion/trajnimfëmijëve që ndjehen të pasigurtë në disa situata
Përdorimi i lojërave dhe formave të përshtatshme të të mësuarit për të nxitur integrimin e fëmijëve.
Inkurajimi i fëmijëve të cilët nuk janë të përfshirë në bullizëm që të ndërhyjnë kur janë dëshmitarë në situata të tilla. Ata duhet të trajnohen që t’u thonë fëmijëve bulli të ndalojnë, t’i kërkojnë edukatores të ndërhyjë apo të përfshijnë viktimat në situatë loje.
Rekomandime për edukatoret
Së pari, duhet të mësojnë të bëjnë diferencën ndërmjet bullizmit dhe konflikteve tipike ndërpersonale tek fëmijët, si dhe të kuptojnë që në fillim sinjalet e bullizmit dhe kur shfaqet në forma ambige.
Së dyti, edukatoret duhet të kuptojnë që janë të nevojshme ndërhyrjet e hershme për të ndaluar bullizmin, të tilla si bisedat me gjithë grupin se çfarë konsiderohet sjellje e pranueshme dhe e papranueshme.
Komunikimi i qartë dhe i hershëm lidhur me bullizmin i ndihmon fëmijët e viktimizuar që të ndihen të mbrojtur, si dhe fëmijët-bulli të marrin një tablo të qartë ta asaj se çfarë lejohet dhe çfarë jo.
Kjo gjithashtu kontribuon në krijimin e një ndjenjë sigurie tek i gjithë grupi, ku fëmijët perceptojnë se nuk janë të pambrojtur në situata të tilla. Gjithashtu prindërit duhet të jenë të ndërgjegjshëm lidhur me rolin e tyre si edukatorë dhe modele, dhe të komunikojnë të njëjtat qëndrime sikurse edukatoret.
Basha në takimin për lirinë e medias: Ka censurë dhe auot-censurë për shkak të trysnisë politike
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij përshëndetëse në aktivitetin e organizuar për lirinë e medias. Të ftuar kanë qenë edhe pedagogë, gazetarë dhe aktivistë të shumtë e mbështetës të opozitës. Në këtë aktivitet Basha solli edhe një herë në vemëndje rëndësinë e lirisë se fjalës që pasqyron vlerat demokratike.
‘Nuk flasim për përgatitje para-elektorale, por për çështje jetike të mbijetesës apo jo të demokracisë dhe vlerave eropiane. Ndarjes së kontrollove të pushteteve, medias, shprehjes, tregut pra cështje themmelore të lirisë dhe demokracisë. Dhe më shumë me keqardhje se sa ironi, s’ma merrte mendja kurrë se do flisnim për të njëjtat gjëra edhe pas 30 vitesh në demokraci.
Dua t’ju them se jam sot për të dëjuar dhe ndarë me ju pikëpamjet e mia dhe të opozitës për median shqiptare. Pavarësisht çështjeve që duhet të diskutojmë sot, sepse pa media të lirë nuk ka as demokraci as shtet të së drejtës, por për aq sa na lejon koha t’i kushtojmë pak vëmendje edhe problematikës së vendit në përgjithësi. Na duhet sigurisht edhe kontributi juaj për t’i dhënë zgjidhje këtyre problemeve të pafundme.
Në raport me median do të doja ta vendojsa theksin të disa nga shqetësimet; siguria e gazetarëve – kemi zbritur në një nivel jetik për shkak të kërcënimeve për shkak të detyrës, dhe jo vetëm nga pronarët por edhe me kërcënime për jetën. Censura dhe auot-censura për shkak të trysninë politike dhe varësisë direkte dhe indirekte; përdorimi i mediave për avancimin e intersvae ekonomimke dhe jo interesin publik për informim.
Mediat kanë probleme që lidhen me profesionalizmin që vjen ose nga mungesa e përvojës ose edhe e arsimit dhe media është vënë në funksion të interesave private dhe kriminale në disa raste. Problemi kryesor që ne shohim në raport me median është pamundësia për të hulumtuar dhe pasqyruar problemet e thella të shoqërisë, ekonomisë dhe politikës. Sepse kjo i kthen në përforcues të propagandës së shtetit, ku më shumti bëhen sipërfaqësorë dhe nuk investigojnë. Madje, kaq i thellë është ky dimension sa duhet të denoncojë politika që ta transmetojë media”, u shpreh kreu i opozitës Basha.
Liria e Medias dhe Demokracia. Tre organizata gazetaresh diskutojne problemet me opoziten.
Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Freitag, 29. März 2019
Basha regon për Raportin e DASH: Shkatërrimtar për Shqipërinë e krimit! Rama do thotë që janë ‘kadrinjtë’ amerikanë…
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar për raportin e publikuar nga DASH për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në aktivitetin e organizuar për lirinë e medias Basha tha se, “është një raport shkatërrimtar për Shqipërinë e krimit, se si droga, pastrimi i parave dhe korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes kanë kapur shtetin. Kryeministri do thotë që janë ‘kadrinjte e DASH’ se, nuk presim përgjigje thelbësire. Me siguri këtë do t’ia atribuojë kadrinjve.
ka mbajtur fjalën e tij përshëndetëse në aktivitetin e organizuar për lirinë e medias. Të ftuar kanë qenë edhe pedagogë, gazetarë dhe aktivistë të shumtë e mbështetës të opozitës. Në këtë aktivitet Basha solli edhe një herë në vemëndje rëndësinë e lirisë së fjalës që pasqyron vlerat demokratike.
‘Nuk flasim për përgatitje para-elektorale, por për çështje jetike të mbijetesës apo jo të demokracisë dhe vlerave eropiane. Ndarjes së kontrollove të pushteteve, medias, shprehjes, tregut pra çështje themmelore të lirisë dhe demokracisë. Dhe më shumë me keqardhje se sa ironi, s’ma merrte mendja kurrë se do flisnim për të njëjtat gjëra edhe pas 30 vitesh në demokraci. Dua t’ju them se jam sot për të dëjuar dhe ndarë me ju pikëpamjet e mia dhe të opozitës për median shqiptare. Pavarësisht çështjeve që duhet të diskutojmë sot, sepse pa media të lirë nuk ka as demokraci as shtet të së drejtës, por për aq sa na lejon koha t’i kushtojmë pak vëmendje edhe problematikës së vendit në përgjithësi. Na duhet sigurisht edhe kontributi juaj për t’i dhënë zgjidhje këtyre problemeve të pafundme.
Në raport me median do të doja ta vendojsa theksin të disa nga shqetësimet; siguria e gazetarëve – kemi zbritur në një nivel jetik për shkak të kërcënimeve për shkak të detyrës, dhe jo vetëm nga pronarët por edhe me kërcënime për jetën. Censura dhe auot-censura për shkak të trysninë politike dhe varësisë direkte dhe indirekte; përdorimi i mediave për avancimin e intersvae ekonomimke dhe jo interesin publik për informim.
Mediat kanë probleme që lidhen me profesionalizmin që vjen ose nga mungesa e përvojës ose edhe e arsimit dhe media është vënë në funksion të interesave private dhe kriminale në disa raste. Problemi kryesor që ne shohim në raport memedian është pamundësia për të hulumtuar dhe pasqyruar problemet e thella të shoqërisë, ekonomisë dhe politikës. Sepse kjo i kthen në përforcues të propagandës së shtetit, ku më shumti bëhen sipërfaqësorë dhe nuk investigojnë. Madje, kaq i thellë është ky dimension sa duhet të denoncojë politika që ta transmetojë media” , u shpreh kreu i opozitës Basha.
Ndërsa lidhur me raportin e publikuar nga DASH gjatë ditës së sotme ai u shpreh se,“është një raport shkatërrimtar për Shqipërinë e krimit, se si droga, pastrimi i parave dhe korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes kanë kapur shtetin. Kryeministri do thotë që janë ‘kadrinjte e DASH’ se nuk presim përgjigje thelbësire. Me siguri këtë do t’ia atribuojë kadrinjve.
E tmerrshme! Rama po na rikthen vizat, ja çfarë kërkon Holanda për Shqipërinë!
Gazeta më e madhe në Holande ‘De Telegraaf’ i ka kushtuar një shkrimr, kërkesës së disa partive politike në Holandë, ta cilat kërkojnë që të rikthehen vizat për shqiptarët.
Kjo, pasi 3 partitë e shohin këtë si e vetmja mundësi për të frenuar fenomenin e krimit të organizuar shqiptar në Holandë.
Kjo masë drastike është mbështetur nga 3 parti kryesore në Holandë, ndër të cilat Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane.
Sipas deputetit Fritsma, problemet nisën kur u liberalizuan vizat. “Për këtë mund të pritej, kriminelët përfitojnë kur s’ka kontrolle”.
Edhe deputetja Van Toorenburg, anëtare e të njëjtës forcë politike të ministrit holandez për Drejtësi dhe Siguri Grapperhaus, kërkoi direkt rikthimin e vizave për shqiptarët.
“Unë dua të di kë fusim në shtepi, do dalë shumë shpejt një debat me ministrin”.
Anëtari i Partisë Socialiste në parlamentin e Holandës e mbështet këtë masë: “Duhet të nisë një procedurë emergjente për të rikthyer vizat”.
Mbetet për të parë në seancen e rradhës të planifikuar me tematikën “Krimi i organizuar shqiptar në Holandë” nëse një shumicë deputetësh do të mbështesin propozimin e 3 partive kryesore për të rikthyer vizat për shqiptarët. Por nëse në Holandë diskutohet tashmë kjo masë e ashpër, atëherë premtimi i hapjes së negociatave në qershor nga ministri i Jashtëm duket më shumë një ëndërr sesa një realitet i arritshëm.
Skandal! Ja si Donika Prela dhe dhe bashkëshorti i saj mashtruan Ambasadën e SHBA (Dokumenti)
Donika Prela dhe bashkëshorti i saj kanë paraqitur të dhëna të rreme pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, kur në vitin 2010 Vangjel Prela ka aplikuar për një vizë udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara.
Ky fakt është konstatuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë procesit të Vetingut për drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda. Por, pavarësisht konstatimit, KPK e ka kaluar lehtësisht shkeljen flagrante, duke u fokusuar vetëm tek një marrëdhënie huaje, por jo tek fakti që Vangjel Prela ka raportuar të dhëna të rreme pranë Ambasadës Amerikane.
Në Qershor të vitit 2010, Vangjel Prela, bashkëshorti i Donika Prelës, aplikon për vizë në ambasadën e SHBA në Tiranë. Në formularin e aplikimit, çdo vizë-kërkues duhet të deklarojë dhe të konfirmojë se ka mundësi financiare për të përballuar kostot e udhëtimit dhe qëndrimit në Amerikë.
Për të plotësuar këtë detyrim, Vangjel Prela i ka marrë hua në shumën 1 milion lekë një të afërmi të tij, GJ.P, në datën 2 Qershor 2010, të cilat i ka depozituar në një bankë të nivelit të dytë.
Pasi është kryer depozitimi i shumës së parave, Vangjel Prela ka marrë vërtetimin përkatës nga banka dhe e ka dorëzuar në Ambasadën Amerikane. Vetëm një javë pasi u krye kjo transfertë bankare, bashkëshorti i Donika Prelës e tërheq shumën nga banka dhe, sipas KPK-së, ia kthen sërish huadhënësit, kushëririt të tij, GJ.P.
Të gjitha këto veprime janë kryer për të krijuar një situatë të rreme përpara autoriteteve amerikane. Pra, Vangjel Prela rezulton se, në kohën e aplikimit për vizë amerikane, nuk e plotësonte kushtin që ai ose familjarë të afërt të tij duhet të kenë mjete monetare të mjaftueshme për të mbuluar kostot e udhëtimit dhe qëndrimit në SHBA.
Por, ai ka ndërtuar një skemë abuzive, së bashku me kushëririn e tij, për të mashtruar autoritetet konsullore amerikane në Tiranë.
Ambasada Amerikane në Tiranë, si në çdo vend tjetër, publikon kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për vizë. Një ndër këto kushte është fakti që aplikantët, para se të kërkojnë të pajisjen me vizë amerikane duhet të “dëshmojnë se kanë aftësi paguese për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit”.
Pikërisht, këtë ka bërë edhe Vangjel Prela-ai i ka dëshmuar ambasadës amerikane se ka mundësi për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit. Por, në fakt, ai nuk i kishte këto mundësi. Këtë fakt e konfirmon edhe vetë Komisioni i Vetingut.
Në vendimin e zbardhur për prokuroren Donika Prela, KPK shkruan: “Huaja private në shumën 1,000,000 lekë është marrë nga bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit z. V. P. nga djali i xhaxhait të tij Gj. P., më datë 2.6.2010, me qëllim depozitimin në bankë për shkak të aplikimit për vizë amerikane.
Shuma është depozituar më datë 3.6.2010 nga bashkëshorti pranë Bankës Kombetare Tregtare, Tiranë, ku është pajisur dhe me vërtetimin me nr. * prot., datë 3.6.2010 lëshuar për Ambasadën Amerikane. Kjo shumë është tërhequr më pas nga banka në dy këste, më datë 7.6.2010 dhe datë 9.6.2010 dhe i është është kthyer shtetasit Gj. P. nga ana e bashkëshortit të subjektit”.
Pra, KPK konfirmon faktin se Vangjel Prela as nuk i ka pasur ato para dhe as nuk mund t’i përdorte më pas. Huaja është përdorur vetëm për të mashtruar autoritetet konsullore amerikane, pasi ajo është kthyer menjëherë sapo Vangjel Prela është pajisur me vëtetimin bankar që duhet t’i paraqiste ambasadës amerikane.
Zyra Konsullore e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar kohë më parë se u ka revokuar vizën një numri zyrtarësh të sistemit të drejtësisë “për shkak të informacioneve në lidhje me raste korrupsioni”, siç deklaroi në fillim të vitit 2017 ish-ambasadori Donald Lu.
Është për t’u parë se si do të reagojë Ambasada Amerikane në Tiranë, pas konstatimit nga KPK se bashkëshorti i një prokuroreje shumë të rëndësishme në Shqipëri ka paraqitur dëshmi të rreme gjatë aplikimit për vizë në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
/Boldnews.al
Berisha firmosi anëtarësimin në NATO, heqjen e vizave, Rama ka firmosur vetëm për koncensione e PPP
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me spotin publicitar të qeverisë për 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Manjani akuzon qeverinë se, po mohon historinë dhe kjo, sipas tij, është e turpshme. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani i tregon të gjithë shqiptarëve se, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Europës dhe hapjen e bisedimeve te para për anëtarësim i ka firmosur Sali Berisha.
Postimi i plotë
Kujtesë:
Prej vitesh, në shtëpi ndjekim rregullin që lajme dhe emisione politike nuk i shohim. Për çështje të higjenës mendore e ndjekim me besnikëri.
E shkel unë ndonjëherë vjedhurazi, por në tërësi e ruajmë këtë rregull. Interneti dhe NETFLIX janë më me variacion.
Sot po shihnim pa zë Aldon, kur doli një spot publicitar që përpiqej të na kujtonte anëtarësimin në NATO.
Nga spoti kuptohej që jemi në NATO falë Olta Xhaçkës dhe Edi Ramës. Të tjerë nuk kishte.
Sa turp! Mohojnë edhe historinë e sotme le më trashëgiminë historike!
Meqë ra fjala, për të freskuar memorien e 30 viteve të fundit, kujtoj se:
Anëtarësimin në OSBE e ka firmosur Ramiz Alia.
Anëtarësimin në Këshillin e Europës e ka firmosur Sali Berisha.
Hapjen e bisedimeve të para për anëtarësim në BE i ka firmosur Sali Berisha.
Anëtarësimin në NATO e ka firmosur Sali Berisha.
Liberalizimin e vizave e kreu Sali Berisha.
Edi Rama ka firmosur vetëm për koncensione e PPP. Ëndërron të firmosë një gjë të madhe, ndaj firmos për kulla të larta…
Kjo është historia, na pëlqen apo jo!
SHBA: Shqipëria vend i drogës, korrupsionit qeveritar, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave
Departamenti amerikan i Shtetit i dorëzoi të enjten Kongresit raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve.
Në pjesën për Shqipërinë, DASH thotë se ky vend është njëkohësisht burim i kanabisit dhe, gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën.
Në këtë raport që mbulon vitin 2018, Departamenti i Shtetit thotë se tranziti i kanabisit si dhe i drogave të forta komandohet kryesisht nga elementë të krimit të organizuar që transferojnë droga të paligjshme nga vendet burim për në tregjet evropiane.
Vëllimi i konfiskimeve të drogës dhe arrestimet e lidhura me drogën në vitin 2018, thuhet në raport, ishin me rëndësi, të nxitura kryesisht nga bashkëpunimi i organeve ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë, presioni ndërkombëtar në rritje dhe përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian.
Sipas raportit, roli i Shqipërisë si burim apo treg për droga të paligjshme përtej kanabisit është i vogël, por ka pasur një rritje në konfiskimet e kokainës që kalon nëpër Shqipëri për në Europë, përveç zbulimit të laboratorëve të përpunimit të heroinës dhe kokainës në Shqipërinë veriore dhe qendrore. “Grupet kriminale shqiptare e trafikojnë kokainën dhe heroinën drejt tregjeve evropiane nga vendet burimore në Amerikën e Jugut dhe Azi.”
Në raport thuhet se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.
Korrupsioni zyrtar, thuhet aty, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.
Sipas raportit, përpjekjet për të çrrënjosur kanabisin dhe ndjekur penalisht kultivuesit e tij kanë qenë të gjera, por jo kudo njëlloj, dhe ndërhyrja në infrastrukturën e trafikimit të drogës që është krijuar gjatë dy dekadave përbën një sfidë.
Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.
PASTRIMI I PARAVE
Në pjesën e raportit për pastrimin e parave, Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.
Në raport thuhet se ekonomia e vendit operon në masë të madhe me cash dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda, sipas DASH.
Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, sipas raportit, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore.
Shqipëria, thuhet në raport, shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.
Reformat e fundit në drejtësi, verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion dhe për lidhjet me krimin e organizuar si dhe krijimi i një task-force policore që synon aktivitetet e krimit të organizuar, thuhet në raport, kanë krijuar një trajektore pozitive që Shqipëria të trajtojë çështjen e pastrimit të parave dhe të krimeve financiare.
Megjithatë, përfundon raporti i DASH, korrupsioni i përhapur përbën një sfidë për zgjidhjen e tyre.
Raporti vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve, i kërkuar nga Kongresi dhe i ndarë në dy vëllime, vlerëson përpjekjet e qeverive të huaja për të reduktuar prodhimin, trafikimin dhe përdorimin ilegal të drogës, si dhe punën e tyre për të luftuar pastrimin e parave që lidhen me trafikimin e drogës.
Raporti nisi të botohej në vitin 1986 dhe publikimi i tanishëm mbulon vitin kalendarik 2018.
/VOA