21.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Rama nuk ndalet! 7 protestues të arrestuar dhe 14 të proceduar

Shtatë persona janë arrestuar, 14 janë proceduar penalish3t, ndërsa 6 janë në kërkim policor lidhur me protestën e djeshme para parlamentit, të organizuar nga opozita. Policia konfirmoi se mes të proceduarve është edhe Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.
Burime zyrtare nga Policia bënë me dije se: Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 7 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit.
Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.
Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 14 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim.
Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B. (Gazmend Bardhi), organizator i protestës së zhvilluar ditën e djeshme.

Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, shtetasit:
Agim Sallaku, 49 vjeç, banues në Tiranë;
Olsi Kasemi, 20 vjeç, banues Tiranë;
Luis Buzheri, 22 vjeç, banues Tiranë;
Maringlen Mença, 22 vjeç, banues ne Elbasan;
Aleksandër Prenga, 23 vjeç, banues në Tiranë;
Gjok Drezhaj 46 vjeç, banues në Malësi të Madhe;
Shefqet Sekaj, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Maskat terror/ Sulmohen dhe grabiten dy kambistë në Korçë dhe Tiranë në të njëjtën orë

Dykambistë janë sulmuar në të njëjtën orë në Tiranë dhe në qytetin e Korçës. Policia e Korçës njoftoi se në orën 9:00 është njoftuar se në lagjen nr 10, një person i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, ka marrë një sasi lekësh pranë një pike transferte parash.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, grabitësi me thikë ka vjedhur 2500 euro dhe 100 mijë lekë.

Sulmohet kambisti në Tiranë
Pronari i një pike këmbimi valutor në Tiranë është plagosur me thikë dhe goditur me levë sot nga dy grabitës, që e sulmuan për t’i marrë çantën me para. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Barrikadave në Tiranë, kur 50-vjeçari po qarkullonte me motorr. Por, Policia është gjendur në vendin e ngjarjes me shpejtësi dhe ka arritur të arrestojë njerin prej agresorëve. Nuk dihet ende identiteti i tij.
Informacion paraprak i Policisë së Shtetit:
Rreth orës 9:12, në rrugën e “Barrikadave” shtetasi A. Sh., rreth 50 vjeç, pronar i një pike këmbimi valutor, ka qënë duke lëvizur me motorr, ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona duke i marrë një sasi lekësh.
Reagimi në kohë i Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij.

Basha: Rama po sulmon Presidentin e SHBA me artikuj të paguar me paratë e drogës

Mirë se keni ardhur në këtë Asamble të vërtetë të Kushtetutës, të Ligjit, të së drejtës, në Parlamentin e vetëm që njoh unë, në Parlamentin e vetëm që njeh opozita e bashkuar, në Parlamentin e popullit të bashkuar për ndryshim.

Përballë nesh dhe pas radhëve të policisë ndodhet banda më famëkeqe e hajdutëve që ka parë dhe ka njohur ndonjëherë Evropa e pasluftës, e kryesuar nga kryehajduti, arkitekti i Shqipërisë Kolumbiane, Maduro i Ballkanit, Edi Rama dhe skota e tij kriminale.

Për 6 vite me radhë, kjo bandë kriminale vodhi dhe varfëroi shqiptarët, i gjobiti dhe u rriti çmimet e kostos bazë të jetës. 6 vite me radhë rriti taksat, rriti energjinë, çoi në burg dhe drejt vetëvrasjes dhjetëra kryefamiljarë që nuk paguanin dot faturat e kripura të bandës së hajdutëve në pushtet.

Rriti çmimin e ujit, rriti çmimin e naftës, shkatërroi dhjetëra mijëra biznese, i nxori njerëzit në mes të rrugës, qindra mijëra i drejtoi drejt dëshpërimit të kurbetit, shkatërroi shëndetësinë, shkatërroi dhe mbylli qindra shkolla, detyroi vogëlushët e pangrënë të shqiptarëve të varfër të ecin edhe njëherë me kilometra të tërë për të shkuar drejt klasave të pangrohura, me kushte çnjerëzore.

Ky është njeriu i cili u bë simboli i krizës ekonomike që ka pllakosur, i papunësisë, i varfërisë, i mungesës së shpresës dhe mundësive për çdo shqiptar.

Arma e tij gjatë këtyre viteve ka qenë mashtrimi, arma e tij gjatë këtyre viteve ka qenë propaganda e shpifur, propaganda e ndyrë që e bënte përdhunuesin hero, narkotrafikantinkryebashkiak e kryebazhibozuk, e bënte anëtar të kuvendit, duke zhbërë ditë pas dite besimin e shqiptarëve tek demokracia, si një amanet nga babai i tij politik Enver Hoxha.

Por njësoj sa ç’mund të ngjallet kufoma e Enver Hoxhës aq mund të ngjallet kufoma politike e Edi Ramës dhe e “Rilindjes”.

Unë e di, se gjithësecili prej jush këtu ka ardhur jo vetëm me vendosmërinë e pathyeshme për t’i dhënë fund regjimit mafioz të Edi Ramës dhe për ta përcjellë Maduron e Ballkanit para drejtësisë ose në azil politik, por, mbi të gjitha, për t’i dhënë një sinjal të qartë shprese çdo shqiptari e çdo shqiptareje kudo ku ndodhet.

Këtu, në këtë protestë, si në çdo protestë tjetër të opozitës, janë bashkuar hallet e panumërta të shqiptarëve. Sot, nga ky shesh ju them, se nuk janë bashkuar vetëm hallet, por edhe zgjidhjet, edhe shpresa për të nesërmen që po vjen.

Studentë shqiptarë, dritës së syrit të çdo prindi, dritës së syrit të demokracisë, themeluesve të Partisë Demokratike dhe të pluralizmit politik, dua t’ju them sot, se ai që ju mashtroi, ai që përbuzi lëvizjen tuaj fisnike, është tashmë i larguar; se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar, do t’i zgjidhin problemet tuaja, se dita kur universitetet shqiptare trajtohen si kazerma të Maduros së Ballkanit po merr fund, se një ditë e re e universiteteve evropiane, e arsimit evropian po agon për ju studentë shqiptarë, rini shqiptare, që jeni në ballë të protestës, në ballë të përballjes, në ballë të rezistencës, në ballë të fitores.

Rama ik! Nuk ka gardh, nuk ka tel me gjemba që e mban vrullin popullor për ndryshim. Ndryshimi ka nisur, ai nuk do të kthehet mbrapsht. Rama ik!

Ju them fermerëve shqiptarë se kohët tuaja të dëshpërimit do të marrin fund, se me Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar, paratë që sot jua vjedhin Edi Rama dhe oligarkët do t’ju rikthehen ju, do t’ju rikthehen si subvencione, si investime, se skema korruptive e tvsh-së do të anullohet dhe përgjegjësit do të shkojnë në burg dhe pasuritë e tyre.

Dua t’i them sipërmarrjes së vogël se kushtet e mbijetesës të cilat ju ka vendosur kjo qeveri kriminale dhe hajdute do të zhbëhen që ditën tonë të parë.

Ditën e parë të demokracisë së rivendosur me forcën e shqiptarëve të bashkuar dhe me votën e tyre të lirë. Se askush, absolutisht askush, nuk do të ketë mundësinë t’ju dhunojë, t’ju gjobisë, t’ju godasë, t’ju poshtëroje dhe t’ju marrë bukën e fëmijëve nga goja. Kjo kohë do të marrë fund! Rama ik! Mjekët dhe inxhinierët tanë nuk do të duhet më të kërkojnë fatin rrugëve të botës.

Taksa e sheshtë, subvencionet që do të hapin vende punës dhe do të mundësojnë qëndrimin e rinisë me dinjitet, kushte dinjitoze dhe paga të larta në Shqipëri, janë prapa derës që do të hapim bashkë. Atë derë do ta hapim me çdo kusht e çdo çmim. Rama ik!

Ne jemi këtu jo vetëm për të konfirmuar verdiktin e pakthyeshëm popullor të 16 Shkurtit e 16 Marsit, largimin pa kushte të kryehajdutit Edi Rama, por jemi për të nisur së bashku një rrugëtim, në fund të të cilit kurrë më nuk do të ketë rrethana që t’ju vjedhin votën, t’ju vjedhin parlamentin, t’ju vjedhin qeverinë e me qeverinë e vjedhur nga krimi dhe nga oligarkët dhe banditët, t’ju vjedhin bukën e fëmijëve tuaj, të ardhmen tuaj, dinjitetin tuaj. Kjo do të marrë fund njëherë e mirë.

Ndaj së bashku me protestat që nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë kusare të Edi Ramës dhe largimin e kryehajdutit, ne kemi nisur së bashku, në të gjithë Shqipërinë një bashkëbisedim kombëtar që do të çojë drejt hedhjes së themeleve të një demokracie të standardeve, vlerave dhe parimeve europiane dhe amerikane.

Ndarja dhe balancimi i pushtetit, një parlament që t’i takojë popullit dhe të mos jetë oturak i kryeminitrit, një drejtësi e pavarur që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, janë themelet e ndryshimit që ne, së bashku, do të sjellim.

Liria e medias, respekti për liritë themelore të qytetarëve, të jetës, të pronës, së fjalës së lirë, ne do t’u japim fund dhunimit të këtyre të drejtave, ne do të çlirojmë edhe vëllezërit tanë, heronjtë e arrestuar vetëm sepse protestonin kundër diktaturës, të cilët i përshëndes, edhe në emrin tuaj, të gjithë të arrestuarit e protestave tona, heronjtë e demokracisë dhe të lirisë.

Ora e padrejtësisë do të marrë fund shumë shpejt. Por ne do të jemi këtu për të garantuar që kurrë më, oligarkët dhe trafikantët me Edi Ramën në krah, mos shembin shtëpitë tuaja, mos t’ju nxjerrin prej tyre pa të drejtë, pa ligj dhe pa shpronësim, të mos vjedhin pronat tuaja dhe të ndalin dorën e zezë të hajdutërisë që sot shtrihet nga Tirana në Vlorë, nga Shkodra në Korçë e anembanëShqipërisë.

Po, ora e ndryshimit po vjen, e një shteti që do t’u takojë qytetarëve, nga qytetarët dhe për qytetarët. Për këtë, misioni më i madh, të cilin do ta çojmë deri në fund, është shembja dhe rrëzimi i qeverisë së krimit e cila sot nuk është legjitime në sytë e shumivës dërrmuese të shqiptarëve, por përfaqëson mbeturinat e fundit tëëndrrëës më të keqe në këto 30 vite.

Edi Rama, pak ditë më parë, në antimitingun më të turpshëm që nga koha e RamizAlisë, kërcënoi popullin e vet, e kërcënoi me luftë. Kërcënoi artistët me shembjen e teatrit, me shembjen e monumenteve të tjera të kulturës.

Edi Rama thirri mendjes se ti në atë karrige i ke orët e numëruara, por me këto kërcënime ta dish se populli do të të përgjigjet sy për sy e dhëmbë për dhëmbë!

Ne nuk trembemi, ne nuk tërhiqemi. Beteja jonë do të vazhdojë deri në fund. Liri a vdekje, demokraci a vdekje.

Nuk ka asnjë shans që populli i bashkuar të lodhet të përçahet e te kthehet në rracën e deleve që ke mbyllur në atë kotec, i cili nuk përfaqëson më vullnetin e popullit. Ne jemi të bashkuar, ne jemi të vendosur, ne jemi të frymëzuar me frymën e lirisë dhe demokracisë, me frymën e Zotit për të mbrojtur shtëpitë tona, liritë tona demokracinë tonë.

Ndaj dhe orës, kur monopolin e dhunës e ka vetëm shteti, po i vjen fundi.Nëse nuk ka zgjidhje politike, monopoli i parë që do të shembet është monopoli i dhunës shtetërore, i cili sot dhunon qytetarët e pafajshëm, dhunon protestuesit dhe mbron kriminelët dhe horrat, trafikantët e drogës, hajdutët të cilët e kanë vendin përpara drejtësisë.

Bashkë me këtë monopol do t’i vijë fundi të gjithë monopoleve të tjera në shëndetësi, në miniera, në naftë, në ndërtime dhe tendera publikë.

Ndaj mjerë ata oligarkë, mjerë ata shërbëtorë të Edi Ramës, që i kanë bërë llogaritë gabim. Ora e hakmarrjes popullore po afron.

Kurrë më nuk do të pranojmë një demokraci fasadë, siç nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë një parlament fasadë. Zgjidhja politike kërkon bashkimin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm, edhe të socialistëve të ndershëm që janë braktisur, tradhëtuar dhe vjedhur nga Edi Rama, njësoj si pjesa tjetër e shqiptarëve.

Sot u shtrij dorën të gjithë shqiptarëve të ndershëm, të gjithë socialistëve të ndershëm, për këtë pakt të madh kombëtar, për këtë ndryshim të madh që po vjen, ndryshimin e pandalshëm të Shqipërisë si gjithë Europa.

Sikundër i paralajmëroj prerë dhe qartë të gjithë bashkëpunëtorët e këtij regjimi kriminal me kostum, me kollare, me atlete, me miliarda të vjedhura, me gojën e dhënë me qera se populli as nuk ju harron as nuk jua fal shërbimet ndaj klikës mafioze në pushtet.

Ne jemi shpirti i Shqipërisë europiane.

Vlerat për të cilat ne luftojmë janë vlerat e Europës, vlerat e Amerikës, ndaj përballë kemi armiqtë e betuar të Shqipërisë europiane, ata që u ngritën kundër Shqipërisë në NATO, ata dhe ai që sulmoi presidentin e SHBA dhe vazhdon ta sulmojë me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit me artikuj të paguar. Ai që çoi faqen e zezë, ministrin e narkotrafikut në Shtëpinë e Bardhë, ai e di mirë se orët e tij janë të numëruara, ora e Shqipërisë europiane nuk do të ndalet.

Në këtë betejë jemi të gjithë bashkë, jemi të gjithë të vendosur. Në këtë betejë kemi me vete të gjithë miqtë tanë, aleatët, njerëzit që janë investuar për Shqipërinë europiane, për Ballkanin europian, për Kosovën europiane, që i kanë thënë ndal copëtimit të Kosovës për axhendat e Edi Ramës dhe armiqve të kombit shqiptar.

Përballë kemi kriminelët që fshihen pas një grushti efektivësh të policisë, por ne jemi ushtria e njerëzve të lirë. Ju jeni ushtria më e madhe e lirisë që ka parë ndonjëherë ky vend. Bashkimi dhe kurajo janë armët tona.

Shpërthejnë memet në rrjetet sociale, ja si tallen me Ramën dhe Ballën

Protesta e sotme para Parlamentit, përveç jehonës në mediat vendase dhe ato të huaja, ka qenë frymëzim edhe për memet që po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Dhuna ndaj ivalidit Gjergj Çuni dhe përdorimi i xhamisë së madhe nga policia kanë qenë dy momente të protestë që kanë shkaktuar më shumë zemëratë mes qytetarëve.
Ja disa prej memeve që po bëjnë xhiron e rrjetit:

Ambasadori rus: Familja “Rama”, kontigjent i shkollës ruse

Ambasasori rus ka bërë një deklaratë mjaft intersante në një kohë që Rama ka intensifikuar zhurmën për ndikimin rus tek opozita. Vetë ambasadori rus në Tiranë e ka hedhur poshtë këtë tezë të Ramës, por ai ka shkuar më tej.

Ai ka deklaruar se familja Rama është pjesë e shkollës ruse, duke i kujtuar të atin, i cili ka qenë pjesë e këtij kontigjenti. “Babi i Kryeministrit tuaj është shkolluar në Rusi”, ka deklaruar Karpushin. Prej disa ditësh qeveria dhe mediat pranë saj kanë nisur një fushatë, ku akuzojnë opozitën se po proteston e ndihmuar dhe nga rusët.

Po ashtu sa i përket kontratave të lobimit të PD-së në Shtetet e Bashkuara, ata thonë se janë paguar nga rusët. Por ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, ka një përgjigje për këto akuza.Sipas tij akuzat janë të pabaza, ndërsa ka dhe një mesazh për politikën shqiptare.

“Ne e kuptojmë shumë mirë se atje lart e dinë që këto akuza janë të pathemelta dhe të rreme. Dhe ne e kuptojmë se është shumë më e lehtë të akuzosh rusët për të gjitha mëkatet e botës, sesa të merresh me zgjidhjen e problemeve me të vërtetë të ngutshme të vendit: të luftosh korrupsionin dhe krimin, të ndalosh emigrimin e popullsisë në moshë pune, dhe t’u bësh ballë shumë sfidave të tjera, me të cilat përballet jo vetëm Shqipëria, por edhe të gjitha vendet e rajonit.

Për fat të mirë, populli shqiptar e kupton këtë gjë dhe nuk i merr seriozisht këto spekulime, ashtu si edhe shumica e ekspertëve dhe analistëve të këtij vendi”, tha Karpushin për A2 CNN.

Sipas ambasadorit rus, është shqetësuese që deklaratat e udhëheqësve shqiptarë nganjëherë bien në kundërshtim të plotë me faktet kur thonë se Rusia është kundër integrimit të Shqipërisë në BE.

“Zbavitëse është kur deklarata të tilla bëhen në Itali, me të cilën Rusia ka tradicionalisht marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe kulturore, si edhe ndërveprim shumë intensiv politik”, shtoi Karpushin.

Në vëmendje është rikthyer së fundmi hetimi i prokurorisë mbi burimin e parave që Partia Demokratike ka përdorur për lobim në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017, për të cilat është akuzuar se janë fonde ruse. i pyetur nëse ka financuar Rusia Partinë demokratike, kryetarin Lulzim Basha, figura të tjera politike apo media shqiptare, Karpushin u shpreh se këto janë vetëm hamendje.

“Kryesorja është që nuk shpjegojnë motivet apo, të paktën, ndonjë arsye të financimit të Partisë Demokratike nga burimet ruse. Madje, unë dyshoj se biznesmenët rusë kanë dëgjuar ndonjëherë për ekzistencën e saj. Përse duhet t’i japin para Partisë Demokratike?

Mos vallë është më proruse sesa Partia Socialiste? Jo, aspak. Sot ne shohim se njësoj si mazhoranca, ashtu edhe opozita nuk janë të prirura për të bashkëpunuar me Rusinë dhe janë futur në garë me njëra-tjetrën se kush bën më shumë deklarata antiruse.

Në të njëjtën kohë, aleatët e demokratëve në parlament organizojnë aktivitete rusofobike në Uashington me mbështetjen e kongresmenëve amerikanë. Nga të gjitha këto, çfarë mund ta shtyjë Rusinë, të paktën teorikisht, për të mbështetur opozitën shqiptare?”, tha ambasadori rus.

“Ka edhe një moment tjetër interesant që dua ta përmend. Pak kohë më parë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tashmë një politikan me përvojë, e paraqiti lajmin e rremë për financimin e Partisë Demokratike si një fakt të vërtetuar.

Ai deklaroi haptazi se kandidatët për postin e Kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit shqiptar caktohen dhe madje paguhen nga Moska. Kjo deklaratë më duket një gabim”, shtoi Karpushin. Por a jep Rusia financime publike për shqiptarët?

Ambasadori rus tregoi se kjo është një gjë e natyrshme, duke filluar nga bursat për studentë shqiptarë që studiojnë në universitetet ruse. “Në Rusi ekziston një program i posaçëm shtetëror, sipas të cilit qeveria u ofron çdo vit maturantëve të huaj bursa falas për të studiuar në universitete ruse. Dhe ky program realizohet edhe sot”, tha Karpushin.

“Universitetet ruse janë prestigjioze dhe tërheqëse për studentë nga e gjithë bota. Në vitin 2018 në kuadër të këtij programi më shumë se 15 mijë aplikantë nga e gjithë bota morën bursa studimi, duke përfshirë edhe 53 studentë nga Shqipëria. Këtë vit do të fillojnë studimet e tyre në Rusi edhe 51 studentë të tjerë shqiptarë.

Gjithsej, në Rusi janë diplomuar disa qindra shqiptarë, përfshirë këtu ambasadorë aktivë dhe drejtorë të drejtorive në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Të mos përmendim mijëra shqiptarë që studiuan në universitetet e Bashkimit Sovjetik, si për shembull shkrimtari Ismail Kadare i cili ka mbaruar në Moskë, apo babai i Kryeministrit aktual të Shqipërisë që është diplomuar në Akademinë e Arteve në Shën Petërburg”.

Kur Veliaj sulmonte policinë më 21 Janar, Berisha i publikon videon: No comment!

Ish-Kryeministrit Berisha ka publikuar një video ku shihet kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe banditët të tjerë të organizatës së tij, Mjaft dhe të PS duke sulmuar policinë dhe duke djegur makinat e policisë para Kryeministrisë më 21 janar 2011.
Veliaj reagoi sërish sot pas protestës së opozitës, duke i quajtur qytetarët që morën pjesë në të “vandalë”, ndërsa vetë protestën “ekskursion të dhunshëm”.
“Pamje mbresëlënëse nga Koordinatori i PD për Trashëgiminë Kulturore! Paradite shkatërron veprën e Florestano di Faustos, pasdite kinse mbron tallashin e Teatrit! Hipokritë e vandalë të pamëshirshëm! Lum Tirana, ju ka bërë dalje me vakt e refuzon çdo herë ekskursionin tuaj të dhunës!”, shkruante Veliaj në rrjetet sociale.
Por nuk ka munguar përgjigja e ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili duke publikuar videon e dhunës në protestën e 21 janarit 2011, i kujton kryebashkiakut se ishte ai një ndër dirigjuesit e asaj çka ndodhën.

VOA për mesazhin e Bashës: Zgjedhje me Ramën dhe pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë

Në Shqipëri edhe protesta e sotme e opozitës u shoqërua me përplasje me forcat e policisë ndërsa një grup manifestuesish tentuan në mënyrë të përsëritur të çajnë korodnin e sigurisë në hyrje të parlamentit.

Në përfundim të protestës zoti Basha deklaroi se me kryeministrin Rama nuk do ketë as zjedhje dhe as pakt. Nga ana e tij kreu i qeverisë nga salla e parlamentit deklaroi se nuk ka ndërmend t’i ofrojë opozitës asgjë përveçse bashkëpunim për të reformën zgjedhore.

Protesta e sotme nisi me tensione që në moment e para kur banorët e zonës së Astirit tentuan të kalojnë në rrugën e këmbësorëve pranë ministrisë së Brendshme, ku ishin rreshtuar forca të shumta policie.

Përplasjet vijuan më pas, thuajse gjatë gjithë kohës edhe në hyrjen kryesore të parlamentit, ku u hodhën shashka e tymuese të shumta.

Ndërsa drejtuesit e opozitës mbanin fjalime, një grup manifestuesish u përpoq në mënyrë të përsëritur të thyente gardhin e policisë, së cilës nuk ju desh megjithatë të ndërhynte me gaz lotsjellës apo me pompat e ujit për të sprapsur përpjekjet e protestuesve.

Pas një qëndrimi të gjatë para parlamentit, nën drejtimin e udhëheqësve të opozitës, protesta u spostua para ministrisë së Brendshme, në shenjë kundërshtimi ndaj ndalimit të disa manifestuesve gjatë ditës së sotme dhe të tjerëve që janë arrestuar gjatë protestave të mëparshme.

Hyrja qëndrore dhe muret e fasadës kryesore u bënë me bojë të zezë nga një prej manifestuesve.Si zakonisht mbyllja e protestës u bë në selinë e Partisë Demokratike me një fjalim të shkurtër të kryetarit Lulzim Basha i cili përsëriti se beteja e nisur do të shkojë deri në fund:

“Kush nuk e ka kuptuar, le ta kuptojë mirë dhe qartë: Zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë, pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo betejë ka nisur për çdo shqiptar, ka nisur për të çliruar Shqipërinë nga qeveria e krimit dhe e korrupsionit më të thellë që ka njohur Shqipëria në 30 vite. Kjo qëndresë ka nisur për t’i kthyer qeverisjen çdo shqiptari dhe nuk do të ndalet derisa ta bëjë realitet”.

Nga salla e parlamentit kryeministri Rama gjithashtu ripërsëriti se nuk mund të ketë asnjë lloj kompromisi: “Hyjnë ata në zgjedhje, s’hyjnë ata në zgjedhje, zgjedhjet vendore do të bëhen në afatin e caktuar.

Ideja se këtu do ketë ndonjë zhvillim dhe se do bëhet ndonjë përmbysje e rregullave të lojës, apo do bëhet ndonjë kompromis, ku do futet si pjesë e kompromisit mandati që shqiptarët i kanë dhënë Partisë Socialiste për të qeverisur e vetme, pa të tjerë në prehër, deri në vitin 2021, është një ide ngushëlluese për të ridalë prapë te gardhi të enjten tjetër”.

Zoti Rama bëri të qartë se e vetmja ofertë për opozitën është që palët të ulen në tryezë për reformën zgjedhore. Kryeministri megjithatë theksoi se nuk do të presë pa fund dhe se reforma do të miratohet, për të plotësuar në këtë mënyrë dhe një detyrim që Këshilli europian i ka lënë Shqipërisë, për hapjen e bisedimeve për anëtarësim qershorin e ardhshëm.

Policia e Ramës dhe Lleshit dhunoi barbarisht studentin vetëm pse po protestonte

Policia e Edi Ramës dhe Lleshit dhunoi barbarisht studentin e ekselencës, Gesard Hazizi, vetëm pse po protestonte për të drejtën e tij.
Studenti Hazizi po protestonte sot sepse administratori i Universitetit nuk i kishte njohur bursës, edhe pse ishte jetim.
Hazizi është sulmuar dhe dhunuar barbarisht nga policët, të cilët i kanë nxjerrë shpatullën. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak
Ndërkohë ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari, i cili tregon se si u dhunua studenti i ekselencës nga policët e pushtetit.

Postimi i ish-Kryeministri Berisha
Narko police te droguar versulen si kafshe ndaj studentit Gesard Hazizi.
Ata i nxjerrin atij shpatullen.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Studenti Gesard Hazizi student i gazetarise u dhunua sot nga policia e Lleshit dhe ra pa ndjenja.Gesardi eshte student ekslelence me mesatare 9.5 Gesardit ju refuzua bursa nga administratori edhe pse eshte jetim.Sot Gesardi doli ne proteste pasi ju refuzua bursa.
Jemi te spitali ushtarak pasi i ka shembje te shpatulles.

Revoltë ndaj Ramës! Studentët paralajmërojnë sërish protesta të fuqishme!

Studentët paralajmërojnë rinisjen e protestave. Sot Këshillat Studentorë të shtatë universiteteve publike kanë diskutuar në lidhje me kërkesat që ata ngritën gjatë protestave të dhjetorit dhe plotësimin e tyre deri më tani.
Sipas studentëve, 90 përqind e kërkesave nuk janë realizuar, duke nisur nga kërkesa e përgjysmimit të tarifave ata shprehen se ajo është bërë vetëm për ciklin e parë dhe jo për masterin.
Po ashtu, as rritja e peshës së votës së studentëve nuk është realizuar. Në deklaratën e tyre Këshillat Studentorë rikonfirmojnë se një nga kërkesat e tyre është rrëzimi i menjëhershëm i Ligjit të Arsimit të Lartë, gjë që nuk është marrë parasysh nga qeveria.
Në deklaratë, ata shprehen se do të kërkojnë një takim të menjëhershëm me Ministren e Arsimit, Besa Shahini dhe se janë të vendosur ti shkojnë deri në fund kauzës së tyre.