“Jam nëna e Dorian Protoduarit, djalit të arrestuar nga policia e krimit pse proteston për të mbrojtur banesën e tij”. Me këto fjalë iu drejtua nëna e Prtoduarit protestuesve tek Parlamenti. Nëna e Dorian Protoduarit, protestuesit të Unazës së Re, arrestuar prej disa ditësh, ka bërë thirrje nga protesta që të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës për të larguar këtë qeveri të korruptuar dhe banditësh.
Pasi ka denoncuar vjedhjen gjigande të qeverisë të projektuar tek segmenti i Unazës së re, ku do t’u shemben shtëpitë dhe banesat e tyre, zonja Protoduari thirri: “Ju jeni qeveri e krimit, drogës, prostitucionit, ndaj duhet të ikni! Rama ik!’
“Jam nëna e Dorian Protoduarit, i arrestuar nga policia e krimit, kjo është qeveri e drogës, prostitucionit”…
Betejë dhe përleshje përpara Parlamentit, revolta nuk ndalet
Mijëra qytetarë po përballen me forcë me dhunën policore që tenton të pengojë protestën e opozitës. Rrugët që rrethojnë para Parlamentit janë të rrethuara nga qytetarët të cilët po përballen numrin e madh të forcave policore që po mbrojnë qeverinë dhe Parlamentin ilegjitim.
Banorë të Unazës së Re kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Pas përplasjes së shoqëruar me hedhje shashkash, mësohet që policia ka shoqëruar disa persona.
“Banorët e Unazës së Re kanë dashur të hynë në pedonale, janë masat e policisë që kanë ndaluar kalimin e çdo personi. Është ndaluar hyrja te Toptani dhe Ministria e Brendshme. Ata kanë dashur të hyjnë në kordon, ku edhe po hyjnë deputetët. Kjo ka bërë që situata të tensionohet dhe policia të shoqërojë disa prej tyre.”- raportoi gazetarja Dorjana Bezat.
Kujtojmë që banorët e Unazës së Re të cilët prej të paktën 145 ditësh protestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë shtëpitë e tyre i janë bashkuar protestës së opozitës sot para Kuvendit.
Gjak te Parlamenti, protestuesi: Polici që më goditi më tha do t’u shkelim me këmbë!
Një nga protestuesit është gjakosur nga policia para Parlamentit. Situata është tensionuar dhe ka patur përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve tek Kuvendi por edhe në rrugët që të çojne në afërsi të Parlementit.
Nga përlasja me policië ka mbetur ëdhe një protestue si plagsur. Protestuesi i plagosur ka deklaruar se polici që e ka goditur i ka thëne: Do t’u shkelim me këmbë.
Tensione edhe në hyrjen e Kuvendit, përplasje mes policisë dhe protestuesve…
Tensione janë regjistruar edhe në hyrjen kryesore të Parlamentit, në anën e rrugës Xhorxh W. Bush.
Mes protestuesve dhe policisë ka pasur shtyrje me trup, ndërsa në mbështetje të kordonit të uniformave blu janë angazhuar edhe forca të FNSH-së, që ndodhen të pozicionuara në oborrin e Kuvendit.
Herë pas here në këtë hyrje të Kuvendit ka përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërkohë që një automjet me ujë që përdoret për shpërndarjen e protestuesve, ndodhet në gadishmëri.
Ndërkohë policia ka vendosur masakt kundragaz, ndërsa në drejtim të kordonëve të policisë janë hedhur tymuese.
Një person është dëmtuar gjatë tensioneve.
Vokshi reagon e revoltuar: Sot policia dhunoi gratë dhe vajzat
”Nuk më ndalon dot askush për të protestuar paqësisht. Kemi marrë leje dhe nuk po na lejojnë. Do protestojmë kudo rreth e rrotull Parlamentit dhe Parlamentin e ka rrethuar populli. A mund të vihet dorë ndaj grave? Sot policia dhunoi gratë dhe vajzat. Kjo është e tmerrshme,’ tha ish-deputetja e PD, Albana Vokshi.
Sëbashku me demokratë të tjerë, ish-deputetja i ka bërë thirrje jo vetëm Policisë por edhe gjithë Shqiptarëve të sensibilizohen me to dhe të ndërgjgjësohen për situatën kaotike në të cilën ndodhet jo vetëm vendi, por edhe në të cilën po zhvillohet protesta.
Shpërthen tek Ministria e Brendshme, policia terror ndaj prtestuesve, nuk kursen as gazetarët
Duket se situata më e tensionuar në nisje të protestës së opozitës është përpara Ministrisë së brendshme, ku janë të vendosur banorët e Astirit.
Në mbrojtje të tyre janë dhe ish-deputetëty e opozitës Albana Vokshi dhe Klevis Balliu. Punonjësit e policisë nuk kanë kursyer me shtyrje dhe gazetarin Erjon Skëndo dhe operatorin e Fax News, të cilët po raportonin live atë që po ndodhte te protesta.
Ndërkohë që policia ka ndërhyrë me forcë dhe ndaj disa zonjave që ishin pjesë e protestës.
“A mund të vihet dorë mbi vajzat dhe gratë, sot policia ka marrë urdhër që ti dhunojë ato. Në do të protestojmë rreth e rrotull Kuvendit”, u shpreh Vokshi.
Protestuesit e mbledhur në hyrje të pedonales po përplasen me Policinë, e cila ka sjellë forca të shumta shtesë për t’i penguar. Ardhja e një grupi të madh policësh në bulevardësh, që u ka dalë para, është pritur me Uuuuuuuuuuuuuuuuu!
Tirana në shteterrethim, policia dhe forcat speciale bllokojnë të gjitha rrugët
Tirana ndodhet në shtetrrrethim! Të gjithë rrugët që të çojnë në afërsi të sallës së Kuvendit janë bllokuar nga forca të shumta policore dhe nga forcat speciale.
Qytetarët po mblidhen në afërsi të kuvendit të ftuar nga opozita për të protestuar kundër qeverisë.
Edhe pedonalja është e bllokuar biles ka patur tensione në mes të qytetarëve që donin të kalonin në atë aks dhe policisë së shumtë në numër.
Tension mes policisë dhe protestuesve, banorët e Unazës së Re bllokohen tek Ministria e Brendshme
Banoret e Unazës së Re nuk janë lejuar t’i afrohen kordonit të Policisë në hyrje të pedonales “Murat Toptani”. Pas këtij vendimi të policisë, ka patur tensione ems banorëve dhe forcave policore.
Sipas uniformave blu po presin të vijë një delegacion holandez dhe nuk duhet që protestuesit të afrohen.
Protetsuesit janë duke u grumbulluar në Tiranë përreth godinës së parlamentit, ndërsa Tirana ndodhet në shtetrrethim. Qindra forca policore janë pozicionuar në rrugët hyrëse të kryeqytetit duke bllokuar mjetet që vijnë nga rrethet.
Zbulohet dokumenti/ Torturat çnjerzore të hetuesit të ish-Sigurimit Bujar Sheshi, sot anëtar i KLP
Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve, Nebil Çika ka publikuar dokumentin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi ku ka torturuar në mënyrë çnjerëzore në hetuesi të burogsurin politik, Petraq Xhaçka.
“Deshmia e te burogsurit politik Petraq Xhaçka per tortuarat çnjerore ne hetuesi e hetuesit te sigurimit Qemal Lame, Reshat Leskaj e Bujar Sheshi, prej te cilave eshte detyruar te firmos kete dokument e te prarnoje se ai dhe koleget e tij inxhiniera nafte, ishin “agjente sevjetikë”.
Toruruesi eshte zgjedhur ne kupolen drejtuese të prokurorise KLP. Ja pse e ashtuqujatuara “reforme në drejtesi” eshte nje kapje e drejtesise nga komunistet dhe sigurimi i shtetit qe ne çdo shtet normal duhet te ishin në burg per krime kunder njerëzimit”, shkruan Çika.
Shiko fillimin e videos.
Bujar Sheshi është emëruar si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në kundërshtim me ligjin, pasi është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Venusi’.
PD bëri të ditur para disa ditësh në një deklaratë për mediat, se në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka ndodhur ajo që Partia Demokratike ka paralajmëruar shumë kohë më parë, “Veting-u ka mbajtur në sistemin e drejtësisë gjyqtarë dhe prokurorë në kundërshtim me ligjin, që i shërbejnë kryeministrit për të mbajtur nën kontroll organet e reja të drejtësisë”.
“Prova më flagrante është emërimi si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë i prokurorit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi. Dokumentet zyrtarë tregojnë se ai është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe për këtë fakt procedura e emërimit të tij duhet të ishte ndërprerë menjëherë. Ligji e ka shumë të qartë: një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit ndalohet të bëhet pjesë e organeve të reja të drejtësisë”, nënvizohej në deklaratën e PD.