22.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Si u gatua “historia ruse” e PD-së nga Rama me gazetarët që denoncuan Trumpin në FBI!

Ka një investim të madh mediatik, këto ditë, për të rikthyer në publik çështjen e financimit të lobimit amerikan të PD-së, duke ricikluar sajesën për lidhje ruse.

Exit.al ka analizuar faktet dhe propagandën, përfshi deklarimet zyrtare të lobistëve të PD-së në SHBA, letër porositë e ardhura nga SHBA dhe Britania, dëshminë në prokurori të kryetarit të PD-së, ka kryer intervista dhe la shqyrtuar dokumenta të tjera dhe po sjell një përmbledhje të gjetjeve, duke filluar me faktet dhe pastaj me propagandën.

Faktet
Partia Demokratike loboi në SHBA në gjysmën e parë të vitit 2017, kur ajo kishte braktisur Kuvendin dhe kishte ngritur çadrën para Kryeministrisë.

Për këtë gjë, ajo vendosi të lobojë në SHBA dhe nënshkroi një kontratë me kompaninë e lobistit amerikan Nick Muzin, të cilit i pagoi $25 mijë për shërbimin. Kontrata dhe pagesa u deklaruan që në fillim në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-ve, sikurse kërkon ligji për regjistrimin e lobistëve për qeveri apo institucione të huaja (FARA). Kjo kontratë, e vetmja kontratë lobimi e firmosur nga PD, dhe pagesa përkatëse janë deklaruar gjithashtu në KQZ.

Disa muaj pas këtij regjistrimi, Nick Muzin deklaroi në FARA edhe dy pagesa të tjera, në emër të Partisë Demokratike, por pa pasur kontratë me PD për to, njëra nga shoqëria skoceze Biniatta Trade prej $150 mijë, dhe një tjetër prej $500 mijë paguar nga qytetarë amerikanë, por emrat e të cilëve nuk janë publik.

Biniatta Trade është kompani e regjistruar rregullisht në Skoci, në pronësi të dy kompanive të regjistruara offshore në Belize. PD nuk ka asnjë kontratë me Biniata Trade, ndërkohë, Nick Muzin ka dorëzuar një kontratë konsulence me Biniatta, por të pafirmosur prej saj. Sidoqoftë, pagesa prej $150 mijë nga Biniatta për Muzin është bërë në mënyrë bankare, nga burime të ligjshme, për të cilat janë paguar taksat britanike dhe ato amerikane.

$500 mijë dollarë të tjera janë paguar për Nick Muzin nga brenda SHBA-ve, pa kontratë me të dhe ai nuk ka bërë publike se kush e ka kryer pagesën. Sidoqoftë, edhe kjo pagesë është nga burime të ligjshme, është e deklaruar rregullisht nga Muzin dhe për të janë paguar taksat dhe detyrimet ligjore amerikane.

Prokuroria shqiptare ka hetuar për të treja pagesat, duke marrë zyrtarisht informacione nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar dhe nuk ka gjetur asnjë fakt apo indicie për shkelje ligjore apo burime të paligjshme a të dyshimta, përfshi kontakte ruse.

Në këto rrethana, akuza e vetme për të cilën ajo po heton është deklarimi i rremë në formularë—siaps nenit 190 të Kodit Penal,—duke dyshuar për mos deklarim të plotë në KQZ të të gjithë të ardhurave dhe shpenzimeve të PD-së për vitin 2017. Në KQZ, PD ka deklaruar vetëm kontratën dhe pagesën direkte për Nick Muzin, ndërkohë që prokuroria pretendon se edhe pagesa nga Biniatta dhe ajo nga brenda SHBA për Muzin duhet të ishin deklaruar si të ardhura dhe shpenzime të PD-së.

Prokuroria nuk ka marrë asnjë të pandehur dhe nuk ka ngritur zyrtarisht akuzë as ndaj Partisë Demokratike dhe as ndonjë drejtuesi të saj. Sidoqoftë nëse prokuroria e verteton dyshimin e saj, Kodi Zgjedhor i konsideron deklarimet e pa sakta kundravajtje administrative, që dënohen me gjobë. Për më tepër, ajo tashëm është parashkruar pasi kundravajtjet parashkruhen pas një viti.

Ndërkohë, nuk ka asnjë hetim tjetër për këtë çështje as në Shqipëri, as në SHBA dhe as në Britani, pasi nuk ka dyshime për shkelje të ligjeve amerikane apo britanike.

Tashmë, është fakt i provuar nga hetimet e prokurorisë se “lidhja ruse” e propaganduar nuk ekziston dhe ka qenë sajesë, ndaj edhe prokuroria, ndonëse është nën kontrollin e kryeministrit, nuk ka folur asnjëherë për një gjë të tillë dhe nuk ka rrjedhur në media asnjë informacion që ka marrë nga jashtë për këtë çështje.

Propaganda
Duke përfituar nga paqartësitë në pagesat e marra nga Muzin, propaganda e Kryeministrit Rama është munduar prej më shumë se një viti të krijojë idenë se paratë kanë ardhur nga burime të lidhura me Rusinë.

Historia filloi me një konsulent politik amerikan, të intervistuar nga Exit.al, i cili duke hulumtuar për informacione për të dëmtuar Nick Muzin, për shkak të konkurencës në një garë politike të palidhur me Shqipërinë, ndeshi pagesat që Muzin kishte marrë nga Biniatta, të deklaruara si lobim për PD-në.

Duke dashur të dëmtojë Nick Muzinin, konsulenti u përpoq të bënte publike parregullsitë e dyshuara në kontratat e tij të lobimit, por nuk arriti të ngjallte interesin e askujt në Uashington.
Nuk dihet se si, por ai arriti të vihet në kontakt me Kryeministrin Rama apo njerëz të tij, të cilët kuptuan se kjo ishte mundësi për të sulmuar Lulzim Bashën. Me informacionin e furnizuar nga konsulenti amerikan, stafi i Zotit Rama sajoi një artikull, të mbushur me keqinformime dhe spekullime për lidhje ruse, i cili iu servir i gatshëm, fillimisht një medieje ballkanike online, e cila botohet në gjuhën angleze, por ajo refuzoi ta botojë për shkak të abuzimeve me standardet gazetareske.

Në kërkim të një media të huaj për t’u dhënë besueshmëri spekullimeve, Zoti Rama arriti të rekrutojë ndihmën e Mother Jones—një media e majtë në SHBA, e cila, ndër të tjerë, është financuar nga George Soros. Mother Jones ishte media e parë që shkroi për dosjen tashmë të diskredituar Steel, mbi të cilin filloi hetimi për “lidhejt ruse” të Presidentit Trump dhe ka qenë e investuar tërësisht në propagandimin e ethshëm të këtyre “lidhjeve”.

Tre gazetarë të Mother Jones—mes tyre David Corn, i cili është një nga dy personat që çoi në FBI dosjen e fallsifikuar Steel kundër Presidentit Trump—pa bërë verifikime, pa hulumtuar asgjë, sajuan një variant të artikullit të servirur nga Edi Rama dhe e botuan atë në mars 2018.

Artikulli, sidoqoftë, luan me insinuata dhe nënkuptime, por nuk akuzon direkt se ka patur lidhje ruse apo kanë qenë rusë ata që kanë. Përtej këtyre spekullimeve, ai përmban një sërë të pavërtetash të tjera dhe arrin në pikën sa akuzon Lulzim Bashën si njeri që punon kundër integrimit europian dhe kundër perëndimit.

Pra, gazetarët e Mother Jones, që siç e kanë pranuar vetë, pa qenë kurrë në Shqipëri, pa intervistuar apo pyetur askënd në Shqipëri, pa patur asnjë interes më parë për Shqipërinë, madje as Ballkanin, kanë arritur të shkruajnë një artikull që përmban deri hollësi të vogla nga Shqipëria, si deklarimet në çadër të Lulzim Bashës apo faktin që gjatë çadrës militantë demokratë kanë përdorur inicialet MAGA të Trump.

Duhet vënë në dukje se të gazetarët e artikullit, David Corn, Hannah Levintova dhe Dan Friedman, vazhdojnë edhe pas përfundimit të hetimit Mueller të akuzojnë presidentin Trump për agjent rus të kontrolluar nga Putin, dhe të bëjnë thirrje të përditshme për hetime të mëtejshme kundër tij—lexo për shembull, artikullin e djeshëm të David Corn, i cili ndërkohë ka botuar dhe një libër kundër Presidentit Trump për lidhje me Rusinë; apo artikullin e para tre ditëve nga Dan Friedman. (Është e qartë se kryeministri Rama ka arritur, me zgjuarsi, të gjejë bashkëpunëtorë të cilët duket se kanë motivim patologjik kundër Presidentit Trump, të bindur për lidhjet ruse të tij pavarësisht hetimit dy vjeçar Mueller.)

Qëllimi i vërtetë i artikullit të Mother Jones ishte që Edi Rama të mund të sulmonte PD dhe Lulzim Bashën e ngujuar në çadër si kundër integrimit të vendit në BE, kundër reformës në drejtësi, etj. Për këtë arsye, artikulli i Mother Jones ishte përkthyer dhe përgatitur paraprakisht për botim në shqip: vetëm 20 minuta pas botimit në Mother Jones, artikulli i përkthyer u botua fillimisht nga shqiptarja.com dhe pastaj në të gjitha mediat e kontrolluara nga Kryeministri Rama, me tituj bombastikë për “lidhje ruse”, dhe “financime nga Moska” apo “financime nga Putini” për PD-në.

Menjëherë propaganda e Ramës u hodh në aksion frontal dhe filloi trysninë ndaj prokurorisë për hetimet e “lidhjeve ruse” të PD-së. Për të rritur besueshmërin ë e akuzave, Edi Ramës i erdhi në ndihmën edhe të ish-ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili u shpreh disa herë publikisht se SHBA-të do të ndihmonin hetimin dhe duke aluduar se kjo çështje mund të hetohej edhe në SHBA.

Tashmë dihet se ndërsa bënte këto deklarata në mbështetje të qeverisë, Qendra për Politikat e Shoqërisë së Hapur të Sorosit në Uashington harxhonte miliona dollarë për të lobuar Kongresin amerikan për konfirmimin e Donald Lusë si ambasador në Kirgistan.

Për rrjedhojë, prokuroria shqiptare nisi hetimet dhe me ndihmën e oficerëve të OPDAT-it dërgoi kërkesë për infromacion në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Përgjigjet e këtyre kërkesave nuk sollën asnjë informacion apo fakt që tregonte shkelje ligjore në gjitha pagesat e deklaruara nga Muzin për lobim në favor të Partisë Demokratike nga Skocia dhe SHBA-të.

Informacionet mbërritën para pesë muajve, por ato u mbajtën në heshtje pa ndërmarrë asnjë veprim. Të vetmit që folën ishin surrogatë të Kryeministrit në media, të cilët herë pas here sulmonin PD-në duke ju referuar panikut të saj nga “dy letra që kishin ardhur nga amerika në prokurori” dhe që do ta kryqëzonin Bashën.

Ditë e fundit qeveria ka filluar një fushatë të re për ndërhyrjet ruse në Shqipëri, dhe më në fund prokuroria u bë e gjallë. Para një jave prokuroria e Tiranës i kërkoi Lulzim Bashës të paraqitej në prokurori për t’u njohur me përgjigjet e ardhura para pesë muajsh nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Kjo thirrje e pabazuar në ligj u kritikoi nga PD e cila i bëri thirrje prokurorisë të bënte publike çdo informacion të marrë nga jashtë. Natyrisht, mediat qeveritare dhe drejtuesit socialistë filluan deklarata publike për “lidhjet ruse”.

Pas refuzimit nga PD për të mësuar informacionin e letër-porosive, prokuroria menjëherë lëshoi një tjetër thirrje për paraqitje për Bashën dhe drejtuesit e tejrë të PD-së, këtë here në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit. Basha u paraqit, por pyetjet që prokurorët i bënë atij ishin elementare, për informacione që diheshin dhe pa lidhje thelbësore me hetimin.

Pas daljes nga prokuroria, Zoti Basha sqaroi publikisht të vërtetën e hetimit, duke kundërshtuar propagandën qeveritare për hetime në lidhje me “lidhje ruse”.

Si kundërpërgjigje, duket se qeveria detyroi prokurorinë të bëjë flakë për flakë një deklaratë “në bazë të interesimit të mediave”, në të cilën u shpreh se ajo ka vertetuar se PD nuk ka deklaruar pagesat. Kjo deklaratë është e dyshimtë ligjërisht pasi nxjerr të dhëna hetimore dhe jep konkluzione pa mbaruar hetimi.

Ndërkohë, cikli i propagandës së para një viti, duket se po përsëritet nga e para. Dje, Mother Jones botoi një artikull, përsi spekulativ dhe keqinformues, ku flitet për pyetje në lidhje me financimin rus të Bashës në prokurori, edhe pse nuk ka patur asnjë pyetje të tillë

Ndërkohë, Mother Jones pritet të botojë një artikull tjetër, ku do të përhapë informacionin e pavërtetë se ka një hetim për financimin nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, duke sjellë si burim një reporter shqiptar të një nga televizioneve kryesore shqiptare, i cili po bashkëpunon me Mother Jones për llogari të kryeministrit Rama.

Top Channel po përgatit, gjithashtu, një dokumentar rreth të njejtave spekullime, sikurse Vizion Plus po përgatit një reportazh.
E reja e këtij cikli propagandistik këtë herë është se Mother Jones, dhe me gjasa mediat shqiptare pranë Kryeministrit, pritet të hedhin në qarkullim një spekullim edhe më të madh në lidhje me moskonfirmimin e Katherine Kavalec si Ambasadore në Tiranë.

Kjo lojë e Edi Ramës me lidhjet ruse duket me përfitime për momentin, dhe lidhja e tij me dosjen mbetet e padukshme.
Por nëse Presidenti Trump do të bëjë realitet premtimin për të kërkuar hetimin se si dhe pse u sajua historia e “dosjes ruse” kundër tij, ndoshta ne do të mund të mësojmë më shumë edhe për minidosjen ruse në Shqipëri dhe mënyrën e gatimit të saj, duke qenë se ka të paktën një person të përfshirë në fillimin e propagandimit publik të të dyja dosjeve.

“EXIT.al”

Teatri/ Artisti italian, Albano: Gjërat që kanë histori nuk duhen shembur, por restauruar!

Në një intervistë ekskluzive për Fax News artisti italian ka folur për shembjen e Teatrit dhe ka rrëfyer gjithashtu edhe përvojën italiane në kulturë.

Ai është shprehur kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë. Karrisi i cilëson ndertesa te tilla si pika referuese të pazëvendësueshme dhe një dritare për botën.

Lidhja me Shqipërine për artistin italian i ka rrënjët të hershme madje në 2016 ai ka marrë dhe nënshtëtësinë shqiptare.
I pyetur nëse muzika mund të këtë ndikim mes shteteve ndryshe nga ndikimi i politikës ai është shprehur se muzika është e pazëvendësueshme në jetën shoqërore.

“Ështe element i pazëvendësueshm më jetën shoërore.Muzika është ilac, për shembull muzika popullore përcjell mesazhe fantastike dhe tepër të forta për një popull.”

Ndërkohë Karrisi ka komentur dhe prishjen e objekteve historike me vlera të larta kulturore.

“Unë nuk di çfarë vlere ka ky Teatër, por di që gjërat që kanë histori nuk duhen shembur por duhen restauruar. Italia është një vend me një kulturë të jashtëzakonshme, por atje nuk ndodh që ndërtesat me vlerë historike dhe kulturore të lejohen që të shemben.”

Ai gjithashtu ka komentuar dhe gjendjen në Itali të artit dhe kulturës.

“Italia po kalon një krizë të madhe indetiteti në këtë moment ndoshta nga emigracioni apo politika. Të gjitha partit janë kundra njëra tjetrës por kurrë me njëra tjetrën dhe kjo gjë nuk e lë një vend të përparoj.”

Ndërkohë Albano Karrisi ka kujtuar me nostalgji momentin e parë kur ka performuar para publikut shqiptarë.

“Më kujtohet mbrëmja e 1998, në stadiumin e Tiranës atë ditë ishte i pranishëm edhe miku im, ish-presidenti i vendit, Bamir Topi. Atë mbrëmje ai më ka thënë se kur unë kam kënduar ‘Liberta’ populli shqiptar kuptoi se ishte koha për t’i dhënë një shtysë vendit edhe kjo gjë shumë shpejt u realizua. Njerzit kanë nevojë për shtysa.”

Artisti ka paralajmëruar edhe shumë projekte muzikore por jo vetëm. Ai ka folur gjithashtu edhe për pjesëmarrjen në një film aksion.

Denoncimi: Vëllai i Gjiknurit grabit miliona me një tender fiktiv

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qyteari i cili shkruan se vëllai ish-ministrit Gjiknuri, Panojot Gjiknuri ka vjedhur miliona lekë nëpërmjet një tenderi fiktiv. Sipas qytetarit, tenderi duhet të kishte mbaruar që në qershor të vitit 2018 por akoma s’ka mbaruar.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Vjedhje me ndihmen vellaçkos!
Miq, Panajoti, vellai i Damian Gjiknurit akuzohet se grabiti tenderin ne konflikt interesi.
Por jo vetem kaq.
Ai mori parate dhe nuk zbatoi kontraten.
Lexoni mesazhin e nepunesit dixhital. sb
Panajoti ne fund vitin e vitit 2017 Isarai i dha nje tender ne dpshtrr duka ja hequr te drejten infosoftit dhe duke ja dhene ketij bashkim shoqerish por qe menaxhohen nga Panajot Gjiknuri
E tmerrshme eshte se tenderi duhet te kishte mbaruar qe ne qershor te vitit 2018 por e tolerojne dhe ky akoma se ka mbaruar “Gonxhja Drejtori i pergjithshem i dpshtrr i ben presion punonjesve te firmosin edhe pa mbaruar te njejtin presion po ju ben edhe i besuari i Damian Gjiknurit zv,drejtori pergj, Azbi Arapi aman doktor beje titull se keto te cojne ne burg per pese pare spec djeges!

Nën qeverisjen e “Shef kriminelit”!

Nga Gent STRAZIMIRI

Dëgjojeni me kujdes dhe kuptoni sa “përparim” kemi bërë në luftën kundër krimit, në të bërit shtet, në zbatimin e ligjit dhe… reformave!!! Kuptoni se kush është SHEFI në të vërtetë!!!
“Shef krimineli” jep urdhra ndërsa “shef” polici i përgjigjet si një gjimnaziste e turpshme në anën tjetër të telefonit duke u justifikuar që “nuk ka tjetër” ….
“Shef krimineli” kërkon llogari se ku ndodhet “shefi i madh” pasi ka mbaruar punë me libër shpije me “shef” prokurorin… dhe “shef” polici përbetohet që edhe “shefi i madh” nuk po e tradhëton me askënd, thjesht është jashtë duke treguar sa fort e luftojmë… krimin!!!
Në fund “shef” polici i dërgon lekët “shef kriminelit” … megjithëse vetë “është në një ngjarje” ….që dmth në ndihmë të ndonjë qyqari, viktimë e … “shef kriminelit”, atij që i q* robt edhe prokurorit, edhe “shefit të madh” …
KAQË!!!

Dokumenta zyrtare te pabesueshme dhe te jashtezakonshme!Pergjimet e nxjerra nga dosja zyrtare bejne autopesine e plote te narkoshtetit. Ato faktojne me ze te certifikuar1- se narkorafikanti i njohur Fredi Alizoti (qe sipas skenarit Xhafa – Veliu eshte ngarkuar te mashtroje kundrejt pageses se me Alfred Veliun ka biseduar ai dhe jo Agron Xhafa) bisedon ne telefon shume e shume here dhe i trajton si vartes te tij narkodrejtorin dhe narko zevendesdrejtorin e policise se qarkut te Fierit, Nushi dhe Marko si dhe narkoprokurorin e ngarkuar per hetim.Nga keto biseda del se:2- Narkodrejtori dhe zevendesi i tij takohen disa here me trafikantin Alizoti dhe i paguajne shuma te mira parash. 3- Nga bisedat del se per aferen e piste te tyre pra imitimin e Geron Xhafes nga Alizoti ai ka lidhje edhe me narko politikanet e larte Taulant Ballen dhe Gramoz Rucin.4-Ne nje bisede me zevendes narkodrejtorin Marko trafikanti permend “shefin e madh”. Por Marko i thote se “shefi i madh” eshte jashte dhe kthehet te nesermen mbasdite.5-Verifikimi deshmon se shefi i madh ishte Fatmir Xhafa, i cili ate dite ndodhej ne Kroaci.6-Dosja e derguar ne gjykate nga narko prokuroret nuk perfshine asnjerin prej ketyre regjistrimeve te realizuara me urdher te prokurorit. Per narkoprokuroret e narkoshtetit keto prova nuk ekzistojne!?7-Madje narkodrejtor Nushi dhe zevendesi i tij Marko te thirrur ne prokurori, sipas dokumentave zyrtare mashtrojne duke deklaruar se kane takuar vetem nje here trafikantin Alizoti. 8-Megjithe kete, narkoprokuroret qe kane prova te pakundershtueshme se narkopolicet kane genjyer, ne vend qe ti arrestojne per genjeshtren e tyre e besojne kete genjeshter si te vertet duke u bere bashkepuntore ne krim.Si perfundim fajtor per narkoprokuroret esht Ervin Salianji qe me keto dokumenta beri autopsine e narkoshtetit. Kurse Narkodrejtori dhe zevendesi i tij se bashku me narkoprokuroret kalojne vetingun dhe ngrihen ne pergjegjesi. Ketu me poshte keni regjistrimet qe dokumentojne me ze narkoshtetin e Edvinit. sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 27. März 2019

“Zoti e ruajttë Edi Ramën dhe ata që bashkëpunojnë me Edi Ramën”

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pak përpara fillimit të mbledhjes së ish-grupit parlamentar të LSI dha një prononcim për mediat. Kryemadhi foli për protestën e ditës së nesërme, për të cilën tha se nuk do të jetë një protestë e opozitës, por protestë e qytetarëve shqiptarë dhe do të jenë protesta kundër varfërisë. Kryemadhi tha se parlamenti është ilegjitim, ndërsa theksoi se mazhoranca në vend që të përdorë paratë për të subvencionuar fermerët për prodhimet e tyre bujqësore, po i përdor këto para për blerjen e deputetëve.

“Në fakt ilegjitimiteti i Parlamentit tashmë për ne është bërë mëse normal, sepse këtu paradokset janë kthyer në normale. Por dua të them diçka, që nëse deputetët që hyjnë në Parlament me subvencion nga Partia Socialiste, duke eliminuar subvencionin për bujqësinë dhe për fermerët shqiptarë, duke kaluar paratë e fermerëve për të ulur TVSH-në e qumështit, për të ulur TVSH-në për prodhimet e tyre bujqësore dhe për t’i krijuar mundësi për infrastrukturë dhe donacion fermerëve, por donacionet e tyre kalojnë si donacione për deputetët e blerë.

Për këtë Zoti e ruajttë Edi Ramën dhe ata që bashkëpunojnë me Edi Ramën. Por nga ana tjetër unë do të thoja që nëse këta deputetë do të kthenin 400 mijë shqiptarët që kanë ikur nga kushtet e vështira dhe mungesën e kafshatës së bukës, nëse këta deputetë kanë hyrë në mënyrë kontrabandë në Parlament do të krijojnë mundësinë që të rrisin rrogat, të ulin çmimin e energjisë elektrike, të ulin taksat e shqiptarëve, kjo do të ishte një gjë shumë e mirë”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Prononcimi i plotë Monika Kryemadhi

Cili është qëllimi i mbledhjes së sotme e ish-grupit parlamentar?
Mbledhja ka të bëjë me organizmin e protestës për nesër, ku në fakt qytetarët janë njoftuar pavarësisht nga pjesëmarrja e madhe që do të ketë nga qytetarët nga të rinjtë dhe të rejat edhe ne si struktura partie duhet te jemi atje për çdo lloj eventualiteti në mënyrë për të përballuar çdo lloj provokimi ose çdo lloj situate. Megjithatë edhe protesta e nesërme do të jetë një protestë madhështore sepse çdo ditë e më shumë problematikat dhe problemet e përditshme të shqiptarëve shtohen. Duke filluar që nga mungesa e punës,. Duke vazhduar me çmimet e larta të energjisë elektrike, me çmimin e lartë të ujit të pijshëm, me mundësinë dhe mungesën e madhe të një kosto jetese normale të cilën nuk e kanë më sot shqiptarët. E kanë një kosto jetese çdo ditë e më shumë që rritet. Kështu që protesta nuk ka të bëjë vetëm me protestën politike por ka të bëjë edhe me protestën ekonomike. Ka të bëjë me atë ndjeshmëri të varfërisë që tashmë shqiptarëve iu ka vajtur shumë thellë dhe po vjen çdo ditë dhe më shumë për të shpërthyer. Sigurisht që në mbledhjen e sotme ne do të diskutojmë dhe për anën organizative të të gjitha strukturave të partisë ku do të bëhen gati për zgjedhje të parakohshme. Ne jemi të bindur dhe po njoftojmë gjithë strukturat që shumë shpejt Shqipëria do shkojë në zgjedhje të parakohshme, për të pasur një parlament legjitim, zgjedhje të lira dhe të ndershme duke iu ofruar shqiptarëve njëherë e përgjithmonë atë mundësi dhe atë mundësi të munguat në këto 30 vite tranzicion, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Tashmë ka ardhur koha që djegia e mandateve të opozitës, dua të ritheksoj dhe njëherë atë që tha dhe një analist gazetar që djegia e mandateve është interes publik. Kështu që ajo që është e rëndësishme është që çdo ditë dhe më shumë elita shqiptare dhe ata pak njerëz që kanë ngelur në Shqipëri po kuptojnë që djegia e mandateve ishte akti final I opozitës jo vetëm për të ndërgjegjësuar opinionin publik por dhe opinionin ndërkombëtar për të kuptuar që shteti është I kapur dhe kapja e shtetit ka sjellë varfërinë e shqiptarëve. Sepse kapja e shtetit, mungesa e institucioneve shtetërore dhe mungesa e një qeverie të drejtë dhe të barabartë për qytetarët ka sjellë që ka pasuar 5 veta dhe ka varfëruar shqiptarët çdo ditë dhe më shumë. Dhe iu ka dhënë shansin oligarkëve të krimit të organizuar të pasurohen në kurriz të shqiptarëve dhe shqiptarët.

I ka degdisur jashtë vendit të tyre. Prandaj protesta e nesërme është një protestë në vazhdimësi të protestave jo të opozitës por të shqiptarëve. Dhe protestat që do të vijnë çdo ditë dhe më shumë do të jenë protestat kundër varfërisë dhe koalicioni opozitar do të jetë koalicion që do të rimëkëmbë ekonominë shqiptare dhe do të jetë ai koalicion që do t’ japë shansin dhe mundësinë shqiptarëve për të pasur më shumë punë, për të mbajtur fjalën politikanët. Sepse janë mësuar në kaq vite që politikanët nuk e mbajnë fjalën. Por ka ardhur koha që politikanët të japin llogari përpara popullit dhe ta kenë frikë atë. Jo të ketë populli frikë politikanët.

Zonja Kryemadhi protesta e nesërme është e shtata e radhës nga opozita. Ndërkohë nga ana tjetër kryeministri Rama e ka mbushur Parlamentin me deputetë. Kjo është ajo që ka prodhuar aksioni opozitar le të themi?
Në fakt ilegjitimiteti i Parlamentit tashmë për ne është bërë mëse normal, sepse këtu paradokset janë kthyer në normale. Por dua të them diçka, që nëse deputetët që hyjnë në Parlament me subvencion nga Partia Socialiste, duke eliminuar subvencionin për bujqësinë dhe për fermerët shqiptarë, duke kaluar paratë e fermerëve për të ulur TVSH-në e qumështit, për të ulur TVSH-në për prodhimet e tyre bujqësore dhe për t’i krijuar mundësi për infrastrukturë dhe donacion fermerëve, por donacionet e tyre kalojnë si donacione për deputetët e blerë. Për këtë Zoti e ruajttë Edi Ramën dhe ata që bashkëpunojnë me Edi Ramën. Por nga ana tjetër unë do të thoja që nëse këta deputetë do të kthenin 400 mijë shqiptarët që kanë ikur nga kushtet e vështira dhe mungesën e kafshatës së bukës, nëse këta deputetë kanë hyrë në mënyrë kontrabandë në Parlament do të krijojnë mundësinë që të rrisin rrogat, të ulin çmimin e energjisë elektrike, të ulin taksat e shqiptarëve, kjo do të ishte një gjë shumë e mirë.

Por përkundrazi, futja e këtyre deputetëve do të shtojë akoma më shumë, sepse sot kemi institucionin e kadastrës që do t’u grabisë pronat shqiptarëve. Sot kemi rritje të taksave të pronës. Sot kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike. Sot kemi rritje të taksave të ambientit. Dhe të mos harrojmë vetëm ndërtuesit po të pyesim sot në Tiranë, aq para sa paguajnë për hapjen e një grope pallati, aq para paguajnë edhe për dherat që derdhin në fill lande që janë pronë dhe paratë nuk shkojnë as në xhepin e Bashkisë së Tiranës, as në xhepin e buxhetit të shtetit, por shkojnë në xhepin e pushtetarëve, apo në xhepin e deputetëve sot të blerë të këtij Parlamenti ilegjitim.

A po përgatitet opozita konkretisht për zgjedhjet parlamentare?
Sigurisht që po përgatitet. Ka filluar puna në të gjithë Shqipërinë. Madje sot një nga vendimet që do të marrim do të jetë edhe grupi i ngritjes së Vetting-ut të kandidatëve, ku në LSI do ta drejtojë zonja Klajda Gjosha, ku kandidatët e LSI-së do të vetohen. Pra ne vetë do t’iu bëjmë një Vetting për të mos pasur më kandidatë dhe politikanë me të kaluar të errët, me konflikt interesi, e interesat e tyre personale, për të mos përdorur mandatin që i japin qytetarët për interesat e tyre personale. Por për të qenë një mandat që u shërben politikave, që i shërben qytetarëve, shqiptarëve, i shërben zhvillimit dhe rritjes ekonomike në Shqipëri.

Sigurisht që jam e bindur që edhe partitë e tjera të frontit opozitar janë në këtë proces, sepse edhe ato e kanë filluar. PD-ja do të shtrihet në fazën “Një anëtar, një votë”,por mund të pyesni edhe ata. Ne do të bëjmë procesin e Vettingut, por gjithashtu edhe përzgjedhjen e kandidatëve që do të vijnë nga strukturat e partisë, e jo vetëm nga strukturat e partisë. Do të jetë një bashkëbisedim gjithëpërfshirës dhe me grupe interesi të qarqeve të caktuara.

Çfarë reagimi kanë ndërkombëtarët mbi këtë aksion?
Unë mendoj që reagimi i ndërkombëtarëve fillimisht ka qenë për stabilitetin, por më pas kur kanë parë stabilitetin e shtetit të kapur ose stabiliteti i krimit të organizuar është kthyer në destabilitet për vendet e rajonit, kanë reaguar menjëherë. Vuçiçi gjithmonë tregohet më i mençur se Rama dhe më i shpejtë se sa ai. I shpalli zgjedhjet e parakohshme për të mos e thelluar më tej krizën dhe për të mos e dëmtuar më tej partinë e tij. Besoj që edhe PS-ja duhet të reagojë më shpejt, sepse çdo ditë që kalon më shumë, e thellon më shumë krizën, e thellon më shumë vështirësinë ekonomike të shqiptarëve dhe njëkohësisht rrit gjithmonë e më shumë mospërkrahjen e qeverisë së kapur nga një grup kriminal nga shqiptarët.

Berisha: Pas aferave të pista me dëshmitarin e rremë qëndron edhe Taulant Balla e Gramoz Ruçi

Ish-Kryeministri Berisha ka renditur 8 faktet që vërtetojnë që Audio-Përgjimet e nxjerra nga Prokuroria në lidhje me bashkëpunimin e Drejtorit të Policisë Fier Alfred Nushi me shtetasin Alfred Alizoti, me qëllim që ky i fundit të hiqet sikur është ai Agron Xhafaj në audiopërgjimin e ‘Babales”, apo ndryshe Albert Veliut.

Statusi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
‘Dokumenta zyrtare te pabesueshme dhe te jashtezakonshme!

Pergjimet e nxjerra nga dosja zyrtare bejne autopesine e plote te narkoshtetit.
Ato faktojne me ze te certifikuar

1-se narkorafikanti i njohur Fredi Alizoti (qe sipas skenarit Xhafa – Veliu eshte ngarkuar te mashtroje kundrejt pageses se me Alfred Veliun ka biseduar ai dhe jo Agron Xhafa) bisedon ne telefon shume e shume here dhe i trajton si vartes te tij narkodrejtorin dhe narko zevendesdrejtorin e policise se qarkut te Fierit, Nushi dhe Marko si dhe narkoprokurorin e ngarkuar per hetim.

Nga keto biseda del se:
2- Narkodrejtori dhe zevendesi i tij takohen disa here me trafikantin Alizoti dhe i paguajne shuma te mira parash.

3- Nga bisedat del se per aferen e piste te tyre pra imitimin e Geron Xhafes nga Alizoti ai ka lidhje edhe me narko politikanet e larte Taulant Ballen dhe Gramoz Ruçin.

4-Ne nje bisede me zevendes narkodrejtorin Marko trafikanti permend “shefin e madh”. Por Marko i thote se “shefi i madh” eshte jashte dhe kthehet te nesermen mbasdite.

5-Verifikimi deshmon se shefi i madh ishte Fatmir Xhafa, i cili ate dite ndodhej ne Kroaci.

6-Dosja e derguar ne gjykate nga narko prokuroret nuk perfshine asnjerin prej ketyre regjistrimeve te realizuara me urdher te prokurorit. Per narkoprokuroret e narkoshtetit keto prova nuk ekzistojne!?

7-Madje narkodrejtor Nushi dhe zevendesi i tij Marko te thirrur ne prokurori, sipas dokumentave zyrtare mashtrojne duke deklaruar se kane takuar vetem nje here trafikantin Alizoti.

8-Megjithe kete, narkoprokuroret qe kane prova te pakundershtueshme se narkopolicet kane genjyer, ne vend qe ti arrestojne per genjeshtren e tyre e besojne kete genjeshter si te vertet duke u bere bashkepuntore ne krim.

Si perfundim fajtor per narkoprokuroret esht Ervin Salianji qe me keto dokumenta beri autopsine e narkoshtetit. Kurse Narkodrejtori dhe zevendesi i tij se bashku me narkoprokuroret kalojne vetingun dhe ngrihen ne pergjegjesi.

Ketu me poshte keni regjistrimet qe dokumentojne me ze narkoshtetin e Edvinit. Sb’

Dokumenta zyrtare te pabesueshme dhe te jashtezakonshme!Pergjimet e nxjerra nga dosja zyrtare bejne autopesine e plote te narkoshtetit. Ato faktojne me ze te certifikuar1- se narkorafikanti i njohur Fredi Alizoti (qe sipas skenarit Xhafa – Veliu eshte ngarkuar te mashtroje kundrejt pageses se me Alfred Veliun ka biseduar ai dhe jo Agron Xhafa) bisedon ne telefon shume e shume here dhe i trajton si vartes te tij narkodrejtorin dhe narko zevendesdrejtorin e policise se qarkut te Fierit, Nushi dhe Marko si dhe narkoprokurorin e ngarkuar per hetim.Nga keto biseda del se:2- Narkodrejtori dhe zevendesi i tij takohen disa here me trafikantin Alizoti dhe i paguajne shuma te mira parash. 3- Nga bisedat del se per aferen e piste te tyre pra imitimin e Geron Xhafes nga Alizoti ai ka lidhje edhe me narko politikanet e larte Taulant Ballen dhe Gramoz Rucin.4-Ne nje bisede me zevendes narkodrejtorin Marko trafikanti permend “shefin e madh”. Por Marko i thote se “shefi i madh” eshte jashte dhe kthehet te nesermen mbasdite.5-Verifikimi deshmon se shefi i madh ishte Fatmir Xhafa, i cili ate dite ndodhej ne Kroaci.6-Dosja e derguar ne gjykate nga narko prokuroret nuk perfshine asnjerin prej ketyre regjistrimeve te realizuara me urdher te prokurorit. Per narkoprokuroret e narkoshtetit keto prova nuk ekzistojne!?7-Madje narkodrejtor Nushi dhe zevendesi i tij Marko te thirrur ne prokurori, sipas dokumentave zyrtare mashtrojne duke deklaruar se kane takuar vetem nje here trafikantin Alizoti. 8-Megjithe kete, narkoprokuroret qe kane prova te pakundershtueshme se narkopolicet kane genjyer, ne vend qe ti arrestojne per genjeshtren e tyre e besojne kete genjeshter si te vertet duke u bere bashkepuntore ne krim.Si perfundim fajtor per narkoprokuroret esht Ervin Salianji qe me keto dokumenta beri autopsine e narkoshtetit. Kurse Narkodrejtori dhe zevendesi i tij se bashku me narkoprokuroret kalojne vetingun dhe ngrihen ne pergjegjesi. Ketu me poshte keni regjistrimet qe dokumentojne me ze narkoshtetin e Edvinit. sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 27. März 2019

Protesta e nesërme tmerron Ramën, blindon dhe mbyll me pllaka metalike Kryeministrinë

Rama është tembur keq nga protesta e opozitës së bashkuar që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 9:30 para Parlamentit. I tmerruar nga protesta, ka urdhëruar të mbyllet me pllaka metalike hyrja e Kryeministrisë.

Edhe pse opozita ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të protestojnë para Parlamentit, teksa brenda zhvillohet seanca plenare, masat janë marrë edhe për mbrojtjen e Kryeministrisë. Në godinën e Kryeministrisë kanë nisur përgatitjet për protestën e nesërme të opozitës së bashkuar.

Siç shihet nga fotot e mësipërme, hyrja e Kryeministrisë është duke u ‘mbyllur’ me pllaka metalike.

Kjo metodë ushtrohet për të siguruar sigurinë e godinës nga protestuesit në raste se nga ana e PD-së ndodh një ndryshim skenari. Edhe në protestat e shkuara opozita e bashkuar ka bërë ‘xhiro’ në Tiranë duke protestuar në pika të ndryshme të vendit.

Opozita ka zhvilluar 6 protesta kundër qeverisë Rama. Gjatë protestave ka pasur edhe tensione mes efektivëve të policisë dhe qytetarëve pasi këta të fundit janë përpjekur të hyjnë në godinat e institucioneve.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndarë turmat e tyre. Prej kohësh opozita kërkon largimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Akuza të rënda ndaj Arta Markut: “Shkatërruat dosje të rëndësishme të zyrtarëve të lartë”!

Në analizën vjetore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pati debate të ashpra dhe akuza të rënda ndaj Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku. Mësohet se ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, ka hedhur akuza ndaj kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku, se nuk e ka bërë detyrën siç duhet.
“Ju nuk keni bërë asgjë që kur keni marrë drejtimin e institucionit. Mburreni me rezultatet e punës të viteve 2016 – 2017”, i është drejtuar Hadarmataj-Markut.
“Ju dhe ata që punojnë për ju këtu, shkatërruat shumë dosje të rëndësishme të zyrtarëve të lartë që sot duhet të ishin në burg. Duhet të tregoheni e përgjegjshme kur të sulmoni para mediave Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, ka thënë gjithashtu Hajdarmataj gjatë analizës së punës të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Marku, gjatë fjalës së saj, është shprehur se, disa prokurorë kanë keqpërdorur pozicionet, kanë nxjerrë sekretet e hetimit dhe “na kanë bërë të ndjehemi keq”.

Dëshmitari irremë/ PD kallzim penal për drejtuesit e policisë dhe 4 prokurorët e çështjes “Xhafaj”

Partia Demokratike ka vendosur të kallëzojë penalisht drejtuesit e policisë, që gjatë kohës kur kanë ndodhur përgjimet zyrtare ndaj Fredi Alizotit, drejtonin policinë e Fierit.

Në një konferencë për mediat, ish-deputeti Ervin Salianji, paralajmëroi se gjithashtu do të kallzohen penalisht edhe prokurorët e çështjes Xhafaj, për shpërdorim detyre falsifikim të provave dhe fshehje të së vërtetës.

“Ata që sot mendojnë se janë të paprekshëm do të japin llogari për të gjitha shkeljet e tyre, pavarësisht suportit që kanë sot për shkak të shërbimeve që po kryejnë”, paralajmëroi ish-deputeti.

Salianji publikoi sot përgjime të reja lidhur me çështjen “Babalja”, ku provohet sesi ish-drejtuesit e Policisë së Fierit komunikonin me trafikantin e dënuar Fredi Alizoti, duke e paguar për shkak të rolit që ai mori si aktor.

“Përgjimet faktojnë se Edi Rama e ka humbur bastin. Ai është faktuar si arkitekti i mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj, ndërsa Fatmir Xhafaj si ministri që vuri policinë dhe prokurorinë në shërbim të fallsifikimit të së vërtetës.

Partia Demokratike ka vendosur të kallëzojë penalisht drejtuesit e policisë së Fierit dhe 4 prokurorët e çështjes “Xhafaj” për shpërdorim detyre, fallsifikim të provave dhe fshehjen e së vërtetës.

Sado të paprekshëm të duken tani, narkoshteti i ndërtuar prej Edi Ramës, nuk do të triumfojë! Herët apo vonë, Edi Rama dhe shërbëtorët e tij do të përballen me ligjin dhe drejtësisë e vërtetë!”, tha Salianji.

Protestuesja: “Shefi i krimeve në Kombinat më erdhi në banesë dhe më ka dhunuar”!

“Shefi i krimeve në Kombinat më erdhi në banesë dhe më ka dhunuar, e kam me video të filmuar. E lashë, por sot u hakmor prapë, dhe i them sot: Do ta kesh personale me mua Oliger Torba”. Kjo deklaratë u bë nga një banore nga protesta e Unazës së Re në kryeqytet ku qindra baniorë protestojnë prej muajsh kudër projektit për ndërtimin e rrugës që parashikon shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre.
Banorët kërkuar rrëzimin e projektit që e cilësojnë korruptiv dhe deklaruan pjesëmarrjen e tyre në protestën e nesërme para parlamentit, të thirrur nga opozita, që nis në orën 9:30.
Largimi i kryeministrit Edi Rama dhe i kry bashkiakut të Tiranës Erion Veliaj u kërkua gjithashtu në protestën e pasdites së kësaj të mërkure.
Krah banorëve ishin edhe ish-deputetët e opozitës, Klevis Balliu dhe Petrit Vasili. Ish-kreu i grupit parlamentare të LSI-së tha se Ramën “nuk e duan as të tijtë”
“Se duan as të tijtë është një havale e madhe që u ka mbetur mbi kokë”, deklaroi Vasili nga megafoni i protestës.

LIVE – Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre!

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Mittwoch, 27. März 2019