30.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Tension tek Unaza e Re, policë civilë rrethojnë banorët në protestë

Banorët te Unaza e Re kanë zhvilluar sot protestën e radhës për të 146 ditë rresht. Situata edhe këtë mbrëmje ka qënë e tensionuar pasi banorët vazhdojnë të jenë të survejohen nga policë të veshur civilë dhe me uniformë.
Ndërsa në qeli vazhdon të jetë Altin Çejku, i cili u ndalua mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas protestës.
“Vazhdon qëndresa jonë për të shembur bashkë më projektin edhe këtë qeveri të korruptuar. Ne këtu nuk dolëm vetëm për shtëpitë tona por edhe sepse u vodhën taksat tona. Këtu po bëhet një dhunë e pashoqe nga nomenklatura e re komuniste. Këta fundërrina mundohen të na sjellin metodat e Sigurimit të Shtetit. Ne nuk frikësohemi, nga kjo dhunë me arrestime. Sot janë në burg Danieli, Doriani dhe Altin Çejku”, thanë banorët.

LIVE – Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre!

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Mittwoch, 27. März 2019

Dy përgjime të reja/ Dëshmitari i rremë: Do t’i thuash “Shefit të Madh” të më takojë për lekët…!

Partia Demokratike ka publikuar sot dy përgjime të reja mbi çështjen e Agron Xhafajt në trafikun e drogës, në të cilat sot del emri i Shefit të Madh, Fatmir Xhafajt. Përgjimet zbardhin më tej se si është kurdisur dëshmitari i rremë për të shkatërruar provat e Xhafajt në trafikun e drogës.
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, publikoi videon para mediave që provon se prokuroria nuk i ka zbardhur qëlimisht përgjimet zyrtare. Aty kuptohet se ai që e ka deleguar “qepjen” e kësaj afere, është Shefi i Madh, Fatmir Xhafaj.
Në video dëgjohet sesi dëshmitari i rremë Fredi Alizti i kërkon Drejtori të Policisë së Fierit që të takohet me “Shefin e Madh”.
Sesi Drejtori i Policisë së Fierit, Nushi, i justifikohet duke i thënë se “Shefi i Madh” është jashtë.
Shefi i Madh nuk është tjetërkush përveçse Fatmir Xhafaj, i cili atë ditë kur është bërë përgjimi, Xhafaj ndodhej në Kroaci, për vizitë zyrtare. Pra, Drejtori i Policisë në atë rast nuk e ka gënjyer dëshmitarin e rremë.
Ervin Salianji deklaroi se çështja do të depozitohet në Prokurori dhe koha kur Edi Rama do të përballet me drejtësinë është e afërt.

Deklarata e plotë e Salianjit
Përgjimet zyrtare, që Prokuroria në mënyrë të paligjshme, nuk i ka zbardhur, faktojnë se dëshmitari i Edi Ramës është i sajuar, është blerë dhe mbajtur me lekë për llogari të pushtetit të Edi Ramës.
Përgjimet zyrtare faktojnë në mënyrë tronditëse vendosjen e policisë, prokurorisë, dhe qeverisë nën urdhrat e një trafikanti të dënuar, që mori përsipër rolin e shpëtimtarit të qeverisë së Edi Ramës.

Sot po bëjmë publik dy përgjime, që faktojnë jo vetëm se drejtuesit e policisë në Fier paguajnë dëshmitarin e sajuar, Fredi Alizoti, por që, ai qe ka deleguar qepjen e kesaj afere është edhe ai që në bisedë quhet “shefi i madh” dhe që faktet provojnë se ai është Fatmir Xhafaj.
Edi Rama vuri bast karrigen e kryeministrit, kur opinioni publik u njoh me faktet tronditëse të trafikut të drogës nga vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në atë kohë, Edi Rama shpalli i pari pafajësinë e Agron Xhafajt dhe akuzoi Partinë Demokratike se kishim sajuar ngjarjen.
Opinioni publik e ka parë përgjatë gjithë këtij viti sesi policia dhe prokuroria u vunë në shërbim të karriges së Edi Ramës dhe u investuan me sajimin e dëshmitarit të rremë kundër opozitës.
Ata sajuan dosjen sipas porosisë së Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, për të marrë të pandehur denoncuesit e krimit qeveritar. Por, të verbuar nga pushteti, lanë pas në dosje, gjurmët tronditëse të vënies së shtetit në shërbim të mbulimit të krimit dhe fallsifikimit të provave.
Dosja “Xhafaj” është prova më konkrete se Shqipëria është sot një narkodemokraci, ku policia dhe prokuroria nuk janë në shërbim të zbulimit të së vërtetës, por të linçimit të kundërshtarëve të qeverisë dhe mbrojtjes së trafikantëvë të drogës, në këtë rast, të vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Përgjimet zyrtare, që Prokuroria në mënyrë të paligjshme, nuk i ka zbardhur, faktojnë se dëshmitari i Edi Ramës është i sajuar, është blerë dhe mbajtur me lekë për llogari të pushtetit të Edi Ramës.

Përgjimet zyrtare faktojnë në mënyrë tronditëse vendosjen e policisë, prokurorisë, dhe qeverisë nën urdhrat e një trafikanti të dënuar, që mori përsipër rolin e shpëtimtarit të qeverisë së Edi Ramës.
Sot po bëjmë publik dy përgjime, që faktojnë jo vetëm se drejtuesit e policisë në Fier paguajnë dëshmitarin e sajuar, Fredi Alizoti, por që, ai qe ka deleguar qepjen e kesaj afere është edhe ai që në bisedë quhet “shefi i madh” dhe që faktet provojnë se ai është Fatmir Xhafaj.
Deshmitari i sajuar i kërkon Drejtorit të Policisë së Fierit të takohet me shefin e madh. Këto biseda mes Drejtorit të Policisë së Fierit dhe dëshmitarit të sajuar janë zhvilluar në datat 7 dhe 8 qershor 2018. Në këto data, është e vërtetë se shefi i madh i policëve ndodhet jashtë shtetit. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, shefi i madh, Fatmir Xhafaj, ndodhet në Kroaci, në një vizitë zyrtare.
(FOTO)
Përgjimet faktojnë se Edi Rama e ka humbur bastin. Ai është faktuar si arkitekti i mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj, ndërsa Fatmir Xhafaj si ministri që vuri policinë dhe prokurorinë në shërbim të fallsifikimit të së vërtetës.
Partia Demokratike ka vendosur të kallëzojë penalisht drejtuesit e policisë së Fierit dhe 4 prokurorët e çështjes “Xhafaj” për shpërdorim detyre, fallsifikim të provave dhe fshehjen e së vërtetës.
Sado të paprekshëm të duken tani, narkoshteti i ndërtuar prej Edi Ramës, nuk do të triumfojë! Herët apo vonë, Edi Rama dhe shërbëtorët e tij do të përballen me ligjin dhe drejtësisë e vërtetë!

LIVE

Opinioni publik ka parë përgjatë gjithë këtij viti se si policia dhe prokuroria u vunë në shërbim të karriges së Edi Ramës dhe u investuan me sajimin e dëshmitarit të rremë kundër opozitës. Ervin Salianji deklaratë për mediat

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Mittwoch, 27. März 2019

Macron-Merkel-Jucker, të vendosur për t’i bërë ballë Kinës

Kina mundohet t’i përçajë europianët në çështjet tregëtare. Është mirë që kjo të mos ndodhë, sepse Bashkimi Europian është i fortë vetëm kur funksionon si komunitet, mendon redaktori i DW, Christoph Hasselbach.

Presidenti kinez Xi Jinping do të preferonte të fliste një nga një me secilën nga qeveritë europiane. Kështu do të nxirrte përfitime më të mëdha për vendin e tij. Por kjo nuk ishte e mundur sepse Xi kishte të bënte në Francë me një trio: përveç presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, edhe me presidentin e Komisionit të BE, Jean-Claude Juncker. Këta të tre i treguan Xi-së se në çështjet e tregtisë BE është në një front të përbashkët.

Për fat të keq kjo nuk vlen për të gjithë BE. Xi vjen në Francë direkt nga Italia. Qeveria e Romës pati hedhur tapetin e kuq duke aprovuar të marrë pjesë në projektin më të madh infrastrukturor të Kinës, “Rrugën e re të mëndafshit”. Italia është vendi i parë industrial perëndimor që ndërmerr një hap të tillë.

Për firmat italiane pritet të ketë përfitime, por fillimish përfitimet janë për firmat kineze në Itali. Pas gjithë kësaj fshihet një strategji afatgjatë e drejtuar nga shteti: Kina kërkon të ngrejë një urë të re në Europë, duke ndërtuar për shembull portet italiane në Trieste dhe Gjenova.

Mosbesimi në rritje
Gjithnjë e më shumë qeveri (jo vetëm perëndimore) i shohin me sy kritik investimet kineze në vendet e tyre. Shqetësimi nuk ka të bëjë vetëm me varësinë e madhe ekonomike dhe humbjen e pozicionit drejtues në fushën e teknologjisë, nëpërmjet shitjes së firmave tek Kina.

Kur firma kineze e telekomunikacionit Huawei merr pjesë në krijimin e rrjetit mobil 5G, ekspertët e çështjeve të sigurisë mendojnë se Kina mund ta përdorë rrjetin edhe për spiunazh. Prandaj, SHBA për shembull, Australia dhe Zelanda e Re, e përjashtojnë Huawein nga G5.

Merkeli e kritikoi Italinë për rrugën që ka nisur e vetme. Ajo tha javën e kaluar në takimin e nivelit të lartë të BE, se “është mirë të veprojmë të bashkuar”. Por, vetë Gjermania ka vite që e ka trajtuar Kinën me shumë naivitet.

Që kinezët nuk i lenë europianë të zenë në treg vendin që kinezët kanë në Europë, ka të bëjë edhe me Gjermaninë. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Tregëtia me Kinën është për Gjermaninë si vend eksportues, shumë e rëndësishme, prandaj ekziston druajtja se fjalët e ashpra përbëjnë rrezik për reprasalje.

Por atmosfera ka ndryshuar, edhe në Gjermani. Mbase prej sinjaleve alarmuese të 2016, kur prodhuesi i robotëve Kuka u ble prej kinezëve. Anasjelltas një blerje e tillë nuk do të kishte qenë e mundur. Që nga ajo kohë, jo vetëm qeveria gjermane por edhe Komisioni i BE vret mendjen si të mbrojë Europën nga “shitja” dhe çfarë roli të luajë politika në këtë çështje.

Kina kërkon hegjemoni
Kjo nuk do të thotë se duhen ngritur pengesa ndaj Kinës dhe duhet refuzuar në përgjithësi nisma për ndërtimin e “rrugës së mëndafshit”. Ajo që kërkohet janë kushte të ndershme dhe qasje të njëjtë në treg.

Kur Donald Trump morri drejtimin në Shtëpinë e Bardhë dhe bëri të ditur politikën e tij “America first”, Berlini dhe Parisi u gëzuan shumë që Kina doli dhe e ofroi veten si shpëtimtare të multilateralizmit. Por Kina nuk kishte si synim multilateralizmin, por bilateralizmin dhe përpjekjet e saj hegjemoniste.

Është interesante që Donald Trump tregon tani që Kina mund të vihet në lëvizje për të bërë lëshime. Për shkak të mungesës së peshës në politikën botërore, asnjë shtet europian nuk do të ishte i vetëm në gjendje që të bënte një gjë të tillë, por BE si e tërë, po. Por për këtë BE duhet të veprojë si në bllok i vetëm. Prandaj prezantimi i përbashkët i Macronit, Merkelit dhe Junckerit me Xi-në ishte sinjali më i rëndësishëm që u dha.

Tusk kërkon shtyrje të Brexit-it

Në zvarritjet për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, Presidenti i Këshillit të BE, Tusk do të shfrytëzojë kohën. Në Londër është bërë aktiv vetë parlamenti. Ai kërkon alternativa ndaj marrëveshjes së arritur më parë.

aPresidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk i ka ofruar sërish një shtyrje më të gjatë të Brexitit Britanisë së Madhe. “Duhet të jemi të hapur për një shtyrje të gjatë, nëse Britania e Madhe e rishqyrton strategjinë e saj të Brexitit”, tha Tusku para Parlamentit Evropian në Strasburg.

Ai u bëri thirrje deputetëve që në rast nevoje ta mbështesin një pjesëmarrje të britanikëve në zgjedhjet evropiane në maj. Ka “një shumicë në rritje njerëzish” në Britaninë e Madhe, që duan të qëndrojnë në BE, e argumentoi Tusk propozimin e tij. Deputetët e BE nuk mund të “tradhëtojnë”zgjedhësit proevropianë britanikë.

Me këtë Tusku iu drejtua atyre parlamentarëve, të cilët kanë frikë se me një pjesëmarrje të Britanisë së Madhe në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, në parlament do të hyjnë sërish shumë kundërshtarë të BE. Një mënyrë e tillë të menduari është e papranueshme, tha Tusku.

Ai tërhoqi vëmendjen për rreth gjashtë milionë britanikët, të cilët nënshkruan së fundi një peticion në internet për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE. Më tej ai foli edhe për rreth një milion vetët, që dolën në fundjavë në rrugët e Londrës për të kërkuar që Britania e Madhe të qëndrojë në BE.

BE i ofroi së fundi Britanisë së Madhe një shtyrje të daljes nga BE deri në 22 maj, nëse Dhoma e Poshtme voton këtë javë në mbështetje të marrëveshjes së negociuar midis kryeministres Theresa May dhe BE. Përndryshe, në 12 prill, qeveria britanike duhet të paraqesë lutje për një shtyrje më të gjatë, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në zgjedhjet evropiane ose edhe të tërheqë kërkesën për të dalë nga BE.

Po të mos ndodhë kjo, Britania e Madhe do të dalë me pasoja që priten të rënda ekonomike, për të dyja palët, në mënyrë të parregullt nga BE.

Dhoma e Poshtme debaton për opsione të tjera
Këtë Dhoma e Poshtme në Londër kërkon ta pengojë me çdo kusht. Deputetët kanë marrë në dorë kontrollin për procesin e Brexitit dhe do të votojnë më vonë për alternativa ndaj Marrëveshjes së Brexitit.

Në Londër u tha se po shqyrtohet edhe opsioni, që Dhoma e Poshtme të miratojë marrëveshjen me BE dhe kryeministrja May të ofrojë nga ana e saj dorëheqjen. Më parë qe parashikuar që Brexiti të ndodhte këtë të premte.

SHBA vendosin sanksione të reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të martën vendosën sanksione të reja ndaj një rrjeti prej 25 individësh dhe subjektesh në Iran, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të akuzuar për pastrimin e më shumë se një miliard dollarëve dhe eurove të përdorura nga Trupat e Rojes Revolucionare Iraniane dhe Ministria iraniane të Mbrojtjes, për të financuar terrorizmin në Lindjen e Mesme.

Departamenti i Thesarit tha se këto kompani kishin dërguar rreth 800 milionë dollarë në bankë, të cilat i kishin kaluar Rojes Revolucionare Iraniane, pjesëtareve të tyre, forcave Kude dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Iranit. Paratë janë përdorur për të paguar pagat për punonjësit dhe luftëtarët e huaj, veçanërisht në Siri.

“Objekt i sanksioneve është një rrjet i gjerë kompanish kryesore dhe individëve të vendosur në Iran, Turqi dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, me synimin për të prishur një skemë të përdorur nga regjimi iranian për të lëvizur në mënyrë të paligjshme fonde prej më shumë se një miliard dollarësh”, thuhet në deklaratën e Thesarit.

Kjo masë po ashtu përfshin sanksione shtesë ndaj Ministrisë iraniane të Mbrojtjes, ndaj së cilës ishin vendosur edhe më parë sanksione, si ndëshkim për ndërtimin e armëve të shkatërrimit në masë. Në sanksionet e reja shtohet përcaktimi për mbështetje ndaj terrorizmit.

Sanksionet e reja ndaj Iranit vijnë pasi administrata fuqizon atë që e quan një “fushatë të madhe” sanksionesh ndaj Iranit, e cila fokusohet sidomos tek pengimi i të ardhurave nga eksportet e naftës iraniane.

Të hënën, Departamenti i Thesarit rinovoi një paralajmërim për transportuesit ndërkombëtarë dhe operatorët e porteve, duke i këshilluar ata për sanksione të mundshme, nëse lejojnë çisterna iraniane në objektet e tyre.

“Kurbani” i radhës…

Rrjeti ka kthyer në Meme paralajmërimin e Tahirit për kreun aktal të qeverisë. Lolita ka ironuzuar dhe montuar një foto të Tahirit nga libri i Ramës, “Kurban”.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndërsa dilte ditën e djeshme nga seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku mori zyrtarisht statusin e të akuzuarit në çështjen “Habilaj”, ka kërcënuar sërish përmes një mesazhi të koduar kryeministrin Edi Rama.

“Nuk e ndjej veten asgjë nga ajo që ju thatë. Di të them që drejtësia i ka shumë borxhe njerzëve. Në këtë vend në 25 vite kanë qeverisur njerëz që kanë vrarë dhe vjedhur. Unë nuk kam vjedhur dhe vrarë kërkënd. Nuk është e kollajtë të jem unë kurban”, tha Tahiri për mediat pas seancës maratonë që zgjati rreth 8 orë.

Kjo nuk është hera e parë që Tahiri leshon mesazhe te tilla.

Kunat KLP zëvendëson diplomën e magjistraturës me mandatin e deputetit të bashkëshortes

Nga Sali BERISHA

Kjo eshte turp reforma!
Kunat KLP shkruan kushtetuten:
zevendeson diplomen e magjistratures me mandatin e deputetit te bashkeshortes.
Miq, ne nje akt banditesk antikushtetues Kunat KLP votoi dje per emerimin prokuror te Bledar Velikaj, burrit te deputetes ndrikull Felaj. Kunat KLP mori kete vendim ne shkelje flagrante te Kushtetutes se vendit, e cila stipulon ne menyre taksative se:
“Prokurorë mund të jenë shtetasit shqiptarë, që emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës dhe pas kryerjes së procesit të verifikimit paraprak të pasurisë dhe të figurës së tyre, sipas ligjit”
Keshtu te dashur miq, kushi kushtetues, diploma e shkolles se magjistratures u zevendesua nga mandati i deputetes Felaj, bashkeshorte e Bledar Velikaj.
Bledar Velikaj vite me pare u muar peng nga bandite ne Uren Vajgurore pasi kishte premtuar nje vendim gjykate kundrejt parave, te cilin nuk e realizoi dot.
Ky eshte Kunat KLP dhe kjo eshte Turp Reforme!
Ketu me poshte keni nje raport te hollesishen te mediave per kete akt antikushtetues te Kunat KLP. sb
Zbardhet debati në KLP, burri i deputetes së PS bëhet magjistrat pa Shkollë Magjistrature
Mar 26, 2019
Image
SHPËRNDAJE Facebook Twitter
Image
Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dha dje statusin e magjistratit Bledar Valikajt, bashkëshortit të deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit.

Por, ndërkohë që me ligjin e ri prokurorë mund të emërohen personat, të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës,KLP në vendimin e marrë dje arsyetoi se Këshilli është i detyruar të zbatojë një vendim të formës së prerë. Këshilli argumentoi gjithashtu se, në kohën kur Valikajt i është mohuar e drejta për të qenë në Prokurori ka qenë në fuqi një tjetër kuadër ligjor, që rregullonte emërimin e prokurorëve.
Në këto kushte, me 6 vota pro, KLP vendosi që të ekzekutojë kërkesën e Valikajt, ndërsa emërimi i tij do të bëhet pas kalimit të kontrollit të 3-fishtë. Ndërkohë, ndryshimet e reja ligjore nuk kaluan pa diskutim në seancën e KLPsë, dy prej anëtarëve Arben Dollapaj dhe Nurihan Seiti u shprehën se ky vendim është në shkelje të ligjit të ri dhe se duhej bërë një rekursim i vendimit dhe pezullim i vendimit të Gjykatës.
Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, anëtari i KLPsë, Arben Dollapaj, u shpreh kundër pranimit të kërkesës së Valikajt, pikërisht për ndryshimet e reja në ligj, që parashikon se prokurori duhet patjetër të përfundojë Shkollën e Magjistraturës. “Në këtë çështje kemi Kushtetutën, themelin e shtetit tonë dhe një vendim gjykate. Në këtë kuadër, pa diskutuar elementë të tjerë, unë mendoj se e vetmja zgjidhje ligjore është rekursimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ. Shoqëruar kjo, me pezullimin e ekzekutimit të vendimit për shkak të efekteve të pariparueshme që mund të japë ekzekutimi i tij”, tha Dollapaj.
I të njëjtit mendim, ishte edhe Nurihan Seiti, e cila tha se në Gjykatën e Apelit Administrativ, në fund të një vendimi 40 faqe, është diskutuar dhe është vendosur mbi një marrëdhënie e cila ka ndodhur para hyrjes në fuqi të paketës së re të drejtësisë. Sipas saj, Kushtetuta e Shqipërisë, e ndryshuar, ka të përcaktuar qartë se, “Prokurorë mund të jenë shtetasit shqiptarë, që emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës dhe pas kryerjes së procesit të verifikimit paraprak të pasurisë dhe të figurës së tyre, sipas ligjit”.

Seiti shtoi se në asnjë pikë të ligjit, me ndryshimet e reja nuk parashikohet që prokurori emërohet me një vendim gjykate që detyron institucionin e ri.
Valikaj nisi karrierën si oficer i Policisë Gjyqësore
Magjistrati i ri Bledar Valikaj, të cilit iu hap rruga drejt emërimit si prokuror, pavarësisht parashikimeve ligjore të kohës, ka përfunduar arsimin e lartë juridik. Ai në vitin 2002 është emëruar oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Ndërsa në datë 01.11.2013 është transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, po në detyrën e oficerit të Policisë Gjyqësore.
Në konkursin e zhvilluar nga Prokuroria e Përgjithshme, nga 49 kandidatë që kanë konkurruar për 9 (nëntë) vendet vakante të shpallura, ai ka rezultuar fitues, ku ka arritur që të grumbullojë 84.3 pikë, nga të cilat 65 pikë në testimin me shkrim dhe 19.3 pikë në testimin me gojë. Valikaj është bashkëshort i ish-ministres dhe deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj.
Kjo e fundit, më herët ka qenë edhe vetë prokurore, ndërsa disa vite më parë, ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se Valikaj është rrëmbyer nga disa persona në kohën kur Felaj ishte prokurore. “Kësaj ndrikullës i rrëmbyen burrin dhe disa ditë ia mbajtën bandat në zyrat e Bashkisë. Pse ia rrëmbyen burrin? Nuk donin të rrëmbenin këtë, jo. Kjo kishte marrë përsipër të lironte banditin. Burri kishte marrë paret. Kur kjo nuk e liroi banditin, atëherë i rrëmbyen burrin. Kjo ishte gati ta falte dhe burrin, por ia gjetëm ne. Kjo ishte gati që burrin t’ia falte dreqit. Kishte marrë paret kjo, nuk pyeste”, ka thënë Berisha.Panorama Online

I degraduari psiqik deri në shkallën më të lartë të imagjinatës, Berisha publikon videon

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar sërish lidhur me deklaratat e cuditshme që ka bërë kreu i qeverisë gjatë Kongresit të Partisë Socilaiste.
Bazuar në atë ç’ka shpreh Rama gjatë gjithë kohës me mllefin dhe përçmimin ndaj opozitës, Berisha ka fiksuar disa nga momentet më picante të ‘shfrenimit’ të ligjërimit të Ramës.
Statusi i ish-Kryeministrit Berisha
‘Dëgjojeni, i degraduar psiqikisht në shkallën më të lartë. Heronjtë dhe personazhet e tij janë Niçe i votave, Alizoti i Geronit pastaj halucinacionet se jeton në derrhane, minjtë i bëhen arinj! Pra miq, është rëndë dhe i pashpresë!”, përfundon Berisha dhe publikon momentin në video, ku Rama shprehet si më poshtë:

Degjojeni miq, i degraduar psiqikisht ne shkallen me te larte, heronjtr dhe personazhet e tij jane Niçe i votave, Alizoti i Geronit pastaj halucinacionet se jeton ne derrhane, minjtr i behen arinj, pra miq eshte rende dhe i pa shprese! sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 27. März 2019

Edhe nesër protestë pa kthim!

Bardh SPAHIA

Neser ora 9.30 para parlamentit protestojme kunder nje pushteti ilegjitim e te inkriminuar
– qe vjedh vota e blen mandate
– qe kap gjykatat dhe prokurorine e mbyll dosjet edhe te zullumeve me flagrante
– qe rrit taksa e tarifa, jo per te ofruar sherbime, por per shpenzime luksi
– qe e le qytetarin ne pasiguri ndaj krimit, pasi policia eshte vetem per te mbrojtur pushtetin
– qe i le te rinjte pa shprese e me syte jashte (1 ne 4 te rinj sipas Bankes Boterore as punon e as studion)
– qe po i perze me ndergjegje profesionistet drejt vendeve ku vleresohen
– qe dhunon cdo dite mediatikisht qytetaret duke bere shoë me nje realitet qe ata e njohin mire
– qe ve administraten ne sherbim e nen urdherat e partise
– qe ka nxire imazhin e nje vendi te NATO-s nderkombetarisht si me droge, korrupsion e bashkepunetore kryeministore te inkriminuar
– nje kryeminister qe ben sikur kupton kur qytetaret ngrihen ne proteste
– …
Lista e arsyeve mund te vazhdoje gjate, por edhe secila prej tyre mjafton per te mos pranuar me papergjegjshmerine e makuterine e semure te ketij kryeministri! #eEnjteOra9.30ParaKuvendit#MeQytetaret

Dalin rezultatet mjekësore, ja sa do të mungojë Ronaldo

Juventusi ka njoftuar se Cristiano Ronaldo ka pësuar një dëmtim të vogël duke luajtur për Portugalinë kundër Serbisë në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.
Kanë kalë rezultatet e testeve mjëkësore të Cristiano Ronaldos i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen mes Portugalisë dhe Serbisë për kualifikueset e Euro 2020.
“Ylli” i Juventusit vuan nga një tërheqje e lehtë muskulorë në kofshën e djathtë dhe për pasojë do të humbë përballjen e madhe kundër Milanit në Serie A, shkruan “Sky Sport”.
Dëmtimi i portugezi pritet të zgjatë rreth 15 ditë dhe si shkak do të humbë 3 përballjet në Serie A: atë kundër Empolit, Cagliarit dhe Milanit.
Ronaldo e la fushën në fillim të ndeshjen, e cila mbaroi pa fitues 1:1, pasi pësoi një lëndim në kofshe, transmeton Gazeta Express.
Si pasojë, paraqitja e portugezit për Juventusin në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Ajaxit në Ligën e Kampionëve është vënë në dyshim.
Por, Juve ka konfirmuar përmes një raporti mjekësor në uebsajtin e vet zyrtar se testet kanë treguar se Ronaldo ka pësuar vetëm një dëmtim të vogël në kofshën e djathtë.