Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar në rrjetet sociale, deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, i cili ka mohuar që të ketë probleme shëndetësore, madje ka paralajmëruar edhe procese gjyqësore ndaj atyre që sipas tij kanë prodhuar shpifje të tilla.
”Ky është i vetmi pacient që nuk i themi dot “të shkuara”. Edhe për kaq fjalë nuk lejon njeri të shprehet”, shkruan Manjani.
Ish-ministri: ”Ky është i vetmi pacient që nuk i themi dot “të shkuara”!
Një foto dhe …disa rreshta – Sadri Ahmeti
Qerim VRIONI
Me piktorin dhe poetin Sadri Ahmeti (Vuthaj, Mali i Zi, 23.3.1939-Tiranë, 24.6.2010), isha njohur në një ekspozitë pikture në Galerinë e Arteve të Tiranës nëpërmjet Kujtim Halilit, mikut tim të ndjerë, poet dhe njëkohësisht punonjës i saj. Më pas e shtuam miqësinë edhe me kafet e mëpasme si edhe me… ndonjë gotë rakie që rrëkëllenim të tre aty nën valanidhin e madh para Galerisë.
Ai kishte kaluar një jetë plotë vështirësi, ishte larguar nga vendlindja me shumë ëndrra për në shtetin-amë, i cili e priti krahmbyllur (siç nuk mendonte se do pritej), sepse pas peripecive të ndryshme, si banim i caktuardhe punë e detyruar, me vështirësi fiton të drejtën e studimit për Institutin e Arteve, në fillim të viteve ’70. Pas 2-3 vite akademikë, ai arrestohet për agjitacion-propagandë dhe kryen disa vite burg politik. Në burgun famëkeq të Spaçit, ai pikturoi me fantazinë e tij në akuarele disa portrete vajzash, “të bukurat e dheut të racës shqiptare”, me të cilat siç shprehej me humor, “martoi beqarët e burgosur”.
Sidoqftë, as burgu dhe as vështirësitë e jetës para tij, Sadriut nuk ia kishin zbehur dëshirën për të bukurën në arte, ai shkruante poezi të ndiera dhe pikturonte akuarele plotë hijeshi. Ndoshta të dy fushat e artit ku krijonte, i jepnin dorë njera-tjetrës. Veçse me një ndryshim, ndërsa me fjalë edhe gjëmonte kundra padrejtësive ndaj shqiptarëve, me penel përkëdhelte bukuritë e racës tonë. Gjithashtu, vuajtjet nuk ja kishin tharë ndjenjën e humorit, të cilin e përcillte me atë të folurën e tij të ngadalshme dhe karakteristike, por edhe me të qeshurën e vet që e niste i pari.
Sadriu ka marrë pjesë me akuarele në rreth 15 ekspozita të përbashkëta dhe vetjake, brenda dhe jashtë vendit. Ai mbahet nga kritika e arteve pamore, si një nga 3-4 akuarelistët më shquar në vend.
Pas viteve ’90, Sadri Ahmeti botoi edhe disa përmbledhje poetike si, “Një e qeshur harbon nëpër errësirë“, “Dielli për në Ballkan nuk kalon nëpër Goli Otok”, “Aisbergu i preludit të katastrofës”, “Masakra e Tivarit“ dhe në prozë, “33 vjet në mitrën e ferrit të fjalës”, të cilat janë pritur me kënaqësi nga lexuesit dhe kritika.
Koha e kësaj fotoje përkon me një ekspozitë kombëtare në mjediset e Galerisë Kombëtar të Arteve. E fotografova si vjedhuraz kur ai po shikonte dikë në të majtë.
Ishte nëntor 2003.
Në lëmin e armiqve të jashtëm që i bëjnë dëm qeverisë, raporti i OKB është i radhës…
Jorida TABAKU
Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet në 15 vendet më të korruptuara të botës, duke konfirmuar kësisoj se çdo qelizë e shtetit shqiptar është e mbërthyer nga ethet e korrupsionit. Ndërkohë që raporte të tilla, vazhdojnë të konfirmojnë pohimet e DASH apo Transparency International, qeveria harxhon paratë publike për spektaklin e radhës në shesh.
Për t’i hedhur hi, syve të shqiptarëve mbi korrupsionin me ligje speciale, me tendera dhe koncesione, me lejet e ndërtimit, hartimin e VKM-ve. Për të manipuluar të vërtetën mbi korrupsionin në policinë e shtetit, arsimin publik, shëndetësinë, financat dhe kështu me radhë. Korrupsion që sot po pengon të rinjtë të punësohen duke i detyruar të largohen. Korrupsion që sot falimenton 50 biznese në ditë, po përqendron pasurinë në një grusht njerëzish.
Sot 7 nga 7 projektet e programit 1 mld euro jepen me ofertë të pa kërkuar, pra pa garë!
Sot 41% e tenderave i jepen fituesve pa asnjë garë!
Sot 11 oligarkët e denoncuar nga PD, nëpërmjet 19 shoqërive, kanë përfituar në 2018, 242 tendera.
Sot, nga buxheti i shtetit në xhepin e të paktën 4 deputetëve të PS kanë shkuar 48 tendera vetëm për vitin 2018.
Kryefjala e çdo raporti apo pyetësori është korrupsioni.
Ai po pengon procesin e integrimit, po pengon investitorët e huaj, po pengon biznesin vendas të zhvillohet, po pengon Shqipërinë të ecë përpara! Ky sistem i ideuar nga arkitekti Rama, ia ka nxirë faqen Shqipërisë dhe po ua merr shpirtin shqiptarëve. Prandaj meriton të rrëzohet një herë e më parë!
Lajme nga Kongresi i suksesit të krimit! E hapi Taulant Bego/Yaris/Gjura/Hoxha/Jaupi etj…
Me një shënim sarkastik e ka “përshëndetur” sot, Kongresin e PS-së dhe Edi Ramën, ish-kryeministri Sali Berisha. Në profilin e tij në Fb, Berisha rendit njerin pas tjetrit, emrat e njohur të politikës dhe të botës së krimit, për bashkëpunimin me të cilët akuzohet më së shumti Rama dhe që përbën një nga argumentat kryesore të opozitës në kërkesën për dorëheqje.
Berisha shkruan: “Lajme nga Kongresi i suksesit të krimit! Kongresin e hapi Taulant Bego/Yaris/Gjura/Hoxha/Jaupi etj etj…
Kongresi mori mesazhe urimi nga Aldo Bare, Dritan Dajti, Kostandin Xhuvani, Mili i Partisë, Eskobari i Ballkanit e shumë e shumë të tjerë!
Mesazhet e tyre mbylleshin me dy lavdi: Lavdi Partisë sonë të Krimit! Lavdi kreut të meduzës së Krimit!” përfundon Berisha dhe bashkangjit këtë foto.
Djali i spiunit Baton Haxhiu i punësuar në ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë, denoncimi i gazetarit
Djali i Baton Haxhiut, Andi Haxhiu ka raporte me Moskën dhe posaçërisht me Ministrinë Ruse të Mbrojtjes.
Kështu të paktën ka thënë publikisht Prof. Dr. Enver Bytyçi përmes një postimi në Facebook, madje ka paralajmëruar se do të ketë shumë shpejt një hulumtim për të, përcjellë “Bota sot”.
Ai thotë se, “djali i spiunit të Stanishiqit atashohet në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë”.Andi Haxhiu mbanë postin e këshilltarit politik të ministrit të mbrojtjes.
Postimi i plotë
Se shpejti, nje hulumtim per pozicionin e djalit te Baton Haxhiut, Andi Haxhiut, ne raport me Mosken dhe posacerisht me Ministrine Ruse te Mbrojtjes! Interesant: Djali i spiunit te Stanishiqit atashohet ne Ministrine e Mbrojtjes se Rusise.
Sot është festa e hajdutëve, sot ata nuk do të përmendin betonin, kullat, pastrimin e parave e krimin
Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me kongresin e PS-së. Në një shënim në Facebook, Shehaj shkruan se takimi i sotëm është festa e hajdutëve.
Sot është festa e hajdutërisë.
Rama dhe Veliaj, mësuesi dhe nxënësi, të rrethuar nga mijëra; ministra, drejtues, shefa, inspektorë, kontrollorë, burokratë, të gjithë hajdutë, do të festojnë mes luksit dhe shkëlqimit, vjedhjen që i kanë bërë Tiranës këto katër vjet e do të kërkojnë ta plaçkitin edhe katër të tjera.
Në fjalimet e tyre, sot ata nuk do të përmendin betonin dhe kullat, nuk do përmendin pastrimin e parave dhe krimin, nuk do përmendin klientët dhe oligarkët, nuk do të përmendin qytetarët e dhunuar, nuk do përmendin Ardit Gjoklajn, nuk do përmendin aferën Teatrit apo të Unazës, nuk do përmendin 500 mijë shqiptarë që u larguan, nuk do përmendin 400 mijë të tjerë që duan të ikim me lotarinë amerikane.
Ata janë hajdutë e mashtrues të sprovuar, ndaj sot do flasin për pemë, për sheshe, për biçikleta, për fëmijë, për të ardhme.
Po u besuam prapë, makutëria e tyre do ta lërë Tiranën pa të ardhme, si një shkretëtirë betoni ku lulëzon vetëm krimi, skamja, mungesa e shpresës’, shkruan Agron Shehaj në Facebook.
Nano bojkoton Kongresin e Ramës
U trompetua nga socialistët se do të ishte pjesë e Kongresit të Partisë Socialsite dhe se do të rikthente mbështetjen e tij politike pranë kësaj partie.
Por, deri më tani Fatos Nano nuk duket gjëkundi. Edhe pse mediat nuk janë lejuar të jenë pjesë e Kongresit të Partisë Socialiste, mësohet se ish-kryeministri dhe kreu i kësaj partie, nuk ka ardhur akoma.
Nuk dihet nëse ai do të jetë pjesë gjatë sesionit të dytë të këtij kongresi, për shkak edhe të axhendës së tejzgjatur të tij, por gjasat që kjo të ndodhë janë të pakta. Me sa duket, as Fatos Nano është ‘penduar’ sërish sa herë merr guximin të mbështesë kreun aktual të qeverisë, Edi Ramën.
Dalin përgjimet, zbardhet roli i Ballës në skandalin me dëshmitarin e rremë
Ish-deputeti demokrat, përmes një konference për shtyp ka publikuar ditën e sotme dokumentat dhe videot me transkriptim se si është përfshirë Taulant Balla në këtë skemë mashtrimi dhe se si Prokuoria po fsheh çdo provë lidhur me çështjne ‘Babale’.
APD ka publikuar gjithashtu 2 video në të cilat faktohen lidhjet e pushtetit të Edi Ramë me krimin.
Fjala e Ervin Salianjit
Përgjimet dëshmojnë vënine e qeverisë në shërbim të krimit për të shpëtuar ministrin e brendshëm, Xhafaj. Përgjimet faktojnë sajimit e dëshmitarit të rremë dhe gjithcka kemi thënë lidhur me përfshirjen e vëllait të ministrit të Xhafajt.
Përgjimet që do të publikojmë sot janë vetëm një pjesë, por ashtu si dhe të tjerat, faktojnë qartazi që Prokuroria jo vetëm që i fshesh dhe është në shërbim të KM po ash nuk dënjon që ti transkriptojë. E bën me qëllim që të fshehë ëmerin e drejtuesit të policisë dhe gjithashtu edhe emrin e një zyrtati të lartë, Taulant Ballës dhe përfshirjen e tij në sajimin e shumëpërfolur.
Deri më sot ne këmi vetëm një përgjim, Prokuroria ka akoma më shumë, por sot po e faktojmë përmjet përgjimeve zyrtare dhe audios se si përmes zyrtarit më të lartë të PS, takohet dëshmitari i rremë dhe më pas cohet sipas kenarit tek Dr. i policisë së Fierit për tu përdorur në funksion të krimit,” është shprehur Saliaji.
Biseda e trasnkriptuar
Numri është i telefonit të drejtorit të policisë së Fierit, Bert Nushi.
Ora 12:28 e natës
Drejtori: Fredi.
Fredi: Ai është b.q prokuror, të më thotë ai mua…
Drejtori: Ku je, se nuk..
Fredi: Dëgjo mua, atë që kam nisur…eee…
Drejtori: Ku je në Fier apo jo,
Fredi: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej mbrapa, a ti thosha të kam q…motrën mu në p…
Drejtori: Fredi, po më dëgjo, Frediii.
Fredi: Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k muhabete, i ka marrë në dorë Gramozi këto punë
Drejtori: Se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj.
Fredi: Do më dërgosh njeri që të flas.
Drejtori: Jam në Fier kam një ngjarje, jam në Ballsh.
Fredi: E mban mend ku me ke lënë herën e parë, më dërgo njeri për çerek ore,
Drejtori: Ka mundësi të mos më kapë telefoni se jam në vendngjarje.
Fredi: E dëgjon, aty ku më le, e mban mend.
Drejtori: Po do të nis unë njeri me lekë.
Fredi: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës.
Çmim ndërkombëtar për gazetaren, Worth: Zbuloi blerjen e votave nga krimi për PS
Çmimi për “fjalën e lirë”, kontributin në raportimin mbi korrupsionin dhe abuzimin me shtetin, këtë vit erdhi në Tiranë. Qëndra Evropiane për mbrojtjen e Sinjalizuesve, nderoi me këtë çmim, gazetaren. Ajo është përzgjedhur nga gazetarët e të gjitha vendeve të Evropës Juglindore duke u nderuar me çmimin perstigjioz.
Mark Worth, drejtori i Qëndrës Evproiane për të Drejtat e Sinjalizuesve, e vlerësoi në emër të organizatës, kontributin gazetares duke theksuar se puna e saj të jep ndjesi të pabesueshme admirimi dhe vlerësimi.
Mark Worth, drejtori ekzekutiv i Qendrës Evropiane për të Drejta e Sinjalizuesve citon se “ka pak njerëz që me kontributin e tyre e bëjnë botën më të mirë, një prej tyre është padyshim Klodiana Lala”.
Qendra Evropiane për të Drejta e Sinjalizuesve e ka përzgjedhur Klodiana Lalën, si gazetarja më e mirë investigative e Evropës Juglindore, duke sjellë kështu në Shqipëri çmimin për “Fjalën e lire”, për kontributin në raportimin mbi korrupsionin dhe abuzimin me shtetin. Është një ndër çmimet më prestigjiozë që ndahen për gazetarinë në vendet e Evropës Juglindore.
“I kemi parë të gjitha pamjet dhe të gjithë e dimë se cfarë ndodhi. Kjo është arsyeja pse Klodiana ndodhet këtu. E patrembur nga kjo ngjarje, Klodiana raportoi në Janar se një parti politike ka manipuluar zgjedhjet e 2017 në bashkëpunim me grupe të krimit të organizuar duke blerë vota, duke kërcënuar votuesit dhe duke premtuar përfitime të paligjshme.
Hetimet e saj për BIRN kanë treguar rreth përgjimeve të zyrtarëve të lartë dhe ish-parlamentarëve se janë përfshirë në blerjen e votave, korrupsion por edhe aktivitete të tjera kriminale. Kjo më jep një ndjesi të pabesueshme admirimi dhe vlerësimi, teksa ju prezantoj fituesen e këtij viti për çmim e fjalës së lirë”, është shprehur Worth.
Kush do jetë traineri i ri i Kombëtares dhe kush po i cakton trainerët?
Christian Panucci nuk do të jetë më trajneri i kombëtares shqiptare. Tekniku italian është shkarkuar menjëherë pas ndeshjes së humbur me Turqinë, në debutimin e kualifikuesve të Euro 2020, me një vendim, që me shumë mundësi ishte marrë përpara nga presidenti i FSHF Armando Duka, nëse rezultati nuk do të ishte fitore.
Kundër Andorrës, në transfertën e 25 marsit, kuqezinjtë do të drejtohen nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, në pritje të emërimit të një trajneri të ri, që mund të jetë Edy Reja.
“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci – shkruhet në komunikatën për shtyp -. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”.
Një komunikim i thatë, ashtu si rezultatet e Panuccit, që natyrisht nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen dhe e artikuloi qartë: “Kjo është skuadra, këta janë lojtarët, duhet të punoj pak më shumë me mendjet e tyre”, tha italiani në flash zone, vetëm se tani duhet të punojë me veten, për të kuptuar cfarë bëri keq në gjithë aventurën me Shqipërinë, ku gjërat pozitive, duhet pranuar ishin shumë pak, në krahasim më shpërfytyrimin e skuadrës së trashëguar nga Gianni de Biasi.
Christian Panucci në 15 ndeshje në krye të Shqipërisë ka një bilanc të sikletshëm me vetëm 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje. Tekniku nuk arriti kurrë ti japë një fizionomi skuadrës, apo të ideonte një formacion solid titullar. Praktikisht gjithnjë në ndryshim, kuqezinjtë humbën identitetin dhe nuk ditën të adaptohen taktikisht me idetë e teknikut.
Komunikata zyrtare: FSHF ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Panucci
Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.
Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.
Edi Reja është një trainer me përvojë. Më parë ai ka drejtuar Lacion, ku Drejtor teknik është Igli Tare. Pyetja që shtrohet është se kush po i përcakton trainerët e Kombëtares? A është Tare pas këtyre ndryshimeve?