31.5 C
Tirana
E diel, 8 Qershor, 2025

Nano bojkoton Kongresin e Ramës

U trompetua nga socialistët se do të ishte pjesë e Kongresit të Partisë Socialsite dhe se do të rikthente mbështetjen e tij politike pranë kësaj partie.

Por, deri më tani Fatos Nano nuk duket gjëkundi. Edhe pse mediat nuk janë lejuar të jenë pjesë e Kongresit të Partisë Socialiste, mësohet se ish-kryeministri dhe kreu i kësaj partie, nuk ka ardhur akoma.

Nuk dihet nëse ai do të jetë pjesë gjatë sesionit të dytë të këtij kongresi, për shkak edhe të axhendës së tejzgjatur të tij, por gjasat që kjo të ndodhë janë të pakta. Me sa duket, as Fatos Nano është ‘penduar’ sërish sa herë merr guximin të mbështesë kreun aktual të qeverisë, Edi Ramën.

Dalin përgjimet, zbardhet roli i Ballës në skandalin me dëshmitarin e rremë

Ish-deputeti demokrat, përmes një konference për shtyp ka publikuar ditën e sotme dokumentat dhe videot me transkriptim se si është përfshirë Taulant Balla në këtë skemë mashtrimi dhe se si Prokuoria po fsheh çdo provë lidhur me çështjne ‘Babale’.
APD ka publikuar gjithashtu 2 video në të cilat faktohen lidhjet e pushtetit të Edi Ramë me krimin.

Fjala e Ervin Salianjit
Përgjimet dëshmojnë vënine e qeverisë në shërbim të krimit për të shpëtuar ministrin e brendshëm, Xhafaj. Përgjimet faktojnë sajimit e dëshmitarit të rremë dhe gjithcka kemi thënë lidhur me përfshirjen e vëllait të ministrit të Xhafajt.

Përgjimet që do të publikojmë sot janë vetëm një pjesë, por ashtu si dhe të tjerat, faktojnë qartazi që Prokuroria jo vetëm që i fshesh dhe është në shërbim të KM po ash nuk dënjon që ti transkriptojë. E bën me qëllim që të fshehë ëmerin e drejtuesit të policisë dhe gjithashtu edhe emrin e një zyrtati të lartë, Taulant Ballës dhe përfshirjen e tij në sajimin e shumëpërfolur.

Deri më sot ne këmi vetëm një përgjim, Prokuroria ka akoma më shumë, por sot po e faktojmë përmjet përgjimeve zyrtare dhe audios se si përmes zyrtarit më të lartë të PS, takohet dëshmitari i rremë dhe më pas cohet sipas kenarit tek Dr. i policisë së Fierit për tu përdorur në funksion të krimit,” është shprehur Saliaji.

Biseda e trasnkriptuar
Numri është i telefonit të drejtorit të policisë së Fierit, Bert Nushi.
Ora 12:28 e natës
Drejtori: Fredi.
Fredi: Ai është b.q prokuror, të më thotë ai mua…
Drejtori: Ku je, se nuk..
Fredi: Dëgjo mua, atë që kam nisur…eee…
Drejtori: Ku je në Fier apo jo,
Fredi: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej mbrapa, a ti thosha të kam q…motrën mu në p…
Drejtori: Fredi, po më dëgjo, Frediii.
Fredi: Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k muhabete, i ka marrë në dorë Gramozi këto punë
Drejtori: Se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj.
Fredi: Do më dërgosh njeri që të flas.
Drejtori: Jam në Fier kam një ngjarje, jam në Ballsh.
Fredi: E mban mend ku me ke lënë herën e parë, më dërgo njeri për çerek ore,
Drejtori: Ka mundësi të mos më kapë telefoni se jam në vendngjarje.
Fredi: E dëgjon, aty ku më le, e mban mend.
Drejtori: Po do të nis unë njeri me lekë.
Fredi: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës.

Çmim ndërkombëtar për gazetaren, Worth: Zbuloi blerjen e votave nga krimi për PS

Çmimi për “fjalën e lirë”, kontributin në raportimin mbi korrupsionin dhe abuzimin me shtetin, këtë vit erdhi në Tiranë. Qëndra Evropiane për mbrojtjen e Sinjalizuesve, nderoi me këtë çmim, gazetaren. Ajo është përzgjedhur nga gazetarët e të gjitha vendeve të Evropës Juglindore duke u nderuar me çmimin perstigjioz.

Mark Worth, drejtori i Qëndrës Evproiane për të Drejtat e Sinjalizuesve, e vlerësoi në emër të organizatës, kontributin gazetares duke theksuar se puna e saj të jep ndjesi të pabesueshme admirimi dhe vlerësimi.

Mark Worth, drejtori ekzekutiv i Qendrës Evropiane për të Drejta e Sinjalizuesve citon se “ka pak njerëz që me kontributin e tyre e bëjnë botën më të mirë, një prej tyre është padyshim Klodiana Lala”.

Qendra Evropiane për të Drejta e Sinjalizuesve e ka përzgjedhur Klodiana Lalën, si gazetarja më e mirë investigative e Evropës Juglindore, duke sjellë kështu në Shqipëri çmimin për “Fjalën e lire”, për kontributin në raportimin mbi korrupsionin dhe abuzimin me shtetin. Është një ndër çmimet më prestigjiozë që ndahen për gazetarinë në vendet e Evropës Juglindore.

“I kemi parë të gjitha pamjet dhe të gjithë e dimë se cfarë ndodhi. Kjo është arsyeja pse Klodiana ndodhet këtu. E patrembur nga kjo ngjarje, Klodiana raportoi në Janar se një parti politike ka manipuluar zgjedhjet e 2017 në bashkëpunim me grupe të krimit të organizuar duke blerë vota, duke kërcënuar votuesit dhe duke premtuar përfitime të paligjshme.

Hetimet e saj për BIRN kanë treguar rreth përgjimeve të zyrtarëve të lartë dhe ish-parlamentarëve se janë përfshirë në blerjen e votave, korrupsion por edhe aktivitete të tjera kriminale. Kjo më jep një ndjesi të pabesueshme admirimi dhe vlerësimi, teksa ju prezantoj fituesen e këtij viti për çmim e fjalës së lirë”, është shprehur Worth.

Kush do jetë traineri i ri i Kombëtares dhe kush po i cakton trainerët?

Christian Panucci nuk do të jetë më trajneri i kombëtares shqiptare. Tekniku italian është shkarkuar menjëherë pas ndeshjes së humbur me Turqinë, në debutimin e kualifikuesve të Euro 2020, me një vendim, që me shumë mundësi ishte marrë përpara nga presidenti i FSHF Armando Duka, nëse rezultati nuk do të ishte fitore.

Kundër Andorrës, në transfertën e 25 marsit, kuqezinjtë do të drejtohen nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, në pritje të emërimit të një trajneri të ri, që mund të jetë Edy Reja.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci – shkruhet në komunikatën për shtyp -. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”.

Një komunikim i thatë, ashtu si rezultatet e Panuccit, që natyrisht nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen dhe e artikuloi qartë: “Kjo është skuadra, këta janë lojtarët, duhet të punoj pak më shumë me mendjet e tyre”, tha italiani në flash zone, vetëm se tani duhet të punojë me veten, për të kuptuar cfarë bëri keq në gjithë aventurën me Shqipërinë, ku gjërat pozitive, duhet pranuar ishin shumë pak, në krahasim më shpërfytyrimin e skuadrës së trashëguar nga Gianni de Biasi.

Christian Panucci në 15 ndeshje në krye të Shqipërisë ka një bilanc të sikletshëm me vetëm 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje. Tekniku nuk arriti kurrë ti japë një fizionomi skuadrës, apo të ideonte një formacion solid titullar. Praktikisht gjithnjë në ndryshim, kuqezinjtë humbën identitetin dhe nuk ditën të adaptohen taktikisht me idetë e teknikut.

Komunikata zyrtare: FSHF ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Panucci
Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.

Edi Reja është një trainer me përvojë. Më parë ai ka drejtuar Lacion, ku Drejtor teknik është Igli Tare. Pyetja që shtrohet është se kush po i përcakton trainerët e Kombëtares? A është Tare pas këtyre ndryshimeve?

Veliaj, gjysëm milionë euro për antimitingun e nesërm

Partia Socialiste do të mbajë nesër një tubim për shpalljen e rikandidimit të Erion Veliajt për kryabashkiak të Tiranës në Zgjedhjet Vendore 2019. Për këtë qëllim, në Sheshin Nënë Tereza do të zhvillohet një aktivitet që socialistët e kanë quajtur Kongres Zgjedhor, por që në të vërtetë do të jetë një spektakël vetëlëvdues-mobilizues, plot ngjyra, shkëlqim dhe hare, i cili do transmetohet drejtpërsëdrejti nga të gjitha mediat kryesore të vendit. 

Krybashkiaku Veliaj kërkon të demonstrojë se ai është udhëheqës popullor dhe i rëndësishëm, i dyti më i rëndësishëm pas Ramës dhe drejtuesi i padiskutueshëm i ardhshëm i saj. Prandaj ai po punon me çdo lloj mjeti për të siguruar pjesëmarrje masive nesër për të dëshmuar se ka mbështetje të madhe, të zjarrtë, dhe entuziaste.

Të gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste, veçanërisht vetë Veliaj kanë ndërmarrë këtë javë një fushatë të ethshme për mobilizimin e pjesëmarrjes në aktivitetin e nesërm, sikurse kemi raportuar më herët. Të njejtën fushatë kanë zhvilluar edhe drejtuesit dhe punonjësit e Bashkisë Tiranë përmes njoftimeve në faqet e tyre në rrjetet sociale—edhe pse ata janë punonjës civilë dhe e kanë të ndaluar të promovojnë në mënyrë aktive aktivitete partiake.

Një spot televiz dhe njoftime të ngjitura nëpër qytet gjithashtu bëjnë thirrje për pjesëmarrje, sikurse bëri sot përmes një mesazhi në Facebook edhe vetë kryeministri Rama. 

Në manifestim e nesërm priten të marrin pjesë rreth 25-30 mijë anëtarë, mbështetës apo simpatizantë të partisë socialiste, një pjesë e të cilëve do të vinë nga e gjithë Shqipëria. Një rol të madh në pjesëmarrje do të marrë administrata publike, pasi pjesëmarrja e punonjësve është bërë e detyrueshme në shumë institucione. Kujdes është bërë për mobilizimin e fëmijëve të shkollave të mesme dhe rinisë në përgjithësi.

Për të dëshmuar entuziazëm dhe siguri, vecanërisht për të demosntruar se nuk ka krizë politike, Rama dhe Veliaj kanë planifikuar një spektakël luksoz, të ndërtuar e përshtatur veçanërisht për transmetim televiziv, ndaj i kanë dhënë përparësi përdorimit të teknologjisë dhe skenografisë së aktivitetit. I gjithë planifikimi dhe organizimi është realizuar me konsulencë të huaj dhe duke anagazhaur ekspertët më të mirë vendas.

Prej dy ditësh, Sheshi Nënë Tereza dhe bulevardi nga sheshi deri në kryqëzimin e Presidencës janë bllokuar për të përgatitur infrastrukturën e aktivitetit, duke krijuar probleme serioze trafiku, veçanërisht duke bllokuar krejtësisht aksesin e mjeteve të transportit në zonën pas stadiumit kombëtar.

Rreth 10 pjesëmarrës do të ulën në karriket të vendosura në pjesën qendrore të Sheshin Nënë Tereza, kurse pjesa tjetër do të qendrojë në këmbë pas tyre përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Në ballë të sheshit është vendosur një tribunë, si sfond i së cilës shërben një ekran i stërmadh LED, me përmasa 15×5 metra, i cili do të transmetojë materialet propagandistike dhe dekorative të spektaklit.
Për të lehtësuar pjesëmarrësit që janë larg tribunës të ndjekin në detaje ceremoninë, përqark sheshit dhe përgjatë bulevardit deri afër kryqëzimit të ndërtesës së Kryeministrisë janë vendosur 7 pika përcjellje të zërit dhe imazhit, përmes ekraneve LED me përmasa 5×3 metra.

Nga burimet e Exit.al nga persona që po merren me ofrimin e shërbimeve dhe në bazë të çmimeve të tregut ne kemi llogaritur se kostoja e aktivitetit të nesërm kalon gjysëm milionë euro. Një pjesë e madhe e pajisjeve të marra me qira është marrë për 3-4 ditë, por ne po llogarisim minimumin për dy ditë.

Marrja me qira e pajisjve të ndriçimit, fonisë dhe ekranëve ka kushtuar rreth 80-100 mijë euro. Qiraja e karrikeve të vendosura në shesh është konfirmuar se ka kushtuar 4 milionë lekë ose 32 mijë euro—qiraje e një karrike kushton 200-400 lekë në ditë, në varësi të llojit. Skena dhe të gjitha platformat ndihmëse kanë kushtuar rrth 30 mijë euro.

Prodhimi i spotit reklamues të aktivitetit dhe transmetimi i tij intensiv, prej tre ditësh, në të gjitha mediat e vendit është mësuar se ka kushtuar rreth 60-70 mijë euro. 

Regjia, kamerat dhe transmetimi i sinjalit për televizionet gjatë ceremonisë kushton të paktën rreth 25 mijë euro, ndërsa blerja e rreth 90 minutave kohë televizive për transmetimin e drejtpërdrejtë në televizionet e vendit do të kushtojë rreth 100-150 mijë euro—tarifa e transmetimit në televizionet informative luhatet nga 10-20 mijë euro për një orë transmetim ndërsa në ato kombëtare është rreth dy herë më e lartë).

Kostot e tjera kanë kushtuar minimalisht rreth 50 mijë euro.

Në total, kostoja e manifestimet, në një vlerësim të përmbajtur, do të shkojë rreth 400-500 mijë euro. 

Manifestimi i nesërm është aktivitet partiak që paguhet nga Partia Socialiste. Kostoja e lartë e tij është përtej burimeve të deklaruara zyrtarisht nga PS dhe është e sigurt që ajo nuk do të raportohet në deklarimet e saj. Sikurse është e sigurtë që shumica e shërbimeve do të faturohen nën vlerën reale apo nuk do të faturohen fare. Në këto kushte një pjesë e madhe e kostos po përballohet ose nga burime jo ligjore ose do të kompensohet me favore kontratash publike.

Në një artikull të mëparshëm ne kemi argumentuar pikërisht këtë fakt. Ilustrimi kryesor është se edhe në këtë manifestim i gjithë shërbimi video dhe audio por realizohet nga kompanitë ProSound shpk, të cilën ne e kemi quajtur “Ministria e Zërit” për shkak se ajo është thuajse kontraktori ekskluziv i qeverisë me paratë publike.
/Exit.al

Presioni i opozitës dhe rënia e Ramës

Qamil Gjyrezi

Protestat popullore masive të P.D.-së dhe opozitës, po ndikojnë negativisht tek psikologjia e Rilindjes dhe Kryeministrit Rama!
Edi Rama dhe Rilindja janë në gjëndje të rënduar psikologjike! Kjo situatë psikologjike duket në “sjelljet” dhe të menduarit jo vetëm të Ramës, por edhe atyre që e mbështesin në qeverinë aktuale dhe jashtë saj.

“Zullumet” e këtyre 6 viteve qeverisje i’a kanë prishur qetësinë dhe të menduarit! Situata politike dhe ekonomike në vend dhe protestat e opozitës i kanë “traumatizuar” Rilindasit e Ramës! Skandalet e tyre qeverisëse nuk i lënë të qetë shumicën e tyre! Në një opinion të intelektualit Fatos Lubonja lexova thënien: “Ja pse ka ngelur vetëm revolucioni si mjet për zgjedhjen e krizës. Kur mbaron fjala gjykon palla”!

Sejcili ka idetë dhe këndvështrimin e tij për politikën dhe situatën që po kalon vendi!
Po e shkruaj që në fillim të shkrimit se P.D. dhe Lulzim Basha asqë e mendojnë revolucionin!! Revolucioni nuk është pjesë e ideologjisë së P.D.-së dhe mendimit politik perëndimor!

Për mendimin politik perëndimor është i rëndësishëm qëndrimi politik konseguent real, qëndresa dhe dialogu politik.
P.D. dhe opozita me të vërtetë i kanë mbaruar “fjalët” me Ramën, por mendimi politik perëndimor gjen forma dhe mënyra të tjera për të fituar mbi “kundërshtarin” politik.

Një prej këtyre formave është edhe “Presioni politik real-psikologjik”! PD dhe Lulzim Basha me qëndrimin e tyre duke ju drejtuar popullit, pjemarrësve në protesta që me fillimin e tyre, po e “cmendin” Edi Ramën dhe ata që e mbështesin!

Presioni psikologjik do ta detyrojë të japë dorëheqjen Edi Ramën dhe “neodiktaturën” e tij! Në pamjen e jashtme duken të “qetë” dhe kanë besim se do ta “Hedhin lumin” edhe këtë radhë!

Për mendimin tim personal janë shumë të shqetësuar dhe po përpiqen të fitojnë në kohë dhe përdorin demagogjinë tipike të “majtë masonike”, për t’i qetësuar mbështetësit e tyre brënda dhe jashtë Shqipërisë!

Cfarë është presioni psikologjik? Po e citoj në anglisht: “Psychological pressure: “Pressure of relating to the mind or mental activity” ! https://dictionary.reverso.net/english.

Presioni psikologjik: “Presioni në lidhje me mendjen ose veprimtarinë mendore”! Në daljet në media dhe komente të ndryshme, Edi Rama me Rilindjen duken të qetë!? Por në të vërtetë ata dridhen nga friga dhe po përpiqen të fitojnë kohë dhe të krijojnë “presion psikologjik” mbi opozitën. Por nuk kanë forcë dhe argumenta mbasi ju kanë mbaruar! Prandaj përdorin mjete tipike neodiktatoriale për tu mbrojtur!

Kam bindjen e plotë që opozita është në një nivel të lartë psikologjik dhe ka besim të plotë për rrëzimin e Ramës!
Në këtë situatë shumë aktorë politik në vend përpiqen që të fitojnë “kapital politik” nga situata e krijuar duke bërë deklarata ose “lojra politike”!

Ta harrojnë të gjithë se do të kenë të ardhme dhe do të fitojnë mbi popullin që ka dalë në rrugë dhe “Lidershipin aktual të PD.”-së, Zotin Basha dhe përfaqësuesat e saj të nivelit të lartë. Tek gjithsejcili përfaqësues i lartë i PD-së, sinqerisht lexoj qetësinë e mendimit, besimin për fitoren e PD.-së dhe të opozitës dhe “një program qeverisës optimist” për të ardhmen!

“Presion psikologjik real”, nuk do të thotë lëvizje krejt “paqësore” për rrëzimin e “Narkotrafikantëve Rilindas”! Presion psikologjik do të thotë protesta popullore dhe ndërkombtarizimi i situatës politike në vend! Ndërkombëtarët tashmë e kanë kuptuar lëvizjen e Ramës dhe qeverisë së Rilindjes!

Zonja Merkel në takimin e parë në vitin 2014, i’u drejtua Ramës: “Më shiko në sy dhe më thuaj të vërtetën”! Por politika gjermane e kuptoi shumë mirë të “vërtetën” e Edi Ramës, që është vetëm një gënjeshtër e madhe e mbushur me demagogji! Politika gjermane po mbështet opozitën! Mbas gjermanëve do të fillojnë të pozicionohen edhe miqtë tonë të mëdhenj Sh.B.A-të!

Kam besim të plotë! Diplomatët e huaj e kuptojë shumë mirë dhe janë të informuar për “bëmat” e kësaj qeverie. Por perëndimi dhe diplomacia perëndimore të “jep” ndonjë shans të “vockël” ose “mbështetje” formale tashti, por ta “merr” më vonë, të gjykon më vonë!

Prandaj Lulzim Basha mban një qëndrim shumë korrekt me deklaratat e përfaqësuesve të huaj në Shqipëri falë formimit të tij perëndimorë, besimit tek e ardhmja dhe besimit tek politika Euro-atlantike!

Instalimi i mediave ndërkombëtare në Tiranë, Reuters, BBC apo Euro Neës nuk është i rastësishëm. Kryetari i P.D., Lulzim Basha ka cituar mbështetjen e Presedentit të PPE, Joseph Daul për protestat në Shqipëri: “Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias. “P.D. po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbeshtetjen e PPE, familjes sonë politike”.

Qëndrimi me ndërkombëtarët është në nivel të lartë dhe shumë diplomatik nga Zoti Basha! Qëndrimi dhe bashkëpunimi me vendet që kanë patur ndikim të madh në zhvillimet tona politike dhe ekonomike në këto vite është një “Presion real piskologjik” për klikën që po qeveris sot në Shqipëri!

Prandaj vetëm nëpërmjet këtij qëndrimi politik dhe psikologjik do të japi dorëheqjen Edi Rama me miqtë e tij të rënduar shumë psikologjikisht! T’i mbajmë Rilindasit dhe miqtë e tyre në “parlametin ilegjitim” (burgun) të “ngujuar” edhe disa ditë! Shumë shpejt do të nxjerrin “Flamurin e bardhë” dhe do të dalin nga ‘ngujimi’, që shënon fundin e tyre!

Po citoj disa tituj mediash të huaja që besoj se prezantojnë realitetin politik në Shqipëri dhe janë “presion real psikologjik” për situatën psikologjike të Edi Ramës dhe Rilindjes!: Euronews’ shkruan për situatën e rëndë shëndetësore të kryeministrit Rama”! (Startnews 2019)
-Reportazhi i Al Xhazira: “Qeveria e Ramës e implikuar në trafikun e drogës. OSBE konfirmoi blerjen e votave.”! (Startnews 2019) Ambasadori i Britanisë së Madhe hyn në takim me Bashën në selinë e P.D.-së! (Startnews 2019)
No comments!

Berisha publikon videon: Protestuesi i plagosur rrëmbehet nga policia nga shtrati i reanimacionit!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar mbrëmjen e sotme, marrjen nga spitali dhe përcjelljen për në Polici në gjendje jo të mirë shëndetësore të njërit prej protestuesve që u plagos në protestën e dy ditëve më parë të organizuar nga opozita përpara parlamentit.
Siç shikohet edhe në pamjet filmike, protestuesi është nxjerrë nga Spitali i Traumës me krahun e fashuar dhe shoqërohet nga policia.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Protestuesi i plagosur rrëmbehet nga shtrati i reanimacionit! Shpirt katranët, narkopolicët rrëmbejnë nga shtrati i reanimacionit të spitalit të Traumës, me serume duke kundërshtuar edhe mjekun, protestuesin në Komisariat. Ky është një akt tjeter kriminal i Edvin Kristaq Urrejtjes dhe Vasal Kimikut të tij. Turp! Ndiqeni videon tronditese.

Protestuesi i plagosur rrembehet nga shtrati i reanimacionit!Shpirt katranet, narkopolicet rrembejne nga shtrati i reanimacionit te spitalit te Traumes, me serume duke kundershtuar edhe mjekun, protestuesin ne Komisariat.Ky eshte nje akt tjeter kriminal i Edvin Kristaq Urrejtjes dhe Vasal Kimikut te tij. Turp! Ndiqeni videon tronditese. sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 22. März 2019

Spahia paralajmëron Ramën për vendimin e Qershorit

Bardh SPAHIA

Pasi u zhduk për 5 ditë, kryeministri u vetëshfaq për të dhënë arsyen e mungesës: paskërka qenë duke lobuar për integrimin!!! E këtë akt kaq fisnik, njeriu që për imazhin e tij ka ndërtuar një makineri gjigande propagande, e paska bërë fshehurazi!!!!

Ky kryeministër që e quan veten legjitim, sapo pranoi në një logorre të gjatë halli, se nuk di të sillet aspak si i tillë dhe është vështirë të kuptosh se ku i nis gënjeshtra e ku i mbaron papërgjegjshmëria për detyrën që ka.

Eshtë i vetmi kryeministër në botë që thotë se u nis fshehurazi e bëri po fshehurazi ca takime informale, për një proces që është krejt normal e transparent, hapja e negociatave të antarësimit.

Se përse një kryeministër sillet si të ishte disident ilegal e jo kryeministër në vendin e tij, se përse nuk pritet as në takime kortezie sic i takon rangut të tij, kur shkel një vend të huaj, këtë nuk e thotë edhe pse e sigurtë që e kupton mirë akullin diplomatik, që i servirin cdo herë homologët e tij europianë.

Prandaj sic thotë vetë, është katandisur të takojë “ish-a“, ish ofiqarë apo politikanë, pesha e të cilëve s’mund të jetë kurrë e barabartë me atë të vendimmarrësve të tyre, që nuk e qasin tashmë Edi Ramën. Me siguri shkon të qahet me stilin e njohur “o burrë, o burrë…aman o burrë“, që liderët e BE të mbyllin sytë, sic iu mbyllën Komisionit Europian për drogën e Saimir Tahirin një vit më parë.

Por e vërteta është kokëfortë o kryeministër ilegjitim: Merkel me kolegët e saj, po gjejnë në tryezat e tyre të njëjtat zullume, për të cilat nuk na denjuan me një vendimmarrje vitin e kaluar, por ia lanë këshillit të ministrave vendimin për shtyrje të hapjes së negociatave të antarësimit.

E kanë krejt të qartë se cfarë përfaqëson, e prandaj nuk të qasin. Sic thua vetë, nëse është e vërtetë, po endesh nëpër Europë, duke kapur kë të mundesh për mënge, njëlloj si ai nxënësi ngelës që kërkon dëshpërimisht një notë kaluese.

E në Tiranë bën trimin, me mandatet e trafikuara në kuvend, për të cilat janë dy dosje në prokurori e me gjasë mund të hapet ndonjë tjetër me lëvizjet e fundit. Pra nuk do jetë aq e thjeshtë Edi Rama…Sa më shpejt ta kuptosh, aq më mirë do jetë, për vendin, edhe për ty!

Protesta e banorëve te Unaza e Re: Edi Rama nuk ka çfarë t’i bëjë drogës së vet….

Banorët e Unazës së Re protestuan sot në ditën e 139 kundër qeverisë Rama. Asshtu si edhe në ditët e mëparshme, në mbështetje të protestës ishin ish-deputetët e opozitës, por edhe qytetarë të Tiranës.
Protestuesit bënë thirrje për lirimin e qytetarëve të arrestuar dje nga policia, pas protestës së opozitës para Kuvendit të Shqipërisë.
E para që mori fjalën në protestën e sotme ishte e ëma e Dorian Protoduarit, i cili mbahet nën arrest me akuzën për kundërshtim të forcave të Rendit.
“Edi Rama nuk ka çfarë t’i bëjë drogës së vet, prandaj ju them që mos u trembni nga asnjë. Ne do jemi në ballë të protestave, siç kemi qenë 5 muaj këtu dhe do ti japim përgjigjen e merituar kësaj përgjigje arrogante. Ne nuk na ndalon dot askush”, tha Drita Protoduari.
Me thirrjet “Rama ik”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, “E duam Tiranën pa Erjon Velinë”, protestuesit e cilësuan kryebashkiakun e Tiranës një vemje.
“Këtij vemjes që ka pranuar që dasmën ia ka bërë mamaja, po i themi që ta harrojw që protestën do ta ndalojmë.
Ne do të jemi në këmbë, dhe po të na e marrin frymën e fundit, prapë nuk do të dorëzohemi”, tha njëri prej protestuesve.

Gjermania, 1.3 miliardë euro për fëmijët e varfër, Rama, 2 miliardë euro për 7 oligarkë

Synimi është që të mbrohen nga varfëria familjet me të ardhura të pakta, tha ministri i Punës Hubertus Heil para Bundestagut. Ai e pati paraqitur projektligjin së bashku me ministren e Familjes, Franziska Giffey.

Të drejtë të marrin subvencionin e ri për fëmijët kanë familje, në të cilat të ardhurat e prindërve vërtet mbulojnë nevojën minimale vetjake, por jo atë të fëmijëve. Që në 1 korrik, subvencioni do të rritet nga 170 euro aktualisht, në 185 euro.

Ministri i Punës Heil tha se nga shërbimet do të përfitojnë para së gjithash nënat dhe baballarët në familjet me një prind. Ligji parashikon subvencione më të mëdha për ata me të ardhura të ulëta, familjet me një prind dhe familjet të cilat varen nga ndihma Hartz IV.

Kështu është parashikuar që subvencioni për fëmijët të rritet me 15 euro në muaj. Fëmijët në nevojë, për vitin e ardhshëm shkollor do ta marrin falas ushqimin e shkollës dhe biletën mujore për autobusët e shkollave. Për materialet e shkollës do të jepen 150 euro në vend të 100 eurove.

Do të jenë gjithsej katër milionë fëmijë që do të përfitojnë nga shtimi i shërbimeve. Për “Ligjin e fortë për familjen”, qeveria do të shpenzojë në legjislaturën në vazhdim 1,3 miliardë euro. Sipas mendimit të opozitës, ligji është i drejtë, por nuk shkon aq sa duhet larg.

Krejt ndryshe nga Gjermania është shembulli i Shqipërisë, ku kreu I qeverisë akordoon pjesën më të madhe të buxhetit për oligarkët ose afro 2 miliardë për 7 oligarkë.