25.5 C
Tirana
E diel, 8 Qershor, 2025

Protesta e banorëve te Unaza e Re: Edi Rama nuk ka çfarë t’i bëjë drogës së vet….

Banorët e Unazës së Re protestuan sot në ditën e 139 kundër qeverisë Rama. Asshtu si edhe në ditët e mëparshme, në mbështetje të protestës ishin ish-deputetët e opozitës, por edhe qytetarë të Tiranës.
Protestuesit bënë thirrje për lirimin e qytetarëve të arrestuar dje nga policia, pas protestës së opozitës para Kuvendit të Shqipërisë.
E para që mori fjalën në protestën e sotme ishte e ëma e Dorian Protoduarit, i cili mbahet nën arrest me akuzën për kundërshtim të forcave të Rendit.
“Edi Rama nuk ka çfarë t’i bëjë drogës së vet, prandaj ju them që mos u trembni nga asnjë. Ne do jemi në ballë të protestave, siç kemi qenë 5 muaj këtu dhe do ti japim përgjigjen e merituar kësaj përgjigje arrogante. Ne nuk na ndalon dot askush”, tha Drita Protoduari.
Me thirrjet “Rama ik”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, “E duam Tiranën pa Erjon Velinë”, protestuesit e cilësuan kryebashkiakun e Tiranës një vemje.
“Këtij vemjes që ka pranuar që dasmën ia ka bërë mamaja, po i themi që ta harrojw që protestën do ta ndalojmë.
Ne do të jemi në këmbë, dhe po të na e marrin frymën e fundit, prapë nuk do të dorëzohemi”, tha njëri prej protestuesve.

Gjermania, 1.3 miliardë euro për fëmijët e varfër, Rama, 2 miliardë euro për 7 oligarkë

Synimi është që të mbrohen nga varfëria familjet me të ardhura të pakta, tha ministri i Punës Hubertus Heil para Bundestagut. Ai e pati paraqitur projektligjin së bashku me ministren e Familjes, Franziska Giffey.

Të drejtë të marrin subvencionin e ri për fëmijët kanë familje, në të cilat të ardhurat e prindërve vërtet mbulojnë nevojën minimale vetjake, por jo atë të fëmijëve. Që në 1 korrik, subvencioni do të rritet nga 170 euro aktualisht, në 185 euro.

Ministri i Punës Heil tha se nga shërbimet do të përfitojnë para së gjithash nënat dhe baballarët në familjet me një prind. Ligji parashikon subvencione më të mëdha për ata me të ardhura të ulëta, familjet me një prind dhe familjet të cilat varen nga ndihma Hartz IV.

Kështu është parashikuar që subvencioni për fëmijët të rritet me 15 euro në muaj. Fëmijët në nevojë, për vitin e ardhshëm shkollor do ta marrin falas ushqimin e shkollës dhe biletën mujore për autobusët e shkollave. Për materialet e shkollës do të jepen 150 euro në vend të 100 eurove.

Do të jenë gjithsej katër milionë fëmijë që do të përfitojnë nga shtimi i shërbimeve. Për “Ligjin e fortë për familjen”, qeveria do të shpenzojë në legjislaturën në vazhdim 1,3 miliardë euro. Sipas mendimit të opozitës, ligji është i drejtë, por nuk shkon aq sa duhet larg.

Krejt ndryshe nga Gjermania është shembulli i Shqipërisë, ku kreu I qeverisë akordoon pjesën më të madhe të buxhetit për oligarkët ose afro 2 miliardë për 7 oligarkë.

Balliu-Ramës: Pse nuk dole live të provoje se ishe në rregull?

Kleves BALLIU

Kryeministër edhe pse u sforcove, sërish kuptohet që sje mirë. E ke nga sëmundja konkrete apo si i sëmurë i përhershëm këtë nuk mund ta them. Por ti që ke dal live në dush e lakuriq në sytë e botës, nuk dole live kur tu kërkuan prova. Gjithë tautologjia jote ka brenda një padituri fenomenale.

Ti kujton se nuk të njohin shqiptarët si individ. Ti harron rrugën tënde që ke përshkuar me ngjarje që lëvizin nga çmenduria në perversitet. Çdo fajtor përpiqet ta bind veten se fajet e tij janë harruar. Por kjo është utopi.

Për ty do ketë libra e filma dramatik, tragjik e komik sepse ti ashtu e ke jetën tënde. Duke u shkaktuar drama të tjerëve me veçantësinë se sa më shumë të afërt ti kesh aq më zi i trajton.

Dhe këto faktkeqësi që u ke shkaktuar qytetarëve nga Tirana e deri në Gjermani. Nga Tirana e deri në Spanjë dhe janë rrugëve sot njerëzit që i ka goditur çmenduria jote. Kudo që ve dorën ti për të kënaqur shijen dhe projektin tënd ti inkriminon, qofshin këta biznesmen, qofshin analist politik apo bashkëpuntor në parti.

Ti je një hidrocentral vesi dhe krimi. Ti nuk ke projekt politik apo ekonomik, ti ke vetëm projektin e megavjedhjes dhe harron që kjo betejë do të mbyllet me zbulimin tënd total, me shpalljen tënde në sy të publikut dhe ligjit.

Gjithë karriera jote nuk është politike, është karrieria e një buldozeri që mbyllet me dashurinë për lekët që nuk i mban në xhepat e pantallonave por në offshoret ku është kërkuar dhe ku do të konkludohet.

As fshehtësia, as harresa, as miqtë e paguar me natyrë, me para dhe me ves nuk do të të mbrojnë por gjithçka që do të dali prej tyre do të dënoj.

Urrejtja raciste kundër opozitës ka një bazë të thellë tek ty. Kjo sepse ti ke një problem me të qenin njeri normal dhe si i tillë ti gjithçka normale tek njerëzit e urren prandaj ata ti mund ti etiketosh si të duash, por je ti që nuk hyn dot në serën fisnike të njerëzve që duan të vërtetën, duan këtë vend dhe duan të ardhmen e tij.

Ti ke kaluar në 100 projekte politike nga fashist, zogist, ballist, komunist për të fshehur një gjë që do ti shërbesh Spiro Kolekës dhe kompleksit të veseve të tua personale.

Çdo ditë që kalon vetëm rrit malin e fakteve dhe krimeve të tua në kurriz të shqiptarëve, i cili do të shkoj në përputhje me ndëshkimin.

Për gjendjen e rëndë shëndetësore të kryeministrit Edi Rama shkruan edhe mediat greke, edhe pse vetë kryeminsitri pavarësisht se për 4 ditë nuk u duk në asnjë media, ka mohuar të kundërtën.

Qeveria gjermane në të njëjtën linjë me opozitën: Duhet garanci e pakufizuar për votën

Akuzat, të cilat kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të kaluara, duhet të verifikohen dhe përpunohen nga drejtësia dhe parlamenti në përputhje me procedurën e parashikuar për këtë. Kështu theksohet në një deklaratë të dy zyrtarëve të Qeverisë gjermane, pas vizitës së zhvilluar në Tiranë.
Dr.Christian Hellbach, i Ngarkuari për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme dhe Thomas Ossoëski, i Ngarkuari për Politikat e BE-së pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, deklarojnë se Shqipëria duhet të zhvillojë instrumenta efektivë për të parandaluar mashtrimet në zgjedhje dhe blerjen e votave si dhe për të ndjekur në mënyrë të vendosur çdo moment dyshimi.
“Duhet të garantohet besimi i pakufizuar i qytetarëve në forcën e votës së tyre!”, thuhet në deklaratë.
Gjatë vizitës në Shqipëri ata zhvilluan takime me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Më poshtë keni deklaratën e plotë të zyrtarëve gjermanë që u publikua në faqen e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë 
Tema e bisedave ishte situata aktuale e politikës së brendshme pas dorëzimit të mandateve nga opozita. I kemi dëgjuar me vëmendje argumentat e të gjitha palëve. Debatet dhe përballjet politike janë të dëshiruara në cdo demokraci. Dhe: E drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i kushtetutshmërisë demokratike. Por dhuna është e papranueshme.
Është detyra e të gjithë deputetëve të zgjedhur, pikërisht në parlament, me angazhim dhe në mënyrë konstruktive, të çojnë përpara reformat e nevojshme dhe të arrijnë rezultate konkrete. Shqipëria është, p.sh. në reformën e drejtësisë, në rrugë të mbarë. Kurse bojkoti i parlamentit dhe sidomos dorëzimi i mandateve është për ne i gabuar.

Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha partive të tregojnë përgjegjësi përkundrejt zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor. Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it,- të cilat u drejtohen si pushtetit ekzekutiv ashtu edhe atij legjislativ, kanë bërë të qartë, se në cilët sektorë duhet të përmirësohet ende sistemi zgjedhor shqiptar. Qeveria Federale është angazhuar prej muajsh tanimë, që reforma zgjedhore të shkojë përpara dhe ka financuar ndër të tjera punën e ekspertëve të pavarur për këtë qëllim.
Shqipëria duhet të zhvillojë instrumenta efektivë për të parandaluar mashtrimet në zgjedhje dhe blerjen e votave si dhe për të ndjekur në mënyrë të vendosur çdo moment dyshimi. Duhet të garantohet besimi i pakufizuar i qytetarëve në forcën e votës së tyre! Por kjo arrihet vetëm me një parlament funksional. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive, të punojnë në mënyrë konstruktive për reformën zgjedhore. Akuzat, të cilat kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të kaluara, duhet të verifikohen dhe përpunohen nga drejtësia dhe parlamenti në përputhje me procedurën e parashikuar për këtë.

Maturantët me detyrim për antimiting nga Dibra në Tiranë! Zbulohet SMS-ja

Mitingu i organizuar nga Veliaj që do të mbahet nesër në ora 11:00 tek sheshi ‘Nënë Tereza’ pas Kongresit të PS-së, ka filluar që pasditen e sotme.
Mitingu do t’i ngjajë atyre të fundit që ka zhvilluar Edi Rama në rrethe, ku njerëzit do të ulen në karrige. Dhe karriget janë marrë pikërisht nga shkollat e Tiranës.
Por përveç kërcënimit që kreu i FRESSH, Eljo Hysko, i bënte anëtarëve për të qenë me detyrim në miting bashkë me të paktën 10 persona, ndryshe humbasin vendin e punës, ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër sms, ku tregohet se si edhe maturantët e Dibrës detyrohen të jenë nesër në Tiranë.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Maturantet me detyrim per antimiting nga Dibra ne Tirane!
Lexoni mesazhin e prindit dixhital. sb
Pershendetje dr.Berisha. Jam prindi i nje maturanti nga Dibra. DAR Diber, nepermjet strukturave FRESH-it organizon maturantet e gjimnazeve te Dibres per t’i derguar ne mitungun e dites se shtune qe organizon Erion Velia ne Tirane.

Zbardhen përgjimet/ Drejtori i policisë së Fierit: Do të nis unë njeri me lekë, Fredi Alizoti: Eee e kape muhabetin…

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka publikuar sot një pjesë nga biseda e përgjuar mes drejtorit të policisë së Fierit dhe Fredi Alizotit, në kuadër të dosjes së bujshme ‘Babale’.
Ervin Salianji i akuzuar për ‘kallëzim të rremë’ dhe i marrë i pandehur për dosjen ‘Xhafaj-Babale’ ka publikuar ne faqen e tij ne FB, biseden mes drejtori i Policisë së Fierit dhe atij qe ai e quan ‘dëshmitar të fabrikuar të qeverisë’, Fredi Alizoti.

Biseda e trasnkriptuar 
Numri është i telefonit të drejtorit të policisë së Fierit, Bert Nushi.
Ora 12:28 e natës
Drejtori: Fredi.
Fredi: Ai është b.q prokuror, të më thotë ai mua…
Drejtori: Ku je, se nuk..
Fredi: Dëgjo mua, atë që kam nisur…eee…

Drejtori: Ku je në Fier apo jo,
Fredi: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej mbrapa, a ti thosha të kam q…motrën mu në p…
Drejtori: Fredi, po më dëgjo, Frediii.
Fredi: Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k muhabete, i ka marrë në dorë Gramozi këto punë
Drejtori: Se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj.

Fredi: Do më dërgosh njeri që të flas.
Drejtori: Jam në Fier kam një ngjarje, jam në Ballsh.
Fredi: E mban mend ku me ke lënë herën e parë, më dërgo njeri për çerek ore,
Drejtori: Ka mundësi të mos më kapë telefoni se jam në vendngjarje.
Fredi: E dëgjon, aty ku më le, e mban mend.
Drejtori: Po do të nis unë njeri me lekë.
Fredi: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës.

Krimi bën ligjin, vritet në Elbasan avokati i Emiljano Shullazit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Elbasan. Bëhet e ditur se, një person është qëlluar për vdekje në qendër të qytetit.
Sipas burimeve, viktima quhet Ravik Gurra, me profesion avokat.
Gurra ishte avokat i Emiljano Shullazit.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa qytetarët janë përfshirë nga frika e paniku. Policia edne nuk ka dhënë asnjë njoftim për këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë Elbasan
Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan.
Sherbimet e Policisë kane ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonen ku dyshohet se janë larguar autorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.
Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

Kush ishte Ravik Gurra
Ravik Gurra ka marrë pjesë në procesin që Shullazi ka ndaj Ylvi Beqajt për çështjen “Vollga”, ku Shullazit dhe grupi i tij që akuzohen për veprën penale “shtrëngim për dhënie pasurie dhe grup të strukturuar kriminal”.
Ravik Gurra, tha në gjyq se pyetjet e tyre ndaj dëshmitarit nuk ishin konfidenciale, por kishin karakter procedural.
Gurra po ashtu ka qenë edhe avokat i ‘Hakmarrjes për Drejtësi’ dhe i ‘Çapajve’ në Elbasan.

Reagimi i Dash Shehit ndaj Mustafait, ja memet që po bëjnë xhiron e internetit

Reagimi i ish-deputetit Dahsamir Shehi ndaj sahanlëpirësit Mustafa Nano mbrëmjen e djeshme në emisionin “Oponion” ka shkaktuar mjaft debate në rrjetet sociale.
Me sportivitetin e tij, deputeti demokrat ka bërë që të gjithë analistët e vënë rë rresht kundër tij të heshtin.
Megjithatë, reagimi i Mustafait kur i tha ‘paske kthyer ca gota me sa duket’ ka shkaktuar revoltë në rrjet. Ishte Nano ai që i tha Shehit se ka pirë ‘ndonjë gotë’, kurse ish-deputeti ja ktheu duke e quajtur ‘banda e legenëve të Edi Ramës’.
Që prej mbrëmjes së djeshme replikat mes dy të ftuarave janë kthyer në meme që po bëjnë xhiron e internetit.

Shkëlzen Berisha flet pse ka paditur gazetarin Guy Lawson: Erion Veliaj burimi i tij për shpifjet…

Juristi Shkëlzen Berisha në një intervistë të dhënë për gazetarin Ylli Rakipi në emisionin ‘Të paekspozuarit’, ka treguar mbrëmjen e sotme se kush është personi, burimi i gazetarit amerikan që shkroi librin ‘Armet dhe çunat’.
Shkëlzen Berisha tha se, burimi i gazetarit amerikan është Erion Veliaj.
Ylli Rakipi: Ju keni vite që e investigoni këtë çështje, sepse është një problem shumë i madh për ju. Cili mendoni se është burimi i autorit në Tiranë? Që të thuash se Berishës janë ‘familja’, pra se janë mafia, dikush e ka bërë.
Shkëlzen Berisha: Unë i jam referuar atyre informacioneve që avokatët e mi, kanë marrë përgjatë procesit gjyqësor. Përgjatë procesit gjyqësor na janë vënë në dispozicion materiale që tregojnë se një nga burimet kryesore që zoti Lawson citon në Tiranë, është zoti Erion Veliaj.
Ylli Rakipi: Erion Veliaj? Si hyn Erion Veliaj këtu?
Shkëlzen Berisha: Erion Veliajn këtu e ka future zoti Lawson, ose zotin Lawson aty e ka future zoti Veliaj. Kjo ka dalë nga deklarimet që ai ka bërë përgjatë procesit gjyqësor në gjyqin e vitit 2018. Ny gjyq autori ka identifikuar Erion Veliajn, si një nga burimet kryesore.

Shkëlzen Berisha: Ja pse e kam paditur gazetarin Guy Lawson për përfshirjen në librin për Gërdecin
Juristi Shkëlzen Berisha në një intervistë të dhënë për gazetarin Ylli Rakipi në emisionin ‘Të paekspozuarit’, ka treguar arsyet se pse ka paditur gazetarin amerikan Guy Lawson për përfshirjen e tij në librin për Gërdecin.
Ylli Rakipi: Guy Lawson ka botuar një shkrim ku ju përmend ju, më pas një libër që u bë edhe film. Pse i keni paditur këta persona?

Shkëlzen Berisha: Këta në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të ndryshme, ka publikuar diçka që është shpifje përsa i përket implikimit tim në këtë çështje. Kam paditur Lawson sepse nuk e ka bërë detyrën e tij si gazetar, nuk ka kontaktuar asnjëherë me mua, për një intervistë.
Në mënyrë të qëllimshme ai shmangu çdo lloj fakti dhe prove që të provonte se ata që thoshte Diveroli e Trebicka janë të pavërteta. I kam dërguar një email në 2011 dhe ai nuk është përgjigjur.
Ylli Rakipi: Çfarë është akuza konkrete?
Shkëlzen Berisha: Janë 2 çështje. Përfshirja e imja në AEY, ku janë edhe Diveroli, përfaqësues të MEIKO-s ku thuhet se kam qenë edhe unë. Këtu Lawson më përfshin edhe mua. Unë kam munduar të kontaktoj me të, menjëherë kur botoi shkrimin e parë në revistën RollingStone. I kam kërkuar që edhe pse nuk më keni kontaktuar, unë jam i gatshëm të jap detaje dhe informacione në lidhje me këtë gjë. Ky email nuk ka marrë asnjëherë përgjigje.
Ylli Rakipi: Gazetari Lawson ka bërë një lidhje me skype me emisionin e Rudina Xhungës dhe ai thotë se ju jeni përfshirë dhe paratë kanë përfunduar në Qipro.
Shkëlzen Berisha: Zoti Lawson e di shumë mirë që historia e Gërdecit nuk ka asnjë lidhje me AEY. Ai përpiqet që ti përfshijë këto histori dhe përpiqet që ta bëjë librin e tij më interesant. Demontimi dhe shitja e fishekëve janë dy histori të ndryshme.

“Gazetari Lawson ka pasur prova për mos përfshirjen time, por nuk i botoi”
Juristi Shkëlzen Berisha në një intervistë të dhënë për gazetarin Ylli Rakipi në emisionin ‘Të paekspozuarit’, ka treguar mbrëmjen e sotme se autori i librit për Gërdecin ka pasur prova që faktonin mos përfshirjen e tij në këtë çështje, por nuk i ka përdorur.
‘Zoti Lawson, e di shumë mirë që historia e Gërdecit nuk ka asnjë lidhje me historinë e AEY.
Ai kërkon ti bashkojë historitë që ta bëjë sa më të besueshme historinë e tij. Demontimi dhe shitja janë histori që nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën’, është shprehur juristi Shkëlzen Berisha.
Përballë gazetarit Ylli Rakipi, juristi Shkëlzen Berisha u shpreh se: ‘Unë kam bërë një deklaratë publike më 20 Mars 2008, ku them që: ‘Unë e kam takuar Trebickën me kërkesën e tij përmes një miku të përbashkët. Ky është pika ime e vetme e lidhjes me këtë histori’.
‘Kanë dalë faktet që unë nuk kam pasur të bëj me këtë histori, që i kanë shkuar edhe gazetarit në fjalë, por që ai i ka injoruar.
Hetuesit e pyesin Podrinskin rreth takimit ku pretendohet se kam qenë edhe unë.
Vetë hetuesi thotë:
Zotit Podrinski ju tregua një foto e djalit të Kryeministrit dhe ai thotë që nuk e njohu atë.
Këtë dokument e ka pasur edhe gazetari, por që nuk e përdorur’, është shprehur Shkëlzen Berisha në emisionin ‘Të Paekspozuarit’.

Shkëlzen Berisha: Ja e vërteta e telefonatave të mia me Delijorgjin
Juristi Shkëlzen Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, ku është pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, lidhur me telefonatën e tij, me Mihal Delijorgjin, fill pas shpërthimit në Gërdec. Shkelzen Berisha tha se ishte ai që e telefonoi Delijorgjin, për t’u interesuar për një të afërm të tij, i cili punonte në Gërdec.
Pjesë nga intervista e Shkëlzen Berishës me Ylli Rakipin:
Ylli Rakipi: Zoti Mihal Deligjorgji, pas shpërthimit në Gërdec, ka komunikuar me stafin më të afërt, zotin Mediu dhe me ju. Përse?
Shkëlzen Berisha: Kjo është një ngrehinë tjetër shpifjesh, që lidhet me çështjen e tabulateve. Dua t’ju pyes diçka, nëse ju flisni me dikë në telefon, a ju bën kjo juve ortak apo bashkëpjesëmarrës në biznesin e personit me të cilin flisni në telefon?
Ylli Rakipi: Jo, sigurisht jo. Me Delijorgjin flas dhe unë, flet pronari i televizionit Irfani, të gjithë flasin.
Shkëlzen Berisha: Zoti Rama ka 200 telefonata me zotin Delijorgji, të cilit i ka dhënë leje ndërtimi sepse ka qenë kryetar bashkie. Nuk e akuzon njeri zotin Rama, që ështe pjestar në biznesin e ndërtimit të zotit Delijorgji për shkak të telefonatave.

Ylli Rakipi: Po ai nuk ka bërë telefonatë, 5 minuta pas shpërthimit të Gërdecit.
Shkëlzen Berisha: Mua, zoti Delijorgji nuk më ka marrë në telefon. E kam marrë unë i pari në telefon. Unë kam qenë në Suedi, në Stockholm, ditën kur ka ndodhur ngjarja. Persona të afërm, të ish-bashkëshortit të tezes time, të ndjerit zoti Hoxha, i cili humbi jetën, në këtë aksident, më kanë kërkuar të interesohem tek personi në fjalë. Unë e kam marrë në telefon. Nuk është përgjigjur, sepse me siguri ka qenë në një moment të vështirë.
Ylli Rakipi: Mos gaboj është një njeri i afërt juaji, që zoti Berisha nga nxitimi i ngatërroi emrin.
Shkëlzen Berisha: Jo nuk është nga nxitimi. Zoti Muhamed Hoxha, ish bashkëshorti i tezes time. Familja ime, si shumë familje të tjera shqiptare, ka brenda vetes, historinë e emigracionit. Njerëzit shkojnë në emigrim. Ka raste nuk shihen prej vitesh. Gjyshër që nuk njohin nipërit, teze që nuk njohin nipërit. Në këtë aspekt, i ndjeri sapo ishte kthyer nga emigracioni bashkë me tezen. Une e kam takuar dy ose tre herë. Nuk e dija që punonte atje, e kam marrë vesh nga këta të afërm, që më kanë telefonuar dhe më kanë kërkuar të interesohem. Babai im nuk e ka takuar kurrë personin në fjalë, edhe anëtarë të tjerë të familjes time, ka patur nga ata që nuk e kanë takuar asnjëherë.

Dash Shehi shpërthen ndaj Mustafait: “Ti je tamam banda e legenëve të Edi Ramës”!

Ish-deputeti Dashamir Shehi ka reaguar ashpër ndaj Mustafa Nanos mbrëmë në emisionin “Opinion” duke iu drejtuar me fjalët: “Ti je tamam banda e legenëve të Edi Ramës”. Duke mos u pajtuar me komentet e tij politike, Nano i ka thënë ish-deputetit: “Ke pi ndonjë gotë”. Kaq ka mjaftuar dhe ish-deputeti Shehi ka shpërthyer ndaj sahanlëpirësit Mustafa…
Debati 
Mustafa Nano: Ti je në politikë, unë nuk jam. Këto janë opinione që unë i shpreh.
Dashamir Shehi: Për ça ke ardhur ti këtu o burr për katekizëm, do bëjmë diskutim akademik apo do bëjmë politikë.

Mustafa Nano: E mo Dash, ke pirë ndonjë got tani, muhabet koti.
Dashamir Shehi: A fillove me këto muhabete ti tani, ti je tamam banda e legenëve të Edi Ramës.
Mustafa Nano: Ti pi nga mengjesi deri në darkë, nuk thashë ndonjë gjë nuk është turp.

Shehi tha se, dorëheqja e Ilir Metës ka peshë politike. Por sipas tij Meta nuk do ta jap dorëheqjen pasi vendi do të shkonte në një tjetër krizë.
Të vetmen arsye që Presidenti Meta do të jepte dorëheqjen, sipas zotit Shehi, është për të sensibilizuar ndërkombëtarët.
Sipas analistit Baton Haxhiu presidenti Meta është i njohur për “shpërthimet e tij”. Kritika analisti Haxhiu bëri për vendimin e opozitës për djegien e mandateve, që sipas tij është një veprim që nxit reagim dhe në rajon.
“Është e pandershme që presidenti të jap dorëheqjen. Nuk ta merr serioze ajo që thotë Meta, cila është ajo ushtri që do të rrëzojë Metën”.

Shehi: “Dorëheqja e Metës, vetëm për të sensibilizuar ndërkombëtarët” 
Ish-deputeti Dashamir Shehi thotë se dorëheqja e Ilir Metës ka peshë politike. Por sipas tij Meta nuk do ta jap dorëheqjen pasi vendi do të shkonte në një tjetër krizë.
Të vetmen arsye që Presidenti Meta do të jepte dorëheqjen, sipas zotit Shehi, është për të sensibilizuar ndërkombëtarët.
Sipas analistit Baton Haxhiu presidenti Meta është i njohur për “shpërthimet e tij”. Kritika analisti Haxhiu bëri për vendimin e opozitës për djegien e mandateve, që sipas tij është një veprim që nxit reagim dhe në rajon.
“Është e pandershme që presidenti të jap dorëheqjen. Nuk ta merr serioze ajo që thotë Meta, cila është ajo ushtri që do të rrëzojë Metën”.

Zëdhënësi i Presidentit reagon ndja deklaratës së Baton Haxhiut
Deklarata e Baton Haxhiut në studion e emisionit “Opinion”, ku po diskutohej për krizën politike në vend dhe rolin e Presidentit Ilir Meta ka sjellë një reagim të ashpër nga institucioni i Presidencës.
Zëdhënësi i presidentit, në një reagim në rrjetet sociale thotë se deklarata e analistit, janë të qëllimshme e të pashpresa për ata që duan të kthejnë rajonin tonë në kohët e errëta të urrejtjes ndëretnike.
“Shpifjet e zëdhënësit të Stanishiçit sot kundër Presidentit Meta si shkaktar i pengimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe nxitës i krizës së brendshme në Shqipëri janë të qëllimshme e të pashpresa për ata që duan të kthejnë rajonin tonë në kohët e errëta të urrejtjes ndëretnike dhe duke damkosur shqiptarët si faktor krize e destabiliteti. Qëndrimet e Presidentit Meta kanë qenë të qarta në interes të stabilitetit rajonal dhe interesit kombëtar të shqiptarëve”, shkruan Tedi Blushi.

Si Shqipëria ka instaluar “me ligj”, farsat zgjedhore!

Nga Erl Kodra Shqipëria nuk bën zgjedhje parlamentare, por farsë zgjedhore Analizë Juridike e Papajtueshmërisë së Kodit Zgjedhor me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë I. Objekti Objekti i...