Pronari i një pike këmbimi valutor është grabitur para tre ditësh tek Unaza e re, por policia ka heshtur, duke e fshehur ngjarjen e rëndë.
Teksa kambisti po dilte nga një garazh pranë shtëpisë së tij, e ka sulmuar një person i maskuar, i cili i ka marrë rreth 20 mijë euro nën kërcënimin e thikës.
Bëhet e ditur se autori është larguar me vrap, pasi i kishte marrë shumën e madhe të parave.
Kambisti është përleshur me autorin, por nuk ka mundur të ndalojë grabitjen.
Autori kishte një thikë, por për fat të mirë nuk e ka plagosur kambistin.
Pas ngjarjes, ai ka bërë denoncimin në polici për të zbuluar autorin e kësaj ngjarjeje. Policia e ka fshehur nfgjarjen e rëndë.
Maskat i grabisin kambistit 20 mijë euro, policia fsheh ngjarjen
Gjykata nën urdhërat e Ramës, lihen në burg 5 protestuesit e 16 shkurtit
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, ish-drejtorin e Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha, dhe 4 protestuesit e tjerë të cilët u arrestuan pas tubimit të 16 shkurtit.
Mësohet se Florenc Hoxha ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Gjykata.
Po ashtu gjykata ka vendosur të lërë në burg dhe protestuesit e tjerë, Ilir Hamendani, Agim Peposhi, Saimir Rexhepi, Ferit Dankshi.
Pesë protestuesit e tjerë akuzohen për akte dhune ndaj institucionit të Kryeministrisë dhe prishje të veprave të artit.
Urdhëri i Veliajt për drejtorët: Mos toleroni asnjë mungesë në mitingun e PS, në kundërt pushoheni nga puna
Veliaj ka urdhëruar drejtorët e bashkisë që të mos tolerojnë asnjë mungesë në sheshin “Nënë Tereza” në mitingun e kryebashkiakut vetëm pak metra larg pallatit të kongreseve ku do të mbahet Kongresi i PS, në të kundërt drejtorët pushohen nga puna.
Shefi i Kabinetit të kryetarit të PD, Basha, Dorian Teliti ka reaguar me një postim në faqen e tij në Facebook për mënyrën se si kreu aktual i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po tenton të mbledhë njerëz në mitingun e PS-së të shtunën.
‘Të gjithë në rresht për të duartrokitur ‘liderin’ botëror në kongresin e partisë, në të kundërt pushohesh nga puna’, shkruan Teleiti në një shenim në faqen e tij në Facebook duke postuar edhe një mesazh.
Ja postimi i plotë i Telitit
Fletërrufeja e partisë-bashki për punonjësit e administratës.
Të gjithë në rresht për të duartrokitur “liderin” botëror në kongresin e partisë, në të kundërt pushohesh nga puna.
Në mbledhjet e organizuara me administratën e bashkisë së Tiranës, u është kërkuar drejtorëve të mos tolerojnë asnjë mungesë në sheshin “Nënë Tereza” në aktivitetin partiak të kryebashkiakut vetëm pak metra larg pallatit të kongreseve ku do të mbahet Kongresi i PS-së.
Ata që mungojnë, pushohen direkt nga puna.
KJO DUHET TË MARRË FUND!
I ftoj të gjithë ata që detyrohen të duartrokasin nëpërmjet shantazhit të vendit të punës, të na bashkohen në përpjekjen tonë për ta bërë Shqipërinë si Europa!
#ShqipëriasiEuropa #SistemiEnveristnëAksion #StopArbitraritetit
Basha: Me 22 mars ‘92 shqiptarët fituan lirinë, sot Shqipëria po na thërret përsëri…
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kujtuar 22 marsin e vitit 1992, ditën kur shqiptarët fituan lirinë e tyre.
Kjo ditë cilësohet si dita e parë e demokracisë në Shqipëri.
Në mesazhin e tij, Basha shkruan se sot Shqipëria është në udhëkryq dhe është në dorën e vetë qytetarëve për të hapur rrugën drejt Europës.
Mesazhi i plotë i kryetarit Basha
Me 22 mars 1992 shqiptarët fituan lirinë.
Si sot 27 vjet më parë njerëzit u bashkuan me të vetmen dëshirë dhe ëndërr: lirinë për të ndërtuar një jetë më të mirë, lirinë për të lëvizur, lirinë për arsim, lirinë për biznes, lirinë për tu shprehur, lirinë për të zgjedhur e për tu zgjedhur.
Ky udhëtim 27 vjeçar drejt lirisë dhe Europës demokratike me arritjet dhe dështimet e tij, ka qenë i dhimbshëm dhe plot sakrifica.
Sot Shqipëria po na thërret përsëri sepse rruga jonë drejt lirisë dhe Europës është në udhëkryq!
Është në dorën tonë ta përmbyllim atë duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta europiane! #ShqipëriaSiEuropa
“Euronews”: Rama ka probleme me zemrën prandaj u detyrua që të shkonte për trajtim në Berlin
Rrjeti gjigand mediatik ”Euronews” raportoi për protestën e opozitës dje në Tiranë. Mes të tjerash, Euronews shkruan se, ka pasur raportime se Rama ka probleme me zemrën.
Ky është shkrimi i plotë
Në kryeqytetin shqiptar pati sërish protesta dhe përplasje kundër qeverisë përpara selisë së parlamentit. Protestuesit u përpoqën që të thyejnë kordonin policor përpara hyrjes në ndërtesë. Ata hodhën kapsolla dhe shashka.
Protestuesit e akuzojnë qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion. “Kam shumë arsye për të protestuar”, tha demonstruesi Ruzhdi Gusi. “Kreu i qeverisë ka bërë kaq shumë gjëra të këqija në vend, ai duhet të ikë”, vazhdon ai.
“Ne duam mbi të gjitha lirinë e shprehjes. Përveç kësaj, ne duam që Rama të ikë, ai duhet të ikë. Ne jemi shumë të zhgënjyer prej tij”, deklaron një protestues tjetër i quajtur Selman Isufi.
Ndërkohë, pati raportime se Rama ka probleme me zemrën, prandaj u detyrua që të shkonte për trajtim në Berlin. Qeveria e mohoi këtë.
Protestat shpërthyen në mes të shkurtit, kur më shumë se 60 deputetë të opozitës dhanë dorëheqjen nga mandatet parlamentare në shenjë proteste.
Informaconet se kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama, ka kaluar një gjendje të vështirë shëndetësore, kanë zënë vend 24 orët e fundit edhe në mediat ndërkombëtare.
Hakmerret kryepolici Ziu, mban në arrest Dorian Protoduarin pse i denoncoi të atin
Ndërsa një pjesë e mirë e protestuesve të ndaluar pas protestës së sotme të opozitës janë liruar në minutat e fundit nga Drejtoria e Policisë, nuk ka ndodhur një gjë e tillë me Dorian Protoduarin.
Burimet informojnë se, Policia i ka prerë fletë-arrestin Protoduarit, duke e lënë në qeli për 72 orë, deri në daljen në gjykatë për masë sigurie.
Protoduari do të njihet me akuzën për kundërshtim të forcave të policisë. Doriani akuzoi drejtorin e policisë së Tiranës, Ziu se i ati i tij kishte kërkuar dënim me vdekje për gjyshin e tij në kohën e diktaturës kur ishte sekretar partie në Berat.
Kjo nuk është hera e parë që Policia e Shtetit hakmerret ndaj familjes Protoduari.
Ish-kryeministri Berisha hodhi sonte akuza të rënda ndaj drejtorit të Policisë së Tiranës, babai i të cilit ka qenë gjyqtar i gjyshit të Dorianit në gjyqin e Poshnjes, ku ka kërkuar pushkatimin e tij.
Rama i tmerruar nga protesta, arrestohen 6 protestues dhe procedohen 29 të tjerë, mes tyre edhe Sekretari i PD
Qeveria vazhdon të përdorë policinë dhe prokurorinë për të ushtruar presion ndaj opozitës për të ndalur protestat.
Policia e Tiranës ka arrestuar 6 shtetas për protestën e sotme para Parlamentit, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dhe 17 persona të tjerë, kurse 6 shtetas janë shpallur në kërkim.
Është proceduar penalisht gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.
Sipas policisë, janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike” shtetasit:
– J.Gj., 24 vjeç, nga Shijaku;
– M.D., 24 vjeç, nga Mamurrasi;
– A.K., 20 vjeç, nga Rrësheni;
– B.D., 36 vjeç, nga Kavaja;
– E.M., 26 vjeç, nga Kavaja;
– D.P., 31 vjeç, nga Tirana.
Policia liron protestuesit e Unazës së Re pas presionit të opozitës dhe banorëve
Presioni i banorëve të Unazës së Re që mbajtën të rrethuar për disa orë Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ka bërë që Policia e Shtetit të lirojë 10 nga 16 protestuesit e arrestuar, nuk është liruar as Dorian Protoduari.
Banorët dhe shumë ish-deputetë të opozitës rrethuan për disa orë Drejtorinë e Policisë, duke kërkuar lirimin e te arrestuarve, ose do të përshkallëzonin më tej protestën.
Dorian Protoduari u arrestua mesditën e sotme në zonën e Tiranës së Re, por mesa duket policia nuk ka gjetur prova për ta implikuar si në protestën që u zhvillua sot përpara Parlamentit nga opozita.
Paralajmërimi për kreun e Policisë së Tiranës: Babain ta fala, por për djalin jo, nuk ta kam frikën
Babai i Dorian Protoduarit, i ka drejtuar një apel të fortë drejtuesit të komanduar të Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu.
“Dhimitraz Ziu, në vitin 1979 babai yt ka kërkuar pushkatimin e babait tim. Babanë ta fala, këtë nuk ta fal që po më mban djalin të arrestuar sot.
Ndaj të kërkoj takim, je në gjak me mua, je i përdorur i Leshit, nuk ta kam frikën”, u shpreh babai i Dorian Protoduarit.
Ndërkohë, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, theksoi se këta janë pasardhësit e etërve të tyre.
“Nuk do t’ua harrojmë kurrë këto urdhëra dhe paligjshme, do të paguani një më një, çdo lot nëne. Lironi çunat tanë, lironi çunat tanë”, tha Balliu nga drejtoria e Policisë së Tiranës.
Ndërkohë një tjetër protestues, tha se Dhimitraq Ziu dhe Erjon Veliaj, ka 3 ditë që po bëjnë presione ndaj banorëve të Unazës së Re. “Veliaj na ka quajtur rrugeçër, ti drejtor i komanduar po bën presione. harroje se do na trembësh”, tha protestuesi.
Publikohen fotot: Këta janë civilët e bandës së Edi Ramës të futur mes protestuesve, mos i harroni…
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një denoncim të fortë lidhur me protestën e sotme të opozitës duke thënë se disa civil kanë përndjekur të rinjtë dhe qytetarët që kanë protestuar, duke ndaluar dhe dërguar sipas tij, nëpër komisariuate e bodrume bashkishtë rinjtë që janë kundër qeverisë.
Këlloçi me anë të një statusi në rrjetet sociale ka publikuar edhe disa foto për të cilat fton qytetarët që ti shikojnë dhe ti mbajnë mend fytyrat e tyre që sepse sipas tij, koha kur do të jenë përpara drejtësisë ëhtë shpejtë.
Reagimi i plotë
Edi Rama erdhi ne pushtet me bandat kriminale dhe si bande kriminale vazhdon ta drejtoje shtetin. Edi Rama e ktheu policine e shtetit ne sherbim te krimit dhe krimin e veshi me uniforme policie, e sot krahas mbjelljes dhe korrjes se hashashit, trafikimit te saj, pastrimit te parave qe vijne nga droga tani u eshte shtuar edhe ruajtja e padrinos nga populli.
Keta jane civilet e bandes se Edi Rames qe perndjekin te rinjte dhe qytetaret qe protestojne. Pa asnje shenje identifikuese por me kodin e familjes mafioze te rilindjes dhunojne, ndalojne dhe cojne neper komisariate a bodrume bashkish te rinjte qe jane kunder padrinos.
Po te kishte prokurori te pakapur, sot kapobanda dhe tufa e banditeve te tij do ishin para drejtesise. Por meqenese prokuroria eshte bere njesg me familjen mafioze te rilindjes, atehere i lind e drejta qytetareve t’u jape ate qe meritojne banditeve.
Shihini, mbajini mend dhe mos i harroni. Koha kur do te jene para drejtesise eshte e shpejte!