37.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Kulla 30 metra të larta tek liqeni, nis betonizimi në pronën publike, i jepen oligarkut

Ina ZHUPA

Disa muaj më parë, në shtator të vitit të kaluar, Partia Demokratike publikoi disa dokumenta zyrtare që zbuluan para qytetarëve planin e Erion Veliajt për ta kthyer zonën e Gardës tek Parku i Liqenit në zonë të betonizuar për ndërtime.

Në atë kohë, ne e sfiduam Erion Veliajn që të mos u shiste qytetarëve propagandë, por të dilte në debat me ne dhe të shpjegonte përse në planin e Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, një pjesë e Liqenit artificial, mu në hyrje të tij, do të bëtonizohej.

Siç e ka zakon, Erion Veliaj mashtroi, pa dhënë asnjë argument. Në të vërtetë, si shumë prej fjalëve që thotë Erion Veliaj, ky është mashtrim. Zona tek Garda e Republikës nuk i kthehet Parkut tek Liqeni Artificial, por bashkia po bën gati infrastrukturën për kullat private që do të ndërtohen në këtë zonë.

4 ditë përpara shpalljes së rikandidimit të tij luksoz, që sipas mediave ka kushtuar më shumë se 1 milionë euro, Erion Veliaj ka shpallur tenderin për ndërtimin e një rruge me gjatësi 650 metra. Rruga nuk ka ndonjë vlerë të shtuar për qytetin, por ajo do të marë rreth 2 milion euro nga taksat e qytetarëve për t’i shërbyer klientëve të Ramës dhe Veliajt.

Ajo lidh zonën e Gardës me Rrugën e Kosovarëve, duke ndërtuar ekskluzivisht një rrugë të re për kullat që do të ndërtohen aty më vonë, pas prerjes së qindra pemëve, për gjoja ndërtimin e rrugës.

Oligarkët do ta kenë rrugën të hapur për të ndërtuar kulla mbi 29 metra lartësi dhe mbi 9 kate, me shërbime, parking dhe banim.
Tirana me Erion Veliajn në shërbim të pastrimit të parave, nuk kursen asgjë, as mushkërinë ë vetme të qytetit, as trashëgiminë kulturore dhe historike, as shtëpitë e banorëve të saj. Në vend të shfaqjeve luksoze dhe korruptive, Erion veliaj duhet t’u japë përgjigje disa pyetjeve të thjeshta:

Pse hesht Veliaj para qytetareve që duan të dinë fatin e mushkërive të vetme të qytetit? Cilit oligark ia ka premtuar Veliaj ndërtimin e kullave në Parkun e Liqenit artificial dhe sa para të pista do të pastrohen në tokë publike?

Cilat janë interesat dhe fitimet e Veliajt dhe të shefit të tij në këtë aferë betonizimi të Parkut?
Partia Demokratike është dhe do të jetë gjithmonë kundër këtij plani të Veliajt dhe Ramës. Për Tiranën dhe Shqipërinë është jetike t’i jepet fund drejtimi nga këta dy njerëz, të cilët i udhëheq babëzia për t’u pasuruar nëpërmjet betonizimit të kryeqytetit.

Aktivistit Pesha i “vjedhin” të birin në mitingun e PS, denoncimi

Aktivisti Besjan Pesha reagon i revoltuar, pasi mësoi se dje në mitingun e Partisë Socialiste në sheshin ‘Nënë Tereza’ ishte përdorur një foto e djalit të tij si imazh elektoral.

Ai thotë se foto është publikuar në 28 nëntor të 2015 kur i biri mbolli një rrënjë ulliri me rastin e pavarësisë, ndërsa po ajo foto është shfaqur dje në ekranin gjigant të aktivitetit të PS në Tiranë. Ai sqaron se rastin do ta ndjekë në gjykatë, pasi foto e djalit të tij është përdorur në mënyrë abuzive.

Reagimi:
Kleptokracia në këtë vend po arrin nivelin e perversitetit. Dje në mbrëmje një miku im më njoftoi se foto e tim biri ishte përdorur si imazh elektoral në ekranin gjigand të paradës qeveritare.

Foto, siç dallohet qartë më poshtë, është shkrepur në 28 nëntor të 2015 ku im bir mbolli një ulli me rastin e pavarësisë.
Duhet të jesh shumë pervers që të rrëmosh arkivat personale të dikujt dhe të grabisësh prej aty fotot e fëmijës. Duhet të jesh sëmurë që më pas këto imazhe ti përdorësh si fasadë për qëllime elektorale.

Duhet të jesh kleptoman që të mos mjaftohesh me vjedhjen e fondeve publike duke shpenzuar psh 5.8 mln euro për vetëm 600m te Bulevardi Zogu i Parë, apo me grabitjen e truallit publik si në rastin e Teatrit Kombëtar, apo me zhvatjen e lulishteve publike si në rastin e ish parkut të autobusave, apo të xhepave më të varfër si në rastin e biletës së autobusit, apo të jetëve të fukarenjve si në rastin e ambulantëve që lihen pa bukë në funksion të kioskave…e pra duhet të jesh sëmurë që të mos ngopesh nga gjithë këto bëma e gjëma e të shkosh e të vjedhësh edhe imazhet, freskinë, pafajsinë e fëmijëve të të tjerëve…

Neveri! E pyeta tim bir dje se çfarë mendonte dhe ai më tha tekstualisht “Nuk më duket e drejtë që përdorin foton e fëmijëve pa i pyetur më parë” Heshta!

Këtë rast do ta çoj në gjykatë. Do e çoj për veten time, për tim bir, por edhe për ti treguar rrugën gjithë atyre prindërve të cilët ose janë ndodhur ose me siguri do të ndodhen në një situatë të ngjashme.
Uroj e besoj të gjej drejtësi!

Salah tremb fansat e Liverpool

Liverpool përgatitet për një fund-sezon të mbushur me sfida të mëdha. Mohamed Salah, pasi mori “OK” nga Federata e Egjiptit për të mos luajtur në dy ndeshjet ndaj Niger dhe Nigerisë, ka vendosur të relaksohet disa ditë me familjen e tij. Në plazh…
Ylli i “reds” synon të jetë në formën optimale për këtë fazë të kampionatit, me Liverpool që synon titullin kampion në Premier League dhe është kualifikuar në çerekfinalet e Champions League. Gjithsesi, kohët e fundit nuk kanë munguar zëra se Salah mund të largohet, me Juventus që duket në “pole”.
Mesazhi i fundit i dhënë nga lojtari egjiptian ka trembur disi fansat e Liverpool. Në rërën e plazhit, Salah ka shkruar korin e famshëm të tifozerisë, “You will never walk alone” (ti asnjëherë nuk do të ecësh i vetëm). Nuk dihet nëse ky mesazh është një shenjë falënderimi për tifozët, apo një sinjal se Salah do të largohet.
Sulmuesi është krejt i vetëm në foton e postuar në plazh, me kurriz nga shkrimi në rërë, duke shëtitur. Kohet e fundit ai nuk është duke kaluar një moment të mirë me fanellën e Liverpool, pasi është kritikuar se nuk është vendimtar në ndeshjet e rëndësishme. Ndoshta ky mesazh është sinjali i parë i një lamtumire të mundshme nëse Liverpool dështon edhe këtë vit.

Mourinho “bekon” Zidane: Si ai, askush tjetër më parë!

Jose Mourinho e ka “bekuar” rikthimin e Zinedine Zidane në “Bernabeu”, duke theksuar se është njeriu i duhur për stolin e Real Madridit. Francezi u riemërua si trajneri kryesor i “Los Blancos” në fillim të këtij muaji, vetëm 10 muaj pasi kishte dhënë dorëheqjen nga i njëjti pozicion.
Pas shkarkimit të Solarit, shumë besuan se Mourinho do të kthehej aty, duke qenë se ishte pa punë, që nga largimi si trajner i Manchester United në dhjetor. Portugezi ishte trajner i të bardhëve në periudhën 2010-2013, por Florentino Perez vendosi të rikthente fituesin e trefishtë të Ligës së Kampionëve, Zidane.
Vetë Mourinho e “bekon” këtë zgjidhje. “Unë nuk mendoj se mund të flasim për karrierën e tij si trajner, ende, – tha Mourinho për “Canal Plus”. – E ka të ardhmen përpara. Sidoqoftë, për një kohë shumë të shkurtër, Zidane bëri atë që askush nuk e kishte bërë më parë, fitoi tri Liga Kampionesh radhazi.
Tani po fillon një hap të ri në karrierën e tij, duhet të ndërtojë një skuadër. Ai duhet të bëjë zgjedhje, të blejë lojtarë, t’i shesë ato, t’i aftësojë ata, t’u japë filozofinë e tij të lojës. Unë mendoj se Zidane është ndoshta personi më i mirë për atë klub”.

Amerikania që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht!

Nga Beqir SINA – New York

Me 24 Mars 2019 Nicole Malachowski (Piloted the USA Air Force) është pilotja e parë “bombarduese” amerikane e cila sot e 20 vite më parë, pikërisht më 24 mars filloi ta gjunjëzoj Serbinë. Ajo ka marrë medalje të ndryshme nderi nga Ushtria e SHBA-ve. Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat.

Me gradën “Majore”, pilotja amerikane, Nicole Malachowski, është dekoruar me medaljet e çmimet më të larta të Ushtrisë Amerikane si “Meritorious Service Medal”, “Air Medal”, “Air Force Commendation Medal”, “Air Force Achievement Medal”, si dhe medaljen “4th Fighter Wing”s”, të cilën e ka marrë si një heroinë e madhe gjatë fushatës së bombardimeve ajrore në Kosovë, për mbrojtjen e civilëve gjatë bombardimeve.

Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat. Besohet se Nicole është një grua e guximshme dhe mjaft e aftë, e para femër amerikane në historinë 60-vjeçare të aviacionit që është pjesë e skuadronit bombardues luftarak “Pilotët e vdekjes”.

Ajo hyn kështu edhe në analet e historisë amerikane të fluturakëve, duke u renditur e suksesshme dhe me vlera të spikatura mes pilotëve burra. Deri sot pilotja numëron rreth 200 orë fluturime bombarduese në Kosovë (mars-qershor 1999 – 78 ditë) si dhe 10 ditë në Irak (prill 2003).

Forcat luftarake-ajrore amerikane (The USA Air Force) kanë gjithsej 568 femra pilote. Nga këto vetëm 71 prej tyre shërbejnë me aeroplanët fluturakë. “Unë, thotë Nicole, do të bëj detyrën, pavarësisht se mund të jem vendosur edhe në qendër të debateve, se si ka mundësi që një femër të kryejë këtë detyrë kaq të vështirë dhe me rrezik të madh për jetën” citohet të këtë thënë Pilotja amerikane, Malachowski, e cila ka kryer shkollën e mesme në vitin 1992 në Las Vegas.

Ajo thuhet se është fëmija i tretë i një familjeje të vjetër amerikane (nëna quhet Cathy dhe babai i saj Robert Ellingwood). Nicole është e martuar me pilot, edhe ai me gradën “Major”, por me origjinë polake , i quajtur Paul Malachowski.

Nicole u rreshtua në radhët e Flotës Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1996, pas diplomimit në Akademinë e Forcave Ushtarake Ajore, me nivelin B. S. në Management dhe më ulët French.

Më parë se të inkuadrohej në radhët e skuadroneve bombarduese të Flotës Ushtarake Ajrore të SHBA-ve, “Bubullima e zogut” (Thunderbirds), ajo shërbeu si instruktore dhe komandante me avionët luftarakë “F-15E”, në skuadronin “494th Fighter Squadron”, në bazën amerikane në Britaninë e Madhe, “RAF Lakenheath”. Këtu Nicole mblodhi rreth 1900 orë fluturime, nga këto 1700 orë fluturime me bombarduesit “F-15” dhe “F-16”.

Nicole Malachowski, nga Çikagoja, është e datëlindjes 1974 dhe njihet në SHBA si e para femër amerikane pilote me gradën “Major” dhe e para femër amerikane e seleksionuar për të shërbyer në radhët e fluturimeve luftarake në forcat ajrore “Thunderbrids, që njihen ndryshe si “Pilotët e vdekjes” apo “Bubullima e zogut”. Fluturimin e parë në qiell të hapur e ka kryer në vitin 1996. Për piloten amerikane kanë shkruar e folur jo vetëm gazetat, revistat ushtarake, por edhe gazeta e televizione të njohura në SHBA si CNN, ABC, NBC, FOXNEWS etj.

Eksperienca
Malachowski u trajnua në bazën ushtarake “Columbus Air Force Base”, në Misisipi, me fluturakët bombardues “F-15E” e më pas, në bazën Seymour Johnson Air Force Base në Karolinën ë Veriut. Prioriteti i saj ka qenë stërvitja me “Pilotët e vdekjes” (Thunderbird).

Më tej, Nicole shërben në bazën RAF Lakenheath, në Angli dhe kthehet sërish në bazën, “Seymour Johnson Air Force Base” në Karolinën e Veriut. Ajo do të shërbejë si oficere edhe në bazën “Camp Red Cloud” në Korenë e Jugut. Nicole ka marrë pjesë në krejt fushatën e sulmeve ajrore ndaj bazave e caqeve serbe në Kosovë e Serbi, si dhe në operacionin “Liria e Irakut” (Operation Iraqi Freedom).

Ajo shihet në SHBA si femra që ka bërë histori. Në muzeun e “Pionierëve të fluturimit”, hapur në Washington D.C, asaj i është rezervuar një pavijon i veçantë me fotot, videoxhirimet, shkrimet dhe kujtimet e pilotes nga Britania e Madhe, Kosova e Iraku.

Fushata e sulmeve ajrore, e cila vuri në shënjestër caqet ushtarake serbe në territorin e saj dhe në bazat e vendosura në Kosovë zgjati 78 ditë dhe përfundoi me fitoren e NATO-s. Ajo është konsideruar si lufta më e suksesshme e kohëve moderne të Aleancës Veri Atlantike, NATO.

Kosova, aty zë një vend të posaçëm, pasi atje pilotja amerikane ka kryer mëse 200 orë fluturime bombarduese gjatë fushatës së vitit 1999. Siç dihet, më 24 mars 1999, është edhe dita kur nisën sulmet ajrore kundër bazave ushtarake serbe në Kosovë dhe në territorin e Serbisë.

Sheikët e Manchester City irritohen me Hoeness: Kërko falje, ose në gjyq!

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, duket se i ka hapur telashe vetes, pas një deklarate të ditëve të fundit. Komentet e tij mbi Pep Guardiolën dhe Manchester City, i kanë acaruar kampionët e Premier League. Duke folur në një konferencë për shtyp në Mynih, Hoeness tha:
“Miku im, Pep, më tregoi se çfarë ndodh, kur ai dëshiron një lojtar, që kushton 100 milionë euro. Ai mbledh disa video të këtij lojtari dhe fluturon për ta parë edhe sheiku. Atje konsumohet një vakt i pasur, gjatë të cilit shihen videot dhe sheiku bën gati paratë (e nevojshme për të përfunduar nënshkrimin). Ditën tjetër sheiku hap pak rubinetin e gazit (rrit çmimin) dhe i rikuperon direkt paratë”, – tha njëshi i klubit bavarez.
Këto fjalë duket se kanë zemëruar punëdhënësit e rinj të trajnerit katalanas. Sipas “Mirror”, drejtuesit e Manchester City kanë kërkuar nga presidenti i bavarezëve që të kërkojë falje, pasi ata i shohin komentet e tij si një goditje për mënyrën se si bëjnë biznes.
Një burim nga “qytetarët” i tha kësaj mediaje angleze: “Kjo ishte vërejtje e një egoisti të vetëkënaqur dhe arrogant. Ne jemi të shqetësuar, gjithashtu, sepse mund të ketë elementë të prishjes së imazhit në atë që ka thënë Hoeness”.
Çështja mendohet të ketë kaluar edhe në tavolinën e punës së ekipit ligjor të Manchester City, ndoshta për të hapur një çështje gjyqësore, nëse nga drejtuesi i “Allianz Arena” nuk mbërrin kërkim-falja publike.

Gazeta e Vatikanit: Qeveria e ka çuar vendin në një autokraci, varfëri, trafik droge dhe demontimi të demokracisë

Gazeta e përditshme e Vatikanit L’Osservatore Romano ka botuar një artikull mbi situatën politike të shkruar. Ata e vlerësojnë situatën në Shqipëri me tensionet në rritje dhe rrezikun e një valë të re të fluturimit.

Gazeta zyrtare e Vatikanit i referohet pozicioneve të ndryshme të partive për të zgjidhur krizën dhe pasojat e saj. L’Osservatorio Romano https://lnkd.in/da8W_gz thotë se megjithëse situata nuk është e krahasueshme me vitin 1997, ekziston ende një frikë që, për shkak të mungesës së sundimit të ligjit (jo gjyqësia, pra asnjë legjislaturë, administrata e korruptuar e qeverisë socialiste, shtypi kontrollohet indirekt nga shteti), një tjetër

“Rasti Shqipëria” është i afërt, së bashku me rrezikun e një valë të madhe migrimi, të ngjashme me vitin 1990. Sipas Gallup, 2017, rreth 62% duan të largohen nga Shqipëria që do të jenë rreth 1.3 milion dhe që do të bëjnë zgjedhjet e tyre ne vendet e BE.

Qeveria socialiste e ka çuar vendin në një autokraci, varfëri, korrupsion, trafik droge dhe demontimi të demokracisë gjë që ka nxjerrë forcat demokratike, PD, Lulzim Bashën, popullin shqiptar në rrugë, në një pranverë shqiptare. Është koha për një dorëheqje të qeverisë socialiste Rama dhe për zgjedhje demokratike …

Nëna e yllit të ri të Juves: Na nxori nga varfëria, lindja e tij ishte një mrekulli!

Moise Kean është lojtari i momentit në Itali, pasi shënoi dy gola njëri pas tjetrit. Të parin me Juventusin, kundër Udinese, ndërsa të dytin në debutimin si startues me kombëtaren axurre, kundër Finlandës. Tani, për të na treguar talentin e ri të futbollit italian, ka folur nëna e tij, Isabelle, e cila është intervistuar nga “Tuttosport”. Ajo zbulon edhe një detaj për lindjen e Kean.
“Giovanni lindi në vitin 1993 dhe Moise në vitin 2000. A e dini pse ne e quajmë atë të voglin e shtëpisë? Sepse lindja e tij ishte një mrekulli. Mjekët më thanë se nuk mund të kisha më fëmijë, unë bërtita dhe u luta. Natën që ëndërrova për Moise, ai “kishte ardhur” për të më ndihmuar…, sepse pas katër muajsh isha përsëri shtatzënë”.
Jeta e familjes “Kean” ndryshoi kur Moise nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Juventusin: “Kishim shumë pak para në shtëpi. Ai më telefonoi gjatë natës, kur po punoja. Fillimisht u frikësova, mendova se diçka i kishte ndodhur atij, që më merrte në një orë të vonë, por më tha: mami, kam një surprizë për ty. Unë e pyeta plot ankth: Mos më thuaj që nuk ke nënshkruar me Juven. Dhe ai m’u përgjigj: Jo, mami, kam nënshkruar dhe ju nuk do të punoni më, pasi do të vini të jetoni në Torino me mua”.

Dhe në fakt, djaloshi i talentuar i nxori nga varfëria, ku po “notonin” gjithë kohës. Kjo është arsyeja pse Isabelle e falënderon Juventusin, që po punon për rinovimin e kontratës me Mino Raiola, për ta shmangur humbjen e Kean në afatin e caktuar, vitin 2020: “Juve e mirëpriti atë si një fëmijë, e bëri njeri. E ndihmoi të studionte dhe të stërvitej, e rriti atë në çdo drejtim. E bëri ky që është jo vetëm në fushë, por edhe në jetën si njeri. Klubi bardhezi ishte si babai i tij”.
Së fundi, nëna e yllit të ri të Juves dhe Italisë konfirmon dëshirën e madhe të Kean, edhe brenda katër mureve të shtëpisë, ku nuk heq dorë nga “shoku” i tij më i mirë: “I jep atij një top dhe e bën të lumtur. Moise është i palodhur. Edhe pas një dite trajnimi, ai kthehet në shtëpi dhe gjëja e parë që bën është të driblojë me topin. Problemi është se më përfshin dhe mua, më do si rivale, kur argëtohet me topin…”
Siç përmend “Tuttosport”, Juventusi po përpiqet ta “blindojë” Moise Kean, sepse xhevahirin e ri po e lakmojnë disa klube, mes të cilëve Ajax dhe Milan. Ato u interesuan edhe në janar, por trajneri Allegri kërkoi që sulmuesi i ri të qëndrojë. Sidoqoftë, gjërat mund të ndryshojnë, nëse Kean nuk merr më shumë garanci për aktivizim sezonin tjetër. Topi, me pak fjalë, kalon këtë kohë tek Allegri…

Si të kuroni bajamet e acaruara

Shumica prej nesh e ka provuar se çfarë do të thotë të të dhembin bajamet. Në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga sëmundje të tjera, siç është gripi ose ftohja. Megjithatë, nuk duhet të shqetësohemi, pasi mjekët popullorë e kanë gjetur kurën e kësaj sëmundjeje.

Shfaqja e bajameve zakonisht shoqërohet me dhimbje të fytit dhe skuqje të bajameve. Ndodh që mund të shkojë deri në qelbëzim të tyre,. Kur bajamet shfaqen si rezultat i gripit ose ftohjes ajo shoqërohet edhe me temperaturë. Këta të sëmurë ndihen të lodhur dhe të pafuqishëm fizikisht.

Për inflamacionin e bajameve ekzistojnë faktorë të ndryshëm. Njerëzit të prekur nga sëmundje të ndryshme, shpesh vuajnë edhe nga shfaqja e bajameve. Në të shumtën e rasteve, bajamet shkaktohen nga pirja e lëngjeve shumë të ftohta, të cilat çojnë në ftohje, grip etj.

Acarimi i bajameve
Për kurimin e acarimit të bajameve përgatitet përzierja e disa bimëve. Në një raport 1 me 1, përzihen bimët e sherbelës, këputja e arrave dhe boçet e hormoqit. Nga këto përgatitet çaji, i cili ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës.

Me çajin e përgatitur shpëlahet fyti (gargarë) për çdo 15 minuta. Një tjetër bimë që shërben për kurimin e bajameve është edhe mëllaga e bardhë. Pjesët që përdoren për këtë qëllim janë rrënjët e bimës. Pasi thahen, ato copëtohen dhe me to përgatitet çaji.

Edhe ky çaj përdoret në formë gargare për shpëlarjen e fytit. Mund të përdoret sa më shpesh, në mënyrë që edhe efekti të jetë më i shpejtë. Një tjetër mjekim për inflamacionin e bajameve është edhe përdorimi i bimës së angjinares. Angjinarja zihet mirë me gjithë gjethe.

Me lëngun e përftuar prej tyre bëhen kompresa të ngrohta nga jashtë fytit. Kjo mënyrë përdoret për çdo 20 minuta. Shpesh acarimi i bajameve mund të shoqërohet me ngjirje të zërit dhe dhimbje të fytit.

Për të sjellë sërish zërin në gjendjen e mëparshme, mjekësia popullore sjell një prej mënyrave të saj. Për këtë qëllim, merren 1 deri në 2 pika vaj dafine. Këto hidhen në shurup dhe më pas pihen. Shumë shpejt do të vihet re një përmirësim i dukshëm.

Mjalti
Sipas mitologjisë së vjetër greke, thuhet, që bleta “i ka shpëtuar” jetën Zeusit të Ri, pas një sëmundjeje, që ai pati. Zeusi ia dinte bletës, saqë për të shprehur respektin që ai kishte, e kultivoi atë edhe më tej. Megjithëse produktet e ëmbla shpesh nuk janë të rekomandueshme për shëndetin, mjalti mbetet ende ushqim i veçantë për shkak të vitaminës B, që përmban.

Mjalti ka veti kuruese dhe dezinfektuese, jo vetëm ndaj infeksioneve të bajameve, por edhe ndaj sëmundjeve të tjera. Shumë mjekë popullorë e rekomandojnë mjaltin në përzierje me bimë të tjera mjekësore siç është sherbela.

Çaji i përftuar nga zierja e bimës së sherbelës ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Kjo kurë vazhdon deri në përmirësim të bajameve. Mjalti këshillohet nga mjekët edhe në gërvishtje të vogla të lëkurës, pasi përmban veti dezinfektuese për plagën. Mjalti përmban 14-20% ujë, sheqer, materie azotike, vitamina. Ndërkohë që 300 gramë sheqer, mund të krahasohen me 250 gramë mjaltë.

Kamomili
Një nga bimët mjekësore, që ka gjetur edhe përdorim të shpeshtë për shërimin e disa sëmundjeve, është kamomili. Edhe në rastin e bajameve të acaruara ai mund të përdoret, duke u përgatitur me mjaltë. Masa e përftuar më pas mund të pihet në formë çaji deri në tri herë në ditë.

Ja përse miqësia e vërtetë ju bën mirë për shëndetin

A keni mik të vërtetë? A keni menduar ndonjëherë nëse ekziston ndonjë përkufizim apo diçka më shumë që e përshkruan më së miri një mik të vërtetë?
– Dëshira për t’i ndihmuar të tjerët rreth vetes;
– Ndjeshmëria dhe simpatia;

– Sinqeriteti madje edhe në situatat në të cilat njerëzit e tjerë e kanë të vështirë ta thonë të vërtetën, sidomos kur është fjala për të metat e dikujt;
– Mirëkuptimi dhe dhembshuria e ndërsjellë; aftësia për t’iu drejtuar të tjerëve kur keni nevojë për mbështetje emocionale;

– Kënaqësia për kohën e kaluar së bashku;
– Besimi;
– Reciprociteti pozitiv – marrëdhënia është e bazuar në “marrjet” dhe “dhëniet” e barabarta të të dyja palëve;

– Aftësia për të qenë ai (ajo) që është, për t’i shprehur ndjenjat dhe për të bërë gabime pa u frikësuar nga gjykimi.
Dihet se ndjenja e lidhjes me ata që i doni çon në një jetë më të lumtur. Por a e dini nëse kjo ju bën edhe të shëndetshëm?

Në fakt, për të qenë më të shëndetshëm nuk është e mjaftueshme që vetëm të hani shumë perime, të stërviteni, të flini, dhe t’i ndiqni udhëzimet e mjekut.
Shumë faktorë të tjerë kontribuojnë në shëndetin tuaj të përgjithshëm, dhe një prej tyre është miqësia.

Hulumtimet tregojnë se njerëzit me një rreth të ngushtë të miqve jetojnë më gjatë, ballafaqohen më lehtë kundër sëmundjeve të rënda, si kanceri apo sëmundjet e zemrës dhe ftohen më rrallë.

Pra, shoqërohuni me sa më shumë njerëz. Kultivoni miqësi, por mbani në mend se nuk duhet të shoqëroheni nga lakmia, por nga motive të mirëfillta dhe të sinqerta.