32.5 C
Tirana
E hënë, 9 Qershor, 2025

“Euronews”: Rama ka probleme me zemrën prandaj u detyrua që të shkonte për trajtim në Berlin

Rrjeti gjigand mediatik ”Euronews” raportoi për protestën e opozitës dje në Tiranë. Mes të tjerash, Euronews shkruan se, ka pasur raportime se Rama ka probleme me zemrën.

Ky është shkrimi i plotë
Në kryeqytetin shqiptar pati sërish protesta dhe përplasje kundër qeverisë përpara selisë së parlamentit. Protestuesit u përpoqën që të thyejnë kordonin policor përpara hyrjes në ndërtesë. Ata hodhën kapsolla dhe shashka.

Protestuesit e akuzojnë qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion. “Kam shumë arsye për të protestuar”, tha demonstruesi Ruzhdi Gusi. “Kreu i qeverisë ka bërë kaq shumë gjëra të këqija në vend, ai duhet të ikë”, vazhdon ai.

“Ne duam mbi të gjitha lirinë e shprehjes. Përveç kësaj, ne duam që Rama të ikë, ai duhet të ikë. Ne jemi shumë të zhgënjyer prej tij”, deklaron një protestues tjetër i quajtur Selman Isufi.

Ndërkohë, pati raportime se Rama ka probleme me zemrën, prandaj u detyrua që të shkonte për trajtim në Berlin. Qeveria e mohoi këtë.

Protestat shpërthyen në mes të shkurtit, kur më shumë se 60 deputetë të opozitës dhanë dorëheqjen nga mandatet parlamentare në shenjë proteste.

Informaconet se kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama, ka kaluar një gjendje të vështirë shëndetësore, kanë zënë vend 24 orët e fundit edhe në mediat ndërkombëtare.

Hakmerret kryepolici Ziu, mban në arrest Dorian Protoduarin pse i denoncoi të atin

Ndërsa një pjesë e mirë e protestuesve të ndaluar pas protestës së sotme të opozitës janë liruar në minutat e fundit nga Drejtoria e Policisë, nuk ka ndodhur një gjë e tillë me Dorian Protoduarin.

Burimet informojnë se, Policia i ka prerë fletë-arrestin Protoduarit, duke e lënë në qeli për 72 orë, deri në daljen në gjykatë për masë sigurie.

Protoduari do të njihet me akuzën për kundërshtim të forcave të policisë. Doriani akuzoi drejtorin e policisë së Tiranës, Ziu se i ati i tij kishte kërkuar dënim me vdekje për gjyshin e tij në kohën e diktaturës kur ishte sekretar partie në Berat. 

Kjo nuk është hera e parë që Policia e Shtetit hakmerret ndaj familjes Protoduari.

Ish-kryeministri Berisha hodhi sonte akuza të rënda ndaj drejtorit të Policisë së Tiranës, babai i të cilit ka qenë gjyqtar i gjyshit të Dorianit në gjyqin e Poshnjes, ku ka kërkuar pushkatimin e tij.

Rama i tmerruar nga protesta, arrestohen 6 protestues dhe procedohen 29 të tjerë, mes tyre edhe Sekretari i PD

Qeveria vazhdon të përdorë policinë dhe prokurorinë për të ushtruar presion ndaj opozitës për të ndalur protestat.
Policia e Tiranës ka arrestuar 6 shtetas për protestën e sotme para Parlamentit, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dhe 17 persona të tjerë, kurse 6 shtetas janë shpallur në kërkim.
Është proceduar penalisht gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.
Sipas policisë, janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike” shtetasit:
– J.Gj., 24 vjeç, nga Shijaku;
– M.D., 24 vjeç, nga Mamurrasi;
– A.K., 20 vjeç, nga Rrësheni;
– B.D., 36 vjeç, nga Kavaja;
– E.M., 26 vjeç, nga Kavaja;
– D.P., 31 vjeç, nga Tirana.

Policia liron protestuesit e Unazës së Re pas presionit të opozitës dhe banorëve

Presioni i banorëve të Unazës së Re që mbajtën të rrethuar për disa orë Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ka bërë që Policia e Shtetit të lirojë 10 nga 16 protestuesit e arrestuar, nuk është liruar as Dorian Protoduari.
Banorët dhe shumë ish-deputetë të opozitës rrethuan për disa orë Drejtorinë e Policisë, duke kërkuar lirimin e te arrestuarve, ose do të përshkallëzonin më tej protestën.

Dorian Protoduari u arrestua mesditën e sotme në zonën e Tiranës së Re, por mesa duket policia nuk ka gjetur prova për ta implikuar si në protestën që u zhvillua sot përpara Parlamentit nga opozita.

Paralajmërimi për kreun e Policisë së Tiranës: Babain ta fala, por për djalin jo, nuk ta kam frikën
Babai i Dorian Protoduarit, i ka drejtuar një apel të fortë drejtuesit të komanduar të Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu.
“Dhimitraz Ziu, në vitin 1979 babai yt ka kërkuar pushkatimin e babait tim. Babanë ta fala, këtë nuk ta fal që po më mban djalin të arrestuar sot.

Ndaj të kërkoj takim, je në gjak me mua, je i përdorur i Leshit, nuk ta kam frikën”, u shpreh babai i Dorian Protoduarit.
Ndërkohë, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, theksoi se këta janë pasardhësit e etërve të tyre.
“Nuk do t’ua harrojmë kurrë këto urdhëra dhe paligjshme, do të paguani një më një, çdo lot nëne. Lironi çunat tanë, lironi çunat tanë”, tha Balliu nga drejtoria e Policisë së Tiranës.

Ndërkohë një tjetër protestues, tha se Dhimitraq Ziu dhe Erjon Veliaj, ka 3 ditë që po bëjnë presione ndaj banorëve të Unazës së Re. “Veliaj na ka quajtur rrugeçër, ti drejtor i komanduar po bën presione. harroje se do na trembësh”, tha protestuesi.

Publikohen fotot: Këta janë civilët e bandës së Edi Ramës të futur mes protestuesve, mos i harroni…

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një denoncim të fortë lidhur me protestën e sotme të opozitës duke thënë se disa civil kanë përndjekur të rinjtë dhe qytetarët që kanë protestuar, duke ndaluar dhe dërguar sipas tij, nëpër komisariuate e bodrume bashkishtë rinjtë që janë kundër qeverisë.

Këlloçi me anë të një statusi në rrjetet sociale ka publikuar edhe disa foto për të cilat fton qytetarët që ti shikojnë dhe ti mbajnë mend fytyrat e tyre që sepse sipas tij, koha kur do të jenë përpara drejtësisë ëhtë shpejtë.

Reagimi i plotë
Edi Rama erdhi ne pushtet me bandat kriminale dhe si bande kriminale vazhdon ta drejtoje shtetin. Edi Rama e ktheu policine e shtetit ne sherbim te krimit dhe krimin e veshi me uniforme policie, e sot krahas mbjelljes dhe korrjes se hashashit, trafikimit te saj, pastrimit te parave qe vijne nga droga tani u eshte shtuar edhe ruajtja e padrinos nga populli.

Keta jane civilet e bandes se Edi Rames qe perndjekin te rinjte dhe qytetaret qe protestojne. Pa asnje shenje identifikuese por me kodin e familjes mafioze te rilindjes dhunojne, ndalojne dhe cojne neper komisariate a bodrume bashkish te rinjte qe jane kunder padrinos.

Po te kishte prokurori te pakapur, sot kapobanda dhe tufa e banditeve te tij do ishin para drejtesise. Por meqenese prokuroria eshte bere njesg me familjen mafioze te rilindjes, atehere i lind e drejta qytetareve t’u jape ate qe meritojne banditeve.

Shihini, mbajini mend dhe mos i harroni. Koha kur do te jene para drejtesise eshte e shpejte!

Ish-deputetët e PD i janë bashkuar protestës tek Drejtoria e Policisë

Ish-deputetët e Partisë Demokratike i janë bashkuar protestës së banorëve të ‘Unazës së Re’, të cilët kërkojnë lirimin e 14 personave që u ndaluan nga policia pas protestës së sotme të opozitës.
“Ndalimet e policisë janë të paligjshme. Të urdhërohet lirimi pa vonesë i protestuesve të ndaluar”, ishte kërkesa e ish-deputetëve të opozitës, gjatë orëve të pasdites.
Ndërkohë mësohet se policia e Tiranës ka nisur lirimin e të ndaluarve, pasi nuk mund të argumentojë arsye për mbajtjen e tyre nën arrest, apo të kërkojë masë arresti për ta.
Kreu i PD, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjet shpreh mirënjohjen dhe respektin për çdo qytetar që sakrifikon nga vetja dhe familja për t’iu gjendur pranë me vendosmëri dhe kurajo protestuesve paqësorë, të ndaluar në mënyrë të paligjshme nga polcia!
“Kjo është beteja më europiane që do të sjellë ndryshimin që meriton çdo shqiptar! #shqiperiasieuropa”, shkruan Basha.

Televizioni “Al Jazeera”: Rama, i lidhur me drogën, OSBE konfirmoi blerjen e votave

Gazetari John Psaropoulos i Al Jazeera raporton se ekziston perceptimi se qeveria socialiste e Edi Rama ka përqafuar interesa të veçanta, dhe sidomos tregtia ilegale e drogës, është e përhapur në Shqipëri.

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha thekson se vendimi për djegien e mandateve erdhi pasi opozita u injorua nga mazhoranca. “Ndryshimet që propozuam u hodhën poshtë pa diskutim. Sa herë që ministrat u thirrën për të raportuar para komisioneve parlamentare, ata refuzuan”, tha Basha për Al Jazeera.

“OSBE, e cila monitoron zgjedhjet shqiptare, tha se ka patur intimidime të personave gjatë votimeve, numërim të dyfishtë dhe mashtrime në votim. Por të gjitha partitë pranuan rezultatin dhe Bashkimi Evropian (BE) nuk e vuri në dyshim atë”, shkruhet në artikull.

Ndërsa për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nënvizon se “ata duhet të rikthehen në vendet e tyre. Në demokraci përfaqësuese, nëse nuk përfaqësoni, humbisni autoritetin tuaj”, duke iu referuar përfaqësuesve të opozitës.

Në reportazh përmendet se Shqipëria është shndërruar në vend tranzit të drogërave të forta drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa shtohet se papunësia është mbi 13% dhe se shumë persona po përpiqen të largohen, ligjërisht apo ilegalisht, në vend që të mbeten në një treg pune që ata e konsiderojnë politikisht të pjerrët.

Psikopati lirohet nga spitali

Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjate seances se fundit parlamentare te sesionit te 6 te Kuvendit te Shqiperise, ku ne rend te dites jane projektligjet per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Njeriu me kartelë që drejton qeverinë e Shqipërisë është liruar nga spitali ku po kurohej në mënyrë intensive në Gjermani.
Nuk dihet nëse ka përfunduar komplet kurën apo ka kërkuar të dalë nga spitali pasi është kuptuar se ai ishte I shtruar për kurim dhe jo në takime sikurse pretendonin mediat afër tij.

Është kuruar në mënyrë intensive për 4 ditë rresht në një spital në Berlin, Gjermani. Edi Rama ka dalë sot në mesditë nga spitali.
Por për të maskuar shtrimin e tij në spital, Rama ka mundur që të organizojë një takim me disa drejtues të SPD-së Gjermane.
Rama pritet të kthehet gjatë mesditës ose darkës së nesërme në Tiranë.

Pas daljes nga spitali, Rama ka reaguar edhe në Tëitter, për herë të parë pas 4 ditësh, duke thënë se nuk kishte asgjë.
Por Rama kishte 4 ditë pa asnjë lajm prej tij, duke ngritur dyshime rreth gjendjes së tij shëndetësore, pas shtrimit të dielën me urgjencë në një spital në privat në Tiranë, pasi kishte pësuar një parainfarkt. Pas kësaj situate, Rama është nisur për në urgjencë ku ka bërë një trajtim intensiv.

Vuçiç deklaratë të njëjtë me Thaçin: Ose ndajmë Kosovën ose luftë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të enjten se, dështimi për të ringjallur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimorë.

Ai i bëri këto komente në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, duke folur për procesin e pezulluar të bisedimeve, vazhdimi i të cilave kushtëzohet me anulimin e tarifave ndaj mallrave serbe që janë vendosur nga qeveria e Kosovës. Kujtojmë se deklarata e Vuçiç është e njëjtë me deklaratën e bërë nga Thaçi vetëm pak javë më parë ku ai po ashtu deklaroi se ose “do të ketë marrëveshje ose rajoni do të destablizohet”.

“Çdo ditë e zvarritjes, çdo ditë dhe çdo javë e zvarritjes, mund të krijojë mundësi në të cilat një shkëndijë mund t’i fusë flakën tërë rajonit. Vendet perëndimore, që e përdhelin Prishtinën, duhet ta dinë këtë shumë mirë”, tha ai.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në shkurt të vitit 2008, nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për t’u dhënë fund mizorive të forcave serbe në Kosovë.

Por, ajo është përfshirë në një proces të gjatë bisedimesh me Kosovën, meqë normalizimi i marrëdhënieve, është kusht për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

“E ardhmja jonë evropiane varet nga negociatat me Prishtinën dhe nëse ndonjë ditë do të jemi në gjendje të arrijmë ndonjë marrëveshje. Përndryshe, askush nuk do të na lejojë në Bashkimin Evropian dhe qytetarët e Serbisë duhet ta dinë këtë”, tha ai, duke nënvizuar se një marrëveshje është ende e largët.

Presidenti serb si dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaci, që nga vera e vitit të kaluar kanë folur për idetë e “korrigjimit të kufijve” apo “vënies së kufijve”, që nga analistët janë interpretuar si synime për shkëmbim territoresh. Në Kosovë, parlamenti ka miratuar një platformë për bisedimet me Serbinë duke vënë vijat e kuqe, përtej të cilave Kosova nuk mund të diskutojë.

“Nuk dua të flasë për vija të kuqe, por kemi mjaft sosh, ashtu sikundër ata kanë shumë sosh. Por, nuk dua të flasë për to, sepse kjo i dëmton bisedimet. Kemi shumë dhe nuk jemi askund afër ndonjë marrëveshjeje.

Nuk kemi asnjë projekt, nuk kemi marrëveshje të propozuar, nuk kemi asgjë në këtë moment. Nuk do të shkatërrojë mundësitë për të biseduar, sepse bisedimet e mbajnë gjallë Serbinë”, tha ai.

Presidenti serb shfaqi bindjen se së shpejti mund të ketë disa nisma të reja gjermano franceze apo evropiane rreth kësaj çështjeje.

Tash për tash, nuk ka asnjë lëvizje që flet për vazhdim bisedimesh, derisa Beogradi ngulë këmbë në anulimin e tarifave, ndërsa qeveria e Kosovës refuzoi edhe trysninë amerikane për pezullimin e tyre, duke kërkuar garanci që bisedimet do të përmbyllen me njohje të ndërsjellë, në kufijtë ekzistues të Kosovës.