Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reguar pas vendimit të Ruçit dhe Ramës për të mbledhur parlamentin në ilegalitet. Në një postim në faqen e tij Facebook Paloka shkruan se, “pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe salduan dyert hyrëse, tani kanë filluar ta mbledhin dhe në ilegalitet”.
Postimi i plotë
Kuvendi ilegjitim, mblidhet në ilegalitet.
Pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe salduan dyert hyrëse, tani kanë filluar ta mbledhin dhe në ilegalitet. Seancen e se enjtës, po kërkojnë ta mbledhin fshehtas sot në orwn 17.00.
Sa mendoni se do zgjasni kështu?! Tik-tak…
Paloka: Tani po e mbledhin Parlamentin dhe në ilegalitet, sa mendoni se do zgjasni kështu?!
Rama-Ruçi mbledhin Kuvendin në ilegalitet, PD: Protestë para Parlamentit sot në orën 16:30
Partia Demokratike ka nisur përgaditjet për organizimin e një proteste ditën e sotme në orën 16:30 para selisë së parlamentit në Tiranë.
Pas njoftimit të kuvendit për seanacë në orën 17:00 opozita duket se po përgatitet që të reagojë pasi ndryshimi i ditës u konsiderua si një manovër për të mos u përballur me protestën para parlamentit për ditën e enjte.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka vendosur të mbledhë Kuvendin pasditen e sotme, për të zhvilluar seancën parlamentare të 21 shkurtit, që e anulloi për shkak të protestës së opozitës. Seanca ka ardhur e papritur dhe e paparalajmëruar, pasi është synuar të shmanget protesta e qytetarëve. Thirrja e seancës është bërë një ditë pasi kreu i Qeverisë, Edi Rama, mblodhi Kryesinë e PS-së dhe dha porositë se si do të avancojnë në kushtet e krizës politike të shkaktuar nga djegia e mandateve të opozitës. Deri tani, Rama ka ngulmuar përmes deklaratave dhe intervistave se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen siç i kërkohet dhe as të zhvillojë zgjedhje të parakohshme.
Seanca e sotme në orën 17:00, ku të pranishëm do të jenë vetëm deputetë e mazhorancës, pasi ata të opozitës tashmë i kanë djegur mandatet, do të zhvillohet sipas një rendi dite të publikuar në faqen e internetit të parlamentit.
Të enjten, më 28 shkurt duhet të mbahet seanca e radhës së Kuvendit, por opozita sërish ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste para godinës së ligjvënësve. Nuk dihet se ç’manovër do të përdorë mazhoranca për t’i shpëtuar revoltës tjetër së qytetarëve.
Dy lajme për të kuptuar si i kanë ulur pantallonat
Bledi KASMI
Lajmi i mëngjesit ishte se simboli i korrupsionit me koncesionet në shëndetësi, ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja propozoit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese të një Parlamenti pa opozitë se duhet një moratorium për të bllokuar për 2 vjet e gjysmë koncesionet.
Propozimi erdhi pikërisht nga njeriu që ka firmosur disa qindramilionë euro para të takspageusve të kalojnë në duart e dy apo tre oligarkëve të Ramës. “E kemi tepruar”, tha Beqja. Po si shpjegohet që Beqja dhe PS këtë nuk e kishte kuptuar deri 10 ditë më parë, apo një muaj më parë kur opozita nuk linte seancë Parlamenti pa i denoncuar këto koncesione, por e kuptuan vetëm pasi opozita dogji mandatet e deputetëve dhe vetëm pasi qindramijëra shqiptarë të bashkuar ju bashkuan opozitës në protestën më të madhe të zhvilluar në këto 28 vite më parë në përpara Kryeministrisë dhe katër ditë më pas para Parlamentit ?
Lajmi i mbrëmjes erdhi nga selia e PD, ku Basha paralajmëroi se po bëhen gati që të arrestojnë Vangjush Dakon. Nëse kjo do të provohet në orët dhe ditët e ardhshme pyetja që shtrohet është, po Vangjushin e kishin aty edhe para 16 Shkurtit edhe para 21 Shkurtit? Dosja e tij me numrin e famshëm 339 ishte aty dhe prej muajsh opozita, pastaj mediat, pastaj dhe kazani i fundit, Zëri i Amerikës e zbardhën të plotë përgjimet e kësja dosje dhe askush nuk u thirr për t’u hetuar.
U bënë publike të gjitha bisedat e bandës së Avdylajve me Dakon për blerjen e votave dhe askush nuk u arrestua. Pastaj Dako doli para mediave duke thënë se ishte akullore dhe askush nuk reagoi nga ata që i mbajën frerët Prokurorisë në qeveri. Dolën edhe fotot e gostisë me bandën e trafikut të drogës dhe prap, si të mos kishte ndodhur asgjë.
Xhuxhi ishte po ky xhuxh që është edhe tani vetëm se para 16 dhe 21 Shkurtit u dukej njerëzve si gjigand. Janë pikërisht këto dy data që kanë nisur të bëjnë përmbysjen e madhe. Janë këto protesta popullore që e kanë bërë pushtetin dhe kryepushtin të ulë pantallonat dhe të dorëzojë simbolet e qeverisjes së tij, që janë Dakot e grabitjes së vullnetin të votës së lirë të qytetarëve dhe koncesionet.
Forca e protestës është sot i vetmi pushtet legjitim në këtë vend. Protesta rrëzon koncesionet përmes të cilave kjo bandë në qeveri ndan mes tyre 2.5 miliardë euro dhe po këto protesta kanë nisur të ushtrojnë pushtetin e vullnetit popullor duke çuar para drejtësisë ata që kanë rrëzuar votën e lirë.
Sulmi i Ramës ndaj kryetarit të Bashkisë së Përmetit, reagon kryebashkiaku
Kreu i Bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra gjatë një takimi me qytetarët në këtë qytet ku tha se, “kryebashkiaku ka punësuar në këtë bashki persona mbi numrin e lejuar dhe për këtë arsye duhet të largohet”.
Në një deklaratë publike, Shupuli thotë se, akuzat e Ramës nuk qëndrojnë duke thënë se, “ndonëse slogani i takimit ishte “Bashkia që duam“, në fakt deklarimet e Kryeministrit ishin për “Kryetarin që nuk duam“, shprehet ai.
“Numri aktual i punonjësve nuk është mbi numrin e përcaktuar nga ligji sepse nuk ka asnjë ligj apo qoftë edhe akt nënligjor si VKM apo Udhëzim që përcakton numrin maksimal që lejohen të punësohen në bashki”, deklaron Shupuli.
Ai deklaroi po ashtu se kryetari i bashkisë Permet nuk emërohet nga kryeministri dhe as nuk shkon në shtëpi se ka përkatësi politike trë ndryshme nga ai.
Reagimi i plotë
SQARIM PËR BASHKËQYTETARËT E MI!
Të nderuar miq !
Këto dy ditë kam marrë dhjetra mesazhe, telefonata e komunikime të formave të ndryshme nga dashamirës, miq e bashkëqytetarë kuriozë, si dhe gazetarë që më kanë kërkuar komente, intervista apo nëse do të kisha një përgjigje lidhur me sa deklaroi në Përmet ditën e shtunë datë 23.02.2019, Kryeministri Z.Edi Rama dhe deputetja e zonës Znj.Mirela Kumbaro.
Me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Përmet, duke e ndjerë detyrim ndaj kujtdo që më ka mbështetur e inkurajuar por vecanerisht ndaj JU të nderuar miq përmetarë po sqaroj se:
Vizita e Kryeministrit e njëkohësisht Kryetarit te PS në Përmet dhe takimi i organizuar në Pallatin e Sportit të qytetit, ishte pjesë e turit të takimeve që Kryeministri po organizon me sloganin “Bashkia që duam’’.
Por , ajo cka ka ngjallur debat dhe interes publik duke u bërë pjesë e lajmeve dhe informacioneve që kanë përcjellë mediat dhe portalet, i referohet deklarimit te Kryeministrit Rama se: Kryetari aktual i Bashkise duhet të shkojë në shtëpi .
Shkaqet pse une NIKO SHUPULI, Kryetari aktual i Bashkisë Përmet duhet të shkoj në shtëpi sipas Kryeministrit janë dy:
-numri i të punësuarve në bashkinë PERMET është mbi numrin e lejuar nga ligji si dhe po paguhen njerëz që nuk jetojnë në Përmet.
-bashkia nuk duhet të ketë një kryetar bashkie që nuk është përfaqësues i partisë së Kryeministrit.
Pra sic duket, ndonëse slogani i takimit ishte “Bashkia që duam“, në fakt deklarimet e Kryeministrit ishin për “Kryetarin që nuk duam“.
Lidhur me numrin e të punësuarve në Bashki deklaroj me përgjegjësi se:
Numri aktual i punonjësve nuk është mbi numrin e përcaktuar nga ligji sepse nuk ka asnjë ligj apo qoftë edhe akt nënligjor si VKM apo Udhëzim që përcakton numrin maksimal që lejohen të punësohen në bashki.
Eshte ligji organik nr 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”, i cili ka një dispozitë që shprehet mbi numrin e punonjësve të bashkise ku shprehimisht përcaktohet: neni 54/dh ……Keshilli i Bashkisë ka kompetencë të miratojë numrin maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë.
Numri aktual i punonjësve të bashkisë Përmet që paguhen nga buxheti i Bashkisë përfshin: Administratën e Bashksië dhe Njësive Administrative Petran, Carshove, Piskove e Frasher, Punonjësit e Pastrim Gjelbërimit, Qendra Kulturore, Bujqësia, Pyjorja, Klubi i Sportit, Mirëmbajtja e objekteve të arsimit parauniversitar etj.
Ky numër është miratuar me vendim Këshilli të Bashkisë( ku shumicën e kanë përfaqësuesit e majtë) si dhe konfirmuar në Prefekturë, i cili është institucioni që ligji ngarkon për të verifikuar ligjshmërinë e vendimeve të këshillit.
Numri i të punësurave në Bashkinë Përmet është më i vogël për numër banorësh se numri i të punësuarve në shumicën e bashkive, jo vetëm në qarkun Gjirokastër por edhe kundrejt Bashkive të tjera ku drejtojnë përfaqësues të partisë së Kryeministrit Rama. Gjithashtu në bashkinë Përmet nuk paguhet asnjë person i vetëm që nuk ndodhet brenda territorit të Bashkisë Përmet.
Gjithashtu përgënjeshtroj fjalët e deputetes Kumbaro, se Bashkia Përmet paguan rreth 81% të buxhetit të saj për zërin paga & sigurime shoqërore dhe Ju deklaroj me përgjegjësi të plotë se zëri paga dhe sigurime shoqërore zënë vetëm 47 % të buxhetit të Bashkisë Përmet.
Pra nga sa më sipër, rezulton se kjo arsye nuk qëndron dhe informacioni që i është servirur Kryeministrit Rama dhe Znj.Kumbaro nga kushdo qoftë, është i gabuar ose me qëllime dashakeqëse.
Lidhur me arsyen e dytë përse duhet të shkoj në shtëpi, që ka të bëjë me mospërkatësinë time politike me atë të Kryeministrit Rama, dëshiroj të sqaroj se:
Unë kandidova e fitova duke kërkuar e marrë votën e të gjithë përmetarëve pa dallime politike dhe jam përpjekur tu shërbej të gjithëve pa asnjë dallim duke synuar të jem Kryetari që përmetarët meritojnë.
Suksesin ose jo të cdo kryetari Bashkie, e ca me tepër të nje Bashkie si Përmeti nuk e përcakton ngjyra politike e subjektit që e kandidon e që kryetari përfaqëson.
Eshtë aftësia, vizioni, përgjegjshmëria e përkushtimi në punë, stafi që ndërton, marrdhëniet që krijon me bashkëqytetarët që e zgjedhin si dhe aktorët e faktorët e tjerë që ndikojnë në zhvillim.
Une nuk fitova vetëm sepse përmetarët votuan kundër kandidatit rival, siç deklaroi Kryeministri. Unë u votova gjerësisht e masivisht për programin që ju paraqita përmetarëve dhe besimin që ata patën se unë ju jepja atyre garancinë që mund të realizoja premtimet e dhëna.
Modeli që unë ju kam ofruar përmetarëve këto pothuaj 3 vite e gjysmë, është padyshim krejteësisht i ndryshëm nga ai i paraardhësve të mi. Krahasimet dhe vleresimi i punës time nuk mund e nuk dëshiroj të bëhet me paraardhësit e mi por me objektivat dhe premtimet që unë ju dhashë përmetarëve.
Nqs qytetarët përmetarë janë të pakënaqur nga drejtimi i bashkise dhe nuk janë realizuar shumë prej atyre që kemi marrë përsipër, atëherë është krejtësisht e natyrshme që unë të shkoj në shtëpi e të merrem me dicka tjetër sepse edhe vetë nuk do të kem kurajon tju rikërkoj votën përmetarëve.
Kryetari i Bashkisë Përmet nuk emërohet nga Kryeministri i vendit kushdo qoftë ai, e nuk shkon në shtëpi sepse nuk ka përkatësinë politike të Kryeministrit të rradhës.
Përmetarët janë mjaftueshmërisht të pjekur dhe të zgjuar që të bëjnë dallimet në zgjedhjet politike me zgjedhjen e administratorit të shërbimeve që ju ofrohet atyre nga bashkia .
Mospërkatësia ime politike e njëjtë me atë të Kryeministrit Rama nuk e ka penguar Bashkinë Përmet të përjetojë transformimim më të madh shumëplanësh që nga mesi i viteve ‘80 .
Eshtë realitet i gjithëpranuar tashmë se në këto katër vite në Përmet është realizuar punë e investime sa në gjithë 40 vitet e fundit të marra së bashku.
Sot Përmeti konsiderohet pa asnjë hezitim si model zhvillimi për qytetet e vogla, është qyteti ku të ofrohet e mund të gjesh gjithcka përvec detit…
Sot Përmeti është më i bukur, më i pastër, më shumë i gjelbëruar, me standarte më të larta shërbimesh , me ujë të pijshëm 24 orë, me infrastrukturë të përmirësuar rrënjësisht është qendër e rëndësishme e turizimit duke konkuruar edhe me qytetet fqinje që kanë potenciale të mëdha si Saranda, Gjirokastra apo Berati që natyra e brezat i kane falur detin apo arkitekture unike të mbrojtur nga Unesco.
E padyshim që gjithë cka përshkrova më sipër kanë edhe rolin e kontributin tim dhe të stafit që drejtoj, e smë ka penguar aspak mospërkatësia politike me atë të Kryeministrit.
Ne fushatën e vitit 2015, Unë vura theksin te bashkëpunimi me cdo Kryeminister, Minister, drejtues insitucionesh qendrore apo lokale apo aktorë e faktorë të tjerë duke u shtrirë dorën e bashkëpunimit për të bërë më të mirën për PERMETIN.
Cdo financim i qeverisë apo nga institucione të tjera jashtë qeverisë ka ardhur si rezulat i projekteve që ka hartuar bashkia, aplikimit dhe cilësisë së këtyre projekteve, këmbënguljes, kërkesave të vazhdueshme, lobimeve dhe takimeve që në cilësinë e kryetarit të Bashkisë kam zhvilluar me shum aktore e faktore që kishin në dorë mundësinë e pranimit të projekteve tona.
Shum prej investimeve të realizuara për transformimin e Përmetit janë dhe njihen si investime të Bashkisë Përmet me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe sa herë që një investim është financuar nga qeveria qendrore(të cilat janë edhe taksat dhe kontributet e qytetarëve përmetarë)unë e kam përmendur, theksuar dhe falenderuar sa herë më është dhënë mundësia.
Bashkia Përmet përvec bashkëpunimit me qeverinë për financimin e projekteve, ka pasur një bashkëpunim të suksesshëm dhe Përmeti sot është i përzgjedhuri dhe i parapëlqyeri si partner i shumë donatorëve të huaj të rëndësishëm si PNUD, BE, Banka Botërore, institucione dhe shoqata të tjera të huaja.
Por është kaq e vërtetë edhe mirëmenaxhimi këto vite i të ardhurave të grumbulluara në buxhetin e bashkisë të cilat janë përdorur për investime.
Në ditët në vijim do tju paraqesim një listë të detajuar të investimeve të kryera JO me ndihmën e qeverisë por nga të ardhurat e bashkisë dhe donatorë të huaj.
Të nderuar miq.
Lista e arritjeve e sukseseve të mësipërme, padyshim ka ngritur pritshmëritë e përmetarëve. Jam i ndërgjegjshëm se nevojat dhe ajo cka përmetarët meritojnë janë shumë e shumë më tepër se këto të kryera në këto katër vite. Madje, janë vetë përmetarët ata që do ti vlerësojnë nëse ato që unë përshkrova më sipër konsiderohen suksese e nëse unë kam mundur ti mbaj premtimet e dhëna .
Une nuk kam patur shkopin magjik të realizoj gjithcka që i nevojitet Përmetit në këto katër vite por dukshëm është e qartë se është punuar shumë dhe realizuar shumë më tepër se premtimet e dhëna.
Përmeti turistik, zhvillimi afatgjatë i Përmetit ka nevojë për të gjithë ata që e duan Përmetin, ka nevojë për bashkëpunimin e të gjithëve pa dallime politike.
Kryetari i Bashkisë që duan përmetarët nuk identifikohet nga përkatësia politike e subjektit që e kandidon por duhet të jetë përfaqësues i denje i kulturës, qytetarisë dhe traditave më të mira përmetare
Ju faleminderit.
Gazetari-Klosit: Edhe ti je përzierë në fushatën zgjedhore, ke bërë atë që nuk duhej bërë
Gazetari Basir Çollaku e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, u përfshi në debate me ish-shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Gazetari iu drejtua Klosit se, edhe ti je përfshirë vetë në fushatë elektorale. Ke arkivin tënd. Ke bërë atë që nuk duhej bërë.
Pjesë nga diskutimet
Klosi: Dëgjova kryetarin e PD që tha do ta arrestojnë. Nuk është hera e parë. Më duket e paarsyeshme që një kryetar partie del dhe thotë çfarë po bën prokuroria. Nëse ai do të arrestohet sot, nesër do ta japin të gjithë agjencitë e lajmeve që është arrestuar. Mos na bëj lojëra këtu.
Çollaku: Ti je përfshirë vetë në fushatë elektorale. Ke arkivin tënd. Ke bërë atë që nuk duhej bërë.
Klosi: Je i vogël fare të më gjykosh ti mua. Je i profesionalist në disa gjëra të vogla. Ti mbahesh në biseda televizive si ekspert i madh.
Çollaku: Kam qenë në KQZ bashkëkryetar me atë tuajin. E kupton që po flet broçkulla. Shefi i Shërbimit në asnjë vend në planet nuk del për të bërë temena nëpër emisione. Në 25 vjet nuk duhet të flasë. Ka qenë në një detyrë të rëndësishme shtetërore.
Klosi: Me këtë gjuhë nuk më tremb. As shefat e tu nuk më trembin.
Paralajmërimi i gazetarit: Pas Dakos do të arrestohen të tjerë zyrtarë të lartë
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin “360 gradë” nga Artur Zheji ka deklaruar se, kryeministri Edi Rama është i informuar në lidhje me arrestimet e dosjes 339 dhe se përveç kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako ka dhe emra të tjerë brenda mazhorancës.
“Zoti Rama është i informuar se çfarë do ndodhë.
Ajo dosje që luan me fatin e tij, dosja 339 do arrestohen të gjithë ata që janë brenda kësaj dosje. Por a do arrestohen të gjithë përnjëherësh? Jo. Sepse po të arrestohen të gjithë përnjëherësh i bie të dalin ata që janë tek 313 sepse janë aq shumë sa nuk i nxë, duhet të nxjerrësh ata përjashta që të futësh këta të tjerë brenda.
Por njerëzit që do të përballen me ligjin dhe duhet të shkojnë në atë qeli janë njerëz me pushtet dhe janë pikërisht bashkëpunëtorë të zotit Rama, janë ministra, janë deputetë, janë kryebashkiakë. Janë njerëz të cilët bashkë me grupin parlamentar dhe sado fashikuj të përpiqesh t’i zhdukësh nuk mund t’i zhdukësh provat që janë brenda dhe Dako është personi i parë i ekspozuar tashmë edhe publikisht, është fillesa e arrestimeve dhe është e pashmangshme dhe për emra të tjerë brenda mazhorancës”, ka thënë Basir Çollaku.
Edi Ramës i ka dalë boja!
Nga Qamil Gjyrezi
Shprehjet popullore kanë shumë kuptim dhe japin shumë mesazhe. Populli shqiptar ka përdorur shprehjen në vite: “I ka dalë boja filanit”, kur donte të tregonte se një person pavarsisht se përpiqet të fshihet mbas fjalëve, sjelljeve dhe gënjeshtave, e vërteta ka dalë në sheh. Ka nxjerr fëtyrën e tij të zezë, pjesën e errët të tij.
E vërteta e Edi Ramës ka dalë tashmë në shesh, i ka dalë boja “Maskës” së tij. Edi Rama ja nxorri “vedit” bojën duke qeverisur si një kontarbandist i lidhur me bandat, duke shkatërruar ekonominë, duke mbështetur oligarkët, duke shkatërruar arësimin dhe shëndetësinë, duke gënjyer studentët. Media e huaj e vërtetë ja nxorri bojën me kronika “reale” me “Ara të mbjellura me kanabis”.
Shqiptarët që largohen nga vendi ja nxorrën bojën Edi Ramës. Vjedhja e votava të shqiptarëve nxori atë pjesë të zezë të personalitetit të Ramës. Lajmet e mediave serioze ja nxorrën bojën këtij kryeministri hajdut, që ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Njerëzit në metingje, gazetarët e ndershëm ja nxorrën bojën.
Pavarësisht se Edi Rama deklaron në media të huaja duke fshehur realitetin se: “Në Shqipëri nuk ka kaos. Opozita po i fryn zjarrit”, në të vërtetë është ai vetë, “Egoja e tij e cmendur” që po i fryn zjarrit duke e cuar me qëllim vendin drejt kaosit.
Por opozita e përgjegjshme për fatet e vendit dhe të rajonit po përpiqet të shuajë zjarrin, që po i vë Edi Rama Shqipërisë, duke protestuar paqësisht për një qeveri tanzitore dhe zgjedhje të lira pa Edi Ramën, që i ka dalë boja.
Në të vërtetë kur Edi Rama kur ishte Kryetar Bashkie i Tiranës nëpërmjet lyerjes me bojë të pallateve, ai u përpoq të “mbulonte zullumet” e komunizmit barbar, por mbas disa vitesh edhe këtyre pallateve ju doli boja, sic po i del boja edhe Edi Ramës, projektuesit të lyerjeve me cmime të shtrenjta. Më kujtohet se disa projektues, arkitektë amerikanë në vitin 2004 nuk ishin aspak dakord me “Betonizimin e Tiranës”, që Edi Rama me “bandën” e tij e kishin filluar që në vitet 2000. Projektuesit amerikanë kërkonin ruajtjen e identitetit tonë kulturor sic e kanë ruajtur shumë qytete dhe kryeqytete ballkanike. Betonizmi i Tiranës, filloi me ja nxjerrë “dhëmbët”, bojën Edi Ramës.
A nuk ja “nxori” bojën Edi Ramës deputeti Edi Paloka, duke e lyer me bojë?! Në fakt Paloka e bëri “pis” me bojë kryeminstrin “Hajdut”, por me anë të “lyerjes” Paloka ja nxorri edhe bojën Edi Ramës. Edi Paloka nxorri fëtyrën e vërtetë të piktorit që bojatisi të gjitha fushat, kodrat dhe malet e Shqipërisë me ngjyrën “jeshile” të Kanabisit.
Por deputetët guximtarë dhe “media guximtare” shkuan deri tek arat me kananbis “ngjyrë jeshile”, sic bëri deputeti Ervin Salianji, duke i treguar dhe vërtetuar opinionit ndërkombëtar se Shqipëria është bojatisur me të “jeshilen” e Kanabisit të Ramës. A nuk i ka dalë boja këtij kryeminsitri bojaxhi, piktor që përpiqet të mashtrojë mediat e huaja, kur shpall VOAN si kazan, sulmon presidentin Trump tek C.N.N.-ni dhe pastaj i “lëpihet” në një takim të liderave botëror?!
Shtypi serioz botëror, shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë, mijërat e njerëzve në protestën me e 16. Shkurtit.2019 ja nxorrën bojën dhe po prezantojnë fëtyrën e vërtetë të Edi Ramës që tashmë i ka dalë boja, d.m.th., i ka ardhë fundi. Prandaj fjalët e urta marrin një rëndësi të vecantë edhe sot. Prandaj populli dhe njerëzit e urtë i cilësonin “Dështakët” si të dalë boje.
“Bale nuk duhet të luajë kurrë më në Madrid”
Josep Pedrerol mendon se Florentino Perez duhet të reagojë, “Bale s’duhet të luajë kurrë më në Madrid”.
Ka disa vite që raportohet “ky mund të jetë sezoni i fundit i Bale në Madrid” dhe vitet kalojnë, ai vazhdon ta veshë fanellën e bardhë, raporton Gazeta Express,
Megjithatë, “ky me të vërtetë mund të jetë sezoni i fundit i 29-vjeçarit në Santiago Bernabeu, për gjithçka që po ndodh”.
Sipas gazetarit të “El Chiringuito de Jugones”, Josep Pedrerol, Bale është duke u treguar jo profesionist, dhe pas asaj që bëri mbrëmë, “ai s’duhet të luajë më kurrë”.
Uellsiani u inkuadrua mbrëmë në lojë vetëm pas minutës së 70’ dhe pasi shënoi gol, që ishte i fitores dhe i tre pikëve, nuk festoi, madje edhe i shtyu shokët e skuadrës.
Por, përveç kësaj, para ndeshjes, uellsiani është kapur nga kamerat e “El Chiringuito de Jugones” duke shikuar Kampionatin Botëror të Golfit, sikur nuk i interesonte fare që ekipi i tij do të luante një ndeshje të rëndësishme.
Pedrerol, gazetar shumë i njohur në Spanjë dhe autor i emisionit “El Chiringuito de Jugones”, tha se Bale s’e meriton më të luajë për Madridin, për shkak të jo profesionalizmit që ka treguar gjatë gjithë sezonit, duke kujtuar edhe largimin nga stadiumi 15 minuta para fundit të ndeshjes në shtëpi me Real Sociedadin, ku Madridi humbi 2-0.
“Duke parë mbrëmë çfarë bëri, mendoj se Bale, sado i mirë që të jetë, nuk duhet të luajë kurrë më në Madrid”, u shpreh Pedrerol.
“Unë do ta largoja, por të isha Florentino Perez, do ta largoja. Kjo nuk mund të ndodhë (tregon foton e arrogancës së Bale). Ka shënuar gola të bukur, oke, po në Copa del Rey e Champions, por gjashtë vite në Madrid, ai mendon vetëm për GOLF”.
“Të gjithë thoshin se nuk po mund të tregojë diçka më shumë me Ronaldon, oke Ronaldo shkoi dhe ishte koha për të, që të jetë titullar, lider dhe të drejtojë ekipin. Por asnjëra, as nuk është lider as nuk po mund të ndihmojë ekipin, luan dy ndeshje, qëndron jashtë dy muaj, sërish luan dy ndeshje dhe prapë jashtë dy muaj. As më parë dhe as sot nuk ka treguar asgjë, po të isha në vend të Florentinos, do ta largoja – LARGOJE!!!”, shtoi ai mes tjerash.
Salvini: Të luftojmë Sorosin si Skëndërbeu turqit
Ministri i Brendshëm Italian, njëkohësisht edhe kreu i Lega Nord, Matteo Salvini gjatë një bashkëbisedimi ka treguar se është e qartë strategjia se si duhet luftuar Xhorxh Soros.
Salvini ka akuzuar Sorosin se ka hedhur 18 miliardë euro nëpër vende të ndryshme në Europë përfshirë edhe Italinë si dhe në SHBA, kundër të djathtës dhe konservatorëve.
Matteo Salvini ka marrë shembullin se si Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu luftoi dhe mundi perandorinë Osmane për më shumë se 25 vite, e cila sipas tij ishte më e fortë dhe e mirë organizuar se ajo e heroit të shqiptarëve.
Sipas tij “aty ku është besimi, fuqia, bashkimi, e vërteta, këta (armiqtë), mund të kenë edhe miliarda, por nuk do të fitojnë. Ti mposhtësh armiqtë me gjithë miliardat e tyre”.
Sipas Salvinit shembulli I Gjergj Kastriotit është edhe shembulli që duhet ndjekur për të mpushtur George Sorosin.
Pjesë nga deklarata e Salvinit
Ndërkohë është një zotëri që ka deklaruar publikisht se ka vënë në dispozicion të tij privat 18 miliard euro që është baraz me paketën fiskale të qeverisë. Shikoni dhe lexoni se çfarë është Fondacioni për Shoqërinë e Hapur i drejtuar nga Geroge Soros, ka filiale në të gjithë Europën. 900 milion euro investime në promovimin e demokracisë në botë, çdo vit.
Në Itali financon dhjetra OJQ. Po ju lë të imagjinoni për çfarë bëhet fjalë.
Kur isha në Romë, fola për një nga heronjtë e popullit shqiptar, Gjergj Kastriotin e shekullit të 15-të, i cili i rezistoi rrethimit, madje edhe dhjetra rrethimeve islamike. Islamike! Sepse historia përsëritet.
Në shekullin e 15-të, në të 18-tin, më 2017. Në atë kohë ata kuptuan që ishin në rrezik dhe u mbyllën në kështjellë e më pas dilnin e sulmonin.
Rezistuan dhe mposhtën një ushtri që ishte shumë më e pasur, më e fortë dhe më e mirëorganizuar. Por aty ku është besimi, fuqia, bashkimi, e vërteta, këta (armiqtë), mund të kenë edhe miliarda, por nuk do të fitojnë. Ti mposhtësh armiqtë me gjithë miliardat e tyre.