13.9 C
Tirana
E enjte, 15 Maj, 2025

Vjedhje marramendëse në emër të Diasporës, 670 milionë lekë për 2 orë dalje në Tv të Ramës

Abuzime me fondet publike prek edhe aktivitetet për diasporën. Për tre ditë aktivitet në Tiranë dhe Lezhë shpenzohen nga buxheti i shtetit 670 milionë lekë.
Shifra marramendëse është akorduar për samitin e dytë të Disporës, për një aktivitet që zgjat vetëm tre ditë.
Të përmalluarit për vendin, përfaqësues të disporës do të mbërrijnë në Shqipëri për një aktivitet rutinë, por nuk janë në diejni që taksapaguesit e varfër shqiptarë (familjarë edhe të pjesëmarrësve në këtë aktivitet) do e paguajnë shtrenj evenimentin famoz.
Në çmendurinë e shpenzimeve të parashikuara, bien në sy tre zëra shumëmilionësh. Brendimi i Bulevardit Dëshmorët e Kombit, me afishe kap shifrën e shpenzimeve prej 216 milionë lekë. Ka edhe më shumë dhe në këtë pikë shioja kryeministrore dhe veprat e tij janë “klas i lartë” që kushton shumë…
Skenografia me dorën e Edi Ramës për vetëm një ditë kushton 177 milionë lekë, ndërsa regjia me sytë e kryeministrit në ER TV, i marr taksapaguesve tanë 12 milionë lekë. Në këtë mënyrë vijojnë edhe zëra të tjerë shpenzimesh që në fund kapin shifrën e 670 milionë lekëve.
Një shifër më shumë në regjistrat e shpenzimeve të çmendura të qeverisë. Kaq do kushtojë dy orë damje në publik e kryeministrit me tuta e batuta.
/Boldnews.al

Shpërthim tritoli në një banesë në Gjirokastër, në gjendje të rëndë 27 vjeçari

Një 27 vjeçar nga fshati Shtëpëz i Gjirokastrës i vendosin lëndë eksplozive në gjendje të rëndë shëndetësore. Burimet bëjnë me dije se, Vitjon Llukës nga fshati Shtëpëz, i është vendosur lëndë eksplozive mesditën e sotme teksa ishte duke nxjerrë jashtë bagëtinë për t’i kullotur. Lënda shpërthyese ka dëmtuar në masë të madhe trupin e 27 vjeçarit po kryesisht në fytyrë.
Burimet nga grupi hetimor në vendngjarje, bëjnë të ditur se Vitjon Lluka ka vështruar një objekt të çuditshëm të mbështjellë me letër dhe është ulur për ta hapur kur menjëherë ka shpërthyer. Rrjedhimisht Lluka ka ngelur pa ndjenja dhe është sjellë me urgjencë për në Spitalin e Gjirokastrës nga familjarët e tij. Ndërhyrja kirurgjikale ka qenë e menjëhershme aq sa mund të ndërhyhej pasi dëmtimi ishte shumë i madh në pjesën frontale të trupiut kryesisht në fytyrë.
Për rjedhojë fytyra e Vitjon Llukës është deformuar në një masë shumë të madhe aq sa ka spostuar edhe pjesën e poshtme të nofullës. Duke parë se gjendja e tij ishte tejet kritike, në Gjirokastër para pak ka mbërritur edhe helikopteri nga ku e ka transportuar për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Mendohet se kjo ngjarje vjen si hakmarrje e një vrasjeje që ka ndodhur më 23 mars të 2016 në Kthesën e fshatit “Andon Poci” ku autor ka qenë Enrik Lluka vëllai i Vitjon Llukës të plagosur rëndë ditën e sotme. Enrik Lluka në 23 mars 2016, ka qëlluar me armë zjarri ndaj këshuëririt të dytë Dorian Llukës, i cili ngeli i pajetë dhe Birbil Llukës që ngeli i lënduar si pasojë e dy plumbave. Enreik Lluka nuk është arrestuar ende nga policia.

Pasi i vuri zjarrin lokalit, Veliaj nis ndërtimin e kullës 24 katëshe tek Sahati

“I plotfuqishmi” Erion Veliaj që s’e ndan lopatën nga dora, ka ndryshuar strategjinë e zhvillimit për Tiranë, nga projekti “mbill një pemë” ka kaluar në: “Ngul një kullë”. Aty pranë zonës me dy objekte kulturore të mbrojtura, Xhamisë së Et’hem Beut dhe Sahatit, Lali Eri ka vendosur të ngrejë një kullë, 24 kate.
Gjithçka nisi pas një zjarri të rënë në mes të ditës dy javë më parë, me djegien e “bar sahatit”, pronarët pretendentë të së cilit janë ende në proces gjyqi. Lali Eri shijonte flakët si “Neroni në Romën e lashtë” dhe nën pirgun e thëngjijve, sot po hidhen themelet e një kulle të madhe.
Ngjashmëritë mes Perendorit famëzi Neronit të Romës dhe Lali Erit, lidhen në disa pika. Pasioni i Neronit për garat me karroca dhe për teatrin ishte i madh, ndërsa Lali ka pasion garat me biçikleta, bojatisjen e qytetit, apo shfaqjen çdo ditë në media, ndërsa tifozllëkun për teatrin e lidh kryesisht me shembjen e atij ekzistues dhe ngritjen e një të riu, gjithnjë me kulla përbri.
Edhe Neroni fort i ri erdhi në pushtet, me shumë prentime e pretendime, por do mbahet mend për djegien e Romës për të shkaktuar konflikt civil. Lali është më sqimatar, askush mos guxojë të mendojë se Lali është “piroman” i lindur. Jo, ai është fans i çdo djegie me qëllim ngritjen e kullave.
Kryebashkiaku kërkon një tokë truall dhe kur nuk ka shesh të lirë, ai i vë flakën, ditën apo natën, sipas kohës që kanë xhelatët e trashëgimisë kulturore. Tymi i dalë edhe nga mandatet e djegura të deputetëve të opozitës i ka dhënë lehtësi edhe më shumë Lali Erit për të ndërtuar botën e tij reale me kulla e beton.
Projekti kishte te paktën një vit që qarkullonte, por në bashki punët kanë radhë… Fillimisht duhej hartuar një ligj i veçantë që kompanisë private “Fusha sh.p.k” ti jepej leje për shtatë kulla bri Teatrit Kombëtar. Kaq nuk mjafton, prap kërkon kulla në një nga zonat më të mira të Tiranës dhe këtë herë e arriti me zjarr.
Kryetari që martohet një herë, por bën dy dasma dhe djeg dy herë shaminë e beqarit, është vizionar, koha është e gjitha e tij, askush nuk e kundërshton, edhe atëherë kur ngrohet nga flakët që i hap rrugë ndërtimit të objekteve shumëkatëshe.

/Boldnews.al

Si ndikon moti i ftohtë tek sëmundjet e zemrës

Gjatë motit të ftohtë duhet kushtuar një kujdes më i veçantë mbrojtjes së zemrës, sidomos nëse vuani nga sëmundjet kronike të zemrës – paralajmëron Shoqata amerikane për sëmundjet kardiovaskulare.
Sëmundjet e zemrës dhe gripi
Studimet shkencore kanë treguar se vdekshmëria nga gripi është më e shpeshtë te personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, në krahasim me ata që vuajnë nga sëmundjet tjera kronike.
Prandaj të sëmurëve me sëmundje kardiovaskulare u rekomandohet vaksinimi kundër gripit.
Barnat për kongjestionin nazal dhe tensioni i gjakut
Shumë ilaçe që jepen pa recetë, ndërsa shërbejnë për lehtësimin e simptomave të gripit dhe ftohjes, përbëhen nga substanca të ndryshme. Një nga to është edhe ilaçi për kongjestionin nazal (hundët e zëna), që zakonisht është pseudoefedrin ose fenilefrin.
Personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk duhet t’i marrin barnat që kanë përbërës të tillë, sepse ata e rritin shtypjen e gjakut. Ndërkaq, nëse doemos duhet t’i përdorin, atëherë fillimisht duhet të konsultohen me mjekun.
Pastrimi i borës
Sipas hulumtimeve shkencore, vdekjet e papritura të zemrës shumë shpesh ndodhin gjatë dimrit. Aktiviteti, siç është pastrimi i borës, sidomos te personat që nuk merren vazhdimisht me aktivitet fizik, mund të jetë nxitës i problemeve të zemrës që mund të përfundojë në mënyrë fatale.
Prandaj personat me sëmundje të zemrës dhe ata që kanë rrezik të shtuar për sëmundje kardiovaskulare duhet të kenë kujdes.

Si ta mbani kujtesën në formë

Mendoni se kujtesa është gjithnjë aty dhe mund të aktivizohet sa herë që ju dëshironi. E keni gabim, ashtu si trupi apo çdo gjë tjetër ajo ka nevojë për kujdes
Vizualizmi është i rëndësishëm për t’iu rikthyer shpesh kujtesës, e është një formë ushtrimi që këshillohet nga psikoterapistët.
Të vizualizosh është një lloj si të pikturosh një pikturë në mendjen tënde: në radhë të parë duhet të vëzhgosh me kujdes, pra të përpiqesh të kapësh sa më shumë hollësira të një objekti, të një skene, të një njeriu, dhe pastaj të projektosh nëpërmjet mendjes, një figurë, që është realiteti që kemi vëzhguar, përmes “një pune” që duhet të ketë një zgjatje kohe prej 10 sekondash.
Ekzistojnë disa karakteristika të përfytyrimit që duhen mbajtur parasysh, nëse përpiqemi të favorizojmë këtë lloj funksioni mendor.
– Mendimet konkrete kujtohen më me lehtësi sesa ato abstraktet, sepse gjithçka që është konkrete është më afër ndijimeve tona dhe pra më e drejtpërdrejtë.
– Idetë dhe përshtypjet abstrakte mund të shndërrohen në forma konkrete përmes imazheve: p.sh, një muzikë që shkakton emocione të dhimbshme është e kuqe, një muzikë e ftohtë është blu.
– Imazhet që lidhen me emocione, të kujtohen më fort, sepse janë të lidhura me përvoja të “nxehta”.
– Imazhet që lidhen me probleme vetjake, kanë një ndikim më të madh, emotiv.
Po ju japim disa ushtrime imagjinate dhe vizualizmi, të cilat janë të dobishme për të forcuar kujtesën në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke mos vepruar mbi një “muskul” specifik por mbi gjithë formën fizike, njësoj siç ndodh me një tenist, i cili e përmirëson rendimentin e vet edhe përmes vrapit, ngritjes së peshave, ushtrimeve të lira.
Për të vizualizuar diçka, është e nevojshme një sforcim i vogël krijues: edhe pse ky ushtrim mund të duket shumë i rëndomtë, mos u zmbrapsni, mendoni për “projektuesit” që shesin imazhet e prodhuara e tyre ose programojnë sekuenca imazhesh në vidioklipe…

Ushtrimi 1
Ky ushtrim është i përshtatshëm për moshën e tretë, sepse aktivizojnë si pamjen dhe emocionin që varen nga hemisfera e djathtë, që është më pak e përdorur sesa e majta.
Përfytyroni:
Një mace që fle
Një rrugë të përmbytur nga uji
Borën që ka mbuluar qytetin
Kohën që kalon ngadalë
Humorin
Ushtrimet e imagjinatës që mbartin brenda vetes emocion, mbahen mend mirë.
Ushtrimi 2
Përfytyroni me sy mbyllur:
Një vetëtimë në terrin e natës
Një thikë që shndrin në errësirë
Takimin me njeriun që doni
Një shoqe që rrëmon në kuletën tuaj dhe ju vjedh
Një njollë te fustani juaj më i mirë
Pa e rilexuar, shkruani tani tek një letër çfarë kujtoni, më pas shqyrtoni emocionet që kanë shkaktuar tek ju këto imazhe, të mendjes dhe në fund përqasni listën tuaj me atë origjinale. Cilat imazhe janë fiksuar më mirë në mendjen tuaj?
Por mund të realizoni dhe ushtrime përmes vizualizimit:
Ushtrimi 3
Realiteti pamor mund të riprodhohet përmes kujtimeve të gjalla dhe të hollësishme.
Zgjidhni një figurë te një libër apo te një revistë Vëzhgojeni me vëmendje të paktën për një minutë duke ndalur te ngjyra apo forma, pastaj mbyllni sytë dhe përpiquni të rikrijoni në mëndje figurën: pa dyshim që ajo do të jetë ndryshe nga figura reale.
Duke e përsëritur disa herë këtë ushtrim, mund të arrini të përmirësoni mjaft aftësinë për të vizualizuar atë që keni vërejtur, duke rikujtuar gjithmonë e më shpejt një numër më të madh hollësirash.

Bima që bën mrekulli

Kjo bimë barishtore është plot vitamina dhe veprimi saj dobiprurës për shëndetin është i shumëfishtë
Në cilëndo qoftë mënyrë që ta përgatisni apo hani, shpargullin në mënyrë shumë të thjeshtë mund ta përfshini në ushqimin tuaj.
Pos që ka pak kalori dhe është i pasur me fibra, forcon imunitetin tuaj dhe është burim i fuqishëm i antioksidanteve.
Më i fuqishmi ndër ta quhet glutation dhe i ndihmon organizmit t‘i zbërthejë materiet kancerogjene, gjë që e bën përbërës të shkëlqyeshëm për detoksikim.
Në vetëm 100 gramë shpargull të freskët gjenden: 210 mg kalium, 20 mg kalcium, 20 mg magnez, 45 mg fosfor, 1 mg hekur, 500 mg vitaminë A, 0,11 mg vitaminë B1, 0,12 vitaminë B2, 0,60 mg vitaminë B6, 1 mgniacin, 20 mg vitaminë C, 2,5 mg vitaminë E.
Sasitë e mëdha të vitaminave A, C dhe E i ndihmojnë organizmit në luftën kundër infeksioneve të ndryshme, ndërkaq përmbajnë edhe nivel të lartë të amino-thartirave të cilat kanë rol të diuretikëve natyralë.
Me urinim të shpeshtë jo vetëm që nxirret jashtë uji i panevojshëm, por organizmi lirohet edhe nga teprica e kripës. Kjo mund të ketë efekt pozitiv në rregullimin e shtypjes së gjakut, por ndihmon edhe në kontrollimin e disa sëmundjeve që kanë të bëjnë me zemrën.
Shpargulli i gjelbër apo i bardhë?
Nëse keni pyetur ndonjëherë përse shpargulli mund të gjendet edhe në variantin e bardhë, përgjigjja është shumë e thjeshtë.
Shpargulli i bardhë thjesht nuk ka pasur dritë të mjaftueshme të diellit derisa është rritur (për këtë shkak nuk ka e marrë ngjyrën e njohur të gjelbër), mirëpo në të vërtetë nuk ka kurrfarë dallimi midis tyre – kanë tërësisht të njëjtën shije dhe materie ushqyese.

Tv britanik: Kriminelët u përdorën nga Rama për të zhvatur njerëzit dhe blerë votat në mbështetje të qeverisë

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar videon e televizionit britanik “Sky”, ku flitet për blerjen e votave nga bandat e mbështetura nga qeveria si dhe për mbrojtjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Spikerim thotë se, Prokurorët nuk mund të bëjnë asgjë përveçse t’i vijnë rrotull pasi kryeministri refuzoi t’i hiqte imunitetin diplomatik, duke e mbrojtur nga ligji.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Rama dhe ministrat e tij damke e zeze per Shqiperine.
Mediat britanike Sky emision per Saimir Trafikun, Ramen skllavin e tij dhe narkoshtetin e tyre.
Ndiqni videon e meposhtme. sb
-Kriminelet u perdoren per te zhvatur njerezit, blere votat ne mbeshtetje te qeverise
– Mijera denoncojne qeverine ne Shqiperi per lidhje me korrupsionin
Spikeri: Përgjimet flasin per blerje votash ne zgjedhjet e përgjithshme, të cilat partia në pushtet i fitoi me rezultat të dukshëm. Përgjimet çuan edhe në hetim zyrtar për ish-ministrin e brendshëm të Shqipërisë. Ai akuzohet për korrupsion pasiv, trafik dhe për qenien anëtar aktiv grupi kriminal. Dhe këtu vjen edhe kthesa. Prokurorët nuk mund të bëjnë asgjë përveçse t’i vijnë rrotull pasi kryeministri refuzoi t’i hiqte imunitetin diplomatik, duke e mbrojtur nga ligji. Pozicioni zyrtar ishte mohmi i gjithçkaje.
Alice Taylor, gazetare me bazë në Tiranë: Me çdo akuzë korrupsioni, ka skenarë me evidencë të dokumentuar, akuza të paprovuara, por në këtë rast ka lidhje sinjifikative të dokumentuara e të evidentuara midis qeverisë, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
Get Outlook for iOS

Rama dhe ministrat e tij damke e zeze per Shqiperine.Mediat britanike Sky emision per Saimir Trafikun, Ramen skllavin e tij dhe narkoshtetin e tyre.Ndiqni videon e meposhtme. sb-Kriminelet u perdoren per te zhvatur njerezit, blere votat ne mbeshtetje te qeverise- Mijera denoncojne qeverine ne Shqiperi per lidhje me korrupsioninSpikeri: Përgjimet flasin per blerje votash ne zgjedhjet e përgjithshme, të cilat partia në pushtet i fitoi me rezultat të dukshëm. Përgjimet çuan edhe në hetim zyrtar për ish-ministrin e brendshëm të Shqipërisë. Ai akuzohet për korrupsion pasiv, trafik dhe për qenien anëtar aktiv grupi kriminal. Dhe këtu vjen edhe kthesa. Prokurorët nuk mund të bëjnë asgjë përveçse t’i vijnë rrotull pasi kryeministri refuzoi t’i hiqte imunitetin diplomatik, duke e mbrojtur nga ligji. Pozicioni zyrtar ishte mohmi i gjithçkaje.Alice Taylor, gazetare me bazë në Tiranë: Me çdo akuzë korrupsioni, ka skenarë me evidencë të dokumentuar, akuza të paprovuara, por në këtë rast ka lidhje sinjifikative të dokumentuara e të evidentuara midis qeverisë, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.Get Outlook for iOS

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 25. Februar 2019

Skena të papara ndonjëherë në futboll, portiere i Chelsit refuzon te zëvendësohet

Skena të pabesueshme janë parë në finalen e “Carabao Cup” që u zhvillua mes Chelseat dhe Manchester Cityt në “Wembley”.
Portieri i londinezëve, Kepa Arrizabalaga, ka refuzuar të dalë nga fusha e lojës pasi trajneri Maurizio Sarri donte ta zëvendësonte me portierin e dytë, Willi Caballero.
Numri një ka kërkuar zëvendësimin pas një dëmtimi dhe më pas ka ndryshuar mendje, duke shkaktuar zemërimin e trajnerit italian, i cili ka shpërthyer buzë fushës kundër portierit.
Por, nuk ishte vetëm për këtë – Sarri tentonte vazhdimisht dhe i kërkonte Kepas që ta largonte nga loja për ta futur Caballeron, i cili historikisht njihet si një portier i mirë në pritjen e penalltive, por spanjolli nuk e dëgjoi, s’donte të largohej nga fusha.
Pas kësaj, Sarri shpërtheu si drejt stolit, madje u nis për t’u larguar edhe nga stadiumi krejtësisht, por ndërroi mendje, por jo edhe Kepa që pavarësisht gjithçka që po ndodhte jashtë fushës, nuk ndërroi mendje.
Nga penalltitë, Kepa nuk është se u tregua i dobët, pasi priti një, por ishte City që triumfoi në fund dhe tani kanë shpërthyer mediat kundër portierit që bëri namin duke mos iu bindur urdhrave të trajnerit.
Kepa, që u ble nga Bilbao për më shumë se 80 milionë euro gjatë verës, dhe u bë portieri më i shtrenjtë në histori, është vërshuar nga kritikat nga të katërta anët, të gjithë kërkojnë dënimin e 21-vjecarit.

Shqipërinë nuk e rrezikon kryeministri, por egoja e Edi Ramës!

Enver BYTYÇI

Në marsin e vitit të kaluar ndodhi protesta e kukësianëve! Atë ditë Edi Rama ishte në Vlorë. Erdhi me vrap në Tiranë dhe në deklaratën e parë bëri cubin! Denoncoi djegjen e katër kabinave dhe tha se ato kushtonin 15 milion dollarë amerikanë. (Katër kabina 2x1m – 15 milionë dollar?!) Arrestoi në mesnatë qytetarë të pafajshëm. E më në fund bëri gjithashtu viktimën. “Mund të kemi gabuar”! “Nuk jemi konsultuar”! “Na falni, njerëz jemi dhe gabojmë”!
Këtë ritual e vazhdoi sa herë ai u vu para akuzës së qytetarëve. Sidomos me studentët. Teknika e komunikimit me publikun nuk ndryshoi. Herë presion, herë tërheqje, herë tjetër diversion, po jo pak manipulim e thirrje të vazhdueshme për t’i përçarë ata! Ditën që u zhvillua protesta në Tiranë, më 16 shkurt, Edi Rama organizoi një antimiting me karrike dhe zyrtarë shteti në Vlorë. Pas kësaj u shfaq herë më arrogancë e herë si viktimë, me qëllim që ta shmangte efektin e kësaj proteste. Të njëjtën lëvizje bën gjithashtu këto ditët e pas 21 shkurtit.
Ky është Edi Rama. I paplotësuar në jetë sipas fantazisë së tij, i frustruar dhe cmirxhi për suksesin e tjerëve, i inatosur në kulm me dështimin dhe i mllefosur vazhdimisht me ata që Ia njohin veset, dështimet, prapësitë, Edi Rama nuk heq dorë nga fantasia e tij për t’u bërë i famshëm, i pasur e për të sunduar me forcë mizat e dheut e jo vetëm njerëzit! Ai ishte gati 30 vjeç kur blloku u shkatërrua dhe shihte me inat jetën e bllokmenëve byroistë, duke mallkkuar veten pse nuk ishte si ata. Në rininë e vet luajti basketboll. Por nuk u plotësua asnjëherë, sepse kishte shumë talente më të mëdha se vetja, ndërkohë që brenda subkoshiencës së tij zhvillohej xhelozia dhe egoja për të qenë me çdo kusht njëshi. Më tej nuk mundi të shquhet as si piktor. Dhe për të plotësuar veten, shfrytëzoi postin e kryeministrit të vinte një kosh basketbolli në zyrë dhe të zhgarraviste në tavolinën e punës kryeministrore. Thirri në ndihmë pushtetin, me qëllim që të marrë famën e talenteve, të cilat nuk mundi asnjëherë t’i arrinte.
Jeta e Edi Ramës, formimi i tij, ambicja, xhelozia, smira, e kanë bërë atë manipulator klasi, arrogant, aktor viktimizues në kërcënim, intrgant par excellent, mjeshtër i përçarjes dhe mashtrimit si dhe maestro në format këcënuese të frikësimit.

Ne nuk kemi kryeministër Edi Ramën, por egon e Edi Ramës, atë që quhet subkoshienca e tij. Kështu që ne jemi bërë kavie eksperimentale në duart e tij. Laboratori i egos së Ramës bën kërkime shkencore të llojit: – Deri ku mund të durojnë shqiptarët, në çfarë temterature “u ngrihet atyre” dhe në cilin moment duhet Rama të bëjë një tërheqje mashtruese taktike.
Egoja në subkoshiencën e Ramës është e kushtëzuar nga edukimi dhe kultura që ka marrë. Uni i tij shfaqet sidomos përmes aktit të hakmarrjes. Diskursi politik i Edi Ramës dallon për agresivitet të tejskajshëm. Metoda e imponimit prepotent e me mendjemadhësi është tipar i shfaqjeve egoiste të pashembullta në politikën shqiptare. Modeli i reagimit të kryeministrit tonë si me kundëshshtarët politikë, me bashkëpunëtorët, me studentët me qytetarët në rrjetet sociale e në takime publike është modeli i një prepotenti shalatan, që vetëm një kryeministri e politikani nuk i shkon.
Në këtë kuptim mund të thuhet se opozita e qytetarët shqiptarë nuk përballen me Edi Ramën, por me subkoshiencën e Edi Ramës me Egon (unin) e tij. I frustruar nga një e shkuar e padëshirueshme për të, ai ka projektuar në kokën e tij një të ardhme me lavdi e pasuri të pafund. Lavdinë e sheh te pushteti, ndërsa pasurinë tashmë e ka pa hesap. Ikja nga pushteti ende pa i pastruar paratë e krimit e të korrupsionit e bën këtë pasuri variabël. Kësisoj ai ndjehet i kërcënuar. Tri herë u ndje gafil. Me kukësianët, me studentët dhe tani me dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës e protestat e mëdha qytetare. Në të tri rastet u xhindos, pastaj bëri sikur reflektoi për çitjanet, më pas përsëri shkoi te vetja dhe u xhindos, madje duke kërcënuar. Është kjo pikërisht ajo që në psikologji quhet luftë e egos për mbijetesë, ose përpjekje e saj për t’u mbrojtur e për t’u bërë akoma më e madhe. (Eckhart Tolle. Eine neue Erde (Beëustseinsprung anstelle von Selbstzerstoerung) Arkanna Verlag Muenchen, 2003, faqe 76)
Sipas Tolle egoistët kanë nevojë të përdorin fyerjet e etiketimet, si budalla, maskara, kurvë, idiot, madje me egërsi dhe përmes çirrjeve, me qëllim që të shfryjnë dufin e tyre kundër të tjerëve. Përmes këtyre metodave njerëzit egoistë ndjehen triumfatorë dhe lumturohen kur denigrojnë të tjerët! Kjo karakteristikë është dhe mbetet tipari dalluies i egoistit Edi Rama!

Kësisoj ai i ka ndërtuar raportet e tij me të gjithë segmentet e shoqërisë shqiptare, madje dhe ato me Kosovën. Kur bën “të pafajshmin” deklarohet se “Ky jam unë. Reagoj si të më vijë”! Në fakt edhe kur kërcet dhëmbët, kur harton projektet e vjedhjeve të mëdha, kur ideoi kanabizimin e vendit, kur liron banditët nga burgjet, kur jep fletë-porosinë e kokainës kolumbiane në tailerin e bananeve, kur urdhëron blerjen dhe vjedhjen e votave, kur projekton institucione të kapura nga krimi dhe kriminelët, atij “I vjen ashtu të reagojë”! E në këto raste ai nuk është kryeministri i vendit, është egoja e Edi Ramës.
Edi Rama ka një ego pa kufij, pa limite. Eshtë një përjashtim i species njerëzore, e cila përmbahet për shkak të disa parimeve. Edi Ramën e sundon egoja e tij çdo moment, sepse ai nuk ka asnjë parim. Egoja kujdeset vetëm për veteveten. Ndërsa njeriu dëshiron që të bashkëjetojë me mjedisin që e rrethon. Kësisoj egoja shfaqet si një shpirt inhumaniteti. Njeriu shquhet për shpirtin njerëzor. Inhummaniteti i egos së Edi Ramës në qeverisjen e Tiranës dhe të Shqipërisë është i pashembullt. Përveçse me bashkëpunëtorët e tij të implikuar me krimin, si Tahiri, Ndoka, Frroku, Lloshi, Dako, Gjiknuri, egoja e Edi Ramës nuk ndjen për askënd tjetër. Egoja e tij prodhon në çdo fjalë të komunikimit energjinë më negative të mundshme. Për pasojë njerëzit e humbën shpresën te kryeministri që që u premtoi “parajsën”. Në këto vite kanë ikur gati 500 mijë. Dhe 70 % e shqiptarëve duan të ikin nga ky vend. Mijëra kryefamiljarë u dënuan nga egoja e kryeministrit me burg për 20 euro energji të papaguar, ndërsa 5 milionët e shpërblyen Elisën me postin e ministres! Shumë prej tyre u vetëvranë, sepse nuk e duruan egon e Edi Ramës, fyerjen e tij.
Prej këtej shkojmë te ajo që Eckhart Tolle e quan ego patologjike. Se Edi Rama vuan nga sëmundja e egos patologjike, nëse i referohemi përcaktimeve të Tolle, kjo nuk ka më asnjë dyshim. Sipas psikologut të shquar, egoja patologjike shfaqet në formën e gënjeshtrës, me të cilën njeriu kërkon të vlerësohet. Në fakt kryeministri ynë thjesht vetëvlerësohet. Ego e shtyn atë që gjithnjë të ketë e të jetë më shumë.

Në mungesë të aftësive e të realizimeve ky kryeministër u vu në kërkim të imazhit, vendosi standardin e gënjeshtrës në vend të suksesit! Suksesin imagjinar ai e gjeti te fantasia ose te një realitet fiktiv. Ne e kemi parë sesi na shfaqet me paraqitje bombastike e vetëlavdëruese për suksese imagjinare të shfaqura në ekrane si projekte e që shiten si vepra të tij. Ne e shohim Edi Ramën si fiksohet te vetëvetja.
Trajtimi i vetëvetes si askush tjetër në historinë e pluralizmit e madje të shtetit shqiptar ka bërë që Edi Rama të shfaqet më shumë si i sëmurë mendor, sesa njeri normal. Këtë lloj fenomeni Eckhart Tolle e quan skicofreni, ose paranojë për shkak të bartjes së tepruar të egos. (Libër i cituar më lart faqe 139). Sipas Tolle, elementët e kësaj skicofrenie janë mendjemadhësia, ndjenja e frikës, bindja se persona ose grupe të caktuara bëjnë komplot, për pasojë vendosja e kontrollit personal mbi gjthçka e mbi këdo. Dhe ja një shembull I freskët: – Kryeministri deklarohej para dy ditësh se “Berisha është penduar që nuk e ka likuiduar atë kur ishte në opozitë”! I deklarohej kësisoj një media italiane, ndërkohë që para disa javësh thoshte se “divergjencat e brendshme nuk i proklamoj jashtë vendit”! Kjo dëshmon për haluçinacione të tejskajshme, paranoja të shfrenuara dhe frikën e komplotit, karakteristika këto për diktatorët e sidomos për ish-diktatorin shqiptar, Hoxha!
Si përfundim mund të thuhet se Shqipërinë nuk e rrezikon kryeministri, por Edi Rama, subkoshienca e tij, egoja e tij, sipas të cilit të gjithë tjerët janë mace të zeza dhe shtriga, vetëm ai është “më i miri”, ndërkohë që njerëzit shohin të kundërtën. Kështu raporti me të drejtën dhe të padrejtën trajtohet nga Edi Rama pa vënë në funksion logjikën, ligjin, balancën dhe ekuilibrin njerëzor të sjelljes kolektive.
Fatmirësisht vërehet se egoja e Edi Ramës ende nuk është shndërruar në një ego kolektive, çka në një vend si yni, kjo do të krijonte shumë probleme. Në të vërtetë ai ka bërë e bën të gjitha përpjekjet që ta përçajë shoqërinë shqiptare, që ndjekësit e tij të ushqehen me paranojën e armikut të brendshëm. Nëse do ta arrinte këtë, përballja e sotme e opozitës me Edi Ramën mund ta çonte vendin në luftë civile. Fatmirësisht ka ende shpresa. Por opozita dhe shoqëria shqiptare duhet të mbajnë parasysh faktin se përballë tyre nuk kanë kryeministrin e Shqipërisë, ata përballen me egon deri në skicofreni të Edi Ramës. Prandaj kreu i ekzekutivit shqiptar është dhe mbetet i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm.

Drejt lirimit nga burgu edhe Klement Balili, ja çfarë vendosi sot Gjykata

Gjykata e Krimeve të Rënda me trupën gjykuese që përbëhet nga një treshe gjyqtarësh, të kryesuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj ka pranuar gjykim të shkurtuar për Klement Balilin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndeve narkotike.
Pretenca e prokurorisë është caktuar të jepet me 12 mars,
Mbi Balilin rëndojnë 4 akuza: Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal” “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim dhe moskdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë” “Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Balili nuk e ka pranuar akuzat ndërsa pas rreth dy vjet ne kerkim ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja vajti për gjykim.