25.5 C
Tirana
E premte, 13 Qershor, 2025

Sekretari i PD: Asnjë frikë! Të fala Sandër kimikut e gjithë strukturës poshtë tij…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një intervistë nga sheshi i protestës përgënjeshtron deklarimet e policisë se ka marrë njoftime zyrtare se në protestë po ndodhin akte dhune e se do ndërhyhet për shpërndarjen e protestës

Zoti Bardhi, në disa raste policia ju është drejtuar ju si organizator i protestës. Pas protestës, keni frikë për ndonjë veprim tjetër të policisë?

Bardhi: Unë nuk kam dëgjuar gjë. Në telefonin tim nuk ka asnjë thirrje nga Policia e Shtetit. Asnjë akt dhune nuk është ushtruar nga protestuesit, ju jeni dëshmitarë. Ne jemi këtu, policia të mos provokojë. Ne nuk kemi asgjë me punonjësit e policisë, ata janë sigurisht në të njëjtin hall që ka secili prej protestuesve, janë në kushte të njëjta, familjet e tyre nuk kanë bukë për të ngrënë njësoj si protestuesit që janë në shesh, dhe të garantoj se shumica e tyre, nëse nuk do të ishin me uniformë, do të ishin përkrah nesh, sepse vuajnë nga e njëjta problematikë që vuan çdo shqiptar që është sot në shesh, i shkaktuar nga ata njerëz që janë mbyllur në atë godinë dhe po detyrohen me zor të flasin. Por kam përshtypjen që nuk dinë çfarë janë duke folur.

A keni frikë zoti Bardhi për masat që mund të merren nga policia?

Bardhi: Asnjë frikë. M’u bëj të fala nga Sandër Lleshaj e gjithë strukturës poshtë tij. Sa kohë që e drejta e protestës është një e drejtë që shqiptarët e kanë fituar 30 vite më parë, as Sandër Kimiku e askush tjetër poshtë tij, as ndonjë militant i PS që ka marrë drejtimin e Policisë së Shtetit gjatë kësaj periudhe nuk mund t’i trembë – mua jo e jo – por as protestuesit e as qytetarët. Ne do të jemi këtu për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur të drejtat që kemi fituar 30 vite më parë.

Arrestohet një protestues, banor i Unazës së Re

Policia ka arrestuar një banor të Unazës së Re në protestën e opozitës që po zhvillohet para Parlamentit. Bëhet e ditur se Alban Ahmetcenaj pjesmarrës në protestë njëkohsisht banor i Unazës se Re është rrëmbyer nga forcat e policisë disa metra larg Parlamentit dhe është dërguar në ambjentet e komisarjatit nr. 1 pa shkak. Ai ka qënë bashkë me një protestues tjetër në momentin që është arrestuar nga forcat e policisë dhe është future në furgon. Sipas burimeve, Ahmetcenaj është ndaluar nga forcat e Drejtorisë së Tiranës me akuzën qesharake “Kundërshtim të forcave të policisë”.
Ahmetcenaj ka dalë vazhdimisht në protestën e Unazës së Re që po zhvillohet prej disa muajsh për mbrojtjen e banesave nga shembja e qeverisë.

Rama në avion në gjendje të rëndë, mediat gjermane shkruajnë për shkakun e shtrimit në spital

Sot është dita e 4-të që Edi Rama është zhdukur pa dhënë asnjë informacion për opinionin publik se ku ndodhet kryeministri i vendit. Dje u mësua se, Rama është shtruar në një spital në Berlin, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Lajmi u publikua sot edhe nga mediat në Gjermani.
Rama është shtruar në spitalin Krankenhauz Elizabet Will Strase. Mediat shkruajnë se, kryeministri i Shqipërisë ka ardhur me avion të veçantë dhe ndodhet në spital.
Sipas mediave gjermane, Rama është shtruar në gjenjde të rëndë pasi kishte pësuar një atak në zemër dhe ka humbur vetëdijen.
Por sot kanë dalë edhe pamje të Ramës në avionin drejt Berlinit. Avioni është i linjes Tiranë-Vienë.
Personi që ka bërë foton dhe e ka dërguar në redaksinë e SYRI.net, shkruan se, Rama mezi mbahej në këmbë dhe ishte shoqëruar deri në vendin e tij në avion nga rojet.

Kush është protestuesja që u sulmua me helm nga forcat speciale dhe sot sfidoi policinë

Beneta Lika Shena është një nga protestueset që u sulmuaa me lëndë helmuese nga forcat speciale në protestën e të shtunës para Kryeministrisë.
Shena, nënë e dy fëmijëve u sulmua nga policët specialë me spraj ndërsa ishte duke protestuar paqësisht para Kuvendit, pas marshimit nga Kryeministria drejt Parlamentit të krimit.

Megjithatë, ajo ka dalë sërish sot në protestë duke sfiduar policinë politike që udhëzohet nga Rama e Lleshi për të derdhur helm ndaj protestuesve.

“Jam nënë e dy fëmijëve. Jam bijë babai e motër vëllai. Dal të protestoj paqësisht e dhunohem nga forca speciale të Lleshit. Më kanë sulmuar me spraj drejt e në sy pse po ndihmoja një të moshuar që kish rënë e nuk ngrihej dot”, shprehet Beneta.

Ajo sot ndodhet mes protestuesve para Parlamentit duke protestuar për largimin e Ramës dhe qeverisë kriminale.

Trump: Tarifat ndaj Kinës do të qëndrojnë edhe nëse arrihet marrëveshje

Tarifat amerikane ndaj Kinës ka gjasa të qëndrojnë për një farë kohe edhe në se arrihet një marrëveshje tregtare, tha të mërkurën Presidenti Donald Trump. “Bisedimet po shkojnë mirë,” tha presidenti për negociatat e vazhdueshme tregtare me Pekinin, duke vënë në dukje se Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer dhe Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin do të shkojnë në Kinë brenda disa ditësh për të vazhduar diskutimet.

“Tani po marrim me miliarda dollarë nga tarifat dhe ato do të qëndrojnë për një periudhë kohore “, tha presidenti Trump.

Deklarata e presidentit tregon se edhe nëse arrihet një marrëveshje tregtare me Pekinin, tarifat e vendosura nga Uashingtoni mund të vazhdojnë të qëndrojnë nëse zyrtarët amerikanë nuk janë të bindur se pala kineze po u përmbahet kushteve të ndonjë marrëveshjeje.

“Ata kanë pasur shumë probleme për të respektuar marrëveshje të caktuara”, tha presidenti në Shtëpinë e Bardhë. Tarifat e imponuara vitin e kaluar ngjallën frikën e një lufte tregtare trans-Paqësore.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina, dy ekonomitë më të mëdha në botë çdo vit tregëtojnë mes tyre mallra që kapin shumën e më shumë se gjysmë trilion dollarësh. Produktet kineze të shitura në Shtetet e Bashkuara tejkalojnë vlerën e atyre që eksportohen në Kinë dhe se vetëm ky deficit përbën rreth 80 përqind prodhimit të përgjithshëm të mallrave në Amerikë.

Një nga synimet kryesore të presidencës Trump ka qënë zvogëlimi i këtij hendeku të madh duke negociuar marrëveshjet e tregtisë dypalëshe dhe duke rindërtuar bazën e prodhimeve në vend.

Trump shkoi të mërkurën në një zonë në Ohajo ku kompania General Motors po planifikon të mbyllë një fabrikë të montimit të makinave, duke mbyllur rreth 1,500 vende pune dhe duke errësuar mesazhin e ringjalljes së prodhimit në Shtetet e Bashkuara të presidentit.

Disa analistë tregtarë thonë se tarifat e metaleve të vendosura mbi Kanadanë dhe Meksikën, kanë dëmtuar prodhimin amerikan, duke përfshirë kompanitë e automobilëve.

Ohajo, shteti ku Trumpi fitoi në zgjedhjet e 2016-ës, përsëri do të jetë një shtet kyç në betejën për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Emre Can i habitur nga modestia e CR7: Qëndron me këmbët në tokë, nuk sillet si yll

Karakteri i përulur i Cristiano Ronaldos i ka befasuar lojtarët e Juventusit. Ata që prisnin një qëndrim krenar të portugezit kanë gjetur një partner shumë ndryshe. Bonucci e nënvizoi para pak ditësh këtë gjë, ndërsa Emre Can theksoi modestinë e CR7 në radhët e Juventusit.
“Unë mund të them se Cristiano është një djalë mjaft i qetë. Ai qëndron me këmbët në tokë dhe nuk shfaqet me bashkëlojtarët me statusin e yllit botëror, sikurse që është. Unë kam qenë i impresionuar nga kjo gjë”, tha ndërkombëtari gjerman në një deklaratë për gazetën “Bild”.
Emre Can shpjegoi se Cristiano Ronaldo “është i pari që të thotë “përshëndetje” dhe “faleminderit” për çdo gjë. Ai sillet mirë me të gjithë lojtarët e tjerë, por edhe trajnerët, stafin drejtues… Befasia ka qenë e madhe kur kemi parë se sa normal ishte si njeri”.
Një tjetër lojtar i Juventusit, Leonardo Bonucci, foli më herët për yllin portugez dhe profilin e tij normal: “Ai është një djalosh i përulur, super i disponueshëm. Mënyra se si stërvitet dhe punon, edhe pse 33 vjeç, është një inkurajim për të gjithë. Ai ka fituar pesë “Topa të Artë”, ju vetëm mund ta admironi dhe të përpiqeni ta “kopjoni” atë”.

New York Times raporton direkt protestën në Tiranë

Protesta e sotme në Tiranë ka gjetur edhe sot hapësirë të madhe në mediat ndërkombëtare.
Jo vetëm mediave të vendeve fqinje, por edhe atyre amerikane.
New York Times shkruan sot se protestuesit në Shqipëri kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës dhe zgjedhje të reja, të lira.
Shkrimi i plotë i New York Times
Opozita shqiptare në protestën e radhës, kërkon zgjedhje të parakohshme
Disa mijëra protestues opozitarë janë mbledhur para parlamentit shqiptar duke bërë thirrje për dorëheqje të qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.
Manifestimi i së enjtes bëhet në kuadrin e protestave të muajit të fundit nga opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, e cila akuzon qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Qeveria i hedh poshtë akuzat si të pabaza.
Në demonstratat e mëparshme, përkrahësit e opozitës janë përpjekur të hyjnë në parlament apo kryeministri duke përdorur tymuese e shashka. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.
Socialistët thonë se opozita nuk po e ndihmon progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Paloka thirrje policëve: Mos u bëni pjesë e këtij klani kriminal, kjo rrugë nuk ka më kthim!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka tha gjtë protestës përpara parlamentit se, “kjo rrugë nuk ka më kthim!”. Ndërkohë u ka drejtuar një thirrje, policëve të ndershëm që janë bërë gardh për të mos lejuar hyrjen e protestuesve në parlament.
‘Unë kam një thirrje për policët e ndershëm, tha Paloka. Mos u bëni pjesë e këtij klani kriminal. Ne jemi këtu edhe për drejtat tuaja të familjeve tuaja.
Sa për ju kriminelët që jeni tërësisht në shërbim të një pushteti kriminal, dijeni se do të mbani përgjegjësi bashkë me kryekriminelin.
Qytetarë, të bëhemi bashkë ta largojmë këtë qeveri. Sa më shumë ta zgjasë agoninë Edi Rama, as më vështirë bëhet për shqiptarët. Kjo rrugë nuk ka më kthim! Opozita vërtet ka dorëzuar mandatet e atij parlamenti, por ne kemi marrë mandatet e qytetarëve!”

Tensionohet situata përpara Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë!

Ka nisur tensioni në protestën e opozitës që po zhvillohet sot përpara Kuvendit, ku dhjetra qytetarë po shtyjnë kordonin e policisë.
Protesta e sotme është në vazhdën e protestave që opozita ka deklaruar se do të organizoje deri në rrëzimin e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie teknike si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Protestuesi para parlamentit thërrasin: Rama ik! Ndërkohë brenda në kuvend vazhdon seanca.

LIVE

LIVE – Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet! #ShqiperiaSieuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 21. März 2019

Mediat gjermane: Nuk ndalen protestat kundër qeverisë në Shqipëri 

Protesta e sotme,(21.03) e gjashta që nga mesi i shkurtit të kaluar kërkon të rrëzojë qeverinë e kryeministrit Rama dhe realizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, me një qeveri kalimtare. Ajo zhvillohet në mjediset pranë Parlamentit, kur të mbahet seanca plenare të enjten dhe betohen 3 kandidatë të tjerë për deputetë nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim, (LSI). Protesta e sotme do të tentojë të rrethojë të gjitha drejtimet që të ҫojnë në Parlament.

14 deputetë nga PD e LSI marrin mandatin
Numri i kandidatëve për deputetë nga lista e PD dhe LSI, në zgjedhjet parlamentare 2017, që kanë marrë mandatin e deputetit ka arrritur në 14, ku përfshihen edhe 2 deputetë të PD dhe 1 i LSI, që nuk iu bindën urdhërave të partisë për të djegur mandatet e tyre parlamentare. Burime zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) bëjnë me dije se ky komision u ka dhënë formularët e vetëdeklarimit edhe 18 emrave të rinj nga listat e dy partive opozitare.

Dorëzimi i formularëve të plotësuar në KQZ është hapi vendimtar i pranimit të mandatit të deputetit. Nëse kjo ndodh, numri i deputetëve opozitarë ka gjasa që në fund të këtij muaji të arrijë 35, duke e ҫuar numrin total në 117 deputetë në Parlamentin prej 140 vendesh. Partitë opozitare, PD dhe LSI, i kanë shpallur “tradhtarë” kandidatët që po pranojnë të marrin mandatin e deputetit.

Presidenti Meta – dorëzoj mandatin për kapërcimin e krizës
Vijimi i protestave, akte dhune ndaj policisë dhe institucioneve gjatë zhvillimit të tyre tregon se kriza politike në Shqipëri po thellohet. Nuk ka asnjë sinjal nga qeveria dhe opozita për dialog mes tyre.

As faktori ndërkombëtar nuk ka dhënë shenja për të ndërmjetësuar, si është siҫ ka ndodhur në më shumë se 20 vjet në zgjidhjen e krizave politike qeveri-opozitë në Shqipëri. Situata rëndohet edhe më shumë nga afrimi i zgjedhjeve lokale të qershorit pasi pjesëmarrja e opozitës në këto zgjedhje është një pikëpyetje.

Në këto kushte Presidenti Meta deklaroi të mërkurën (20.03) se është gati të ndërmarrë veprime ekstreme që vendi të dalë nga kriza politike. “Jam i përgatitur të lë mandatin, madje edhe të sakrifikohem si Salvador Aliende për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake që mund ta kthejë vendin në 30 vjet mbrapa” tha Presidenti Meta, duke sjellë në vëmendje rastin e Presidentit kilian, që në 1973 vrau vehten, kur trupat e ushtrisë rrethuan Presidencën, pas një grushti ushtarak.

Presidenti Meta pranoi që për normalizimin e situatës lypset “një zgjidhje politike parimore, kushtetuese dhe e qëndrueshme. ”Kriza nuk zgjidhet as me retorikë as me metoda policore, por me dialog dhe përpjekje serioze. Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë”, theksoi Presidenti Meta, duke kritikuar dy palët: opozitën për retorikë, qeverinë për metoda policore.

Vetëm 82 deputetë të ligjshëm, të tjerët antikushtetues
Procesin e dhënies së mandateve kandidatëve për deputetë në listat e PD dher LSI, që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare 2017, Presidenti Meta e quan citoj ” të paligjshëm.”

“Në vlerësimin tim, Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm , ku përfshihen edhe 3 deputetë të opozitës që nuk pranuan të djegin mandatin. Çdo numër tjetër ka probleme serioze, thellon krizën e përfaqësimit, dhe është i kontestueshëm në plan ligjor, moral dhe kushtetues” theksoi Presidenti Meta.

Të shpallurit antikushtetues të deputetëve që po futen në Parlament nga listat e kandidatëve të PD dhe LSI është një qëndrim që heq mundësinë e maxhorancës për të miratuar, me shumicë të cilësuar votash, me 3/5 e 140 deputetëve, pra me 84 vota, Strukturën e Posaҫme Anti Korrupsion , (SPAK), Byronë Kombëtare të Hetimit, ( BKH), institucionet e kryesore që refprma në drejtësi të fillojë funksionimin e saj dhe të japë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prioritet i rëndësishëm i BE për mundësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit, në qershor.

Opozita, që po bën luftën politike jashtë Parlamentit, ka deklaruar se nuk do të njohë asnjë ligj të miratuar me votat e deputetëve nga listat e saj në zgjedhjet parlamentare 2017.

“Deutche Welle”