26.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Qershor, 2025

Nesër protestë madhështore, Parlamenti do të rrethohet nga protestuesit në 4 zona

Nesër opozita ka paralajmëruar që do të mbajë një tjetër protestë të madhe, përpara Kuvendit gjatë zhvillimit të seancës së radhës plenare. 
Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike Gazment Bardhi, ka zbuluar për Ora Neës detaje nga protesta e nesërme që do të jetë e shtrirë në disa zona të parlamentit
“Nesër do të jetë një protestë para parlamentit. Do të jetë e shtrirë në disa zona rreth parlamentit për të kuptuar të gjithë që pa opozitën dhe kundër vullnetit të shumicës së shqiptarëve nuk mund të vihet situata në normalitet në Kuvendin e Shqipërisë. Ne sot nuk kemi një parlament funksional, sepse që një parlament të jetë funksional duhet të ketë mazhorancën dhe opozitën. Nëse ka vetëm mazhorancës ai nuk është jo vetëm kushtetues, por nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Basha do të bëjë të gjitha përpjekjet për të qenë në orën e caktuar përkrah qytetarëve, por kjo do të varet në varësi të takimeve.”, tha Bardhi.

Zbulohet skema
Ndryshe nga protestat e mëparshme, që janë përqendruar tek hyrja kryesore e Parlamentit, opozita ka një plan tjetër për nesër.
Plani është konfirmuar nga një zyrtar i lartë i opozitës.
Plani i ri i opozitës ka për qëllim të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve.
Sipas hartës, e cila u është shpërndarë disa përfaqësuesve të PD, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare pranë Kuvendit, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.
Policia e Shtetit ka angazhuar 1500 policë për ruajtjen e godinës parlamentare, ndërsa në mbështetje të tyre do të jenë edhe blindat dhe makinat që hedhin ujin me presion.
Mësohet se në lartësitë e ndërtesa pranë do të instalohen efektivë të RENEA-s, ndërsa trupat e FNSH do të jenë të përqëndruar kryesisht brenda rrethimit të Kuvendit.
Ndërkohë rrethimi i parë do të jetë me efektivë të komisariateve që mbështeten nga ata të Repartit Shqiponja.

“Washington Post” e “New York Times” jehonë deklaratës së presidentit Meta dhe krizës në Shqipëri

Mediat më të mëdha botërore i kanë bërë jehonë deklarimeve të Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili deklaroi sot se “jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Allende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake”.

Qëndrimi i fortë i kreut të shtetit shqiptar është pasqyruar gjerësisht nga mediat kryesore, sidomos ato në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklaratat e Presidentit nga Pogradeci se do të ishte gati të jepte dorëheqjen nga posti i kreut të shteti dhe deri tek sakrifikimi i tij për të mos lejuar që në vend të instalohet një juntë ushtarake, kanë gjetur jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. “Ëashington Post”, shkruan se Meta tha se pas dështimit të ndërmjetësimit të një zgjidhjeje, ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen, duke shtuar se “jam i sigurt se vendi ka një zgjidhje politike, kushtetuese dhe solide”.

Megjithëse Meta u zgjodh dy vjet më parë me votat e Partisë Socialiste të majtë, ai nuk ka qenë në “paqe” me qeverinë që nga ajo kohë, shkruan “Ëashington Post”.
Opozita e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Partia Demokratike, ka dorëzuar mandatet e saj parlamentare dhe po zhvillon protesta duke akuzuar qeverinë e majtë të kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, shkruan gazeta.

Duke folur me gazetarët në qytetin lindor të Pogradecit, Meta gjithashtu e krahasoi veten me presidentin kilian Salvador Allende, i cili vrau veten në vitin 1973 ndërsa trupat e ushtrisë rrethuan pallatin e tij pas një grushti ushtarak.
Deklaratat e Metës janë publikuar edhe në gazetën tjetër prestigjioze amerikane, “Neë York Times” si dhe në rrjetin televiziv amerikan ABC News.

Deklarata e Presidentit Meta për gazetarët në Pogradec
Pyetje: Zoti President, jeni shprehur vazhdimisht që vendi po kalon një krizë përfaqësimi dhe kushtetuese. Kur shpreheni kështu, çfarë keni parasysh Zoti President?

Presidenti Meta: Duhet ta theksoj se kriza kushtetuese dhe institucionale nuk është e re. Arsyet dhe argumentet besoj se i kam dhënë edhe më parë pse jemi në një situatë të tillë ku jo vetëm prej kohësh nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe pothuajse i gjithë sistemi gjyqësor është i paralizuar, por njëkohësisht edhe janë minuar përpjekjet apo qoftë edhe iniciativat, interesimi i veçantë i Presidentit për të parandaluar krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar. Pra kemi një krizë, që në vlerësimin tim është e qëllimshme, dhe e cila ka rrezikuar rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë dhe po kështu, jo vetëm të gjitha garancitë demokratike, por edhe të drejtat e qytetarëve dhe të grupeve të caktuara të interesit.

Tani kriza është thelluar dhe është rënduar edhe më tej pas veprimit të paprecedent të opozitës shqiptare, që është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm nga ana ime, që ka thelluar seriozisht krizën e përfaqësimit të Kuvendit të Shqipërisë si institucioni kryesor përfaqësues i Republikës së Shqipërisë dhe i qytetarëve shqiptarë.

Në vlerësimin dhe në bindjen time institucionale Kuvendi i Shqipërisë ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 deputetët e opozitës, të cilët nuk pranuan të djegin mandatet sipas vendimit politik të partive përkatëse.

Çdo numër tjetër përtej këtij, jo vetëm që thellon këtë krizë, por sigurisht që nuk ndihmon as kapërcimin e kësaj situate, pasi çdo numër tjetër është i kontestueshëm në të gjitha planet. Si në planin kushtetues, në planin ligjor, në atë procedurial dhe politik, në planin moral, dhe absolutisht që në vendin tonë si një vend tërësisht pro-europian, mund të ftohen, mund të thërriten edhe një milion qytetarë, të cilët kanë mbushur moshën për të qenë deputetë e që nuk kanë frikë të plotësojnë formularin e dekriminalizimit për të votuar në parlament ligje të reformave të integrimit europian, por kjo duhet t’i sigurojë të gjithë që as nuk e fsheh këtë krizë të thellë përfaqësimi, dhe njëkohësisht as nuk e garanton, përkundrazi e minon, çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Nuk mund të ketë zgjidhje për këtë krizë, as në mënyrë ultimative apo përmes retorikave që nxisin veprime të dhunshme, as me metoda policore, as me metoda financiare, por vetëm me një dialog politik të shpejtë, serioz dhe të përgjegjshëm, që garanton rivendosjen e jetës politike në normalitet, duke respektuar Kushtetutën, duke respektuar ndarjen e pushteteve, duke respektuar të gjitha ato angazhime, të cilat Shqipëria duhet t’i plotësojë urgjentisht për çeljen e negociatave së afërmi.

Çdo ditë që shtyhet ky dialog, çdo ditë që nuk ka përpjekje nga secila palë, përkundrazi kriza, jo vetëm që nuk tejkalohet, por përshkallëzohet, dhe mund të ketë pasoja të paparashikueshme, të cilat janë të papranueshme për qytetarët shqiptarë pas tridhjetë vitesh përvojë.

Pyetje: Zoti President, në kushte të tilla roli i juaj, pra duke qenë mbi palët, cili është? A jeni i gatshëm Ju për t’i ulur palët në dialog?

Presidenti Meta: Dua t’ju siguroj ju dhe të gjithë qytetarët shqiptarë që, Presidenti Ilir Meta nga dita e parë e deri më sot ka bërë të gjitha përpjekjet për të parandaluar këtë krizë, e cila ka shumë dimensione. Këto janë të dokumentuara dhe nuk do doja t’ju merrja kohë ju dhe qyetarëve për atë se çfarë unë kam bërë për të parandaluar këtë situatë dhe për të dhënë mesazhin para BE-së që, ne jemi një vend që këtë projekt e kemi projekt kombëtar të përbashkët të mazhorancës, opozitës.

Që ne jemi të aftë dhe të përgatitur për të çelur negociatat.

Që ne jemi të aftë të zgjedhim pozitë dhe opozitë një kryenegociator të përbashkët dhe Shqipëria ka shumë të tillë, me integritet, me profesionalizëm, me reputacion ndërkombëtar.

Që ne punojmë së bashku për pesë prioritetet kyçe, pavarësisht se ndahemi për shumë çështje të tjera, por gjithmonë duke respektuar rregullat e demokracisë.

Të gjitha këto përpjekje deri tani, për fat të keq, kanë dështuar, jo për përgjegjësinë time, por për faktin se aktorë të caktuar nuk kanë dashur të marrin përgjegjësitë e tyre dhe në këtë mënyrë kemi ardhur deri këtu.

Nuk është e rëndësishme se çfarë kemi bërë sepse dhe këtë mund ta sqarojmë. E rëndësishme është se çfarë do të bëjmë.

Pyetje: A duhet që forcat politike të bëjnë sakrificë zoti President?

Presidenti Meta: Ajo që mund t’ju them ju, zotit Rama si Kryetar i shumicës në Parlament, që mund t’i them edhe zotit Basha si Kryetar i opozitës, por dhe gjithë qytetarëve shqiptarë socialistë, demokratë apo pa parti, të cilët kanë shqetësimin e stabilitetit të vendit dhe duan siguri dhe nuk duan vetëm kaq, duan dhe çeljen e negociatave, duan ecje përpara drejt anëtarësimit në BE: Presidenti Ilir Meta është shumë i ndërgjegjshëm për rrënjët e kësaj krize. I ka paralajmëruar aktorët vendas dhe ndërkombëtarë prej kohësh, që situata mund të shkojë drejt zhvillimeve të paparashikuara.

Është e rëndësishme të evitojmë çdo përshkallëzim të krizës, e cila mund të sjellë konfrontime, të cilat i kemi parë në të kaluarën dhe që kanë cenuar rëndë interesin e vendit, kanë cenuar dhe jetën, të drejtat dhe pronën e qytetarëve dhe kanë vonuar proceset integruese të Shqipërisë.

Për këtë qëllim, unë i ftoj të gjithë të mos sakrifikojë vendin për karriget e tyre apo për ambiciet e veta.

Në këtë drejtim, edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ekstremet.

Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.

Pra, Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, dhe as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqipëri.

Unë do t’i qëndroj betimit tim që, midis pushtetit dhe demokracisë, do të mbaj gjithmonë krahun e demokracisë sepse vetëm demokracia garanton një pushtet për popullin shqiptar në mënyrë që të ndalojmë shpopullimin e Shqipërisë.

Pranvera e protestave, neodiktatura e Ramës do të rrëzohet!

Qamil Gjyrezi
Nesër më 21 Mars do të organizohet një protestë përpara “Parlamentit ilegjitim”! Parlamenti shqiptar tashmë e ka humbur legjitimitetin. Politika autoritare e Edi Ramës dhe e Rilindjes po tenton të krijojë një “opozitë të re fiktive”, por e ka të pamundur! E ka të pamundur se “populli” nuk e pranon këtë nismë “antidemokratike”, autoritare, e pa dëgjuar në historinë e parlamentarizmit!

Parlamenti pa opozitën e vërtetë është kthyer në çerdhen e krimit!
Edi Rama dhe ata që e mbështesin kanë kryer “krim politik” mbasi nuk po dëgjojnë përfaqësuesit e popullit, opozitën e vërtetë të dorëhequr nga ky parlament. Masat e sigurisë “ekstreme” të ministrit “besnik ushtarak” të Edi Ramës, Sandër Lleshi me tela me gjëmba, përdorimi i gazit lot-sjellës dhe i pompave të ujit me presion, policë me antiplumb, me helmeta dhe mburoja kundra njerëzve, popullit të revoltuar, janë anormale dhe neodiktatoriale!

Rama po e kthen godinën e parlamentit në një “burg të madh”, ku janë ngujuar deputetët që nuk përfaqësojnë më popullin nga zgjedhjet e lira dhe votojnë ligje që janë antikushtetuese, për të shtyrë ditët qëverisë së Ramës.

Protesta e ditës së nesërme do të jetë ndryshe nga ajo e datës 16 Mars. Kjo protestë fillon pikërisht para godinës e cila ka krijuar narko/shtetin aktual. Qeveria e Rilindjes e mbushi Shqipërinë dhe rajonin me drogë! Prandaj ky narkoshtet duhet rrëzuar!
Pushteti personal “kriminal” i Edi Ramës po i përdhunon qytetarët e tij me taksa të larta, me papunësi dhe po i detyron shqiptarët e pashpresë të largohen, prandaj duhet rrëzuar!

Opozita me 21 Mars, proteston kundër bandave që kanë marrë peng Shqipërinë! Disa banda të “v eshura” me pushtet, të“mirëstrukturuara” nga veriu deri në jug drejtojnë sot shtetin, duke e bërë jetën e qytetarëve të padurueshme dhe duke e kthyer Shqipërinë në Kolumbi dhe Venezuelë!

Shqiptarët duan të shkojnë në Europë, por Edi Rama me politikat e tija po i “integron”ata në Amerikën Latine si vende tipike të narkoshtetit! Shteti autoritar, antidemokratik aktual, i përngjet “modeleve” antidemokratike të Amerikës Latine dhe Rama shitet para perëndimorëve me fjalë të bukura si një kryeministër i një shteti demokratik.

Historiani dhe politikologu zviceran Jens Schmitt e konsideron publikisht Edi Ramën, si një demagog që u shtiret europianëve si figurë e ndricuar, ndërsa në atdhe qeveris me dorë të fortë. (M. Martens , Frankfurter Algemeine Zeitung 2019).
Qeveria ka blerë dhe tjetërsuar votat në 2017! Ky fakt është vërtetuar! Prandaj duhet të protestojmë kundër qeverisë me vota të blera !

Prandaj opozita proteston me 21 Mars, para parlamentit me mandate të vjedhura!
Shteti autoritar krijon neo-diktaturë. Sikur opozita dhe lideri Lulzim Basha të mos dorëzonin mandatet, Edi Rama dhe Erion Veliaj po i drejtoheshin “mandatit të tretë”. Ky fakt është shumë i sigurtë. Prandaj duhet të protestohet kundër NEO/DIKTATURËS. Neodiktaurat janë armike të demokracisë dhe të zhvillimit. Neodiktaturat punojnë për një pakicë të caktuar individësh, oligarkësh të zhytur në krime dhe drogë!

Po citoj në anglisht termin “neo(diktaturë)”: “A dictatorship is an authoritarian form of government, characterized by a single leader or group of leaders ëith either no party or a ëeak party, little mass mobilization, and limited political pluralism. According to other definitions, dictatorships are regimes in ëhich “those ëho govern are selected through contested elections”; therefore dictatorships are “not democracies”. https://en.ëikipedia.org/ëiki/Dictatorship).

Një neo-(diktaturë) është një formë autoritare e qeverisjes, e karakterizuar nga një udhëheqës i vetëm (Edi Rama) ose grup udhëheqësish (Veliaj, Rama Gjiknuri, Spiropali etj.) me asnjë parti apo me parti (opozitë) të “dobët” (Edi Rama kërkonte të kontrollonte një “Parti, P.D.” të dobët në opozitë), mobilizim i vogël i masave (pa protesta dhe pa sindikata të forta) dhe pluralizëm të kufizuar politik. Sipas disa përcaktimeve të tjera, neo(diktaturat) janë regjime në të cilat “ata që qeverisin zgjidhen nëpërmjet zgjedhjeve të kontestuara”; prandaj neo(diktaturat) nuk janë demokraci”!

Prandaj neodiktatura e Ramës duhet të rrëzohet!
Nesër më 21 Mars, opozita jashtë parlamentit, do të vazhdojë protestat e saja pa kthim, deri në rrëzimin e Ramës!
Kjo protestë është si të gjitha protestat e opozitës, por me një ndryshim se filllon para “Parlamentit ilegjitim” dhe organizohet në ditën e parë të “Pranverës së fitores”, kundër neodiktaturës!

Krimi nuk ndalet/ Përleshje me thika në Vlorë, një i plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar përpara disa minutave në qytetin e vlorës ku disa persona janë konfliktuar dhe situata ka agravuar deri në përdorimin e thikave.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokalnë lagjen “Pavarësia” ku disa adoleshentë janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke plagosur bashkëmoshatarin e tij i cili është dërguar mënjëherë në spital.
Burime për Fax Ëeb bëjnë me dije se agresori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Vendi i kapur nga krimi, siguria zero!

Vrasja e fundit në Grudë të Shkodrës, ku humbi jetën biznesmeni Ferdinand Polia, e ka çuar në 3 numrin e vrasjeve në vend, në harkun kohor të tri ditëve.
Ish-deputeti Bardh Spahia e ka cilësuar si një tjetër akt që tregon se vendi është kapur nga krimi, ku siguria ka shkuar në zero.
“Atentati i tipit mafioz ne Grudë të Shkodrës, që i mori jetën një biznesmeni 35 vjeçar, është ngjarja e radhës tejet e rëndë, që dëshmon se qytetarët e këtij vendi janë krejt të pasigurtë për jetën. Policia është vënë në shërbim të pushtetit të kryeministrit frikacak, përmes veglës së tij të bindur, “teknicienit” Sandër Lleshaj.
A ka më turp kur ka shërbim të përforcuar për gjithë politikanët mëkatarë, ndërsa krimi godet i pashqetësuar, pasi policia po përdoret për të mbrojtur Edi Ramën e veglat e tij nga qytetarët? Një polici që merret vetëm me protestat e qytetarëve të lirë, të fermerëve, studentëve, banorëve të Unazës së re, që tregohet e pamëshirshme me gjobat ndaj njerëzve të thjeshtë, një polici që vepron pa pikë problemi me gaz helmues ndaj qytetarëve protestues, që i procedon penalisht si të ishin kriminelë, që perdor edhe objektet e kultit për të vendosur snajpera që shënjestrojnë qytetarë protestues!!! Jane të gjitha shenja se Edi Ramës nuk i bëhet më vonë për qytetarët, por vetëm për karriken e vet.
Një shtet policor për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës është pika që po derdh gotën e zullumeve të kryeministrit ndaj qytetarëve të vet! Prandaj bashkimi për ta larguar sa më parë është mision qytetar para se të jetë politik! Durimit i ka ardhur fundi! #RamaIk#StopShtetitPolicor”, shkruan Spahia.

Protestat konfirmuan rënien e mazhorancës së rrejshme!

Nga Bujar NISHANI

Protestat e nisura nga opozita pas largimit të saj përfundimtar nga Parlamenti aktual konfirmuan midis të tjerash se mazhoranca dërrmuese e qytetarëve shqiptarë janë kundër qeverisjes aktuale, kundër kësaj status quo-je politike e shoqërore që përjeton vendi.
Ato konfirmuan rënien e mazhorancës së rrejshme duke e treguar atë çka sot ajo është në të vërtetë.
Në një grupim pakice jo vetëm në mbështetjen politike por dhe me impakt gjithnjë e në rritje të destabilizimit të shtetit, politikës, ekonomisë, shoqërisë në tërësi.
Akti i dorëzimit të mandateve parlamentare nga opozita ishte një nga aktet politike më të forta të 30 viteve të pluralizmit politik shqiptar.
E kam konsideruar si një akt historik!
Nuk ka qenë aspak një ekspresion emocional dhe as një rreshtim partizan.
Akti politik i opozitës ishte një goditje reale dhe efektive mbi një Status Quo të rrejshme.
Në gjuhën tonë shqipe, kuptimi i ‘të rrejshmes’ është përtej ‘gënjeshtrës’.
Ajo ka kuptimin e ‘gënjeshtrës me bisht’!
Pas protestave masive të shqiptarëve kundër kësaj qeverisjeje ajo pakicë që ende mbështetet tek e rrejshmja, mbetur pa argumente politik e logjik, nxitoi ta etiketojë aktin e opozitës si një ‘akt i paprecedent’, që nuk mund të lejohet të kthehet në një model politik sepse shkatërron kodin e demokracisë.
E vërteta është se PO, ai ishte një akt i paprecedent politik në Shqipëri.

Por e vërteta më e parë ishte degradimi hap pas hapi, vit pas viti e fazë pas faze i atyre rrethanave të paprecedenta në çdo shoqëri demokratike, që sollën këtë lëvizje pa alternativë për opozitën.
Betejat politike, mosmarrëveshjet politike e deri tek përplasjet politike nuk janë të rralla apo të panjohura në vendet demokratike.
Por gjithmonë në çdo rast ka një arbitër në mes që përcakton vijimin e së drejtës.
Në rastin fatkeq kur edhe arbitri dështon, kaosi është ai që e zë vakumin e mbetur.
Akti i dorëzimit të mandateve parlamentare nga opozita si një akt i paprecedent dhe i imponuar lidhej më së shumti me asgjësimin e procesit elektoral të zgjedhjeve të lira dhe të drejta në vend.
Padyshim që rënia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përbën për fatin tonë të keq një dështim të demokracisë në Shqipëri.
Por njëkohësisht, ky dështim i demokracisë elektorale në Shqipëri është po ashtu një dështim i arbitrit elektoral.
Me gjithçka ka ndodhur në Shqipëri që nga zgjedhjet e vitit 2015 e në vijim konstatohet për fat të keq se Misioni i OSBE në Tiranë ka dështuar !
Mund të rendisësh pa problem, arsye të shumta në degradimin e proceseve elektorale ; që nga keqpërdorimi i pushtetit, tek korruptimi i mekanizmit e deri tek shantazhi e blerja e votuesit.
Por fanatikët e të rrejshmes do kërkonin prova ligjore për këto !!!!

Ndaj po nënvizoj vetëm disa prova, sa publike aq dhe uluritëse për veshët e të rrejshmes.
Kushdo e mban mend mirë se si në vitin 2015 mazhoranca qeverisëse e përcaktoi e vetme, njëanshmërisht hartën elektorale, zonat zgjedhore.
Në asnjë vend normal demokratik nuk ndodh kjo.
Kush di një rast të vetëm kur zonat zgjedhore janë përcaktuar njëanshmërisht nga mazhoranca le ta thotë.
Sot pas katër vitesh u provua se as numri i administratës lokale nuk u ul, as shpenzimet e buxhetit të shtetit nuk u pakësuan.
Përkundrazi, shërbimet u larguan nga qytetari, cilësia e tyre ra në fund, demokracia zgjedhore u zëvendësua me emërimet partizane, pushteti lokal degradoi.
Misioni i OSBE në Tiranë heshti !
Asnjë shqetësim e preokupim për këtë degradim.
Kushdo e mban mend mirë se si në fushatën elektorale të vitit 2015, kryeministri i vendit deklaronte qytet më qytet (ngrehur mbi tallavanë e pushtetit) se : ‘nëse votoni për kandidatët e opozitës, nuk do të mund të merrni fonde e projekte zhvilluese nga qeveria’ !!!!

Skandal më të madh elektoral se ky nuk mund të kishte.
Misioni i OSBE në Tiranë, heshti.
Asnjë dënim ndaj këtij manipulimi zgjedhor publik.
Kushdo sot i sheh të jetësuara në fakt këto manipulime elektorale në realitete të dhunës qeveritare atje ku mundën të fitonin përfaqësuesit e opozitës.
Kushdo e mban mend mirë se si në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 2017, kryeministri i vendit, qytet më qytet (zhytur në llumin e kazanit të pushtetit) tek i kërkonte publikisht policisë së shtetit të mblidhte vota për partinë e tij.
Çdokush e dinte se policia nuk do të dilte të mblidhte vota derë më derë.
Por kushdo e kuptonte fare mirë se urdhri ishte për kapot lokalë të policisë që të lëshonin bandat e vrasësve dhe xhahilëve qytet më qytet, e fshat më fshat mbi qytetarët për të votuar partinë e qeverisë.
Skandal më të madh elektoral nuk kishte.
Misioni i OSBE në Shqipëri heshti.
Asnjë dënim apo denoncim të këtij skandali.
Këto dy prova publike dhe flagrante tregojnë më mirë se kushdo se sa e rrejshme është tentativa për të zhbërë apo relativizuar vjedhjen e votave, shantazhin nga krimi organizuar mbi qytetarët, blerjet masive nga trafiku i drogës së pushtetit për qeverinë. Praktikisht tjetërsimin e vullnetit të lirë dhe të drejtë të qytetarëve në procesin zgjedhor.

Akti i fortë dhe i imponuar i opozitës veçse sa jetësoi vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për të demaskuar një stabilitet të rrejshëm të kësaj shoqërie.
Nuk është stabilitet kur anëtarët e grupeve kriminale depërtojnë në piramidën e institucioneve të shtetit dhe marrin rolin vendimmarrës në ato.
Nuk është stabilitet kur grupet e trafikut ndërkombëtar të drogës kthehen në përfitues të buxhetit të shtetit dhe përmes tij pastrojnë edhe paratë e trafikut.
Nuk është stabilitet kur ekonomia kombëtare zhytet në borxhin e jashtëm 80% dhe biznesi i vogël e i mesëm mbyten në taksa.
Nuk është stabilitet kur trafikantët e kanabisit shndërrohen në kontraktorë të heroinës e kokainës e më pas këta në transportues të kontrabandës së armëve.
Nuk është stabilitet kur e mesmja e artë e demokracisë ‘checks and balances’ u gropos ‘7-të pash nën dhe.
Nuk është stabiletet kur premton dhe gënjen, kur angazhohesh dhe tradhton.
Ky është veç stabilitet i rrejshëm, të cilin shumica dërrmuese e shqiptarëve vendosi ta denoncojë dhe ndryshojë.
Shqiptarët kërkojnë një lëvizje.
Akti i paprecedent dhe i imponuar i opozitës ishte përgjigja ndaj kësaj kërkese të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Flet studenti i arrestuar pse protestoi më 16 mars, masazhi drejtuar Ramës!

Në protestën e sotme të ‘Unazës së Re’, ka folur edhe një nga studentët, i cili u shoqërua në komisariatin e Policisë pas protestës së madhe të opozitës të mbajtur më 16 mars. Studenti iu drejtua Ramës me fjalët e tij duke i thënë se, “S’ke parë asgjë akoma”, duke i lënë të kuptojë se do ta ketë aty sërish deri në rrëzimin e tij. “Sapo vij nga Policia e Tiranës sepse isha i shoqëruar. Kisha kohë që nuk e provoja këtë kënaqësi. Unë do i drejtohem Edi Ramës me fjalët e tij të preferuara; ‘S’ke parë asgjë akoma”, iu drejtua studenti kryeministrit.
Sot protestës së banorëve të Unazës së Re i janë bashkuar edhe pjesëtarë të shoqërisë civile në mbrojtje të Teatrit, të cilët kanë zgjedhur të përkrahin protestuesit e Unazës në kauzën e tyre.

Protestuesit e Unazës së Re: Sandër Lleshaj, gjeneral i një qeverie të vdekur, nesër të gjithë para Parlamentit

Përfaqesuesit e PD Edmond Spaho, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Flamur Noka, Orjola Pampuri, Endri Hasa, Aldo Bumçi, Florion Mima, Luçiano Boçi, Hekuran Hoxhalli, Fatbardha Kadiu e Bardh Spahia mbështetën sonte protestën e banorëve të Unazës së Re kundër projektit korruptiv, që prish shtëpitë e tyre.
Numri i protestuesve dhe përfaqësueve të opozitës është shtuar këto dy ditët e fundit pas pranisë së shtuar të policisë, e cila po ushtron presion kundër protestuesve për ta ndalur betejen në ditën e 137 të saj.
Ish-deputeti Klevis Balliu falenderoi qytetarët e Tiranës për mbështetjen madhështore ndaj heronjve të Unazës së Re. “Sot këtu ishin mbledhur me qindra policë, tha Klevis Balliu, por kur panë qytetarët, kur panë Sovranin që ishte mbledhur këtu, u larguan sepse nuk përballen dot me fuqinë tuaj, dhe siç e treguan sot do ta tregojnë nesër përballë parlamentit. Të gjithë bashkë për t’i treguar kesaj qeverie se kush e ka fuqinë në këtë vend. i bëj thirrje gjeneralit të qeverisë së vdekur, gjeneralit të qeverisë që ka ikur, që të largojë çdo presion, çdo tentativë dhune ndaj këtyre qytetarëve. i bëj thirrje çdo qytetari, që nesër të bashkohemi të gjithë bashkë tek Parlamenti, për t’u rikthyer parlamentin që ka vjedhur Edi Rama qytetarëve, që t’i rikthejmë dinjitetin institucionit të parlamentit”.
Edhe Oriola Pampuri, në fjalën e vet para protestuesve theksoi se Edi Ramës dhe regjimit të tij po i vjen fundi.

“Kur çdo diktatori i vjen fundi, mundohet të mbahet me kthetra deri në grahmat e fundit, tha Pampuri, por ne të gjithë bashkë nuk do ta lejojmë më, ne jemi të gjithë bashkë këtu për t’i thënë “largohu”.
Ne duam një demokraci evropiane, në fakt një demokraci si ajo e Amerikës, prandaj jemi në rrugë sot, të gjithë bashkë, ndaj protestojmë e ndaj jemi qëndrestarë deri në fund. Ne po u tregojmë ndërkombëtarëve se jemi qytetarë, paqësorë, kemi protestuar paqësisht sa herë kemi dalë në sheshe. Ne jemi qytetarë njësoj si qytetarët në Paris a gjetkë. Sot paradite këtu në Unazën e Re ka qenë Sandër Lleshaj, i cili urdhëron helmet, urdhëron policinë të turret mbi protestuesit. Sandër Lleshaj, Afrim Qendro, Damian Gjiknuri dhe Edi Rama në krye me ta, ta kenë të qartë se ne do të qendrojmë deri në fund, nuk do të largohemi dhe fati që i pret këta është vetëm burgu” paralajmëroi ish-deputetja Oriola Pampuri.
Ish-deputeti Endri Hasa theksoi se qytetarët po protestojnë, por protestuesit e Unazës së Re ishin bërthama e qëndresës. “Ju jeni njerëzit e lirë që i japin moral këtij vendi, që u japin shembullin e moralit shqiptarëve, prandaj ju të gjithë nesër, së bashku me çdo shqiptar do bashkoheni e do shkoni tek parlamenti i krimit, që t’i themi Edi Ramës që të mos kthehet prej andej nga është degdisur, të mos kthehet këtu e të mos bëjë provë ta irritojë akoma më shumë këtë popull, këtij populi që i ka vjedhur gjithçka Ne jemi me qytetarët e lirë dhe nuk mund të pajtohemi kurrsesi me një parlament krimi, me një parlament që bën gjithçka për të vjedhur këtë popull e që u fal gjithçk oligarkëve”.

Basha në Bruksel me kryetaren e re të CDU: Mirënjohje për mbështetjen e PD nga CDU gjermane

Kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës shqiptare Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e re të CDU-së gjermane Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer.
Basha ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e CDU, parti simotër e PD, në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD.
“Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD”, thuhet në tëiterin e kryetarit Basha.
Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, ku takoi edhe personalitete të tjera të rëndësishme të grupimit më të madh politik në Europë. Lideri i opozitës pati takime miqësore dhe të frytshme me Presidentin e PPE, Joseph Daul, me Manfred Weber, kandidat i PPE për Presidencën e Komisionit Europian, me David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe personalitete të tjera europiane që bëjnë pjesë në të njëjtën familje politike europiane.

Përkeqësohet Rama, prej 3 ditësh i shtruar në një spital në Berlin

Prej 3 ditësh Edi Rama ndodhet në Berlin, ku është shtruar në spital. Lajmi është bërë i ditur për SYRI.net nga njerëz pranë Ramës dhe burime nga Berlini.
Ndërkohë, lajmi është publikuar edhe nga mediat në Gjermani.
Pas parainfarktit që Edi Rama kaloi në Tiranë, për të cilin u shtruar në një spital privat, ai është larguar më pas në drejtim të Berlinit me avion çarter.
Gjendja e Ramës ka qenë e rëndë që në Berat kur ai kishte dalë jashtë kontrollit.
‘Të ftojmë të huajt që të pijnë objektet’, thoshte Rama nga Berati.
Por gjendja e tij do të vinte duke u rënduar, pasi vetëm pak orë më pas, do të shtrohej me urgjencë në spital në Tiranë, pasi kaloi një parainfarkt.
Edhe pse disa orë më vonë Rama bëri një reagim, ai më shumë konfirmoi faktin se ishte në spital, se sa mohoi.
E që nga e hëna ai ndodhet në Berlin, i shtruar në spital. Vizita e tij në Gjermani ka qenë vetëm për shkak të gjendjes së tij shëndetësore e asnjë arsye tjetër.