32.5 C
Tirana
E diel, 15 Qershor, 2025

Problemet e lëkurës që paralajmërojnë shqetësime serioze me shëndetin

Lëkura është organi më i madh i trupit tuaj, kështu që nuk është shumë e çuditshme që shumë sëmundje të brendshme mund të shkaktojnë ndryshime në lëkurë “Në njëfarë mënyre, ju mund të mendoni për lëkurën tuaj si një dritare në trupin e brendshëm”, tha Dr. Kathleen Suozzi, asistent profesor i dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Yale.

“Shumica dërrmuese e kushteve të ndryshme mjekësore mund të manifestohen me komplikime, reagime ose zbulime në lëkurë”.

Hartimi i një liste të çdo simptome të lëkurës të çdo sëmundjeje të brendshme do të ishte e vështirë, por nëse keni këto shenja në lëkurë ju mund të kuptoni shumë probleme serioze në lidhje me shëndetin tuaj!

1 Kruarja
Kruajtja e vazhdueshme mund të jetë një shenjë e limfomës Hodgkin. Ky është një lloj kanceri që prek qelizat e bardha të gjakut të quajtura limfocite dhe simptoma më e zakonshme e sëmundjes është nyja limfatike e zgjeruar në qafë, në sqetull ose në ije, sipas American Cancer Society.

2 Lëkura më e trashë dhe e errët
Disa njerëz me diabet mund të kenë lëkurë të errët ose më të trashë në pjesët ku paloset lëkura. Është një zonë me hiperpigment ose e errësuar që zakonisht ndodh në pjesën e prapme të qafës. Sidomos tek fëmijët, kjo është një shenjë që ju mund ta kontrrolloni për diabet.

Suozzi thotë se një gjendje e quajtur acanthosis nigricans (AN), në të cilën lëkura ngjitet dhe errësohet në zona të caktuara, mund të jetë një shenjë se dikush ka diabet. Gjendja mund të ndodhë edhe në njerëz krejtësisht të shëndetshëm ose ndodh për shkak të medikamenteve të caktuara.

3 Lëkura e ngrohtë dhe e djersitur
Lëkura e ngrohtë, me lagështirë mund të jetë një shenjë e një tiroidi tepër aktiv. Një tiroide tepër aktive ose joaktive mund të shkaktojë ndryshime në mënyrën se si ndjehet lëkura juaj.
Tiroidi është një gjëndër në formë fluturash në qafë. Liron hormonet që punojnë për të rregulluar metabolizmin, rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit dhe më shumë.

Por në disa njerëz, tiroidi mund të jetë tepër aktiv, duke bërë më shumë hormone tiroide se sa trupi kërkon (hyperthyroidism a.k.a.), ose joaktive, duke bërë shumë pak (hypothyroidism a.k.a.). Të dyja kushtet çojnë në një grup të gjerë të simptomave të mundshme në të gjithë trupin, duke përfshirë lëkurën.

4 Ndjeshmëria ndaj diellit
Kjo është një simptomë e lëkurës që mund të tregojë lupusin, këshillon Class. Ndjeshmëria ndaj diellit është një nga shenjat shumë të ndryshme të lëkurës që mund të tregojë lupus, një gjendje në të cilën sistemi imunitar i trupit sulmon organet dhe indet e veta.

5 Një masë dhjamore mes shpatullave
Njerëzit me sindromën Cushing mund të kenë një grumbull në mes të shpatullave të tyre. Kjo sepse gjëndrat e veshkave prodhojnë me tepri kortizolin, hormonin të stresit. Një nga simptomat e shumta të kësaj gjendje është një masë dhjamore e vendosur midis shpatullave.

Bima mrekulli-bërëse që duhet ta mbani në dhomën e gjumit

Kjo bimë do të sjellë freski në shtëpinë tuaj dhe do ta pastrojë ajrin në dhomën e gjumit, sepse prodhon oksigjen gjatë natës Fjala është për bimën Bromelia, e cila ka prejardhjen nga Amerika Jugore dhe rritet në lartësinë deri në gjysmë metri.

Është e përshtatshme për mbajtje në hapësirë të mbyllur dhe kërkon dritë mesatare deri të fortë, temperatura minimale duhet të jetë 15 gradë Celsius. Është me rëndësi vetëm që assesi të mos e vendosni në dritë të drejtpërdrejtë të diellit.

Shumëzohen nga farërat dhe filizat, derisa disa lloje mund të shumëzohen edhe me ndarje. Gjithashtu, mund të ndahen edhe fletët e reja para lulëzimit.

Me rozetën e bimës së rritur kryesisht dalin edhe filizat, dhe kur arrijnë madhësinë e një të tretës së bimës amë, duhet me kujdes të ndahet dhe të mbillet në saksi të veçantë.

Fatkeqësisht, shumica e filizave vyshken dhe thahen pas lulëzimit të parë dhe të vetëm. Mirëpo, lehtë shumëzohen me filiza. Filizin duhet mbjellë në përzierje të turbës, rërës dhe lëvoreve të imta të drurit.

Rozeta duhet të jetë mbi dhe së paku një centimetër. Kërkon ujitje të rregullt dhe lagështi, andaj ujin i cili mblidhet në enë rregullisht zbrazeni. Enën në të cilën e mbillni filizin vendoseni në një pjatë me zhavorr, e cila duhet të jetë pjesërisht mbushur me ujë. Kini kujdes që rrënjët të mos jenë të zhytura në ujë.

Kjo bimë nuk jeton gjatë dhe fillon të vyshket pas lulëzimit. Prandaj mund ta rimbillni që të krijojë filiza. Bromelia ka edhe cilësitë e veta shëruese. Është treguar shumë efikase në luftën me gërhitjen e mërzitshme.

Shkaqet e gërhitjes mund të jenë ftohja, gjuha e dëmtuar, mukoza e dëmtuar. Gërhitja për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore, madje edhe goditje në zemër dhe tru. Veç kësaj, pastron ajrin në hapësirat e mbyllura.

Bromelia prodhon oksigjen gjatë natës dhe jo gjatë ditës si shumica e bimëve, gjë që përmirëson cilësinë e ajrit, e me vet këtë edhe gjumin. Studimi me materie organike ka treguar që kjo bimë është efikase në eliminimin e gjashtë kimikateve të ndryshme nga ajri, ndër të cilat janë acetoni dhe benzina.

Ushtrimet që mbrojnë shëndetin e kockave

A duhet të shqetësohen meshkujt për shëndetin e kockave, dhe nëse po, cilat janë ushtrimet e duhura për forcimin e kockave?

Nivelet e hormonit mashkullor testosteron fillojnë të bien me kalimin e moshës, dhe mund të mos jenë të mjaftueshme për mbajtjen e kockave të forta. Gjatë jetës njeriu mund të pësojë fraktura të kockave. Nëse kjo ndodh në moshë të re, probabiliteti për ripërtëritje dhe shërim të shpejtë të kockave është më i lartë.

Por, me moshimin, fillon të ulet masa kockore dhe densiteti, kështu kockat bëhen më të ndjeshme ndaj frakturave. Lajmi i mirë është që jo çdo i moshuar zhvillon probleme me kockat, dhe mund të ngadalësoni procesin e dobësimit të kockave me ushtrime.

Cilat ushtrime ndihmojnë në mbrojtjen e kockave?

Ekspertët rekomandojnë ushtrimet që stimulojnë formimin e masës kockore duke ushtruar presion në kocka, sidomos në artikulacione dhe shpinë, pjesët që preken më shumë nga frakturat. Shembuj të këtyre ushtrimeve: ecja, ngjitja e shkallëve, hiking, vrapimi apo edhe kërcimi.

Kërcimi me litar është një tjetër ushtrim i mirë për forcimin e kockave. Këto lloje ushtrimesh mund t’i kryeni në natyrë ose palestër, duke u ndjekur edhe nga një instruktor.

Shtrimi në spital i 11 nxënësve, reagon ashpër ish-deputetja: U helmuan nga shteti!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, për qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi ka reaguar për skandalin që ndodhi në shkollën “Shefqet Tançi”, ku u helmuan 11 nxënës të klasës së gjashtë.
Çupi me anë të një postimi në rrjete sociale, është shprehur se helmimi i kësaj qeverie nuk po kursen as fëmijët, të cilët prindërit i dërgojnë në shkollë, e i gjejnë në spital.
“Skandal në Bulqizë, helmohen 11 fëmijë të shkollës “Shefqet Tançi”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ndërsa nxënësit e klasës së gjashtë po kryenin një eksperiment në laboratorin e shkollës.
Fëmijët janë dërguar në urgjencë duke u përballur me pasoja të rënda të helmimit.
Për fatin e keq helmi i kësaj qeverie nuk po kursen askënd, as fëmijët të cilët prindërit i dërgojnë në shkollë e i përfundojnë në spital”, shkruan Çupi.
Më tej ish-deputetja është shprehur se duhet të merren masa urgjente nga organet kopetente, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Sipas saj skenat që pamë ditën e sotme, janë tregues i papërgjegjshmërisë.
“Duhet të merren masa urgjente për largimin e produkteve të tilla helmuese nga të gjitha shkollat në vend.
Të kryhet hetim i plotë nga organet kopetente për këtë ngjarje por edhe për procedurat që janë ndjekur për pajisjen e shkollave me këto produkte që u rrezikon shëndetin fëmijëve.
Skenat që pamë sot me fëmijët e kësaj shkolle, janë tregues i papergjegjshmerise totale te autoriteteve pergjegjese
Fëmijëve të lënduar nga kjo ngjarje u uroj shërim të shpejtë si dhe prindërve të kenë durim për ta kaluar këtë moment”, shkruan Çupi në një postim.

Banorët e Unazës së Re paralajmërojnë Ramën dhe Lleshin: Do të bllokojmë rrugën 24 orë!

Pas lirimit nga policia, banorë të “Unazës Re” në kryeqytet, kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës. Një prej tyre tha për gazetarët se banorët po planifikojnë bojkotimin 24 të rrugës te ‘Unaza’, nëse nuk anulohet projekti që parashikon shembjen e pronave të tyre.

Një ditë më parë, banorët protestuan më shumë nga orari i zakonshëm duke sjellë një situatë në zonë. Radhë të gjata makinash të bllokuara në trafik sollën tensione mes shofereve dhe policisë me banorët, të cilët protestonin në mbrojtje të banesave të tyre, protestë që zgjat prej më shumë se 3 muaj.

Banorët e “Astirit” vazhdojnë të protestojnë në mbrojtje të pronës së tyre që po shkatërrohet nga projekti i “Unazës së Re”.
Ditën e djeshme ata kanë protestuar sërish dhe kjo protestë është shoqëruar me tensione mes banorëve dhe shoferëve t ë makinave që kanë ngelur në trafik.

Shoqërohen banorët e ‘Unazës’
Ditën e djeshme banorët e “Astirit”, kanë dalë sërish në protestë. Ajo që u vu re ishte dhe pjesëmarrja e lartë e forcave të policisë në këtë zonë që u shoqëruan dhe me tensione dhe përplasje me banorët.
Një ditë pas protestës që zgjati disa orë policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët janë banorë dhe protestues të kësaj zone.

Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar: Gezim Sadikaj, Lutfi Kastrati, Ilir Katiraj Lindita dhe Dorian Protoduar, Skender Doda.
Kujtojmë se ditën e djeshme pranë banorëve ka mbërritur edhe kryedemokrati Lulzim Basha.
Për mediat foli edhe protestuesi Dorian Protoduari i cili ishte shumë i nervozuar. Ai u shpreh me tone të ashpra ndaj Dhimitraq Ziu, drejtorit të Policisë së Tiranës, duke i thënë që të mos i hedhë benzinë zjarrit pasi do të digjet.

Na rrethoi FNSH-ja, këtë presion duhet ta harrojë njëherë e mirë. Këtë gjë duhet ta harrojë njëherë e mirë Edi Rama. Me mua dolën blof, këto janë urdhëra politikë që po merr komisariati. Kemi 137 ditë që protestojmë që është e ligjshme. Këta na vijnë dhe na provokojnë. I them Ziut mos i hidh benzinë zjarrit se do digjesh. Nuk e kanë bërë burra më të mirë këtë dhe jo ti. Nuk ka b*thë Erion Veliaj dhe jo të kesh Ziu. Me banorët e Unazës së Re nuk ja del do. I gjyshi i Ziu më ka dënuar babain në kohën e Enverit.

Rama përfundon në WC, ja nisma e re në rrjetet sociale

Forumi Rinor Demokratik ka nisur nisur online në rrjetet sociale sfidën “Rama iK”. Kjo sfidë ka si qëllim largimin e kryeministrit nga pushteti.
Të gjithë njerëzit ftohen të shkruajnë emrin e Ramës në çfarëdo objekti në hashtagun “Rama ik”.
“Nuk duhet të ikin bluzat e bardha nga ky vend, duhet të ikë Rama”, shkruan një nga aktivistet në statusin e saj.
Të rinjtë ftojnë shokët në rrjetet sociale që kjo fushatë e tyre të zgjerohet sa më shumë.
Në disa foto të postuara të rinjtë kanë shkruar emrin e Ramës në ëc dhe ne objekte të tjera.

Protestuesi i Unazës së Re: “Nuk pati bythë Erion Veliaj për të na përçarë dhe jo Dhimitraq Ziu”…

Një ditë pas protestës që zgjati për disa orë në Unazën e Re, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët janë banorë të zonës.
Njëri prej të shoqëruarve nga policia, Dorian Protoduari u shpreh për Fax Neës se, protesta e tyre është paqësore ndërsa policia ka shkuar disa herë duke iprovokuar.
“Oligert Torba nuk ka çfarë t’iu bëjë banorëve të Unazës së Re, protesta është shumë e ligjshme, kemi 137 ditë që protestojmë. Jemi paqësorë, nuk kemi cënuar një lule dhe këta na vijnë dhe na provokojnë.
I bëj thirrje drejtorit të komanduar Dhimitraq Ziut që të mos vijnë dhe të bëjnë presion në Unazë të re, nuk pati bythë Erion Veliaj për të na përçarë dhe jo të kesh ti”, u shpreh Dorian Protoduari, një prej banorëve, i cili dhe më herët ka qenë në burg për protestat e vazhdueshme.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në të gjithë zonën e Astirit kishte një prani mjaft të madhe të policisë dhe forcave të FNSH-së, ndërsa pranë banorëve mbërriti me urgjencë dhe kryedemokrati Lulzim Basha.
Banorët thonë që në të gjithë zonën kanë qenë rreth 300 punonjës të policisë.
Sipas banorëve, presioni ndaj tyre bëhet në mënyrë që të mos i bashkohen protestave të PD-së.

Meta: Jam i gatshëm të dorëzoj mandatin si President për zgjidhjen e krizës!

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë nga Pogradeci në lidhje me krizën politike ku është përfshirë vendi.
Sipas Metës kjo krizë nuk është e re dhe arsyet i ka dhënë edhe më parë. Meta është shprehur se për krizen aktuale jam gati të dorëzoj mandatin e presidentit.
“Jam i gatshëm të dorëzoj mandatin tim si President Sakrifica që të mos instalohet një juntë ushtarake. Kriza zgjidhet me dialog dhe përpjekje. Kriza nuk zgjidhet as me retorikë as me metoda policore. Jam gati të sakrifikoj jetën time si Salvador Allende”, është shprehur presidenti Ilir Meta në Pogradec.
Meta është shprehur më tej se, Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 që nuk dogjën mandatet çdo numër tjetër është i kundërshtueshëm në të gjitha planet, politik, ligjor, moral.
“Nuk kemi gjykatë kushtetuese, kriza është e qëllimshme, po cënohet rendi kushtetues. Veprimi i opozitës i dënueshem dhe i papranueshem. Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 që nuk dogjen mandatet çdo numër tjetër është i kundërshtueshëm në të gjitha planet, politik, ligjor, moral.
Mund të thirren 1 milionë shqiptarë mbi 18 vjeç për të miratuar reformat, por kjo nuk e zgjidh krizën. Pasojat e kësaj krize mund të jenë të rënda për Shqipërinë.
Presidenti ndodhej në Pogradec në kuadër të fushatës Kombëtare për dhurimin e gjakut, ndërsa nuk iu ka shpëtuar pyetjeve të gazetarëve për çështjet e aktualitetit”, u shpreh Presidenti Meta.

Helmohen 11 nxënës në Bulqizë pas eksperimentit në laborator

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Bulqizë, ku 11 nxënës janë helmuar pas një eksperimenti të bërë në shkollë.
Siç bëhet e ditur, nxënësit janë pjesë e klasës së 6-shtë të shkollës. Atyre u kanë nisur të vjellat 30 minuta pas eksperimentit të bërë gjatë orës së kimisë.
Ende nuk dihen shkaqet zyrtare në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Nxënësit janë dërguar të gjithë në spital. Ata kanë treguar se kanë përdorur sapun 15 lekësh gjatë eksperimentit të tyre.
Në një prononcim për Fax News fëmijët shprehen se, ata ishin ndjerë keq menjëherë pas kontaktit me sapunët.

Reagon Berisha: Shikoni pasojat antinjerëzore rrënuese të qeverisë së gangsterëve të Edvin Urrejtjes

Momente prekëse dhe të dhimbshme nga revolta e fermerëve të Myzeqesë. “Shikoni pasojat antinjerëzore rrënuese të qeverisë së gangsterëve të Edvin Urrejtjes!”, shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha, duke publikuar një video nga protesta që po zhvillohet në aksin Lushnje – Fier.
Protesta ka nisur pasi qeveria ka vendosur uljen e TVSH-së së rimbursueshme për agropërpunuesit.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Shikoni pasojat antinjerezore rrenuese te qeverise se gangstereve te Edvin Urrejtjes! sb

Shikoni pasojat antinjerezore rrenuese te qeverise se gangstereve te Edvin Urrejtjes! sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 20. März 2019