20.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Tension mes policisë dhe fermerëve, mbahet i bllokuar aksi rrugor Lushnje – Fier

Rreth 3 mijë fermerë kanë bllokuar aksin rrugor Lushnje – Fier duke derdhur në mes të autostradës, prodhimet e tyre, në shenjë proteste për mossubvensionimin e TVSH.

Fermerët e revoltuar akuzojnë qeverinë për falimentimin e tyre.
Në vendngjarje ka forca të shumta policore, të cilat kanë tentuar të largojnë protestuesit e shumtë nga rruga.

Prej disa ditësh, grumbulluesit e qumeshtit kanë bojkotuar mbledhjen duke çuar në falimentim fermerët, ndërkohë që në protestë jane bashkuar edhe fermerët e produkteve të tjera, të Lushnjes dhe zonave përreth.

Fermerët thonë: “Kërkojmë uljen e TVSH për qumështin. Kemi marrë kredi, ndërkohë që prodhimet detyrohemi t’i hedhim në plehra!”

LIVE

LIVE – Protesta e fermerëve, të cilet kanë bllokuar rrugën Lushnjë Fier. Fermerë të shumtë kanë bllokuar aksin rrugor duke derdhur në mes të autostradës prodhimet e tyre në shenjë proteste për mos subvensionimin e TVSH.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Mittwoch, 20. März 2019

Policia reprezalje në Unazën e Re, arrestohen disa protestues, gati revolta e banorëve

Një ditë pas protestës që zgjati për disa orë në zonën e Unazës së Re, policia ka shpoqëruar 6 persona, të cilët janë banorë të zonës.
Sipas burimeve mediatike, bëhet e ditur se janë shoqëruar shtetasit Gezim Sadikaj, Lutfi Kastrati, Ilir Katiraj Lindita dhe Dorian Protoduari dhe Skënder Doda.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në të gjithë zonën e Unazës së Re kishte një prani mjaft të madhe të policisë dhe forcave të FNSH-së, ndërsa pranë banorëve mbërriti me urgjencë dhe kryedemokrati Lulzim Basha.
Banorët thonë që në të gjithë zonën kanë qenë rreth 300 punonjës të policisë.

Fermerët dhe blegtorët e Jugut në revoltë, bllokojnë rrugën Lushnje – Fier

Fermerë dhe blegtorë të Lushnjes, Divjakës, Beratit, Kuçovs dhe Gjirokastrës, grumbullues dhe përpunues të qumeshtit kanë dalë sot për të protestuar në rrugët hyrëse të Lushnjes. Ata kanë bllokuar rrugën duke i bërë thirrje qeverisë të ndryshojë vendimin për uljen e TVSH-së së rimbursueshme mbi agroindustrinë. Banorët e këzaj zone kanë derdhur në rrugë, jo vetëm qumështin që s’po u mblidhet, por edhe perimet e frutat që nuk kanë ku t’i shesin.
Albanian Food Industry (AFI) bëri të ditur se ka bojkotuar blerjen e qumështit nga blegtorët, një masë ekstreme e detyruar që ta marrë në mungesë të një zgjidhjeje nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, pasi nga 1 janari, TVSH-ja e rimbursueshme iu ul, nga 20%, në 6%.

Shkrimtari i njohur, kritika ndërkombëtarëve: Po nxisin përplasje me zgjedhje “demokratike”

Kim Mehmeti

‘Erdhi lajmi i gjatëpritur: Kryebashkiaku aktual do rikandidojë për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Dhe të shtunën, te sheshi ‘Nënë Tereza’, ku do e shpallë kandidaturën e vet, ai i fton të gjithë, përfshi edhe Lulin, Saliun…, si dhe atë pakicë që e voton ende PD-në?!

Ja kështu e ka shteti njëpartiak: shenjë njohëse e tij është arrogancae atyre që janë shpallur pronar edhe të ajrit e të qiellit, e le më të votës, e të tokës, mbi të cilën ecë ‘populli shumicë’ (lexo: votuesit e PS-së) dhe shqiptarët e ‘pavlerë’ (lexo: votuesit e opozitës)! Pra ky është fati i Shqipërisë, me ‘pronarët’ e saj politikano-kriminel (lexo: pushtetmbajtësit), të cilët ‘mburrshëm’ u bëjnë karshillëk të gjithë kundërshtarëve të vet!

E ndërkohë, shumë nga diplomatët e huaj, thuajse i fërkojnë duart dhe i nxisin ‘palët’ guximshëm të shkojnë drejtë zgjedhjeve ‘demokratike’ vendore, apo thënë shqip o drejtë përplasjes civile, o drejtë shfarosjes së klasës politike, që thuajse tri dekada u tall me Shqipërinë, ku sot e ke të pamundur ta kuptosh se kush është duke ia marrë frymën mëmëdheut tonë: politikanët që atë e plaçkitën, apo ‘ndërmjetësuesit’ e huaj, që e ‘mbrojtën’ nga ne shqiptarët dhe të cilëve, u lulëzon biznesi i ‘ndërmjetësuesit’!

Basha: Bisha e plagosur bëhet më e rrezikshme në momentet e fundit

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka shkuar pranë banorëve të Unazës së Re pas terrorit policor ndaj protestuesve. Basha i ka bërë thirrje policisë të tërhiqet menjëherë nga ushtrimi i terrorit ndaj protestuesve.
“Banorët kanë mbi katër muaj që protestojnë për të mbrojtur banesat e tyre nga aferat korruptive për të cilën duhet të ishin në burg, Damian Gjiknuri si dhe duhet të ishte marrë i pandehur, Edi Rama.
Ky ëshë një informacion i rrjedhur nga burime të besueshme, ka qenë një urdhër politik i ardhur nga nivelet më të larta, supozohet nga Sandër Lleshaj dhe Edi Rama për të kryer akte raprezalje mbi banorët. Interpretimi im është ky, që bisha e plagosur bëhet më e rrezikshme në momentet e fundit.
Kanë kuptuar që u ka ardhur fundi dhë në vend që t’i vendosin gishtin kokës, mendojnë që mund ta shtyjnë duke ushtruar terror mbi qytetarët.
Me çfarë argumenti hodhën gaz ditën e shtunë ndaj protestuesve?
Me të njëjtat argumenta, sepse këta marrin urdhëra dhe i shërbejnë bandave kundër popullit”, tha Basha.
Protesta e banorëve të Unazës së Re sonte ka zgjatur më shumë se zakonisht pasi aty janë shfaqur forca të shumta të policisë si dhe të FNSH.

Basha tek Unaza e Re: Sandër Lleshaj dhe Edi Rama po kërkojnë të ushtrojnë terror mbi banorët

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka shkuar pranë banorëve të Unazës së Re, në një kohë që policia po planifikonte të ushtronte dhunë dhe të arrestonte banorët që kanë 5 muaj që protestojnë.
Basha u shpreh për mediat se, kishin marrë urdhër deri para pak minutash që të arrestonin banorët ndërkohë që të pandehur duheshin marrë Rama dhe Gjiknuri.
“Sandër Lleshaj dhe Edi Rama po kërkonin të ushtronin dhunë dhe terror mbi banorët. Këta kanë dalë nga bandat dhe u shërbejnë bandave. Kanë filtruar informacione se policia po tentonte të dhunonte dhe arrestonte banorët”, tha Basha.
Banorët menjëherë pas fjalës së Bashës kanë marrë garanci se, nuk do të cënoheshin dhe kanë filluar të largohen.
Protesta e banorëve të Unazës së Re sonte ka zgjatur më shumë se zakonisht pasi aty janë shfaqur forca të shumta të policisë si dhe të FNSH.
Banorët ju kanë bërë thirrje edhe ambasadorëve të huaj të akredituar që të dalin përkrah tyre pasi ndihen të kërcënuar.
Ata si çdo mbrëmje kanë bllokuar rrugën por gjatë protestës së sotme, ata janë rrethuar nga një numër i madh policësh të cilët nuk i kanë lejuar të bllokojnë të dy akset e Unazës.
Protestuesit duke iu drejtuar Ministrit Lleshaj, i kanë kërkuar këtij të fundit të ketë kujdes me durimin e tyre, pasi do të shikojë një protestë para policisë që se ka parë kurrë. Ata janë shprehur se janë rrethuar si të ishin në Gaza.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka postuar në rrjetet sociale përkrah të cilës shkruan se Policia përgatitet për dhunë kundër banorëve të Unazës së Re.

Basha bashkohet me banorët e unazës së re, skenar kriminal i Ramës ndaj protestuesve natën

Kryetari i opozitës, Basha i është bashkuar protestës së banorëve të unazës së re, ndërsa janë paralajmëruar nga burime qeveritare se Rama ka urdhër zbatimin e një skenari kriminal ndaj protestuesve që i kanë djegur atij aferën e vjedhjes së 40 milionë eurove.

Protesta e banorëve të Astirit ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme duke hyrë në ditën e saj të 136. Ata kërkojnë mbrojtjen e banesave të tyre nga shembja për shkak të projektit të Unazës së Madhe.

Siç do mbrëmje tashmë ata kanë bllokuar rrugën por gjatë protestës së sotme ata janë rrethuar nga një numër i madh policësh të cilët nuk i kanë lejuar të bllokojnë të dy akset e Unazës.

Protestuesit duke iu drejtuar Ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, i kanë kërkuar këtij të fundit të ketë kujdes me durimin e tyre, pasi do të shikojë një protestë para policisë që se ka parë kurrë.

Në një postim të tijin në Facebook, ish deputeti i PD-së Klevis Balliu shkruan: “Policia përgatitet për dhunë kundër banorëve të Unazës së Re2, duke shtuar edhe një video.

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, tha sonte nga protesta e Unazës së Re, se kryeministri Edi Rama së bashku me policinë ‘partiake’ të drejtuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj po përpiqen të shtypin protestën, por nuk do ia dalin dot.

“Policia politike e Edi Ramës dhe Sandër Lleshaj kërkon të shtypi natën banorët e Unazës së Re. Policia të bëjë kujdes, të mos bëhet vegël politike e Edi Ramës. Edi Rama në grahmat e fundit të pushtetit të tij kriminal. Edi Rama po përplas shqiptarët me njëri-tjetrin. Policia të distancohet nga urdhërat politik. Edi Rama nuk mund të fshihet pas gazit helmues. Nuk ka gaz që do shpëtoj Edi Ramën.”- tha Braimllari.

Berisha paralajmëron Ramën: Ndal terrorin policor dhe reprezaljet te Unaza e Re!

Policia me urdhër të Edi Ramës po tenton të mësyjë mbi banorët e Unazës së Re, që prej muajsh protestojnë kundër projektit që prek banesat e tyre. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguari ish-Kryeministri Sali Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha i bën thirrje policisë të ndalë terrorin mbi banorët, të cilët i quan “heronjtë e Unazës së Re”.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Ndal terrorit policor, raperzaljeve te narkopoliceve te Edvin Kristaq Urrejtjes dhe Vasalit te tij ndaj heronjve te Unazes Re.
Narko policia i ka rrethuar ata. Qenderstaret kane bllokuar rrugen! sb

Ndal terrorit policor, raperzaljeve te narkopoliceve te Edvin Kristaq Urrejtjes dhe Vasalit te tij ndaj heronjve te Unazes Re.Narko policia i ka rrethuar ata. Qenderstaret kane bllokuar rrugen! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 19. März 2019

Rama urdhëron policinë për terror tek Unaza e Re, banorët mbajnë rrugën të bllokuar prej 3 orësh

Protesta e banorëve të Unazës së Re vazhdon ende si asnjë herë tjetër që nga ora 18:00 e mbrëmjes për shkak se policia po ushtron terror për të shpërndarë protestuesit.
Banorët kanë bllokuar rrugën ndërsa janë rrethuar nga një numër i madh policësh të cilët kanë lejuar makinat të lëvizin në hyrje të mbikalimit duke krijuar një kaos. Ky veprim është bnërë qëllimisht nga policia për të future në konflikt civil banorët dhe drejtuesit e mjeteve që i bien borive pa pushim.
Protestuesit duke iu drejtuar Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i kanë kërkuar këtij të fundit të ketë kujdes me durimin e tyre, pasi do të shikojë një protestë para policisë që se ka parë kurrë.
Në një postim të tijin në Facebook, ish deputeti i PD-së Klevis Balliu shkruan: “Policia përgatitet për dhunë kundër banorëve të Unazës së Re2, duke shtuar edhe një video.

LIVE – Vazhdon protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre!

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Dienstag, 19. März 2019