12.1 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Berisha denoncon Ramën: Shikoni videon që ka shpërndarë në ambasada dhe qeveri të ndryshme

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të shumta ndaj Edi Ramës. Pas nisjes së protestave madhështore nga shqiptarët, Edi Rama ka vendosur të shpërndajë një video nëpër selitë e ambasadave dhe të qeverive të ndryshme në BE, gjoja për grusht shteti që ka përgatitur Sali Berisha ndaj tij.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Miq shikoni videon që ka shpërndarë në ambasada dhe qeveri të ndryshme poturembushuri si provë për grushtin tim të shtetit kundër tij.
Nuk mund ta lija pa ndarë me ju këtë dëshmi se sa të drejtë keni kur brohorisni ‘Rama Ik’ dhe ta shporrim, ta shporrim kërmën politike.
Fitore.
Ndiqni videon

Miq,shikoni videon qe ka shperndare ne ambasada dhe qeveri te ndryshme poturembushuri si prove per grushtin tim te shtetit kunder tij. Nuk mund ta lija pa ndare me ju kete deshmi se sa te drejte keni kur brorhorisni “Rama Ik dhe ta shporrim, ta shporrim kermen politike”. Fitore!! sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 21. Februar 2019

Basha: Populli i vuri kyçin parlamentit të krimit, Shqipëria do ketë një të ardhme, bëhuni gati anembanë vendit

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur para simpatizantëve nga selia e PD pas protestës së sotme tek Parlamenti dhe dorëzimit të mandateve në Kryesinë e Kuvendit së bashku me protestuesit.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se, sot opozita dorëzoi mandatet dhe i vuri kyçin parlamentit të krimit.
“Misionarë të shpresës opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kuçin parlamentit të krimit. Prej ditës së sotme ne jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj, me ju dhe për ju. Nisëm sot një rrugëtim shprese që nuk do ndalet derisa të largojmë kryehajdutin”, tha Basha.
Në mbyllje të protestës së sotme, në selinë e PD para mijëra protestuesve Basha tha se Shqipëria do ketë një të ardhme dhe ky është mesazhi i popullit. Bëhuni gati, iu tha Basha shqiptarëve.
“Shqipëria do jetë e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që duan ti japin fund padrejtësië. Duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë. Duan t’i japin fund parlamentit të krimit.
Opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kryqin parlamentit. Ne jemi qytetarë të thjesht në krahun tuaj me ju dhe për ju, nisëm sot një rrugëtim shprese i cili nuk do të ndalet derisa festimi i këtij vendi të bëhet realitet, derisa ta largojmë kryehajdutin dhe qeverinë e tij kriminale.

Le ta shpërndajmë këtë energji hyjnore që buron nga shpirti një rrace siç jemi ne. Le të nisim këtë udhëtim shprese, për të rikthyer besim dhe bindjen se e nesërmja po vjen. Banda e tij solli këtë të zeze, Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo do te jetë e juaj, e fëmijëve tuaj e njerëzve të ndershme.
Do t’i japim fund padrejtësisë. Do të kemi një qeveri të popullit, për popullin.
Derën e Europës do e hapim. Shqipëria do të ketë një të ardhme, ky është mesazhi im për të gjithë ju.
Së bashku me vullnetin tuaj, me zgjedhje europiane do kemi një qeveri të popullit, për popullin dhe nga populli.
Shqipëria do ketë një të ardhme, ky është mesazhi i gjithë popullit. Bëhuni gati anembanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë fitore”, tha Basha.

Shteti në shërbim të pushtetit!

Bardh SPAHIA

Me urdhër të policisë, AKEP vendos ndërprerjen e sinjalit për telefonët celularë në zonën qendrore të Tiranës, ku opozita po protestonte paqësisht! Pasi ndërtoi skenarë për “dhunë“ e tërhoqi zvarrë në mënyrën më qesharake të mundshme edhe ambasadorë të rëndësishëm, që i artikuluan publikisht, duke thënë se po minohej demokracia, edhe pse si dita me natën me demokracitë në vendet e tyre, Edi Rama i tmerruar nga qytetarët në shesh, urdhëron ndërprerjen e sinjalit të celularëve, me shpresë se do provokojë qytetarët e opozitën për ndonjë reagim, që të justifikojë mashtrimet që u ka bërë ambasadorëve e kancelarive se opozita synon dhunën! Jo Edi Rama, jo!
Opozita në mënyrë model, po të tregon se nuk ta ka frikën, pasi ka qytetarët në krah. Ndërsa ti po tregon edhe sot, se shtetin e ke vënë në shërbim të frikës tënde nga llogaridhënia që të pret! Uroj vërtetë që ndërkombëtarët ta lexojnë këtë, e të mendojnë se cfarë do ndodhte në vendet e tyre, nëse policia e institucionet e shtetit do përdoreshin për llogari të pushtetit të udhëheqësit politik të rradhës!
Kjo është demokracia? Aspak! E ne shqiptarët nuk pranojmë më një autokraci që na shitet si demokraci, në emër të stabilitetit fallso, ndërsa vendi po zbrazet cdo ditë! #RamaIk! është mesazhi i shqiptarëve, qytetarë të denjë të Europës që nuk pranojnë të quhen më Kolumbi e Europës, sepse kryeministri ka zgjedhur të vijë e të qëndrojë në pushtet me kriminelë! #MeQytetarët#DeriNëFund

Putin kërcënon SHBA: Do të dislokojmë armë të reja

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Moska ka në plan të vërë në shenjestër Uashingtonin me armë të reja hipersonike, nëse Uashingtoni vendos raketa me rreze të mesme veprimi në Evropë.
“Rusia do të detyrohet të krijojë dhe të dislokojë armë që mund të përdoren kundër territoreve, nga të cilat vjen një kërcënim i drejtë ndaj nesh, si dhe në territore ku ndodhen qendrat vendim-marrëse,” tha zoti Putin gjatë fjalimit të 15-të mbi gjendjen e vendit para asamblesë federale të mërkurën në Moskë.
Zoti Putin i është referuar disa herë Traktatit të Armatimeve Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimit të vitit 1987, i njohur si Traktati INF që duket se i ka ditët e numëruara. Këto komente bëhen ndërkohë që popullariteti për udhëheqësin rus është në një nivel të ulët rekord.
Presidenti Putin hodhi poshtë komentet e Uashingtonit se Shtetet e Bashkuara po tërhiqen nga ky traktat, si rezultat i mosrespektimit të termave nga Rusia. Ai fajësoi Shtetet e Bashkuara se kanë bërë akuza false kundër Rusisë, për të justifikuar vendimin e tyre për ta braktisur marrëveshjen.
“Shtetet e Bashkuara shkelën në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të pakamufluar rregullat e traktatit; ata kanë vendosur platforma hedhëse në Rumani prej kohësh,” tha zoti Putin, duke përsëritur një argument të ngritur shpesh nga Moska lidhur me sistemin e mbrojtjes nga raketat balistike që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur në Rumani dhe që ka aftësinë të asgjësojë raketa kruz Tomahawk me rreze të mesme veprimi.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë që në fillim, se sistemi është vendosur si masë mbrojtëse kundër vendeve të papërgjegjshme si Irani dhe nuk shërben për mbrojtje nga arsenali bërthamor rus.
“Rusia nuk ka në plan të dislokojë e para raketa të reja në Evropë,” shtoi zoti Putin. “Nëse Shtetet e Bashkuara do të dislokojnë raketa të reja në kontinentin evropian, ata do ta acarojnë situatën ndërkombëtare dhe do të krijojnë një rrezik të mirëfilltë për Rusinë, pasi do të kemi raketa që për 10-12 minuta arrijnë në Moskë”.
Më pas u duk se udhëheqësi rus u përpoq të vinte në lojë Shtetet e Bashkuara duke u bërë thirrje udhëheqësve amerikanë të llogarisin rrezen e veprimit dhe shpejtësinë e armëve më të avancuara të arsenalit rus.

“Kanë të drejtën të mendojnë si të duan,” tha zoti Putin, duke folur për udhëheqësit amerikanë. “Por a dinë të numërojnë? Jam i bindur se dinë të numërojnë. Atëherë, të llogarisin shpejtësinë dhe rrezen e veprimit të sistemit të armëve që po zhvillojmë ne”.
“Provat me Poseidonin, nëndetësen e telekomanduar me rreze të pakufizuar veprimi po shkojnë mirë. Nuk është thënë deri tani, por sot mund të them se brenda pranverës së këtij viti do të kemi në ujë nëndetësen e parë atomike”.
“Ne jemi gati për bisedime mbi çarmatimin, por nuk do të vazhdojmë më të trokasim mbi një portë të mbyllur,” tha më pas Presidenti Putin.
Rusia filloi të shprehte skepticizëm lidhur me traktatin dypalësh për kontrollin e armëve që para 10 vjetësh, kur zyrtarë të Kremlinit i kërkuan administratës së atëhershme të ish-presidentit George W. Bush të shikonte mundësinë e zgjerimit të traktatit për të detyruar vende të tjera që po shfaqeshin si fuqi bërthamore, si për shembull Kina, të respektonin termat e kontrollit të armëve.
Pjesa më e madhe e arsenalit bërthamor të Kinës klasifikohet si armë me rreze të mesme veprimi dhe nëse Kina do të pranonte të respektonte termat e traktatit të 1987-ës, kjo do të nënkuptonte se Pekini do të hiqte dorë nga thuajse i gjithë arsenali i tij.
Në dhjetor, kur Sekretari i Shtetit Mike Pompeo njoftoi se Shtetet e Bashkuara kishin në plan të tërhiqeshin nga traktati, ai i dha Rusisë 60 ditë afat për të dëshmuar se po respekton termat e marrëveshjes për kontrollin e armëve bërthamore, duke lënë të hapur mundësinë se Uashingtoni nuk do të tërhiqej nga traktati.
“Rusia nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’u kthyer brenda parametrave të traktatit në këto 60 ditët e fundit,” tha Sekretari Pompeo në një deklaratë me shkrim më 1 shkurt. “Rusia vazhdon të jetë materialisht në kundërvajtje me detyrimet për të mos zotëruar, prodhuar apo testuar një sistem raketash kruz me rreze të mesme nga 500-1000km”.
“Shtetet e Bashkuara kanë bërë përpjekje të panumërta për ta ruajtur Traktatin INF, duke komunikuar me zyrtarët rusë mbi 30 herë në afro gjashtë vjet për të diskutuar shkeljet ruse. Kemi biseduar deri në nivelet më të larta të qeverisjes,” shtoi zoti Pompeo.
Në bazë të termave të marrëveshjes origjinale INF, Moska dhe Uashingtoni janë të detyruara të zhvillojnë gjashtë muaj negociata lidhur me mospajtimet mes tyre. Nëse nuk zgjidhen këto mospajtime, kjo rezulton në tërheqje të plotë nga traktati.
Nëse Shtetet e Bashkuara dislokojnë armë të tjera në vende evropiane, Presidenti Putin paralajmëroi se Rusia do të vërë në shenjestër jo vetëm këto vende, por do të dislokojë armë të reja për të vënë në shenjestër edhe “qendrat amerikane të vendim-marrjes”.

Trump, akuza të forta kundër “New York Times”

Presidenti Donald Trump, kritikoi ashpër të mërkurën një raport se ai i kishte kërkuar ish-prokurorit të tij në detyrë për të caktuar një aleat të Trumpit në krye të një hetimi federal për paratë e paguara gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016 për dy gra që pretendonin se kishin marrëdhënie me zotin Trump.
Gazeta New York Times njoftoi të martën se presidenti Trump i kërkoi Matthew Whitaker të shikonte nëse ai do ta vinte hetimin në duart e Geoffrey Berman, gjykatësi amerikan për Qarkun Jugor të Nju Jorkut, të cilin e ka emëruar presidenti Trump.
“Raportimi i New York Times është i rremë,” tha Trump në Twitter. “Ata janë vërtetë ARMIQTË E POPULLIT!”
Botuesi i Nju Jork Tajmsit, A.G. Sulzberger hodhi poshtë karakterizimin e gazetës së tij nga presidenti Trump, duke thënë: “Fraza ‘armiku i popullit’ nuk është vetëm e rremë, është i rrezikshme. Ajo ka një histori të shëmtuar të përdorimit nga diktatorët dhe tiranët që kërkonin të kontrollonin informacionin publik”.
Trump kishte shkruar më herët në Twitter, “Media nuk ka qenë kurrë më e pandershme se sa është sot. Historitë shkruhen duke qënë absolutisht pa asnjë bazë. Gazetarët as nuk kërkojnë të verifikojnë faktet. Janë tërësisht jashtë kontrollit. Mjerisht, unë i mbajta shumë prej tyre në biznes. Në gjashtë vjet, të gjithë do të dalin nga biznesi!
Megjithatë, Maggie Haberman, një nga gazetaret e Tajmsit që ka punuar në këtë artikull, i tha CNN-it se pretendimi i zotit Trump se gazeta nuk e kishte kërkuar komentin e tij para se artikulli të botohej, ishte e pavërtetë.
“Kjo është një gënjeshtër,” tha ajo. “Nuk e di nëse ai e di që është gënjeshtër, apo nëse stafi i tij nuk i thotë se u munduam ta kontaktojmë”.
Trump fillimisht reagoi ndaj artikullit të martën, kur u pyet në Shtëpinë e Bardhë nëse ishte e vërtetë se ai i kishte kërkuar zotit Whitaker për të ndërhyrë në këtë rast.

Fotot e protestës madhështore para Parlamentit

Dhjetëra mijëra shqiptarë i janë bashkuar opozitës në protestën para parlamentit të Shqipërisë. Qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. “Rama ik”, ‘Rama ik”, thërrasin protestuesit para Parlamentit.
Ndryshe nga protesta e kaluar policia ka forcuar radhët e saj. Janë 7 kordonë policësh para parlamentit. Mësohet se efektivët e FNSH-ve janë vendosur pas tre kordonëve së policisë së rendit dhe 3 kordonëve të forcave Shqiponja. Ndërkohë protestuesit janë mbledhur para parlamentit. Opozita e Bashkuar proteston sërish sot, por tubimi do të mbahet para parlamentit.

Thaçi: Stabiliteti i rajonit në rrezik pa marrëveshje Kosovë-Serbi

Në konferencën e organizuar në Prishtinë nga Instituti RIDEA u tha se 62 % e qytetarëve të Kosovës e mbështesin dialogun Kosovë-Serbi. Por politikanët patën dallime në qëndrime lidhur me dialogun me Serbinë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha të mërkurën, se “mund të ketë destabilizim të rajonit, nëse nuk ka marrëveshje me Serbinë”. Prandaj presidenti tërhoqi vërejtjen se këtë vit duhet të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi, me garanci dhe zotimin e SHBA-së. Këtë deklaratë, presidenti e bëri gjatë një konference, “Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe” që u organizua në Prishtinë nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit. Ky institut prezantoi edhe një sondazh që sipas organizatorëve “i jep përgjigje disa prej dilemave kryesore që po e karakterizojnë debatin rreth fazës finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.” Ky Institut ka organizuar të mërkurën konferencën, “Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar kështu procesit të dialogut mes këtyre dy shteteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel.
Ka ardhur koha për ta lënë prapa armiqësinë që ka prodhuar tragjedi
“Mbi një shekull kemi pasur armiqësi në raportet Kosovë-Serbi. Por, tani edhe unë besoj fuqishëm në këtë qëndrim, se ka ardhur koha për ta lënë prapa armiqësinë që ka prodhuar tragjedi të njëpasnjëshme në Kosovë, dhe për ta bërë Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve”, tha presidenti Thaçi, duke e bazuar konkludimin e tij në disa argumente.
Së pari, presidenti Thaçi tha se opsioni i ruajtjes së status quo-s në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili është mbështetur dhe ende mbështetet nga disa, është treguar i gabuar dhe i paqëndrueshëm.
“Unë mendoj se status quo-ja nuk paraqet as vendnumërim, por është kthim prapa. Në dymbëdhjetë muajt e fundit ka përkeqësim dhe regres në raportet e Kosovës dhe Serbisë. Nuk kam kurrfarë dyshimi që nëse këtë vit nuk do ta bëjmë marrëveshjen ligjërisht detyruese në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të hyjmë në një zonë të rrezikshme të këtyre raporteve, që mund ta destabilizojnë gjithë rajonin. Pra, përvoja e vitit të fundit vetëm sa ka sforcuar bindjen time që ka ardhur koha për ta arritur këtë marrëveshjen historike në mes të dy shteteve”, tha presidenti Thaçi.

Kurti: Nuk duhet të ketë korrigjim kufiri
Qëndrimet e Presidentit Thaçi u kundërshtuan nga lideri i lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, i cili vazhdon të jetë i bindur që ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të ketë korigjim kufiri. Kurti thotë se, “askush nuk ka të drejtë të falë tokën e Kosovës”.”A e dini pse qytetarët nuk duan status-quo, sepse e kanë mendjen tek papunësia, varfëria. Brezi i sotëm është mjaft i pasigurt. Kundërshtimi i status-quos është me shumë kundërshtim socio-ekonomik. As dëshmorët nga varret nuk kanë të drejtë të falin tokë të Kosovës e lëre më njerëzit e gjallë. Është keq që s’ka ndodh korrigjimi me Malin e Zi, por është mirë që s’ka ndodhë korrigjimi me Serbinë si kompromis i dhimbshëm. Por, mos të shtiremi se s’kemi marrëveshje me Serbinë. Plot 33 marrëveshje gjatë dialogut Kosovë-Serbi kanë ndodhur”, tha Albin Kurti. Sipas tij, kuvendi i Kosovës duhet t’i trajtojë këto marrëveshje se sa janë përmbushur.
“Mos të harrojmë se 33 marrëveshje Kosovë-Serbi nuk ia kanë ndryshuar mendjen as një vendi të Evropës e as Kinës dhe Rusisë. Prandaj nuk është mirë që të magjepsemi për një marrëveshje të ardhshme. Ne e dimë se çfarë do Serbia. Kufizim me shqiptarët, praktikisht përmes ndarjes”, deklaroi Albin Kurti.
Propozimi i Ivica Daçiq
Për ndarje, një kufi ndërmjet serbëve dhe Shqiptarëve në fillim të kësaj jave foli edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daciq. Mediet në Serbi citojnë Daçiqin të ketë thënë se “propozimi zyrtar i Serbisë, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është ndarja e kufirit mes serbëve dhe shqiptarëve”. Sipas tij, “nëse kjo ide ndonjëherë do të jetë në tryezë të bisedimeve, atëherë të dyja palët do të deklarohen për të”.
Sidoqoftë, në konferencën e sotme në Prishtinë “Zëri i Popullit rreth “Finales së Madhe”, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku morën pjesë shumë figura të jetës politike dhe publike e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), u prezantua edhe një /sondazh, ku u tha se 62 për qind e qytetarëve mbështesin vazhdimin e dialogut në formatin aktual. Labinot Graicevci, që prezantoi hulumtimin tha se “kanë testuar tre skenarë me qytetarë duke i pyetur ata rreth marrëveshjeve të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë

“Skenari i parë ka të bëjë me status-quon. Vetëm 16 për qind e qytetarëve të Kosovës mbështesin status-quon aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Skenari i dytë ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive në këmbim të njohjes defakto të pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Vetëm 10 për qind e mbështesin këtë skenar. Dhe skenari i tretë ka të bëjë me korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këmbim të njohjes globale dhe anëtarësimit në OKB. Ky skenar ka hasur në 30 për qind mbështetje nga qytetarët e Kosovës”, tha Labinot Greiçevci, duke prezantuar hulumtimin e Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA).
Në debatin për një marrëveshje finale Kosovë-Serbi, ligjërisht të obligueshme janë përfshirë edhe vendet e QUINT-it. SHBA-ja mbajnë qëndrimin që do të pranojnë çdo marrëveshje, për të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia. Mirëpo, në Bashkimin Evropian janë të ndarë rreth kësaj ideje, ku është Gjermania ajo që po e kundërshton ndryshimin e kufijve si pjesë e një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Terr informativ: “Të nderuar miq të DW, nuk transmetojmë “live” sepse është bllokuar çdo valë”…

Media e njohur gjermane, Deutsche Welle, ka njoftuar para pak minutash se nuk ka më mundësi transmetimi direkt të protestës së qytetarëve në Tiranë, pasi janë ndërprerë valët e internetit dhe telefonisë.
“Ndërpriten valët në zonën e protestave.
Të nderuar miq të DW-së, korrespondentet tona që ndjekin zhvillimin e protestës në Tiranë na njoftojnë se nuk kanë mundësi kontaktimi “live”, sepse ne zonat e protestës duket se është bllokuar çdo valë interneti dhe telefonike”.

Protestuesit drejt Kryesisë së Kuvendit për të kapur Ramën

Protestuesit janë nisur drejt kryesisë së Kuvendit ku njoftohet se ndodhet edhe kreu i qeverisë, Rama në një takim me Gramoz Ruçin. Deputetët e opozitës do të shkojnë drejt kësaj Kryesie për të djegur mandatet e deputetëve, në një akt zyrtar të nismës së opozitës. Do të shikojmë nëse Rama do ja mbathë nga Kryesia e Kuvendit apo do të vijojë të qëndrojë aty kur të mbërrijnë protestuesit.
Ndërkohë, mësohet se Rama është larguar menjëherë nga Kryesia e Kuvendit sapo ka mësuar se protestuesit po i afroheshin sheshit para kryesisë së Kuvendit.

Basha: Sytë e SHBA nga protesta popullore, policia mos lejojë të ikë nga vendi i pandehuri Rama

Krytetari i PD, Basha deklaroi sot para dhjetra mijëra protestuesve të mbledhur për djegien e mandateve të opozitës se nuk do të ketë kthim të opozitës dhe se sytë e demokracisë janë kthyer nga protesta popullore në Shqipëri.
“Nuk nuk jemi i dhunës, jemi popull i lirisë dhe demokracisë, jemi e ardhmja europiane e vendit. Ne nuk do të pranojmë kurrë më një Kryeministër bandit të kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e zgjedhësve me paratë e krimit të organizuar. Rama do të shkojë para drejtësisë , atje ku e meriton.
I bëj thirrje policisë së shtetit të mos lejojë daljen nga vendi të të pandehurit të popullit Edi Rama. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë kthimin e vendit në Venuzuelë. Miqve të mi ndërkombëtarë u them mos kërkoni kurrë nga mua atë që nuk do të pranonit kurrë për vendin tuaj.
Nuk do të lejojmë kthimin e Kushtetutës në një letër higjenike. Nuk do të lejojmë uzurpimin e të gjitha pushteteve dhe nuk do të pranoj kurrë zgjedhjet e belra. Nuk do të pranojmë kurrë narkoshtetin dhe narkoparlamentin. Në zemrat tona prej ditës së shtunë nuk ka vend më për frikë përveç frikës ndaj Zotit. Zemrat tona janë të mbushura me shpresë. Prej ditës së sotme vendi nuk ka më një parlament legjitim. Kapobanda ka marrë arratinë. KJo ëhstë fitorja e parë e popullit të bashkuar. Ai që duhet të ishte përballë popullit është zhdukur në drejtim të paditur dhe është futur në vrimën e miut.

Pjesë nga fjala e Bashës
Unë jam Lulzim Basha, qytetar i Tiranës në krahun tuaj dhe me ju në këtë betejë.
Sot kemi nisur rrugëtimin e shpresës, këtë rrugëtim që nisi me bashkimin më të madh të shqitarëve do të vazhdojë pa ndërprerje deri në rrëzimin e qeverisë së krimit.
Ne kërkojmë për vendin tonë atë që na kërkon, dhe sytë e Europës dhe Amerikës janë sot në këtë shesh dhe ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që keni për popujt tuaj.
Lulzim Basha do të qëndrojë në krahun tuaj në këtë betejë, unë besoj tek demokracia Europiane, tek demokracia Amerikane që çon para burgut politikanët e inkriminuar dhe kriminelët.
Unë e di se njësoj si unë qytetari Lulzim Basha, besojnë të gjithë qytetarët e thjeshtë të Shqipërisë. Ne nuk jemi populli i dhunës, jemi populli i lirisë, demokracisë, i Shqipërisë, ne jemi e ardhmja Europiane…
…Nuk do të kërkoj kurrë që Kushtetuta të kthehet në letër higjenike nga një kriminel që përfaqëson më të zezën, llumin e shoqërisë.
Nuk do të pranoj kurrë pasurimin e një grushti njerëzish. Nuk do të pranoj kurrë zgjedhjet e krimit të organizuar. Unë nuk do të pranoj që xhepat e popullit më të varfër të Europës të vidhen nga një grusht njerëzish.
Ne jemi njerëzit e demokracisë. Ne jemi njerëz të vlerave dhe besoj se shumica edhe të besimit në Zot.

Prej ditës së shtunë, në zemrat e shqiptarëve nuk ka frikë tjetër përveç frikës së Perëndisë.
Zemrat tona janë mbushur me kurajo.
Shikojeni kapobandën që ka shkuar përsëri në arrati. Kjo është prova që vendi nuk ka një qeveri legjitime. Kjo është prova e parë e popullit të bashkuar.
Mos i prekni vëllezërit dhe motrat tanë policë, se janë të nënpaguar dhe se janë me ne kundër kësaj qeverie.
Ai që duhet të ishte përballë popullit është zhdukur në vrimën e miut dhe ky është vetëm fillimi.
Le ta nisim bashkë sot këtë rrugëtim shprese drejt të ardhmes sonë europiane. Shpresa jonë është Europa dhe atë derë mund ta hapim ne, populli i lirisë dhe demokracisë.
Ndiqmëni dhe ejani të gjithë pas nesh për të dorëzuar në mënyrë finale dhe në mënyrë të pakthyeshme, mandatet e deputetëve dhe për t’i dhënë fund mandatet e këtij regjimi kriminal dhe të marrë në dorë fatet.
Të gjithë pas meje për ta finalizuar këtë akt historik, patriotik dhe europian!”
(Basha niset drejt Kryesisë së Kuvendit i shoqëruar nga mijëra protestues)