20.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Visar Zhiti për bashkëvuajtësin e vrarë: Prapë u dhe borxh të gjithëve ca dritë, që s’e di si do ta kthejnë…

Bashkëvuajtës,
që guxove aq shumë, qëndrestar dhe i vrullshëm, me vështrimin rinor, ngulmues përtej vdekjes…
Ç’të them? Më ka lënë pa fjalë vrasja jote. Sa na ka tronditur!…

Ti që i mbijetove torturave, që dole gjallë nga hetuesitë e rënda, nga nëntoka në minierat e ferrit, nga revolta e të burgosurve, nga gjithë ai burg i tmerrshëm, nga kaosi i rënies së diktaturës, nga revanshet e saj, etj, etj, të vritesh tani, kur nuk besohej, në lirinë tënde, në një pasdite në park, në paqen dhe kohën që duhej të ishte e jotja, që erdhi dhe prej teje e bashkëvuajtësve të tu, prej martirizimit dhe dhembjes së përbashkët, prej ëndrrave të tua, prej guximit tënd, mjafton të lexojnë letrën e habitshme që i dërgove që nga burgu vejushës së diktatorit, ku akuzoje diktaturën, atë leter që duhet futur në të gjitha tekstet e shkollave bashkë me poezitë e të pushkatuarve, të Vilsonit e Gencit, Havziut e Trifonit, të At Prennushit e Baba Tomorit, etj, etj, kur të kishin borxh jo vetëm ato para, që thanë mediat kur dhanë lajmin e kobshëm, por të kishin borxh që të gjithë vuajtjen dhe rininë, ëndrrat, sakrificat, demokracinë e dëshiruar, tani, ah, dhe jetën…

Ishe me tët bir, po vraponit bashkë në park, gazmorë, përballë ju doli fatkobi… nga vinte, nga e shkuara, nga terret, të kishte zënë pusí…?!… Jetim mbeti yt bir, iu ndal vrapi atij dhe të ardhmes.

Jo, vogëlush i dashur yni, vrapo, vrapo deri atje ku do të donte babi yt, te paqja dhe e mira, te dija dhe gëzimet në atdheun e ëndëruar. Vrapo, vrapo, Baxhinoz i vogēl, bëhu burrë i madh! Babi yt është fitimtar dhe dëshmitar i fitores në të nesërnen tënde, ti ende shumë e më shumë…

Do të doja të flisja prapë, nuk mundem, s’mē lë tragjedia…
Miku ynë, Haxhi, shoh vështrimin tënd, që përshkon vrulltazi si shigjetë të përtejmen. Dhe e përshkëndit terrin… prapë u dhe borxh të gjithëve ca dritë, që s’e di si do ta kthejnë…

Ka ardhur koha të hapim një faqe të re për Shqipërinë!

Nga Klarisa REXHVELAJ 

Që nga gjeneza jemi projektuar për të qenë të lirë, jemi rritur e ushqyer me vlerat e DEMOKRACISË. Me idealet demokratike, bazat e forta, besimi në zot, familja, e drejta e pronës, e drejta e mendimit të lirë…
Sot që çdo parim rrezikohet, ku te gjithë po ndeshemi me diktaturën një Parlamenti Kriminelesh e njerëzish pavlera morale, na lind detyra të jemi rinia e ndryshimit, rinia e shpresës.
Kur vendi gjendet në udhëkryq të gjithëve na duhet të marrin në dorë fatet tona. Të japim nga vetja për një Shqipëri më të mirë, pa korrupsion dhe krim, për një vend ku meritokracia të jetë për çdo qytetar. E në këtë situatë të gjithëve na duhet të japim nga vetja. Të kapërcejmë mbi interesin individual, të japim kontributin tonë për vendi ynë të bëhet i begatë dhe ti bashkohet familjes së madhe Europiane.
Prandaj, unë bashkohem alternativës së Partisë Demokratike, partia që u themelua nga studentët e që sot mbahet fort nga qindra të rinj, si motori që gjeneron energjinë e vitalitetin e saj.
Protestat mbarë Kombëtare etiketohen si “Protestat e Opozitës” por në fakt janë protestat e popullit, pasi pa mandate figurat përfaqësuese të opozitës dhe populli janë shkrirë në një.
Sot jemi popull opozitarë që kërkojmë liri, demokraci, të drejta të barabarta.

Si një studente që po jetoj e studioj në Shqipëri me lind detyra të kontribuoj për ndryshimin e një sistemi që po na shtyp çdo ditë. Me sytë e me ëndrrën e madhe për një Shqipëri si gjithë Europa zgjodha të jetoj në vendin tim. Zgjodha të qëndroj, të rezistoj, pasi po të ikim të gjithë, kush do na i ndreq pakënaqësitë?!
Faik Konica ka thënë:
“Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vijë sot a nesër t’i shpëtojë. Është nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i ka për të egër e për të humbur… Le të themi pra të vërtetën, gjithnjë të vërtetën,… të përpiqemi t’i fryjmë popullit tonë pak jetë e pak guxim”.
Ndaj sot na lind detyra ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa e jo të presim me sytë nga qielli.
Të ndryshojmë imazhin e shqiptarit “të egër” të pacivilizuar që na ka damkosur prej vitesh.
Ka ardhur koha të hapim një faqe të re për Shqipërinë ku të pasqyrohen vlerat e vërteta, dhe bukurit që ka si vend e si popull. Që shquhen për natyrën e bukur, mikpritës, bujar, zemërbardhë…
Ka ardhur koha që shqiptari të ndihet zot në shtëpinë e tij, e jo te iki me trastën mbi shpinë nga pamundësia, nga skamja e mjerimi, thjeshtë për një kore buke… Ka ardhur koha për ndryshim!
“E dua Shqipërinë si gjithë Europa!”

Tik-taku për rrëzimin e Edi Ramës!

Nga Qamil Gjyrezi

Tik-taku për rrëzimin e qeverisë së “Rilindjes” po troket cdo ditë në veshin e politikanit/piktor Edi Rama! Rama është artist i arteve vizive, por ai ka treguar se ka edhe “vesh muzike” për të dëgjuar muzikën e tingujve! “Tiku” ka filluar në “piano” dhe “Taku” do të jetë një “kreshendo” e madhe rrëzimi i Edi Ramës me oligarkët që po qeverisin aktualisht.

Rama biles ka kënduar edhe një këngë në ritmin “Hip-Hop” më një grup të njohur kur ka qenë kandidat për Kryetar/Bashkie në Tiranë. Prandaj ai e dëgjon dhe kupton shumë mirë “Tik-takun” e “Akrepave” të Orës së madhe” që po troket deri në Surrel në derën dhe veshin e Kryeministrit. Tik-taku për Ramën ka filluar që me vjedhjen e votave në vitin 2017!

Ka vazhduar me rezistencën e opozitës në parlament dhe protestat lokale. Ka vazhduar pastaj me gjuajtjen me “vezë” dhe me “bojë” të Ramës në Parlamentin e dështuar. Protesta popullore e datës 16 Shkurt 2019 ishte një “goditje” e madhe për qeverinë e Rilindjes.

Largimi e opozitës nga parlamenti i krimit, djegja e mandateve ishte një goditje tjetër për Rilindjen. Dosjet 339 dhe 184, që nëse hapen nga prokuroria, do të jenë një “Tik-tak” i fuqishëm për Kryeminstrin e dështuar dhe oligarkët e tij. Nëse vërtetohet vjedhja e votave në 2017, organizatorët e këtij krimi elektoral do të përfundojë pas hekurave.

Deklarata e PD.-së, se nuk do të marri pjesë në zgjedhjet lokale 2019 në këtë situatë anarkike politike është një vendim i drejtë dhe goditje për Kongresin e P.S.-së që do të pregatisi “vjedhjen” e radhës të zgjedhjeve lokale. Protesta e madhe popullore e datës 16 Mars 2019 e detyroi Ramën të kuptojë situatën social-politike në të cilën ndodhet vendi.

Lajmi që mediat ndërkombëtare e quajnë Opozitën: “Përfaqësuese e madhe e shqiptarëve! Deklarata e Martin Henze kryekëshilltari i CDU. për ekonominë: “Ishte një protestë që të impresionante”! Lajmi që protestat dhe revolta popullore nuk do të ndalen! Lajmi që ditën e Enjte me 21 Mars do të rrethohet Parlamenti ilegjitim!

I gjithë kjo lëvizje opozitare ky “Tik-tak”,do të përfundojë me largimin e Edi Ramës nga qeveria dhe zgjedhje të lira për të gjitha palët. Kurse “përgjegjësia” për të qeverisur e PD.-së ka filluar me deklaratën e Martin Henze: “Basha kryeministër dhe ekipi i tij gati të qeverisë vendin”!

Programi ekonomik i PD.-së, zbatimi i të cilit do të sjellë ndryshime të shpejta e të ndjeshme për qytetarët. Reforma në drejtësi, çfarë çalon në këtë reformë të domosdoshme për të gjithë!? Bashkëpunimi i P.D.-së me CDU-në dhe aleatët e saj në PPE.

Mbështetja e CDU-së të kancelares gjermane Merkel, dhe konservatorëve britanike në muajt e ardhshëm. Programi ekonomik për të kaluar situatën emergjente. Programin për studentët dhe pencionistët. Programi për “konfiskimin” e parave të vjedhura të oligarkëve të Ramës me PPP-të e famshme.

Programi për shëndetësinë dhe mbështetjen sociale, shtresat në nevojë. Pra arritja e opozitës P.D.-së, do të jetë dorëheqja e Edi Ramës, qeveria tranzitore për zgjedhje të lira të pakontestuara nga të gjithë dhe të qeverisurit e mirë për të gjithë.

Arritje tjetër e PD-së, do të jetë Basha kryeministër dhe ekipi i tij gati të qeverisë vendin, përgjegjësi historike që do i’a ngarkojnë të gjithë Shqiptarët. Akrepat e orës po drejtohen drejt fitores së madhe të P.D.-së dhe opozitës dhe popullit të “keqpërdorur” nga Rama me bandat e tija!

Rama zgjedh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme djalin e tezes së Ina Ramës!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas çeljes së garës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Rama për të realizuar këtë, Kunat KLP, jashtë çdo kriteri ligjor dhe kushtetues, vendosi sot që të përjashtohen nga gara të gjithë kandidatët për këtë post që nuk kanë mbrojtur doktoraturën.
Prokurori Olsian Çela, i cili ka vendosur të garojë për kreun e organit të akuzës në vend, sipas Berishës është edhe familjar i ish-kryeprokurores së përgjithshme Ina Rama.

Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha
Krye, krye kreu i Meduzes, Edvin Kistaq Urrejtja zgjodhi sot zedhenesin e tij ne institucionin e akuzes!
Miq, sot Kunat KLP vendosi per te zgjedhur zedhenesin e Rames per institucionin e akuzes. Per te realizuar kete, Kunat KLP, jashte çdo kriteri ligjor dhe kushtetues, vendosi sot qe te perjashtohen nga gara te gjithe kandidatet per kete post qe nuk kane mbrojtur doktoraturen.
Miq, ky eshte kriter unikal ne bote. Ky kriter akademik vendoset vetem per vendet e hapura per drejtim katedrash apo institucionesh akademike kerkimore shkencore.
Burimet nga Kunat KLP njoftojne se kete kriter e ploteson Kunati ne krye te KLP, ndrikull Ina Rama dhe tezaku i saj Olsi Çela.
Tani emrin e zedhenesit te krye, krye kreut te Meduzes gjejeni vet.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) çeli ditën e sotme garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, post që mbahet aktualisht nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.
KLP ka miratuar rregulloren mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm me një mandat kushtetues 7-vjecar.
Mësohet se përveç kandidimit të Arta Markut, prokurorët e tjerë që pritet të garojnë për këtë post janë Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca.

Berisha denoncon skandalin: Rama zgjedh Kryeprokuror djalin e tezes së Ina Ramës!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas çeljes së garës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Rama për të realizuar këtë, Kunat KLP, jashtë çdo kriteri ligjor dhe kushtetues, vendosi sot që të përjashtohen nga gara të gjithë kandidatët për këtë post që nuk kanë mbrojtur doktoraturën.
Prokurori Olsian Çela, i cili ka vendosur të garojë për kreun e organit të akuzës në vend, sipas Berishës është edhe familjar i ish-kryeprokurores së përgjithshme Ina Rama.

Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha
Krye, krye kreu i Meduzes, Edvin Kistaq Urrejtja zgjodhi sot zedhenesin e tij ne institucionin e akuzes!
Miq, sot Kunat KLP vendosi per te zgjedhur zedhenesin e Rames per institucionin e akuzes. Per te realizuar kete, Kunat KLP, jashte çdo kriteri ligjor dhe kushtetues, vendosi sot qe te perjashtohen nga gara te gjithe kandidatet per kete post qe nuk kane mbrojtur doktoraturen.
Miq, ky eshte kriter unikal ne bote. Ky kriter akademik vendoset vetem per vendet e hapura per drejtim katedrash apo institucionesh akademike kerkimore shkencore.
Burimet nga Kunat KLP njoftojne se kete kriter e ploteson Kunati ne krye te KLP, ndrikull Ina Rama dhe tezaku i saj Olsi Çela.
Tani emrin e zedhenesit te krye, krye kreut te Meduzes gjejeni vet.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) çeli ditën e sotme garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, post që mbahet aktualisht nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.
KLP ka miratuar rregulloren mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm me një mandat kushtetues 7-vjecar.
Mësohet se përveç kandidimit të Arta Markut, prokurorët e tjerë që pritet të garojnë për këtë post janë Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca.

Lleshi i rrethuar me policë, studentët e bëjnë për dy lekë dhe e përzenë

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar në Facebook lidhur me vizitën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në universitetin e Durrësit.
Berisha vlerëson qëndrimin e studentëve dhe sulmon Lleshajn sa i përket masave ekstreme të sigurisë.
“Dështon rrethimi policor i Sandër Lleshit në Durrës. I ndërtuar si një takim propagandistik, që do të mund të shitej si një stabilitet në vend, takimi i ministrit të brendshëm me studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit ka rezultuar në një përplasje publike me studentët”, shkruan ndër të tjera ish kryeministri Berisha.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Vasal Lleshaj burracak shkon ne takim me studentet i rrethuar nga 10 narkopolicet e tij!
Studentet guximtar e bejne per dy leke dhe e perzene me qendrimin e tyre:
Ata i thone erdhe me 10 badiguarde ne takim dhe kerkojne largimin e tyre nga salla
– denojne per perdorimin e gazit lotsjelles dhe pas kesaj iken nga takimi me bisht nen shale!
Nderim studenteve guximtare! sb

Dështon rrethimi policor i Sandër Lleshit në Durrës. I ndërtuar si një takim propagandistik, që do të mund të shitej si një stabilitet në vend, takimi i ministrit të brendshëm me studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit ka rezultuar në një përplasje publike me studentët.
Edhe pas kontrolleve, situata brenda takimit ka vijuar gjithë kohën shumë e tensionuar. Studentët kanë kërkuar arsyet pse ministri kishte ardhur me 10 bodyguardë.

Përgjigjja e tij ishte: “ma imponon protokolli”. Përderisa është kështu, vijuan studentët, atëhere nxirri jashtë takimit. Ministri i Brendshëm është detyruar t’i largojë nga salla, por edhë më tej, situata ka vijuar e tensionuar. Studentët i kanë kujtuar se erdhi me 10 bodyguardë në Durrës, ndërkohë që për 48 orë në Tiranë ishin vrarë dy veta. “Çfarë kërkon i thanë studentët Lleshajt, që edhe në Durrës të vriten dy të tjerë”. Ndërhyrjet në mbrojtje të Vangjush Dakos dhe akuzat për gazin lotsjellës i kanë humbur durimin Sandër Lleshajt, i cili sapo u përmend fjala “gaz lotsjellës” u ngrit e braktisi takimin, pa asnjë paralajmërim.

Vasal Lleshaj burracak shkon ne takim me studentet i rrethuar nga 10 narkopolicet e tij!Studentet guximtar e bejne per dy leke dhe e perzene me qendrimin e tyre:Ata i thone erdhe me 10 badiguarde ne takim dhe kerkojne largimin e tyre nga salla-e gozhdojne me pyetjen:Ça e keshillove Ramen,mbush vendin me Kanabis.- denojne per perdorimin e lendeve toksike kunder protestuesve dhe pas kesaj iken nga takimi me bisht nen shale! Nderim studenteve guximtare! sbDështon rrethimi policor i Sandër Lleshit në Durrës. I ndërtuar si një takim propagandistik, që do të mund të shitej si një stabilitet në vend, takimi i ministrit të brendshëm me studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit ka rezultuar në një përplasje publike me studentët.Edhe pas kontrolleve, situata brenda takimit ka vijuar gjithë kohën shumë e tensionuar. Studentët kanë kërkuar arsyet pse ministri kishte ardhur me 10 bodyguardë.Përgjigjja e tij ishte: “ma imponon protokolli”. Përderisa është kështu, vijuan studentët, atëhere nxirri jashtë takimit. Ministri i Brendshëm është detyruar t’i largojë nga salla, por edhë më tej, situata ka vijuar e tensionuar. Studentët i kanë kujtuar se erdhi me 10 bodyguardë në Durrës, ndërkohë që për 48 orë në Tiranë ishin vrarë dy veta. “Çfarë kërkon i thanë studentët Lleshajt, që edhe në Durrës të vriten dy të tjerë”. Ndërhyrjet në mbrojtje të Vangjush Dakos dhe akuzat për gazin lotsjellës i kanë humbur durimin Sandër Lleshajt, i cili sapo u përmend fjala “gaz lotsjellës” u ngrit e braktisi takimin, pa asnjë paralajmërim.https://www.syri.net/politike/239034/video-u-rrethua-me-polic-sander-lleshit-i-deshton-takimi-me-studentet-ne-durres/

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 19. März 2019

“Sandër Lleshaj, bëj kujdes me urdhërat”

Protesta e banorëve të Astirit ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme e cila ka hyrë në ditën e saj të 136 për të mbrojtur banesat e tyre nga shembja për shkak të vijimit të punive për zbatimin e projektit të Unazës së Madhe.
Ata siçdo mbrëmje kanë bllokuar rrugën por gjatë protestës së sotme, ata janë rrethuar nga një numër i madh policësh të cilët nuk i kanë lejuar të bllokojnë të dy akset e Unazës.
Protestuesit duke iu drejtuar Ministrit Lleshaj, i kanë kërkuar këtij të fundit të ketë kujdes me durimin e tyre, pasi do të shikojë një protestë para policisë që se ka parë kurrë.
Gjithashtu banorët i kanë kërkuar Ministrit Lleshaj dhe kryeministrit Rama të heqin dorë nga presionet për të arrestuar protestuesit.
“Shumë mirë keni bërë që na keni rrethuar me policë. Shko rretho shtëpinë e Edi Ramës, të Gjikunirt, të Afrim Qendros para se të rrethoni Unazën e Re. I them Policisë së Shtetit që nëse arreston një qytetar të Unazës së Re, do të shohin Protestën më të madhe që kanë parë ndonjëherë. Mos i hidhni benzinë zjarrit. Nuk na tremb Policia e Leshit. Tik-Tak Tik-Tak, ka ardh fundi për qeverinë tënde”, deklaruan protestuesit.
Ndërkohë ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, i cili i është bashkuar si çdo mbrëmje protestës së tyre, iu drejua Policisë duke i thënë që “është më mirë të merret me bandat, me kriminelët, me kumbarin Edi Rama. Ne kemi ndjenjur këtu 136 ditë dhe shoqërimet nuk na impresionojnë. E vetmja gjë që na bëjnë është që na revoltojnë.
Ti Sandër Lleshaj bëj kujdes me urdhërat që jep bashkë me kupolën tënde që dehet si derr. Këtu te Unaza kërkohet një gjë. Duan projekte le ti bëjnë, por jo të vjedhin 20 milion euro. Të bëhet një projekt normal. Por nuk ka projekt që shkatërron shtëpitë. Dhe këtu ministrja të dalë dhe të thotë që shtëpitë e njerëzve nuk prishen. Ne nuk do t’iu lejmë vetëm asnjë minutë. Nëse do, shko çoji ato lekët te studentët”, tha Balliu.

Lleshi “gati tu” tek dera, mbushi sallën me rojet e tij në vendet e studentëve

Studentët e Durrësit i treguan vendin sot Ministrit Lleshaj, që kishte shkuar në Universitetin e tyre për tu dhënë leksion për Paktin për Universitetin dhe Plehrat, ndërkohë që ka qenë po ky vetë që mbante funksionin e Këshilltarit për Sigurinë së kryeministrit, kur ky i fundit kanabizonte vendin.
Por mënyra se si Lleshaj ka shkuar sot në takim me studentët i shoqëruar me 50 policië dhe roje private, nuk tregon gjë tjetër vetëm se frikën e një ministri që në njërin krah u hedh të rinjve gazlotsjellës dhe në krahun tjetër shkon te ata me taborë me policë.
Kjo foto ku në sallë ka më shumë roje private se studentë, tregon më së miri gjendjen ku është katandisur Ministri i Brendshëm dhe shefi i tij.
Vetëm nga një numërim i thjeshtë në sallë janë të paktën 8 roje private, ndërsa thuhet se numri i tyre ka qenë deri në 20.
Ndërsa Lleshaj ka preferuar të qëndrojë të dera si për ti shpëtuar ndonjë të papriture.

Unaza e Re blindohet nga policia, protestuesit: Mos i hidhni benzinë zjarrit se do digjeni vetë!

Protestuesit e Unazës së Re kanë dalë sonte për të 136-tën ditë për të mbrojtur banesat e tyre nga shembja që kërkon tu bëjë qeveria Rama.
Në protestën e sotme, ata janë rrethuar nga një numër i madh policësh të cilët nuk i kanë lejuar të bllokojnë të dy akset e Unazës.

Protestuesit duke iu drejtuar ministrit Lleshaj si ministri Leshi, i kanë kërkuar këtij të fundit të ketë kujdes me durimin e tyre, pasi do të shikojë një protestë para policisë që se ka parë kurrë.
Po kështu protestuesit i kanë kërkuar ministrit Lleshaj dhe kryeministrit Rama të heqin dorë nga presionet për të arrestuar protestuesit.

Në thirrjet “Ervin kazan, hajdut, legen” ata i kujtuan dhe njeherë Ramës dhe klikës së tij se po u ka ardh fundi
“Shumë mirë keni bërë që na keni rrethuar me policë. Shko rretho shtëpinë e Edi Ramës, të Gjikunirt, të Afrim Qendros para se të rrethoni Unazën e Re.

I them Policisë së Shtetit që nëse arreston një qytetar të Unazës së Re, do të shohin Protestën më të madhe që kanë parë ndonjëherë. Mos i hidhni benzinë zjarrit se do digjeni vetë. Nuk na tremb Policia e Leshit. Tik-Tak Tik-Tak, ka ardh fundi për qeverinë tënde”, thirrën protestuesit.

Ndërkohë ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, iu drejua Policisë duke i thënë që “është më mirë të merret me bandat, me kriminelët, me kumbarin Edi Rama. Ne kemi ndjenjur këtu 136 ditë dhe shoqërimet nuk na impresionojnë. E vetmja gjë që na bëjnë është që na revoltojnë.

Ti Sandër Lleshaj bëj kujdes me urdhërat që jep bashkë me kupolën tënde që dehet si derr. Këtu te Unaza kërkohet një gjë. Duan projekte le ti bëjnë, por jo të vjedhin 20 milion euro. Të bëhet një projekt normal. Por nuk ka projekt që shkatërron shtëpitë. Dhe këtu ministrja të dalë dhe të thotë që shtëpitë e njerëzve nuk prishen. Ne nuk do t’iu lejmë vetëm asnjë minutë. Nëse do, shko ëoji ato lekët te studentët”, tha Balliu.

Shtetrrethim në Durrës, Lleshit i dështon takimi me studentët, ikën me bisht ndër shalë…

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dështuar në takimin me studentët në Durrës, ndonëse bëri shtetrretim në qytetin bregdetar. I ndërtuar si një takim propagandistik, që do të mund të shitej si një stabilitet në vend, takimi i ministrit të brendshëm me studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit ka rezultuar në një përplasje publike me studentët.

Edhe pas kontrolleve, situata brenda takimit ka vijuar gjithë kohën shumë e tensionuar. Studentët kanë kërkuar arsyet pse ministri kishte ardhur me 10 bodyguardë.

Përgjigjja e tij ishte: “ma imponon protokolli”. Përderisa është kështu, vijuan studentët, atëhere nxirri jashtë takimit. Ministri i Brendshëm është detyruar t’i largojë nga salla, por edhë më tej, situata ka vijuar e tensionuar.

Studentët i kanë kujtuar se erdhi me 10 bodyguardë në Durrës, ndërkohë që për 48 orë në Tiranë ishin vrarë dy veta. “Çfarë kërkon i thanë studentët Lleshajt, që edhe në Durrës të vriten dy të tjerë”.

Ndërhyrjet në mbrojtje të Vangjush Dakos dhe akuzat për gazin lotsjellës i kanë humbur durimin Sandër Lleshajt, i cili sapo u përmend fjala “gaz lotsjellës” u ngrit e braktisi takimin, pa asnjë paralajmërim.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ishte sot në Durrës, ku kërkoi të zhvillojë një takim me studentët në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’.
Ai u prit me protesta nga studentët dhe më pas u fut në një sallë ku ishin mbledhur studentë të tjerë.

Por ajo që ka rënë në sy ishte fakti se takimi i Lleshit me studentët është zhvilluar në shtetrrethim.
Rojet dhe garda ishin vendosur që në hyrje të universitetit, duke mos lejuar të futen në sallë studentët që nuk e kishin emrin në listë. Më pas roje ka pasur brenda sallës dhe në çdo hyrje të saj.