13.3 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

E paprecedentë! Me lepurin në bark, Rama fik antenat e kompanive celulare

Ndërkohë që është duke u zhvilluar protesta e oozitës AKEP ka dhënë urdhër të fiken antenat e kompanive celulare për orarin 11:00-16:00. Sipas AKEP ky urdhër bëhet për shkak të kërkesës së Policisë së Shtetit, dhe në mbrojtje të interesit të vendit dhe sigurisë publike.
“AKEP urdheron nderprerjen e paligjshme te sinjalit te gjithe operatoreve te telefonise celulare ne te gjithe bulevardin, perfshire zonen e protestes dhe perreth Partise Demokratike”, thuhet në reagim e PD.
NJOFTIMI I AKEP
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njofton qytetaret se me kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me qëllim marrjen të masave për zbatimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe të sigurisë publike, ka udhëzuar operatorët celulare të bëjnë ndërpreje të shërbimeve të komunikimeve elektronike në disa zona të Tiranës, nga ora 11.00 deri në orën 16.00 të datës 21 shkurt 2019.

AKEP ka vepruar në zbatim të Ligjit 9918/2008, “Për komunikimet elektronike në RSH”, i cili autorizon bllokimin e shërbimeve per nevoja te sigurisë publike.
AKEP ju kërkon ndjesë qytetarëve lidhur me kufizimet e përkohëshme të shërbimeve dhe shpreson qe situata të tilla të mos jenë të nevojshme në të ardhmen.
Derimë tani raportohet nga gazetarët që janë në terren, se në ambientet përpara Kuvendit ka ngadalësim të shpejtësisë së internetit, ndikuar kjo dhe nga masiviteti i qytetarëve që i janë bashkuar protestës.
Deputetët që tashmë kanë djegur mandatet po mbajnë fjalime me radhë përpara qytetarëve, duke thënë se objektivi i radhës janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Vetë kryeministri Edi Rama ka qëndruar në heshtje ditët e fundit, ndërsa mëngjesin e sotëm ndodhej në një takim me Gramoz Ruçin te Kryesia e Kuvendit.
Ka indicie se protesta e sotme do të zhvendoset në drejtim të kryeministrisë, pas përfundimit të fjalimeve te Kuvendi.

Dash Shehi: Ky zotëria që duam të pëzëmë është e keqja më e madhe që na ka rënë në 30 vjet

Deputeti Dashamir Shehi u shpreh gjatë fjalës së tij para mijëra e mijëra protestuesve, se, ne nuk jemi mrekullia, nuk jemi pa huqe, por të keqe më të madhe se kjo nuk i kishte rënë Shqipërisë.
“Ky zotëria që duam të pëzëmë është e keqja më e madhe që na ka rënë në 30 vjet. Nuk jemi mrekullia ne, nuk jemi pa huqe, por të keqe më të madhe se kjo nuk i kishte rënë Shqipërisë.
Ky njeri që bredh poshtë e përpjetë Shqipërisë dhe hedh helm kundër shqiptarëve dhe pretendon se do na bashkojë me Kosovën, ky do të ndajë edhe Shqipërinë nëse e lëmë. Por nuk do ta lëmë. Është rrugë e gjatë dhe e vështirë po nuk kemi rrugë tjetër. Nuk na ka lanë shteg tjetër përveç protestës së rrugës. Do të vijë dita që do t’i kthehemi asaj salle, por do t’i kthehemi si burrat!”

Përse djegim sot mandatet

Jorida TABAKU

Kam hyrë në sallën e këtij Kuvendi në shtatorin e vitit 2013. Hyra këtu në kushtet e një opozite të dalë nga zgjedhjet më tëmira të kryera ndonjëherë në Shqipëri. Hyra për të përfaqësuar flamurin e një partie që kish qeverisur për ta futur vendin nëNATO dhe kish luftuar deri në fund për të nisur procesin e hapjes së negociatave të mohuara nga lufta për “kryetarin e qarkut të Fierit” të udhëhequr nga kryeministri Rama. Isha njëpjesë e vogël e një armate të madhe qeverisëse që e çoi vendin shumë hapa përpara vitit 2005, ndërsa përballë nesh ishte njëmazhorancë e dalë nga votat e blera.
Beteja e parë e opozitës ishin zgjedhjet e Korçës, të cilat, siç u faktuan nga provat filmike ishin të blera dhe të manipuluara. Pak muaj më pas një deputet i mazhorancës kërcënoi gratë nëradhë përpara tij për të marrë mandatin e deputetit, i njëjti deputet që do të sulmonte fizikisht kolegun Strazimiri. Njësulm që erdhi pas një urdhëri të kryeministrit Rama përmes sms-ve dhe që sot e kësaj ditë do të mbetet në memorien e shqiptarëve, përfshirë edhe përqeshjen harbute të kryeministrit që dhunën e ushtruar e konsideroi “ledhatim”.
Në këtë Kuvend kemi evidentuar përditë e më shumëpërfshirjen e të inkriminuarve dhe përdhunuesve me precedentë penalë në grupin parlamentar të mazhorancës. Kjo mazhorancë vazhdonte përdhunshëm të uzurponte në mënyrëanti-kushtetuese institucionet, të shkelte me këmbë edhe ligjin për Nëpunësin Civil që e votoi në fund të mandatit të saj opozitar dhe të shndërronte Shqipërinë në një Kolumbi prej 28 mijë kilometrash katrorë.
Një investim personal i qeverisë dhe ministrave të saj, njëprojekt djallëzor që ishte në garë të ethshme me koncesionet klienteliste që ajo i shpërndante 11 biznesmenëve pranë saj.
Gjashtë vjet më pas shqiptarët, falë dosjes së famshme 339, morën provën më të qartë se si zgjedhjet lokale të Dibrës por edhe ato të përgjithshme të Shqipërisë 2017 ishin një farsë. Eksponentë të rëndësishëm socialistë, disa që janë bërëpublikë, dhe të tjerë që ende nuk janë publikuar, ishin përfshirë në marrëveshje mirëkuptimi dhe ndarje territoresh me bandat e Durrësit, Shkodrës, Dibrës, Tiranës, Beratit, Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës.

Në këtë Kuvend kam parë sesi kjo mazhorancë e timonierit pa frena, kjo mazhorancë e kusisë dhe tepsisë të shndërruar nëkazanin e grykësisë së këtij njeriu në krye të vendit shpërndaukoncesionet dhe projektet PPP me vlerë 2 miliardë euro që do të paguhen për mbi 20 vjet nga taksat e shqiptarëve, nga ne dhe nga fëmijët tanë..
Në këtë Kuvend kam parë sesi tepsia e abuzimeve rritej përherë e më shumë ndërsa institucionet e llogaridhënies zvogëloheshin gjithnjë e më shumë.
Në këtë parlament, u votua nga deputetë që e quajnë veten qytetarë, vendimi i qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar a thua se teatri kombëtar ishte një kioskë. Në këtë parlament, kjo qeveri përgatiti terrenin për të shkërrmoqur Gjykatën Kushtetuese. Në këtë parlament janë noterizuar ligje me emër biznesmeni që vjedhin pronën publike dhe atë private.
Përballë kësaj mungese të demokracisë dhe vlerave më elementare të parlamentarizmit funksional,
Në kushtet e një qeverie që uzurpon me përdhunë dhe dhunë çdo institucion demokratik,
Në kushtet e një pushteti që ka ardhur prej krimit dhe punon për oligarkët dhe krimin,
Në kushtet e një qeverie që është konvertuar në një qeveri-kartel,
Opozita nuk mund të jetë më një fasadë për këtë parlament.
Djegia e mandateve nuk është sakrificë,
Nuk është as edhe shqelm ndaj demokracisë.
Sot përfundoi procesin e dorëzimit të mandatit tim si deputete. 28 vjet pas ditës në të cilën pashë time më në sheshin Skëndërbej të gëzonte rrëzimin e statujës së diktatorit gjakatar Hoxha; së bashku me shqiptarët dua të luftoj për të rrëzuar një diktator të ri në lindje. Në shkurtin e vitit 1991, ne përmbysëm diktaturën komuniste, sot së bashku do të përfundojmë përmbysjen e diktaturës së narko-shtetit, diktatin e një mazhorance që punon për krimin.
Asnjë pendesë, asnjë zhgënjim. Por krenare që për fëmijët tanë hedhim hapin e duhur për të mposhtur këtë regjim. Së bashku ne mund t’ia dalim. Së bashku ne do t’ia dalim!

Zëri i Amerikës: Parlamenti rrethohet me tela me gjemba, SHBA thirrje policisë, kujdes…!

Zëri i Amerikës është duke transmetuar edhe sot live protestën e shqiptarëve që po bëhet te parlamenti.
Mbi 1 mijë forca policie janë angazhuar sot pranë parlamentit ku opozita zhvillon protestën e saj. Gjatë natës, e gjithë zona u rrethua dhe me tela me gjemba, ndërsa seanca parlamentare u shty pas dyshimeve për akte të mundshme dhune. Mbrëmë policia përmes një deklarate u shpreh se “ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë”. Policia theksoi gjithashtu se “forcat e rendit dhe sigurisë janë të gatshme t’i përgjigjen me forcën e ligjit dhe në proporcionalitet të plotë, çdo veprimi të paligjshëm apo akti dhune”.
Para nisjes së protestës, e cila pason vendimin për djegien e mandateve të deputetëve opozitës, kryetari demokrat Lulzim Basha tha se rrethimi i parlamentit me tela me gjemba janë të ngajshme “për një rregjim ushtarak”, ndërsa anullimin e seancës parlamentare ai e konsideroi një veprim “antikushtetues dhe antiligjor, sepse nuk është më parlament. Ne, përmes bashkimit qytetar – vijoi zoti Basha – përmes bashkimit qytetar, do të bëjmë të mundur që këto dy ngjarje të rëndësishme sot: mbyllja e parlamentit dhe rrethimi me tela me gjemba ushtarakë dhe largimi i Edi Ramës të mos jenë ngjarje e vetëm një dite, por të kthehen shumë shpejt në zgjidhjen politike dhe t’i hapin rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, një parlamenti nga populli, me popullin dhe për popullin.”
Ambasada amerikane në Tiranë shpërndau sot një tjetër deklaratë, përmes së cilës “Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur”.

Deputetët dorëzojnë publikisht mandatet: Rama ik!

Mijëra qytetarë janë mbledhur para Parlamentit dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Protestuesve iu janë bashkuar liderët Lulzim Basha, Sali Berisha, Monika Kryemadhi, etj.
Deputetët kanë dorëzuar publikisht mandatet e tyre. I pari ka qenë Ervin Salianji.
Salianji: Më datë 16 dëgjuam zërin e qytetarëve. Sot mandati im, mandati i Ervin Salianjit iu takon juve, fitore!
Nora Malaj: Mandati im për të gjitha gratë dhe vajzat që e duan Shqipërinë e lirë.
Luan Baçi: Mandati im është i juaji. Të gjithë bashkë “Rama ik!”.
Gent Strazimiri: Përshëndetje njerëz të lirë. Si sot 28 vjet më parë Gramoz Ruçi bëri veprimin e parë si ministër i brendshëm i diktaturës. Sot pas 28 vitesh kryetari i parlamentit rrethon me tela me gjemba parlamentin sepse ka frikë nga populli.
Frika dhe tmerri që ndjen nga protestat e ka detyruar Ramën që të shtojë sot forcat e policisë. Ndryshe nga protesta e kaluar policia ka forcuar radhët e saj. Janë 7 kordonë policësh para parlamentit. Mësohet se efektivët e FNSH-ve janë vendosur pas tre kordonëve së policisë së rendit dhe 3 kordonëve të forcave Shqiponja. Ndërkohë protestuesit janë mbledhur para parlamentit. Opozita e Bashkuar proteston sërish sot, por tubimi do të mbahet para parlamentit.

Garda e kryepushtit i heq mbrojtjen Berishës, por atë e mbron populli

Garda e kryepushtit Edvin Kristaq Rama ka vendosur që të heqë mbrojtjen ish kreut të qeverisë, Sali Berisha. Ky është një vendim hakmarrës i qyqarëve në krye të pushtetit që mendojnë se mbrojtja e Berishës është në duart e Gardës. Berishën sot e mbron i gjithë populli dhe kemi të bëjmë me një veprim qesharak të një frikacaku që drejton qeverinë. Sot Shqipëria është ngritur në këmbë duke pasur përballë partinë-shtet. Partia-shtet do të rrëzohet përballë revoltës popullore. Pushteti ëhstë ilegjitim pasi ka dalë nga votat e blera me paratë e krimit të organizuar. Sot me djegien e mandateve të opozitës vendoset funeral I Parlamentit ilegjitim, i cili nuk do të ketë asnjë ditë jetë pa opozitën.
Republikës i hoqi sëfundmi gardistët Sali Berishës, por këta të fundit kanë marrë një vendim ekstrem për të qendruar pranë liderit historik të demokratëve.
Mësohet sëfundmi se pas vendimit të Gardës së Republikës për t’i hequr rojet fizike Berishës, dy garditët e tij që kishin këtë detyrë nën urdhrat e Gardës kanë dhënë dorëheqjen nga kjo e fundit dhe vijojnë mbrotjen e Berishës si persona fizik.
Berisha mbrohej nga Garda e Republikës pasi me ligj është detyrim që Kryeministri të mbrohet deri tre vite pasi largohet nga pushteti.
Sipas Gardës së Republikës ky afat ka përkuar gjatë javës së fundit për Berishën prandaj edhe ia hoqën tani gardistët.

Revolta madhështore para Parlamentit

Ka nisur protesta madhështore e thirrur nga opozita e bashkuar para Parlamentit. Mijëra qytetarë janë mbledhur tek Parlamenti dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. “Rama ik”, ‘Rama ik”, thërrasin protestuesit para Parlamentit.
Ndryshe nga protesta e kaluar policia ka forcuar radhët e saj. Janë 7 kordonë policësh para parlamentit. Mësohet se efektivët e FNSH-ve janë vendosur pas tre kordonëve së policisë së rendit dhe 3 kordonëve të forcave Shqiponja. Ndërkohë protestuesit janë mbledhur para parlamentit. Opozita e Bashkuar proteston sërish sot, por tubimi do të mbahet para parlamentit. 
Të rinjtë e FRPD kanë hedhur karafila para parlamentit dhe kanë ndezur qirinjtë, në shenjë simbolike. Të rinjtë e FRPD shprehen se karafilat dhe qirnjtë simbolizojnë fundin e kësaj qeverinë dhe po i bëjnë funeralin politik rilindjes.
1200 forca policie do të jenë në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të jenë në oborrin e parlamentit, ndërsa garda do të qëndrojë brenda parlamentit dhe në tarracë. Ndërkohë përreth parlamentit janë vendosur tela me gjemba.

Sheshi përpara parlamentit të Shqipërisë është mbushur plot e përplot me qytetarë të shumtë, që protestojnë me rastin e funeralit të qeverisë Rama.
Përveç ambienteve përpara parlamentit, janë mbushur edhe rrugët përreth, duke bërë që shumë qytetarë të mos kenë vend ku të protestojnë.
Ky masivitet ka bërë, që shumë prej tyre të hipin edhe nëpër pemë.

Kur populli ngrihet…Tirana si në ‘90 e rrethuar me tela me gjemba, por…

Dhjetra mijëra qytetarë janë mbledhur në një nga protestat historike atë të djegies së mandateve të deputetëve të opozitës përpara Parlamentit të rrethuar me tela me gjemba dhe mijëra forca policore. Pamjet e Tiranës sot i ngjajnë asaj të viteve ’90 në fillimin e rebelimit popullor kundër diktaturës. Tirana është rrethuar me tela me gjemba në një akt të papreçedentë për të mbrojtur institucionet që kanë dalë nga vota e blerë me paratë e krimit të organizuar. Sot, qytetarët janë po aq të vendosur si edhe 28 vite më parë në një përmballje historike.

Basha: Qeveria ka ikur në drejtim të paditur, Parlamenti është mbyllur!

Para nisjes së protestës opozitare para Parlamentit, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se, sot do të bëjnë realitet vendimin e tyre për djegien e mandateve të deputetëve.
Duke folur për gazetarët jashtë selisë blu, kryedemokrati theksoi se nga dita e sotme Parlamenti nuk funksionon më, ndërsa Kryeministri Edi Rama është larguar nga Tirana.
Prononcimi për media i kryetarit Basha
Pyetje: Diplomatët e huaj kërkojnë që sot të mos ketë dhunë, a do jetë e dhunshme kjo protestë?
Basha: Është një mesazh që duhet ta dëgjojë mirë Edi Rama dhe pupacët e tij në ministrinë e brendshme. Ne e dimë dhe ju e dini që policia e shtetit përbëhet nga burra e gra të keqpaguar, shumë prej tyre kanë paguar rryshfete të majme, janë detyruar të paguajnë ryshfete të majme për të mbajtur vendin e punës. Ata kanë të njëjtat shqetësime si vëllezërit dhe motrat që protestojnë sot.
Sot ditë historike, është dita e parë kur mandatet i kthehen popullit dhe janë të vetmet mandate të panjollosura nga bashkëpunimi I hapur me krimin e organizuar.
Sot ne do bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare dhe po sot efekti i parë është rrethimi i parlamentit me tela me gjemba, pra një rregjim ushtarak, pra parlamenti sot ka rënë, ka mbaruar dhe arratia e Edi Ramës nga Tirana.
Pra them se edhe pa ardhur masa e madhe popullore që është njoftuar të bashkohet në orën 10.00, portesta me sa duket qartë do të ja arrijë qëllimit.
Mandatet do të digjen sot. Parlamenti në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore i ka mbyllur dyert, sepse nuk është më parlament dhe qeveria, për sot, është larguar. Ne, përmes bashkimit qytetar, do të bëjmë të mundur që këto dy ngjarje të rëndësishme sot: mbyllja e parlamentit dhe rrethimi me tela me gjemba ushtarakë dhe largimi i Edi Ramës të mos jenë ngjarje e vetëm një dite, por të kthehen shumë shpejt në zgjidhjen politike dhe t’i hapin rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, një parlamenti nga populli, me popullin dhe për popullin.

Në ‘91 vrau të rinjtë në Shkodër, sot rrethon Kuvendin me tela me gjemba!

Kryetari i PD-së në Kukës, Arif Rexhmati u shpreh se, rrethimi i parlamentit me tela me gjemba bëhet nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i njejti person që vrau të rinjtë shkodranë që protestuan për demokraci në 2 prill 1991.
“Dua të falenderoj të gjithë qytetarët e Kukësit që në këtë orë te hershme të mëngjesit ngrihen dhe nisen për në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë së Ramës.
Janë më shumë se herën e parë, mijëra qytetarë të nisur që mbrëmë dhe me autobuzët e fundit, po nisen edhe të tjerë të qytetit të Kukësit për të protetsuar para parlamentit.
Arsyeja e protestës dihet, ne jemi në mbrojtje të demokracisë. Parlamenti tashmë nuk është i qytetarëve shqiptarë, i kriminelëve dhe i horrave.
Nëse ju e keni vënë re, mbrëmë në orët e vona është rrethuar parlamenti. Tempulli i demokracisë është rrethuar me tela me gjemba dhe me policë, tempulli i qytetarëve që rrethohet nga klika e Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit.
Siç Gramoz Ruçi vrau të rinjtë e Shkodrës kur ishte Ministër i Brendshëm, edhe sot kërkon të vrasë qytetarët duke rrethuar tempullin e demorkacisë me tela me gjemba.
Ka ikur koha e diktaturës, ka ikur koha e bunkerëve. Tani qytetarët do të marrin fatin e veta në dorë.do të mbrojnë demokracinë me çdo kusht”.