13.4 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Basha: Sot është një ditë historike, mandatet i kthehen popullit. Rama u arratis!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e PD ku e kanë pritur qindra mbështetës teksa ka folur shkurtimisht për mediat.
Basha tha se, ky është një mesazh që duhet ta dëgjojë mirë kryeministri Edi Rama. Basha tha se, sot është një ditë historike pasi mandatet më të pastra i kthehen popullit.
Ndërsa shtoi se efekti i parë është rrethimi i parlamentit me gjemba dhe arratia e Ramës.
“Është një mesazh që duhet ta dëgjojë mirë Edi Rama dhe pupacët e tij në ministrinë e Brendshme. Policia e Shtetit përbëhet nga burra e gra të keqpaguar. Shumë prej tyre kanë janë detyruar të paguajnë ryshfete të majme për të mbajtur vendin e punës. Sot ditë historike, mandatet i kthehen popullit. Sot do të bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare. Efekti i parë është rrethimi i parlamentit me gjemba dhe arratia e Edi Ramës nga Tiranë.
Mandatet do të digjen sot, parlamenti ka mbyllur dyert në mënyrë antikushtetuese sepse nuk është më parlament dhe qeveria për sot është larguar. ne përmes bashkimit qytetar do të bëjmë të mundur që këto mos të jenë ngjarje të vetëm një dite por të kthehen në zgjidhje politike”, deklaroi Basha.
Opozita ka thirrur sot qytetarët në një protestë kundër qeverisë, e dyta brenda pak ditës. Protesta do të mbahet para parlamentit ku që në orët e para janë stacionuar një numër i madh efektivësh policie.

Basha intervistë në RAI: Revolta e fuqishme popullore kërkon largimin e Ramës!

Televizioni italian RAI ka transmetuar një intervistë të liderit të opozitës, Lulzim Basha dhënë gazetares Laura Tangherlini, një ditë para protestës kombëtare përpara Parlamentit.
Në intervistën në vijim, gazetarja shpjegon paraprakisht se në Shqipëri, një protestë e madhe është thirrur nga partitë e opozitës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të reja, pas protestave dhe përleshjeve që ndodhën të shtunën e kaluar.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, shpjegon gjatë intervistës me gazetaren Laura Tangherlini, arsyet e kësaj revolte të fuqishme popullore, nxitur nga bashkëpunimi i dukshëm i qeverisë me krimin.
“Ky është një akt ekstrem, ne nuk presim përgëzime por ne urojmë vetëm një gjë, standardet dhe vlerat e demokracisë europiane dhe amerikane. Në Europë kur një kryeministër kapet duke vjedhur rezultatin e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin e organizuar, dhe kjo është transmetuar publikisht në mediat ndërkombëtare, ajo qeveri duhet të largohet dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, ka deklaruar Basha për RaiNews.
I pyetur nëse parashikon protestë të dhunshme gjatë ditës së sotme, Basha tha se opozita nuk ka kërkuar kurrë dhunë por nënvizoi gjendjen e rëndë në vend.
-Parashikoni protestë të dhunshme ditën e enjte?
Ne nuk kemi kërkuar kurrë dhunë. Ne kemi kërkuar gjithmonë protestë paqësore. Situata në vend është shumë e rëndë. Ka papunësi të lartë, varfëri të madhe në të gjithë vendin dhe kjo e ka zemëruar popullin që tani e di se varfëria nuk vjen se vendi është i varfër por sepse vendi dhe populli janë vjedhur.

-Ka pasur një deklaratë të kryeministrit që thotë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen…
Tregon vetëm se Rama përdor shantazhin dhe korrupsionin për të blerë anëtarët e opozitës. Tregon vetëm se sa parlamenti dhe demokracia nuk janë funksionalë në Shqipëri.
-Keni takuar ambasadoren gjermane dhe përfaqësues të BE, OSBE. Çfarë është diskutuar në këto takime?
Mesazhi im është shumë i qartë për të gjithë miqtë e Shqipërisë. Kjo është një Parti që lindi me ëndrrën për ta bërë Shqipërinë pjesë të Europës, dhe ne luftojmë për vlerat europiane ne luftojmë për demokracinë për ndarjen e pushteteve, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pa këto nuk ka të ardhme për vendin tim, nuk ka të ardhme europiane dhe nuk ka të ardhme për shqiptarët. I kërkoj miqve tanë të kuptojnë se kjo masë ekstreme është marrë në kushte ekstreme
Dhe i kërkoj atyre të mos kërkojnë nga populli shqiptar diçka që ata nuk do e pranonin kurrë.
-Shumë thonë se duket se historia do ë përsëritet edhe në 2017 kishte shumë protesta dhe më pas një marrëveshje mes jush dhe Edi Ramës, dhe thonë se kjo histori do të përsëritet. Është kështu?
Jo për një arsye të thjeshtë, sepse Rama nuk e ka respektuar asnjëherë atë marrëveshje.
Rama është kapur nga organi i akuzës në Shqipëri në përgjime që janë publikuar nga media ndërkombëtare në të cilën ai dhe bashkëpunëtorët e tij bëjnë marrëveshje me krimin e organizuar për të intimiduar zgjedhësit dhe për të blerë vota, çka solli një parlament që nuk është rezultat i vullnetit të popullit por është diktuar nga krimi i organizuar.

Uragan popullor drejt Tiranës, qytetarët nuk tremben nga postoblloqet dhe presioni i policisë

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm drejt Tiranës janë nisur mijëra qytetarë për protestën e opozitës që do të mbahet përpara Parlamentit.
Në shumë prej qarqeve të vendit numrat janë të njëjtë me ata që ishin të pranishëm në protestën e 16 Shkurtit, edhe pse sipas drejtuesve të PD-së mbi qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve të transportit ka pasur presione. Ky ka qenë denoncimi i bërë nga kreu i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli.
“Pavarësisht se shumë prej autobusave kanë pasur presione nga policia, pjesëmarrja e sotme është edhe më e madhe se ajo e 16 Shkurtit. Ne kërkojmë rrëzimin e kësaj qeverie, që nuk ka ardhur në pushtet me votat e popullit”, është shprehur Amuli.
Të njëjtin shqetësim ngre dhe kreu i PD-së në Elbasan Eugen Isaj, i cili bën me dije per Fax Neës se kanë probleme me mjetet e transportit pasi një pjesë të shoferave që transportuan protestuesit herën e kaluar u janë kërkuar dokumentat ne polici. Nisja do të kryhet në pika të ndryshme të Elbasanit dhe një pjesë e madhe do të transportohen me makina private.
Ndërkohë që nisje të qytetarëve ka pasur dhe nga Lezha, Dibra, Kukësi, Fieri, Berati, Gjirokastra, Korça dhe qytete të tjera të vendit. Ndërkohë që nuk kanë munguar as kontrollet e shumta të policisë, të cilët kanë ngritur disa pika kontrolli në hyrjet dhe daljet e qyteteve.

Protesta e sotme ishte parashikuar të niste në orën 10:00, njësoj si me seancën plenare e cila u anullua nga ana e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. Sipas tij anullimi bëhej për të shmangur çdo dhunim të institucionit të parlamentit nga ana e protestuesve.
Nga Shkodra, kryetari i PD-së, Xhevdet Amulli tha se, PD prej më shumë se dy vitesh i ka bërë apel PS me kryeministrin Rama në krye të ndërrojë kurs.
“Ka ardhur në pushtet me votat e vjedhura, po vjedh çdo ditë çdo gjë të këtij vendi. Protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e kësaj qeveri. Edhe sot do të marrin pjesë protestues nga e gjithë Shqipëria nga jugu në veri. Sot do të vërshojnë nga Shkodra mbi 5 persona me autobusa dhe mjete megjithëse autobusëve u është bërë presion duke u marrë patentat shoferëve, duke u bllokuar letrat dhe duke i gjobitur. Protestën popullore nuk mund ta ndalojnë me presione sepse kjo qeveri është në grahmat e fundit, u shpreh Amulli.
Ndërkohë një postobllok policie është vendosur në kufirin mes Shkodrës dhe Lezhës.
Edhe nga Lezha qindra qytetarë janë nisur me autobusë dhe mjete.

Rama, SMS administratës në mes të natës: Asnjë në protestë, në 8.00 të gjithë të jenë prezent

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook mesazhin e një qytetari, i cili rrëfen se të enjten në qytetin e Vlorës do të ketë kontrolle nga drejtuesit nëpër institucione për të parë nëse ka mungesa ose jo.
Sipas denoncuesit kjo bëhet për të shmangur çdo pjesëmarrje në protestë nga ana e punonjësve të administratës.
“Mirëmbrëma doktor. Këtu në Vlorë pushtetarëve u ka hyrë frika në palcë dhe po u bëjnë presion punonjësve të institucioneve se kanë frikë mos shkojnë në miting nesër. Ky është mesazhi që po ju dërgojnë të gjithë punonjësve:
“Mirëmbrëma. Ju kërkoj ndjesë për orarin. Nesër do të ketë kontroll nga institucionet që jemi ne varësi. Kështu që s’duhet të ketë vonesa në 8.00 të gjithë të jenë prezent. Lajmëroni vartësit. Natën”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ish-Kryeministri Berisha.

Rai 1 kronikë për protestën në Tiranë, Rama i shpërfytyruar dhe i nervozuar…

Kriza politike në Shqipëri dhe protestat masive të shqiptarëve kanë kthyer vëmendjen e medieve botërore drejt vendit tonë.
Në mënyrë të veçantë mediat italiane prej ditësh kanë sjellë gazetarët e tyre në Tiranë, për të raportuar në lidhje me situatën në vend.
Pas gazetave të mëdha italiane, sot ishte radha e Rai1 për të pasqyruar gjendjen në vend.
Sipas gazetarit të sjellë në Tiranë, situata në Shqipëri është e rëndë.
Ai ka marrë intervista nga qytetarë, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Edi Ramën.
Me këtë të fundit gazetari ka diskutuar për protestën e madhe të ditës së nesërme tek parlamenti.
Duke folur për këtë protestë, në zërin e Edi Ramës ndihet nervozizmi dhe frika.

 

Basha firmos djegien e mandatit: Nesër sëbashku si qytetarë të lirë para Parlamentit, ora 10:00

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka firmosur djegien e mandatit të tij të deputetit.
Me dorëheqjen nga mandati i deputetit, kreu i PD-së Lulzim Basha fton qytetarët në protestë nesër në orën 10:00, para Parlamentit.
“Nuk ka kthim pas! Nesër sëbashku si qytetarë të lirë para Parlamentit, ora 10:00”, shkruan Basha.

Bylykbashi: Do jetë një moment që do të tregojë se kush është Edi Rama…

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i ftuar në A2 CNN, është shprehur se, vendimi për djegien e mandateve është një instrument demokratik dhe kushtetues.
“Vendimi është i pastër politik. Nuk është çështje detajesh teknike. Procedurat ligjore janë një rutinë që do konsumohet në kohën e saj. Ajo që vlen të theksohet është se grupi i PD e mbështeti plotësisht vendimin për djegien e mandateve. Të njëjtin vendim e mbështeti edhe kryesia e PD. E gjithë PD, që nga anëtari më i thjeshtë, jetojnë me një ndërgjegjësim të plotë politik për situatën që po kalojnë shqiptarët”, ka deklaruar Bylykbashi.
Sipas tij, edhe reagimi popullor, që vihet re edhe në rrjetet sociale, është një mbështetje për një vendim që është konkluzion logjik në momentin kur demokracia është zhbërë në të gjithë kolonat e saj.
“Vendimi politik është marrë. Këshilli Kombëtar përmbyll ciklin e dorëzimit të mandateve. Reagimi popullor, edhe në rrjetet sociale, është një mbështetje për një vendim që është konkluzion logjik në momentin kur demokracia është zhbërë në të gjithë kolonat e saj. Gjëja më normale është që të gjithë miqtë tanë, të vijnë dhe të ngrenë këtë shqetësim. Por po ju them se ky është një instrument absolutisht demokratik dhe kushtetues për të çuar përpara një kauzë që ndryshe nuk po gjente hapësirë. Gjithmonë ka një instrument të fundit, por ky është i fundit në një situatë anormaliteti demokratik. Ky është një instrument në rrugën për rrëzimin e Edi Ramës”, tha Bylykbashi.

Më pas ai shpjegoi se përse vendi ka ardhur në këtë pikë.
“Ne kemi ardhur në këtë pikë pasi reforma e administratës publike u korruptua plotësisht. Reforma territoriale zhbëri themelet e një bashkëjetese demokratike. Sot pushteti vendor është tërësisht i kapur, madje Rama synon të gjithë bashkitë. Kemi të qartë se për 6 vite bllokuan reformën në drejtësi dhe kjo reformë u shpërdorua për të kapur drejtësinë. Në këtë pikë, çfarë i mbetet opozitës veçse t’i kthehet popullit”, deklaroi Oerd Bylykbashi.
I pyetur se çfarë mund të ndodhë nëse emra të tjerë në listë marrin mandatet e lëna nga deputetët e PD, Bylykbashi tha:
“Vendimi politik është marrë. Vetë deputetët kanë marrë vendimin. Madje do jetë një moment që do tregojë se kush është Edi Rama, duke blerë mandate për të mbajtur një pushtet që nxjerr lakuriq në sytë e shqiptarëve farsën e një regjimi kriminal. Zgjedhja individuale për të qenë në krahun e të gabuarës i përket kujtdo. Ne votën na e kanë dhënë shqiptarët, që mendojnë se shteti qëndron mbi bazën e votës së lirë dhe jo votës së blerë”.

Ramës i hyn frika deri në palcë, rrethon Parlamentin me tela me gjemba! Paloka: A mund të quhet më Parlament

Skandaloze mënyra se si Edi Rama po kërkon të mbrojë qeverisjen e tij. Ka vendosur të rrethojë parlamentin me tela me gjemba. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë, por ja që Edi Rama e bëri edhe këtë gjë.
Gjatë mbrëmjes së sotme, forcat e Gardës së Republikës të komanduara nga Sandër Lleshi kanë vendosur të rrethojnë parlamentin.
Për këtë ngjarje ka reaguar nënkryetari i PD, Edi Paloka. “A mund te konsiderohet me Institucion i perfaqsimit te popullit, nje Parlament qe rrethohet me tela me gjemba nga frika e popullit???!!!”, shkruan Paloka në një postim në Facebook.

Opozita e bashkuar: Axhenda e popullit nuk ndryshom, skenari i dhunës në zyrën e Ramës!

Opozita e Bashkuar ka dalë me një deklaratë në lidhje me protestën e nesërme. Pasi dënojnë deklaratat e policisë dhe Gramoz Ruçit, opozita e bashkuar shprehet se sovrani nesër do të ushtrojë të drejtën e tij.
Deklarata e opozitë së bashkuar
Opozita e Bashkuar dënon më forcë deklaratën e Policisë Politike dhe të Ministrit të fundit të Brendshëm të diktaturës komuniste për nxitjen e dhunës nga opozita në protestën e së enjtes para Kuvendit të Shqipërisë.
Nëse ka një skenar dhune apo sulmi ndaj institucioneve, ky skenar gjendet në zyrën e Edi Ramës.
Të tilla thirrje nga Policia Politike e Edi Ramës janë të dala boje. Protesta e 16 Shkurtit provoi se mes protestuesve nuk ka kriminelë.
Opozita e Bashkuar njofton bandën në krye të qeverisë, Kuvendit dhe të Policisë se koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur!
Edi Rama mund të ndryshojë axhendën e Parlamentit ‘339’, mund të arratiset vetë nga Tirana, por është i pafuqishëm të ndryshojë axhendën e popullit!
Sovrani do të ushtrojë nesër të drejtat e tij, në orën 10.00 para Parlamentit, i cili nuk duhet të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por t’u kthehet sa më shpejt Shqipërisë dhe shqiptarëve.