Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është pritur me protesta gjatë vizitës që ka pasur sot në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Dhjetëra studentë i kanë zënë pritë Lleshajt në hyrje të godinës, duke i kërkuar llogari për gazin lotsjellës që është hedhur në protestat e opozitës, si dhe për faktin që ky takim nuk ka qenë bërë publik për studentët.
“Truprojat e tua po na dhunojnë, unë jam student dhe kam të drejtë që të protestoj. Ju jeni qeveri ilegjitime, ti më ke helmuar mua”, shprehet një prej protestuesve.
Ndërkohë që një tjetër prej protestuesve pyet ministrin Lleshaj: Ju keni qenë këshilltar i sigurisë i kryeministrit Rama, çfarë këshillash keni dhënë ju në kohën kur vendi u kanabizua?
Lleshaj iu ka thënë studentëve që nuk janë ata në gjendje që të përcaktojnë nëse qeveria është apo jo legjitime.
Studentët e Durrësit revoltë ndaj Lleshit të Ramës: Ti na ke helmuar, truprojat e tua po na dhunojnë
Dy biznesmenë ndërtimi përplasen me armë, tre të plagosur, policia fsheh ngjarjen
Një qytetar ka denoncuar publikisht një krim që ka ndodhur në rrugën “Babë Rexha” në Tiranë dhe që po mbahet i fshehtë nga Policia. Bëhet fjalë për një përplasje me armë që ka ndodhur midis dy ndërtuesve, prej ku kanë mbetur të plagosur tre persona. Akuza në këtë rast i bëhet Policisë, që nuk e ka bërë të ditur këtë ngjarje.
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar mesazhin e qytetarit me këtë shënim: “Narkopolicia fsheh krimin! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan ai.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Përshëndetje Doktor!
Ju bëj me dije për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur para tre ditësh në Tiranë në rrugën” Babë Rexha”.
Dy biznesmenë ndërtues, njëri nga Tepelena dhe tjetri nga Burreli, në konfliktin mes tyre, janë plagosur tre persona me armë zjarri dhe Policia nuk jep asnjë informacion për ngjarjen. Mbahet sekret. Kjo është Policia e narkoshtetit!
Kryetari i PD Fier flet për dhunën e policisë në protestë: Unë nuk jam marrë me atë bastard që…
Luan Baçi, ish-deputet dhe kryetari i PD në Fier ka rrëfyer përplasjen me policinë në protestën e së shtunës dhe ka dhënë detaje rreth momentit kur një polic, që ai e ka identifikuar me emër e mbiemër i ka rrahur djalin.
Në deklaratën e dhënë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”, ai ka thënë se, djalin ia rrahu polici me emrin Kreshnik Alia, që tashmë është fshehur. Sa për sharjen që u dëgjua në video, ai ka deklaruar se, “nuk e shava policin nga nëna, por u betova si lab”.
Zoti Baçi, tani që ky incident ka tre ditë që ka kaluar dhe ju jeni më i qetë, mund ta beni analizën shumë më ftohtë. Çfarë ndodhi me ju dhe djalin tuaj?
Tani jam më i qetë dhe shprehem lirshëm. Nuk më vjen mirë me atë që ndodhi dhe mund ta ruaja qetësinë. Por përfytyroni një moment kur shikon djalin tënd. Sapo mbaroi protesta dhe mora djalin në makinë dhe u nisa për në Fier. Në këtë moment kisha dy tre telefonata rresht që po më thoshin se me disa djem të rinj që po na marrin dhe po na dhunojnë. Po në fusin me forcë në makinë.
Por në këto moment mu ndërpre telefonata. Telefonatat ishin rresht. Dëgjoja shumë kaos. U alarmova dhe shtova shpejtësinë e makinës. Kalova dy semaforë me të verdhë derisa arrita të UET ku po ndodhte ngjarja. Zbrita dhe hapa krahun. I them djalit dil në trotuar dhe vetëm filmo. Pashë kaos të vërtetë dhe përleshje. Pashë dy tre makina policie, policë me kapuçë në kokë me kapuçë të zinj dhe veten sytë u dukeshin.
Mund të ishin 20-30 punonjës policie dhe merreshin me 7 apo 8 të rinj 18-19 dhe 20 vjeçarë nga fshati Kallm i Fierit. Edhe sot ata janë në qelitë e policisë. Im biri nuk kishte lidhje fare me ata. Një polic me emrin Kreshnik Alia ka parë tim bir që po filmit edhe shkoi te ai dhe e goditi. Polici në fjalë është në forcat operacionale. Ishte me pistoletë në brez. Ka shkuar te im bir ka ushtruar dhunë. Ka marrë telefonin.
Por im bir e ka kundërshtuar. Këtu ai është acaruar. Dhe për fat im bir nuk ia ka lënë telefonin atij. Në këto momente dëgjova tim bir Brunon që po bërtiste më lësho s’ke shans. Në ato momente shkova atje dhe i pyeta çfarë kini, çfarë ka bërë im bir? Pashë tim bir të gjakosur te goja. E kishte gojën plot me gjak.
Kur pashë tim bir me gojën plot me gjak u skandalizova. Nuk ë përmbajtja dot veten. Nuk ofendova askënd. Por andej nga zona e Labërisë kemi një shprehje si betim dhe e them përsëri sepse nuk kam turp ta them: Më bëfshi nënën pale se çdo t’u bëj. Ishte shprehje prindërore e dalë nga inati por kurrë nuk u mora me atë polic.
Unë nuk jam marrë me atë bastard që del në pamje që ka katër ditë që është fshehur dhe nuk prononcohet.
Më bën përshtypje që asnjë drejtues policie, asnjë shef nuk po prononcohet për këtë ngjarje për këtë polic. Një punonjës policie që dhunon një student, një qytetar pavarësisht se kush është e dhunon për t’i marrë telefonin. Unë u interesova dhe kolegët e tij ma thanë që ai ishte polici civil. Ishte skandaloze momenti që policët morën forcërisht dhe goditën djemtë nga Fieri.
Hipa vetë në makinë e policisë dhe shkova në polici. I mora videon djalit. Dëgjova ne video “Mos Kreshnik”. Nga kjo mësova emrin. Ai është Kreshnik Alia. Brenda gjysmë ore në polici ka patur një ndryshim të sjelljes së tyre. Duke parë videon erdhi një drejtues bëri veprimet dhe na mori në zyrën e tij dhe kryen veprime të shpejta për të na nxjerrë. Tre të tjerët janë akoma në qeli.
Ajo që më habit është se nuk më japin asnjë sqarim edhe sot. Ky është fashizëm. Por unë e lidh me Ramën që ajo që i ndodhi në Fier. Dy ditë ai u ndje keq. Populli reagoi dhe kjo ishte kundërpërgjigje ndaj të rinjve të Fierit.
Kreu i Venecias jep alarmin në Bruksel: Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, përfiton vetëm qeveria
Në seancën e djeshme dëgjimore në Bruksel, Komisioni për Punët e Jashtme të BE, për avancimin e detyrave të vendeve që aspirojnë anëtarësim, mes të tjerëve foli edhe President i Komisionit të Venecias, Gianni Buquiçhio.
Duke komentuar mungesën e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, ai lëshoi një deklaratë të fortë e cila vërteton edhe akuzat e opzitës këtu në vendin tonë për kapjen e sistemit të drejtësisë nga qevria Rama. Buquiçhio e tha troç se, nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri përfiton vetëm qeveria.
“Gjykatat Kushtetuese duhet të jenë të pavarura, në mënyrë që ata të mbrojnë sundimin e ligjit, duke vënë në dukje se politikanët janë të prirur t’i sulmojnë këto gjykata, kur nuk u pëlqen gjykimi.
Aktualisht, Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Kjo ka rezultuar në situata ku ligje antikushtetuese, nga të cilat përfiton qeveria janë miratuar pa pasur mundësi për ankimim, në dëm të vendit dhe sundimit të ligjit”, deklaroi përpara Komisionit për Punët e Jashtme të BE-së, kreu i Venecias.
Në 2019 biznesi ka paguar 5000 lekë më shumë taksë për pronën se sa një vit më parë
Nga Jorida TABAKU
Taksa e pronës është një nga format e reja të cilat qeveria po përdor për t’i vështirësuar punën bizneseve. Para disa ditësh një biznes në qytetin e Elbasanit më paraqiti disa fatura të pagesave të kryera nga ai në lidhje me taksën e pronës.
Rezulton se biznesi ka paguar në vitin 2019 rreth 5000 lekë më shumë taksë për pronën se sa një vit më parë.
Sipas të dhënave të QKR ky biznes është një sipërmarrje familjare e vogël. Ai futet në grupin e atyre bizneseve që kanë të punësuar 1 në 4 veta dhe që mban me bukë një familje.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se Elbasani është një nga qytetet më të varfëra në vend, ndërsa bizneset e vogla mbyllen për shkak të uljes së xhiros dhe rritjes së taksave.
Qeveria i ka skllavëruar tanimë bizneset, i përdor ato si një mjet për të paguar PPP-të që u ka falur oligarkëve me kontrata të dyshimta. Kjo mazhorancë nuk beson tek sipërmarrja e lirë, nuk beson tek tregu i lirë. Ne duhet t’i japim fund skllavërimit të punës dhe skllavërimit të sipërmarrësve. Shqiptarët nuk janë skllevërit e oligarkëve dhe as të mazhorancës së krimit.
Jam e sigurtë që ka prova të tjera të shumta që dëshmojnë rritjen e taksës së pronës. Kushdo që ka prova është i lutur të sjellë nje foto të faturave ndër vite në inbox.
Bizneset paguajnë më shumë taksa.Taksa e pronës është një nga format e reja të cilat qeveria po përdor për t’i vështirësuar punën bizneseve. Para disa ditësh një biznes në qytetin e Elbasanit më paraqiti disa fatura të pagesave të kryera nga ai në lidhje me taksën e pronës. Rezulton se biznesi ka paguar në vitin 2019 rreth 5000 lekë më shumë taksë për pronën se sa një vit më parë. Sipas të dhënave të QKR ky biznes është një sipërmarrje familjare e vogël. Ai futet në grupin e atyre bizneseve që kanë të punësuar 1 në 4 veta dhe që mban me bukë një familje. Të dhënat e INSTAT tregojnë se Elbasani është një nga qytetet më të varfëra në vend, ndërsa bizneset e vogla mbyllen për shkak të uljes së xhiros dhe rritjes së taksave.Qeveria i ka skllavëruar tanimë bizneset, i përdor ato si një mjet për të paguar PPP-të që u ka falur oligarkëve me kontrata të dyshimta. Kjo mazhorancë nuk beson tek sipërmarrja e lirë, nuk beson tek tregu i lirë. Ne duhet t’i japim fund skllavërimit të punës dhe skllavërimit të sipërmarrësve. Shqiptarët nuk janë skllevërit e oligarkëve dhe as të mazhorancës së krimit.Jam e sigurtë që ka prova të tjera të shumta që dëshmojnë rritjen e taksës së pronës. Kushdo që ka prova ështe i/e lutur të sjellë nje foto të faturave ndër vite në inbox.
Gepostet von Jorida Tabaku am Montag, 18. März 2019
2 vrasje mu në zemër të Tiranës brenda 72 orëve!, Strazimiri-Lleshit: Shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për fëmijët…
Brenda 72 orëve ndodhën 2 vrasje mu në zemër të Tiranës, ndërsa Policia shkon në drejtim të paditur, njësoj si vrasësit…
Ish-deputeti i PD, Gent Strazmiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, drejtuar ministrit Sandër Lleshaj, shkruan se, brenda 72 orëve ndodhën 2 vrasje mu në zemër të Tiranës, ndërsa Policia shkon në drejtim të paditur, njësoj si vrasësit… Duke kritikuar punën e policisë në ruajtjen e sigurisë u shpreh se:
“Llesh, brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemër të Tiranës! Policia në drejtim të paditur,njësoj si vrasësit… Po ti mos e vrit mendjen! Ti shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për gratë, pleqtë e fëmijët që do dalin në protestë të enjten në orën 09.30 para parlamentit”, shkruan Strazimiri.
Nga ana tjetër për seancën parlamentare të vendosur për këtë të enjte, Kryeministri Rama sërish ka paralajmëruar deputetët e tij të mos bëjnë mungesa, dhe i ka kërkuar të sillen normalisht.
Idrizi deputetit të Ramës: Të kam pushuar nga puna si hajdut
Qëndrimet e ndryshme për situatën politike kanë nxitur një debat të ashpër deri në fyerje personale mes kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe deputetit të PS-së, Alket Hyseni, të cilët ishin të lidhur LIVE në emisionin “Open” në TCH. Idrizi u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë se në pasi doli në 1990 në protestë, do të dilte sërish në 2019-ën.
Por ajo çfarë e ndezi debatin ishin fjalët deputetit Alket Hyseni, i cili tha se me “Më vjen keq që gjatë këtyre 30 viteve me ecejaket andej-këtej e ka humbur kahun e duhur të historisë”.
Kaq ka mjaftuar që mes tyre të lindin shkëndijat e para. Në një ndërhyrje tjetër Idrizi iu dejtua Hysenit me fjalët: “Të kam pushuar nga puna si hajdut në doganën e Kapshticës. Meqë e kishe personale, por ta kthej në personale. Të kam futur unë në PS se më je lutur që të futeshe aty” – tha Idrizi.
“Nuk merrem me Shpëtimin se është i dëshpëruar. Mbaji kanaçet… Nuk merrem unë me këtë nivel ordiner” – iu përgjigj deputeti i PS.
Ai popull nuk do të ndalet derisa t’i shkelë me këmbë…
Adriatik DOSTI
Shqiperia dhe shqiptaret ishin e jane ne shesh ..madje me masivisht se kurre me pare ne nje proteste te tyre antiqeveritare te ketyre viteve te fundit…
Dhe ishin e jane shume…vertet shume aq sa veshtire ti kene filmuar dot te gjithe Droni i Meros apo edhe Kamerat e Lleshit vendosur neper shtylla te lyera me graso…
Dhe eshte populli i vertete shqiptar qe proteston e kerkon largimin e nje qeverie kriminale e te nje kryeministri kriminel o z.Bruno Vespa i pertej detit..dhe nuk ishte ajo pjese mjerane populli sic te genjeu ty aq rendom e banalisht kryemashtruesi – kryeminister i sotem i Shqiperise te cilit i bere aq temenara e hosanara ne studion tende te Pora a Porta-s..
Dhe ishin popull te cilit i ka ardhur aty ku s’mban me ..ndaj dhe eshte aty ne shesh e ne proteste per te permbysur te keqen e madhe..Edi Ramen…o Igli Tare dhe ti o Saimir Pirgu..qe digjeni prej”turpit” te imazhit te demtuar te Shqiperise e shqiptareve qe ju turperuan juve pse dogjen dy goma makine….
Vetem qorrat e horrat nderkombetare e te korruptuar me ne krye njefare Fleckenshtejni e te tillet si Soreca i BE , Boshardi i OSBE apo edhe tufa e sigurimsave te Ambasades pa ambasador ne rrugen e Elbasanit nuk e pane sot popullin shqiptar qe ne qindra mijera zbarkoi ne shesh e kerkoi te marre ne dore fatet e tij dhe te sikterise njehere e mire nga ai vend Banditin Rama e banden e tij antishqiptare…
Protesta e sotme i tregoi hapur e qarte botes mbare se cilet ne fakt jane imazh-prishesit e vertete te Shqiperise e te shqiptareve…
Dhe ata fillojne qe nga bazhibozuket, militantet , bytheshiturit , mercenaret me pagese e tradhetaret e tu o popull qe kane mbushur ding shtypin, e studiot e tua tv e mediatike dhe nuk reshtin se vjelli vrer ndaj teje e nuk pushojne se lehuri ne favor te leh-paguesve te tyre per ti mbajtur ata ende ne kembe e ne pushtet e per te vazhduar te te ngulin ty thiken pas shpine edhe me thelle se deri tani…
Dhe jane bere shume vertet qe nga Merua e Mut Nano..tek Fevziu e Peza, ..qe nga Ngjela e F.Klosi tek Lorenci e Preci….qe nga Laerti e Curri tek Arjani i Zones se Lire..tek Myftaraj..tek Henri..Hila…e deri tek tufa e zonjave e zonjushave ”me kamele” qe quhen Eni, Iris, Rudina, Ilva, Ola , Anila e me radhe…
Imazh -prishesit e vertete te Shqiperise sot jane aty..ne krye te shtetit, ne qeveri, ne parlament e kudo….ndaj dhe populli ne shesh kerkon permbysjen e tyre …
Dhe ai popull doli sot aty ne shesh serish e do vazhdoje te jete po aty derisa ta permbysë ate qe merition te permbyset e te shkelet me kembe ..ai popull do te vazhdoje te qendroje ne shesh per tu ndare me boten e krimit sepse degjon edhe ate c’ka thone nderkombetaret e vertete e jo ata te paguar prej Rames me parate e Droges.
Degjon e lexon ate qe thote Zeri i vertete i Amerikes dhe Departamenti i saj i Shtetit qe akuzon rende ne raportin e fundit te tij qeverine shqiptare, e qe ben fjale per vjedhje ne votime, per kapje te shtetit nga pushtetmbajtesit e sotem bandito-kriminale..per nje media te vene teresisht nen kembet e qeverise se nje kryeministri arrogant, prepotent e te pa pergjegjshem per fatet e vendit te tij..etj etj…
Dhe ai popull nuk degjon e s’ka per te degjuar kurre ate c’ka thote nje lloj Ambasade e Amerikes Latine ne Tirane ku qeverine e quan te ligjeshme, votimet te rregullta, parlamentin legjitim e madje kercenon opoziten e shqiptaret dhe merr ne mbrojtje farsen e maskaraden e mbushjes se parlamentit me kukulla te blera -deputete nga ana e Rames…
Populli shqiptar eshte ne shesh dhe sot me shume se kurre kerkon ate qe i takon…Lirine …, dinjitetin e neperkembur e te perdhosur te tij…kerkon te rroje i qete e normal ne vendin e vet e jo te marre arratine neper bote sepse shtetin , qeverine e parlamentin e tyre e kane uzurpuar banditet, mafiozet e kriminelet qe fatkeqesisht po merren momentalisht ne mbrojtje nga ata fare nderkombetaresh pa ngjyre, pa personalitet e dinjitet ..pa karakter e pa integritet.
Ata shohin gjithcka duan e gjithcka ju pelqen te shohin..pervecse Lumin e derdhur te shqiptareve ne shesh.,.,qe kerkojne permbysjen e qeverise se krimit te Rames e largimin e tij ..
Dhe sot shqiptaret e dale ne shesh ishin qindra mijera ishin aq shume ne numer sa te gjithe mercenaret e rrogtaret mjerane te administrates se shtetit e pensionistet qe ju premtohen ilace falas…marre me force e me firma neper takimet ”gju me gju me popullin”..e te ulur neper karrige…marre se bashku..kudo qe u mblodhen ne Vlore e Puke, ne Fier, e Gjirokaster..ne Permet e Lezhe ..ne Berat e Elbasan…
Dhe Edvini ta dije mire se bashku me qeverine e banden e tij se uraganin – Popull nuk ka polici te tijen e te Lleshit qe ta ndale dot…nuk ka gardhe, tela me gjemba, bote me uje , rrethime e skela hekuri apo edhe gaz lotsjelles e police qe mezi shtyjne muajin me pagat qesharake qe marrin …qe ta mbrojne e te vazhdojne ta mbajne ende ne pushtet…
36-vjeçari rrezikon verbimin, ilaçi gjendet në listën e barnave të rimbursueshme, por jo për…
Emisioni “BOOM” në OraNews ka publikuar mbrëmjen e sotme denoncimin e një 36-vjeçari nga Klosi. Alfred Rami prej dy vjetësh është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë nga shërbimi i Okulistikës në QSUT. Ky shërbim i ka rekomanduar të trajtohet më ilaçin Adalimumab ose ndryshe Humira. Është një ilaç i cili gjendet në listën e barnave të rimbursueshme, por jo për shërbimin e Okulistikës.
Pra është vetëm për përdorim nga disa shërbime të tjera, si Reumatologjia, Dermatologjia, por jo për sëmundjet që lidhen më Okulistikën. Pra lista e miratuar e barnave ka kufizime, dhe pikërisht një kufizim i tillë e ka penalizuar këtë 36-vjeçar të mjekohet prej 2 vjetësh.
Ai ka humbur nga kjo sëmundje 70% të shikimit dhe rrezikon të humbasë dhe 30 % që i ka mbetur, duke mos u mjekuar.
Alfred Rami: Vij nga qyteti i Klosit për një sëmundje të syrit për të cilën i jam drejtuar spitalit “Nënë Tereza”.Unë jam vizituar edhe në Greqi më kanë thënë për një ilaç që duhe të merret për këtë sëmundje, doktori këtu më tha që duhet të merret por nuk hyn tek kjo sëmundje dhe unë nuk kam lënë institucion pa u drejtuar. Pra mjekët e shërbimit Okulistik me tre firma rekomanduan kurimin tim me ilaçin Humira, por këtë ilaç ata nuk e kanë. Shërbime të tjera në QSUT e kanë si Reumatologjia, se unë jam shtruar aty për të njëjtin ilaç . Aty më thanë ne nuk mund ta japim për sytë se ne diagnostikojmë vetëm për Reomatologjinë.
Gazetarja: Pra ti u shtrove te Reumatologjia për ta marrë atje, por ti nuk je i sëmurë nga reumatizma?
Alfred Rami: Jo, nuk jam. Unë vuaj nga sytë që në 2017-ën. 70% të shikimit e kam humbur nga sëmundja,para një viti e kam pas 30% shikimin, por tani duhet të jem dëmtuar më shumë. Punoj në minierë, nga pamundësia ekonomike, çfarë do bëjmë, kam gocën dhe djalin për të ushqyer. Unë i bëj apel shtetit që të më japi këtë ilaç pasi jam dhe familjar dhe nuk kam mundësi financiare për ta marrë dhe ta ruaj këtë 30% të shikimit që kam, që të paktën të shoh fëmijët e mi. Po të bëhem invalid do më paguaj shteti gjithë jetën.
BOOM ju drejtua Drejtorisë së QSUT-së, e cila thotë se e ka kërkuar dy herë në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm përfshirjen e trajtimit të kësaj patologjie në protokollin e përdorimit të barit Adalimumab ose Humira, por FSDKSH thotë se ka kufizim dhe nuk e ka miratuar këtë kërkesë.
“Ju informojmë se rastin e pacientit Alfred Rami e kemi ndjekur edhe më parë gjatë vitit 2017, kur shërbimi i okulistikës QSUT i dërgoi një kërkesë Drejtorisë së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për përfshirjen e trajtimit të kësaj patologjie në protokollin e përdorimit të barit Adalimumab ose ndryshe Humira, i cili e indikoj përdorimin e tij vetëm në shërbimin e Reumatologjisë dhe Dermatologjisë.Në vijim morëm nga drejtoria e FDSKSH shkresën ku përsëri indikohet përdorimi në dy shërbimet e mësipërme.Në vijim lutemi që për informacione të tjera të drejtoheni pranë kësaj drejtorie, si e vetmja që përcakton indikacionet e përdorimit të medikamenteve të barnave të rimbursueshme për përdorim spitalor”.
Vetë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thotë se protokollet e mjekimit të barnave të Listës së Barnave të Rimbursuara hartohen nga Shërbimet Universitare dhe përcillen pranë Fondit, por ky është një rast i veçantë dhe nuk ka se si të hartohet protokoll i vecantë vetëm për një pacient. Për pyetjen si trajtohen rastet e veçanta, Fondi nuk ktheu asnjë përgjigje.
“Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor mori në shqyrtim kërkesën e ardhur nga emisioni investigativ Boom, ku kërkohet rimbursimi i barit Adalimumab 40mg/0.8ml pre-filled syringe per pacientin Alfred Rami.Sipas rekomandimit të lëshuar nga Shërbimi i Okulistikës-Oftalmokirurgjisë, diagnoza e pacientit është Vaskulit i tipit okludues i retinës.Sqarojmë se protokollet e mjekimit të barnave të Listës së Barnave të Rimbursuara hartohen nga Shërbimet Universitare dhe përcillen pranë Fondit.Për sa më sipër, përshkrimi i këtij bari nga mjekët reumatologë bëhet sipas diagnozave të përcaktuara në protokollin e miratuar, në zbatim të kontratës së nënshkruar me Fondin”.
Pas Fondit, “BOOM” ju drejtua dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ku ju tha se janë në aktivitet me Ministren dhe ti drejtohen me shkresë. Si përgjigje erdhi:
“Shkresa i është përcjellje për kompetencë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, për ti kthyer përgjigje Ministrisë dhe emisionit “BOOM” në lidhje me rastin”.
Alfredi nuk ka lënë pa konsumuaras hallkën e fundit të zinxhirit, zyrën e bashkëqeverisjes nga e cila do kuptojmë se Ministria e Shëndetësisë kur vjen fjala te përgjigjja që do të kthejë përmes platformës së bashkëqeverisjes i mban njerëzit me shpresa dhe kur nuk ka hapësirë ligjore për t`i ofruar zgjidhje.
Në përgjigje i thotë paraqituni te konsulta e QSUT.
“Ju bëjmë me dije se në vijim të komunikimit dhe për shkak të kufizimit të përcaktuar në listën e barnave të rimbursueshme 2018, për barin Adalimumab është sipas protokollit të fondit, nën monitorimin dhe përgjegjësinë e komisionit të mjekëve të reumatologjisë, gazstrohepatologjisë, dermatologjisë kryesuar nga shefi i shërbimit përkatës në qsut .Ju është kërkuar të paraqiteni pranë shërbimti të konsultës në qsut , të pajisur me dokumentacionin shëndetësor për të bërë një vlerësim të saktë dhe për të parë mundësinë e përfitimit të barnave të përfshirë në listën e barnave të rimbursueshme sipas kartelës suaj mjekësore dhe ecurisë suaj shëndetësore”.
Alfredi shkoi bashkë me gazetaren e “BOOM”.
Shërbimi i konsultës QSUT: Një sekondë të lutem:Rruga që do ndjekësh sepse e lexova të gjithë këtë pjesën edhe problemin e ngritur edhe sqarimi që i është dhënë.Mjeku i familjes do të jap një rekomandim për tek specialisti i Burrelit, o reumatolog, o okulist.
BOOM: Okulist, çe duam reumatologun ne?
Shërbimi i konsultës QSUT: Sepse ky ilaç o për okulist o për reumatolog.Sepse ndoshta s`të jep për reumatologun se ndoshta s`ke problem reumatologjik edhe të jep për okulistikën.Tani do shkosh te mjeku i familjes.Mjeku i familjes do të drejtoj, në rast se s`ta jep për reumatologun, aq më mirë që duhet për reumatologun tonë rekomandimi atje, do e marrësh për te okulistin dhe ditën që do vish këtu do vish o të martë o të enjte, që është shefe Teuta Baska është shefja e reumatologjisë, ta diskutojmë për problemin tënd.
BOOM: Të sqaroj, reumatologu nuk na i jep.
Shërbimi i konsultës QSUT: Ndaj po them, mjafton ta marrësh për okulistin dhe ditën që do vish o të martë, o të enjte bashkë me këto letra , do më kërkosh mua që do jem këtu. Do komunikojmë direkt me okulistikën me shërbimin e francezit që të hyjmë në sistem atje dhe ato ta japin me rekomandim të brendshëm konsultë reumatologu.Që të paktën të mos ndeshemi me problemin e reumatologut të Burrelit, prandaj thashë merr për okulistin se e di shumë mirë që s`ta jep reumatologu. Kështu që merre te okulisti i Burrelit, vulë e spitalit të Burrelit dhe do vish o të martë o të enjte, këto dy ditë.