19.8 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025

Salianji: Hetim tërësisht politik ndaj meje për të fshehur lidhjet e qeverisë me krimin dhe të trafikut të drogës

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka kërkuar në Gjykatë sot moszgjatjen e hetimeve për çështjen e njohur si Babalja, përgjimin e Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe farsën me dëshmitarë e të akuzuar që e pasoi atë.
I pyetur nga mediat, Salianji tha se, “ky është një hetim tërësisht politik; nuk ka asnjë arsye për zgjatjen e hetimeve. Bëhet vetëm për të mbajtur një tymnajë dhe për të mos i dhënë drejtim lidhjes së qeverisë me krimin dhe favorizimit të trafikut të drogës nga ana e qeverisë së Ramës dhe ish-ministrit të tij të brendshëm.
Ne e kemi kërkuar procedurialisht për të mbajtur në dijeni publikun që vazhdon një hetim, jo për personin që sot është në burg në Itali, por për gazetarët dhe ne që e kemi denoncuar.
Qeveria vazhdon të tentojë si në shumë gjyqe të tjera, nuk është i vetmi ky, që unë kam me qeverinë, për denoncimin e aferave të korrupsionit apo lidhjeve të saj me krimin, por njësoj ne do të vazhdojmë t’i denoncojmë dhe pa diskutim për këto arsye ne kemi marrë vendim që na çon tek qytetarët.
Kështu që shfrytëzoj rastin të bëj thirrje që nesër në ora 10:00 të gjithë para parlamentit.
Ditën e hënë në orën 10:00 – 12:00 u la marrja e vendimit nga ana e gjyqtarit. Nuk ka asnjë shqetësim, asnjë merak nga ana ime. Ka vetëm një merak për zbatueshmërinë e ligjit dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë të personave që merren me trafik droge.
Nuk e di se çfarë ka kjo çështje që mund të jetë për 9 muaj, kur gazetari që denoncon, Jetmir Olldashi është ende nën hetim, ndërsa afatet e hetimit për Saimir Tahirin janë mbyllur”.

Reagimi i fortë i Palokës: T’i shërbesh Ramës je thjesht një qelbësirë i zhgërryer në llum si Rama

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ashpër për lajmin e publikuar nga Mero Baze se, gjoja “Paloka dhe Strazimiri po përgatisin një grup kriminelësh në Lezhë për të dhunuar parlamentin.
Pas Strazimirit që kapej direkt me Mero Bazen, Paloka shkon edhe më tej, teksa thotë që tani që do jenë pa rroga, do i vinë në ndihmë paratë e fituara në gjyqe shpifjesh.
Reagimi i Palokës
Sherbetoret e Rames, nuk heqin dore.
Te jesh i ndershem dhe t’i sherbesh Rames sot duhet te jesh deficent nga mendja.
Po te mos jesh deficent por t’i sherbesh Rames, je thjesht nje qelbesire i zhgerryer ne llum si Rama.
Sot kane mbetur fare pak ata qe vazhdojne te mbrojne Ramen sepse dhe atyre qe kane qene dikur mbeshtetes te forte te tij, sot ju vjen turp ti dalin ne krah. Kane mbetur vetem me te ndyret qe jane te zhgerryer keq dhe qe e dijne se neser Rama do i marre me vete.
Kur i vjen ngordhja padronit, sherbetoret behen edhe me te neveritshem.
Se fundmi kane botuar nje mashtrim ordiner, te denje vetem per ata, sikur une dhe Strazimiri paskemi qene dje ne Lezhe per te rekrutuar persona me precedente penal…
Asnjeri as tjetri dje nuk kemi levizur nga Tirana, madje kemi qene dhe ne sy te publikut dhe kamerave gjithe diten.
Po me sa duket tani qe do jemi dhe pa rroga, do na vijne indirekt ne ndihme qelbesit e Rames.

Çmenduria e nënkryetarit të KQZ: Të gjitha mandatet e PD-së do t’i marrë PS!

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba ka bërë një deklarate prej bibe të vërettë gjatë një debate në televizonin Top-Channel. Ai deklaroi se pas djegies së mandateve të PD-së, të gjitha mandatet do ti marrë PS. Kjo do të nënkupton se Parlamenti pa PD, sipas Nënkryetarit të KQZ-së do të mbushet me 140 deputetë të PS. Kjo është një deklaratë skandaloze që nuk ka të bëjë fare me një institucion si KQZ dhe as me interpretimin e ligjit. Kemi të bëjmë me një deklaratë politike të Bibës sipas të cilit ai kërkon një Parlament sin ë kohën e Enverit me 100% deputetë të partisë-shtet. Kushtetua është e qartë se këto mandate janë të opozitës dhe askush nuk mund ti marrë ato ndërsa vetë forca politike ka vendosur ti djegë ato.
Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ishte i ftuar në emisionin Top Shoë në Top Channel, për të folur mbi debatin e ditëve të fundit, në lidhje me vendimin e opozitës për të dorëzuar mandatet.
Biba shpjegoi për të ftuarit, por edhe për publikun, se si mund të procedohet me “djegien” e mandatit dhe kush duhet t’i marrë këto mandate, pasi të jenë refuzuar nga mbajtësit e tyre.

“Sipas ligjit, deputetët duhet të shkojnë në parlament dhe të dorëzojnë kërkesën për heqjen dorë nga mandati. Më pas është parlamenti që shpall vakancën dhe KQZ-ja merr në shqyrtim rastin, për të mandatuar deputetin pasardhës në listë. Nëse të gjithë që vijnë më pas, refuzojnë mandatin, kalohet te listat e partive të koalicionit dhe më pas te lista e partisë me herësin më të madh, që në rastin konkret është Partia Socialiste”, tha Biba.
Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shprehu qëndrimin e tij kundër “djegies” së mandateve, ndërsa theksoi se Kodi Zgjedhor në Shqipëri garanton votim të lirë dhe të ndershëm.
“Ne prej vitesh kemi vendosur që pushtetin ta ndajmë me zgjedhje, ndaj nuk shoh “djegien” e mandatit si mënyrë për të provokuar ndryshim pushteti. Parlamenti nuk është strehë e mazhorancës, por është foltorja e opozitës për denoncimet e saj. Sa i përket Kodit zgjedhor që kemi, ai garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çdo rresht i raportit të OSBE- ODHIR përmend këtë term”, tha Biba.

Strazimiri paralajmëron Mero Bazen: Mjero, bëj gati paratë e shpifjes!

Deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar ndaj një shkrimi të botuar nga Mero Baze në gazetën e tij, ku dy deputetë të PD, Paloka dhe Strazimiri kanë qënë dje në Lezhë dhe janë “takuar me disa element kriminalë”. Në Reagimin e tij Strazimiri shkruan se, ditën e djeshme ka qenë gjithë ditën live para kamerave në Tiranë, fillimisht në gjykatë në mbështetje të “personave problematikë”, dhe më pas në konferencë shtypi po ashtu “live”.
Postimi i Strazimirit në Facebook
Ditën e djeshme, Gent Strazimiri ka qenë gjithë ditën live para kamerave në Tiranë, fillimisht në gjykatë në mbështetje të “personave problematikë”, kryesisht invalidë, që “prishën imazhin e vendit”, që domethënë syfetin tënd. E më tej në konferencë shtypi po ashtu “live”, për t’u treguar shqiptarëve syfetin tënd me fjalët e “Zërit të Amerikës”…
Edhe po të kisha qenë në Lezhë shoku Mjerim, do ta kisha të pamundur të takoja elementë kriminalë sepse i ka rekrutuar të gjithë qevërria jote si “rilindas”, siç e denoncon edhe “Zëri i Amerikës” përmes publikimit të dosjes 339!
Bëj gati paratë e shpifjes!!!

Kthehet tritoli në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një banesë

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pak minuta më parë në qytetitn e Elbasanit. Dyshohet së në banesën ku ka ndodhur ngjarja ka qenë e fshehur një sasi e konsiderueshme municionesh.
anë evakuuar banorët në banesën ngjitur për shkak të tymit.
Ngjarja në lagjen 5 maji pranë spitalit psikiatrik.
Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje.

Basha përkujton 20 shkurtin: 28 vite më pas, jemi përballë një sfide të ngjashme!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përkujton 20 shkurtin e vitit ’91 të rrëzimit të bustit të diktatorit duke bërë një paralelizëm ndërmjet rezgjimit komunist dhe qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Në postimin e tij në Facebook, kreu i PD shkruan se, çdo ditë është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit.
Postimi i plotë i Bashës
Sot përkujtojmë 20 shkurtin 1991, ditën kur shqiptarët u bashkuan dhe shembën jo thjesht një statujë, por simbolin e diktaturës më të egër të Europës, të etur për Liri dhe Demokraci, me ëndrrën më të madhe “Shqipëria si gjithë Europa”!
28 vite më pas, jemi përballë një sfide të ngjashme. Një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit të organizuar, po zhbën ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.
Ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar dhe shtypur përditë shqiptarët. Qëllimi ynë është t’i japim atyre një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit. Vetëm kështu do ecim të sigurt drejt Europës.

Denoncimi: Kushërira e Gjushit bllokon rrugën e banorëve dhe i bën presion stafit në bashki

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mëesazhin e një qytetari nga Durrësi, i cili shkruan se, shefja e bashkisë së Durrësit i bën presion stafit që ka mendim ndryshe.
Qytetari shkruan se kjo familje ka lidhje gjaku me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako ndaj edhe ka bllokuar rrugën kryesore në Shkozet me fabrikën që disponon.
Posimi i plotë
Gjushi eshte ligji!
Kushuriri i pare i tij u bllokon rrugen banoreve.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
DURRESIT ,DOJA TE denoncoja nje shefe bashkise se durresit dhe nje person i korruptuar qe ben presjon tek stafi bashkise per mendimin dryshe ,dhe e korruptuar deri ne detaj pa firmen e kesja zonjes nuk firmoset asgje bashkia ka ngel peng i families mafioze Gagani. Burrin e ka trafikant i denuar per trafik heroine ne Modena te Italise ka fallcifikuar te gjitha letrat e fabrikes qe ka burri vet ne shkozet me pronar Elton Gagani na ka mare dhe blokuar rrugen kryesore te plastikes,pasi kto njerez ne durres jan potencial kriminelash dhe ne skemi ky te ankohemi se nuk na presin kto te legalizimeve per pronen qe na ka mare vjedhuzari.. as tatimet nuk i pagojn per fabriken e qeseve dhe qe vashdojn prodhojn qese jasht standartit te miratuar nga qeveria ktyre hajduteve. familja Gagani jane kusheri te pare te kryetarin Vangjush Dako.

Mashtrimi i Ramës me pagesat e provimeve të mbartura të studentëve

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar ndaj mashtrimeve të kryeministrit Rama për pagesat e provimeve të mbartura të studentëve. Në një postim në Facebook, Vokshi ka publikuar një faturë studenti për kreditet në Universitet, i cili ka bërë pagesën.
Postimi i plotë i Vokshit në Facebook
Besoj e mbani mend që nje ditë pas ngritjes në protestë të studentëve, Rama tha që shfuqizoi pikën 4 të VKM për heqjen e pagesave për provimet e mbartura.
Ky është mashtrimi i rradhës i Ramës për studentët.
Në foto, është fatura e pagesës së një studenti për kreditet në Universitet.
Pagesa është bërë në 5 shkurt…shumë ditë pas Paktit për Universitetin dhe VKM.
#ProtestoPërArsimiminTuaj
#PrindërProtestoniPërArsimimCilësorPërFëmijërTuaj
#21Shkurt#Parlamenti

Isha 10 vjeçe por dola në shesh me prindërit, si e mbaj mend rrëzimin e bustit

Orjola PAMPURI

Dita kur shqiptaret si uragan ç’rrenjosen komunizmin…
20 Shkurt 1991,dita kur studentet dhe Dr. Berisha u prine shesheve, dite e madhe per Shqiptaret e Shqiperine, por e paharrueshme dhe per mua.
Familjarisht ishim ne shesh, une dhe im vella ishim te vegjel une 10 vjec e ai 6 vjec, qendruam me prinderit e dajat deri sa statuja e diktatorit u lidh me litar, por ne kete moment njeri nga prinderit na nisi per ne shtepi, duke qene qe e kishim afer, aty diku afer Pazarit te Ri, beme pak rruge e kembengulnim te qendronim. Ndoshta edhe pse femije, urrejtja qe kishim mbartur nga gjyshi per komunizmin ne menyre te pandergjegjshme na bente euforike edhe pse ne ate moshe.
Pas hedhjes se bustit, pasdite prane tij u dogjen veprat e diktatorit, prinderit e dajat e mi ishin atje, edhe pse s’kishin c’te digjnin, pasi ne familjen tone eshte refuzuar cdo liber apo bust i diktatorit, gjithsesi ndihmonin te tjeret……
Keshtu e mbaj mend une ate dite, sot kam kujtimet, ndjeshmerine dhe te gjitha mundesite te qendroj deri ne fund per largimin e diktatorit Rama. Qe pergjegjesia te jete me e madhe, e qe historia te mos perseritet nuk duhet te harrosh te shkuaren.
Para 28 vitesh ndodhi ndryshimi i madh se qindra mijera qytetare rezistuan deri ne rrezimin e shtetit monist, sot 28 vjet me pas klika komuniste ne pushtet me tentakulat e shtrira tek oligarket te cilet jane pjese e klikes komuniste, duhet te kene perfundimisht te njejtin fund.

Gazi CS toksik dhe kancerogjen, jo përdorimit të tij kundër protestuesve

Për të satën herë, edhe gjatë protestës më të fundit në Tiranë, të organizuar nga opozita, policia nuk mungoi të përdorë gazin lotsjellës për të frikësuar dhe larguar protestuesit. Për të satën herë policia e Ramës ngrihet kundër qytetarëve të saj me mjete kaq të dëmshëm për shëndetin e tyre, por edhe të vetë policëve që detyrohen t’i përdorin këto mjete.
Është e thjeshtë, një polici që helmon me vetëdije qytetarët e saj nuk është policia që ata duan, nëse do të perifrazohej slogani i të rilindurve.
Gazi lakrimogjen CS i përdorur edhe këtë herë nga policia shqiptare është i ndaluar të përdoret në rast lufte nga Konventa e Parisit e 13 Janarit të vitit 1993 mbi “Ndalimin e Zhvillimit, Prodhimit, Depozitimit dhe Përdorimit të Armëve Kimike si dhe mbi Asgjësimin e tyre”, Konventë e nënshkruar dhe e ratifikuar edhe nga Shqipëria. Përderisa është i ndaluar përdorimi i tij, në çdo rrethanë, në rast lufte, si është e mundur që të përdoret nga forcat e rendit në rast paqeje dhe, për më tepër kundër qytetarëve të vet, krejt të pambrojtur, vetëm e vetëm se ata protestojnë kundër qeverisë?
Mbi rrezikshmërinë e gazit CS as qytetarët e madje as policët që e përdorin nuk kanë informacionin e duhur.
Gazi CS, kimikisht (i shprehur si Ortho – Klorur – benziliden – malononitrit) është produkt i një sinteze kimike midis 2-clorobenzaldeidit dhe malononitrilitit. Prania e Klorit i jep këtij gazi cilësinë irrituese e korrozive, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e këtij komposti kimik është krejtësisht e njohur si substancë me efekte toksike, kancerogjene dhe mutagjene si të gjithë hidrokarburet e tjerë policiklikë aromatikë.
Në skedat teknike origjinale të substancave që përbëjnë gazin CS thuhet shprehimisht se këto substanca janë toksike nëse thithen nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes apo bien në kontakt me lëkurën apo mukozat e jashtëme e të brendshme. Madje këshillohet që të hiqen menjëherë edhe veshjet nëse kanë rënë në kontakt me këto substanca e kërkohet konsulta e menjëhershme mjeksore në rast kontakti, pavarësisht intensitetit të simptomave.

Natyrisht këshillohet në mënyrë të theksuar që këto substanca të mos përhapen në mjedis, pasi e ndotin toksikisht për një kohë të gjatë atë dhe qëniet e gjalla që e banojnë.
Në skedat teknike të të dy substancave që përbëjnë kompostin CS thuhet shprehimisht se ato janë të rrezikshme për njeriun dhe për mjedisin. Për më tepër, këtyre dy komponentëve të rrezikshëm, i është shtuar edhe një antiaglomerues me bazë silikoni, që të sigurojë shpërndarjen homogjene në formë tymi. Kjo substancë ka tendencën të precipitojë e të depozitohet për disa ditë me rradhë në truallin ku bie, duke u përzjerë me pluhurin që ngrihet e kështu hyn në rrugët e frymëmarrjes së kalimtarëve për një kohë të gjatë pas përdorimit të gazit.
Është tashmë katërcipërisht e shkencërisht e vërtetuar se kontakti me gazin CS sjell tjetërsime të trashëgimisë kromozomiale (të tipive breakagee aneuploidia) dhe ndikon fuqimisht në gjenerimin e Llojeve Reaktive të Oksigjenit (ROS), ndryshe radikaleve të lirë. Kjo do të thotë se efekti kancerogjen i këtij gazi është më i thellë se sa i shumë substancave të tjera kimike, ngaqë ky gaz, edhe kur nuk arrin të dëmtojë ADN-në, nxit gjithsesi mitozën patologjike të qelizave, duke i kthyer ato në nismëtare të një proçesi kancerogjen.
Në shumë vende të botës, parasëgjithash në BE, gazi CS kategorizohet si armë lufte e kategorisë së tretë, praktikisht armë kimike, e aftë të shkaktojë dëme të mëdha, të përkohshëm e të përhershëm mbi njeriun dhe mjedisin.
Informacioni i saktë mbi përbërjen e këtij gazi bën të qartë se pretendimi i policisë se gjatë protestave nuk ka përdorur armët është i pavërtetë: është përdorur kundër qytetarëve shqiptarënjëarmë kimike e ndaluar nga Konventa e Parisit, një armë me efekte toksike jo vetëm të përkohshëm, por edhe të përhershëm.Forcat shqiptare të rendit, policia që kështu siç e instrumentalizojnë, patjetër që nuk e duam, janë të parat ato që rrezikojnë shëndetin e pjestarëve të tyre me përdorimin e gazit CS për të trembur e shpërndarë protestuesit e demonstruesit. Askush nuk bën fjalë, në rradhët e sindikatës së tyre, mbi dëmet që u shkaktohen vetë policëve, njerëz të popullit që mbajnë familjet me një rrogë mizerje, nga përdorimi i gazit toksik CS.

Përgatiti: Armand Mevlani