24.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Panuçi dhe paralajmërimi i një dështimi të turpshëm!…

Adriatik R.DOSTI

….Disa vite me pare …Kristian Panucci ne perberje te Nacionales Olimpike italiane harron valixhen ne Hotel…kthehet per ta marre…nxiton serisht per ne Aeroport por …humbet avionin e linjes Neë York – Rome…dhe deshperohet …
Por jo c’do e keqe vjen per keq dhe sigurisht qe cdo e keqe e ka breanda saj edhe nje te mire…
Avioni ne fjale i humbur nga Panucci e sapo i nisur prej aeroportit JF Kenedy….pas pak minutash fluturim shperthen ne ajer…duke regjistruar kesisoj nje katrastrofe ajrore te tmerreshme ku humben jeten mbi 230 pasagjeret qe ndodheshin ne bordin e tij…
Kristianit ajo humbje avioni rastesisht e fatmiresisht i shpetoi jeten…
Shume vite me pas…
Portieri titullar i Kombetares shqiptare, i Lacios dhe nje nder portieret me ne ze e me ne forme per momentin ne europe …Tomas Strakosha…gjate rruges per ne aeroportin e Romes per te fluturuar drejt Tiranes e per t’ju bashkuar Kombetares se tij Shqiptare per ndeshjet e 22 dhe 25 Marsit me Turqine dhe Andoren te vlefshme per eliminatoret e Euro 2020….per faj te trafikut te cmendur …humb avionin…e si rjedhoje …pas komunikimit me trajnerin e kombetares shqiptare italianin Panucci….cuditerisht humb edhe Kombetaren…
Nje avion i humbur Panuccit i shpetoi jeten ndersa Tomasit nje avion i humbur i humbi edhe Kombetaren…ehhhh trille jete …ca kane ”fat” e ca jane te denuar nga fati…sidomos kur ky i fundit eshte ne dore te fallxhoreve tipike italiane qe nganjehere edhe quhen Kristian …si per ironi te ndoshta edhe te dy ngjarjeve qe citova me siper…
Dhe fallxhori italian ne fjale pas arrogances se rastit , mendjemadhesise tipike italiane, megallomanise e llapa-qenllikut te tij te zakonshem edhe dje perballe gazetareve sportive shqiptare ka qene i neveritshem, i bezdisshem e i pa durueshem…pothuajse si zakonisht dhe i njejti qe prej dites se pare qe ka ardhur ne krye te pankines Kuq e Zi…

Edhe pse…kur i ra bytha ne uje pas deshtimeve te tmerreshme e skandaloze u detyrua te kerkoje falje publikisht per menyren e tij arrogante te sjelljes publike ..edhe pse premtoi se komunikime te atij lloji nuk do te ndodhin e nuk do te perseriten me… italiani grindavec aq deshi…sapo ri- nenshkroi kontraten e vazhdimesise me Kuq e Zinjte…dhe kjo fale Armando Dukes te cilit me shume ju dhimbsen ti paguante deshtakut italian Panucci 150 mije euro per prishje kontrate c’ka fale rrezultateve teper negative e skandaloze ishte krejtesisht e perligjur …se sa ju dhimbs e nesermja e kombetares se vendit te tij… dhe…kalova Lumin te dhjefsha Kalin e si ne ate thenien se Ujku qimen e nderron por zakonin se harron…Panucci nisi serisht avazin…
Kete radhe …fallxhori ..i cili ne nje nga pikat e para te kontrates se tij me Shqiperine ka kualifikimin e ekipit per ne finalet e Euro 2020….pa i bere syri terr ..madje edhe as prej vete Armandos ..deklaron se..po luajtem mire mund te dalim te 3-tet..po qeme speciale mund edhe te zeme vendin e 2-te..po deshtuam ..une do largohem…
Kuptojeni, perkthejeni, komentojeni e deshifrojeni si te doni kete deklarate tipike te nje deshtaku qe paralajmeron qarte e publikisht deshtimin e radhes… pasi une per vete ..se cili eshte Panucci dhe sa vlen ai kam kohe qe e kam kuptuar, vleresuar e bere publik madje edhe qendrimin tim ndaj tij dhe sidomos ndaj atij qe me kokefortesi absurde vendosi ta ri-mbaje ne krye te Kombetares sone kete megalloman, pordhac, aventurier , arrogant e teresisht te pa afte te ardhur nga pertej Detit.,,
Lexoni sot deklaraten publike te futbollistit te kombetares sone Emir Lenjani…ku mjaftojne vetem dy reshtar e fundit te saj …Sa te jesh ti ne krye te asaj kombetareje une nuk vij me kurre aty ..dhe se ti je kalimtar aty ndersa une jam e mbetem djale Shqiperie…dhe No Coment…
Lexoni me kujdes rrugacerine me te cilen Panucci i drejtohet futbollistit Dyrmishi vetem e vetem pse ky i fundit zgjodhi te luaje per Greqine… eshte pothuajse e njejta gjuhe perverse me te cilen ky Kristiani ”yne patriot” ju drejtohej gati dy vite me pare edhe futbollisteve kosovare qe vendosen te luajne per pjesen tone tjeter shqiptare…Kosoven…dhe askush nuk guxon t’ja mbylle llapen e t’ja qepe gojen ketij llafazani sharlatan …

Ri-lexoni deklaraten e pak koheve me pare te ish kapitenit Ansi Agolli te cilin ky fare Panucci e flaku tej me arrogancen e tij tipike….dhe do te gjeni brenda saj shume te verteta te hidhura te deshtimeve skandaloze alla Kristiano ne krye te kombetares sone per te cilat as Armandua e as dikush tjeter qe e ka per detyre ta beje…nuk kane as guximin e as kurajon ti thone…hejjj e di cfare,,,,ndal ..mjaft..ik e largohu e boll na shkaterrove edhe ate pak qe mezi kishim ngritur per vite me radhe me aq mund, djeres, gjak e sakrifica….ik e mos ta pafshim me bojen e mos te degjofshim me emrin se na degjenerove si futboll e si komb me ato rrezultate e me ate menyre loje mizerrabel….ku kundershtaret tallen me ne…e nuk luajne me kundra nesh …kundra nje Kombetareje qe dy vjet me pare ishte ne Finalet e nje Europiani…
Dhe vjet per egon e semure e arrogancen e Panuccit…e maskuar kjo nen gjoja ”disiplinen qe kerkon ai” e pesoi po per nje aresye krejt llogjike dhe te pranushme po si kjo e Strakoshes…edhe Cikalleshi…e me keq akoma Agolli…e pas tij edhe Kace…e se fundi per Baren …italiani demode…i pergjigjet pyetjes se nje gazetari shqiptar …pse duhet ta grumbulloj ate.. apo pse e ke mik ti?…
…Nderkohe qe ka reth vetes ne grumbullimin e radhes nje tufe tjeter Anonimesh per te cilet askush nuk i kerkon llogari e aq me pak ai vete askujt nuk denjon ti jape llogari…
Veprimet e qendrimet e Panuccit.. por edhe rrezultatet e menyra e lojes se tij se deritanishme ne krye te Kuq e Zinjve…per te gjithe ata qe kane dy pare mend ne koke e qe e njohin qofte edhe sado pak futbollin ..jane nje paralajmerim i qarte i deshtimit te radhes e me turp te Kombetares sone qe ne startin e ketyre eliminatoreve europiane qe nisin kete te premte me takimin e Shkodres… Shqiperi – Turqi…
Qofsha i gabuar…dhe lus zotin te jem i tille… por Fshati qe duket nuk do kallauz thote populli…dhe une personalisht c’o ku i kam qejf keto fjalet e mencura te popullit tim…

Parlamentit Putinist, dhe qeverisë anarshiste po i vjen fundi

Orjola PAMPURI

Nevoja patologjike per të fajësuar të tjetrët, nxitet nga situata të tilla si; humbja e shpresës dhe besimit tek vetja, humbja e kontrollit, si dhe tregues I një refuzimi të vazhdueshëm mbi autorësinë e destabilizimit të situatës. Kjo është arsyeja përse shumë marioneta bashkëpunëtore të korrupsionit galopant të qeverisë anarshiste, të narcizit Edi Rama, fajesojne opoziten per gjithcka qe stisin vete.

Sot cdo helmin kundrejt qytetarëve e hedh qeveria makiaveliste dhe fajëson opozitën. Krizën ekonomike e krijon qeveria me oligarkët e babëzitur, dhe në fund dalin e flasin për reforma e rritje ekonomike me nje borxh public I cili po con kete vend drejt falimentimit.

Sot dalin krahë mjekëve për t’I mbrojtur ata që I shtynë drejt humnerës. Sot dalin krahë studentëve ata që po plackisin xhepat e studentëve e po I përzënë si azilkërkues. Shfaqen të vetëkënaqur, pasi sot janë dhe ‘zot’ të paralamentit Putinist, dhe kukullave brenda tij.

Flasin për hapa para kur në gjashtë vite arritën të c’bëjnë atë që u arrit për 23 vite.Shpërfillin qindra e mijëra qytetarë në shesh, ku secili prej tyre del sepse I ka ardhur shpirti në majë të hundës me një qeveri banditësh e mashtruesish, me një qeveri që I është ngjitur karriges së pushtetit e nuk po shkulen, edhe pse po marrin mbi supe kosto të mëdha.

Edi Rama fshihet, e deliron duke shfrenuar nga halli fantazinë, ku Roskovecin e bën Toskanë e Urën Vajgurore qëndrën e zhvillimit, nga ana tjetër Erjon Veliaj pozon me qytetarë hallexhinj, e ofendon qindra mijëra të tjerë, a thua se ai vetë ka zbritur nga kopshtet e versajës. E ta mendosh të kaluarën ne G…99..

Cfarë paradoksi…..
Të thuash janë cmendur është thjesht t’I justifikosh, por të thuash që janë të përlyer nga aferat deri në fyt, është minimumi që I detyron të nxjerrin këto idiotllëqe nga goja.

Edhe 100 veta të ishin në shesh, Edi Rama duhej të kishte reflektuar, jo më një lum qytetarësh nga e gjithë Shqipëria.
Por maxhoranca e turpit vijon të rezistojë deri sa revolta popullore t’I dëbojë një herë e mirë për t’I kujtuar si realitetin më të dhimbshëm pas 50 viteve të komunizmit.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD flet për vendimin e opozitës për zgjedhjet lokale

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka qenë i prerë kur ka thënë se opozita nuk ka ndërmend të dërgojë komisionierë për KZAZ-të në Komisionin Qendror Zgjedhor, duke mos lënë asnjë mundësi hamendësimi që opozita mund të hyjë në zgjedhjet lokale të parashikuara për t’u mbajtur më 30 qershor.
“Ne nuk dërgojmë komisionerë. Situata tani është politike, është shumë më e rëndë. Ku bëhen zgjedhje me këto kushte. Njerëzit kanë dalë në rrugë, opozita ka dorëzuar mandatet, të gjitha të tjerat shumëzohen me zero”, tha Gjata.
Në të njëjtën kohë Gjata ka përshendetur qëndrimin e mbajtur nga Presidenti Meta gjatë kësaj krize politike që ka përfshirë vendin.
“U bë e disata herë që mban qëndrim presidencial. Unë e vlerësoj. Me aq pak kompetenca sa ka Presidenti jonë përmes deklaratave të tij po tregon qëndrimin presidencial që duhet të mbajë një President. Absolutisht nga opozita nuk ka asnjë pazar”.
Lidhur me protestën e radhës që do të mbahet ditën e enjte gjatë zhvillimit të seancës plenare, edhe pse opozita është shprehur hermetike, Gjata tha se; “Ne do ta rrëzojmë Kryeministrin së bashku me regjimin e tij, nuk ka ku shkon. Parlamenti ka 140 deputetë, 139 po pati duhet të shpërndahet”.

Do të ketë supriza, protestat e opozitës do të surprizojnë. Kështu u shpreh Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, pa zbardhur detaje nga aksioni opozitar në ditët në vijim.
Gjata në studion e Ora Neës theksoi se Edi Rama është Kryeministri me më shumë kompetenca në Europë për shkak se mungon mekanizmi i kontrollit dhe balancimit të pushteteve.
I pyetur mbi deklarimet e ambasadorëve mbi situatën politike në vend, Gjata tha se ajo që po ndodh në Shqipëri është shumë më e madhe se ajo që shprehen përmes deklaratave.
“Opozita ka dorëzuar mandatet, njerëzit janë në rrugë, çfarë do të bëjë Rama do të krijojë një opozitë të re në Parlament?
Qeveria sot është përballë popullit dhe nuk ka asnjë vlerë ajo që diskutohet nëse opozita do të marrë pjesë ose jo në zgjedhjet lokale.
Rama votoi kundër qëndrimit amerikan në OKB, doli hapur duke mbajtur linjën Erdoganiste, besoj e kujtoni votimin kundër Izraelit”, tha Gjata.
Përsa i takon pjesëmarrjes ose jot ë opozitës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Gjata theksoi se kjo është një çështje që me kushtet aktuale nuk ka asnjë rëndësi, pasi zgjedhje me këtë situatë nuk mund të bëhen.
Për sekretarin demokrat dorëzimi i mandateve e ka bërë unike opozitën, por e ka afruar edhe me qytetarët.

“Po mos kishte ndodhur kjo lëvizje politike, opozita nuk do të ishte kaq unike. Tani janë bërë të gjithë bashkë, përballë qytetarët kanë Edi Ramën. Dialog me Ramën nuk do të ketë, ajo që kërkon opozita është dorëheqja e tij si Kryeministër”, theksoi Gjata.
Sipas tij, vitin e kaluar një nga shkaqet që Franca nuk pranoi që Shqipërisë t’i hapeshin negociatat me BE-në ishte droga, sasitë e tmerrshme të drogës.
“Mediat ndërkombëtare po flasin qartë mbi atë që ndodh në Shqipëri. Diplomatët po bëjnë disa deklarata rutinore, por çfarë mendoni ju se ato dosjet që janë kapur zyrtarë të lartë duke folur me kriminelë, kush i ka bërë? Janë agjensitë ligjzbatuese të huaja që i kanë kapur, që do të thotë se informacionet mbi situatën në Shqipëri nuk merren vetëm nga një burim”, tha Gjata.
Ai paralajmëroi se pavarëisht përpjekjeve të Ramës për të plotësuar vakancën në Kuvend pas dorëzimit të mandateve nga opozita, sikur edhe 1 vend të mbetet bosh, Kuvendi shpërndahet.
“Edhe sikur numri i mandateve të shkojë në 139, mungon një mandat dhe Parlamenti duhet të shpërndahet sepse Kushtetuta parashikon 140 deputetë”, tha Gjata.

Shikoni cila është detyra e re e Spiropalit…

Sa herë ajo hap gojën, minimalisht do shkaktojë të qeshura, por kishte kohë që nuk përmendej, disa ditë u bënë, jo se ajo ka ndryshuar, por thjesht nuk kishte gjetur ndonjë qoshëse televizive për të lëshuar perlat e saj të radhës.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, reagoi sot pas lajmit se një shtyllë e tensionit të lartë është dëmtuar me lëndë eksplozive nga persona të panjohur.
Vetë strukturat e rendit nuk kanë as të dyshuar për këtë ngjarje, por Elisa e ka “gjetur”, madje e bën fakt të kryer duke mbajtur një qëndrim politik në profilin e saj në Facebook, që më së shumti hulumtohet nga “Skënderbeu” i saj, Edi Rama.
“Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KW në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit! E keni kot, hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s’e ktheni”-shkruan Elisa.
Ajo e di cila dorë është, përderisa e pohon edhe vetë, madje si një “kryehetuese” ajo del në konkluzion mbi motivet që sipas saj vjen nga tërbimi dhe dëshmërimi. Drejtëpërdrejtë akuzon opozitën për këto trazira, ndërsa policia dhe prokuroria vendosjen e eksplozivit në pronën publike e konsideron si akt terrorist dhe me ngjarjen merren struktura të posaçme, ndonëse deri më tani ngjarje të tilla kanë mbetur pa u zbuluar ndër vite.

Në qëndrimin e Spiropalit, nuk ka vend për lajmin në vetvete sesa nga reagimet e saj. Ajo është një nga ministret që do futet në librat “gines” për një përulje ndaj Edi Ramës, duke e konsideruar atë si “Skënderbeun” e Shqipërisë. Elisa që la Doganat Shqiptare në një gropë të zezë të mbuluar nga kontrabanda dhe korrupsioni është ricikluar si ministre, ndërsa herë pas herë është imazhi i parë publik i Rilindjes.
Në daljet e fundit televizive u shpreh se “DonKishoti” është personazh e letërsisë shqipe, ndërsa në Parlament citoi: “Sikurse e ka thënë edhe Çerçiz Topulli, kush kërkon plaçkë është vetë plaçkë”. Në fakt ngatarroi Cerçizin me aktorin Timo Flloko që luan rolin e tij në film. E gjithë jeta e Elisës është një “film i bukur” me Rilindje.
Personazhi publik i Rilindjes Elisa Spiropali i dalë nga duart e Erion Veliajt kur ishte në organizatën “Mjaft” është kthyer sot në simbolin e pushtetit, ndonëse ka një dosje për afera korruptive, por çështje që duket se do mbyllet ende pa u hapur, për aq kohë sa në pushtet është “Skënderbeu” i saj, Edi Rama…
/Boldnews.al/

Video/ Veliaj shton bodigardët pas sulmit me bojë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka shtuar masat vetjake të sigurisë pas asaj që i ndodhi ditën e djeshme, kur një student tentoi ta qëllojë me bojë.
Ditën e sotme, Veliaj ka shtuar forcat e policisë përreth vetes, duke krijuar një perimetër të zgjeruar sigurie, me qëllim që të mos e godasë asnjë objekt i jashtë “armik”.
Ai ka qenë i pranishëm sot në një aktivitet së bashku me ministrin e Diasporës Pandeli Majko, kur policia bashkiake, ajo e shtetit, por edhe civilë që e shoqëronin, nuk kanë lejuar qytetarët të vazhdojnë qetësisht rrugën për në banesat e tyre.
Siç shikohet edhe në video, policë civilë janë përplasur verbalisht me qytetarët, ndërkohë që këta të fundit u kanë kërkuar llogari për pengesën.
Denoncimi ka ardhur nga ish-kryeministri Berisha, i cili ka publikuar pamje nga ky moment i përplasjes së banorëve me policët që shoqëronin Veliajn.
Veprim që tregon edhe njëherë frikën dhe parehatinë që u ka hyrë pushtetarëve socialistë pas ngjarjeve të fundit.

sb

Nje tabor policie e shoqeron Lal Plehun e terrorizuar nga paniku dhe frika. Shikoni videon. sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 18. März 2019

Shehaj: Gjiknuri duhej të ishte në burg, Rama e shpërbleu me drejtimin e “reformës elektorale” të PS

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj kareaguar pas emërimit nga Rama të Damian Gjiknurit, sekretar për Çështje Zgjedhore në PS.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se, ish-ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe ish-drejtori i ARRSH-së Afrim Qendro, në vend që të ishin në burg, dalin e bëjnë fushatë për Partinë Socialiste.
Sipas Shehaj, Gjiknuri u kap duke blerë vota me kriminelët në Peshkopi, ndërsa Rama e shpërbleu sot me postin në PS.
Postimi i plotë i Agron Shehajt
Damian Gjiknuri bashkë me kriminelët bleu votat në Peshkopi, dhe sot Rama e shpërbleu me drejtimin e “reformës elektorale” të PS-së. Ai duhet të ishte në burg, por Edi Ramës i duhet ekspertiza dhe përvoja e tij në bashkëpunim me krimin.
Ditët e fundit, ky politikan i degraduar nga korrupsioni po bën fushatë në Vlorë së bashku Afrim Qendron e DH Albania, një tjetër personazh i errët që duhet të ishte në burg, por që Rama e ka ngarkuar edhe atë me misionin e vjedhjes së votave.
Rruga që ka zgjedhur opozita është e vetmja rrugë për të shpëtuar zgjedhjet nga Edi Rama dhe kriminelët e tij në politikë dhe në rrugë.

Denoncimi/ Arta Marku po kontrollon me urdhër të Edi Ramës dosjen “339” dhe “184”

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata akuzoi Prokuroren e Përkohshme, Arta Marku se është kthyer në personin e që po kontrollon me urdhër të Edi Ramës dosjen “339” dhe “184” ku zyrtarët të lartë socialistë janë kapur duke blerë vota në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Gjata akuzoi gjithashtu Markun në Faxneës lidhur me emërimet në sistemin e drejtësisë, zëvendësimet, transferimet dhe komandimet, duke argumentuar se që me krijimin e KLP-së duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin dhe tejkaluar kompetencat.
“Sa të kapur deri më tani nga dekriminalizimi ka nxjerrë Prokurorja e Përgjithshme? Asnjë! Ajo ka bërë veprime shumë të kundërligjshme me transferimet, emërimet dhe komandimet e përkohshme. Po i justifikojmë deri ditën që u krijua KLP-ja pasi ka ushtruar kompetencat e saj deri kur ajo u krijua, por edhe pas ditës që u formua KLP-ja ajo ka vijuar të hedh firma, dhe çdo firmë që hedh Prokurorja e Përgjithshme dhe ajo e Krimeve të Rënda është shkelje flagrante e ligjit që duhen proceduar penalisht për shpërdorim detyre. Pa folur që shkatërroi Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të mbyllur dosjen e Tahirit, për të mos hapur dosjen 334 dhe na doli një tjetër tani, 184, duke mbajtur të njëjtët prokuror për të mos hapur këto dosje”, komentoi Gjata.

Gënjeshtrat dhe e vërteta e aneksimit të Krimesë

Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi

Vetëm dhjetë ditë para referendumit në Krime, më 6 mars 2014 Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një komunikatë, me të cilën njoftoi për dhjetë rrenat më të mëdha të Vladimir Purin lidhur më aneksimin e gadishullit nga ana e Rusisë. Dokumenti titullohej “Dhjetë fiksionet e Putin për të justifikuar marshimin mbi Krime”!
Pa u zgjatur, do të rendis të dhjetë gënjështrat, të cilat Kremlini i përhapi përmes propagandës së luftës menjëherë pas ngjarjeve në sheshin “Majdan” të Kievit (shkurt 2014) dhe përleshjeve midis forcave të sigurisë së presidentit prorus, Janukoviç, si dhe forcave progresive properendimore të Ukrainës.
1. Sipas Putin, trupat ushtarake ruse në gadishull “rrezikoheshin” nga civilë të armatosur atje. Në të vërtetë ato nuk u rrezikuan asnjëherë nga popullsia civile e Krimesë, përkundrazi ato ishin të pajisura me mjete modern mbrojtjeje dhe nuk rrezikoheshin nga askush.
2. Putin deklaroi ato ditë se marshimi rus në Krime ishte në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare për Krimenë, ndërkohë që e kundërta ishte e vërtetë. Në Memorandumin e Budapestit të datës 5 dhjetor 1994, e cila njihet edhe si marrëveshja e denuklarizimit të Ukrainës, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, Rusia angazhohet dhe detyrohet sipas nenit 1 të saj që në pas dorëzimit të armëve bërthamore në Moskë Kremlini të njohë dhe respektojë jo vetëm sovranitetin territorial, por edhe atë politik të Ukrainës dhe dy vendeve të tjera. Jelcin e kishte nënshkruar dhe zbatuar atë marrëveshje.
3. Sipas Vladimir Putin, më 21 shkurt 2014 opozita ukrainase nuk lejoi nënshkrimin e një marrëveshje me Janukoviçin, ndaj dhe Rusia ndërmori aktin e ndërhyrjes ushtarake në Krime dhe Ukrainën Lindore. Por sipas Stet Departament përmes asaj marrëveshjeje parlamentit të vendit do t’i riktheheshin kompetencat e Kushtetutës së vitit 2004, mbas Revolucionit Portokalli, por Janukoviç u arratis nga Kievi për në Rusi pa nënshhkruar marrëveshjen në fjalë.

4. Aso kohe presidenti rus deklaronte se “Qeveria ukrainase është ilegjitime, ndërkohë Janukoviç në arrati ishte presidenti legjitim i vendit. Në fakt vetë Putin e kishte përcaktuar ish-presidentin prorus të Ukrainës si njeri pa të ardhme politike dhe menjëherë pas arratisë së tij ai mbështeti partinë e rajoneve në parlamentin ukrainas.
5. Për ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainë, Putin u mbështet në propagandën e llojit të “krijimit të katastrofës humanitare”, mbasi, sipas tij, qindra rusë ukrainas kishin kërkuar azil në Rusi. Në të vërtetë asnjë organizatë humanitare apo gazetar i pavarur në zonën e konfliktit nuk kishte raportuar për ndonjë lloj katastrofe humanitare. Vladimir Putin, thjesht po kopjonte një model që nuk mund të kopjohej. Ai i bëri karshillëk arësyes pse NATO ndërhyri në Kosovë. Por vetë Rusia e kishte votuar Rezolutën e KS të OKB-së 1190 të 30 shtatorit 1998 ku thuhej se “Në Kosovë rrezikon të krijohet një katastrofë humanitare”! Ndërkohë që një situatë të tillë në Krime nuk e provoi asnjëherë askush!
6. Putin deklaronte se “Rusët në Ukrainë ndjehen të kërcënuar” dhe se për këtë arësye Rusia ishte e detyruar t’i merrte ata në mbrojtje! Departamenti i Shtetit përmend shumë fakte, të cilat e rrëzojnë këtë pretendim të Kremlinit. Përveçse një ligji për kufizimin e gjuhës ruse të miratuar nga parlamenti i Kievit nuk kishte asnjë të dhënë e faktbledhës për plaçkitje kërcënime, përndjekje politike etj të popullsisë ruse në Ukrainë, përkatësisht as në Krime.
7. Presidenti rus u justifikua për ndërhyrjen e tij në Ukrainë me atë se “Rusia ndjehej e kërcënuar nga ngjarjet në Ukrainë dhe orientimin e saj properendimor”! Në të vërtetë ushtria ruse vuri nën kërcënim jo vetëm territorin ukrainas, por edhe pozicionet ushtarake, objektet dhe pikat strategjike të këtij vendi, i cili vuan ende provokimet e ushtrisë së Moskës në rajonet lindore të tij.

8. Sipas Vladimir Putin, ukrainasit kishin ndërmarrë sulme kundër kishave ortodokse ruse dhe sinagogave, ndërkohë që askush nuk kishte folur për to. Madje vetë patriarku i Moskës ishte deklaruar për mbështetje ndaj qeverisë së Kievit.
9. Justifikimi më banal i presidentit rus lidhet me akuzën se “Kievi përpiqet të destabilizojë Krimenë”, një alibi kjo krejt e pavërtetë, sepse qeveria e re e Ukrainës u përpoq me çdo kusht për dialog dhe zgjidhje paqësore. Kievi nuk kishte asnjë interes nacional të shkaktonte destabilitet në asnjë pjesë të territorit të saj, aq më pak në rajonet e banuara në shumicë nga rusët
10. Së fundi, sipas Vladimir Putin qeveria post Janukoviç e Kievit qëndron nën presionin e ekstremistëve, grupeve fashiste dhe terroristëve. Por faktet dëshmonin se ajo qeveri u angazhua fuqishëm dhe ia arriti të evitojë këto fenomene, të cilat i shihte si rrezik për destabilitetin e vendit të vet.
http://www.faz.net/…/ukraine-krise-amerika-veroeffentlicht-…
I rendita këto fakte, për të dhënë një pasqyrë jo vetëm të asaj që ka ndodhur në konfliktin ruso-ukrainas të shkurt-marsit 2014, por edhe për të risjellë në vëmendje faktin se të gjithë pushtuesit gjatë gjithë historisë kanë përdorur e përdorin të njëjtat metoda propagandistike, me qëllim që të justifikojnë ndërhyrjet ushtarake dhe pushtimet që bëjnë. Bazuar në këtë abstraksion do të sjell në vëmendje ngjashmërinë e pushtimeve dhe luftrave e aneksimeve të Hitlerit, Milosheviçit dhe Vladimir Putin në rastin e Krimesë.

Në vitin 1938, menjëherë pas pushtimit të Çekosllavakisë, Hitleri deklarohej se “Gjermania do të mbrojë çdo gjerman dhe trashëgiminë historike të saj, kudo në botë”! Me këtë arësyetim ai paralajmëroi fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Madje shkoi më tej, kur u shpreh se “Gjermania ka të drejtë të mbrojë interesat e saj kudo dhe sa herë që këto interesa kërcënohen nga të tjerët”! Më në fund shpalli parullën e famshme, sipas së cilës “Gjermania ose do të jetë e madhe, ose do të shuhet fare”!
Në vitin 1989 fix më 28 qershor të atij viti, me rastin e 600 vjetorit të Betëejës së Fushë-Kosovës, Sllobodan Millosgeviç mblodhi një milion serbë, pjesmarrës në tubim dhe para tyre kërcënoi se “Prej sot të gjithë serbët, kudo që jetojnë, do ndjehen të sigurt, sepse ata janë nën mbrojtjen e Serbisë” dhe se “Askush nuk do të guxojë më t’i keqtrajtojë ata”. Më pas perifrazoi Hitlerin kur deklaroi: “Serbia ose do të jetë e madhe ose nuk do të ekzistojë fare”!
Në rastin e aneksimit të Krimesë, presidenti rus, Vladimir Putin, përdori të njëjtin diskurs si edhe Hitleri e Milosheviçi. Ai në konferëncën e rregullt për shtyp para gazetarëve në Kremlin në fillim të marsit 2014 pohoi se “Rusia është përgjegjëse dhe ka detyrë të mbrojë të gjithë rusët, kudo që ata jetojnë”! duke justifikuar kësisoj ndërhyrjen e tij në Krime dhe Ukrainën Lindore. Ndërkohë operoi fort me taktikën propagandistike të “rusëve të kërcënuar në Ukrainë dhe Krime”! Ishte e njëjta taktikë, me të cilën operoi në ndërhyrjen e tij ushtarake në vitin 2008 në Gjeorgji, kur realizoi de facto aneksimin e Osetisë së Jugut dhe Abkazisë.
Por në Krime Vladimir Putin ndoqi një taktikë më të zhdërvjellët dhe më radikale nga pikëpamja juridike. Ai u kujdes që në votimin e referendumit të 16 marsi 2014 në gadisullin e banuar në shumicë prej rusëve të shprehej qartë për bashkimin e Rusinë. Fleta e votimit shënonte dy alternativa:
Njëra shtronte pyetjen nëse banorët e Krimesë janë për ribashkimin me Rusinë dhe të qenit subjekt i Federatës Ruse? Pyetja tjetër u kërkonte votuesve, nëse ata janë për rikthimin e Kushtetutës së vitit 1992 me status politik si pjesë e Ukrainës. U votua alternative e parë. Krimeja u bë pjesë e Federatës Ruse. Ndërkohë që propaganda prej pushtuesi e Vladimmir Putin ngjasoi me propagandën e të gjithë pushtuesve të kohëve të mëparshme në botë!
Tirane 18.03.2019

Ndalohet nga policia pas protestës, Protoduari: U munduan të më gjenin pamje filmike, por unë…

U munduan të më gjenin pamjet filmike, pavarësisht se unë nuk isha në protestën e fundit, por nuk jam tërhequr nga protestat do vijoj të marr pjesë”-tha Protoduari sonte nga protesta e Astirit

Policia e Shtetit vazhdon terrorin dhe arrestimet ndasj protestuesve paqësorë. bëhet e ditur se, policia ka thirrur në ambientet e saj protestuesit e Astirit, për të dhënë shpjegime për praninë e tyre në protestën e madhe të opozitës të mbajtur më 16 mars përpara zyrave të Ramës.
Deklarimin e kanë bërë vetë banorët e Astirit sonte në mbrëmje gjatë protestës së tyre të radhës. Ata thanë se janë thirrur në komisariatin nr.6 dhe janë mbajtur aty për disa orë.
Ata thanë se Policia po ushtron terror ndaj tyre, por e kanë të kotë pasi nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga protesta e tyre legjitime.
Një nga banorët e thirrur në Polici ishte edhe Dorian Protoduari, i cili rrëfeu se nuk ishte i pranishëm në protestën e fundit të opozitës.
Mirëpo kjo nuk e ka bindur policinë, pasi kjo e fundit po përpiqet të gjejë pamje filmike të cilat mund ta implikojnë.
“Unë dje nuk isha fare në protestë, u munduan të më gjenin pamjet filmike, pavarësisht se unë nuk isha në protestën e fundit, por nuk jam tërhequr nga protestat do vijoj të marr pjesë”-tha Protoduari sonte nga protesta e Astirit.
Ndërkaq aktivisti i njohur, Artan Manushaqja, tregoi për mediat se u pyet në komisariat për bllokimin e rrugës së Unazës së Re.
“U pyetëm për bllokimin e rrugës te Unaza e Re”, i shpjeguam se nuk po e bllokonim rrugën por, po protestonim paqësisht për të mbrojtur të drejtën tonë. Ne nuk lejojmë që bandat e krimit të futen në shtëpitë tona, ne do vijojmë me protestën siç kemi bërë këto katër muaj, madje tani do t’i shtojmë motorët për të larguar Ramën”-reagoi Manushaqja.
I përhershëm në mbështetje të banorëve të “Astirit”, ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, premtoi se protesta e Unazës së Re do të marrë fund vetëm pasi të jetë anuluar projekti
“Kam një mesazh për policinë, nëse vazhdoni silleni në këtë mënyrë, ata protestues që patë përpara Parlamentit, do i shihni përpara komisariatit’, tha Balliu.

Policia terror ndaj protestuesit e Unazës, Protoduari: U munduan të më gjenin pamje filmike, por unë…

Policia e Shtetit vazhdon terrorin dhe arrestimet ndasj protestuesve paqësorë. bëhet e ditur se, policia ka thirrur në ambientet e saj protestuesit e Astirit, për të dhënë shpjegime për praninë e tyre në protestën e madhe të opozitës të mbajtur më 16 mars përpara zyrave të Ramës.
Deklarimin e kanë bërë vetë banorët e Astirit sonte në mbrëmje gjatë protestës së tyre të radhës. Ata thanë se janë thirrur në komisariatin nr.6 dhe janë mbajtur aty për disa orë.
Ata thanë se Policia po ushtron terror ndaj tyre, por e kanë të kotë pasi nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga protesta e tyre legjitime.
Një nga banorët e thirrur në Polici ishte edhe Dorian Protoduari, i cili rrëfeu se nuk ishte i pranishëm në protestën e fundit të opozitës.
Mirëpo kjo nuk e ka bindur policinë, pasi kjo e fundit po përpiqet të gjejë pamje filmike të cilat mund ta implikojnë.
“Unë dje nuk isha fare në protestë , u munduan të më gjenin pamjet filmike, pavarësisht se unë nuk isha në protestën e fundit, por nuk jam tërhequr nga protestat do vijoj të marrë pjesë”-tha Protoduari sonte nga protesta e Astirit.
Ndërkaq aktivisti i njohur, Artan Manushaqja, tregoi për mediat se u pyet në komisariat për bllokimin e rrugës së Unazës së Re.
“U pyetëm për bllokimin e rrugës te Unaza e Re”, i shpjeguam se nuk po e bllokonim rrugën por, po protestonim paqësisht për të mbrojtur të drejtën tonë. Ne nuk lejojmë që bandat e krimit të futen në shtëpitë tona, ne do vijojmë me protestën siç kemi bërë këto katër muaj, madje tani do t’i shtojmë motorët për të larguar Ramën”-reagoi Manushaqja.
I përhershëm në mbështetje të banorëve të “Astirit”, ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, premtoi se protesta e Unazës së Re do të marrë fund vetëm pasi të jetë anuluar projekti
“Kam një mesazh për policinë, nëse vazhdoni silleni në këtë mënyrë, ata protestues që patë përpara Parlamentit, do i shihni përpara komisariatit’, tha Balliu.