16.5 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025

Sa herë Edi Rama është në hall i kapur në flagrancë në krim gënjen, por nuk e beson askush!

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Gent Strazimiri tha në një deklaratë për mediat se, “mohimi nga Rama për blerjen e zgjedhjeve, është njësoj si mohimi për kriminalizimin e politikës dhe kanabizimin e vendit. Strazimiri theksoi se, “Dosja 339 dhe Zëri i Amerikës nuk janë të Partisë Demokratike”.
Zyrtari i lartë demokrat u shpreh se Edi Ramës sot nuk i beson më askush.
Strazimiri u bëri thirrje qytetarëve që të enjten të jenë të gjithë së bashku para parlamentit.
DEKLARATË E PLOTE E NËNKRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GENT STRAZIMIRI
Sa herë Edi Rama është në hall i kapur në flagrancë në krim, ai përdor të njëjtën metodë: gënjen në mënyrë të paturpshme dhe mohon në mënyrë kriminale të vërtetat e mëdha që rendisin Shqipërinë si vendin më të korruptuar dhe më të varfër në Europë. Njësoj veproi edhe sot.
– Mohoi se e ka grabitur pushtetin me paratë dhe influencat e krimit dhe të drogës.
– Mohoi ekzistencën e dosjes “339”, ku vetëm nga përgjimi i një bande kriminale, rezulton se Edi Rama ka blerë vota dhe mandate deputetësh në 4 qarqe të vendit. Edi Ramës sot nuk i beson më askush! Ai mohoi para 5 vjetësh se kishte futur vetëm në parlament 19 kriminelë, vrasës, përdhunues, trafikantë droge e qëniesh njerëzore, e sat ë tjerë nëpër bashki.

Ai mohoi para 3 vjetësh se e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, me 219 mijë hektarë të mbjella më kanabis, e para 2 vjtësh se ministry I tij I brendshëm trafikonte me bandat
Ai mohoi sot se grabiti zgjedhjet me ndihmën e krimit të e organizuar. Tani është koha e së vërtetës! Dosja 339 nuk është e Partisë Demokratike. Bandat që blejnë vota nuk janë të Partisë Demokratike. Vangjush Dako, Arben Ndoka, Elvis Roshi, Damian Gjiknuri nuk janë të Partisë Demokratike, por janë njerëzit kyç që komunikojnë herë me bandat e krimit të organizuar, herë me banditët në krye të Policisë për të blerë votat për llogari të Edi Ramës.
Sa herë që Edi Rama, do të tentojë të mashtrojë shqiptarët për pushtetin e blerë me krimin, Partia Demokratike, do t’u tregojë shqiptarëve të vërtetën jo sipas nesh, por sipas “Zërit të Amerikës”. As kjo media nuk është e Partisë Demokratike. Ajo financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka qenë për 46 vjet i vetmi zë i së vërtetës për shqiptarët dhe mbetet, ende sot, zëri i së vërtetës së pamohueshme, të painfluencueshme, asaj që nuk është në shitje.
Të enjten, ftoj shqiptarët t’I bashkohen protestës propullore përpara Parlamentit.

LGBT: Një nga ministrat kryesorë të Ramës është anëtar i joni

Burime brenda komunitetit LGBTI thonë se njëri nga ministrat më të fortë të kabinetit të Edi Ramës është pjesë e tij, citon portal, 27.al. Ministri nuk është bindur ende të bëjë outing, megjithëse prej vitesh e përjeton me gëzim të veçantë intimitetin e tij dhe nuk e ndjen veten të diskriminuar brenda qeverisë.
Do të ishte ndihmë që ministri të shprehej hapur për seksualitetin e tij, pasi kjo mund të ndihmojë në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Por, derisa ministri të dalë sheshit një grup studiuesish antropologjikë po marrin në analizë zërat ministrorë dhe mënyrën e shprehjes së tyre, gjuhën e trupit e kështu me radhë.
Burime të tjera nga opinioni publik thonë se mund të jenë edhe më shumë se një nga ministrant, megjithatë ministri nuk do të bëjë një deklaratë publike për të pranuar orientimin ndryshe seksual, fundja ky ëhstë një trend në të gjithë Partinë Socialiste të rilindur.
Një sërë qeverish të majta në Europë me ndikim të fortë sorosian kanë përfaqësues të komunitetit LGBT në qeveritë tyre. Një rast I tillë është edhe Serbia, ku Kryeministria është pjesë e këtij komuniteti.

Basha: Zoti e bekoftë Amerikën, djegia e mandateve për të shembur qeverinë e krimit

Kryetari i PD, Basha pas mbledhjes së Kryesisë e k nisur mesazhin për mediat në anglisht me një shprehje të President legjendar amerikan, Abraham Linkoln. Basha deklaroi se djegia e mandateve nuk është një qëllim në vetvete, por një hap politik për të shmebur qeverinë e krimit. “Zoti e bekoftë Amerikën” ishin fjalët e Bashës pas mbledhjes së Kryesisë dhe mjaft kuptimplotë për moementin dhe vendimin që tashmë ka marrë opozita e bashkuar. Basha tha se vendimi është marrë në mënyrë unanime nga deputetët e PD. “Shpresoj se kjo sakrificë do ja vlejë”, tha Basha.
Basha sqaroi se djegia e mandateve nuk është qëllim në vetëvete, por rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor: Shembja e një qeverie të krimit, për krimin dhe nga krimi dhe kthimi i një qeverie të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit.
Mbledhja e Kryesisë së PD sapo përfundoi. Me votë unanime u miratua vendimi i grupit parlamentar të PD për djegien e mandateve të PD, vendim i cili do t’i përcillet për vendimmarrje finale nesër Këshillit Kombëtar të PD. Pyetje:

Zoti Basha a keni ju një qëndrim lidhur me deklaratën e ambasadës së SHBA?
Lulzim Basha: Unë nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë, por dua t’jua them fare qartë: për PD dhe për mua, personalisht, nuk ka frymëzim më të madh sesa SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti, mes galerisë së personaliteteve që kanë dhënë kaq shumë në altarin e demokracisë amerikane, veçoj presidentin Lincoln. Dhe dua ta citoj, ndjesë se citimi duhet bërë fjalë për fjalë, po aq sa më kujtohet nga fjalimi i tij në Gettysburg. “That these dead shall not have died in vain. That this nation under God, shall knoë a neë birth of Freedom and that Government of the people, by the people and for the people shall not perish from the face of Earth”. Tani, për të gjithë bashkëqytetarët e mi dhe bashkëkombasit kudo që na ndjekin. Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetëvete. Djegia e mandateve është rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor: që të shembim një qeveri të krimit, për krimin dhe nga krimi dhe t’i japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. Për këtë, ne nuk po kërkojmë të marrim diçka. Nuk po kërkojmë të marrim mandate me ndihmën e krimit të organizuar, siç ka bërë Edi Rama dhe siç është vërtetuar edhe nga provat gjyqësore të publikuara nga Zëri i Amerikës. Ne po japim. Dhe për ta përkthyer tani thënien e Presidentit Lincoln, shpresoj që kjo sakrificë nuk do të shkojë dëm. Se ky komb nën Zot, do të ketë një lindje të re të Lirisë dhe Demokracisë dhe se qeverisja e njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit nuk do të zhduket nga faqja e dheut, nuk do të zhduket nga faqja e Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë Amerikën!

Banorët e Unazës së Re: Shtëpitë tona do t’i mbrojmë po qe nevoja edhe me armë!

Banorët e Unazës së Re kanë vijuar sot ditën e 108-të protestës së tyre. Protestës së tyre i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës.
Banorët janë shprehur të vendosur në vijimin e protestës së tyre por sic thanë ata, tashmë gjithë populli është ngritur në këmbë kundër Edi Ramës.
Është e dhimbshme thanë ata, që Danieli qëndron akoma në burg, ndërkohë që “Rama, Gjiknuri apo ish-drejtori i ARRSH, rrinë si zagarë rrugëve të Tiranës”.
Shtëpitë tona do i mbrojmë po qe nevoja edhe me armë, tha një prej banorëve.
Nuk jemi kundër shtetit por bandës së korruptuar të pushtetit, theksuan banorët e revoltuar.
Deputeti demokrat Klevis Balliu deklaroi para protestuesve:
“Koha për diskutime e rrugë ligjore ka ikur. Gjykatat dënojnë protestuesit dhe jo kriminelët.
Ligji nuk funksionon për Saimir Tahirin, Edi dhe Olsi Ramën dhe për asnjë pjesëtar të Rilindjes.
Ky projekt ka problem.
Çështjen e Danielit nuk e apelojmë dot sepse sot nuk ka Gjykatë të Lartë.
Nuk kemi asnjë rrugë tjetër përvec revoltës. Parlamenti është marrë peng nga bandat e krimit të organizuar.
U ftoj të enjten që ta merrni parlamentin mbrapsh dhe tua ktheni qytetarëve të Shqipërisë.”
Nga ana tjetër deputeti i LSI-së Endri Braimllari tha se protesta e 16 shkurtit e ka futur Edi Ramën në bunker, vërtetoi se gjithë Shqipëria është kundër një kryeministri që ka futur kriminelë në Parlament, që kërkon ë mbajë peng vendin.
“Është detyra jonë qytetare që të protestojmë cdo ditë deri në largimin e Ramës.
Ai është një monstër që u pi gjakun cdo shqiptari”, deklaroi Braimllari.
Koha e fjalëve ka marrë fund! Tani është koha e qytetarëve.

Raporti: Shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdo vend tjetër në Europë për shëndetësinë

Shqiptarët rezultojnë se kanë barrën më të lartë financiare, që u referohet shpenzimeve nga xhepi që familjarët paguajnë direkt për sigurimin e shërbimeve shëndetësore, sipas të dhënave të Eurostat dhe Bankës Botërore.
Sipas Eurostat, në vitin 2017, më shumë se gjysma e popullsisë (55%) në Bashkimin Europian (BE) raportuan se shuma që familja e tyre duhej të paguante për kujdesin mjekësor nuk përfaqësonte një barrë financiare. Nga ana tjetër, 34% thanë se shpenzimet e kujdesit shëndetësor ishin disi një barrë financiare, ndërsa 11% i perceptojnë këto shpenzime si një barrë të rëndë financiare në buxhetin e familjes.
Nga rajoni, raporti përfshin të dhëna për Maqedoninë e Veriut, ku përqindja e atyre që deklarojnë se shpenzimet e kujdesit shëndetësor janë një barrë financiare është 28.3%, më se dy herë më e lartë sesa mesatarja europiane. Në Serbi, kjo peshë është më e ulët, në rreth 15%.
Të dhënat për Shqipërinë mungojnë, por një raport i mëparshëm i Bankës Botërore bën të ditur se shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë janë një barrë për 57% e shqiptarëve, përqindje që sipas Bankës është më e larta në Europë dhe në nivelin e vendeve me të ardhura të ulëta si dhe shumë më e lartë se Europa Qendrore dhe vendet Baltike, që e kanë këtë tregues në 23%.

Pas Shqipërisë në rajon renditet Mali i Zi (me rreth 32%), Bosnja, e ka këtë tregues gati 29%, sipas Bankës Botërore, ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë.
Në botë, vendet që paguajnë më shumë nga xhepi për kujdesin shëndetësor janë Armenia, Jemeni, Azerbajxhani, me rreth 80% të të anketuarve, që e raportojnë se e kanë një barrë të lartë financiare.
Sipas Eurostat, nga vendet e BE-së, 13% e të anketuarve kanë pohuar se kanë një barrë të lartë financiare blerjen e ilaçeve, 17% për shërbimet dentare, dhe 13% të paguajnë për shëndetësinë. Qipro, Bullgaria, Italia, Letonia janë shtetet që raportojnë kosto më të lartë për shërbimet shëndetësore dhe ato dentare. Ndërsa blerja e barnave është barrë më shumë për polakët, qipriotët, bullgarët.
Një tjetër raport i Komisionit Europian për cilësinë e jetës e rendit Shqipërinë si vendin me papërballueshmërinë më të lartë për shërbimet dentare. Sipas Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Europian, 77% e të anketuarve shqiptarë u përgjigjën se e kanë shumë të vështirë që të përballojnë shërbimet e përkujdesit dentar, duke u renditur të parët në Europë. Pas Shqipërisë renditet Greqia, ku 68% e të anketuarve kanë thënë se e gjejnë të vështirë apo shumë të vështirë që të përballojnë përkujdesjen dentare në vend. Me gjithë atë kanë një diferencë me 10 pikë përqindje në krahasim me Shqipërinë.

Haradinaj: Mogherini, armike e Kosovës, si devijoi bisedimet për ndryshim kufijsh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për “Tempora” nga Sonila Meço në Ora Neës, e konsideroi shefen për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini si armike të Kosovës për shkak të ndryshimi të diskutimit për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Haradinaj: Suksesi i Kosovës nuk është i lidhur me dinamikën e zonjën Mogherini, as me agjendën për dialog. Kosova ekziston. Është më vete. Askush nuk mund të më i padobishëm për Kosovën se Mogherini. Ajo ka devijuar diskutimin. Në vend që të flitet për marrëveshje me Serbinë për njohje, ajo e ka devijuar diskutimin në territore dhe kufij. Ajo është armike e vendit tim. Kushdo qoftë, në logjikën e thjeshtë nëse unë përfaqësoj Kosovën e 17 Shkurtit 2018, Kushtetutë, territor, kufij, kushdo që hap këtë diskutim…kushdo që e hap është agresion. Një deklarim që bëri presidenti serb, i kam dërguar letra të gjitha qarqet vendimmarrëse, përfshirë NATO-n ku kam treguar se do ta mbroj territorin e Kosovës. Këto diskutime për kufij të zonjës Mogherini i ka bërë dëm BE-së, e ka shkatërruar realisht një mundësi që ka pasur BE për një marrëveshje. E ka kthyer procesin mbrapa.
Mua më vjen shumë mirë për qëndrimin e palëkundur të kancelares Merkel. Por nuk është vetëm kancelarja Merkel. Mos harro, mbi 90 për qind e vendeve të BE-së janë kundër. Për këtë kam thënë që kryeministri i Shqipërisë, Rama, Presidenti Thaçi kanë hyrë në agjendë të gabuar.

Çfarë e pret regjimin e Maduros!

Anti-government protesters march along a highway in Caracas, Venezuela, Wednesday, April 19, 2017. Opponents of President Nicolas Maduro called on Venezuelans to take to the streets to march against the embattled socialist leader. (AP Photo/Ariana Cubillos)

Shkruan Anne O. Krueger
Edhe përpara se komuniteti të fillonte të mbështeste liderin e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, presidenti i përkohshëm i vendit, Nicolas Maduro, po mbetej pa rrugëzgjidhje. Tani është e qartë se regjimi çavist nuk mund të mbijetojë dhe se vendi do të ketë nevojë për ndihma të mëdha humanitare dhe mbështetje financiare pasi ky regjim të bjerë.
Bota ka dëshmuar shumë rënie të mprehta ekonomike gjatë viteve, por rasti i Venezuelës është padyshim një nga më të këqijtë deri tani. Vendi ka përjetuar një humbje të GDP-së reale (të rregulluar nga inflacioni) më të madh sesa ai i shumicës së vendeve të shkatërruara nga lufta gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe norma e inflacionit pritet të arrijë në 10,000,000% këtë vit. Kursi zyrtar i këmbimit zhvlerësohet aq shpejt, saqë një kuotë ka humbur kuptimin e saj deri në çastin që publikohet.
Në këto kushte, ushqimi – 90% i të cilit duhet të importohet – është aq i pakët sa që një venezuelian mesatar vlerësohet të ketë humbur 10.9 kilogramë; dhe rreth 3 milionë venezuelianë (që përfaqësojnë rreth 10% të popullsisë) kanë ikur. Ndërprerjet e energjisë, mungesa e ujit dhe ilaçeve dhe afër uria kanë qenë karakteristika të vazhdueshme të sundimit brutal dhe të paaftë të presidentit Nicolas Maduro.
Deri në vitet 1960, GDP-ja për kokë banori e Venezuelës ishte më e larta në Amerikën Latine, rreth 80% e asaj të Shteteve të Bashkuara. Sot ajo është nën 30% dhe gjithashtu shumë më poshtë se ajo e Kilit, Brazilit, Meksikës dhe Kolumbisë. Për krahasim, në vitin 1990, GDP-ja për kokë banori e Kolumbisë ishte sa rreth gjysma e asaj të Venezuelës.
Me rezervat më të mëdha të naftës në botë, Venezuela mbështetet te hidrokarburet për më shumë se 90% të fitimeve të saj nga eksportet. Por prodhimi i saj i naftës ka rënë nga j rreth 3.5 milion fuçi në ditë që ishte në fund të viteve 1990 në rreth 1.3 milionë që ishte në vitin 2018, me prodhimin që pritet të bjerë në 700,000 në dy vitet e ardhshme.
Në fakt, edhe kur çmimi i naftës ka qenë në rritje, prodhimi i vendit ka rënë, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe investimit, vjedhjes së materialit, emërimit të aleatëve ushtarakë pa eksperiencë të Maduros si menaxherë dhe largimit të punëtorëve të naftës të cilët mund të fitojnë shumë më tepër diku tjetër.

Një punëtor nafte në Petróleos de Venezuela, S.A. (PDVSA), kompania shtetërore e naftës, së fundmi tha për Ëall Street Journal se ai fiton rreth 8.00 dollarë amerikanë në muaj, i përshtatur për paritetin e fuqisë blerëse.
Situata e Venezuelës kryesisht është vetë-shkaktuar. Pavarësisht nga rritja e çmimeve të naftës, regjimi çavist lejoi që deficitet fiskale të rriten në 24% të GDP-së në vitin 2014. Dhe që kur çmimet e naftës ishin ende pranë kulmit të tyre atë vit, këto deficite janë financuar nga shtypja e parave, duke e përshpejtuar inflacionin. Për t’i përkeqësuar akoma më shumë gjërat, qeveria ka imponuar kontrolle aq të rënda çmimesh, saqë shitësit duhet t’i shesin mallrat e tyre me humbje.
Përtej këtyre përpjekjeve të ngathët për të rregulluar aktivitetin ekonomik, goditja gjithnjë e më brutale e regjimit ndaj mospajtimit dhe erozionit të institucioneve demokratike të vendit i ka përkeqësuar akoma më shumë gjërat. Nën vëzhgimin e Maduros, shërbimet bazë kanë pushuar së funksionuari. Në vitin 2016, punëtorëve të qeverisë iu tha të paraqiteshin në punë vetëm dy ditë në javë për të kursyer energjinë elektrike. Vendi gjithsesi vuajti ndërprerje masive të energjisë gjithsesi.
Në janar, Maduro mori mandatin e tij të dytë pasi fitoi duke mashtruar zgjedhjet presidenciale majin e kaluar. Si përgjigje, shumë vende të Amerikës Latine, së bashku me Kanadanë, SHBA-në dhe disa vende anëtare të Bashkimit Europian, kanë njohur kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Juan Guaidó, si presidentin legjitim të Venezuelës, në përputhje me linjën kushtetuese të vendit. Përveç kësaj, SHBA-ja, një treg i madh për eksportet e naftës nga Venezuela, ka sanksionuar regjimin e Maduros, ka ngrirë llogaritë bankare dhe i ka drejtuar pagesat nga kompanitë amerikane për naftën venezueliane në një llogari të re bankare që do të vihet në dispozicion të Guaidos.
I gjendur përballë protestave masive, Maduro ka vazhduar të përdorë kanosjen, burgosjen dhe urinë për figurat e opozitës, ndërkohë që korrupton liderët ushtarakë për të pasur mbështetjen e tyre. Megjithatë, çështja nuk është nëse Maduro mund të vazhdojë të qëndrojë në krye të shtetit, por edhe për sa kohë mund ta bëjë këtë. Regjimi i tij nuk mund të zgjasë pafundësisht dhe, kur të bjerë, Venezuela do të ketë nevoja urgjente.

Si fillim, vendi do të kërkojë ndihmë humanitare në një shkallë të gjerë. Spitalet duhet të rifurnizohen, shkollat të rihapen dhe transporti publik dhe shërbime të tjera jetike do të duhet të restaurohen. Dhe ushqimi duhet të vihet në dispozicion për një popullsi shumë të kequshqyer.
Në të njëjtën kohë, Venezuela do të ketë nevojë për reforma për t’i dhënë fund inflacionit të madh, rivendosje të stabilitetit makroekonomik dhe të ringjallë aktivitetin ekonomik. Ajo do të kërkojë gjithashtu mbështetje financiare për importim të furnizimeve dhe riparim të makinerive dhe pajisjeve. Kjo vlen jo vetëm për prodhimin e naftës, por për të gjithë sektorët ekonomikë.
Rindërtimi i Venezuelës do të jetë një proces i gjatë. Në kohë lufte, prodhimi tenton të bjerë, sepse armiku nxjerr jashtë funksioni infrastrukturën kryesore siç janë linjat hekurudhore dhe ndërtesat për prodhimin e energjisë elektrike. Në Venezuelë duket sikur vendi ka zhvilluar një luftë të ashpër me veten e tij. Qendrat vitale operative nuk funksionojnë sepse mirëmbajtja rutinë është lënë pas dore dhe nuk ka pasur investime për më shumë se një dekadë.
Pra, sfida është të rivendoset një mjedis makroekonomik dhe një klimë biznesi e qëndrueshme ndërkohë duke përmirësuar njëkohësisht shumë qytetarë venezuelianë, në mënyrë që ata të vazhdojnë të mbështesin reformat politike. Kjo nuk do të ishte e lehtë edhe në një vend që ka qenë shumë më pak i rrënuar sesa Venezuela.
Shpresojmë që liderët e ardhshëm të Venezuelës dhe komuniteti ndërkombëtar të kuptojnë natyrën e kësaj sfide dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të ruajtur paqen sociale gjatë rindërtimit. Venezuelianët më në fund mund të shohin dritë në fund të tunelit. Por ditë të vështira i presin
Anne O. Krueger
Anne O. Krueger, ish-ekonomiste e Bankës Botërore dhe ish-zv/drejtoresha e parë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, është profesoreshë e Ekonomisë Ndërkombëtare në School of Advanced International Studies dhe Johns Hopkins University.

Mogherini: Jam gati të mbyllem me Thaçin e Vuçiç, Ramushi kundërshton

Shefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha të hënën se nuk do të thërras raund të ri bisedimesh ndërmjet Prishtinës e Beogradit derisa autoritetet në Kosovë nuk i heqin apo pezullojnë tarifat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ajo i bëri këto komente në Bruksel gjatë një konference për gazetarë, gjatë së cilës tha se është e gatshme që të mbyllet me javë apo muaj për të arritur një marrëveshje ndërmjet Prishtinës e Beogradit.
“Në momentin që krijohen kushtet, jo vetëm që jam e gatshme që mëngjesin e ardhshëm të organizoj takimin, por edhe të mbyllemi për aq kohë sa nevojitet: shtatë ditë, një apo tre muaj”, tha ajo.
Por, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha të hënën gjatë një vizite në vendlindjen e tij në Gllogjan në Kosovën perënidmdore se tarifat nuk do të hiqen.
“Shpresoj më dëgjuat shumë mirë, po e shihni ku kam ardhur për ta thënë. Sa jam unë kryetar qeverie taksa nuk hiqet”,tha kryeministri Haradinaj
Kryeministri Haradinaj tha se çdo marrëveshje e mundshme me Serbinë nuk mund të prekë kufijtë.

“Kufiri Kosovë-Serbi ekziston, rruhet nga dy palët nga ne dhe pala tjetër dhe NATO dhe nuk ka kufij tjetër, as në emër të demarkimit nuk mund të ndryshojë ndonjë kufi as korrigjimit as nuk guxojmë të bëjmë më eksperimente. Një eksperiment që ka ndodh me Malin e Zi ju e dini çfarë vështirësish na ka sjellë dhe ende e kemi me vështirësi, pra është gabim të bëhen gabime të reja”,tha ai.
Marrëdhëniet ndërmjet kryeministrit Haradinaj dhe partnerëve të koalicionit qeverisës vazhdojnë të jenë acaruara për shkak të mendimeve të ndryshme lidhur me tarifat ndaj Serbisë.
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, të dielën gjatë një seance solemne për nderë të përvjetorit të 11 të pavarësisë bëri thirrje për pezullimin e tarifave dhe ruajtjen e marrëdhënieve me aleatët.
Procesi i bisedimeve mbetet i pezulluar për shkak të refuzimit të Serbisë për të vazhduar bisedimet pa heqjen e tarifave nga qeveria e Kosovës të vendosura pothuajse tre muaj më parë.
Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë thonë se një marrëveshje normalizimi ndërmjet palëve është e mundur, por shumë e vështirë për shkak të pikëpamjeve krejt të kundërta rreth saj, ndërsa të dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë çuar përpara idetë e tyre për një korrigjim të kufirit si zgjidhje ndërmjet dy vendeve.
Kjo ide po kundërshtohet nga shumica e udhëheqësve politik në Kosovë ndërsa faktorët ndërkombëtarë janë vënë në lëvizje që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt ndërmjet Kosovës e Serbisë, që është kusht për integrimin e të dyja palëve në Bashkimin Evropian.

Komploti i ish-drejtuesve të FBI për rrëzimin e Trump, reagon Presidenti i SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi të hënën se zyrtarë kryesorë të zbatimit të ligjit kanë kryer “tradhëti” kur në vitin 2017 kanë shqyrtuar mundësinë e përdorimit të një amendamenti kushtetues për ta larguar atë nga detyra, ndërsa do të hapnin një hetim kundër tij për pengim të drejtësisë.
Nga vendpushimi i tij në Florida, Presidenti Trump kritikoi ish-drejtorin në detyrë të Byrosë Federale të Hetimeve Andrew McCabe. Ky i fundit të dielën gjatë emisionit televiziv “60 minuta” që transmetohet në CBS tha se ai dhe zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein kishin diskutuar rreth përdorimit të amendamentin të 25-të Kushtetutës që i jep mundësinë nënpresidentit dhe një shumice prej 15 anëtarësh të kabinetit, të shpallin një president të paaftë për të trajtuar detyrat presidenciale, duke bërë që nënpresidenti të marrë për pasojë pozitën e presidentit në detyrë.
Zoti McCabe tha se me shkarkimin nga detyra të ish-drejtorit të FBI-së James Comey në maj 2017 nga Presidenti Trump “mund të jetë kryer një shkelje e ligjit”. Gjatë kësaj periudhe zoti Comey drejtonte hetimin që po kryente agjencia rreth lidhjeve të zotit Trump me Rusinë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Disa ditë më vonë presidenti Trump tha se po mendonte lidhur “me Rusisë” kur vendosi të shkarkojë zotin Comey.
Vetë zoti McCabe i cili u shkarkua më vonë pas një veprimtarie 21 vjeçare në FBI, tha se: “nëse një president ka penguar drejtësinë, ka shkarkuar drejtorin e FBI-së për të ndikuar negativisht apo për të mbyllur hetimet mbi aktivitetin keqdashës të Rusisë dhe ndoshta në mbështetje të fushatës së tij, si një agjent i kundër-zbulimit, duhet të pyesësh veten, pse do ta bënte këtë një president i Shteteve të Bashkuara?’
“Të gjitha këto fakte na bënë të pyesim nëse ka një marrëdhënie të papërshtatshme, një lidhje mes këtij presidenti dhe armikut tonë më të frikshëm, qeverisë së Rusisë?”, shtoi zoti McCabe.

Ish-drejtori në detyrë i Byrosë Federale të Hetimeve tha se zoti Rosenstein, i cili do të largohet së shpejti nga Departamenti i Drejtësisë, ishte “absolutisht” dakort lidhur me çështjen e pengimit të drejtësisë si dhe hetimin ndaj zotit Trump.
Disa ditë pas shkarkimit të ish-drejtorit të FBI-së James Comey, zoti Rosenstein caktoi Robert Mueller-in si Prokuror të Posaçëm për të marrë përsipër hetimin ndaj Rusisë. Zoti Rosenstein u ngarkua me mbikëqyrjen e hetimit, pasi Prokurori i Përgjithshëm i atëhershëm Jeff Sessions hoqi dorë për shkak të bisedave të tij me ish-ambasadorin rus Sergej Kislyak gjatë fushatës zgjedhore. Një vendim që çoi zotin Trump në shkarkimin e zotit Sessions vitin e kaluar.
“Wow, kaq shumë gënjeshtra deri tani nga drejtori i turpëruar i FBI-së, Andrew McCabe”, tha Presidenti Trump në një postim në Twitter. “Ai dhe Rod Rosenstein, i cili ishte punësuar nga Jeff Sessions (një tjetër bukuri), duket sikur po planifikonin një akt shumë të paligjshëm dhe u kapën”.
Presidenti Trump shtoi se: “Duhen shumë shpjegime për miliona njerëzit që sapo e kishin zgjedhur një president që me të vërtetë e dëshironin dhe që ka bërë një punë të madhe për ta me ushtrinë, veteranët, ekonominë dhe shumë më tepër. Ky ishte një veprim i paligjshëm dhe prej tradhëtari”.
Zoti McCabe tha se kërkesa e Presidentit Trump në fillim të punës së administratës së tij ndaj ish drejtorit të FBI-së James Comey për të ndalur hetimin e FBI-së ndaj ish-këshilltarit të sigurimit kombëtare, Michael Flynn dhe diskutimet e tij me ish ambasadorin rus në Uashington, Kislyak gjithashtu kontribuan në dyshimet e FBI-së ndaj veprimeve të Presidentit Trump.
“Së bashku, këto rrethana ishin fakte që tregonin se mund të ishte kryer një krim “,tha McCabe. “Presidenti mund të thuhet se ka qenë angazhuar në pengimin e drejtësisë me shkarkimin e (drejtorit të FBI-së) James Comey-it.”
Zoti McCabe tha se Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Rosenstein në një moment ofroi të pajisej me përgjues për një takim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Trump për të dokumentuar bisedat e tyre. McCabe tha se komenti i zotit Rosenstein u bë në një bisedë rreth shkarkimit të zotit Comey, por Departamenti i Drejtësisë tha vitin e kaluar se komentet e tij ishin me shaka e jo të një natyre serioze.

Andrew McCabe u shkarkua vitin e kaluar nga Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions, një ditë para se të kualifikohej për të marrë pension të plotë nëse dilte nga puna. Departamenti i Drejtësisë tha se ai u shkarkua për shkak se ai kishte mashtruar hetuesit gjatë një hetimi të brendshëm mbi rrjedhjen e informacioneve për gazetën Wall Street Journal. McCabe ka hedhur poshtë këtë pretendim.
“Unë besoj se u shkarkova për shkak se hapa hetimet për një çështje kundër Presidentit të Shteteve të Bashkuara,” tha ai.
Senatori Lindsey Graham, ligjvënës republikan nga Karolina e Jugut, i cili është një nga mbështetësit më të fortë të Presidentit Trump, tha të dielën se ai ka në plan të hap një hetim për pretendimet e zotit McCabe, se kishte diskutime mbi një përpjekje për të rrëzuar Presidentin Trump në bazë të një amendamenti kushtetues.
“Prokurori i Përgjithshëm e mohon këtë,” tha Graham. “Do të kemi një seancë dëgjimore për të mësuar se kush thotë të vërtetën, se çfarë ndodhi në të vërtetë”.
Graham shtoi: “Ne jemi një demokraci, njerëzit zbatojnë ligjin, nuk mund ta marrin atë në duart e tyre. Pra, a ishte kjo një përpjekje burokratike për grusht shtet? Nuk e di”.
Robert Mueller 21 muaj më parë filloi hetimet mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, lidhjet e mundshme të fushatës së zotit Trump me Rusinë dhe nëse zoti Trump, në rolin e Presidentit, pengoi drejtësinë duke u përpjekur të pengonte hetimin.
Hetimet e tij kanë rezultuar në dënime për vepra të ndryshme të pesë zyrtarëve kryesorë të Presidentit Trump, përfshirë gjeneralin Flynn, ish-menaxherin e fushatës Paul Manafort dhe zëvendësin e tij, Rick Gates, ish këshilltarin për punët e jashtme George Papadopoulos dhe ish-avokatin Michael Cohen, ndërsa ndaj ish këshilltarit të zotit Trump, Roger Stone janë ngritur akuza kriminale.
Presidenti Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat për bashkëpunim me Rusinë gjatë fushatës zgjedhore, si dhe akuzat se ka penguar drejtësinë.

Arrestohet nënkryetarja e Bashkisë Lezhë për protestën kundër Ramës!

Policia e Lezhës ka arrestuar nënkryetaren e Bashkisë, Alfrida Marku dhe 10 persona të tjerë pse protestuan kundër Ramës paraditëen e sotme. Bëhet e ditur se, policia ka proceduar dhe shoqërouar në policinë e Lezhës rreth 11 persona, “për tubim të paligjshëm dhe bllokim rruge”.
Pas protestës së zhvilluar sot në Lezhë ku qindra qytetarë i prenë rrugën kryeministrit Edi Rama që do shkonte në Pukë, policia ka shoqëruar 11 protestues, ndaj të cilëve ka nisur dhe procedimi penal.
Ndër të shoqëruarit në komisariatin e policisë së Lezhës është edhe Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku.