25.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Lidhjet e atentatorit të Zelandës së Re me Ballkanin

Në kohën që australiani 28 vjeçar, Brenton Tarrant paraqiste në Facebook atentatin e tij gjurmët të çonin në Ballkan. Filmimin “live” të atentatit, Tarrant e shoqëroi me një këngë luftarake të serbëve boshnjakë, që në vitet 90-të luftuan në Jugosllavi kundër myslimanëve në shumicë në ushtrinë e Bosnje-Hercegovinvës – “Karadxhiç drejtoji serbët e tu” është kënga që himnizon komandantin e atëhershëm serb, Radovan Karadxhiç, i cili u dënua nga Tribunali i Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi me 40 vite burgim. Karadxhiç u dënua edhe për pjesëmarrjen e tij në masakrën e Srebrenicës, në vitin 1995 ku u vranë 8000 myslimanë.
Si turist në kërkim të frymëzimit terrorist?
Këtë këngë e ka shkruar në vitin 1993 Zeljko Grmusha, që donte të forconte me të moralin e trupave serbe. “Është e tmerrshme se çfarë ka bërë ky njeri në Zelandën e Re, natyrisht e dënoj këtë, më vjen keq për të gjithë ata njerëz të pafajshëm”, citon gazeta bulevardeske serbe “Kurier”, muzikantin amator. Zeljko Grmusha jeton në Kroaci e ka frikë për sigurinë e tij.
Kjo këngë do ishte harruar, nëse persona të panjohur nuk do të kishin nxjerrë variante të tjera të saj me titrat anglisht “Remove Kebab”. Videot me përmbajtje kundër myslimanëve janë klikuar miliona herë dhe janë shoqëruar me komente raciste.
Udhëtime në Ballkan
Brenton Tarrant ka qenë disa herë në Ballkan para atentatit. Në vitin 2018 ai vizitoi si turist vende historike. Më vonë sipas të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme Bullgare ai ka udhëtuar në Rumani dhe Hungari. Dy vite më parë ai kishte vizituar Serbinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kroacinë. Nëse ka kërkuar një skenë neonaziste, Tarrant, në Serbi nuk do ta ketë gjetur dot në Serbi, sepse për shkak të armiqësisë historike me diktaturën e Hitlerit dhe me lidhjen e ustashëve kroatë me Hitlerin, serbët e refuzojnë këtë ideologji me shumicë. Shovinizmi serb është më shumë antiperëndimor e prorus.

Ideologji e arnuar
Ka gjasa që Brenton Tarrant të ketë qenë i “frymëzuar” nga lufta për çlirim e popujve të Ballkanit kundër turqve. Në përfytyrimet e tij duket se ka një linjë mes tij, princit serb, Llazarit të rënë në betejën e Fushë Kosovës në shekullin e 14-të në luftë kundër osmanëve dhe të tjerëve, “mbrojtës të rajoneve të krishtera”. Rrethanat e atentatit, emrat me alfabetin cirilik të luftëtarëve historikë në luftë kundër pushtuesve osmanë janë më shumë shenja të një ideologjie të arnuar, merret gjithçka që të përshtatet për të justifikuar botëkuptimin. Këto shenja nuk janë tregues të lidhjeve terroriste në Ballkan apo një rrjeti mbështetësish në këtë rajon. Po ashtu si udhëtimet në Ballkan, Tarrant mund të jetë frymëzuar edhe nga ekstremisti i djathtë, Anders Behring Breivik. Lidhjet e tij me botëkuptimin e Breivik janë të dukshme. Edhe Breivik ksihte adhurim për paramilitaristët serbë.
Mediat në Serbi e trajtuan me hollësi atentatin në Christchurch. Ekspertët e sigurisë përjashtuan mundësinë e një rreziku më të lartë të terrorit në vend. Por ka pasur shqetësime, se raportimi mbi videot që nderonte Tarrant mund të hedhë hije mbi imazhin e Serbisë. Ndërkohë që mjaft përdorues myslimanë të internetit u shprehën të irrituar, se pse mediat nuk e përcaktojnë autorin si “fundamentalist i krishterë, në një kohë që përdoret normalisht përcaktimi “fundamentalist islamist” për atentate të tjera.

Si i mori peng Veliaj dy studentët që e nxinë me bojë, flet njëri prej tyre…

Ndoshta është nga të rrallët kryebashkiakë që pas vetes mban truproja vigjilentë që janë aty për të mbrojtur me trupin e tyre çdo “atentat” të mundshëm ndaj tij. Kryetarët e bashkive në organikën e të punësuarve nuk kanë të drejtë të mbajnë truproja, pasi ligji nuk e parashikon, por Veliaj që në media shfaqet si “qytetar i thjesht” që lëvviz me biçikletë dhe ndonjëherë edhe në autobusë urban, është kapluar nga psikoza se do të sulmohet. 
Dhe dje i ndodhi një “atentat” që “fatmirësisht” u neutralizua pas ndërhyrjes së truprojave dhe drejtorucëve të bashkisë së Tiranës. Dy studentë tentuan t’i hidhnin bojë në shenjë revolte për ndërtimet që ia kanë zënë ajrin qytetarëve, për aferat e dyshimta korruptive, për vdekjen e një 17-vjeçari në landfillin e Sharrës e për çdo paudhësi tjetër që Veliaj e ka pas çdo akti që firmos.
Gjeste të tilla në të gjithë botën ndodhin, edhe reagimet për të mbrojtur zyrtarin janë të kuptueshme, por mbajtja peng ose (heqja e paligjshme e lirisë), në asnjë rregullore, ligj e kod nuk shkruhet. Megjithatë jemi para një krijese klonimi nga Rilindja dhe Erion Veliaj është spidermani që ia lejon vetes nën arrogancën e pushtetit që të kthehet në pengmarrës i kujtdo që e kundërshton.
Sikurse ka dëshmuar një nga protagonistët e incidentit studenti Gëzim Almeta, ai bashkë me shokun e tij janë dhunuar dhe mbajtur nën trysni peng në bodrumet e Bashkisë Tiranë. Pamjet e dhunës janë të qarta, ndërsa heqja e paligjshme e lirisë, është “liria” që Veliaj ia jep vetes.

“Me goditën me grushta dhe më thanë do të vrasim sapo të dalësh nga komisariati. I njoh të gjithë policët personalisht, nuk kam gjë me ata por me atë që dha urdhrin politik. E dëgjova Erion Veliajn kur iu tha efektivëve rriheni atë djalin… Jam mbajtur në bodrumin e Bashkisë për 25 minuta derisa erdhën Shqiponjat.
Më kanë ushtruar dhunë serish, nuk kam bërë rezistencë. Efektivët e Shqiponjës me provokuan duke më goditur pas shpine kur isha i prangosur. Më kanë goditur edhe mua dhe shokun tim”-tha në intervistë për mediat Gëzim Almeta.
Lali Erin mund ta shash, fyesh, përbuzësh, ta denoncosh, sulmosh politikisht, reagosh me pankarta në duar, ti zësh pragun e bashkisë e çdo revotë tjetër, por ai nuk pyet për asnjë nga këta. Në Prokurori dosjet i mbylli kur darkonte e drekonte me ish-kryeprokurorin e Tiranës, e në këmbim firma “Fusha” po betonizon Tiranën, duke u fshehur thuajse pas çdo tenderi miliona eurosh.
Ai është në gjendje të mbulojë edhe skandalin më të madh, i bishtnon çdo afere e shkelje ligjore, por nëse e bëni pis në imazh, atëherë kjo qenie pa bosht që shfaqet si dashamirës, bëhet përbindësh, të thyen brinjët, të kërcënon…
Kjo ndodhi edhe dje. Lali Eri është një krijesë mediatike, gati surreale për nga mënyra si qeveris kryeqytetin, në një botë vituale që të mbyt me propagandë dhe nëse i bëhet pis kjo pjesë ai është kryebashkiak i rënë.
Nga shkeljet e dukshme ligjore ai nuk ka frikë, po nëse i shembet propaganda, qoftë edhe me pak bojë në fytyrë ai bie, fundja si pjellë e vëçantë e Rilindjes e krijuar nga agjit-propi partisë sikurse u ngrit ashtu edhe shembet. Ndaj Veliaj të mban peng e është gati të kthehet në urdhërues krimesh nëse i preket propaganda dhe imazhi.

“Më futën në bodrumin e bashkisë, më thanë do të të vrasim”…
Një ditë pasi goditi me bojë Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, studenti Gëzim Almeta ka folur për mediat. Në një lidhje telefonike me Fax news, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e djeshme.
Ndër të tjera, përsa i përket goditjes së kreut të Bashkisë Tiranë me bojë, Almeta është shprehur se, e goditën me grushta dhe e kërcënuan se do ta vrasin sapo të dalë nga komisariati.
“Me goditën me grushta dhe më thanë do të vrasim sapo të dalësh nga komisariati. I njoh të gjithë policët personalisht, nuk kam gjë me ata por me atë që dha urdhrin politik. E degjova Erion Veliajn kur iu tha efektivëve rriheni atë djalin….
Jam mbajtur në bodrumin e Bashkisë për 25 minuta derisa erdhën Shqiponjat. Më kanë ushtruar dhunë serish, nuk kam bërë rezistencë.
Efektivët e Shqiponjës me provokuan duke më goditur pas shpine kur isha I prangosur. Më kanë goditur edhe mua dhe shokun tim.
Kam berë ditën e djeshme denoncim ndaj personave për rastin… do t’i verifikojnë organet kompetente. Kur kam bërë denoncimin dje nuk kërkuan ta merrnin një gjë të tillë.
Te Komisariati Nr. 1 kam ndenjur 8 orë. Vendosa ta merrja vendimin e djeshëm si qytetar I lirë. Jetojmë në demokraci, jam i lirë dhe vendosa ta merrja atë vendim sepse mbrojë të drejtat e mija të studentit… Akti ishte një nismë studentore. Opozita protestojë vetë në shesh…. Une kam protestuar edhe me ta me duar në xhepa dhe më kanë arrestuar dhe kanë ushtruar presion ndaj familjes”, u shpreh Almeta.

I pyetur nëse ndihet I kërcënuar për jetën Almeta është shprehur: “Absolutuisht jo, unë jam në Tiranë, jam në vendin tim. Këtu kam lindur dhe jam rritur…. Nuk jam pjesë e PD-së. Protestoj për të drejtat e mija, lirinë dhe flamurin kombëtar”.
Studenti, Gëzim Almeta, në një lidhje telefonikepër ‘News24’ thotë se pasi tentuan të njollosin me bojë Veliajn ai dhe shoku i tij, Nikolin Cali u shoqëruan me dhunë në bodrumin e bashkisë dhe aty për një kohë të gjatë u bënë viktimë e dhunës fizike dhe verbale, të ushtruar njëkohësisht nga disa persona.
Një nga dy studentët që tentuan të hedhin bojë në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka denoncuar në komisariatin numër 1 në Tiranë, dhunën e ushtruar ndaj tij dhe bashkëmoshatarit të tij në ambientet e bashkisë së kryeqytetit.
Studenti, Gëzim Almeta, në një lidhje telefonikepër ‘News24’ thotë se pasi tentuan të njollosin me bojë Veliajn ai dhe shoku i tij, Nikolin Cali u shoqëruan me dhunë në bodrumin e bashkisë dhe aty për një kohë të gjatë u bënë viktimë e dhunës fizike dhe verbale, të ushtruar njëkohësisht nga disa persona.
Pastaj më shoqëruan në komisariat forcat “Shqiponja”, më goditën pas shpine me grushte. Në komisariat e konstatuan dhunën dhe nuk bënë asnjë reagim. Nuk pranuan denoncimin tim. E drejta për të protestuar është në çdo vend demokratik. Protesta jonë vazhdon. Ky është një person që ka abuzuar prej vitesh me kartat e studentit”, tha ai.

Protestat e “jelekëve të verdhë”, Macron dënon “apokalipsin” e Parisit

Protestat e „jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti francez, Emmanuel Macron ndërpreu pushimin e fundjavës dhe paralajmëroi masa të rrepta.
Qeveria franceze ka marrë që nga nëntori masa të forta kundër prishësve të rendit e qetësisë. Por dhuna e së shtunës tregoi, se ato nuk mjaftojnë, theksoi presidenti Macron. Do të ketë „vendime të forta shtesë”, tha ai. Macron e kishte ndërprerë një pushim për ski në Pirene dhe ishte kthyer të shtunën në Paris. Në bulevardin Champs-Elysées, disa protestues me gurët e kalldrëmeve kanë qëlluar xhamat e dyqaneve, restoranteve dhe kafeneve. Sende të vjedhura u hodhën në barrikada që digjeshin, ndërkohë që dëgjoheshin thirrjet „revolucion” dhe „ky është apokalipsi”. 11 vetë u lënduan. Sipas policisë franceze u ndaluan 200 vetë.
Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner i cilësoi zjarrvënësit si vrasës. Disa pjesëmarrës në protesta me sa duket „kanë udhëtuar për të shkatërruar”. Sipas tij ka një grupim prej „1500 vetësh ultra zë dhunshëm.” Kjo ishte fundjava e 18-të me radhë e të ashtuquajturve „jelekët e verdhë” që protestojnë në të gjithë vendin kundër politikës së reformave të presidentit Emmanuel Macron. Së fundmi numri i protestuesve ka rënë ndjeshëm.

Serbi, protesta të dhunshme kundë presidentit Vuçiç

Mijëra veta në Beograd u hodhën në protesta në mesditën e së dielës para ndërtesës së presidencës së Serbisë në kohën kur presidenti serb Aleksandër Vuçiç, po i drejtohej vendit pas protestave të së shtunës. kur grupe qytetarësh hynë në ndërtesën e televizionit shtetëror në shenje pakënaqësie me qasjen e njëanshme të tij.
Presidenti serb tha se “nuk do të lejohet askush të kërcënojë Serbinë me dhunë”, ndërsa i cilësoi si “fashistë” disa nga drejtuesit e opozitës serbe.
Forca të mëdha të policisë rrethuan për disa orë me radhë ndërtesën e presidencës serbe, ndërsa protestuesit kërkuan dorëheqjen e presidentit serb, i cili u largua nga zyrat e tij pasi që protestuesit u larguan nga sheshi para presidencës.
Të shtunën policia ndërhyri në ndërtesën e televizionit shtetëror serb dhe nxori prej andej grupet e protestuesve përfshirë edhe disa udhëheqës opozitar, të cilët kërkonin që t’u jepej hapësirë në emisionet qendrore të lajmeve.
Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç, paralajmëroi përndjekjen e atyre që hynë në ndërtesë, ndërsa ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i tha televizionit pro qeveritar Pink se protestuesit janë ‘fashistë” dhe duhet të dënohen me ashpërsi.
Ky ishte incidenti më i rëndë pas disa muajsh protesta kundër presidentit serb, Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen tij, zgjedhje dhe medie të lira dhe më shumë demokraci.
Kritikët e akuzojnë presidentin Vuçiç për vendosje të autokracisë nëpërmjet kontrollimit të rreptë të medies dhe nxitjes së gjuhës së urrejtjes ndaj kundërshtarëve. Ai i ka hedhur poshtë këto akuza.
Protestuesit kërkuan liri të medies si parakusht për zgjedhje të lira e të drejta.
Protestat me sloganin “Një nga pesë milionë”, filluan në nëntor të vitit të kaluar me moton “stop këmishëve të përgjakura”, kur ndodhi një sulm mbi Borislav Strefanoviçin, udhëheqës i partisë së vogël E Majta serbe.
Ai ishte sulmuar nga një grup burrash me maska të zeza më 23 nëntor në Krushevc, një qytet në jug të Serbisë dhe kishte pësuar plagë të lehta.
Në muajin dhjetor, presidenti serb tha se nuk do të përmbushë kërkesat e opozitës edhe nëse “dalin 5 milionë në rrugë”, por më pas ai tha se është i gatshëm të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Partitë opozitare thanë se do të bojkotonin zgjedhjet e tilla.
Ish nacionalisti i skajshëm, Aleksandër Vuçiç, thotë se synon të anëtarësoj Serbinë në Bashkimin Evropian.

Meta shuplakë Ramës: Klasa politike mos të fshihet pas asnjë ndërkombëtari!

Presidenti Ilir Meta thotë se, kriza politike në vend është thelluar, ndërsa u ka bërë apel palëve që të mos fshihen pas ndërkombëtarëve.
Duke folur për gazetarët në përfundim të një aktiviteti në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, kreu i shtetit bëri thirrje që çështjet duhet të zgjidhen me dialog dhe jo me pazare.
”Klasa politike shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë e saj dhe nuk duhet të fshihet pas asnjë ndërkombëtari siç ka ndodhur deri tani dhe çështjet duhet të zgjidhen me dialog larg pazareve, qoftë edhe të ndërkombëtarëve”.
Kujtojmë se ‘kartën e ndërkombëtarëve’ e përdor shpesh mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama, teksa shprehet kundër nismës së opozitës për djegien e mandateve.
I pyetur nga gazetarët lidhur me ndikimin rus, u shpreh: “Jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është problem në rastin e Shqipërisë. Nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si anglo amerikan në periudhën e të kaluarës për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës, kushtetuese, morale, përfaqësimi, që janë të krijuara nga ne”.

Emrat e operativëve të Sigurimit që ndiqnin Vilson Blloshmin

Operativët e Sigurimit të Shtetit Lavdim Kurti, Nevit Kasa, Vesel Gjorga, Asim Bobrati dhe Xhevat Karriqi, kishin punuar me këto bashkëpunëtorë: “Xhami”, “Burreli”, “Nogoli”, ”Guri”, “Studenti”, “Studenti”, “Shebeniku”, “Bleta”, “Pazari i Muzinës”, “Dardha”, “Marteli”, “Shkëmbi”, “Shkumbini”, “Shkumbini”, “Studenti”… 
Nga vitit 1963 deri në vititn 1976 kur edhe u arrestua Vilson Blloshmi rezulton të ketë qenë gjatë gjithë kohës nën survejimin e Sigurimit të Shtetit përmes operativëve dhe bashkëpunëtorëve, të cilët i kishte të njohur, shokë shkolle, kushërinj, etj.
Në librin e tij “rrëfime nga ferri komunist”, Bedri Blloshmi, vëllai i Vilson Blloshmit, i arrestuar në të njëjtën kohë me të vëllain, dhe më pas i burgosur në Spaç e Qafë Bari, ka publikuar një varg dokumentesh nga dosja operative e të vëllait të pushkatuar. Në dosjen e Vilson Blloshmit, Bedri Blloshmi ka hasur 15 emra bashkëpunëtorësh dhe operativë të cilët e kanë ndjekur dhe survejuar të vëllanë për 13 vjet rradhazi.

Më poshtë marrë nga ky libër sjellim “Listën emërore të operativëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit, që ndiqnin Vilson Blloshmin në vitet 1963 -1976. 
Nr.95-“Xhami”- Demir Merko Blloshmi – op. (operativ) Lavdim Kurti
Nr.94. B.p. “Burreli”- Dilaver Merko Blloshmi – op. Lavdim Kurti
Nr._ – Bp. “Nogoli”- Engjëllush Çela – op Lavdim Kurti
Nr.154 – b.p.”Guri” – Shahin Rakip Yryku- op. Nevit Kasa
Nr. 187 – b.p. “Studenti” – Emin Nexhip Lenaku – op. Vesel Gjorga
Nr.160 – b.p Studenti” – Harif Beqir Qyra – op. Vesel Gjorga
Nr.99 – b.p.”Shebeniku”- Mehmet Ismail Gjymenga- op.Vesel Gjorga
Nr._ -b.p. “Bleta”- ky nuk ka emër –op.Asim Bobrati
Nr.18 – b.p. “Pazari i Muzinës” – Hasan Sali Alliu- op. Xhevat Karriqi
Nr._ – b.p. “Dardha” – Osman Rremo Zogolli – op.Vesel Gjorga
Nr. 59 – b.p. “Marteli” –Ferit Haxhi Çota – op. Xhevat Karriqi
Nr. 156 – b.p. “Shkëmbi” – Bardho (Sherif) Seit Qyra – op. Xhevat Karriqi
Nr. 159 – b.p. “Shkumbini”- Sami Shaban Dashi -op. Xhevat Karriqi
Nr. 68 – B.p. “Shkumbini” – Sali Nezir Vlashi –op. Xhevat Karriqi
Nr. _ – B.p. “Studenti” – Sami Hyka –op. Vesel Gjorga
Burimi: “Rrëfime nga ferri komunist”, Bedri Blloshmi, fq.179

SAHARAJA
NGA VILSON BLLOSHMI

Saharaja, larg është Saharaja,
Saharaja shkëmb e rërë e gurë,
Që ka shok veç emrin e saja
Dhe ngaqë s’sheh ëndrra, s’sheh as drurë.

Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë me mend’ e saj…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë.

Saharaja nuk ka miq e shokë,
Saharaja nuk ka bijë, as bir.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe me natën s’shkon mirë.

Natës s’i pëlqen në Sahara,
S’i pëlqen të ketë veç gurë për shtrojë;
Fjalë e dashuri e njerëz s’ka;
Perç’ e saj e zezë s’ka ç’të mbulojë.

As dhe një s’e di si është kandisur
Me kët’ plagë mbi shpinë rruzullimi,
Por se thonë në botë është stisur
Kur i duhej njerëzisë mallkimi.

Kur ai për keq e mban në gojë,
Saharaja e mban vesh e qesh.
Saharaja fillon të gëzojë,
Kur ne mallkohemi mes nesh.

E kur bie ndrojtur rrez’ e diellit
Dhe mbi gurët e pamyshkët ndrit,
I ngjan vello savani i qiellit,
Shkretëtirës shket e shkrepëtit.

Prandaj, kur urrejtjen e fortë e nxehur
Mbi dikë mallon e shfryn e shan,
Që nga skuta del kujtimi i dehur
Dhe thërret menjëherë Saharanë.

Kur mallkimi shfryn e kur kujtimi
Në pusin e harresës tret…
Kur hyn dielli e kur hesht thëllimi,
Shkretëtirë e shkretë mbetet shkretë.

Nuk ka kompromis, Panuçi pezullon Strakoshën

Histori e çuditshme, nga ato që në kombëtare po ndodhin pak si shpesh kohët e fundit: Panorama-Sport raporton se Thomas Strakosha është pezulluar dhe nuk do të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjet e këtij muaji, kundër Turqisë e Andorrës! 
Portieri kuqezi luajti këtë të diel me Lazion, kundër Parmas, me sfidën që përfundoi rreth orës 17.00, ndërsa më pas duhej të nisej direkt për në Tiranë.
Një vonesë bëri që Strakosha të mos e kapë dot avionin dhe për pasojë ka telefonuar trajnerin Christian Panucci, por ky i fundit i ka thënë të mos vijë fare në Shqipëri, nëse nuk paraqitet sipas planit.
Një ngjarje e rëndë, që nuk ndodh në kombëtare të tjera, por Panucci e justifikon me dëshirën për të vendosur disiplinë të hekurt në kombëtare.
Në vend të Strakoshës është grumbulluar Gentian Selmani, portieri i Laçit i cili edhe më parë ka qenë pjesë e kombëtares.

Panucci: “Turqia superiore, por besoj te fitorja”…
Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka dalë sot para gazetarëve në Tiranë, për të prezantuar dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2020, kundër Turqisë e Andorrës, këtë muaj. Panuçi është dukur entuziast dhe me shumë besim te kombëtarja, ndoshta edhe për faktin se tashmë ka një grup thuajse të plotë dhe lojtarët po luajnë rregullisht në klubet përkatës. Panucci është i bindur se kundër Turqisë mund të merret rezultati pozitiv, edhe pse e pranon se kundërshtari është më i fortë. Ndërkaq, Panucci ka fjalë shumë të forta për Durmishajn, i cili na braktisi për Greqinë.
– Çfarë prisni ndryshe, duke qenë se keni premtuar ndryshime?
– Sjellja në fushë po, ajo duhet ndryshuar. Edhe taktikisht do të bëjmë pak ndryshime, kemi rikuperuar disa lojtarë dhe diçka do ta ndryshojmë. Mund të luajmë me 4-3-3 ose me 3-5-2, të shohim. Nuk do të luajmë thjesht në mbrojtje, por kam kuptuar që kam gabuar. Sa më shumë hapemi në fushë, aq më shumë probleme kemi.
– A jeni i kënaqur me skuadrën, pas kthimit të shumë lojtarëve?
– Jam i kënaqur me këta 23 lojtarë që kemi, mund të vijnë të tjerë. Kisha grumbulluar Cikalleshin, por ai u dëmtua, është edhe Ndoj i dëmtuar, Binaku ka probleme muskulore. Kthehet Abrashi, kthehet Ajeti, Grezda më në fund u kthye në fushë dje, edhe pse ndoshta nuk ka 90 minuta në këmbë. Kaçe po luan rregullisht, është kthye në kombëtare, ndërsa më parë nuk luante. Ka shumë futbollistë shqiptarë nëpër Europë që nuk luajnë rregullisht dhe ky grup luan mjaftueshëm. Kemi Qosen që vjen në kombëtare, e kam ndjekur gjatë gjithë dimrit, të tjerët janë të njëjtët. Mavraj është i pezulluar, të shohim si është Sadiku, sepse është shumë i rëndësishëm për ne.

– Çfarë duhet të bëjë Bare më shumë, për të luajtur në kombëtare?
– Ç’lidhje ka Bare, është gjë miku yt? Do shkoj ta shoh, se është edhe Marbella afër. Mund të jenë shumë të tjerë që mund të vijnë në kombëtare.
– Planet janë për ndeshjen e radhës, apo për gjithë eliminatoret?
– Duhet të shohim vetëm ndeshjen e radhës, sepse kam parë që këtu kalohet lehtë në eufori. Jam i bindur se mund të bëjmë diçka speciale, përndryshe iki. Thjesht duhet të jemi të qetë dhe të përulur, sepse më duket se 2016 nuk u ka bërë mirë disa njerëzve. Jam i bindur që mund të bëjmë shumë mirë ndaj Turqisë, mund të provojmë të fitojmë.
– Vrushaj e Durmishaj na braktisën. Po me Tahiraj e Seferi, a ka pasur kontakte?
– I kemi nën vëzhgim, janë në planet tona për të ardhmen. Vrushaj e Durmishaj kanë bërë zgjedhjen e tyre, kanë ikur te Greqia.
– Lenjani, pse mungon këtë radhë?
– Sepse janë Binaku dhe Aliji.
– Duket sikur kemi pak zgjedhje nga krahët…
– Jo, kemi shumë lojtarë nga krahët, kemi Grezdën, Uzunin, kemi mbrojtësit e krahut që janë të aftë të luajnë edhe më përpara.
– Mbrojtja, si do ndryshojë, duke qenë se kemi pësuar shumë gola kohët e fundit?
– Problemi ka qenë mënyra e lojës. Do jemi më kompaktë dhe do e ndihmojmë mbrojtjen me mënyrën si luajmë. Gjimshiti luan tek Atalanta, Hysaj te Napoli dhe Ismajli te Hajduk Split. Formacioni? Do luajmë 4-4-2 (qesh.). Do e ndryshoj gjatë gjithë javës”.

– Si e shihni Turqinë, sa e njihni?
– Është një skuadër e fortë, superiore ndaj nesh. Sapo ka ndërruar trajner. Duhet të tregohemi më të fortë për ta mundur, por kam besim te djemtë e mi, mundohem të jem gjithnjë pozitiv dhe besoj se mund të fitojmë. Mungon Under te Turqia, është një lajm i mirë për ne, por duhet të shohim si do luajë Turqia, sepse trajneri i ri luan zakonisht 4-2-3-1. Megjithatë, mendoj më shumë për ekipin tim. I kam idetë e qartë çfarë duhet të bëjmë, duhet të luajmë lojën tonë, por natyrisht do ketë ndryshime në skemë nga Turqia tek Andorra.
– Berisha apo Strakosha, për portën?
– Kur bëj formacionin, zakonisht dy të parët nuk i gaboj kurrë. Berisha apo Strakosha, dhe pastaj Hysaj. Kam ende dyshime aty, të shohim. Mbrojtjen pak a shumë e morët vesh, e thashë më sipër.
– A ka lojtarë për kombëtaren Kategoria Superiore?
– Shumë e vështirë, kampionati shqiptar i jep shumë pak kombëtares. Kampionati çon lojtarë jashtë dhe më pas më të mirët vijnë në kombëtare. Realiteti është i tillë, edhe pse i ndjekim të gjithë.
– Abrashi, sa i rëndësishëm është për ne?
– Është lojtar me peshë, me shumë eksperiencë. Na duhet shumë forca e tij, tërbimi, agresiviteti. Duhet ta kemi të qartë kush jemi ne.

– Durmishaj, mos ndoshta duhej të luante pak minuta sa për ta djegur, si Vrioni?
– Këtë radhë grumbullova vetëm 2 sulmues. Vrioni është shumë i rëndësishëm dhe ka të ardhme të shkëlqyer, thjesht i duhet të piqet. Durmishaj është lojtar i ngjashëm, të shohim sa do luajë për Greqinë. Vendimi i tij duhet respektuar, çdokush bën atë që do, por problemi është që në fillim thonë “po”, pastaj “jo”, pastaj dërgon ndonjë mesazh dhe përgjigjet menaxheri. Këta lojtarë që bëjnë kështu nuk do bëhen kurrë lojtarë të vërtetë. Një lojtar i vërtetë e thotë me bindje “po”, “jo”, nuk qurravitet. Këta janë lojtarë me “ko*e”, jo ata si Durmishaj që sapo i kërkon Greqia apo një kombëtare tjetër u prishet mendja. Këtu jam gati të vendos bast: Durmishaj nuk do bëhet kurrë lojtar i rëndësishëm. Këtu do jemi, do flasim pas dy vitesh. Shkova të takoj një lojtar, erdhën babai, menaxheri, xhaxhai, kryetari i bashkisë, m’u duk sikur ishte Messi. Nuk e di fare ku luan tani. “Nuk e di, duhet të mendohem, të flas me menaxherin, me babin”. Për çfarë, menaxheri e vendos jetën tënde? Isha me një drejtues të Federatës, i thashë “nuk vlen, hiqi vizë”. Menaxheri e trajtonte sikur të ishte Cristiano Ronaldo.
– Roma, a ka pasur diçka reale?
– Nëse kanë menduar për mua, nuk e di. Megjithatë, nuk kam marrë asnjë telefonatë, zero. Po të kisha marrë një telefonatë, një sekondë më vonë do telefonoja presidentin Armand Duka, për ta njoftuar, sepse respekti për mua është shumë i rëndësishëm. Mua më paguan FSHF dhe nuk mund të flas me asnjë ekip tjetër për sa kohë jam i Shqipërisë. Jam i lumtur këtu, nuk e di për ju.

Salvini “kryqëzon” Gattuson për humbjen në derbi!

Një humbje, që e kthen Milanin në vendin e katërt, pikërisht në derbin më të rëndësishëm dhe të përzemërt nga ana e tifozëve. Interi iu merr kuqezinjve vendin e tretë në Serie A, duke i lënë tifozët kuqezinj të zhgënjyer. Keqardhje e madhe edhe për Matteo Salvinin.
Në të vërtetë, Ministri i Brendshëm i Italisë nuk vonoi ta komentonte humbjen e Milanit, një ekip që e mbështet me zemër, si tifoz i thekur. Sipas Salvinit, humbja erdhi për shkak të zgjedhjeve të trajnerit dhe performancës së lojtarëve që hodhi në fushë.
Në të kaluarën, politikani i lartë italian kishte qenë kritik me Gattuso, gjëje së cilës i është kthyer përsëri: “Nëse nuk luan futboll 70 minuta në 90, nëse nuk vë zemrën në fushë dhe, nëse aktivizon lojtarë, që kanë dëshirë e formë fizike të një “përtaci”, është normale që të humbësh””.
Salvini ishte i pranishëm në “San Siro”, gati për të fotografuar koreografinë e tifozëve kuqezinj, të cilët zgjodhën për derbin një mbishkrim të qartë mbi kokën e tij: “Le t’i dërgojmë në ferr”. Ky baner ishte për “kushërinjtë” e Interit.
Në fund festoi Interi, i cili u përpoq të harronte eliminimin nga “Europa League” duke fituar derbin kundër Milanit dhe për ta mposhtur këtë të fundit në renditje. Për Milanin mbeten ende dhjetë ndeshje për të siguruar pjesëmarrjen në Champions.
Dy muaj të rëndësishëm për të rindërtuar “Djallin” europian. Sfida e ardhshme do të tregojë nëse kaosi mes Kessie dhe Biglia (në të vërtetë u shua menjëherë) dhe humbja në derbi nuk do të sjellin pasoja në ekuilibrat e skuadrës së Gattuso.

Skandali me vjedhjen e re të Veliajt, 5.7 milionë euro për 600 metra rehabilitim në bulevard

Bashkia Tiranë do të shpezojë rreth 5,7 milionë euro për të rehabilituar Bulevardin Zogu I, 600 metra i gjatë, nga Sheshi Skeënderbej deri në unazën pranë ish-stacionit të trenit. Për këtë qëllim ajo ka hapur një tender më 12 mars 2019, për përzgjedhjen e kompanisë ndërtuese, i cili do të mbyllet më 11 prill 2019.
Nuk ka asnjë dokument, studim, analizë apo projekt teknik të publikuar për këtë ndërhyrje, dhe për të nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar nga Bashkia Tiranë. Projekti është përmendur vetëm një herë kalimthi nga Kryebashkiaku Veliaj, në nëntor të 2018-ës, në një takim në Njësinë 9 në kryeqytet gjatë paraqitjes të projekt-buxhetit 2019:
“Ambicia jonë është që Bulevardi “Zogu I”, nga ish-Stacioni i Trenit deri tek Sheshi Skënderbej të transformohet në një rrugë shopingu, siç kemi bërë me pjesën e Pazarit të Ri.
Për këtë do të rregullojmë të gjitha fasadat, do ta zgjerojmë akoma më shumë trotuarin, do të kemi 4 sheshe dhe 4 ‘piaceta’. Do të jetë një nga rrugët më të bukura në Tiranë, pa dalluar shumë nga Bulevardi i Ri.”
Në prill 2018, Bashkia Tiranë ka zhvilluar tenderin për hartimin e studimit dhe projektimit të rehabilitimit të Bulevardit Zogu I.

Kontrata, me vlerë rreth 90 mijë euro, iu dha studios “I RI” në pronësi të firmës 51N4E—kompania kryesore kliente e Kryeminisitrit Rama, e cila ka projektuar rindërtimin e Sheshit Skënderbej—dhe arkitektit Gent Agollit, gjithashtu pjesë e stafit të 51N4E në Tiranë dhe koordinator i projektit të rindërtimit të Sheshit Skënderbej.
Studimi prej 124 faqesh i hartuar nga “I RI” nuk ka një plan të plotë të projektit se, por vetëm specifikime teknike të punimeve. Në të nuk ka asnjë sqarim se ku do të vendosen shatërvanet, mini-sheshet apo kioskat.
Në faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë, po ashtu nuk ka asnjë projekt të publikuar.
Nga studimi mësohen i “I RI” kuptohen vetëm disa nga punimet që do të kryhen, të cialt janë:
— shkatërrimi i sistemit aktual dhe ndërtimi i një sistemi të ri të ujërave të zeza, rrugëve të makinave dhe trotuarëve;
— ndërtimi i katër shesheve të vogla (Fortuzi, Pocket, Village dhe University) dhe mbjellja e pemëve dhe shkurreve dekorative në to; vendosja e stolave të betonit njësoj si në Sheshin Skënderbej; vendosja e kioskave;
— ndërtimin e shatërvanëve – njëri prej të cilëve do të jetë tek sheshi Pocket, vendndodhja e qartë e të cilit nuk dallohet;
— shtrimin me gurë natyrorë të rrugës ku kalojnë makinat, sheshet, trotuaret;
— rikualifikimi i fasadave të ndërtesave buzë rrugës.
Bulevardi Zogu i Parë u rikonstruktua në vitin 2006 kur Edi Rama ishte kryebashkiaku i Tiranës.

“Exit.al”

Media në Francë kritikon heshtjen e Brukselit: Rama, i lidhur me krimin dhe i korruptuar

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-12-07 11:39:55Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Jo vetëm këto ditë kur në Paris po protestohet ashpërsisht, por vazhdimisht Franca ka shërbyer si një shembull ku drejtohen sytë e botës. Edhe shqiptarët e kanë krahasuar jo pak herë situatën në Shqipëri me atë që ndodh në Francë. Por çfarë shkruajnë mediat e këtij vendi? Courrier International, fjala bie, habitet që Brukseli po tregohet shurdh ndaj Pranverës Ballkanike. Kurse radio publike, RFI, ka publikuar reportazhin e mëposhtëm nga Tirana:
Një tjetër protestë e opozitës u organizuar të shtunën në një atmosferë të tensionuar në Tiranë. Teksa zgjedhjet lokale të rëndësishme po afrohen, kryeministri socialist përballet më një valë protestash, i akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.
Rreth 10 mijë persona iu përgjigjën thirrjes së partive opozitare për të protestuar të shtunën më 16 mars në Tiranë. Ata kërkojnë largimin e shefit aktual të qeverisë socialdemokrate, Edi Rama. Me thirrjet “Rama ik” dhe me pankarta me karikatura të Ramës si “Maduro i Ballkanit”, një turmë shumë mashkullore u mblodh për disa orë përpara selisë së qeverisë, në bulevardin kryesor të kryeqytetit.
Në vigjilje të protestës, ambasada amerikane dhe përfaqësia e BE në Tiranë i bënë thirrje opozitës që të shmangë dhunën dhe të preferojë dialogun. Por të shtunën, atmosfera ishte konsiderueshëm e tensionuar me liderin e opozitës që i udhëhoqi protestuesit përpara Kuvendit. Aty u regjistruan përplasje me forcat e sigurisë pasi një grup i vogël protestuesish tentuan që të hyjnë në parlament duke hedhur gurë. Disa persona u plagosën, përfshi edhe tre nga ana e policisë. Qeveria dhe opozita kanë fajësuar njëra-tjetrën për dhunë.

Dialogu politik në ‘pikën e vdekjes’
Lideri i Partisë Demokratike (e djathta), Lulzim Basha foli për një ‘ditë historike’ duke i quajtur protestuesit ‘misionarë të demokracisë dhe lirisë’. Ai shpalli vazhdimin e lëvizjes dhe kërkoi nga SHBA dhe BE që të ‘dëgjojnë zërin e njerëzve dhe qytetarëve të lirë të Shqipërisë’. Teksa udhëtonte për në qendër të vendit, kryeministri Edi Rama sërish hodhi poshtë mundësinë e dorëheqjes. Sipas tij, këto ngjarje po dëmtojnë jo vetëm ekonominë e vendit, por edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Protesta e së shtunës ishte e dyta protestë e shkallës së madhe që organizohet nga opozita pas asaj të 16 shkurtit 2019. Politikanët e opozitës më pas vendosën të heqin dorë nga mandati parlamentar dhe të bojkotojnë punimet e Kuvendit.
Teksa po afrohen zgjedhjet e rëndësishme lokale, të planifikuara për 30 qershor 2019, opozita vazhdon të insistojë se ndikimi i krimit të organizuar dhe rreziku i blerjes së votave nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ajo mbështetet veçanërisht tek një investigim i Zërit të Amerikës, i publikuar në fund të janarit, lidhur me zgjedhjet legjislative të vitit 2017, ku Partia Socialiste mori një shumicë absolute.
Klientelizmi dhe ikja e trurit
I zgjedhur për herë të parë në vitin 2013 me një program për të luftuar korrupsionin dhe për të reduktuar pabarazitë, Edi Rama u rizgjodh me shumicë absolute në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në qershor të viit 2017. Megjithë rritjen ekonomike prej 4 përqindësh dhe një reformë ambicioze në drejtësi, vendi përballet me probleme të rëndësishme social-ekonomike, të favorizuara dhe nga korrupsioni i vazhdueshëm dhe krimi i organizuar. Disa nga zgjedhjet ekonomike të qeverisë, përfshi Partneritetin Publik-Privat, janë kritikuar nga FMN-ja.

Skandalet e shumta që përfshijnë zyrtarë të shumicës socialiste kanë nxitur polemika gjatë muajve të fundit. Ish-ministri i Brendshëm, në detyrë nga shtatori 2013 deri në mars të vitit 2017, aktualisht është nën hetim për trafik droge. Në renditjen më të fundit të Transparency International, Shqipëria bëri regres duke u renditur në vendin e 99-të dhe tani është një nga tre nxënësit më të këqinj europianë.
Dhjetorin e shkuar, studentët dolën masivisht në rrugë kundër kostove të tarifave të shkollimit në universitet dhe kundër një sistemi unversitar që prej tyre vlerësohet si klientelist. Edi Rama u detyrua më pas të riformatojë ekipin qeveritar me më shumë se gjysmën. Për më tepër, shuma e pagave në vend nuk e bën rininë shqiptare të ëndërrojë. Paga mesatare është rreth 330 euro dhe paga minimale mezi i tejkalon 200 euro.
Kjo pakënaqësi sociale reflektohet kryesisht tek emigrimi: në vitet e fundit vendi po përballet me eksod të ri të popullsisë që po prek të gjitha kategoristë sociale. Mes vitit 2011 dhe 2017, pothuajse 12 përqind e popullsisë u larguan nga vendi dhe sipas Eurostat, shqiptarët depozituan më shumë se 19 mijë kërkesa për azil në një vend të BE në vitin 2018. Ky eksod ndikon në veçanti në sistemin shëndetësor: disa spitale në vend po raportojnë mungesa të stafit.
Shqipëria ka qenë zyrtarisht vend kandidat për në Bashkimin Europian që prej vitit 2014. Krerët e qeverive europiane do të votojnë në qershor për hapjen e mundshme të negociatave me Shqipërinë. Vitin e shkuar, Komisioni Europian dha një vendim të rekomanduar.