12.2 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025

Protestuesit shpërthejnë në Gjykatë: Rama ik!

Protestuesit e arrestuar nga policia pas protestës së shtunën në datën 16 shkurt kanë dalë sot para gjykatës për tu njohur me masat e sigurisë. Por edhe pse me pranga në duar, protestuesit nuk janë tërhequr. Ata i kanë dërguar një mesazh Edi Ramës duke ngritur dygishtat lart. “Rama ik”!, kanë thirrur protestuesit me dy gishtat lart!
Gjykata ka vendosur masën ‘Arrest në burg’ për 14 nga të arrestuarit, ndërsa ka liruar 5 prej tyre. Organi i akuzës ka vendosur masën ‘Arrest shtëpie’ për 4 nga të arrestuarit dhe ‘Detyrim paraqitje’ për një tjetër.
Mësohet se disa nga të arrestuarit janë Florenc Hoxha, Naim Haxhiu, Emnauel Nallbani, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Ndue Tuci, Pëllumb Sheluka, Veljan Dine.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Ndërkohë të arrestuarit e kësaj proteste e kanë pritur me thirrje e ovacione ndërsa drejtonin 2 gishtat lart.
Pas përfundimit të seancës foli për mediat dhe Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor që PD ka angazhuar për 19 protestuesit e arrestuar nga policia. Ai tha se s’ka asnjë provë për 19 të ndaluarit dhe se janë paditur penalisht drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu, ai i qarkut të Tiranës dhe ai i forcave speciale.

Heronjte e 16 shkurtit para gjykates se Edvin Kristaq Krimit! Frymezues qendrimi i tyre! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 19. Februar 2019

Si u pasurua kompania “Solomon” e Spiropalit me 550 milionë lekë fonde publike

• Me një skemë korrupsioni dhe konflikti interesi, familja e Elisa Spiropalit ka marrë nga fondet publike 550 milionë lekë.
• Në skemën korruptive është përfshirë direkt vëllai, bashkëshorti i dhe vetë Elisa Spiropali.
• Bashkëshorti i Elisa Spiropalit i ka dhënë kompanisë së familjes të paktën 350 milionë lekë nga Ujësjellësi i Fierit.
• Kompania Solomon ka marrë tendera nga doganat në kohën e drejtimit nga Elisa Spiropali.
• Kompanisë së Spiropalit i është dhënë pyll me koncesion 40 ha me koncesion dhe rreth 130 milionë lekë nga fondet e fermerëve.
• Inspektoriati i Pasurive duhet të nisë menjëherë hetim pasuror për pasurinë e paligjshme të Elisa Spiropalit dhe ta çojë para drejtësisë.
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka zbuluar detaje të reja sot për skemën e rrëmbimit të parave publike nga familja e Elisa Spiropalit, zëdhënëses së qeverisë Rama dhe mjeshtërinë për ta fshehur pasurinë.
Kompania “Solomon” e Spiropalit ka ditëlindjen, ditën e krjimit të qeverisë së Edi Ramës, një datë që zor se mund të harrohet dhe prej aty, me vetëm 100 mijë lekë të reja në arkë, nisi rrugëtimin e saj për të pasuruar Elisa Spiropalin me të paktën 550 milionë lekë.
Tabaku deklaroi para medias se aksioma “ndiq paranë” çoi në zbulimin e kësaj afere.
“Korrupsioni mund të ndiqet dhe zbulohet në qindra rrugë dhe mënyra por asnjëra nuk është aq efikase sa aksioma “ndiq paranë”, deklaroi Jorida Tabaku. – Duke ndjekur paranë është zbuluar një skemë skandaloze korrupsioni, konflikti interesi dhe fshehje pasurie ku përfshihet drejtpërdrejt Elisa Spiropali, zëdhënëse e qeverisë “Rama”, bashkëshorti i saj Salarion Tota, ish-drejtori i Ujësjellësit Fier, vëllai i saj Eltion Spiropali dhe kushuriri i bashkëshortit të saj, Marius Memushaj.

Duke ndjekur paratë e kompanisë “Solomon”, u zbulua skema e përfitimit nga familja e Elisa Spiropalit e të paktën e 550 milionë lekëve, para publike, shumica e të cilave janë dhënë nëpërmjet tenderave që bashkëshorti i saj ka dhënë tek kompania e vëllait të saj.
Historia e kompanisë Solomon, që i përket familjes Spiropali, është simbol sesi qeveria vjedh paranë publike dhe taksat e shqiptarëve në çdo formë dhe mënyrë. Kjo kompani është krijuar në 9 shtator në të njëjtën ditë që u krijua edhe qeveria “Rama”.
Dokumenta zyrtarë të verifikuar nga Departamenti Antikorrupsion në PD konfirmojnë se Enklis Spiropali, vëllai i zëdhënëses së qeverisë, që në atë kohë po merrte emërimin si Drejtoreshë e Doganave, krijoi një kompani që e quajti Solomon me qëndër në Fier dhe me kapital 1 milion lekë të vjetra. Brenda pak mujave, kompania e sapokrijuar fitoi tenderin e parë në 27 mars 2014. Bamirësi ishte as më shumë as më pak, por kunati i tij, bashkëshorti i Elisa Spiropalit.
Për të fshehur gjurmët e konfliktit të interesit dhe ndonjë vepre tjetër penale, vëllai i saj e shiti kompaninë me letra pak ditë më vonë, më 8 prill 2014. Kompania u shit po brenda familjes, tek kushuriri i bashkëshortit. Vlera e shitjes ishte 1 milionë lekë megjithëse kompania sapo kishte marrë një tender prej 6 milionë lekësh”.

JORIDA TABAKU, NËNKRYETARE E KOMISIONIT TË EKONOMISË
Korrupsoni mund të ndiqet dhe të zbulohet në qindra rrugë dhe mënyra, por asnjëra nuk është aq efikase sa aksioma “ndiq paranë”.
Duke ndjekur paratë, është zbuluar një skemë skandaloze korrupsioni, konflikti interesi dhe fshehje pasurie, ku përfshihet drejtpërsëdrejti Elisa Spiropali, zëdhënëse e qeverisë, bashkëshorti i saj, Salarjon Totaj, ish drejtor i Ujësjellësit Fier, vëllai i Elisa Spiropalit, Enkli Spiropali dhe kushëriri i bashkëshortit të saj, Marjus Memushaj.
Duke ndjekur paratë e kompanisë Solomon, portali Boldneës ka zbuluar skemën e përfitimit nga familja e Elisa Spiropalit e të paktën 550 milionë lekë para publike, shumica e të cilave janë dhënë nëpërmjet tenderave nga bashkëshorti i saj tek vëllai i Elisës dhe pastaj tek kushëriri i familjes.
Historia e kompanisë Solomon, që i përket familjes së Elisa Spiropalit është simbol i babëzisë së kësaj qeverie për të vjedhur paranë publike dhe taksat e shqiptarëve në ço formë.
Ajo u krijua ditën në të cilën u krijua edhe qeveria Rama, më 9 shtator 2013.
Dokumentat zyrtarë të publikuar nga Boldneës dhe të verifikuar nga Departamenti Antikorrupsion i Partisë Demokratike, konfirmojnë se Enkli Spiropali, vëllai i zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali që, në atë kohë po merrte emërimin si Drejtoreshë e Doganave, krijoi në shtator 2013 kompaninë Solomon, me qendër në Fier me kapital prej 1 milionë lekësh të vjetra.

Brenda pak muajve, kompania e sapokrijuar e vëllait të Elisa Spiropalit fiton tenderin e parë në 27 mars 2014. Bamirësi ishte as më pak e as më shumë, por kunati i tij, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, në atë kohë drejtor i Ujësjellësit të Fierit.
Për të fshehur gjurmët e konfliktit të interesit dhe të ndonjë vepre tjetër penale, vëllai i Elisa Spiropalit e shiti kompaninë me letra, pak ditë më vonë, më 8 prill 2014. Siç ka zbuluar Boldneës, kompania u shit brenda familjes, tek kushëriri i bashkëshortit të Spiropalit. Vlera e shitjes ishte 1 milionë lekë, megjithëse kompania tani kishte marrë tender mbi 6 milionë lekë.
Me këtë skemë, duke u fshehur pas kushëririt të familjes, bashkëshorti i Elisa Spiropalit i ka dhënë kompanisë së familjes së vet 350 milionë lekë.
Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion, do të shpjegojë me detaje përfitimet në konflikt interesi të mbi 550 milionë lekëve fonde publike, të kaluara nga thesari i shtetit.
Këto janë afera të pastra korruptive, që meritojnë ndjekje penale dhe përballje me drejtësinë. Më e pakta që duhet të ndodhë sot, është angazhimi i menjëhershëm i Inspektoriatit të pasurive për të hapur një hetim pasurir për Elisa Spiropalin.
Nëse do të ndjekin paratë, do të zbulojnë ndoshta edhe skema të tjera korrupsioni dhe konflikti interesi të zëdhënës së Edi Ramës.
Historia e pasurimit të paligjshëm të famijes së Elisa Spiropalit është një provë tjetër se shqiptarët nuk meritojnë më të helmohen as nga propaganda e shëmtuar, as nga gazi lotsjellës i një qeverie, që prioritet të vetëm ka vjedhjen e shqiptareve!
Është koha që së bashku ta shembim këtë sistem për t’i hapur rrugë një vendi normal, ku ministrat nuk emërohen për të vjedhur, por për të shërbyer.

LEALBA PELINKU, DEPARTAMENTI ANTIKORRUPSION I PARTISË DEMOKRATIKE
Lër të përfituar 550 milionë lekë pa rënë në sy, familja e Elisa Spiropalit ndoqi një skemë djallëzore. Pronar u regjistrua vëllai, tenderin e parë e mori vëllai i drejtoreshës së doganave nga kunati drejtori i Ujësjellësit Fier, pastaj kompania u shit tek kushëriri i bashkëshortit të Elisës.
550 milionë lekët janë marrë me tendera të vegjël, që nuk tërheqin vëmendjen. Me tendera 6-7 milionësh, bahskëshorti i Elisa Spiropali i ka dhënë kompanisë së krijuar nga kunati i tij, vëllai i Elisës rreth 350 milionë lekë.
Është e faktuar si nga transaksionet e thesarit, ashtu edhe nga të dhënat e Tenderave Publikë se ish drejtoresha e doganave ka blerë përmes tenderave deri edhe traun e doganës në kompaninë e vëllait të saj.
Sipas të dhënave të siguruara nga Thesari i Shtetit, kompania Solomon, në kundërshti me ligjet e vendit, ka përfituar fonde dhe tendera edhe nga drejtoria e Doganave Fier, në të njëjtën kohë kur Elisa Spiropali ishte drejtoreshë doganash. Më pas, edhe dogana Vlorë është në listën e atyre që kanë dhënë miliona. Më saktë rreth 67 milionë lekë.
Shoqëria pa asnjë përvojë ka marrë tendera, në të cilat eksperienca ishte vendosur si kriteri kryesor. Por për këtë qeveri kriter janë vetëm vjedhja.
Të dhënat e ankandeve tregojnë se po e njëjta kompani ka përfituar me ankand dhe hapësira pyjore për të ndërtuar magazina bujqësore.

Të dhënat që ju tregojmë sot këtu tregojnë se sipërfaqja prej 40 ha është vendosur në dispozicion, ndërkohë që fermerët e kanë të pamundur të magazinojnë produktet e tyre. Po ashtu, janë gati 130 milionë lekë që në vend që të shkojnë për fermerët, i merr kompania e familjes së Elisa Spiropalit, e cila u bën moral shqiptarëve nga mëngjesi në darkë për luftë kundër korrupsionit.
Kjo është një histori e përsëritur brenda rilindjes, ndonëse me shifra shumë herë më modeste në tenderat që ish drejtoresha e Doganave Spiropali i ka dhënë vëllait të saj dhe kushëririt të bashkëshortit. Por, morali mbetet i njëjtë me atë të ministrave të tjerë të qeverisë së Edi Ramës, që kanë shpërndarë tenderat dhe koncesionet tek kompanitë e tyre.
Shqiptarët vendosën në 16 shkurt se ky model duhet të marë fund dhe Partia Demokratike ka gati alternativën e saj për të çliruar ekonominë nga kthetrat e grabitqarëve në qeveri.

*Bashkëlidhur dokumenti i regjistrimit te kompanise “Solomon” në 2014.
* Bashkelidhur foto transaksionet e perfituara nga Dogana ne kohen kur Elisa ishte Drejtoreshe, database nga Ministria e Financave (te highlight transaksionin) si dhe link: https://ëëë.financa.gov.al/pagesat-e-kryera-2014/
* Bashkelidhur transaksionet e thesarit te perfituara nga “Solomon” ne lidhje me subvencionin e perfituar nga Ministria e Bujqesise. Databaza nga Ministria e Financave si edhe link. https://ëëë.financa.gov.al/pagesat-e-kryera-2017/
* Bashkelidhur ankandi i perfituar nga shoqeria “Solomon” ne vitin 2014 si edhe link perkates: C:/Users/user/Doënloads/Buletini_Nr_36_date_08.09.14%20.pdf
* Bashkelidhur 10 tenderat e perfituara nga shoqeria “Solomon” nga Ujesjelles Kanalizimi Fier ne kohen qe drejtohej nga bashkeshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj.

Rekordi i “RD.al” dje, 141 mijë lexues tek lajmet tona online

Të lumtur të konstatojmë një rekord të arritur ditën e djeshme në rrjetet sociale dhe median online të RD.al Sipas shifrave të facebook, shtrirja e lajmeve të gazetës RD gjatë ditës së djeshme ka kapur një rekord surprizues duke arritur tek 141 mijë përdorues të këtyre rrjeteve, ndërkohë që lexueshmëria e lajmeve në versionin online të gazetës vetëm gjatë ditës së djeshme ka kaluar shifrën e 23 mijë përdoruesve ditorë.
Duket të theksojmë se kjo shifër është “bio” dhe e pa stimuluar për asnjë moment përmes sponsorizimeve që bëhen në këto rrjete, kjo edhe për shkak të pamundësisë tonë për të bërë promocione të tilla, ndonëse besojmë se do të kishin një efekt shumë herë më të madh tek lexuesit.
Revolucioni dixhital i mediave ka bërë që opinioni të adresohet përgjatë pjesës më të madhe të kohës tek lajmet online. Kjo është evidente në pjesën më të madhe të mediave, por ajo që konstatohet me lexuesit e RD është edhe një fakt tjetër dhe mjaft i rëndësishëm politik. Sot, shumica e qytetarëve janë të prirur dhe kanë një uri të madhe për lajmet opozitare ndaj një regjimi kriminal. Kjo është edhe specifika e RD, një media e lindur si opozitare sot ka një shtrirje të lakmueshme të lexuesit.
E rëndësishme në mediat online është emri dhe vërtetësia e lajmit. Duke pasur prova dhe fakte të pakundërshtueshme si përmes fotove ashtu edhe përmes videove të skandaleve të regjimit në pushtet, por edhe të zgjimit të madh popullor, RD nuk e ka pasur të vështirë të rigjejë vetveten në tregun online. Për këtë, ka mjaftuar vetëm që të jemi sa më të shpejtë në sjelljen e lajmit tek lexuesit dhe vërtetësi tek lajmet.
Mirënjohje të gjithë lexuesve tanë online që tani më shumë se kurrë konstatojmë se janë të prirur drejt opozicionit të regjimit duke u rikthyer edhe një herë tek emri i RD.

“RD”

Rama në panik, më shumë roje që e rrethojnë se njerëz që takohet, ndjen fundin

Deputeti Bardh Spahia ka publikuar një foto të takimit të fundit të Ramës në Vaun e Dejës. Sikurse shikohet nga foto, ka më shumë roje se njerëz që e takojnë. Rama ka prekur fundin dhe tani është në panik nga revolta e qytetarëve në çdo cep të vendit. Ai po ndjen se I ka arhur fundi dhe nuk ndjehet I sigurtë. Kudo ku shkon, merr me vete dhjetra forca sigurie, pasi është në panik.
Postimi plotë i Spahisë
I BRAKTISUR TOTALISHT
Me shume forca sigurie se qytetare ne takimin e Edi Rames ne Vaun e Dejes. Qytetaret refuzojne kryeministrin e korruptuar e te mbeshtetur nga krimi. I nxire, i frikesuar e pa telekamera, takimi i zgjati vetem 7 minuta!
Kryeministri i braktisur nga qytetarët, mendon se me një xhiro nëpër bashki e duke bërë bufonin, do i mashtrojë prapë qytetarët, se nuk është i njëjti që po ua bën këtë vend të pajetueshëm! Këto janë pamjet e rrugës në Lezhë, ku të rinj e qytetarë nga Shkodra iu bashkuan masivisht atyre të Lezhës, duke e detyruar kryeministrin që të ndërronte rrugën e nisur për shfaqjen e radhës në Pukë.
Ky kryeministër ka rënë! Punonjësit e shtetit që i kërcënon me vendin e punës për t’iu shfaqur si “popull“ në pseudoshfaqjet që inskenon janë vetëm shenjë e degradimit pa kthim! Me protestën e 16 Shkurtit qytetarët treguan se ku duan të jenë: në shesh kundër këtij kryeministri! Si një diktator tipik, refuzon ta lexojë zërin e qytetarëve. Atëherë do marrë përgjigje, e kjo e sotmja në Lezhë ishte një prej tyre: nuk do ketë më paqe për këtë.

“Llaxore nga vulgu, dil se të erdhi burgu”!

Deputetja e LSI-së, Silva Caka ka akuzuar ministren Elisa Spiropali për vjedhje. Nëpërmjet një postimi në Facebook, duke ju referuar një shkrimi, ku thuhet se Bashkëshorti i Spiropalit ia dha tenderat vëllait të ministres, deputetja e LSI-së shkruan se: ‘Me bekimin politik të saj, 3 këmbët e perustisë Spiropali-Totaj-Memushaj (vëllai, burri dhe kushëriri i burrit të Ministres), vjedhin 350 mijë $’.
Ajo ka akuzuar më tej edhe qevirinë duke e cilësuar si një qeveri që punon vetëm për Kryeministrin, ministrat, familjarët e tyre dhe klientët e pushtetit.
Reagimi i plotë i deputetes, Silva Caka
‘Llaxore te dera, dil se të erdhi vera…
Nga karrigia e pushtetit, është shumë e thjeshtë të bësh arroganten dhe të vjedhësh paratë e shqiptarëve, me mënyra të paskrupullta dhe skema të trasha.
Në këtë link, faktohet kristal e qartë vjedhja familjare e 350 mijë $, nga bashkëshorti, vëllai dhe krushku i Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Me bekimin politik të saj, 3 këmbët e perustisë Spiropali-Totaj-Memushaj (vëllai, burri dhe kushëriri i burrit të Ministres), vjedhin 350 mijë $, duke treguar edhe një herë se kjo qeveri punon vetëm për Kryeministrin, ministrat, familjarët e tyre dhe klientët e pushtetit.
Ndërkohë, dosjet e korrupsionit në Dogana, faktuar nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, flenë në Prokurori. Llaxore nga vulgu, dil se të erdhi burgu’, shkruan Caka.

Irani: Marrëveshja bërthamore drejt dështimit

Irani thotë se përpjekjet e Evropës për të mbrojtur marrëveshjen bërthamore të 2015-ës po dështojnë dhe se po rritet numri i iranianëve që mbështesin idenë e rifillimit të programit bërthamor të vendit. Në komentet dje në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Ministri i Jashtëm iranian, Mohamad Xhavad Zarif akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se po përpiqen t’i hapin luftë Iranit. Nënpresidenti amerikan, Mike Pence akuzoi më parë Evropën se po ndihmon regjimin vrasës në Teheran.
Evropa po ndjek një linjë të vështirë, nga njëra anë përpiqet të qetësojë aleatin e saj, Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër përpiqet të mos lejojë dështimin e marrëveshjes me Iranin. Gjatë ditëve të fundit janë shfaqur haptazi probleme:
“Ata janë vënë në krye të përpjekjeve për të krijuar mekanizma që dëmtojnë sanksionet tona. Ata e quajnë këtë makinacion, Mjete për Synime të Posaçme, por ne e dimë se s’është gjë tjetër përveçse një përpjekje për të thyer sanksionet amerikane kundër regjimit vrasës të Iranit,” tha Nënpresidenti amerikan Mike Pence.
Nënpresidenti Pence po i referohej sistemit të pagesave INSTEX, i krijuar për t’u ofruar mundësi kompanive evropiane të bëjnë tregti me Iranin duke anashkaluar sanksionet amerikane.
“Ata e bëjnë këtë duke mos përdorur dollarin, duke mos përfshirë persona amerikanë në këto shkëmbime dhe për momentin po bëhen vetëm prokurime, pra nuk ka tregti të produkteve apo shërbimeve që janë të ndaluara në bazë të sanksioneve amerikane,” thotë juristi Nigel Kushner.

Irani nuk është i kënaqur me këto kushte:
“Sistemi INSTEX nuk mundëson përmbushjen e premtimeve që kanë bërë Treshja Evropiane (Britania, Franca dhe Gjermania) për ta shpëtuar marrëveshjen. Evropa duhet të pranojë të laget nëse do vërtetë të notojë në kundër rrymave të fuqishme e të rrezikshme të unilateralizmit amerikan,” tha ministri i jashtëm iranian.
Evropa shpreson se Irani do të tregohet i duruar.
“Mendoj se Irani do të luajë lojën e pritjes me shpresën se Donald Trumpi nuk do të rizgjidhet vitin e ardhshëm,” thotë juristi Nigel Kushner.
Evropianët janë shqetësuar se fjalimi i Nënpresidentit Pence sinjalizon se Uashingtoni ka plane më të mëdha:
“Ai nuk foli në prizmin e nevojës për ta rinegociuar marrëveshjen, por për nevojën për të ndryshuar regjimin në Teheran,” thotë analistja Florence Gaub.
Uashingtoni nuk ka folur haptazi për ndryshim regjimi në Teheran. Por Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe shumë vende arabe kanë shtuar retorikën për kërcënimet që paraqet regjimi i Teheranit.
Megjithë presionin nga Lindja e Mesme dhe Shtetet e Bashkuara, Evropa mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes me Iranin, nga e cila Uashingtoni u tërhoq vjet.

Afera korruptive me të cilën Rama mban peng Lefter Kokën

Lefter Koka është i vetmi deputet i LSI-së që është deklaruar kundër vendimit të grupit për djegien e mandateve. Ai nuk ka marre pjese ne mbledhjen ku u vendos ky akt radikal, ndersa privatish ka deklaruar se nuk ka ndermend ta dorzoje mandatin. Lidhur me kete tradheti te Kokës, Jamarbër Malltezi, i cili është përballur me të një vit e gjysëm më parë tek emisioni Të Paekspozuarit, ka hedhur një tezë tjetër në faqen e tij ne Facebook.
Ai ka shkruar se Kokës po i bëhet shantazh nga ana e Ramës, për shkak se ka firmosur aferën korruptive që lidhet me inceneratorët. Malltezi shton se ai muaj më parë i ka thënë Kokës që do të bënte mirë që të ishte dëshmitar i drejtësisë.
“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj me pare “Pendohu, behu deshmitar i drejtesise” lidhur me aferen kriminale te inceneratoreve ku Rama-Ahmetaj po perlajne 178 milione euro POR Teri ka firmos per kete afere dhe tani do hedhe vallen sipas Rames. 14 muaj qe qeveria i fshihet debatit per inceneratoret! Çfare halli i madh i ka zane?”, shkruan Malltezi.

Mogherini: Nuk ka bisedime pa u hequr tarifat ndaj Serbisë

Shefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha të hënën se nuk do të thërras raund të ri bisedimesh ndërmjet Prishtinës e Beogradit derisa autoritetet në Kosovë nuk i heqin apo pezullojnë tarifat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ajo i bëri këto komente në Bruksel gjatë një konference për gazetarë, gjatë së cilës tha se është e gatshme që të mbyllet me javë apo muaj për të arritur një marrëveshje ndërmjet Prishtinës e Beogradit.
“Në momentin që krijohen kushtet, jo vetëm që jam e gatshme që mëngjesin e ardhshëm të organizoj takimin, por edhe të mbyllemi për aq kohë sa nevojitet: shtatë ditë, një apo tre muaj”, tha ajo.
Por, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha të hënën gjatë një vizite në vendlindjen e tij në Gllogjan në Kosovën perënidmdore se tarifat nuk do të hiqen.
“Shpresoj më dëgjuat shumë mirë, po e shihni ku kam ardhur për ta thënë. Sa jam unë kryetar qeverie taksa nuk hiqet”,tha kryeministri Haradinaj
Kryeministri Haradinaj tha se çdo marrëveshje e mundshme me Serbinë nuk mund të prekë kufijtë.

“Kufiri Kosovë-Serbi ekziston, rruhet nga dy palët nga ne dhe pala tjetër dhe NATO dhe nuk ka kufij tjetër, as në emër të demarkimit nuk mund të ndryshojë ndonjë kufi as korrigjimit as nuk guxojmë të bëjmë më eksperimente. Një eksperiment që ka ndodh me Malin e Zi ju e dini çfarë vështirësish na ka sjellë dhe ende e kemi me vështirësi, pra është gabim të bëhen gabime të reja”,tha ai.
Marrëdhëniet ndërmjet kryeministrit Haradinaj dhe partnerëve të koalicionit qeverisës vazhdojnë të jenë acaruara për shkak të mendimeve të ndryshme lidhur me tarifat ndaj Serbisë.
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, të dielën gjatë një seance solemne për nderë të përvjetorit të 11 të pavarësisë bëri thirrje për pezullimin e tarifave dhe ruajtjen e marrëdhënieve me aleatët.
Procesi i bisedimeve mbetet i pezulluar për shkak të refuzimit të Serbisë për të vazhduar bisedimet pa heqjen e tarifave nga qeveria e Kosovës të vendosura pothuajse tre muaj më parë.
Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë thonë se një marrëveshje normalizimi ndërmjet palëve është e mundur, por shumë e vështirë për shkak të pikëpamjeve krejt të kundërta rreth saj, ndërsa të dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë çuar përpara idetë e tyre për një korrigjim të kufirit si zgjidhje ndërmjet dy vendeve.
Kjo ide po kundërshtohet nga shumica e udhëheqësve politik në Kosovë ndërsa faktorët ndërkombëtarë janë vënë në lëvizje që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt ndërmjet Kosovës e Serbisë, që është kusht për integrimin e të dyja palëve në Bashkimin Evropian.

Kriminelët me uniformë arrestojnë natën protestuesin në Malësinë e Madhe, reagon Berisha!

Policia, me urdhër të Ramës po vazhdon “gjuetinë” e protestuesve, që u ngritën në një revoltë të fuqishme më 16 shkurt kundër qeverisë, përpara Kryeministrisë. Një nga “viktimat” është edhe David Linadi nga Malësia e Madhe, të ciit iu vunë prangat jo më larg se mbrëmjen e djeshme, natën vonë, në shtëpinë e tij.
Policia i është referuar fotografive të shumta të marra gjatë protestës dhe me to në dorë po ndjek protestuesit qytet më qytet e fshat më fshat ku ata jetojnë. David Linadi është një prej tyre, i cili jo vetëm protestoi, por dhe ndihmoi ata qytetarët si ai, që iu zu fryma nga gazi lotsjellës. Por, pavarësisht se kjo dëshmohet me foto, Linadi sot gjendet në qeli.
Ish-Kryeministri Berisha e ka komentuar këtë ngjarje me indinjatë. Në profilin e tij në Fb, Berisha shkruan:“Kriminelët me uniformë hakmerren sepse ndihmoi një qytetar të lënduar në protestë” dhe publikon, denoncimin e ardhur nga Malësia e Madhe, ilustruar edhe me fotografi.
Përshëndetje Sali Berisha.
Një ngjarje e ndodhur mbrëmë rreth orës 11 të natës në Malësi të Madhe. Policia ka ardhur në banesën e David Linadit, ka hyrë me forcë, ka arrestuar qytetarin David Linadi. Arsyeja është se ka ndihmuar një qytetar të Tiranës që ishte asfiksuar dje në protestën e Partisë Demokratike.
Na ndihmoni me këtë lajm shumë të keq që i ka ndodhur familjes Linadi në Malësi të Madhe. Ky që po shikoni me xhaketë të zezë është David Linadi që po ndihmon, i ka ardhur në ndihmë qytetarit për t’i shpëtuar jetën.

Uiski, pija që redukton simptomat e gripit

Gripat e zakonshëm janë të pakënaqshëm dhe shpeshherë shpijnë në simptoma të mërzitshme të cilat ju pengojnë në aktivitetet e jetës së përditshme.
Simptomat e gripit zakonisht shfaqen një deri në tri ditë pasi t’i jeni ekspozuar virusit që e shkakton atë.
Shenjat dhe simptomat, të cilat dallojnë nga personi në person, përfshijnë:
– Rrjedhje të hundës
– Skuqje fyti
– Koll
– Dhimbje të lehta të trupit dhe të kokës
– Teshtima
– Ethe, etj.
Ndonëse jemi mësuar që gripat e tillë t’i trajtojmë me ilaçe farmaceutike apo edhe me mjekësi alternative, tani shkencëtarët thonë se mund të përfitoni nëse konsumoni pak uiski.
Më saktë, ju mund ta largoni gripin duke bërë një kombinim të lëngut të limonit, mjaltës, uiskit dhe ujit të nxehtë.
Megjithatë, duhet ta keni parasysh faktin se sasitë e tepërta të alkoolit nuk ju bëjnë të ndiheni më mirë, pasi që alkooli funksionon si diuretik dhe e lë trupin të dehidratuar – diçka që patjetër duhet shmangur!
Më poshtë e keni videon ku mund të shihni se si përgatitet kjo recetë me uiski.