31.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Padia e Shkëlzen Berishës në SHBA, dëshmia e Diverolit dhe loja politike e Lawson

Siç mund të jeni në dijeni, ne vitin 2017 unë ngrita padi në Shtetet e Bashkuara te Amerikës kundër Efraim Diverolit dhe dy punonjësve të tjerë të AEY, Alexandër Podrizki dhe David Packouz, për dëme të shkaktuara nga deklaratat e genjeshterta në lidhje me mua, në mënyrë që të mbështetnin skemën e tyre kriminale për të mashtruar qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Si pjesë e kësaj çeshtje gjyqësore, unë gjithashtu padita Guy Lawson dhe botuesit e librit të Laëson “Qentë e Luftës” (apo “Armët dhe Çunat”) për publikimin e papërgjegjshëm të genjeshtrave të z. Diveroli dhe bashkëpunëtorëve të tij. Me botimin e këtij libri, z. Lawson nuk arriti të përmbushe as standartet më minimale të gazetarisë. Ai qëllimisht shmangu intervista me mua dhe njerëz të tjerë që kundërshtonin genjeshtrat e Diverolit. Ai vendosi të bazohej në deklaratat e pabazuara të një grupi mashtruesish kronikë dhe kriminelëve të denuar, të cilët Lawson i pagoi për variantet e tyre të ngjarjes.
Për të gjithë ata që kanë rënë pre e makinerisë së shpifjes politike, me duhet të qartësoj se, as paditë e për rrjedhojë as vendimi i gjykatës nuk kanë asnjë lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Por vetëm me shpifjet që përsonat e lartpërmendur kanë tjerrur ndër vite në media të ndryshme ndaj përsonit tim për gjoja lidhje dhe ndikim në aktivtetin e AEY.
Gjithsesi, gjatë procesit gjyqësor, z. Diveroli deklaroi para gjykatës, nën betim se historia e përfshirjes time me AEY ishte një trillim nga fillimi deri në fund. Në mënyrë më specifike, z. Diveroli pranoi që:
1. Unë nuk jam përfshire me AEY në asnjë lloj aspekti apo mënyre;
2. Unë nuk kam qenë kurrë në një takim me Diverolin ose me ndonjë përfaqësues tjetër të AEY; dhe

3. Diveroli e trilloi këtë histori për ti bërë presion Kosta Trebickës që të mos fliste për skemën mashtruese të AEY.
Por të vertetat që dolën nga kjo çeshtje nuk mbarojnë këtu. Dokumente të marra nga arkivat e z. Lawson deshmojnë se që në vitin 2012, shumë kohë para se ai të mbaronte hulumtimin e tij gazetaresk (nëse mund të quhet I tillë), z. Lawson kishte vendosur siç shprehej dhe vetë të “rrëzonte Kryeministrin e Shqipërisë”.Një pjesë tepër e rëndësishme e këtij plani ishte publikimi i këtyre genjeshtrave për të më demtuar mua. Me këtë qëllim, ai trilloi citime, burime dhe histori të ndryshme në lidhje me mua.
Evidentimi i këtyre të vërtetave të pamohueshme (në mes shumë të tjerave) nëpërmjet zbulimit të provave dhe fakteve në këtë process gjyqësor ka qenë një fitore shumë e madhe morale për mua, veçanërisht pas gjithë këtyre viteve të mbushura me shpifje dhe genjeshtra në lidhje me mua dhe AEY.
Gjykata e shkallës së parë vendosi që z. Laëson dhe botuesit e tij nuk duhet të mbajnë përgjegjësi për publikimin e genjeshtrave ndaj meqë unë jam djali i një politikani të njohur, dhe për pasojë person publik.
Më duhet të theksoj fort se ndryshe nga çfarë është shkruar deri tani nga disa media (me qëllim shpifjen), gjykata nuk bëri asnjë lloj përcaktimi nëse deklaratat e z. Lawson ishin të vërteta apo jo. Gjykata thjesht vendosi që bazuar në interpretimin e saj të ligjit amerikan për mediat, z. Laëson nuk veproi me nivelin me të lartë të keqdashjes kur publikoi në mënyrë të papërgjegjshme deklarata të genjeshterta në lidhje më mua.
Sidoqoftë avokatet e mi në vlerësimin e tyre profesional mendojnë që vendimi i gjykatës për të mos lejuar që z Lawson të gjykohet nga një juri është thellësisht i gabuar.
Fatmirësisht, vendimi i kësaj gjykate nuk është një vendim final. Në momentin e lëshimit të kësaj deklarate ky vendim është apeluar në Gjykaten e Apelit për Qarkun e 11 dhe beteja ligjore vazhdon.

Video që flet qartë për dy fytyrat e Edi Ramës!

Drejtuesi i lartë i LSI, Petrit Vasili ka postuar në faqen e tij në Facebok një shenim dhe një video të Edi Ramës kur ai ishte ne opzitë dhe drejtionte protete ne Tiranë.
“Shiheni vetë videon se si villte anglisht në Al Jazeera po ky individ, kur ishte në opozitë”.
“Video flet shumë qartë”, shrkuna Vasili ne shen simin e tij.
Postimi i plotë
Shihni si Edi Rama baltoste në anglisht Shqipërine. (video).
Edi Rama pak ditë më parë ja çfarë thoshte pa ju dridhur qerpiku:
“Kur nënshkruam me Bashën marrëveshjen, i kërkova dy gjëra, rezultati nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj”.
Shiheni vetë videon se si villte anglisht në Al Jazeera po ky individ, kur ishte në opozitë.
Video flet shumë qartë.
E vetmja gjë që mbetet është që ky Edi Rama të thotë që s’është ai në mënyrë që të qeshë gjithë dynjaja.

Shihni si Edi Rama baltoste ne anglisht Shqiperine.(video). Edi Rama pak dite me pare ja cfare thoshte pa ju dridhur qerpiku:"Kur nënshkruam me Bashën marrëveshjen, i kërkova dy gjëra, rezultati nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj".Shiheni vete videon se si villte anglisht ne Al Jazeera po ky individ,kur ishte ne opozite.Video flet shume qarte. E vetmja gje qe mbetet eshte qe ky Edi Rama te thote qe s'eshte ai ne menyre qe te qeshe gjithe dynjaja.

Gepostet von Petrit Vasili am Montag, 18. März 2019

“Direktivat e Ruçit s’mund të fshihen pas “ballave” të Knutit”

Fatmir GUDA 

Porosia e Ruçit ditë më parë, që deputetët e PS të mos i kushtojnë aspak vëmëndje opozitës, madje mundësisht në deklarimet e tyre të mos e përmëndin atë në asnjë fjali, nuk dihet në ç’rrethana gjykimi është marrë, por në fakt indirekt është një direktivë, që jo vetëm nuk e dëmton opozitën, por përkundrazi çon ujë në mullirin e saj.
Në dukje kjo taktikë e mazhorancës, e të sjellurit sikur s’ka ndodhur asgjë, tenton të defaktorizojë aksionin opozitar që kulmoi me aktin ekstrem të djegies së mandateve parlamentare dhe synon të dekurajojë opozitën, që ta bëjnë atë të ndihet me faj dhe sa më të dëshpëruar për braktisjen e parlamentit.
Por derisa një presion i tillë ndaj opozitës vijon të vijë edhe prej ndërkombëtarëve të Evropës më së tepri dhe shumë më e kursyer nga përtej atlantikut, sigurisht që Edi Rama është në të drejtën dhe kohën e vet për ta kompleksuar edhe më liderin e opozitës, të cilit pas largimit nga parlamenti nuk ka më volinë t’i adresojë konspitativitetin e gjasme gjetjes së gjuhës me të pas kuintave.
Po pse vendimi për të mos u përmëndur opozita në gojën e asnjë ligjvënësi të majtë, i cili ngjan në fakt si një qëndrim tipik punist, i leverdis në një farë mënyre opozitës së bashkuar. Për aryen e thjeshtë, se tani e tutje jeta social-politike në vend edhe falë këndvështrimit të “rilindjes” do kategorizohet e ndarë në dy kampe: Nga njëra anë partia shtet dhe nga ana tjetër populli, qytetarët, brënda të cilëve ekziston e shkrirë opozita.

Një eksperiencë shumë e hidhur në fakt, që mazhoranca në ndjekje të direktivave të partisë, në funksion të propogandës do të flasë tani e tutje për “arritje” të qeverisë dhe “realizime” planesh, do të bëjë vetë korrigjimin duke nxitur frymën e “shëndoshë” të autokritikës, pa humbur në asnjë moment vigjilencën ndaj armikut opozitar, që megjithëse i është treguar vëndi, në asnjë rast nuk do heqë dorë së godituri punën e lavdishme të kuvendit të Haxhi Lleshëve dhe Sali Rexhepëve.
Më qesharake se kaq nuk do e orjentonte fatin e demokracisë shqiptare ish ministri i fundit i brëndshëm i komunizmit Gramoz Ruçit, në prag të 30 vjetorit të shëmbjes së sistemit komunist.
Lajthitjet e të shumëzuarit të kundështarit politik me zero janë simptoma të ngjashme dhe të njohura në degradimin e fatit të shteteve autoritariste, si kur ato përsëriten në të njëjtin vënd në kohë të ndryshme, ashtu edhe kur janë instaluar në çdo vend të botës.
Guximi për të mos e konsideruar ekzistencën e opozitës, problematikën ngritur prej saj dhe më tepër akoma rezistencën fizike të qindra mijë shqiptarëve të mbledhur rreth opozitës, më shumë sesa një logjikë apo strategji ngjan me një marrëzi pa fund të një shteti monopartiak, i cili gjithsesi e ka të pamundur të struket edhe për shumë kohë pas tutelës së Knut Flekenshteinit, e cilitdo tjetër balozi modern, burokrat e të pacipë të Evropës, që është mësuar ta gjobisë këtë qeveri me haraçe të përmuajshme: verdhushka, dreka-darka të shtrenjta dhe nga një vashë për harem, këto në këmbim të “oksigjenit”, që do t’i lipsej pushtetit të “rilindjes” për tu mbajtur me jetë sikur dhe disa javë më tepër, që në fakt edhe sekondin po ua kushton shumë shtrenjtë shqiptarëve.

Rama rikthen modelin e zgjedhjeve të Dibrës, modelin e blerjes së votës, të krimit…

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar gjatë ditës së sotme zgjedhjen e ish ministrit Gjiknuri në krye të reformës zgjedhore propozuar nga Rama.
Sipas Ina Zhupës, Edi Rama, me zgjedhjen e Damian Gjiknurit, po konfirmon se modelin e Dibrës do ta përdorë në çdo proces zgjedhor
Postimi i saj i plotë
Damian Gjiknuri, sekretar për reformën zgjedhore në PS!!!
Modeli i zgjedhjeve të Dibrës, modeli i blerjes së votës, i krimit, i intimidimit të votuesve, i parave të pista në fushatë, është modeli që kërkon Rama për gjithë Shqipërinë në zgjedhjet e ardhëshme!
Personi që duhet të ishte në burg po të hetohej dosja 184, sot merr stafetën të jetë në krye të reformës zgjedhore!
Edi Rama rikonfirmon vullnetin për zgjedhje të blera dhe të kapura nga ai, ku mos pyesi për qytetarët por vetëm për kriminelët dhe oligarkët që i sigurojnë pushtetin.
Ky model do shkulet nga qytetaret që po tregojnë çdo ditë e më shumë që janë shumica, qe nuk kanë frikë nga diktatori i ri, që do rikthejnë demokracinë në këtë vend.
Nuk do ketë më zgjedhje me modelin “Dosja 184” as “Dosja 339” as “Dosja Habilaj”!
Opozita dhe qytetarët e bashkuar kanë për të fituar betejën për demokraci.

Dy drejtorë të qeverisë Rama arrestohen në Spanjë, vodhën banesën e futbollistit të Realit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, ‘dy drejtorë të qeverisë Rama në Laç janë zhdukur’.
Duke iu referuar postimit të qytetarit dixhital, Berisha shkruan se, drejtori i Ujësjellsit dhe ai i Kulturës së ketij qyteti janë në burg, pasi dyshohet se kanë vjedhur banesën e Karim Benzema, yllit të Realit të Madridit.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Ne pyetje nga qytetari i Laçit per Edvinin:
Ku jane dy narkodrejtore qe jane zhdukur?! sb
Pershendetje zoti Berisha jam nje qytetar nga Laçi, ma pyet pak kryeministrin ku ndodhen dy drejtoret nje te ujesjellsit e nje te kultures, apo jan ne burg ne spain ku akuzohen per vjedhjen e shtepis se Ralit te madritit benzema, qyteti i Lacit esht pa dy drejtor,

Kuvendi pa fre, pa litarë, pa byzylykë…

Nga Artan FUGA

… Kuvendi i Shqipërisë në dehjen nga madhështia e një tempulli si vend i shenjtë, si vakëf, nisi të kërkojë edhe më shumë pushtet nga lart dhe nga poshtë, të merrte pushtet nga të dyja anët. Etja për pushtet u bë e jashtëzakonshme. Nga poshtë ja mori pushtetin zgjedhësit, i cili tanimë votonte vetëm për lista emërore partiake dhe jo për deputetë të veçantë si persona konkretë; nga lart nuk pranonte më kurrë Kuvendi i Shqipërisë të kishte sipër kokës të vet një institucion tjetër sëpaku verifikues a korrektues. Gjykata Kushtetuese e nxjerrë nga Kuvendi, pra nga partitë politike atje, as nuk guxonte kurrë të ndërhynte sistematikisht për të kthyer pas ligje, por thjesht kërkonte redaktimin e tyre, Presidenti i Republikës zgjidhej në fund të procesit me një shumicë të thjeshtë, edhe ai mbeti pa kompetenca, kurse një dhomë të dytë sanatoriale, Kuvendi i Shqipërisë i dalë nga ethet partiake as ka pranuar kurrë të ekzistojë.
Pa asnjë pushtet kontrollues ndaj tij, pa fre, pa litarë, pa byzylykë, Kuvendi i Shqipërisë dalëngadalë “u çmend”, domethënë nisi të iki nga funksionet e tij…

Protestë në Vlorë: “Duam punë, duam bukë, o të vdesim ne, o të vdesi ai që na ka hedhur në rrugë”

Mëngjesin e sotëm 60 ish-punonjës të Shërbimit Urban në Vlorë kanë zhvilluar një protestë përpara Bashkisë.
Arsyeja e protestës së tyre është se ata kanë mbetur pa punë që prej muajit janar kur në mbledhjen e fundit të Këshillit bashkiak për 2018, u vendos shkrirja e Parkut Urban për shkak të mosmenaxhimit dhe borxheve të mëdha të akumuluara nga ky institucion.
Ish-punonjësit kërkojnë rihapjen e entit duke qenë se janë 60 kryefamiljarë që kanë mbetur pa punë.
Gazetarët e Fax News të interesuar pranë Bashkisë janë informuar se ish-punonjësve i është ofruar një kontatë pune për t’u punësuar në shërbime alternative por që ata nuk kanë pranuar. Sipas punonjësve të Bashkisë bëhet me dije se një pjesë e ish-punonjësve kanë marrë rrogën dhe 3 muaj pas mbylljes ndërsa një pjesë tjetër do të paguhet dhe për 8 muajt e ardhshëm dhe pse këta të fundit kanë ende borxhe të papaguara ndaj Bashkisë.
Një nga protestuesit u shpreh me tona të larta se përgjegjësit për vjedhjen duhet të shkojnë në burg.
“O të vdesim ne, o të vdesi ai që na ka hedhur në rrugë. Kush i ka vjedhur lekët e parkut të vejë në burg, nëse i kam vjedhur unë të shkoj unë në burg. Kryetari i Bashkisë t’i japë zgjidhjen kësaj, ta marri hajdutin ta cojë në burg, do t’i japi 100 milionë lekë, mua me jep 130 mije lekë”.

Flet studenti që nxiu me bojë Veliajn: Më futën në bodrumin e bashkisë, më thanë do të të vrasim…

Një ditë pasi goditi me bojë Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, studenti Gëzim Almeta ka folur për mediat. Në një lidhje telefonike me Fax news, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e djeshme.

Ndër të tjera, përsa i përket goditjes së kreut të Bashkisë Tiranë me bojë, Almeta është shprehur se, e goditën me grushta dhe e kërcënuan se do ta vrasin sapo të dalë nga komisariati.

“Me goditën me grushta dhe më thanë do të vrasim sapo të dalësh nga komisariati. I njoh të gjithë policët personalisht, nuk kam gjë me ata por me atë që dha urdhrin politik. E degjova Erion Veliajn kur iu tha efektivëve rriheni atë djalin….

Jam mbajtur në bodrumin e Bashkisë për 25 minuta derisa erdhën Shqiponjat. Më kanë ushtruar dhunë serish, nuk kam bërë rezistencë.Efektivët e Shqiponjës me provokuan duke më goditur pas shpine kur isha I prangosur. Më kanë goditur edhe mua dhe shokun tim.

Kam berë ditën e djeshme denoncim ndaj personave për rastin… do t’i verifikojnë organet kompetente. Kur kam bërë denoncimin dje nuk kërkuan ta merrnin një gjë të tillë.

Te Komisariati Nr. 1 kam ndenjur 8 orë. Vendosa ta merrja vendimin e djeshëm si qytetar I lirë. Jetojmë në demokraci, jam i lirë dhe vendosa ta merrja atë vendim sepse mbrojë të drejtat e mija të studentit… Akti ishte një nismë studentore. Opozita protestojë vetë në shesh…. Une kam protestuar edhe me ta me duar në xhepa dhe më kanë arrestuar dhe kanë ushtruar presion ndaj familjes”, u shpreh Almeta.

I pyetur nëse ndihet I kërcënuar për jetën Almeta është shprehur: “Absolutuisht jo, unë jam në Tiranë, jam në vendin tim. Këtu kam lindur dhe jam rritur…. Nuk jam pjesë e PD-së. Protestoj për të drejtat e mija, lirinë dhe flamurin kombëtar”.
“Na tërhoqën zvarrë në bodrumin e bashkisë, na rrahën brutalisht”

Një nga dy studentët që tentuan të hedhin bojë në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka denoncuar në komisariatin numër 1 në Tiranë, dhunën e ushtruar ndaj tij dhe bashkëmoshatarit të tij në ambientet e bashkisë së kryeqytetit.
Studenti, Gëzim Almeta, në një lidhje telefonikepër ‘News24’ thotë se pasi tentuan të njollosin me bojë Veliajn ai dhe shoku i tij, Nikolin Cali u shoqëruan me dhunë në bodrumin e bashkisë dhe aty për një kohë të gjatë u bënë viktimë e dhunës fizike dhe verbale, të ushtruar njëkohësisht nga disa persona.

Një nga dy studentët që tentuan të hedhin bojë në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka denoncuar në komisariatin numër 1 në Tiranë, dhunën e ushtruar ndaj tij dhe bashkëmoshatarit të tij në ambientet e bashkisë së kryeqytetit.
Studenti, Gëzim Almeta, në një lidhje telefonikepër ‘News24’ thotë se pasi tentuan të njollosin me bojë Veliajn ai dhe shoku i tij, Nikolin Cali u shoqëruan me dhunë në bodrumin e bashkisë dhe aty për një kohë të gjatë u bënë viktimë e dhunës fizike dhe verbale, të ushtruar njëkohësisht nga disa persona.

Pastaj më shoqëruan në komisariat forcat “Shqiponja”, më goditën pas shpine me grushte. Në komisariat e konstatuan dhunën dhe nuk bënë asnjë reagim. Nuk pranuan denoncimin tim. E drejta për të protestuar është në çdo vend demokratik. Protesta jonë vazhdon. Ky është një person që ka abuzuar prej vitesh me kartat e studentit”, tha ai.

Basha reagon pas arrestimeve me urdhër të Ramës: Asnjë procedim nuk i ndal qytetarët dhe PD-në…

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimeve dhe procedimeve që ka bërë policia në lidhje me protestën e djeshme të qytetarëve.
Basha shkruan se, nuk ka procedim që ndal PD-në dhe qytetarët për të përmbushur misionin që Shqipëria të bëhet si e gjithë Europa.
Reagimi i plotë i kreut të PD, Basha
Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.
Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit.
Të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë!
Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë!
Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur! #shqiperiasieuropa

Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit.Të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë!Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë!Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur! #ShqiperiaSiEuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 17. März 2019

Të rinjtë i nxijnë surratin me bojë Veliajt…

Pas Edi Ramës ka qenë radha e Erion Veliajt që t’i nxihet surrati me bojë. Gjatë festimeve të Ditës së Verës në Tiranë, dy të rinj ende të pa identifikuar kanë tentuar të qëllojnë me bojë, kryebashkiakun Erion Veliaj.
Nuk dihet ende nëse të rinjtë janë anëtar të forumeve rinore të partive politike, por një gjest i tillë i spërkatjes me bojë ndodhi një muaj më parë në Parlament.
Kanë qenë të rinjtë ata që ia kanë bërë surprizën kryebashkiakut që ndërroi edhe ditën e festimeve të Ditës së Verës.

‘Lëpirës pushteti’, Vasili sulmon ashpër Erion Veliajn

Nga Petrit Vasili

Tirana di t’i fshijë nga memoria lëpirës pushteti si ky Veliaj, që as nuk i njeh Tiranasit dhe as nuk do ti njohë dot.
Ky farë kryetar bashkie dërdëllit sot për Tiranën e Tiranasit dhe ka kurajën vulgare e provinciale të flasë në emër të tyre, e aq me pak të bëjë sikur i njeh ata.
As i njeh e as ka për ti njohur tiranasit sepse nuk u përket atyre në asnjë pikëpamje dhe njëherazi edhe tiranasit kanë neveri ta njohin atë.
Tiranës as që i bëhet vonë se një lëpirës pushteti u shfaq për pak kohë në horizontin e saj.
Tirana ka ditur t’i fshijë edhe nga pushteti edhe nga memorja të tillë langaraqë.
Ky dhe gjithë kopeja e rilindësve të tjerë vetëm kanë ‘kontribuar’ në shkatërrimin, zhbërjen dhe plaçkitjen e këtij qyteti.

Edhe vikingët në fillimet e tyre do t’jua kishin zili rilindësve egërsinë dhe fuqinë shkatërruese të tyre për Tiranën.
Megjithatë vetëm dy foto mjaftojnë për t’u thënë Mjaft, mbylleni gojën, këtyre armiqve të Tiranës.
Armiqve, që u kanë zhvatur tiranasve xhepin me taksa të tmerrshme, që u kanë shkatërruar qytetin kryq e themel dhe jua kanë bërë qytetin me cilësinë më të keqe të jetës ne Europë sicc nxjerr në shesh Indeksi Mercer.
Shihini vetë fotot se si gjelbëronte Tirana dikur dhe se si betoni i rilindjes e shkatërroi pa kthim dhe kuptoni menjëherë se sa e pacipe është ccdo dërdëllitje bashkiake.