Prokuroria ka hapur hetim në lidhje me skandalin e blerjes së ilaçeve të skaduara në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, por kjo nuk do të thotë asgjë për Edi Ramën.
Ky i fundit ka vendosur që ish-drejtoreshën e Farmacisë në QSUT, Narvina Sinani, njeriu përgjegjës për blerjen e ilaçeve të skaduara ta emërojë si Drejtoreshë të Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësose.
Por Sinani njihet edhe si mikeshë e afërt e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Sinani është nën procedim penal nga prokuroria pas denoncimit të bërë nga KLSH-ja për abuzim me 8 milion euro barna të blera të skaduara dhe skadimin e atyre që ishin gjendje të magazinat e QSUT-së.
Burime konfidenciale nga KLSH-ja kanë bërë të ditur se gjatë një kontrolli tjetër të para 1 muaji kanë zbuluar një tjetër shkelje prej 5.2 milionë eurosh produkte spitalore te zhdukura.
Narvina Sinani mësohet gjithashtu se ka edhe një farmaci në Tiranë që është e regjistruar në emër të nënës së saj.
Rama bën drejtoreshë të Agjencisë së Kontrollit të Barnave atë që bleu ilaçet e skaduara 7 milionë euro
Protestë e fuqishme edhe në Kukës kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lusën
Rilindja po koncensione të pastudiuara për ndërtim hidrocentralesh në të gjithë vendin të cilët po shkattërojnë natyrën shqiptare dhe po shpërglulin banorët nga vendlindja duke qenë se e kanë të pamundur te jeotjnë më aty pas projketeve që nuk iua mundësojnë dot jetesën aty ku kanë lindur dhe janë rritur.
Pikërisht sot në Kukës ka pasur një protestë të fuqishme të banorëve të fshatit Lusën, të cilët kanë dalë kundër ndërtimit të disa hidrocentraleve në fshatin e tyre. Gjithë banorët e fshatit Lusën janë mbledhur sot ora 11:00 kundër këtij projeketi shkatërrues i cili do largojë të gjithë Lusjanët nga ky fshat.
Berisha komenton shkrimet e medieve botërore: Damkosje tjetër e rëndë e Edvinit dhe klikës së tij!
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar shkrimet e medieve ndërkombëtare për protestën madhështore të opozitës.
Duke publikuar në faqen e tij kronikën e televizionit gjerman ZDF, ish-Kryeministri shkruan se kjo është damkosje për Edi Ramën dhe klikën e tij.
Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Sali Berisha
Damkosje tjetër e rëndë e Edvinit dhe klikës së tij!
Rrejti televiziv më i madh gjerman ZDF raporton:
Skandali i blerjes së votave nga qeveritarët ka bërë që zemërimi popullor të rritet nga protesta ne protestë.
Këtu më poshtë keni raportimin dhe videon e ZDF. sb
Rrejti televziv me i madh gjerman ZDF raporton:
Skandali i blerejes se votave nga qeveritaret ka bere qe zemerimi popullor te rritet nga protesta ne proteste.
Ketu me poshte keni raportimin dhe videon e ZDF. sb
Votat u blene, zemerimi nuk ndalet.
Kanalet publike gjermane kanë mbajtur qëndrime të forta pas protestës së sotme.
Dojçe Vele e quajti protestën më masive të opozitës, kurse ZDF vazhdon të jetë e ashpër me qeverisjen.
Dy ditë pasi publikoi një kronikë ku thuhej se ‘Shqipëria është nën pushtetin e mafias’, kanali gjerman sjell një kronikë nga protesta e sotme.

‘Zemërimi i tyre rritet nga protesta në protestë,’ thekson gazetarja.
Ajo ka intervistuar edhe kreun e PD, Lulzim Basha. ‘Kryeministri Rama kontrollon qeverinë, parlamentin, drejtësinë dhe median. Ështe një autokrat i korruptuar. Nën sundimin e tij, Shqipëria është kthyer në eksportuesin më të madh të drogës’.
Sipas gazetares gjermane, ‘skandali i fundit tregon mesa duket anëtarët e qeverisjes duke blerë vota për të manipuluar zgjedhjet’. Demonstruesit kërkojnë largimin e qeverisë, shton ajo.
Protestuesja Zylyha Bitri thotë se i ka dy djemtë të papunë, të ardhurat nuk mjaftojnë për të jetuar. ‘Gjatë viteve të fundit janë rritur taksat, çmimi i naftës është dyfishuar, Çmimi i dritave është rritur’, thotë Zyliha Bitri, pronare e një kafeneje …
Kryeministri Rama ka pak mirëkuptim për protestën, thuhet në kronikë. Ai mohon çdo diskutim për zgjedhje të reja. ‘Mandati nuk është llotari’ thotë ai.
Edhe sot protestat përfunduan me përplasje. Shqipëria është thellësisht e ndarë, thekson gazetarja.
Damkosje tjeter e rende e Edvinit dhe klikes se tij!Rrejti televziv me i madh gjerman ZDF raporton:Skandali i blerejes se votave nga qeveritaret ka bere qe zemerimi popullor te rritet nga protesta ne proteste.Ketu me poshte keni raportimin dhe videon e ZDF. sbVotat u blene, zemerimi nuk ndalet.Kanalet publike gjermane kanë mbajtur qëndrime të forta pas protestës së sotme.Dojçe Vele e quajti protestën më masive të opozitës, kurse ZDF vazhdon të jetë e ashpër me qeverisjen.Dy ditë pasi publikoi një kronikë ku thuhej se 'Shqipëria është nën pushtetin e mafias', kanali gjerman sjell një kronikë nga protesta e sotme.‘Zemërimi i tyre rritet nga protesta në protestë,’ thekson gazetarja.Ajo ka intervistuar edhe kreun e PD, Lulzim Basha. ‘Kryeministri Rama kontrollon qeverinë, parlamentin, drejtësinë dhe median. Ështe një autokrat i korruptuar. Nën sundimin e tij, Shqipëria është kthyer në eksportuesin më të madh të drogës’.Sipas gazetares gjermane, ‘skandali i fundit tregon mesa duket anëtarët e qeverisjes duke blerë vota për të manipuluar zgjedhjet’. Demonstruesit kërkojnë largimin e qeverisë, shton ajo.Protestuesja Zylyha Bitri thotë se i ka dy djemtë të papunë, të ardhurat nuk mjaftojnë për të jetuar. ‘Gjatë viteve të fundit janë rritur taksat, çmimi i naftës është dyfishuar, Çmimi i dritave është rritur’, thotë Zyliha Bitri, pronare e një kafeneje …Kryeministri Rama ka pak mirëkuptim për protestën, thuhet në kronikë. Ai mohon çdo diskutim për zgjedhje të reja. ‘Mandati nuk është llotari’ thotë ai.Edhe sot protestat përfunduan me përplasje. Shqipëria është thellësisht e ndarë, thekson gazetarja.
Gepostet von Sali Berisha am Sonntag, 17. März 2019
Pasi i goditi me ujë dhe i helmoi me gaz, policia arreston 14 protestues pasmesnate
Protesta paqësore e djeshme e organizuar nga opozita, u provoku nga policia e cila në mënyrë të beftë dhe pa asnjë paralajmërim kur filloi të hedhë gaz lotësjellës dhe ujë ndaj qytetarëve.
Por edhe pas kësaj dhune të ushtruar ndaj qytetarëve, të cilët më pas nisën të qëllonin në gurë, policia nuk është ndalur, por ka bërë dhjetëra shoqërime në Tiranë e rrethe pasmesnate.
Mëngjesin e sotëm policia thotë se, në Tiranë ka ndaluar 14 qytetarë në lidhje me protestën e djeshme.
Shoqërime të qytetarëve po bëhen edhe nëpër rrethe.
8 persona janë shpallur në kërkim.
Banorët e Kurbneshit në revoltë: HEC-et po na shkatërrojnë jetën!
Banorët e Kurbneshit në Mirditë kanë dalë sot në protestë kundër ndërtimit të dy HEC-ve mbi lumin e Urakës. Ata kërkojnë shfuqizimin e koncesioneve pasi ndërtimi i HEC-ve dëmton rënde këtë perlë të natyrës.
Banorët shprehen të vendosur në rezistencën e tyre për të penguar ndërtimin e HEC-ve në këtë zone. Në mbështetje të banoreve është edhe ipeshkevi i Mirditës monsinjor Gjergj Meta.
“Jo HEC-eve mbi Urakë! Për shkak të meshave në Bukmirë e Katedralen e Rrëshenit, nuk mund të jem në mbështetje të banorëve të Selitës në protestën e tyre kundër ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Urakë.
Por shpirtërisht dhe me gjithë zemrën time jam aty me ta.
Zoti na ka dhanë natyrën, lumenjtë e detet, nuk mund dhe nuk duhet t’i përçudnojmë.
I bëj thirrje shtetit që të mos lejojë të përsëriten gabimet që janë bërë mbi Fan apo në Valbonë a kudo tjetër.
Zëri i komunitetit selitas që jeton aty me shekuj duhet të dëgjohet. Unë jam me ta e do të jem gjithmonë në mënyrë që Uraka e bukur të mbetet sikurse e ka bërë Zoti”, thuhet në reagimin e Gjergj Metës.
Pse frikësohet kryebashkiaku i Tiranës….?!
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj doli sot për të festuar atë që ai e ka emërtuar si ‘Dita e Verës’, pasi vendosi vetë që të shtyjë festimet në një ditë tjetër e jo në 14 Mars.
Por përveç deklaratës plot propagandë të Veliajt, ashtu siç edhe ndodh gjithmonë, sot u vu re diçka tjetër, që më parë nuk kishte ndodhur.
Erion Veliajn e rrethonin gardistët dhe bodyguardë gjatë daljes së tij në sheshin ‘Skënderbej’.
Nuk dihet se pse Veliaj ka vendosur të ruhet me roje, në këtë ditë feste siç e quan ai.
Veliaj është shprehur për mediat se shqiptarët duhet të bëhen bashkë në këtë festë pa dallime partiake port ë jenë të bashkuar për një Tiranë më të mirë.
Por, ajo që u vu re, ishte se kryebashkiakun e rrethonin gardistët dhe bodyguardët gjatë daljes së tij në shesh
Veliaj ka komentuar protestën e zhvilluar dje nga opozita, ndërsa sot ka organizuar festime në Tiranë, në kuadër të Ditës së Verës që u festua më 14 mars.
Veliaj ka falenderuar qytetarët e Tiranës, që sipas tij u distancuan nga aktet e dhunës, duke shtuar se qyteti nuk e pranon bulizmin dhe dhunën.
Në mesazhin e tij, Veliaj ka parapëlqyer të bëjë një ndasi mes qytetarëve që i konsideron të Tiranës dhe atyre nga rrethet, që sipas tij shkaktuan edhe dhunën në kryeqytet.
“Unë dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Tiranës që dje u distancuan nga aktet e dhunës, të zjarrit, të hurit dhe litarit dhe sot demonstrojnë atë që Tirana është vërtet. Tirana përtej të majtës dhe të djathtës, përtej PD dhe PS e do jetën e do shtetin, e do artin dhe kulturën.
Ndaj dhe për këtë Tiranë edhe për fëmijët e këtij qyteti, që nuk ka fare rëndësi çfarë bindjesh kanë prindërit, po në këtë qytet punohet njësoj për të gjithë. Ndaj mesazhi që japim për Ditën e Verës është hajde të fokusohemi tek gjërat që na bashkojnë, hajde të fokusohemi tek një Tiranë që po bën progres, hajde të fokusohemi tek dashuria, paqja dhe jo për tu përçarë dhe dhunuar një qytet që mezi ne e ndërtojmë.
Qyteti nuk e pranon bulizmin, nuk e pranon dhunën, pavarësisht se nga cili qytet vijnë. Për të gjitha ata që erdhën dje për ekskursion në Tiranë, unë u bëj një pyetje: Sa mirë pastrohet qyteti nga vini Burreli, Kamza, Paskuqani, Shkodra, Lezha, Pogradeci? Sa mirë janë kopshtet dhe shkollat në qytetin prej nga vini për të dhunuar Tiranën”, tha Veliaj.
Të rinjtë dhe fëmijët protestë para Ministrisë së Brendshme: Rama si Asadi, mos helmo fëmijët!
Policia dhe garda hodhën gaz dje ndaj qytetarëve që kishin dalë në protestë.
Pas këtyre zhvillimeve, të rinj të Forumit Rinor të PD-së dhë Lëvizjes Rinore për Integrim, kanë dalë sot në një protestë kundër Edi Ramës.
Sipas tyre Edi Rama është si Asadi, pasi vetëm ai ka hedhur gaz lotësjellës ndaj protestuesve.
Me maska në kokë dhe të kapur dorë për dore ata kanë protestuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe më pas janë stacionuar përballë Ministrisë së Brendshme, si institucioni përgjegjës për hedhjen e gazit ndaj qytetarëve.
Zbulohet polici civil që dhunoi djalin e ish-deputetit të PD, foto
Bruno Baçi, djali i ish-deputetit Luan Baçi, ishte një prej pjesëmarrësve në protestën e organizuar nga opozita, që u dhunua nga një officer policie, që ishte i veshur civil.
Incidenti ndodhi pas protestës, ndërsa policia shoqëroi qoftë ish-deputetin ashtu edhe djalin e tij.
Sipas raportimeve, Bruno Baçi po xhironte me cellular një moment kur policia po ndalonte disa protestues, në përfundim të protestës.
Në momentin që ai po xhironte, një punonjës policie i veshur civil e sulmoi.
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, përmes një postimi në rrjet ka zbuluar identitetin e policit, që është operacional i Policisë së Tiranës.
“Kreshnik Aliaj që shikoni në foto, është operacionali i policisë që sulmoi i veshur civil dhe dhunoi Bruno Baçin, djalin e kryetarit të PD Fier dhe ish deputetit Luan Baci.
Këta nuk janë polic që përfaqësojnë shtetin, këta janë polic që përfaqësojnë bandën në pushtet”, shkruan Zhupa.
Skandali/ Mësuesit dhe nxënësit, me detyrim në aktivitetet e “Ditës së Verës”
Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar ndaj sjelljes së pushtetit që po detyron mësuesit e kryeqytetit të dalin në shesh për të festuar ditën e verës së krreut të Bashkisë Erion Veliaj.
“Nuk u mjaftuan që e shtynë Ditën e Verës. Nuk u mjaftuan që nga ditë feste, po e bëjnë “anti-miting”
“Por po detyrojnë gjithë administratën dhe mësuesit të dalin në shesh”, shkruan Vokshi në postim në Facebook.
Postimi i saj i plotë
Skandali me “Ditën e Verës” – si po detyrohen mësuesit të dalin në shesh bashkë me fëmijët e tyre
Nuk u mjaftuan që e shtynë Ditën e Verës,
Nuk u mjaftuan që nga ditë feste, po e bëjnë “anti-miting”
Por po detyrojnë gjithë administratën dhe mësuesit të dalin në shesh.
Ja si Drejtoresha e Gjimnazit “Sami Frashëri” detyron mësuesit bashkë me fëmijët e tyre të dalin në pikë të mëngjesit.
Kam frikë, se lëkurën do ta bëjnë hajmali

Erl KODRA
Edi Rama,Ti do të mbijetosh edhe një muaj; dy muaj; tre muaj.
Po ku do të shkosh më tej?!
Shikoni se çfarë ndodhë kur përpiqesh të zësh një popull në çark, sidomos një popull që është i vetëdijesuar se çfarë përbindëshi ka përballë.
I vetëdijesuar jo thjesht nga arsyeja, por nga thika që i ke ngulur në palcë.
Popullin armik mundesh ta zhdepësh me gaz të ashpër lotsjellës.
Mundesh t’i injorosh 300.000 armiq të brendshëm të pushtetit tënd kriminal që protestojnë paqësisht kundër teje. Mundesh t’i mbysësh armiqtë e tu me propagandë.
Mundesh edhe të blesh 50 njerëz dhe t’i quash “opozitë” e re. Para ke pa hesap, sigurisht.
Mediatikisht, ushtria e mercenarëve do vazhdojë mbështetjen pa kushte, sa kohë që ti do t’u hedhësh ushqim.
Frroku, Mero, Lorenci, Muchi, Zaloshnja, Vasjari, Minxhozi, Fevzo, Sokoli, Vasili dhe shumë të tjerë do të vazhdojnë ta lehtësojnë dhimbjen. Por dhimbja jote është e pashpresë. Nuk ka shërim.
Të gjitha këto janë favoret e tua, prej të cilave ti po mbijeton, përkohësisht.
Po më pas?!
Më pas, do të fillojë të mblidhet një lëmsh në grykë tek shqiptarët.
Çdo armik do të qëndrojë para teje duke të urryer. Çdo ditë e më shumë, deri sa urrejtja do të të kthehet në vullkan.
Atë ditë nuk do t’ia uroja as hasmit.
Sepse kam frikë, se lëkurën do ta bëjnë hajmali.