25.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Mesazhi i fortë që ndërkombëtarët morën nga protesta popullore dhe Lulzim Basha

Protesta më e madhe e këtij muaji protestash që kanë nisur në Shqipëri ka rritur jehonën në mediat ndërkombëtare. Tani zëri i opozitës është edhe zëri i mediave ndërkombëtare. Botapo mëson të vërtetat e Shqiupërisë ku është instaluar një regjim kriminal, që deri përpara këtyre protestave kishte mundur që verbonte dhe shurdhonte botën përmes manipulimit me paratë e drogës dhe krimit të organizuar. Tani bota po dëgjon zërin e shqiptarëve dhe atë të opozitës të drejtuar nga Lulzim Basha.
Mesazhi ëhstë i qartë eksperimenti se stabiliteti duke nënshtruar demokracinë është më i rëndësishëm se vetë demokracia tani ka marrë fund. Ky eksperiment ka dështuar dhe Shqipëria është në këmbë në kërkim të të drejtave dhe lirive të mohuara. Ky është edhe mesazhi që ndërkombëtarët kanë marrë përmes protestës së sotme popullore në Tiranë dhe që u shqiptua edhe në anglisht nga Basha: No stability ëithout demokracy”.
“16 Marsi hyri në historinë tonë të paskomunizmit si dita e dytë e zgjimit kombëtar, si dita e bashkimit më të madh që sheshi “Dëshmorët e Kombit” dhe Tirana kanë njohur në historinë tyre. Nuk ka rrugë tjetër për të rikthyer demokracinë, të drejtat tona dhe drejtësinë përveç protestave popullore. Ishim shumë me 16 shkurt, jemi shumë më shumë sot me 16 mars.
Sot, më në panik se kurrë, kufoma politike e Edi Ramës përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve me të vetmin qëllim, për t’i shpërndarë, për t’i trembur, për t’i larguar nga rruga e protestës.
Zotohem sot se duart e krimit që, për llogari të oligarkëve dhe kriminelëve, dhunojnë nënat dhe motrat tona, baballarët tanë, vëllezërit tanë për të mbrojtur një qeveri kriminale do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.
E gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për vlera europiane, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe politikanëve të bërë njësh me krimin. Dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron.
Për miqtë tanë perendimorë kam një mesazh të qartë: Nostabilityëithoutdemocracy! Nuk ka stabilitet pa demokraci. Nostabilityëithout role oflaë! Nostabilityëithoutjustice! Nostabilityëithoutequalitybefore the laë!
Dëgjoni më pak autokratët e korruptuar dhe të inkriminuar! Ftesa ime është: mos e dëgjoni autokratin e korruptuar Edi Rama, që e zhyti Shqipërinë në drogë! Dëgjoni zërin e qytetarëve!
Edi Rama kishte vënë bast që protesta do të ishte më e vogël se me 16 shkurt, por e humbi bastin. Kjo që kemi nisur, nuk do të zvogëlohet. Ne nuk do të përçahemi. Ne nuk do ta ulim kokën.
Ne nuk do ta pranojmë kurrë t’i themi legjitime një qeverie dhe një kryeministri të kapur në krim. Ditë për ditë e natë për natë, në aksion qytetar, në protestë, në qëndresë, në përballje.
E gjithë bota e di se ky vërshim që ka nisur ka vetëm një fund, fitoren e popullit, fitoren e Shqipërisë si e gjithë Evropa. Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar!”, tha Basha

FJALA E KRYETARIT BASHA PARA PROTESTUESVE TEK PD
E sotmja hyri në historinë tonë të paskomunizmit si dita e dytë e zgjimit kombëtar, si dita e bashkimit më të madh që sheshi “Dëshmorët e Kombit”dhe Tirana kanë njohur në historinë tyre dhe, për këtë,çdo shqiptar sot dhe çdo brez që vjen, ju ka një borxh mirënjohjeje ju, misionarëve të lirisë, misionarëve të demokracisë, misionarëve të Shqipërisë si gjithë Europa.
Sot, më në panik se kurrë, kufoma politike e Edi Ramës dhe klikës së tij kriminale përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve me të vetmin qëllim, për t’i shpërndarë, për t’i trembur, për t’i larguar nga rruga e protestës, por përgjigjen e mori nga populli.
Duart e gjata të krimit që, për llogari të oligarkëve dhe kriminelëve dhunojnë nënat dhe motrat tona, baballarët tanë, vëllezërit tanë për të mbrojtur një qeveri kriminale do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Për këtë zotohem para jush dhe para Shqipërisë.
E gjithë Shqipëria dhe e gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci, për vlera europiane dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe politikanëve të bërë njësh me krimin. Dita kur do të shkojnë para drejtësisë, po afron.
Pa ju, pa zemrat tuaja kreshnike, pa vendosmërinë tuaj qytetare, ju o viganë të mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë, sot ky vend do të ishte rreshtuar përkrah shumë kombeve pa fat, pa liri, pa demokraci dhe pa mundësi, pa të ardhme. Këtë rrugë kishte nisur edhe Edi Rama për Shqipërinë dhe shqiptarët, por ne e kemi ndalur dhe do ta hedhim në lumë rrugën e tij të mbrapshtë, qeverinë e tij kriminale dhe parlamentin e tij të krimit.
Nuk ka rrugë tjetër për të rikthyer demokracinë dhe drejtësinë, përveç protestave popullore. Nuk ka rrugë tjetër për të mbrojtur të drejtat tona, përveç protestave tona.ishim shumë me 16 shkurt, jemi shumë më shumë sot me 16 mars.
16 shkurti i hapi rrugën vërshimit popullor që nuk do të ndalet më kurrë, por do të vazhdojë dita-ditës të mbledhë energjinë pozitive, kurajon dhe fisnikërinë e shqiptarëve të bashkuar kundër një grushti kriminelësh në pushtet.

Dua t’ju drejtoj në emrin tuaj dhe me mbështetjen tuaj, një mesazh të qartë miqve tanë perendimorë që na kanë mbështetur në 29 vite rrugëtim:
Nostabilityëithoutdemocracy!
Nuk ka stabilitet pa demokraci
Nostabilityëithout role oflaë!
Nostabilityëithoutjustice!
Nostabilityëithoutequalitybefore the laë! Dëgjoni më pak autokratët e korruptuar dhe të inkriminuar! Ftesa ime është: mos e dëgjoni autokratin e korruptuar Edi Rama! Mos e dëgjoni njeriun që e zhyti Shqipërinë në drogë, dëgjoni zërin e njerëzve, dëgjoni zërin e qytetarëve!
Edi Rama kishte vënë bast që protesta do të ishte më e vogël se me 16 shkurt, por e humbi bastin dhe u fsheh tuneleve të vjetra të Byrosë Politike në Poliçan si një mi i vërtetë, i friguar nga zëmërimi i vërtetë.
Sot dua të ju them se kjo që kemi nisur, nuk do të zvogëlohet, nuk do të mpaket.
Ne nuk do të lodhemi, apo jo?
Protestuesit: Joooo
Ne nuk do të përçahemi.
Ne nuk do ta ulim kokën.
Ne nuk do ta pranojmë kurrë t’i themi legjitime një qeverie dhe një kryeministri të kapur në krim, apo jo?
Protestuesit:Joooo
Ne nuk do të pranojmë kurrë një parlament që pasi futi kriminelë dhe bedelë kriminelësh është kthyer është kthyer më keq, ia ka marrë të keqen pazarit të Milotit, është kthyer në pazarin e gjësë së gjallë.
Ndaj, beteja vazhdon dhe do të vazhdojë.

Ne do ta vazhdojmë këtë betejë në çdo qytet, në çdo lagje, në çdo rrugë, në çdo shtëpi, në çdo fshat të vendit tone, derisa ta çlirojmë shtëpinë nga krimi, derisa ta çlirojmë qeverisjen nga kriminelët, derisa ta hapim derën e Evropës, për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Evropa.
Pengesa e vetme është kjo qeveri kriminale dhe Kryehajduti. Ka pesë javë që nuk gjen vrimë miu të fshihet, sa herë që shqiptarët bashkohen. Le ta bëjmë bashkimin tonë dhe protestën tonë të përditshme e të përnatshme, zjarr t’i digjet toka kriminelëve nën këmbë.
Në Europë shkohet vetëm me zgjedhje të lira, në Europë shkohet vetëm duke i dhënë fund padrejtësive, pandëshkueshmërisë së kriminelëve dhe politikanëve të lidhur me ta. Kjo është rruga jonë, kjo është rruga që do të çlirojë ekonominë, do të garantojë punësimin dhe mirëqenien, do të garantojë ëndrrat më të bukura të prindërve shqiptarë, për vogëlushët e tyre, për rininë shqiptare.
Ditë për ditë e natë për natë, në aksion qytetar, në protestë, në qëndresë, në përballje. Mos e ktheni faqen tjetër, kur ju godasin horrat e pushtetit, por goditini mbrapsht. Qëndroni fort, të qendrojmë të bashkuar.
E gjithë bota e di se ky vërshim që ka nisur ka vetëm një fund, fitoren e popullit, fitoren e demokracisë, fitoren e lirisë, fitoren e Shqipërisë si e gjithë Evropa.
Nga Shkodra në Vlorë, nga Korça në Durrës dhe këtu në Tiranë, le të vlojë çdo çast tik-taku i zemrës së çdo shqiptari patriot edhe vendosmëria e këtij misioni të madh kombëtar. Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar, Shqipëria e bashkuar ka për të fituar.
Fund qeverisë së hajdutëve, fund qeverisë së kriminelëve.
Rroftë Shqipëria! Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja.
Fitore! Fitore! Fitore!

Mediat gjermane: Pse protestat popullore në Tiranë nuk po i përfillin më ambasadat

Në Tiranë opozita zhvilloi të shtunën protestën më masive të saj, protesta filloi e qetë, por gjatë marshimit të protestuesve para parlamentit pati tensione dhe u përdor edhe gazi lotsjellës.
Opozita dhe mbështetësit e saj zhvilluan sot (16 .03.2019) në Tiranë protestën e tyre të pestë, në serinë e protestave anti qeveritare, për të cilën kishin paralajmëruar se do të ishte më masivja dhe do të shënonte largimin e kryeministrit Rama. Masiviteti është tipari më i dukshëm që e dallon protestën e sotme nga 4 të mëparshmet, të zhvilluara brenda një muaji.
Sipas të dhënave të publikuara nga Partia Demokratike, protestuesit erdhën në Tiranë nga të gjitha rrethet e vendit duke arritur në pjesëmarrjen e mbi 50 mijë vetëve. Nuk ka shifra nga burime të tjera zyrtare, por sipas vlerësimit të korrespondentes së DË në Tiranë, protesta e sotme është më masivja.
Motivet e protestuesve: Papunësia, emigrimi i rinisë, gjendja e vështirë ekonomike
Ajo u karakterizua nga të njëjtat akuza ndaj qeverisë Rama dhe të njëjtat kërkesa: opozita akuzon kryeministrin Rama se ka fituar mandatin e tij të dytë në zgjedhjet parlamentare 2017 me korrupsion, blerje votash dhe lidhje me krimin e organizuar. Protestuesit kërkojnë largimin e tij, rrëzimin e qeverisë dhe një qeveri kalimtare që do ta ?ojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Motivet kryesore të protestuesve mbeten papunësia, emigrimi i rinisë, gjendja e vështirë ekonomike. “Jam mekanik por jam që prej 6 vitesh pa punë. Shkoj punoj në Itali 3 muaj dhe kthehem prapë, se nuk kam dokumente dhe duhet të respektoj rregullat e lëvizjes pa viza. Por nuk ia dal të mbaj familjen, jetojmë në varfëri ” thotë për DË, një protestues nga Lezha.

Një motiv tjetër janë pensionet shumë të ulta. “Kam marrë pjesë në të gjitha protestat e të djathtës. Për mua ky sistem nuk funksionon. Rinia po ikën, fëmijët e mi nuk jetojnë këtu, pensionet janë shumë të ulta, na ndihmojnë fëmijët, përndryshe do jetonim në mjerim” thotë për DË, Brunilda Sakiqi nga Tirana. Ndryshe nga protestat e mëparshme, protesta e sotme u zhvillua në formë marshimi duke kaluar nga kryeministria, Ministria e Brendshme dhe Parlamenti.
Protesta fillon paqësisht, vijon dhunshëm
Policia e shtetit i është përgjigjur marshimit masiv të protestuesve me rritjen e masave të sigurisë. Rreth 1600 policë janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurimin e institucioneve shtetërore nga akte të mundshme dhune, nisur nga precedentë dhune në protestat e mëparshme.
Kryemnistria u rrethua me rrjeta teli dhe mbrojtje metalike në dyert e saj kryesore. Për tre orë rrjesht protesta u zhvillua pa incidente dhune, me tek-tuk shpërthimin e shashkave dhe tymit para kryeministrisë.
Por kur marshimi i protestuesve arriti para Parlamentit, protesta degjeneroi në dhunë. Protestuesit tentuan të thyejnë kordonin e policëve, gjë që solli përleshje me forcat e policisë, përdorimin e gurëve dhe sendeve të forta kundër forcave të rendit. Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të zmbrapsur sulmin ndaj parlamentit.
Nga gurët dhe sendet e forta u plagosën disa policë dhe janë lënduar protestues nga gazi lotsjellës. Të dyja palët po marrin ndihmë mjekësore në spitalet e Tiranës.
BE dhe SHBA- thirrje të papërfillura

BE dhe SHBA përsëritën apelin e tyre këmbëngulës drejtuar liderve të opozitës që protesta të jetë paqësore dhe pa dhunë. Por edhe në protestën e sotme duket se ky apel nuk u dëgjua nga të gjithë protestuesit. Gjithashtu nuk ka ende asnjë sinjal për t’iu përgjigjur apelit të tyre lidhur me emergjencën e dialogut mes palëve. Opozita ka deklaruar, se do të vijojë protestat e saj deri në largimin e kryeministrit Rama. Por ky i fundit nuk pranon të pranojë atë që ai e quan ” marrje pushteti në tavolinë” duke argunmentuar se „do të plotësojë mandatin qeverisës” që i kanë dhënë votuesit deri në 2021, kur janë zgjedhjet parlamentare të radhës.
Mesazh BE dhe faktorit ndërkombëtar – No stability without democracy!
Opozita deklaroi përsëri se do të vijojë protestat e saj deri në largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij. BE i shikon protestat e opozitës si tregues i mungesës së stabilitetit në Shqipëri dhe deklaron se situata nuk ndikon pozitivisht në vlerësimin e Brukselit për mundësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit me BE, në qershor të këtij viti.
BE ka bërë thirrjre për dialog emergjent mes qeverisë dhe opozitës, gjë që deri tani nuk ka ndodhur. Por lideri i PD, forcës politike që drejton protestat, në fjalën e tij në mbyllje të protestës u tha “miqve perëndimorë” se „No stability, ëithout democracy”, – nuk ka stabilitet pa demokraci; “No stability ëithout equality before the laë! – nuk ka stabilitet pa barazi para ligjit.
BE dhe SHBA i konsiderojnë „legjitime” Parlamentin dhe qeverinë e dalë nga zgjedhjet parlamentare 2017 e i sjellin në vëmendje opozitës pranimin e rezultatit të tyre dhe nuk përligjin kontestimin pas dy vite e gjysmë.
Në mënyrë unanime ato kanë dënuar heqjen dorë “en block” te deputetëve të opozitës nga mandatet e tyre parlamentare duke e cilësuar atë „ një veprim destruktiv që minon demokracinë dhe rrugën e Shqipërisë drejt BE”.

“Deutsche Welle”

Kiri Hajdari bën një sqarim për të motrën dhe një betim: Do jem gjithmonë në protestat e PD

Kiri HAJDARI

Miq të dashur protestues
Protesta e sotme ishte simbol i uraganit opozitar dhe mbi të gjitha revoltës se të gjithë shqiptarëve.
Besimi dhe shpresa se, Rama i ka ditët e numëruara, është me e gjallë se kurrë.
Ndihem krenar dhe plot shpres që jam pjesë e kësaj kauze mbarë kombëtare: rrezimit te qeverisë dhe këtij parlamenti, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Vetem me një qeverisje të zgjedhur me vullnet të lirë nga shqiptarët, vendi do ringrihet dhe do ti hapen dyert për integrimin evropian.
Un çdo ditë, do vazhdoj të jem në radhët e protestës sepse kjo nuk është vetëm kauzë e PD, kjo është kauzë për kombin.
Familja jone i ka rrënjët në këtë besim, në Shqipërinë demokratike.
Miq
Edhe pse me Rudinën kemi zgjedhur mënyra të ndryshme, qëllimi mbetet përherë i njëjtë. Fitore e opozitës si e vetmja forcë kombëtare që punon për interesat e shqiptarëve dhe jo për pushtet të një grupi njerëzish pa ideale.
Unë jam i bindur fort se NE, fëmijët e themeluesit të Partisë Demokratike, kurrë nuk lëshojmë nga parimet dhe vlerat që ai na brumosi që të vegjël dhe që na udhëhoqën gjatë jetës.

Besimin tek mrekullia e lirisë, tek të drejtat njerëzore dhe mosdorëzimin deri në fitoren e tyre.
Nuk mund të ketë vend kurrsesi për dyshimin më të vogël “mbi shkëmbim favoresh personale apo familjare ” pas zgjedhjes politike të Rudinës, sikurse nuk ekziston asnjë imponim, asnjë urdhër, pas zgjedhjes sime, për të protestuar me opoziten, jashtë parlamentit.
Unë gjithmone do e mbështes familjen time, sepse politika nuk mund të hyje në lidhjen e shenjtë qe ka krijuar Zoti brenda një konaku .
Prandaj demokracia, për të cilën protestojmë është e mira me e madhe për njerëzit, idealja për shoqeritë e lira, sepse secili zgjedh vetë rrugën që mendon se është me e duhur per të.
Do jem në krah të Liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me besim të plote se, vetem me reformat e qeverisë demokratike, Shqipëria do të ringrihet fort dhe do të jetë pjesë e familjes europiane.

Thirrja e Britanisë së Madhe: Ushtroni të drejtën tuaj të protestës!

Britania e Madhe ka pasur një inkurajim për protestuesit. “Ushtroni të drejtën tuaj të protestës!”. Mesazhi është lëshuar nga amabsadori i Britanisë së Madhe, Duncan Normal. Gjithnjë dhe më shumë po bëhet e qartë për ndërkombëtarët se kauza e opozitës është e drejtë dhe kjo reflektohet tek mesazhet e një pjese të mirë të këtyre ndërkombëtarëve që nuk komandohen nga pushteti kriminal me vota me blera i qeverisë.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Normal është i pari personalitet ndërkombëtar që ka reaguar deri tani për protestën e opozitës.
Në një status në ‘Tëitter’, ai shkruan se tubimi është mundësi e mirë për të ushtruar të drejtën për të protestuar, ndërsa bën thirrje për vetëpërmbajtje.
“Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj për të protestuar. Megjithatë kjo e drejtë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore; dhuna e minon demokracinë. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje, të respektojnë institucionet demokratike dhe të parimit të paqes”, deklaron ai.
Protesta e opozites pritet te zgjase rreth 48 ore, edhe pse policia ka dhene leje qe ajo te mbyllet ne oren 24:00.

Sulmohen me gaz helmues protestuesit para Parlamentit, ka irritim dhe betejë

Mijërat e protestuesve që po mbanin të rrethuar Parlamentin janë sulmuar në pabesi me gaz helmues nga forcat speciale. Kjo ka bërë që protestuesit të irritohen.
Protestuesit vazhdojnë të mbajnë të rrethuar Parlamentin dhe nuk largohen pavarësisht se po sulmohen me gaz helmues. Pasojat e gazit helmues po e vuajnë edhe gazetarët e huaj.
Qytetarët po godasin me sende të forta forcat specilae që sulmuan protestuesit. Sulmi i policisë ka sjellë një irritim të tillë saqë protestuesit po e kthejnë në një betejë qytetare duke mos u tërhequr nga protesta.
Forcat speciale që po sulmojnë me gazin helmues serb janë në shkelje të ligjit dhe protokollit të përdorimit të këtyre armëve.

Rama dështon në Berat, qytetarët e braktisin, shikoni sa pak njerëz ka

Rama ka dështuar të bëjë antimitingun në Berat pasi është braktisur në mënyrë masive edhe nga rrogëtarët e qeverisë. Ndonëse kishte kërkuar anagzhim të të gjithë qyteteve rreth Beratit për ta mbështetur në takim, Rama e ka parë veten të braktisur dhe me vetëm disa qinra njerëëz. Kjo është një shenjë e qartë e fundit të ramës si Kryeministër.
Dhjetëra mijëra shqiptarë janë mbledhur në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës.
Ky i fundit që prej ditës së djeshme ndodhet në Berat, ku i është arratisur protestës madhështore të shqiptarëve.
Por sot ai është shfaqur në një gjendje të rëndë mendore. SYRI.net ka mësuar se Rama ka lëshuar ulërima ndaj drejtorëve duke u kërkuar llogari se ku i kanë njerëzit. Në takimin e Ramës kanë qenë vetëm disa dhjetëra njerëz. Edhe keta njerez qe duke ne foto, kane ardhur me autobuse ne Berat, pasi ne qytet kane mberritur dhjetera autobuse.

Rrethohet edhe ministria e Brendshme dhe Parlamenti: Rama ik!

Masa e madhe e protestuesve ka vazhduar marshimin duke mbajtur të rrethuar edhe ministrinë e Brendshme dhe parlamentin. Protestuesit janë nisur nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit tek selia e Kryeministrisë për të vazhduar drejt ministrisë së Brendshme.
Më pas marshimi ka vazhuar drejt godinës së parlamentit, e cila po mbahet e rrethuar nga protestuesit. Kjo është protesta më e madhe e opozitës që po mban të rrethuar të gjitha institucionet e dala nga një Parlament ilegjitim, deputetët e të cilit e kanë fituar mandatin përmes blerjes së votave.
Masa e madhe e njerëzve nuk ndalet në këtë marshim dhe janë të vendosur të vazhdojnë protestën për orë të tëra. Protestuesit e shoqërojnë marshimin e tyre me thirrjet Rama ik! Dhe Basha, Basha! Masa e madhe e protestuesve është e tillë sa ndonëse pjesa e parë e tyre ka mbërritur tek Parlamenti, pjesa fundore e protestuesve vijon të marshojë dhe gjendet tek ura në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Përfaqësuesi i Merkel në protestën e opozitës, inkurajon shqiptarët

Martin Henze, përfaqësues i partisë CDU në Gjermani i është bashkuar sot protestës së PD-së përpara kryeministrisë, ndërsa është shfaqur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ish-kryeministri Berisha në një prononcim për mediat ka thënë se Rama ka shkuar që të fshihet në tunelet e Skraparit.
Henze, i cili është këshilltar ekonomik i Angela Merkel u shpreh dhe dje në mbështetje të protestave, duke thënë se edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme.
’Çdo parti vendos vetë se çfarë bën me mandatet e saj, në Europë ka mendime kontradiktore, këtu vijnë informacione të filtruara.
Opozitës në Kuvend i është mohuar e drejta parlamentare, pasi nuk ka asnjë mundësi për të apeluar vendimet e marra nga shumica.
Dorëheqja nga mandatet, vendimi demokratik i tyre, protestat janë legjitime, nuk cënohet e drejta e qytetarëve të tjerë. Edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme.

Protestat ndodhin në të gjithë botën, mund të jenë edhe më emocionale sesa duhet”, u shpreh dje Henze.
Opozita thirri sot një protestë masive ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama, ngritja e një qeverie teknike si dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.
Liderët e opozitës prej disa javësh janë në protesta të vazhdueshme kundër qeverisë Rama 2 pasi sipas tyre vullneti i votuesve në zgjedhjet e 2017-s është deformuar nga shitblerja e votës. Korrupsioni dhe trafiku i drogës gjithashtu sipas opozitës po e çon vendin në degradim ekonomik dhe social.
Nuk ka munguar as në protestën duke e quajtur protestën e sotme një cunam popullor. Ish kryeministri Sali Berisha, në një për A2 CNN, është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk mund t’i fshihet cunamit popullor, siç e quajti ai.
“Mirënjohje të pakufishme ndaj atyre që sot firmosin betejën fitimtare nga kakistokracisë. Edi Rama ia ka mbathur sërish ditën e sotme. Edi Rama ka shkuar të tunelet e Skraparit. Ky është një cunam popullur dhe Rama nuk mund t’i fshihet”, u shpreh Sali Berisha.

Washington Post: Protestuesit po mbajnë të rrethuar zyrën e Ramës

Mbështetësit e opozitës shqiptare po mbajnë një protestë kundër qeverisë për të cilën akuzojnë se eshte e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar.
Keshtu shkruan sot “The Washington Post”, teksa raporton per protesten e kesaj te shtune para Kryeministrise.
“Mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, u mblodhën të shtunën para zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij”-thuhet ne shkrim.
Me tej theksohet se “Opozita, deputetet e se ciles kanë hequr dorë nga vendet e tyre në parlament, refuzojne të dialogojnë me Ramën, duke kërkuar një kabinet tranzitor pa atë për të përgatitur zgjedhje të parakohshme”.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar opozitën kundër përdorimit ose nxitjes së dhunës dhe për t’u ulur për bisedime.
Tubimet e fundit janë bërë të dhunshme, dhe policia ka reaguar me hedhjen e gazit lotsjelles.
Shqipëria shpreson të marrë miratimin e BE në qershor për nisjen e negociatave për anëtarësim.

Kryekëshilltari ekonomik i CDU: Shqipëria me një qeveri pro-komuniste të Ramës

Kryekëshilltari ekonomik i CDU, Martin Henza ka lëshuar një deklaratë të fortë politike pas vizitës që ka bërë në Kryegjyshatën bektashiane. Henz nënvizon në një postim në rrjetet sociale se Shqipëria po vuan nga orientimi pro-turk i qeverisë komuniste të Ramës.
Postimi i plotë i Martin Henze
Ishte një nder që të mund të vizitoni Qendrën Botërore Bektashiane në periferi verilindore të Tiranës më 15 mars 2019. Ka një Teqe të madhe dhe mbresëlënëse me një muze interesante në bodrum. Teqe është e dekoruar nga lart poshtë me mozaikë të mermer në një larmi të ngjyrave dhe modeleve.
Urdhri Bektashi, i cili u ndalua shkurtimisht nga autoritetet osmane më 1826, u shfaq më vonë në shekullin e 19 dhe u ndalua përsëri nga Mustafa Kemal Atatürk menjëherë pas themelimit të Republikës së Turqisë në vitin 1923, e cila krijoi urdhrin për të zhvendosur selinë në Shqipëri në vitin 1925.
Dhe përfaqëson një bërthamë të kombit krenar shqiptar. Rivendosja përfundimtare e kompleksit fetar u përurua më 8 shtator 2015 në prani të udhëheqësve të të gjitha bashkësive fetare në Shqipëri dhe përfaqësuesve të bashkësive islame nga pjesë të tjera të Ballkanit, Evropës dhe më gjerë.
Shqipëria është e njohur në të gjithë botën për tolerancën e saj fetare. Është një shembull dhe i dobishëm për Europën që të jetë në gjendje të pranojë një vend me përvojë të tillë si një anëtar. Por nëse vuan nën orientimin pro-turk të qeverisë komuniste Rama, kjo duhet të ndryshojë, Shqipëria dhe për shkak të bashkësisë ndërkombëtare duhet të zgjohen …