21.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025

Policia dhunon gjatë arrestimit Florenc Hoxhën

Policia pasi ka vënë në pranga ish-drejtorin e Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha ka ushtruar dhunë ndaj tij.
Forca të shumëta kanë rrethuar banesën e tij, dhe një pjesë prej tyre kanë hryë brenda duke kapërcyer rrethimin.
Pasi kanë vënë në pranga Hoxhën, Policia e ka shoqëruar me dhunë, ndërsa ndonëse me pranga në duar, Policia nuk ka kursyer goditjet ndaj tij.
Për më shumë shihni pamjet e mëposhtme të siguruara nga televizioni Ora News.
Kujtojmë se janë shoqëruar në polici mbi 25 persona, ndërsa forca të shumëta policie janë hedhur në terren në të gjithë Tiranën për të identifikuar dhe vënë në pranga të gjithë ata që kanë kryer veprime të dhunshme ndaj godinës së Kryeministrisë.

Deputeti: Policia hodhi gaz toksik ndaj protestuesve, prokuroria të nisë hetimet

Deputeti i PD, Tritan Shehu e cilëson reagim ekstrem veprimin e policisë për të hedhur gaz lotsjellës gjatë protestës së sotme. Ai thotë se prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet.
Postimi i plotë
Prokuroria duhet menjehere te filloje hetimet per reagimin ekstrem te policise me gazet tosike te perdorura sot ne shkalle te gjere.
Ne protesten e sotme shqiptaret tranzmetuan dy karakteristika, qe perbejne nje garanci per zhvillimet e neserme, masivitetin me te madh ne historine e protestave tona me vendosmerine e pa lekundur per te luftuar per te drejtat themelore, per tju kundervene krimit, korrupsionit, arrogances, varferise etj.
Regjimi demostroi perseri jo vetem arrogance e dhune, por dhe pa pergjegjshmeri te plote ne reagimin e tij ekstrem.
Perdorimi masiv i gazeve toksike, jo vetem ndaj atyre qe kaluan kordonin policor, niveli shume i larte toksicitetit te tyre me pasoja serioze mbi shendetin e mijra e mijra qytetareve, gazetareve, protestuesve paqesore, perben nje veper te rende penale.
Sot krahas lartesimit te pergjegjshmerise qytetare, zullumet e qeverisjes u trashen se tepermi.
“Zullumi keputet duke u trashur”, askush nuk duhet ta harroje kete.

Fitili i revoltës është ndezur

Bledi KASMI

Sot ishte dita e një betejë të madhe të popullit kundër regjimit. Sot u shpall bashkimi më i madh popullor në historinë e këtyre 27 viteve kundër fundërrinave, ndërsa si asnjëhere në historinë e këtij vendi mijërat e qytetarëve në protestë janë sulmuar me armë helmuese.
U sulmuan me armë helmuese, por nuk ikën. Ishin të vendosur për ti shkuar deri në fund një beteje ku qytetarët ishin me duar në xhepa dhe regjimi me armë luftarake dhe armë kimike.
Sot populli demonstroi se ai nuk e ka frikë regjimin dhe se është i gatshëm të përballet me të gjitha format dhe mënyrat me një pushtet të dalë nga paraja e krimit të organizuar.
Sot, populli mbushi rrugët dhe sheshet e Tiranës duke paralajmëruar kasnecët që mbështesin këtë regjim se në rast se nuk reagojnë, për ti imponuar psikopatit që i ushqen disa prej tyre me paratë e drogës, një zgjidhje politike, atëhere e nesërmja mund të jetë e paparashikueshme dhe asksush nuk do të mund të ndalë revoltën që tashmë është ndezur.

Fitili i revoltës është ndezur. Beteja do të zhvillohet në çdo ditë të kësaj pranvere të ndryshimit që ka nisur. Të enjten, dhe pas të enjtes prap në çdo ditë e orë të këtij muaji dhe muajve të tjerë derisa populli të mundë të keqen dhe shqiptarët t’u rikthehen të drejtat e mohuara si çdo vendi demokratik.
Sot mund të ketë të zhgënjyer që nuk e kanë parë Ramën të tërhiqet zvarrë në sheshet e protestës, por sot nuk ishte fundi, por vetëm fillimi i fundit të këtij regjimi. Mesazhi është dhënë dhe ata e kanë marrë. Ata vetëm bëjnë sikur nuk kuptojnë kur në të vërtetë kanë nisur ti bëjnë llogaritë ndryshe, ose me popullin ose populli do të vendosë me mënyrat e tij.
Sa për dhunën, dueht ta dini, populli nuk dhunon, populli është dhunuar dhe tani është ngritur për t’u hakmarrë ndaj dhunuesve. Ora e drejtësisë popullore nuk ndalet.

Mbappe refuzoi Real Madridin për shkak të Ronaldos…

Kylian Mbappe e refuzoi ofertën për t’u transferuar në Real Madridit në vitin 2017, për shkak do të zëvendësonte Cristiano Ronaldon dhe ky zëvendësim do të krijonte shumë presion mbi të. Në vend të madrilenëve, francezi e zgjodhi Paris Saint-Germainin.
Pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse në sezonin e tij të fundit me Monacon, Mbappe u bë lojtari më i kërkuar nga klubet e mëdha të Evropës.
Real Madridi dhe PSG-ja ishin vetëm dy nga shumë klubet që bënin oferta marramendëse për talentin e ri francez. Në fund ai vendosi të qëndronte në vendlindje dhe nënshkroi kontratë me PSG-në.
Megjithatë, tani është bërë e ditur se talenti i Monacos fillimisht kishte qenë afër arritjes së një marrëveshjeje me Real Madridit, mirëpo në fund e kishte refuzuar ofertën e tyre, për shkak të Ronaldos.
Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, dëshironte që Mbappe ta zëvendësonte superyllin portugez. Megjithatë, francezi nuk ndihej rehat me një sfidë të tillë, pasi që besonte se kjo krijonte shumë presion mbi të.
“Mbappe në vend të Real Madridit, vendosi që shkonte në PSG kur e kuptoi se Florentino Perezi dëshironte që ai ta zëvendësojë Cristiano Ronaldo”, shkruan gazetari i famshëm sportiv, Duncan Castles, në Daily Record.
“T’i bashkohet klubit më të madh të botës, në një vend të ri, për një shumë rekorde, si zëvendësuues i futbollistit më të mirë në planet… Kjo ishte një sfidë shumë e madhe dhe Mbappe dhe babai i tij nuk ishin të gatshëm ta pranojnë këtë ofertë”.

Deklarata e fortë e avokatit: “Rama përdori granada serbe mbi protestuesit”!

Garda përdori gaz lotësjellëse, tymuese, por edhe granada që shkaktojnë shok mbi qytetarët. Avokati Altin Goxhaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka zbuluar se disa prej granatave të përdorura ishin prodhim serb. Ai shprehet se Rama ka sulmuar qytetarët me municione serbe.
Postimi i plotë
SKANDALI!!!
MBI PROTESTUESIT U HODHËN GRANATA TË PRODHUARA NË SERBI! Pra Edi Rama ka blerë armë serbe pa asnjë transparencë! Madje armë dhe municione nga ato që u përdorën nga pushtuesit serbë në Kosovë për dekada!
Nga Avokati Altin Goxhaj dhe gazetari Gjergji Thanasi
Edi dhe Gjeneral Leshi sot kanë përdorur bomba luftarake të prodhuara për “luftime të afërta trup më trup” në luftë të blera nga fabrika e armëve në Serbi e cila i prodhonte edhe për pushtuesit serb në Kosovë 20 vjet më parë (një mënyrë e Ramës për të kujtuar luftën dhe krimet e serbëve kundër shqiptarëve në Kosovë duke i përdorur si serbët kundër shqiptarëve të Shqipërisë 1 ditë para përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës)
Sipas investigiimit gazetarit Gjergji Thanasi i cili e nxorri e investigoi dhe e nxorri nga interneti këtë të dhënë rezulton se sipas faqes zyrtare të Fabrikës në Krusik në Valievo, Serbi, këto armë prodhoheshin për luftërat e Serbisë në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci, rezulton se sot janë hedhur drejt qytetarëve të pambrojtura granata lufte të klasifikuara

si “Hand Shock Grenade BRS-M93 is set aside for instantaneous disabling for live powers in close combat situation (in opened and closed area) with sound effects of high intensity without the causing of physical injuries”.
Kjo fabrikë është themeluar në 1984 me emrin e dikurshëm “4th Novembar” nga Ministria e Mbrojtjes së Jugosllavisë në Krusik në Valievo, Serbi.
“The mission of 4th Novembar was manufacturing and developing of mechanical fuses for mortar shells and artillery rockets in cooperation with the Krusik factory in Valievo, Serbia as well as manufacturing all types of pyrotechnical propulsion cartridges, pyrotechnical activation charges and rocket engines for ejection seats for Soviet military aircrafts and helicopters as well as pyrocartridges and rockets engines for the British Martin Baker ejection seats”.

Ishte vetëm fillimi i përpjekjes sonë për të kthyer demokracinë, drejtësinë dhe mirëqeverisjen

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj përmes një statusi në Facebook ka komentuar protestën e sotme të opozitës. Ai e cilëson protestën e sotme si fillimin e përpjekjeve për të kthyer demokracinë, drejtësinë dhe mirëqeverisjen.
Statusi i plotë i deputetit Shehaj
Dhjetëra mijëra njerëz, të të gjitha moshave, nga të gjitha grupet, nga të gjitha qytetet e fshatrat u mblodhën sot në Tiranë të bashkuar kundër një qeverie të inkriminuar e të korruptuar, e cila ka tradhtuar popullin e saj. Ishte një shpalosje e jashtëzakonshme e besimit dhe vullnetit për ta larguar këtë qeveri anti-kombëtare dhe anti-popullore. Ishte vetëm fillimi i përpjekjes sonë për të kthyer demokracinë, drejtësinë dhe mirëqeverisjen. E ardhmja është e shqiptarëve që e duan vendin e tyre dhe jo e hajdutëve dhe tradhtarëve.

Basha: Koha e fjalëve mbaroi. Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt të ardhmes!

Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh lideri i opozitës së bashkuar Lulzim Basha, ka reaguar pas protestës së mbajtur para Kryeministrisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha teksa e quan protestën si madhështore shprehet se, “Koha e fjalëve mbaroi. Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt të ardhmes!”
“Një popull i tërë i bashkuar si kurrë më parë në protestën më madhështore në Shqipëri është ngritur kundër qeverisë hajdute dhe kryehajdutit të saj që e vjedhin dhe e varfërojnë përditë. Koha e fjalëve mbaroi. Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt të ardhmes!”, shkruan Basha.

Rama urdhëron terror policor, forca të shumëta policie janë shpërndarë në të gjithë Tiranën duke arrestuar protestuesit

Rama ka urdhëruar terror policor ndaj protestuesve të opozitës. Pas protestës, Policia e Shtetit ka nisur kontrollet nëpër autobusët e protestuesve të cilët po kthehen në shtëpitë e tyre. Burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar deri më tani rreth 25 persona në Polici.
Mësohet se policia ka ndaluar të gjithë autobusët me protestues nga Elbasani, ndërsa është arrestuar Florenc Hoxha, ish drejtor i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës.
Burime bëjnë me dije se forca të shumëta të policisë janë shpërndarë në të gjithë Tiranën, në ndjekje të personave që ushtruan dhunë para Kryeministrië.
Nuk është e qartë nëse ka urdhër arresti ndaj Florenc Hoxhës, apo marrje në pyetje.

“Pse Edvini paska të drejtë të dhunojë dhe populli që proteston kundër dhunës quhet “i dhunshëm”?!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një reagimi në rrjetet sociale, komenton zërat pas protestës. Sipas juristit të njohur, “kush i ka mendt në kokë kupton thelbin e atij lumi njerëzish që pushtuan bulevardin dhe Kryeministrinë rretherrotull”.
Gjithashtu Manjani shton se, asnjë polic nuk u prek gjatë protestës, përkundrazi u lënduan njësoj si protestuesit.
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit
Të gjithë ata që arsyetojnë mbi “dhunën ndaj Kauçukëve” te kryeministria duket të kuptojnë se dhuna më e madhe ishte kur ato u vunë aty.
I vuri usta Edvini pa shije e pa kuptim. I vuri pa leje dhe në dëm të trashëgimisë historike. Në shkelje të plotë të ligjeve të shtetit.
Le të guxojë dikush të vërë një strehë në ballkonin e tij, jo aq vezulluese sa ajo e Kryeministrisë dhe e sheh veten në polici!
Pse Edvini paska të drejtë të dhunojë dhe populli që proteston kundër dhunës quhet “i dhunshëm”?!!
Kush i ka mendt në kokë kupton thelbin e atij lumi njerëzish që pushtuan bulevardin dhe Kryeministrinë rretherrotull!
Lerini përrallat me dhunë pa dhunë. Asnjë polic i vetëm nuk u prek. Përkundrazi, u helmuan edhe ata si protestuesit nga kolegët e tyre.
Lumi i njerëzve ishte vërtetë i madh. Dhe u larguan nga sheshi jo se u bënë me qeverinë, as me urretje për opozitën por thjesht të helmuar nga gazi që u hodh sipas qejfit.

Lubonja: Kishte një strategji nga qeveria, që ta përdorë dhunën për qëllimet e veta…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën në News24, ka komentuar protestën e sotme të opozitës. Sipas tij, pati një strategji të qeverisë, për të lejuar sulmin ndaj institucionit dhe kjo u dëshmua nga lehtësia me të cilën protestuesit çanë kordonin e policisë.
Lubonja u shpreh gjithashtu se gazi lotsjellës i hedhur nga garda, kishte efekt shkatërrues dhe se ai vetë duke qenë pranë kryeministrisë, është prekur prej tij.
“Kishte një strategji nga qeveria, që ta përdorë dhunën për qëllimet e veta propagandistike. Ndërsa kundërshtari, e përdori dhunën si presion. Të dy kanë marrë dëmet dhe favoret e veta nga kjo dhunë. Aty nuk kishte nje kordon policor të përgatitur për të mbajtur një masë të atillë njerëzore. Përgatitja me gaz lotsjellës dhe maska, tregonte se strategjia ishte lejimi për tu sulmuar institucioni. Gazi lotsjellës, siç e provova edhe vetë, efektin nuk e kishte vetëm rrotull kryeministrisë, por efekti shkatërrues shkonte deri te presidenca, prandaj duhet të ikje për të shpëtuar pa u helmuar. Pra, do të shkatërrosh protestën? Hidh ca bomba dhe largohen njerëzit”, u shpreh analisti.
Lubonja tha se në media flitet shumë për dhunën në protestë, por jo për dhunën institucionale që ushtrohet çdo ditë nga qeveria.
“U përmend këtu që kishte dhunë në protestë, por ne kemi qeveri që po përdor dhunë, siç ka bërë aty te Astiri. Kemi qeveri që kërkon të çojë veprimet e paligjshme deri në fund. Me dhunën strukturore që ka përdorur, ka pësuar pak dhunë nga qytetarët. Këtu kam vërejtje për Berishën, Bashën. Ata thonë distancohemi nga dhuna, po mirë çfarë duan ata? Dhuna është mesazh simbolik, nuk po kërkohet të përmbyset me dhunë qeveria.
Kemi një kryeministri që në mënyrë të dhunshme, ka disa simbole që po të isha unë, do të kisha lejuar edhe dhunë të ndodhte. Ka një kat të parë aty, që kryeministri e ka bërë qendër dialogu. Keni parë ndonjë dialog ju aty? Ndonjë mendim ndryshe? A bëhet dialogu në shtëpinë time apo tënden? Dialogu bëhet në një vend të tretë. Ky thotë hajde bëni dialog në shtëpinë time”, u shpreh Fatos Lubonja.