“Zëri i Amerikës” po transmeton direkt në rrjetet sociale, protestën e qytetarëve përpara Kryeministrisë në Tiranë.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i ka bërë një thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet nga posti dhe t’u hapë rrugën zgjedhjeve të lira. Nga zemra e protestës përpara Kryeministrisë, Paloka është intervistuar nga Zëri i Amerikës, ku ndër të tjera tha:
“Ramës i mbetet vetëm të vendosë mënyrën se si të largohet. Rama ka në dorë sot të vendosë vetë si të largohet. Mos të presë 20 shkurtin kur dikatorët tërhiqen zvarrë.
Këtu është gjithë Shqipëria. Zëri i Amerikës është një arsye më tepër pse qytetarët janë këtu, sepse kanë shpresën që e shohin në radhë të parë tek SHBA.
Tërë Shqipëria është këtu, qytetarët janë këtu derisa Rama të largohet.
Reagimi i Policisë nga taracat është reagimi i frikacakut, që vetë ka shkuar të fshehë kokën në Vlorë dhe ka lënë disa shërbëtorë këtu që duhet ta mbajnë vathë nëvesh këtë që po bëjnë.
Qyteti është i shqiptarëve. Protestuesit zunë atë që u takon. Ne nuk kemi ardhur t’i bëjmë qytetarët mish për top, por kemi ardhur t’i japim një mesazh Ramës dhe ky është vetëm fillimi. Nuk ka parë asgjë akoma.
Mesazhi është: Rama ik! T’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira!
Arsye ka me mijëra, aq sa shqiptarë janë këtu, aq arsye. Një qeveri në një vend normal ikën me zgjedhje, kurse një qeveri që i vjedh dhe i blen, ne i kërkojmë të largohet. Këta qytetarë nuk mund të zgjedhin dot lirisht sa të jetë Rama në pushtet.
Paloka për “Zërin e Amerikës”: Rama ka në dorë sot të vendosë vetë si të largohet, mos të presë 20 shkurtin!
Policia, dy orë goditje me gaz lotsjellës protestuesve paqësorë, qytetarët nuk largohen!
Efektivët e Gardës vahzdojnë të derfhin gaz lotsjellës mbi protestuesit para Kryeministrisë. Siç duket edhe nga kjo foto gardistët hedhin gaz helmues ndaj protestuesve, por ata nuk largohen.
Dhjetëra protestues janë helmuar dhe u ka rënë të fikët nga lënda helmuese që hodhi Garda në drejtim të tyre. Të paktën 6 persona janë dërguar me ambulancë për në spital. Ata kanë kryesisht probleme asfiksie nga gazi lotsjellës, por edhe goditja me sende të tjera. Dy autoambulanca kanë hyrë mes turmës për të marrë të plagosurit.
PD thirrje Lleshajt: Ndalo provokimet ndaj protestuesve paqësorë sipas urdhërave të kryehajdutit Edi Rama
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të ndalojë provokimet ndaj protestuesve paqësorë sipas urdhërave të Kryehajdutit Edi Rama. Ai i ka kërkuar Lleshajt të të urdhërojë Policinë e Shtetit që të zbatojë ligjin dhe të garantojë mbarëvajtjen e protestës.
Reagimi i Bardhit
Sander Lleshaj ndalo provokimin ndaj protestuesve paqesorë sipas urdhrave te Kryehajdutit Edi Rama. Urdhero Policine e Shtetit te zbatoje ligjin dhe te garantoje mbarevajtjen e protestes, duke larguar provokatoret qe ke futur mes nesh!
SHBA: Mbështesim protestën, jo dhunë!
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillohet në Tiranë.
Ambasada shkruan në faqen e saj në Facebook se, mbështet protestën, por jo dhunën e shkatërrimin.
Deklarata e plotë e ambasadës së SHBA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë.
Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme.
Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë.
Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive.
Protesta madhështore e popullit të revoltuar!
Qindra mijëra shqiptarë kanë rrethuar Kryeministrinë në Tiranë në shenjë revolte kundër qeverisë së Ramës, ndërsa ky i fundit është fshehur në Vlorë.
Ish-kryeministri Berisha ka bërë një deklaratë të fortë nga protesta e opozitës, teksa tha se nga sot Rama është një kufomë politike.
Ai kërkoi nga kryeministri të japë dorëheqjen një orë e më parë, ndryshe do të jenë qytetarët ata që do e marrin zvarrë atë në datën 20 Shkurt.
‘Ai duhet të ishte në zyrë dhe të përballej me protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana. Sot nuk ishte dita për të ikur, nuk ka nder, nuk ka moral, nuk ka flamur. Ky mesazh i sotëm është i tmerrshëm për Edi Ramën. E pa gjithë bota se cila është revolta e qytetarëve shqiptarë.
“Rama do t’i paguajë këta lot”!
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, pasi provoi gazin lotsjellës që hodhi Policia gjatë protestës para Kryeministrisë, tha:
“Kjo është më e pakta që mund të bëjë Rama. Vërtetë gazi lotsjellës mund të nxjerrë lot nga sytë e shqiptarëve, siç ka nxjerrë Rama lot nga sytë e nënave shqiptare, por do t’i paguajë këto lot!”, garantoi ajo.
Plagoset protestuesi
Një protestues është plagosur rëndë dhe është marrë në krahë nga protestuesit e tjerë për t’I dhënë ndihmën e parë. Ndërkohë, disa të tjerë janë helmuar në gjen dje të fikti nga lënda helmuese që hodhi Garda në drejtim të tyre. Të paktën 6 persona janë dërguar me ambulancë për në spital. Ata kanë kryesisht probleme asfiksie nga gazi lotsjellës, por edhe goditja me sende të tjera. Dy autoambulanca kanë hyrë mes turmës për të marrë të plagosurit.
Policia çan gardhin, Garda hedh objekte shpërthyese nga tarraca e kryeministrisë
‘Policia hedh objekte shpërthyese nga tarraca e Kryeministrisë në Tiranë më 16 shkurt 2019 ndërsa në autoparlant bëhet thirrje për mosushtrim dhune’ shkruan agjencia Birn.
Një bombë lotsjellëse shpërndau përkohësisht protestuesit e opozitës të grumbulluar para Kryeministrisë në Tiranë më 16 shkurt 2019.
Policia nuk ka bërë asnjë rezistencë ndaj dhjetëra protestuesve që kanë shpërthyer gardhin dhe kanë tentuar të hyjnë drejtë derës qendrore të kryeministrisë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe herën e parë dhe po bën edhe tani.