15.5 C
Tirana
E enjte, 8 Maj, 2025

Revolta në Parlament, nxihet Rama!

Shpërthen revolta në Parlament. Edi Paloka e gjuajti me bojë kryeministrin Edi Rama, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit.  Gjuatja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik.
Pasi Paloka hodhi bojë të zezë në fytyrën e kryeministrit Edi Rama, kreu i Kuvendit kërkoi me insistim që Paloka të dilte nga seanca. Në të kundërt do të kërkonte që të mblidhet Byroja e Kuvendit për përjashtimin e tij.
Paloka ka refuzuar të dalë nga salla, ndërkohë që shërbimi i Gardës në parlament i ka dalë përpara për të mos lejuar një sulm të dytë mbi kryeministrin.
Seanca është ndërprerë nga Ruçi dhe do të vijojë kur Paloka të ketë lënë sallën.

Reagimi i Berishës
Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh për mediat para selisë së Kuvendit se, Rama shau kryetarin e opozitës Lulzim Basha.
“Kryetari i pseudo mazhorancës të fyejë kryetarin e opozitës. Merrni shihni kamerat se çfarë i tha kryetarit të opozitës. Kryetari i opozitë tha ato fjalë që ja thotë çdo shqiptar atij, por ai u lëshua me fjalë që ishin ofenduese. Nuk ka gjë më të rëndë sesa kryeministri shan në çdo moment opozitën dhe kreun e saj. Kryeministri një sharës i lindur. Këta janë gangsterë të pafytyrë”, tha Berisha.
Pyetje: Zoti Berisha, e dinte Edi Paloka që do të shante Edi Rama, ndaj mori bojë me vete në seancë?
Berisha: Urdhëro?! Po ku e di ti në mori bojë apo ishte stilografi?! Më thuaj, se ju po bëni dhe dedektivin tani! Po ai mund të kishte një stilograf me vete.
Pyetje: Duket nga pamjet e shpërndara nga PD-ja se kishte një shiringë.
Berisha: Kush?
Pyetje: Zoti Paloka…
Berisha: Mos ngatërroni gjë stilografin me shiringën, apo jo?! Ngatërron stilografin me shiringën!
Pyetje: A nuk është shkelje etike të bëhen skena të tilla, kur kishit edhe një mysafir në Kuvend?
Berisha: A ka gjë më të rëndë sesa kryetari i qeverisë në çdo dalje, shan opozitën?! Nuk ka asgjë më të rëndë. Nuk ndodh kund në botë. Vetëm në Venezuelë, me Maduron ndodh kjo. Këta janë gangsterë!

Përballja e së shtunës, Basha thirrje nga Parlamenti: Rrëzojmë kalbësirën!

Kryetari i PD,Lulzim Basha e ka bërë të qartë sot në Kuvend se cila është zgjidhja politike që afron opozita për të zgjidhur krizën e gjithanshme që po përjeton vendi.
“Zgjidhja e vetem politike për të shmangur krizën totale është ajo e një qeverie tranzitore me një kryeministër të pakapur nga krimi dhe zgjedhje të parakohshme. Ne i kemi bërë të gjitha përpjeket për t’i zgjidhur problemet në mënyrë institucionale dhe ligjore, që kriza të mos shkonte në rrugë pa kthim, se nuk duhet që një familjar të vrasë veten në burg për faturën e papagur të energjisë, kurse ata që kapen duke vjedhur miliona të mos pësojnë asgjë…”

Thirrja e Berishës: Shqiptarë, vërshoni drejt Tiranës për betejën që s’do të humbet kurrë!

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë thirrje përmes një interviste televizive të gjitha shqiptarëve që të vërshojnë të shtunën drejt Tiranës duke garantuar për fitoren qytetare në këtë betejë.”Shqiptarë vërshoni drejt Tiranës për betejën që nuk mund të humbet kurrë”, tha Berisha. Ai shtoi se Rama e ka tashmë sharrën në fyt dhe fundi i tij është i afërt.
Ish-Kryeministri Berisha ka komentuar me tone të forta tentativat për shkëmbim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë.
Berisha tha se “lobi serb bashkë me Edi Ramën, po lobojnë për shkëmbim territoresh ku Kosova gjymtohet në mënyrë të tmerrshme”.
Berisha ka akuzuar ashpër Presidentin Thaçi duke e cilësuar atë si argat të Beogradit. Ai kërkoi që Thaçi duhet të thojë se pse e kanë mbajtur peng dhe cfarë marrëveshje ka nënshkruar.
Ish-Kryeministri shqiptar theksoi se ky është një projekt serb i cili në të vërtetë kërkon të krijojë precedentin për marrjen e Bosnjës dhe krijimit të Serbisë së Madhe.
“Projekti i shkëmbimit të territoreve është projekt serb.
Fillimisht kjo doli si propozim i argatëve të Beogradit në Prishtinë.

Mbetem gjithnjë se duhet të ketë një pjesëmarrje amerikane në këtë proçes.
Qëndrimi europian ishte shumë i qartë: Beogradit, normalizo marrëdhëniet me Kosovën. Pa njohur Kosovën nuk ke anëtarësim në BE.
BE ka përcaktuar njohjen, pa shkëmbim kufijsh.
Lobi serb bashkë me Edi Ramën, po lobojnë për shkëmbim territoresh ku Kosova gjymtohet në mënyrë të tmerrshme.
Unë nuk e di projektin e SHBA por lobi serb përpiqet me të gjitha forcat për Serbinë e madhe.
Ata duan të krijojnë precedentin për të marrë Bosnjën.
Rusia është jashtëzakonisht influente në Serbi, sidomos te fshatarët më poshtë, dhe po cimentos mbështetjen elektorale të Milloshevicit të ri, që është miku i ngushtë i Edi Ramës.
Këta filluan tani betejën kundër Merkel, vetëm pasi ajo deklaroi se pas këtij mandate nuk do ishte më kryetare e CDU dhe kancelare e Gjermanisë.
Mbështetja e SHBA është jetike por në bashkërendim me BE.
Kjo është një lojë që ka tronditur shumë thellë kontinentin.
Argati i Beogradit duhet të thojë se pse e kanë mbajtur peng dhe cfarë marrëveshje ka nënshkruar.
Argatin e kanë në dorë ata pasi është skllav i tyre.
Nga ana tjetër Ramush Haradinaj është njeri i lirë.”.

Kreu i Komisionit të Jashtëm në Kongres: Serbia jashtë BE pa njohur Kososvën

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, i ka dhënë një porosi jashtëzakonisht të qartë Serbisë, duke i thënë se pa e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, nuk mund të integrohet në Bashkimin Evropian.
Engel këtë e ka bërë indirekt, duke e porositur Serbinë, që ta trajtojë me shumë kujdes fjalimin e ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit.
“Serbia duhet t’i trajtojë me shumë kujdes fjalët e ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit të bëra të enjten, sepse nuk do të mund të integrohen në Bashkimin Evropian derisa nuk e njohin Kosovën”, ka thënë Engel, transmeton Gazeta Express.
Ambasadori gjerman në Këshill të Sigurimit e kishte goditur fortë fushatën e Ivica Dacicit kundër njohjeve të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se nuk e kupton një fushatë të tillë të Serbisë, kur për pavarësinë e Republikës së Kosovës ka dhënë mendim edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Ambasadori gjerman gjithashtu ka bërë të qartë qëndrimin e Gjermanisë kundër idesë për korrigjim të kufijve.

“Ekziston një Kosovë e pavarur. E vetmja mënyrë që Serbia të hyjë në Bashkimin Evropian, do të jetë më një dialog të suksesshëm për normalizim të raporteve dhe njohjes së Kosovës. Duke udhëtuar nëpër vende të ndryshme, dhe duke bërë përpjekje për tërheqje të njohjeve për Kosovën, ju jeni duke ia përkeqësuar vetes tuaj punët. Pra nuk e kuptoj fare logjikën e kësaj pune, sepse gjithmonë besoja që Serbia në fakt donte të hynte në Bashkimin Evropian. Dhe si një pikë të fundit. Ju të gjithë e përmendet dialogun ose marrëveshjen e Brukselit. Asgjë në marrëveshjen e Brukselit nuk flet për përshtatje të kufijve, ndryshime të vijave kufitare apo këmbime territoriale. Unë do të deklaroj këtu se Gjermania nuk mendon se këto ide që kanë lundruar për një kohë, nuk kontribuojnë në gjetjen e një zgjidhje. Ne besojmë se këto përpjekje janë në të vërtetë të rrezikshme për rajonin dhe do të destabilizojnë të gjithë rajonin”, kishte thënë në fjalimin e tij ambasadori gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, raporton Gazeta Express.
Ndërkohë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic, sot ka thënë se Gjermania dhe Britania e Madhe kanë qenë historikisht kundër Serbisë, duke përmendur mbështetjen e tyre Republikën e Kosovës.
Dacic ditë më parë kishte deklaruar se nuk mund të pritet që Eliot Engel të ndryshoj qëndrim karshi Kosovës, pasi ai merr miliona euro nga shqiptarët.

“Boll ma me Edi Ramën”!

Bardh SPAHIA

E jashtezakonshme energjia e te rinjve te Shkodres! Te paret qe thone #BollMaMeEdiRamen!
#BollMa! Kryeministrit që e bëri një vend të NATO-s e me viza të liberalizuara, një narko shtet!
#BollMa! Kryeministrit që vjedh me kriminelë votën e qytetarëve të vet!
#BollMa! Kryeministrit të babëzitur për cdo pasuri publike të këtij vendi!
#BollMa! Kryeministrit që takson profesionistë e varfëron qytetarë, duke i detyruar të braktisin vendin!
#BollMa! Kryeministrit që ka kapur gjykata e prokurori, e vetë drejtësinë “e re”, për të siguruar paprekshmëri!
#BollMa! Kryeministrit që tallet me mjerimin e qytetarëve të vet, sepse beson se do e durojnë pa fund!
#BollMaEdiRama
#16ShkurtTiranë

Bllokimi i rrugëve nuk e ndal dot popullin për të marrë në dorë fatin e tij!

Nga Elton LASKA

Autoriteti Rrugor Shqiptar, makineria e vjedhjes parave nga Buxheti i Shtetit me miratimin e Pashait të Surrelit ka bërë një njoftim për bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Kamëz në kuadër të “punimeve” për rikonstruksionin e tyre.
Ky institucion që paguan 20 milionë euro nga taksat tona për 1 kilometër rrugë, kërkon t’u bllokojë shqiptaëve rrugën për të rrëzuar këtë oligarki! Kjo skemë e ndyrë e nxjerrë nga skutat më të errëta të Sigurimit të Shtetit nuk do ti pengojë shqiptarët që me 16 shkurt të vërshojnë drejt kryeministrisë për ti rikthyer legjitimitetin qeverisë në vend.
Metodat komuniste, keqdashëse dhe vëllavrasëse, nuk e shpëtojnë Rilindjen nga fati i saj, të cilin e ka gatuar në kazanin ku ka përzier krimin, korrupsionin, e përversitetin. Shqiptarët kanë vendosur të rrëzojnë këtë sistem që po u nëpërkmëb dinjitetin. Me 16 shkurt, demokratë, socialistë, katolikë, myslimanë, ortodoks e ateistë, do bashkohen kundër sektit Rilindjes që ka marrë peng të ardhmen e këtij vendi.
Partia Demokratike ka detyrën historike për herë të dytë nga historia e kësaj force politike, t’u rikthejë shpresën shqiptarëve, këtë herë të marrë peng jo nga klyshtë e kuq, por nga pasardhësit e tyre “Rilindas”. Keqqeverisja e Ramës riktheu eksodin e viteve 1990, riktheu vrasjet për shkak të bukës gojës, riktheu korrupsionin galopant që po sjell rrënimin e buxhetit shtetit.

Shqiptarët e thjeshtë u burgosën për mospagesë dritash, teksa ministrat kanë privatizuar barbarisht pasuritë e shqiptarëve bredhin të lirë duke shijuar benefitet e posteve të tyre. Bizneset e mëdha u bënë të mesme, të mesmet falimentuan si asnjëherë më parë, teksa listat e hallexhijnve taksat e haraqet i morën frymën biznesit të vogël.
Vetëm oligarkët, kriminelët e të pamoralshmit gjetën parajsën në këtë tokë të shenjtë falë Rilindjes. Sot Rama ishte në Mirditë e salla ishte e mbushur me sejmenë e servilë, teksa Basha prej ditësh po mbush sheshet e Shqipërisë me Shqiptarët që kërkojnë shpresë, kërkojnë dinjitet, kërkojnë të ardhme në atdheun e të parëve të tyre.
Shqiptarët janë bijtë e bijat e Gjergj Kastriotit, Lek Dukagjinit e Adem Jasharit, e nuk do lejojnë që me ardhmërinë e tyre të tallen pasardhësit e Haxhi Qamilit dhe Enver Hoxhës. Me 16 shkurt në shesh për Shqipërinë jo për partinë, më 16 shkurt në shesh që rinia shqiptare nesër të mos e shohë të ardhmen larg vatanit.

Berisha: Si Rama komunikon me vrasësin e 4 policëve, mesazhi kërcënues që ka marrë

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë të qartë se pas lirimit nga akuza me burgim të përjetshëm ndaj Dritan Dajtit për vrasjen e 4 policëve qëndron Edi Rama. Berisha ka bërë të ditura disa fakte të panjohura për lidhjet dhe komunkimin e Ramës me Dritan Dajtin. Berisha i ka bërë të njohura faktet e reja përmes pyetjeve retorike. “Pyetetni ramën se çfarë i ka thënë Dritan dajtit përmes Marko Dajtit që e futi në koalicionin e tij në zgjedhjet e vitit 2013”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri tregoi se komunikimet e Ramës me Dritan dajtin janë në vijimësi. “Pyeteni se cili është mesazhi që Rama ka marrë nga Dritan Dajti dhe si e ka kërcënuar”, tha Berisha.
Berisha u shpreh se, ai mori dënimin e merituar kur ai ishte kryeministër, ndërsa akuzoi Ramën për lidhje me të.
“Sa i përket Dritan Dajtit ka marrë atë që meriton nga qeveria ime. Ai që ka shkruar raportet në Wikileaks nuk është më në adminsitratën amerikane. Edhe ky që më tha “burrë shteti” nuk është më aty. Ka një vlerësim atje për çdo gjë. Administrata amerikane kanë një gjë shumë të mirë, ka komunikim të lirshëm. Dhe unë flisja për të sqaruar çdo gjë. Drejtor ishte Ahmet Premçi. Ai ka drejtuar operacionin. Edi Rama ka qenë i lidhur. Ç’lidhje ka patur para 2005-ës me Shullazin dhe Dajtin? Çfarë premtimi i ka dhënë Marko Dajtit kur e mori në koalicion përballë Berishës? Ç’janë ata qytetarë që e vizitonin Dajtin në qeli si të ishte një Guru. Berisha e dënoi përjetë Lulzim Berishën. Rama dhe Dako e liruan. Aldo Bare e arrestoi Berisha, ndërsa Rama i çoi ministrin në qeli. Edhe për Kostandin Xhuvanin tha: “Do vuajë vite të gjata në burg” dhe nuk u dënua me burgim të përjetshëm. Dini ndonjë rast tjetër të vriten 4 njerëz dhe të mos dënohen me burgim të përjetshëm, përveç Dajtit dhe Xhuvanit?”, u shpreh Berisha.

Berisha flet për rrëzimin e Ramës, kush do të jetë Kryeministri i ri

Janë të shumta komentet për skenarin e protestës së opozitës në 16 shkurt në Tiranë. Policia foli një ditë më parë për skenarë dhune dhe destabiliteti. Lulzim Basha tha në Burrel se “do të jetë populli ai që do të marrë në dorë fatet e tij”. I pyetur për këtë çështje ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Byro Politike” në ABC Neës, Berisha thotë se nuk është në dijeni të detajeve.
“Dhunë në 16 shkurt? Ta them me sinqeritet që unë nuk jamë në brendi, por mesa e kuptoj mesazhin e Bashës, në 16 shkurt do të jetë zëri i qytetarëve që do të vendosë sepse janë qytetarët ata që janë dhunuar. Basha nuk po shkon për të mbajtur një fjalim fitoreje në ballkonin e kryeministrisë. Rama kishte në xhep fjalimin e fitores në 21 janar. Opozita nuk ka për synim të marrë pushtetin me forcë. Jo. Në asnjë mënyrë”, tha Berisha.
“Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë. Nuk po them për një kryeministër tjetër socialist. Ka emra nga bota akademike. Nga bota e ekspertizës, për përgatitjen e zgjedhjeve të lira. duhet edhe zbardhja e plotë e Dosjes 339. Po nuk shkuan paralelisht këto, nuk mund të ketë zgjidhje politike. Kush mbeti drejtor i Përgjithshëm i Policisë pas marrëveshjes së 18 majit? Këto ishin defekte të marrëveshjes”, tha Berisha.
“Kjo opozitë nuk do të tërhiqet pa e kthyer votën e lirë. Edi Rama e faktoi se nuk bën zgjedhje. Ai nuk njohu krimin monstruoz me Ndokët, Dakot, Lalët… Çdo çmim dhe sakrificë duhet të bëjë opozita për të kthyer votën e lirë. Jo për pushtetin, por për votën e lirë. I them Ramës që të rrijë në zyrë atë ditë. Të rrijë në zyrë dhe ta vlerësojë siç duhet. Do shkojë në Vlorë? I them të rrijë në zyrë dhe të mos bëjë dezertorin. U them vlonjateve nëse u vjen ta kthejnë në zyrë. Situata është kritike. Shqipëria është poshtëruar dhe është dhunuar. Ai duhet të rrijë aty dhe të bëjë zgjedhjen që duhet për të gjetur zgjidhje”, tha Berisha.

Berisha: Rama do të dezertojë më 16 shkurt, u bëj thirrje vlonjatëve që ta kthejnë në zyrë!

Ish-Kryeministri Berisha i bëri thirrje Edi Ramës që të rrijë në zyrë më 16 shkurt dhe mos t’ja mbathë.
Gjatë bisedës në studion e ABC News, Berisha u bëri thirrje vlonjatëve që në rast se, Rama shkon në Vlorë, ta kthejnë me forcë në Tiranë.
“E ftoj Ramën në rradhë të parë të mos dezertojë, por të qëndrojë në zyrë. U bëj thirrje vlonjatëve që ta kthejnë në Tiranë”, tha Berisha.
Duke folur për qeverinë tranzitore, Berisha tha se, misioni i saj kryesor është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhe zbardhjen e plotë të dosjes 339.
“Nuk mund të pranohet qeveri me kryeministër socialist. Lulzim Basha nuk do ta bëntë më kurrë atë marrëveshje me Edi Ramën. Kjo opozitë duhet të zgjidhë me cdo çmim problemin e votës së lirë në këtë vend”, tha Berisha.
Berisha theksoi se Edi Rama faktoi se nuk bën zgjedhje.
Berisha komentoi ndër të tjera edhe marrëveshjen e shumë të përfolur të 18 Majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Sipas tij, ajo marrëveshje ka vdekur tashmë dhe se nuk mund të ketë zgedhje të lira me Ramën kryeministër.
“Nuk ka njeri që mund të thotë se këtu, me Ramën mund të bëhen zgjedhje. Nuk jam autor i marrëveshjes së 18 majit, por jam mbështetës i saj. Marrëveshja ka vdekur. Basha ia ka bërë të ditur. Ajo nuk kthehet pa ikur Edi Rama. Një ”marrëveshje 2” do të varroste plotësisht procesin zgjedhor. Qëllimi i saj nuk ishte asgjë tjetër, veçse që shqiptarët të votonin të lirë”, u shpreh Berisha.
“U fut PD në zgjedhje dhe u faktoi shqiptarëve që ky nuk bën zgjedhje. Nuk ka kurrë zgjedhje të ndershme nëse kryeministri vendos ti blejë ato”, shtoi ish-kryeministri.