23.5 C
Tirana
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Burreli gati për përmbysjen e madhe, pritje madhështore Bashës

Kryetari i PD, Basha deklaroi nga Burreli se Europa I ka sytë nga protesta e së shtunës në Tiranë. Basha deklaroi se protesta do të jetë bahskimi më I madh popullor që do të rrëzojë nga pushteti bandën. “Nga 16 Shkurti nuk do të jetë më populli që e ka frikë qeverinë, por qeveria do ta ketë frikë popullin”
Këta hajdutë me lekët e vjedhura kanë blerë dhe ato karrige ku ulen përditë. Ato karrige nuk janë në shitje! Ato karrige janë vjedhur! Ato karrige ju përkasin juve! Pushtetin e vërtetë e keni ju, ndaj duhet ta merrni vetë fatin me dorë.
Edi Rama dhe banda e tij janë kapur duke vjedhur. Kjo qeveri është kapur duke vjedhur, në flagrancë. Është kapur duke vjedhur bizneset, pensionistët, studentët, pacientët, votat dhe zgjedhjet e shqiptarëve
Në çdo vend të Evropës, kur qeveria dhe kryeministri kapet duke vjedhur, ikën qeveria dhe hajdutët shkojnë në burg, nuk vuan populli. Karriget ku janë ulur i kanë blerë me paratë e vjedhura shqiptarëve, i kanë blerë me paratë e krimit.
Ndaj duhet të marrim në dorë fatin tonë. Duhet të merrni në dorë fatin tuaj dhe t’i çlironi institucionet e kapura nga krimi dhe nga mafia. Kudo në Evropë kjo do të ndodhte, por këtu janë asgjësuar dy kolona të shtetit: zgjedhjet dhe drejtësia.
Të mblidhemi të gjithë bashkë këtë të shtunë, le të vërshojë sovrani nëpër rrugët dhe sheshet e Tiranës të shtunën në ora 11, në referendumin më të madh popullor, që do t’i japë fund kësaj qeverie bandite.
Bashkimi i datës 16 shkurt ka forcë dhe fuqi mbi parlamentin dhe qeverinë e hajdutëve, Është një bashkim europian dhe kushtetues, për t’i dhënë fund njëherë e mirë, këtij sistemi të kalbur që është një grusht njerëzish
Europa i ka sytë nga ne. Ditën e shtunë keni mundësinë me bashkimin tuaj t’i tregoni Europës, se ditën e shtunë merr fund largimi i shqiptarëve nga padrejtësitë, fillon shembja e këtij sistemi të kalbur antipopullor, antieuropian.
Ju jap fjalën se, falë bashkimit tuaj, një standard i ri do të vendoset: prej datës 16, kurrë më populli nuk do të ketë frikë qeverinë, por çdo qeveri që vjen pas datës 16, do t’i bëjë llogaritë vetëm me popullin dhe forcën e drejtësinë e vendimeve të popullit.

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA
Faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme në këtë javë vendimtare për Matin, për Shqipërinë, për fatin tonë evropian, për çlirimin nga humnera ku gjendet sot vendi.
Faleminderit për këtë temperaturë vere në këtë ditë shkurti këtu, që buron nga shpirti juaj, nga zemrat tuaja dhe nga vendosmëria juaj për t’i dhënë fund sistemit të vjedhjes dhe varfërimit të Matit e të gjithë Shqipërisë.
kudo ku kam qenë gjatë këtyre javëve, kam parë nga njëra anë varfërinë e madhe, papunësinë, braktisjen, tradhëtinë që Edi Rama dhe banda e tij e hajdutëve ka bërë ndaj çdo shqiptari.
Kam parë pamundësinë ekstreme të prindërve për të siguruar bukën e gojës për fëmijët e tyre, kam parë kushtet e vështira të shkollave e të spitaleve tona, kam parë fermerët në krizë ekzistenciale, minatorët e dëshpëruar, të përdorur e të keqpaguar, pensionistët në kufijtë e ekzistencës, kam parë edhe punonjësit e policisë kokëposhtë, sepse kolegët e tyre përdhosen dhe vriten dhe kriminelët në vend që të dënohen përjetë apo të ekzekutohen nxirren nga burgu nga kjo qeveri. Dhe, asnjeri prej këtyre lajmeve nuk është thjesht lajm, por është e përditshmja e qytetarëve, është e përditshmja e njerëzve, është e përditshmja e popullit.
Papunësi, varfëri, mjerim, padrejtësi, braktisje, harresë,…dhe një palo-kryeministër që rri sallave i rrethuar nga luksi dhe propaganda, që nuk i njeh dhe as do të dijë për hallet tuaja.
Kemi qenë afër njëri-tjetrit këto vite të vështira dhe e di që sot ka shkuar aty ku nuk mban më.
Ka shkuar thika në palcë, siç thotë populli.
Jam kthyer sot këtu në Mat, jo thjesht për t’ju takuar, jo thjesht për të parë si jeni, sepse e di fare mirë si jeni.Unë me ju kam qenë, me ju rri e me ju do të rri gjithmonë, jo me kriminelët, jo me oligarkët, jo me hajdutët, por me njerëzit.
Por, dua të ndaj me ju sot edhe një lajm tjetër, lajmin se bashkë me gjendjen e dëshpëruar ku ndodhet vendi, kam parë një zgjim të madh të shqiptarëve, nga Shkodra në Vlorë, nga Korça në Gjirokastër, nga Durrësi në Mallakastër e në Tiranë.

Ky zgjim i madh i shqiptarëve, ky zgjim i madh i juaji, jam i bindur vjen në radhë të parë sepse si asnjëherë njerëzit e kanë kuptuar se janë zotër të fateve të veta.Fati juaj është vetëm në dorën tuaj dhe të askujt tjetër. Nuk ka qeveritar t’ju heqë ju bukën e fëmijëve. Edi Rama dhe banda e tij janë kapur duke vjedhur. Kjo qeveri është kapur duke vjedhur në flagrancë.
Është kapur duke vjedhur bizneset dhe taksat e tyre, është kapur duke vjedhur pensionistët, është kapur duke vjedhur studentët, është kapur duke vjedhur ilaçet dhe pacientët, është kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve dhe zgjedhjet e shqiptarëve, siç e nxori Zëri i Amerikës.
Kjo qeveri është kapur duke vjedhur dhe tani është kapur duke ju hequr bukën e fëmijëve tuaj për të mbushur xhepat e hajdutëve dhe të kriminelëve për të cilët punon.
Para syve të të gjithë shqiptarëve, të djathtë apo të majtë, gegë apo toskë, të krishterë apo myslimanë, që jetojnë në Shqipëri apo që janë detyruar të emigrojnë dhe para syve të botës, ka dalë lakuriq ky kryeministër dhe kjo qeveri.
Ka dalë lakuriq e vërteta: këta janë kapur duke vjedhur.
Nisën të prishin shtëpitë e banorëve tek Unaza për t’i dhënë 18 milionë një kompanie DH Albania, që as nuk ekziston fare, 12 milionë euro të njëjtës kompani OST-ja, paratë tuaja të energjisë së shtrenjtë që paguani, të çmimit më të lartë të energjisë që paguani në rajon.
Janë kapur duke vjedhur 200 milionë euro me Teatrin Kombëtar në Tiranë. Janë kapur duke vjedhur miliona euro me bregdetin, me tenderat, PPP-të, ku ka shkuar 20 milionë euro kilometri i rrugës.
Janë kapur duke vjedhur me minierat, me naftën. Janë kapur duke vjedhur me gjushër e me abdylaj zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë, siç i nxori Zëri i Amerikës provat e prokurorisë shqiptare.
Këta janë kapur duke vjedhur, janë kapur në flagrancë dhe e gjithë Shqipëria, të gjithë shqiptarët e di këtë.

Në çdo vend të Evropës, kur qeveria kapet duke vjedhur, kur kryeministri kapet duke vjedhur, ikën qeveria dhe hajdutët shkojnë në burg, nuk vuan populli.Këta janë kapur duke vjedhur dhe me paratë e tyre kanë vjedhur edhe karriget ku janë ulur. Karriget ku janë ulur i kanë blerë me paratë e vjedhura shqiptarëve, i kanë blerë me paratë e krimit.
Por kanë harruar diçka, nuk janë karriget e tyre.Nuk janë për shitje ato karrige, ato janë karriget e qytetarëve. Karriget mund t’i kenë vjedhur, por të mos ta harrojnë kurrë se pushteti nuk është i atyre karrigeve të vjedhura, pushteti nuk është i atyre që ulen në karrige të vjedhura, pushteti është i qytetarëve shqiptarë.
Ndaj duhet të marrim në dorë fatin tonë. Duhet të merrni në dorë fatin tuaj dhe t’i çlironi institucionet e kapura nga krimi dhe nga mafia.
Kudo në Evropë kjo do të ndodhte, por këtu janë asgjësuar dy kolona të shtetit: zgjedhjet dhe drejtësia. Por zgjedhjet dhe drejtësia, parlamenti dhe qeveria nuk janë gjë tjetër veçse produkt i vullnetit tuaj. Ndaj le të mblidhemi të gjithë bashkë këtë të shtunë, le të vërshojë sovrani në rrugët dhe sheshet e Tiranës të shtunën në ora 11 në referendumin më të madh popullor, që do t’i japë fund kësaj qeverie bandite.
Të shtunën, miqtë e mi, mos harroni, në anën tjetër të gardhit të policëve të keqpaguar, të tradhtuar dhe të poshtëruar, në anën tjetër të gardhit të policëve është hajduti, është kryehajduti që është kapur duke vjedhur paratë tuaja, taksat tuaja, votat tuaja.
Në anën tjetër është shumica dërrmuese e popullit shqiptar që është vjedhur nga kjo qeveri, ndaj të shtunën më shumë se çdo ditë tjetër, bota e ka kuptuar dhe do ta shohë se ku e ka katandisur shtetin Edi Rama, një shtet i kapur i cili vetëm mbron hajdutët që janë kapur duke vjedhur.
Një shtet i kapur që vetëm mbron vjedhjen, që vetëm mbron hajdutët e votave dhe që nuk i shërben asnjë qytetari të ndershëm, që godet shumicën e tradhëtuar, shumicën e varfëruar, shumicën e shpunësuar nga ky shtet hajdut.
Prandaj bashkimi i datës 16 shkurt ka forcë dhe fuqi mbi parlamentin e hajdutëve mbi qeverinë e hajdutëve.
Është një bashkim europian dhe kushtetues, për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij sistemi të kalbur që në fakt është vetëm një grusht njerëzish.

Një grusht njerëzish që fitojnë miliarda euro, paratë që dalin nga xhepat tuaja, paratë që nuk shkojnë për bukën e gojës së fëmijëve tuaj.
16 shkurti është bashkimi popullor kundër vjedhjes, është bashkimi popullor kundër hajdutëve të shqiptarëve, kundër hajdutëve të taksave tuaja, kundër hajdutëve të pasurive tuaja.
16 shkurti është bashkimi i shqiptarëve, kundër vjedhjes së votave, kundër vjedhjes së zgjedhjeve, kundër vjedhjes së të ardhmes së shqiptarëve.
Në Europë ne do të shkojmë se jemi një popull fisnik dhe një rracë europiane njerëzish punëtorë.
Sot mijëra bija dhe bij të Matit, jetojnë në Europë me djersën e ballit, ndihmojnë familjet e tyre, rrisin familjet e tyre, ndihmojnë dhe këtu në Mat, ju bëjnë ju krenar si prindër, na bëjnë gjithë krenar, por nuk duhet të jetë kështu.
Nuk duhet t’i braktisin shtëpitë e tyre.Nuk duhet të na mungojnë, sepse asnjë vend nuk bëhet si vendi yt.
Ne duhet të krijojmë kushtet që Mati, Dibra dhe gjithë Shqipëria të kenë mundësi të kenë liri për të krijuar mirëqenie dhe për të krijuar punësim, në radhë të parë për rininë e Matit, për rininë shqiptare dhe pastaj për të gjithë ata që kanë nevojë për punë.
Dhe plani ynë ekonomik që ka aprovimin dhe vulat e Europës dhe Gjermanisë mike dhe partnere, do të bëjë pikërisht këtë; ditën tonë të parë kur të marrim besimin me votë të qytetarëve se Partia Demokratike do të vijë në pushtet me votë, me votën e lirë të qytetarëve, ne do të eliminojmë taksën “Rama” 300 lek mbi karburantin.
300 lek mbi naftën, mbi benzinën, kjo taksë do të eliminohet që ditën e parë.
Ulja e çmimit të naftës, ulja e çmimit të energjisë, taksat më të ulta në Ballkan, do të rikthejnë jo vetëm optimizmin, por dhe kapitalin e besimin që motorët e ekonomisë të ndizen, që biznesi mos të mbyllet, por të hapet e të krijojë vende pune, vende pune me kushte dhe paga dinjitoze.
Që ekonomia shqiptare të shfrytëzojë plotësisht potencialin e shqiptarëve punëtorë, siç e shfrytëzon sot Gjermania apo Anglia, Italia e vende të tjera ku kanë emigruar ata për të cilët kemi më shumë nevojë.

Ne i kemi zgjidhjet për të papunët. Ne i kemi zgjidhjet për studentët. Ne i kemi zgjidhjet për minatorët. Ne i kemi zgjidhjet për fermerët. Dhe me ndihmën tuaj, me votën e shqiptarëve të lirë, ne do t’i bëjmë këto zgjidhje realitet. Por, para kësaj dite, na pret një betejë vendimtare dhe beteja është fare e thjeshtë: çdo popull ka qeverinë që meriton.
Europa po pret, i ka sytë nga ne. Në Europë, kjo qeveri do të kishte rënë dhjetëra herë, gjysma e tyre do të ishin sot në burg. Ditën e shtunë, keni mundësinë me bashkimin tuaj dhe vendosmërinë tuaj ti tregoni Europës dhe mbarë botës, se jemi popull europian, se jemi popull i qëndresës, se ditën e shtunë merr fund largimi i shqiptarëve nga padrejtësitë, fillon largimi dhe shembja e këtij sistemi të kalbur antipopullor, antieuropian.
Dita e shtunë, është dita e bashkimit, është dita e fitores së gjithë popullit shqiptar kundër kësaj bande.
Ne do të jemi bashkë krah më krah atë ditë, që do të jetë dita e parë e ndryshimit që gjithsecilit prej jush pret, meriton dhe shpreson.
Ju jap fjalën, se falë bashkimit tuaj i cili do të jetë më i madhi që ka dëshmuar populli shqiptar këto 30 vite, një standard i ri do të vendoset. Prej datës 16, kurrë më populli nuk do të ketë frikë qeverinë, por çdo qeveri që vjen pas datës 16, do ti bëjë llogaritë vetëm me popullin dhe forcën e drejtësinë e vendimeve të popullit.
Ndaj ju bëj thirrje, siç jeni mbledhur sot, siç u mblodhët në protestën madhështorë para disa ditësh, duke i dhënë një mesazh të qartë, jo vetëm qarkut të Dibrës, por gjithë Shqipërisë, ashtu të bashkuar të derdheni në Tiranë. Të derdheni në sheshet e Tiranës, me drejtësinë e kauzës popullore në zemër dhe me vendosmërinë për të mos u larguar pa e shembur sistemin e kalbur që ju varfëron dhe ju vjedh ditë për ditë.
Një ditë e re po agon për gjithsecilin prej jush dhe për këtë vend.
Një ditë e re do të agojë dhe meritën për këtë , meritën që do t’i nxirrni fëmijët tuaj në një diell që ngroh me vende pune, me ndihmë ekonomike dinjitoze, me pensione dhe rroga të mjaftueshme, për të garantuar mirëqenie, meritën për këtë do ta keni ju.

Sepse, siç ju thashë në fjalën time të parë dhe kështu dua ta mbyll, mos e harroni:
Fatin tuaj e keni në dorë vetëm ju!
Të gjithë bashkë me datë 16!
Zoti e bekoftë Matin!
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
Zoti e bekoftë Dibrën!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Basha: Europa i ka sytë nga ne, të shtunën i japim fund bandës, bashkim popullor

Kryetari i PD, Basha deklaroi nga Burreli se Europa I ka sytë nga protesta e së shtunës në Tiranë. Basha deklaroi se protesta do të jetë bahskimi më I madh popullor që do të rrëzojë nga pushteti bandën. “Nga 16 Shkurti nuk do të jetë më populli që e ka frikë qeverinë, por qeveria do ta ketë frikë popullin”
Merrni në dorë fatin tuaj. Vendosni ju! Burrel, biznesi i vogël: Jemi copë- copë. S’ka fuqi blerëse. Një xhup e shes 3000 lek të vjetra. Për katër vite asgjë nuk është bëë në Burrel. Asgjë. Basha: Burreli është goditur shumë rëndë nga kriza erkonomike. E gjithë Shqipëria është goditur, por Mati dhe qytete si Kukësi, e ndjejnë në palcë. Arsyeja është vjedhja, sepse taksat e larta, çmimi i lartë i naftës dhe energjisë, janë vjedhje e pastër. Para që hiqen nga xhepi i njerëzve dhe i shkojnë hajdutëve në qeveri dhe krimin. Fati juaj është në dorën tënde. Janë kapur duke vjedhur biznesin, studentët, minatorët, naftëtarët, shëndetësinë, votat siç e tregoi edhe VOA dhe këta po ju heqin bukën e gojës për të mbushur xhepat e tyre dhe kriminelëve dhe hajdutëve për të cilët punojnë. Këta kanë dalë lakursq para syve të botës sepse janë kapur duke vjedhur. Nisën të prishën shtëpitë në Tiranë ku kishte edhe Matianë. Sepse donte të merrte lek kompania DH Albania që nuk eksiston fare, 18 milionë euro. Të njëjtës kompani OST do t’i jepte 12 milionë euro. Teatrin në Tiranë do ta prishnin për 200 milionë euro dhe pastaj VOA nxori se si vidhnin votat me Gjushin dhe Avdylajt. Me paratë që kanë vjedhur nga ju, kanë blerë karriket. Në Mat nuk është bërë asnjë rrugë.
Punonjës i bordit të kullimit në Burrel: Rama e shkatërroi fshatin Qytetar: Ai nuk ka bërë asnjë gjë, e shkatërroi fshatin, shkatërroi vaditjet. Jam punonjës i bordit të kullimit, i shkatërroi bordet e kulllimit. Të gjitha veprat ujore janë copë-copë. Poshtë kjo qeveri e kriminelëve. E çove këtë popull në këmbë. Që tani ke votën popullore.
Qytetare: Ai shkon në Gjermani për të bërë piktura, ç’më duhen mua pikturat e atij. Unë dua bukë të ha. Çmimi naftës, dritat, uji, tatimet, ne po na mbysin. Me 16 ose shkoni ta rrëzoni atë barbon. Ai është kriminel dhe barbon. Taksat tona ai i merr dhe ruan gruan e vetë në Surrel me badigardë. Na ka ardhur në majë të hundës! Basha: Më 16 shkurt do të bëjmë atë që bën çdo popull. Çdo popull në Europë i përzen hajdutët.

Ish-pronarët duhet të marrin pjesë në protestën 16 Shkurtit!

Nga Qamil Gjyrezi

Sot në takimin e organizuar në Pogaradec një qytetar e pyeti Zotin Basha për pronat. Basha i dha përgjigje të saktë dhe shumë të qartë: “Do të shfuqizoj ligjin aktual për pronat, të miratuar nga Rilindja”! Në takimet me elektoratin Zoti Basha ka diskutuar për situatën e rëndë ekonomike në vend dhe protestën e datës 16. Shkurt.2019. Basha ka takuar grupe të caktuara qytetarësh, me të cilët ka diskutuar nga afër për problematikat që i shqetësojnë, si pasojë e qeverisjes së dështuar Rama në të gjitha planet. Basha është takuar me biznesmenë të vegjël dhe të fazoneve, pencionistë, intelektualë, të rinj, studentë, ish-të persekutuar dhe sot bisedoi edhe me një qytetar që e pyeti për pronat. Në këto 28 vite dhe vecanërisht gjatë qeverisjes së majtë, ish-pronarët kanë marrë një goditje të madhe, si pasojë e korrupsionit të administratës të korruptuar të Rilindjes. Me të drejtë një i afërm i imi shprehet, që duhen vite të përmirësohet performanca e administratës aktuale të korroptuar deri në palcë. Korruposioni i ka zënë frymën adminsitratës që ka të bëjë me kthimin e pronave dhe hipotekat. Prandaj me të drejtë qytetari e pyeti Zotin Basha për pronat. Metingu i datës 16.Shkurt.2019 është për të gjithë shqiptarët, të cilët po e vuajnë qeverisjen e Edi Ramës në të gjitha planet. Zemërimi ka arritur kulmin. Prandaj edhe ish-pronarët dhe ish-të persekutuarit duhet të marrin pjesë në këtë meting dhe të kenë besim tek programi i P.D.-së dhe tek Zoti Basha. Vetëm P.D. dhe opozita e djathtë i përfaqëson këto shtresa me dinjitet. Qeveria Rama padrejtësisht përjashtoi me një vendim parlamenti, brezin e tretë nga dëmshpërblimi ish-të persekutuarve politikë. Në metingun e datës 16.Shkurt.2019 duhet të marrin pjesë edhe ish-pronarët, ish-të persekutuarit dhe të gjithë ato që qeveria e Rilindjes zhgënjeu me premtime boshe dhe ka sjellur vetëm varfëri tek të gjithë shqiptarët.

Pushimet e padrejta nga puna të Ramës, shqiptarët paguan 13.4 milionë euro në 2018

Buxheti i shtetit kreu rreth 2700 pagesa gjatë vitit të kaluar për të shlyer dëmshpërblimet e vendosura nga gjykatat për pushime të padrejta nga puna në administratën publike qendrore apo vendore me një kosto të përgjithshme prej 1.7 miliardë lekësh, bëhet e ditur nga të dhënat e thesarit të analizuara nga BIRN.
Faturat e klasifikuara si “Shpenzime për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna” kanë konsumuar dhjetëramilionë euro gjatë viteve të fundit, fillimisht si pasojë e ndryshimeve masive në administratën publike pas ardhjes së socialistëve dhe LSI-së në pushtet në vitin 2013 dhe më pas, si pasojë e ndryshimeve në pushtetin vendor më 2015 si dhe e rënies së LSI në opozitë në vitin 2017.
Të dhënat e disponueshme nga viti 2014 e më pas tregojnë se në total, taksapaguesit kanë shlyer 11.6 miliardë lekë (rreth 93 milionë euro) për të shlyer shkarkimet e padrejta nga puna.
Gjatë vitit 2017, shpenzimet për këtë arsye ishin 1.8 miliardë lekë ndërsa në vitin 2016, shpenzimet për këtë arsye ishin 1.7 miliardë lekë të tjera. Këto pasojnë shpenzimet e viteve 2015 e 2014 respektivisht në masën 3.1 dhe 3.3 miliardë lekë.
Ministria e Ekonomisë dhe Financave është shkaktarja më e madhe e pushimeve të padrejta nga puna, kryesisht si pasojë e funksionimit të dy institucioneve kryesore të shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Gjatë vitit 2018, kjo ministri pagoi 439 milionë lekë detyrime për pushime të padrejta nga puna në krahasim me 370 milionë lekët e shpenzuara më 2017. Gjithsesi, të dhënat e vitit 2018 përmbajnë edhe shpenzimet e ish-Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, e cila u bashkua me Ministrinë e Financave pas zgjedhjeve të vitit 2017.

Ministria e Mjedisit, e cila ndryshoi drejtim më 2017 nga LSI te PS, shtoi shpenzimet për pushime të padrejta nga puna në masën 186 milionë lekë më 2018 nga 109 milionë më 2017. Një pjesë e madhe e faturave të kësaj ministrie vijnë nga një e ashtuquajtur “reformë” e ndërmarrë pas zgjedhjeve të vitit 2013, kur inspektoriati i pyjeve u shpërbë dhe inspektoriati i mjedisit u krijua, gjë që solli shkarkimin nga detyra të inspektorëve të mëparshëm dhe emërimin e inspektorëve të rinj.
Ministria e Shëndetësisë, e cila gjithashtu u ristrukturua duke përthitur ish-Ministrinë e Mirëqenies, është paguesi i tretë më i madh me 186 milionë lekë më 2018, pasuar nga Ministria e Drejtësisë me 128 milionë lekë.
Një nga institucionet publike me shumë fatura të tilla është edhe Bashkia Tiranë, e cila gjatë vitit të kaluar ka paguar 122 milionë lekë.
Proceset gjyqësore në Shqipëri zgjasin me vite dhe faturat e paguara gjatë vitit 2018 i përkasin pjesërisht pushimeve nga puna nga qeveria aktuale dhe pjesërisht pushimeve nga puna në vitet e shkuara.
Kostot buxhetore për pushime të padrejta nga puna janë bërë prej vitesh shqetësim për buxhetin e shtetit. Ministria e Financave krijoi një kategori të veçantë për këtë lloj shpenzimi në vitin 2014.
Qeveria e kryeministrit Edi Rama fitoi një mandat të dytë qeverisës në vitin 2017 me premtimin e “dërgimit të tepsisë për skrap”, duke argumentuar se qeverisja me shumë parti ka sjellë probleme për vendin. Por të dhënat e pagesave të majme për pushime të padrejta nga puna sugjerojnë se shqiptarët do të vijojnë të paguajnë tepsinë.
Në lekë 2017 2018
Ministria e Arsimit 147,608,067 105,559,725
Ministria e Brendshme 218,349,484 122,045,118
Ministria e Bujqësisë 102,452,299 64,967,295
Ministria e Drejtësisë 155,745,937 128,153,824
Ministria e Financave 370,257,270 439,441,150
Ministria e Infrastrukturës 84,653,710 36,736,294
Ministria e Kulturës 34,275,644 17,564,085
Ministria e Mbrojtjes 134,973,226 133,915,673
Ministria e Mjedisit 109,510,929 186,443,411
Ministria e Shëndetësisë 85,516,779 172,942,603
Ministria e Jashtme 22,995,580 6,428,906
Të paspecifikuara 254,930,712 220,793,159

“BIRN”

Rama, taksë të re për karburantet, do rritet sërish çmimi me ligjin e ri

Shqipëria do të ketë atë që njihet si rezerva e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj e cila do të menaxhohet nga një Agjenci dhe jo nga industria sikurse është sot. Një projektligj i nxjerrë për konsultim me grupet e interesit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon pikërisht krijimin e kësaj rezerve që deri më sot nuk ka qenë asnjëherë e plotësuar dhe që është bërë shpesh kritikë në raportet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.
Por duket se bashkë me këtë nisë vjen edhe një tarifë shtesë që do të vendoset tek karburantet Në nenin 17 të projektligjit ku përmenden metodat e financimit për agjencinë e dedikuar theksohet se Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, vendos tarifat e përmendura në pikën 1.1të këtij neni Shuma e tarifave mbi produktet energjetike hidrokarbure në lekë / litër ose leke / kg për çdo kategori të produkteve energjetike hidrokarbure(ose e përbashkët për të gjitha kategoritë) sipas nenit 5, përcaktohet në bazë të nevojave të financimit për vitin fiskal përkatës për aktivitetin e Agjencisë( pika 1.1 :Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që shiten në Republikën e Shqipërisë në përputhje me nenin).
E njëjta gjë përmendet edhe në relacionin që shoqëron projektligjin :“Me qëllim financimin e krijimit, mbajtjes dhe menaxhimit të rezervave të sigurisë së naftës dhe nënprodukteve te saj, është parashikuar dhe vendosja e një tarifë për këtë qëllim. Kjo tarifë do të jetë pjesë e çmimit të karburanteve, e cila do të paguhet nga shoqëritë e tregtimit me shumicë.
Po kështu relacioni nënvizon se qëllimi i ligjit është sigurimi i sasisë së produkteve energjetike hidrokarbure, të cilat janë në dispozicion ose nën kontrollin e Këshillit te Ministrave dhe te cilat janë krijuar për te siguruar një nivel te larte te sigurisë se furnizimit ne vend, për te ruajtur sigurinë kombëtare, për te kryer detyrimet, te pranuara sipas marrëveshjeve ndërkombëtare dhe për te garantuar jetese normale për popullin.

Me ligjin aktual detyrimin për rezervën e sigurisë e kanë rafineritë dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë. Kjo rezervë duhet të jetë e barabartë me të paktën 90 ditë mesatare shitjeje. Referuar urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2018 mbajtja e rezervës së sigurisë duhet të ishte 11.9 mijë ton naftë, 20.7 mijë ton benzinë automjetesh, 150 mijë tonë gazoil, 514 tonë solar , 31.7 mijë tonë gaz i lëngëzuar i naftës, 7 tonë benzinë mjetesh fluturimi ajror, 2.5 mijë tonë lëndë djegëse për mjetet e fluturimit ajror. Në total 218.3 mijë tonë.
Projektligji i ri sanksionon se mbajtja e rezervës së sigurisë do të bëhet nga një agjenci shtetërore përmes një procesi që do të përfshijë disa vite. “Arritja e këtij objektivi do të realizohet në mënyrë të përshkallëzuar deri në fund të vitit 2022, në mënyrë të tillë që edhe efektet ekonomike që shkakton ky zëvendësim të jenë të pranueshme.
Për këtë qëllim, është parashikuar hartimi i një Plani Veprimi, i cili do të detajojë mbajtjen e rezervës së sigurisë deri në fund të vitit 2022, ku industria do mbajë 30 ditë mesatare shitje, ndërsa Agjencia do të ndërtojë në mënyrë graduale pjesën e saj të rezervave. Në këtë mënyrë, do të realizohet një kontroll i plotë mbi rezervën e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj, si një aspekt shumë strategjik i shtetit shqiptar” thuhet në relacion.
Deri më 31 dhjetor 2022, operatorët që detyrohen sipas pikës 2 të nenit 9 të Ligjit nr. 8450, datë 14.02.1999 “Për përpunimin, transportin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, duhet të mbajnë rezervë sigurie të barabartë me 30 ditë mesatare shitje në tregun e brendshëm, të veprimtarisë së një viti të mëparshëm

Superskandali tjetër i Elvis Roshit, Berisha denoncon

Ish kryeministri Berisha ka denoncuar një tjetër superskandal që lidhet me personazhin e njohur të Kavajës, Elvis Roshi. Bëhet fjalë për një grabitje gjigande të një toke prej 25 mijë metrash katrorë në një nga zonat turistike më të bukura të Kavajës.
Denoncimi i Berishës
Vidhet ne Kavaje nga kakistokrati Rroshi parcela prej 25 000 m katror toke prone e huaj e sekuestruar nga shteti.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje zoti Berisha,
Ashtu sic mund ta keni ndjekur edhe ju kallzimin e publikuar nga KLSH para disa ditesh skandalet ne insitucionin tone ne Kavaje vazhdojne dhe thellohen cdo dite saqe presioni qe eshte bere ndaj punojsve ketu per te mos folur shume i larte ku tashme te gjithe ne qe punojme edhe ata qe kane punuar rrezikojne burg.
Nje precendete tjeter eshte vjedhja dhe zhdukja e letrave te ministrise se brendshme per nje kartele te bllokuar te nje islamiku nga Arabia Saudite ne zonen kadastrale me nr 8551 me siperfaqe 25 000 m2. ku me urdher te Elvis Rroshit dhe mbikqyrje te ish drejtoreshes Matilda Peza u zhduken shkresat e ministrise se brendshme qe urdheronte ndalimin e ndryshimeve kadastrale te kesaj prone deri ne nje vendim te dyte. U falsifikua cdo gje perfshi edhe protokollin e cfare kishte lidhje me pronen me ndihmen e nje mjekrroshi qe kishte dijeni. Per kete qe po them shenime ka marre dhe KLSH por jo te gjitha informacionin e duhur ngaqe askujt nuk ia mban te flase.
Thuhet qe Elvis Rroshi ja ka blere 1.5 miljon euro arabit per ta bere stalle kuajsh por nje Zot e di se cfare eshte falsifikuar per te vjedhur hapur ne mes te dites pronen e huaj dhe aq me shume te bllokuar nga shteti.
Prit se nuk keni pare gje akoma z. Berisha ne Kavaje eshte bere nami nga mafja Elvis e Gent Dajes. Sa e sa njerezve i jane vjedhur dhe tjetersuar pronat e ata ende nuk dine gje.
Te lutem publikoje por pa emer se keta te marrin ne qafe, rrahen ish ministrin e jo mua qe jam nje puntor i thjeshte hipoteke.
Faleminderit qe ekziston

Polici tjetër përdhunues në Universitet, Shkodra ngrihet në protestë

Brenda pak ditëve në qytetin e Shkodrës kanë ndodhur disa skandale seksuale, me protagonistë punonjës të policisë. Por sipas qytetarëve këto janë vetëm raste e bëra publike, sepse ka shumë të tjera të cilat mbulohen nga uniformat blu të këtij qyteti.
Kjo situatë ka bërë që paraditen e sotme, dhjetëra qytetarë kanë dalë në protestë dhe janë grumbulluar përpara komisariatit të Shkodrës, me thirrjet; ndal dhunës dhe përdhunimeve. Protestuesit mbanin në duar pankarta dhe parrulla dhe më pas janë ulur përdhe në sheshin përpara godinës së policisë, duke kënduar.
Pas efektivit të Gruemirës i cili u denoncua nëpërmjet një video skandaloze drejtuar një vajze të mitur, ditën e djeshme sipas studentëve të Fakultetit të Juridikut, një efektiv i veshur civil dhe me armën e shërbimit ka hyrë në mjediset e godinës së Juridikut, ka ngacmuar studenten dhe pedagogen. Por kanë qenë vetë studentët të cilët e kanë bllokua brenda tualeteve efektivin, deri sa kanë mbërritur kolegët e tij të cilët e kanë shoqëruar në komisariat.
Denoncimi i djeshëm i Berishës
Narkoperdhunuesi me uniforme arrestohet nga studentet!
Polici i forcave te nderyrjes se shpejte vishet civil, tenton te perdhunoje studenten ne Fakultetin Juridik ne Shkoder.
Studentet e arrestojne dhe ndryjne ne banjo. Ju lumte!!
Lexoni mesazhin e studentit dixhital. sb
Zoti Berisha tani sapo eshte arrestuar ne fakultetin juridik ne Shkoder nje polic i veshur civil i cili ka 2 dite qe ngacmon vajzat e fakultetit dhe njeren ka tentuat per ta perdhunuar. Perdhunuesi eshte efektiv i forcave te mderhyrjes se shpejte.Studentet vajza jane shokuar shume por me nderhyrjen e djemve perdhunuesi eshte mbajtur i mbyllur ne banjo deri sa ka ardhur policia. Policia dje nuk ka bere asgje Ai ka qen edhe dje ku ka ngacmuar dhe nje pedagoge.Kjo eshte policia edvin kristaq rames.

Braçe përgatit “listat e zeza” në administratë, do mbushet me militantë

Në vazhdën e denoncimeve të publikuara nga ish-kryeministri Berisha, një tjetër akuzë vjen këtë herë në drejtim të zv/kryeministrit Erion Braçe.
Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan se pak muaj para zgjedhjeve lokale, qeveria Rama ka filluar “raprezalje” në administratë.
Sipas tij, Erion Braçe po ushtron terror për zëvendësimin e punonjësve me militantë të PS-së me qëllim grumbullimin e sa më shumë votave.
Denoncimi i plotë i publikuar nga ish-kryeministri Berisha
Braçe terror ne zyrat e administrates ne Fier!
Lexoni denoncimin e nenpunesit dixhital. sb
Pershendetje Doktor Berisha ka me shume se nje jave qe ne zyrat e institucioneve ne fier vin dhe ben inspektim vet erjon brace duke bere shoë se gjasmja te rritet aftesia ne sherbimet publike ne administrat, por tjeter gje luhet, sot nga tirana vine nje email neper drejtorite e kuadrit ku kerkohen te gjitha dosjet e e nenpunesve te administrates ne fier , ne te gjitha drejtorit rajonale , kjo per arsye te verifikimit per cdo punojes se kur ka hyre ne administrat , kush e ka sjell mik i kujt eshte dhe kujt force politike i takon , pra qellimi i ketij isnpektimi i braces eshte selektimi i atyre qe kane ngelur dhe zevendesimi intyre me militantet e fushates elektorale qe vjen ne qershor , dhe vijne e na nxjerrin propaganda politike per emerime mbi baze meritokracie te rastit te asaj vajzes qe me demek ishte ekselente.

Doganierët në mëshirë të klientelës së Ramës, Gjergj Luca vendos për fatin e tyre!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e disa qytetarëve, të cilët shkruajnë se, biznesmeni Gjergj Luca vendos për fatin e doganierëve të cilët sipas tij janë në mëshirë të klientelës së Edi Ramës.
Njëri nga denoncuesit i cili shkruan nga Shëngjini, thotë se është doganier dhe dogana ku ai punon është tek lokali i Gjergj Lucës për të cilën nuk ka asnjë lloj kushti dhe i është dhënë tenderi këtij të fundit kur sapo Rama ka ardhur në pushtet.
Sipas qytetarit, Luca iu bën presion punonjësve me largime nga puna lidhur me çështjen e votimeve.
Ndërkohë një tjetër qytetar denoncon se në VKM-në për punonjësit me kontratë në asnjë pikë nuk përmendet Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Ai hedh dyshimet se kjo mund të jetë bërë qëllimisht, dhe ndërkohë punonjësit e doganës ka dy muaj që nuk marrin pagat e tyre ndërsa disa të tjerë që rrinë nëpër kafene sipas tij, i marrin pagat duke i lënë zyrat bosh.
Statusi i plotë i ish-Kryeministri Berisha
Doganieret ne meshire te klienteles se Edvinit.
Gjergj Luca vendos per fatin e tyre.
Per punonjesit me kontrate asnje qindarke!
Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb
Pershendetje Zoti Berisha , ne VKM per punojsit me kontrate ne asnje vend nuk permendej Drejtoria e Pergjithshme e Doganave , si duket e kan harruar qellimisht , po kemi gati dy muaj qe po punojm falas per doganen edhe sdihet se kur do dali kemi ngel ne ajer ne punojme kot pa rroge te tjeret marrin rrogat e dalin bredhin neper kafe te hysh tani neper zyra jan tgjitha bosh. flm
Prsh u ba shume kohe qe denoncoj she ti nuk i ben publike. Te shkruaj nga shengjini dhe jam vet doganjer edi se mund ti prish shume pune vetes Por Po te shkruaj sps ti e ben publike.dogana esht tek lokali i GJERGJ LUCES nuk kemi asnje lloj kushti as kurgja. Thjesht ka fitu edi rama dhe ja ka dhan ktij legeni ket tender. Tani Po na ben dhe presion zoti GJERGJ LUCA se do ju heq nga puna u e kam ne dore per pune te votimeve. Une nuk jam partiak Por te lokali ROZAFA ne shengjin akoma skan as kas fiskale dhe ky zotria e mban hapur akoma. Ju lutem anonym.