16.5 C
Tirana
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Serbi, opozita proteston me bojkotim të Kuvendit

Partitë opozitare serbe filluan të hënën të bojkotojnë seancat parlamentare, si protestë ndaj asaj që ato e shohin si qeverisje gjithnjë e më autoritare të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij në pushtet, Partia Progresive Serbe (SNS).
Partitë e opozitës dhe mbështetësit e tyre akuzojnë zotin Vuçiç dhe SNS se mbysin lirinë e medias dhe ndërmarrin sulme ndaj kundërshtarëve politikë apo gazetarëve në Serbi, vend që kërkontë anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Presidenti Vuçiç dhe partia e tij i mohojnë akuzat.Bojkoti vjen në klimën e protestave të përjavshme me pjesëmarrjen emijëra njerëzve, që filluan në dhjetor dhe janë përhapur nga Beogradi në shumë qytete të tjera. Protestuesit dhe opozita po kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e zotit Vuçiç dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Në një deklaratë, partitë e opozitës thanë se ligjvënësit e tyre do të bojkotojnë seancat plenare, por do të qëndrojnë brenda ndërtesës së parlamentit, ku do të vazhdonin të mbajnë konferenca për shtyp dhe informime deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
“Ne po bojkotojmë parlamentin jo sepse … ata nuk na respektojnë, por sepse kemi një detyrim ndaj mijëra njerëzve që po protestojnë, për të kërkuar një sistem normal dhe një Serbi normale,” tha për gazetarët Sanda Raskoviç Iviç, kryetare e Partisë Demokratike Serbe e qendrës së djathtë.
Partia e zonjës Iviç i përket Aleancës për Serbinë, një grupim heterogjen i partive politike, sindikatave dhe grupeve civile.
Presidenti Vuçiç, një nacionalist i njohur gjatë luftërave ballkanike të viteve 90, i cili tani është për lidhje më të ngushta me Perëndimin, ka thënë se nuk do të përkulet ndaj kërkesave të protestuesve.
Javën e kaluar ai filloi një tur në të gjithë vendin për të inkurajuar mbështetësit, por nuk ka thënë nëse do të thërrasë zgjedhje të parakohshme në pranverë.
Vendimi i opozitës për bojkot nuk pritet të ndalë punën e parlamentit, ku SNS dhe aleati i saj, Partia Socialiste, kanë 160 nga të 250 vendet, një shumicë komode. Por bojkoti mund të minojë besueshmërinë e koalicionit qeverisës.
Sipas sondazheve të opinionit, Vucic dhe SNS gëzojnë mbështetjen e rreth 50 përqind të votuesve, ndërsa opozita mund të sigurojë gjithsej rreth 15 për qind.

Pompeo: SHBA do t’i vazhdojnë hetimet për vrasjen e Jamal Khashoggit

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë hetimet lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi”, – tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo. Ai theksoi se “Amerika nuk është duke e mbuluar vrasjen”.
Zoti Pompeo i bëri këto komente në Ambasadën amerikane në Budapest, në Hungari. Ai tha se Uashingtoni “do të vazhdojë të marrë masa të mëtejshme”, si përgjigje ndaj vrasjes “tragjike” të Khashoggit, megjithëse nuk është zbatuar afati i 8 shkurtit, i caktuar nga Kongresi për të përcaktuar personat përgjegjës për vrasjen që ndodhi brenda në Konsullatën saudite në Stamboll në muajin tetor.
“Amerika ka marrë shumë masa si përgjigje ndaj vrasjes tragjike të Jamal Khashoggi-t dhe do të vazhdojë me masa të tjera dhe për ta vazhduar hetimin. Ne jemi duke punuar me ngulm për këtë çështje. Presidenti e ka bërë shumë të qartë – ndërsa sigurojmë informacione të mëtejshme, kemi për t’i vazhduar përpjekjet për t’i vënë para përgjegjësisë të gjithë personat përgjegjës,” – tha zoti Pompeo.
Khashoggi ishte gazetar në “Washington Post”. Ai pati shkruar artikuj kritikë lidhur me Princin saudit të Kurorës Mohammed bin Salman. Trupi i gazetarit nuk është gjetur ende.
Pasi mohoi për disa javë që Khashoggi ishte vrarë në konsullatën saudite, Arabia Saudite pranoi se gazetarin e kishin vrarë agjentë të papërgjegjshëm sauditë dhe u ngritën 11 aktpadi lidhur me vdekjen e tij.
Gazeta “The New York Times” njoftoi javën e kaluar se Princi saudit i Kurorës kishte thënë në vitin 2017 se do të përdorte “plumbin” për Khashoggin, në se gazetari nuk kthehej në vendin e tij dhe nuk i ndalte kritikat lidhur me qeverinë saudite.
Ministri i Jashtëm saudit Adel al-Jubeir nuk pranoi të komentonte lidhur me artikullin e gazetës “New York Times”, por i tha gazetarëve në Uashington se Princi i Kurorës nuk kishte dhënë urdhër për vrasjen e Jamal Khashoggit.

Gruaja është “pronë” e patundshme që s’ka ligj që i heq pronësinë burrit

Nga Rugova DUNISHA

Dhuna seksuale dhe dhuna e ushtruar në bazë të përkatësisë gjinore, më së shumti ndodh në mjediset ku mungojnë të drejtat e njeriut. Dhuna seksuale dhe dhuna mbi baza gjinore, vetëvetiu është shkelje e të drejtave njerëzore. Jemi në 2019 dhe sot u vra një tjeter grua. Çudi e madhe, këtu po vdesin çdo ditë gra, po përdhunohen çdo ditë vajza, po dhunohen çdo ditë nëna.
Kemi arritur në një pikë ku shoqëria nuk mban më, po vlon nga brënda si llava e ferrit të Dantes, (shtazëria?), e doemos do të shpërthej në një formë apo në një tjetër. Jemi një shoqëri që akoma nuk e ka kaluar “moshën e pubertetit” dhe etja për të njohur dimensionet dhe limitet nuk ka fund. Rastet e e fundit të përdhunimit dhe të ngacmimeve skeskuale na kanë skandalizuar të gjithëve. Këto raste horrori, do t’i quaja unë, kanë trazuar plag të pa shëruara të shoqerisë tonë maskiliste.
Gruaja në shoqerinë shqiptare trajtohet si një qënje inferiore e cila vjen në jetë vetëm për të riprodhiuar shoqerinë. Janë të rënda këto që them, por e vërteta gërthet më shumë se kaq. Një grua u vra sot sepse donte të punonte.

Donte të ishte edhe ajo një qënie sociale , që ndërvepron në shoqëri. Panorama e kësaj ngjarje dhe jo vetem, të ngjallë neveri. Këta meshkuj që jargaviten pas fustanit të grave, paritmas bëhen “Zeus” dhe vendosin për fatin tonë.
Mua më bren gjithmonë nje pytje në këto raste: A nuk ju vjen turp përpara fëmijëve tuaj, përpara prinderve kur silleni kështu? Se përpar Zotit, nuk keni moral e përpara ligjit nuk keni frikë, por përpara fëmijëve DUHET TE KENI TURP. E drejta themelore e njëriut nuk respektohet. Gruaja është si një kafshë gjahu që kush e kush ta vras më parë. Gruaja është si një pronë e patundshme, që s’ka ligj që i heq pronësinë burrit.
Kudo në bote ka skandale dhune e ngacmimi, por janë raste sporadike e jo rutine si këtu . Bota (“te bëhmi si bota”) e shumë dëshiruar për ne, lobon për të drejtat e krokodilit, leopardit, miut, lepurit, gjarprit, gjinkalles, kurse shqiptari lobon për karrigen e Bashës, Ramës, Besrishes apo sa e sa politikanëve të tjerë, kurse për sigurinë e nënës, motres, gruas, vajzës as që e mendon. Nuk e di pse kompleksoheni kaq shume o “burra” trima, të ngrini zërin për të mbështetur gjysmën tuaj. Një grua është gjysëm flutur siç është edhe një burrë gjysem flutur. Për të fluturuar duhet që lidhja e krahëve të jetë e forte. “Me këtë ritem po “shfarosni” gruan , do ktheheni të gjithë në gay” me ose pa dashje.
ps: fraza e fundit nuk ka qellim diskriminues

Rendi botëror po shpërbëhet dhe europianët pyesin: Kush do i mbledhë copëzat?

Christian Trippe

Konferenca e Sigurisë që zhvillohet në Mynih, është një nga më të rëndësishmet dhe më të mëdhatë në botë, në konferencat e kësaj natyre. Në të takohen rreth 40 kryetarë shtetesh dhe qeverish dhe 100 ministra, mes tyre kancelarja gjermane Angela Merkel, zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov. Kur delegacionet do të vijnë ditën e enjte në kryeqytetin e landit të Bavarisë, atëherë ata do të gjejnë në dosjen me dokumenta të konferencës, raportin e ashtuquajtur “Raport i Sigurisë së Mynihut” (MSR). Ky raport flet në 100 faqe për temat dhe rëndësinë e tyre para këshillimeve për gjendjen në të cilën gjendet bota.
Dhe kjo siç dihet është shqetësuese. Kryetari i konferencës, Wolfgang Ischinger shkruan në raport: “Një fazë e re matje forcash është duke filluar midis SHBA, Kinës dhe Rusisë, paralelisht me vakumin e pushtetit të krijuar ng ajo që shihet si rendi ndërkombëtar liberal”.
SHBA dhe presidenti Donald Trump tregojnë pak interes për pakte ndërkombëtare, ato venë hapur në pikëpyetje institucione si NATO dhe Kombet e Bashkuara. Edhe më keq: SHBA me Trumpin duan që të mos luajnë më rol drejtues mbi botën e lirë. Në vend të kësaj, ata kanë nxjerrë në rend të ditës, “entuziazmin irritues për “burra të fortë””. Aleatët transtatlantikë duhet ende ta kapërdijnë kur Trump lëvdon udhëheqësit joliberalë, qoftë të Brazilit apo të Filipineve, thuhet në Raportin e Sigurisë.
“Por ka edhe dritë,” thotë Ischinger në një konferencë shtypi të mbajtur të hënën, lidhur me raportin e sigurisë. Si “sinjal jashtëzakonisht të shkëlqyeshëm,” sheh Ischinger për shembull që mbas irritimeve me Trumpin, “dyfishi apo trefishi i anëtarëve të kongresit amerikan që marrin pjesë kanë kërkuar të flasin, në krahasim me të kaluarën”. Shprehimisht ai përmendi praninë e Nancy Pelosit, zëdhënëses së Dhomës së Përfaqësuesve amerikanë dhe senatorin repoblikan, Mitt Romney.

Rivalitete të reja
SHBA ka identifikuar “Kinën dhe Rusinë si sfiduesit më të rëndësishëm strategjik”, thuhet në raport. Rivaliteti i ri midis tre fuqive të mëdha shprehet në mënyra të ndryshme. Kështu për shembull aktualisht është ndezur konflikti midis Uashingtonit dhe Pekinit, kryesisht për çështjet tregtare dhe ekonomike. Rusia dhe Kina nga ana tjetër e shohin veten në aleancën e tyre të autokratëve, si kundërshtarë të bashkuar të perëndimit, por ata përgjojnë njëri tjetrin në konkurencën gjeopolitike.
Midis Rusisë dhe SHBA nga ana tjetër, ekziston rivalitet kryesisht në politikën e armatimit. Edhe këtu raporti jep pak shpresë për ndonjë përmirësim të shpejtë. Pas daljes nga pakti INF për ndalimin e raketave me rreze të mesme veprimi, edhe pjesë të tjera të kontrollit të armatimeve paraqiten keq. Kështu për shembull, duket si “pak e mundshme”, që Moska dhe Uashingtoni të kërkojnë të ashtuquajturën “Pakt të ri për START”, paktin për armët nukleare strategjike, i cili skadon më 2021. Dhe Europa, që nuk duket të përparojë në gjithë këto lojëra të planeve strategjike?
“Bashkimi Europian është i përgatitur keq”, për konkurencën e re të të mëdhenjve; këtë e tregon jo vetëm debati për “autonomi strategjike” të kontinentit të vjetër. Aktualisht kurrkush nuk ka ndonjë “plan B” në sirtrar, me anë të së cilës Europa të emancipohej nga politika e sigurisë. “2019 nuk do të jetë më vit i fatit për Bashkimin Europian në kuptimin e ngushtë të fjalës,” thotë Ischinger në konferencën e shtypit të mbajtur të hënën, duke patur parasysh zgjedhjet europiane dhe krijimin e një komisioni të ri. BE duhet të tregojë se është e gatshme që ” përmes vetë-pohimit të luftojë për zbatimin e interesave të veta”.
Ku janë “rojet e rendit liberal”
Ndërkohë që rendi botëror po rrëshqet drejt “një interregnumi të ri”, mbrojtësit e vlerave liberale që kanë mbetur janë duke u munduar me ndershmëri, që të kapërcejnë këtë fazë të mungesës së sigurisë dhe stabilitetit, thuhet më tej në raport.

Raporti thotë se “disa kandidatë nuk janë në gjendje të luajnë rolin e mbrojtësve të rendit liberal, megjithëse kanë vullnetin për ta bërë këtë. Të tjerët janë pak në gjendje, por nuk kanë vullnetin ose janë të paaftë për të nxjerrë në pah aftësitë e tyre”.
Në raport diskutohet cilat janë hapësirat dhe potencialet e vendeve si Kanadaja apo Japonia. Një kapitull më vete merret me Britaninë e Madhe si një vend, që ka venë vulën për rendin liberal botëror dhe ka shumë për të ofruar në politikën e sigurisë, por është ekspozuar tani së bashku me partnerët në Brexitin. Edhe nëse në Londër, Paris dhe Berlin thuhet gjithnjë se edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimi, është e qartë që tani “se procesi i Breksitit do të lerë plagë në të dyja anët e kanalit”.
Thirrje për “aleancë të multilateralistëve”
Kush do i mbledhë copëzat e shkëputura të rendit botëror? Duke patur parasysh Konferencën e sigurisë që mbahet në Mynih, kancelarja Angela Merkel tha në një mesazh të dhënë me video, se do të punojë për ruajtjen e institucioneve ndërkombëtare. Kjo është tani “po aq e rëndësishme sa në kohët e Luftës së Ftohtë”. Gjermania mbështet rendin liberal botëror. Ministri gjerman i Jashtëm, Heiko Maas bëri para pak kohësh thirrje për krijimi e një “aleance globale të multilateralistëve”. Por sa e vështirë është ajo, që ta vësh në jetë e tregon bashkëpunimi me Francën, partnerin pa dyshim më të rëndësishëm të Gjermanisë në Europë.
Një sondazh i ri i Fondacionit Friedrich Ebert, tregon se 42 përqind e francezëve, por edhe 59 përqind e gjermanëve janë që vendi i tyre të qëndrojë të paktën neutral në rendin ndërkombëtar. Intervenimet ushtarake në konflikte, i refuzojnë për vendin e tyre më shumë gjermanë (65 përqind) se sa francezë (50 përqind). Kjo pasqyrë tregohet në proceset e ndryshme politike dhe kulturën strategjike në Berlin dhe Paris. “Kriza aktuale e partneritetit transatlantik është për Gjermaninë një sfidë më e madhe se sa për Francën, e cila ka ndjekur gjithnjë një afrim të pavarur të kësaj çështjeje,” thuhet në raport.
Se si do të zgjidhen këto dallime politikisht, duhet sqaruar shpejt midis Berlinit dhe Parisit. Por kancelarja gjermane Merkel dhe presideneti francetz Macron, nuk do të kenë mundësi për këtë në Mynih. Kryetari i shtetit francez njoftoi pak ditë më parë se nuk do të marrë pjesë në konferencë, për shkak të vështirësive në detyrimet e politikës së brendshme.

Drejtori sportiv i Juventusit i zbulon bisedat me agjentin e Ronaldos për transferimin 

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, i ka bërë publike bisedat që i kishte mbajtur me agjentin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendesin, para se të arrihej marrëveshja për transferimin e portugezit.
Ronaldo u transferua gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar në Juventusit, pasi drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” u detyruan t’ia paguajnë Real Madridit plot 112 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Ky transferim i kishte befasuar shumë tifozë të Ronaldos, përkundër që ishte përfolur për një kohë të gjatë se portugezi dëshironte të largohej nga Santiago Bernabeu pasi që nuk ndihej mjaftueshëm i vlerësuar nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.
“Gjithçka filloi kur luajtëm kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve. E takova Mendesin, ashtu siç bëj gjithmonë dhe ia më tha: ‘Ndoshta nuk do ta besosh, por nëse Cristiano largohet nga Real Madridi, ai do të dëshironte të transferohej në Juventus. Nuk është aq e komplikuar sa mendon’. Pastaj unë fillova ta analizoj këtë mundësi”, ka thënë Paratici.
“Pastaj gjatë bisedimeve ne ishim afër një marrëveshjeje me Cancelon, Mendesi më shikoi dhe më tha: ‘A e mban mend se për çfarë folëm? Ronaldo do të largohet nga Reali dhe po të them përsëri, ai dëshiron t’i bashkohet Juventusit. Nëse edhe ju doni, ai është i gatshëm”.

“Pastaj në takimin tonë, unë e pyeta Mendesin se për çfarë shifra ishim duke biseduar. A më tha: Kjo është paga dhe ky është çmimi i transferimit. Kështu që unë i thashë se do t’i ktheja përgjigje pas disa ditësh sepse e dija që nëse them jo, ai do t’i kontaktonte klubet e tjera”.
“Ato ishin orë me energji dhe presion ekstrem. Shumë gjëra më shkuan në mendje në atë kohë: Ne e kemi Higuainin, të cilët do të duhet ta shesim, por Ronaldo është një yll që hap shumë rrugë, si teknike, ashtu edhe komerciale. Në fund, e binda veten se duhet ta paktën të provojmë”.
“Deri në këtë pikë, unë nuk i kisha thënë askujt në Juventus. Pastaj ne, menaxherët e Juventusit, e kishim një takim në qershor dhe unë mendova për largimin e Buffonit, ekipi i kishte fituar shtatë titujt dhe e kishte vuajtur eliminimin nga Liga e Kampionëve, kështu që në duhet të bënim diçka për ta motivuar skuadrën”.
“U takova me Andrea Angellin dhe Pavel Nedvedin dhe të gjithë u pajtuam. U thashë atyre: Nëse Juventusi i pranon kërkesat e Ronaldos, ai do t’i bashkohet skuadrës sonë. Ai nuk e do askënd tjetër përveç Juventusit. Nuk ka opsion B. Ai e do vetëm Juventusin”.
“Të gjithë mbetën të heshtur Andrea më tha se i duhej më shumë kohë për ta menduar këtë gjë. Më vonë më tha që t’ia konfirmoja Mendesit të gjitha shifrat pasi që ne do të vazhdonim me këtë operacion”.

Konsensus politik, në Gjermani vetëm me një kontratë pune

Feierstunde des Deutschen Bundestages aus Anlass des 100. Geburtstages des ehemaligen Bundestagspräsidenten D. Dr. Herman Ehlers, CDU/CSU Fraktion, (1950-1954)., Am Rednerpult Wolfgang Thierse, SPD, Bundestagspräsident, Abgeordnete, MdB und die Berliner Cellhamoniker, Regierungsbank, Bundesratsbank, Adler vorne, Totale Ordnungsnummer: 1401083 Ereignis: Gedenkstunde, Fest/Feier Gebaeude: Reichstagsgebäude, Plenarsaal Fotograf: Siegfried Büker Bildnachweis: Deutscher Bundestag/Siegfried Büker Nutzungsbedingungen: http://www.bundestag.de/wissen/archiv/sachgeb/bilda/bildnutz.html Es werden nur einfache Nutzungsrechte eingeräumt, die ein Recht zur Weitergabe der Nutzungsrechte an Dritte ausschließen

Një lajm ka mbërritur për të gjithë ata shqiptarë që duan të shkojnë drejt Gjermanisë. Tashmë nuk do t’ju duhen më viza pune për të qëndruar në Gjermani, por veç një kontratë pune. Partitë e koalicionit në Gjermani kanë rënë dakord për një projektligj të ri për të lehtësuar mundësitë e emigrimit për punëtorët e vendeve jo anëtare të BE, njoftuan sot paradite mediat vendase atje.
Ministria e Brendshme, e Punës dhe ajo Ekonomike ranë dakord për rregullat e reja, pas një kompromisi të tetorit, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeverisës.
Sipas Suddenutsche Zeitung, një nga momentet e rëndësishme të ligjit është se punëdhënësit gjermanë duhet të garantojnë se nuk kanë gjetur një punëtor tjetër nga BE para se vendin e punës t’ia ofrojnë një emigrant tjetër.
Ligji do të lehtësojë dhe kufizimet që i kanë dhënë përparësi të ashtuquajturve “profesione të ngushta” që kanë më shumë vende të lira si për shembull infermierët apo kujdesi për të moshuarit.
Sipas gazetës “Handelsblatt”, Kosova do të përfitojë pasi ka shumë të papunë dhe kanë të drejtë të punojnë në Gjermani. Rregullat e reja janë të aplikueshme që nga 8 janari 2019. Qytetarët do të punojnë me dokumente të shteteve ku jetojne, por me një kontratë të garantuar punësimi nga punëdhënësi si dhe një nivel të caktuar të gjuhës gjermane. Në këtë listë vendesh përfituese është Kosova dhe Shqipëria

Higuain, një pështymë polemikash në “Etihad”

Disfata e thellë 6-0 e pësuar ndaj Manchester City ka tronditur ambientin e Chelseas. Nën sulm e presion ndodhen tashmë pronarët, menaxhirmi dhe trajneri Maurizio Sarri, ndonëse i shpëtuar momentalisht në krye të pankinës së Bluve të Londrës.
Gjithsesi, si për të hedhur benzinë mbi zjarr, mjafton një gjest i argjentinasit, sulmuesit Gonzalo Higuain, blerjes së realizuar me preferencë persoanle të trajnerit Sarri në këtë merkato të mbyllur të janarit.
Në fakt, “Pipita” është zënë mat, teksa pështynte mbi një mbajtëse anësore në dhomat e zhveshjes së “Etihad”, pas dështimit të Chelseas. Gjesti krejt pa stil dhe madje i shpifur i argjentinasit ka përkeqësuar edhe më shumë pozitat e tij personale, por edhe duke cënuar imazhin e përgjithshëm të klubit.
Ka mjaftuar aq, që mbi ish-sulmuesin e Milan, Juve e Napoli të zbarkojnë polemikat që zbehën atë dygolësh të realizuar nga argjentinasi në ndeshjen ndaj Huddersfield.

Një goditje tjetër e rëndë e procesit të hapjes së negociatave!

Sali BERISHA

Te dashur miq, pas vendimit per heqjen e kater denimeve me vdekje mikut te vet, serial killerit Dritan Dajti, krimi dhe kryekreu i meduzes Edvini korren nje fitore te re, bllokimin e hetimit te plote te Sajmir Droges, njeriut qe ne postin e ministrit te brendshem i dha makinen ne pronesi te tij dhe targe ministrore per trafik droge, jashte çdo kontrolli policor, bandes se Habilajve dhe qe mbushi se bashku me Ramen Shqiperine me kanabis dhe krijuan narkoshtetin shqiptar.
Por ky vendim perben nje goditje te rende dhe fatale per mundesine e hapjes se negociatave me Bashkimin Europian.
Bllokimi i arrestimit te Saimir Tahirit nga Rama ne parlament ishte nje nga shkaqet me madhore te mos hapjes se negociatave me BE vitin e kaluar.
Hetimi i plote i çeshtjes Tahiri mbeti nje kusht i pandryshueshem nga disa vende anetare per te pranuar hapjen e negociatave me Shqiperine.
Por ne kundershtim flagrant me kete kerkese, Edvini urdheroi dje bllokimin e hetimit te metejshem te Sajmir Droges duke deshmuar se ai eshte skllav i Tahirit dhe se interesat dhe lidhjet e tij me krimin qendrojne mbi çdo gje tjeter per te.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal, ju bej thirrje shqiptareve te marrin ne dore fatet e integrimit tyre ne BE dhe te hedhin sa me pare kalbesiren qe po i bllokon ata! sb

Hetimi monstruoz i Prokurorisë, palë me vrasësit e Ardit Gjoklat, nuk gjen asnjë përgjegjës

Dy personat e akuzuar nga prokuroria e Tiranës për vdekjen e 17 – vjeçarit Ardit Gjoklaj në Landfillin e Sharrës u shpallën të pafajshëm. Sipas Gjykatës, prokuroria nuk ka zbuluar vendin, kohën dhe personat përgjegjës, duke shkelur detyrimin kushtetues të saj dhe duke shkatërruar hetimet.
Ardit Gjoklaj u vra në 7 gusht 2016, si pasojë e goditjeve të rënda në Landfillin e Sharrës. Prokuroria akuzoi si përgjegjës për vrasjen Dëfrim Hakramën, mbikëqyrës i punonjësve në landfill, dhe Edmond Kallarin, shofer i ekskavatorit – të dy pa kontratë pune, ashtu si Arditi.
Në vendim shkruhet se përpara gjykatës duhet të ishin persona të tjerë, që janë direkt përgjegjës dhe jo Dëfrim Hakrama dhe Edmond Kallari.
“Nga analiza e provave shkresore dhe atyre me dëshmitarë rezulton se kanë qenë persona të tjerë ata që kanë pasur përgjegjësinë e informimit, trajnimit të punëmarrësve dhe zbatimit të rregullave të sigurimit teknik në këtë landfill.
Por, për sa kohë këta subjekte apo persona nuk janë pjesë e këtij procesi penal, që po shqyrtohet sot nga gjykata, kjo e fundit nuk mund të shprehet për përgjegjësinë e tyre.”

Prokuroria asnjëherë nuk e gjeti se kush ishte shkaktari i vërtetë i vrasjes së Ardit Gjoklajt. Edmond Kallari u akuzua nga prokuroria si përgjegjës, por sipas pamjeve filmike Kallari nuk ka qënë me ekskavatorin e tij në zonën ku është gjetur trupi i Ardit Gjoklajt. Ndërsa Dëfrim Hakramën, mbikëqyrës i punonjësve në landfill, prokuroria e akuzoi si përgjegjës për mostrajnim të personelit teknik, por nga ana tjetër nuk mori parasysh që shoferi i ekskavatorit nuk kishte kontratë pune, njësoj si Ardit Gjoklaj.
Por, pavarësisht këtyre fakteve, prokuroria këmbënguli në fajësinë e tyre dhe nuk hetoi persona të tjerë përgjegjës apo faktet e mësipërme.
Në lidhje me vendin ku 17-vjeçari Gjoklaj ka humbur jetën, ekspertja e thirrur nga gjykata u shpreh se ai mund të jetë vrarë në një vend tjetër dhe trupi i tij është sjellë në Landfillin e Sharrës. Sipas gjykatës, rezulton se prokuroria dhe policia nuk kanë ndërmarrë veprime të tjera për të hetuar këtë fakt.
“Fakti si më sipër duhet të kishte shkundur Policinë dhe Prokurorinë për të kryer hetime të thella dhe të specializuara…”
Kjo tregon, së paku, papërgjegjshmërinë e prokurorisë dhe policisë për të gjetur fajtorët e vërtetë, si dhe vullnetin e prokurorisë për ta mbyllur sa më shpejt çështjen e vdekjes së Ardit Gjoklajt, pa gjetur shkaktarët e vërtetë të saj.

“Exit.al”

Maskarada me drejtësinë politike, Rama shpëton Tahirin nga hetimi i SPAK

Dje, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e ish-Ministrit, Saimir Tahiri për mos shtyrje të hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sipas vendimit të Gjykatës, Prokuroria duhet të përfundojë hetimet deri më 10 mars. Hetimi për përfshirjen e Saimri Tahirit në trafikun e drogës është shtyrë deri më tani katër herë – hera e fundit ishte në janar 2019.
Afati i caktuar nga gjykata, i jep mundësinë prokurorisë t’i mbyllë hetimet, përpara se hetimi t’i kalojë Prokurorisë Speciale (SPAK), formimi i së cilës është shtyrë prej aplikimeve të pakta.
Në tetor 2017, Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit si i dyshuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të trafikimit të drogës në Itali. Saimir Tahiri ka udhëtuar disa herë në shoqërinë e drejtuesve të grupit kriminal Habilaj në Greqi. Vëllezërit Habilaj, drejtuesit e grupit kriminal janë kushërinj të Saimir Tahirit.
Pavarësisht deklaratave të Tahirit se ai nuk do të përdorte imunitetin e deputetit si mbrojtje nga arrestimi i prokurorisë, Kuvendi e vonoi me 10 ditëdhënien e autorizimit prokurorisë për kontrollin e banesës dhe pronave të tjera të Tahirit për kërkimin e provave. Kohë e mjaftueshme kjo për të zhdukur çdo provë të përmendur në përgjime, të cilat Tahiri i kishte në dispozicion që në fillim.
Në fakt, dyshimet që Tahiri mund të ketë pastruar provat kompromentuese u bënë të qarta më 1 nëntor 2017, kur policia arrestoi Orest Sotën në Elbasan. Në makinën e tij u gjetën në makinë 836 mijë euro dhe katër patenta për mjete transporti ujor të ish-ministrit Tahiri dhe veture të bashkëshortes së tij.

Vetë, Saimir Tahiri nuk ka bërë asnjëherë asnjë koment për paratë dhe patentat e tij të gjetura në makinën e Orest Sotës, ndërkohë që më vonë është vërtetuar se Sota ka udhëtuar disa herë privatisht me Tahirin jashtë shtetit, përfshi një udhëtim në Gjermani. Në janar 2018, Sota u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.
Në maj 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e prokurorisë për arrest me burg duke vendosur masën e sigurimit me “arrest shtëpie” për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Dhe në 25 maj,Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi heqjen e masës së sigurisë dhe hetimin në gjendje të lirë të ish-ministrit Tahiri.
Ndërkohë, Prokurorja e Përgjithshëm e Përkohshme Arta Marku ndërhyri disa herë në këtë çështje, së pari lejoi ekstardimin e një dëshmitar kyç, Nazer Seitit financier të bandës së Habilajve të ekstradohet në Itali, hoqi prokurorin Besim Hajdarmataj nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe e transferoi në Prokurorinë e Pogradecit.
Më 15 mars 2018, u ngrit Komisioni i posaçëm për hetimin e Saimir Tahirit. Por, ky Komision nuk solli asgjë të re në hetimet ndaj Tahirit sepse qeveria nuk pranoi të japë dokumenatta e kërkuara nga anëtarët e Komisionit.
Rezultati i vetëm konkret i hetimin ndaj Saimir Tahirit është ndryshimi i rregullores së Kuvendit me qëllim forcimin e imunitetit kriminal të deputetëve.