Ndryshe nga një vit më parë, Premier League është kthyer këtë sezon një kampionat i dueluar, me rivalitet dhe ndeshje spektakolare. Ndërkohë që ka nisur faza më interesante e sezonit, ku beteja për titullin kampion është e fortë, superkompjuteri ka bërë parashikimin e tij se kush do të triumfojë në fund.
Aktualisht, Manchester City dhe Liverpool kanë pikë të barabarta në renditje, me “qytetarët” që udhëheqin falë diferencës së golave. Gjithsesi, “reds” kanë një ndeshje më pak. Superkompjuteri ka analizuar të gjitha ndeshjet e mbetura dhe në fund ka bërë parashikimin.
Rezultati përfundimtar thotë se kampion do të shpallet ekipi i Liverpool, ndërsa Manchester City do të renditet në vendin e dytë. Në podium ngjitet edhe Tottenham, i treti, ndërsa vendin e katërt dhe të fundit që të kualifikon në Champions League e siguron Manchester United.
Në Europa League do të shkojnë Arsenal dhe Chelsea, që sipas superkompjuterit do të renditen respektivisht në vendet 5 dhe 6.
Superkompjuteri bën parashikimin, zbuloni ekipin fitues të Premier League
Deklarata e fortë e deputetit: Ka filmime të tjera të policit pervers! Kërcënoi dhjetra gra, i regjistronte dhe…
Deputeti i PD, Ervin Salianji shkruan në një postim në Facebook se, polici i arrestuar në Malësinë e Madhe për ngacmimin seksual ndaj një 15-vjeçareje ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi, por u rikthye nga Rilindja gjatë zgjedhjeve.
Salianji shprehet se Shumë prej grave dhe vajzave e kanë denoncuar ne komisariat policin Berhan Bajrakurti, por policia i ka shpërfillur dhe nuk ka marre asnjë herë denoncimet e tyre.
“Sot ekzistojnë prova dhe video qe viktimat i denonconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit”, shkruan Salianji.
Statusi i plotë
Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi.
Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjecare, e te vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!
Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video per ti shantazhuar apo per nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i deninconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!
Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti denojne me ashpersine me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!
Nëna: Në Komisariat nuk më pranuan denoncimin për policin, thanë është me ‘Rilindjen’!
Skandali me punonjësin e policisë i cili është arrestuar në Malësinë e madhe pas publikimit të videos po merr përmas edhe më të gjera. Pas arstimit të tij detaje të tjera po publikohen.
Reporteri i A2CNN nga Shkodra thotë se: “Materiali është regjistruar në banesë personale. Video është gjetur nga nëna e vajzës dhe më pas është dorëzuar nga ajo në media, e më tej edhe në polici. Nuk i kanë pranuar denoncimin, të paktën sipas saj, e cila shprehet se në polici i kanë thënë që të mos merret me atë person pasi është malësor e me “Rilindjen”. Disa orë pasi video është bërë publike, është bërë shoqërimi i policit”.
Punonjës i policisë në Malësinë e Madhe u vu në pranga nga kolegët e tij, pasi dyshohet së ka ngacmuar seksualisht më një të mitur.
Arrestimi i Berhan Bajrakurtit u bë pas denoncimit të prindërve, të 15-vjeçares. Këta të fundit kanë parë videot në telefonin e vajzës së tyre dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë.
Ngjara në Malësinë madhe vjen pas asaj të Kavajës ku një 13-vjeçare u abuzua nga disa bashkëmoshatarë të saj. Shoqëria civile protestoi sot në Shkodër, kundër abuzimeve seksuale dhe dhunës.
Basha befasohet nga pritja e të rinjve në Pogradec!
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka përshkuar në këmbë rrugët e Pogradecit dhe ka ndalur dyqan më dyqan. Ka përshëndetur tregtarët, qytetarët, gjimnazistët që ka ndeshur rrugës dhe i ka pyetur si i kanë hallet në familje.
“Ke kohë të ulesh e të pimë kafe? Të flasim shtruar”, i tha një burrë ulur në një kafe të vogël. “Nuk kam kohë, se më presin, i tha Basha, por të bashkohemi në Tiranë jo me kafen e dëshpërimit përpara. Më 16 shkurt në Tiranë”.
Pasi ak ecur disa metra më tej, Basha ka shpërthyer në gaz kur përpara i kanë dalë befas disa të rinj me pankarta në duar. Por, ndryshe nga pankartat e zakonshme me mesazhe politike, të gjitha ishin karikatura të kësaj qeverisjeje.
Pas këtij takimi, që u bë i hareshëm, kreu i opozitës ka ndalur dhe ka marrë fjalën me një thirrje të fortë për protestë më 16 shkurt në Tiranë përpara kryeministrisë.
Nga fjala e kryetarit të PD, Basha me qytetarët e Pogradecit
Kupa është mbushur!
Kupa është mbushur apo jo?!
Kupa është mbushur dhe po derdhet!
Ndaj t’i hapim rrugë një plani ekonomik, që këta të kthejnë miliardat që kanë vjedhur dhe në burg do të shkojnë.
Të gjithë qeveritarët e korruptuar si minjtë në çark do t’i zëmë më 16 Shkurt dhe do t’i çojmë para drejtësisë.
16 Shkurti do të jetë ditë mësimi historik. Mësimi do të jetë ky: ky vend është i popullit, këto taksa janë të njërëzve, nuk do të tolerohen më 5 njerëz që të zhvasin pasuritë e shqiptarëve.
Më 16 shkurt jepini një mësim çdo qeverie tjetër se me popullin nuk luhet, se durimi ka marrë fund dhe koha e fjalëve ka marrë fund!
Evropa po na vëzhgon!
Ejani dhe jepni verdiktin përfundimtar të shtunën në Tiranë!
Basha: Votat i numërojnë Gjushi dhe Niçja, 16 shkurti do t’i japë fund grushtit të shtetit!
Kreu i PD, Basha gjatë bashkëbisedimit me tregtarët e Pogradecit theksoi se, Partia Demokratike ka një ofertë politike edhe për trajtimin e pronave, ndërsa u shpreh se, votat i numërojnë Gjushi dhe Niçja.
“Ne jemi parti e pronës. Ju keni në dorë votën ne kemi në dorë ofertë politike. Prandaj me 16 shkurt duhet ta mbyllesh këtë dhe të bashkohesh. Nëse nuk dalim atje, ti Voton, Gjushi dhe Nicja i numërojnë”, tha Basha mes të tjerash.
Pjesë nga biseda
Tregtar: Kur erdhi Edi Rama na tha se do të ulë energjinë dhe nuk e uli dhe detyrohem unë dhe mbaj dritta fikur. Ndriçimi e bën mallin të duket bukur. Uën s’i mbaj dot.
Basha: Edi Rama nuk e ka lidhur fatin me ju. Edi Rama nuk ka mbajtur premtimet sepse ato nuk ishin premtime, nuk ishte program ekonomik. Ai votën e ka marrë me banditët, siç e tha edhe Zëri i Amerikës.
Ai votën tënde s’ka nevojë ta mbaj. Ne e kemi lidhur fatin me ju.Kjo është garancia sepse ajo që themi nuk është premtim, por është plan.
Ne nuk do të vijmë në pushtet me votën e krimit. Unë nuk jam ulur ndonjëherë me krimin, nuk bëj pushim e me oligarkë. Duhet të bësh dallimin e një force politike që vjen me program, jo me premtime, që e lidh fatin me ty. 16 shkurti do të rikthejë votën dhe do t’i japë fund grushtit të shtetit.
Basha në Pogradec, bashkëbisedim me qytetarët për vështirësitë ekonomike dhe pagat e ulëta
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vazhdon turin e tij të takimeve me banorët e qyteteve të ndryshme.
Ndalesa e tij e rradhës është në Pogradec, ku ai ka kërkuar nga banorët e Pogradecit t’i bashkohen në protestën e 16 shkurtit të Tiranë.
Ai gjithashtu ka dëgjuar edhe kërkesat e tyre në lidhje me vështirësitë ekonomike dhe pagat e ulta.
Bashkëbisedimi
Qytetari: Më thuaj hapur, t’i mbaj dokumentet e pronave që më takojnë e s’mi kanë kthyer apo t’i hedh?! Opozita pse nuk ka folur kaq vite për pronat? Unë jam shumë i dëmtuar, sepse kam 85 dynymë që s’po i marr dot.
Basha: Spartak, arsyeja pse nuk e ke dëgjuar fjalën tonë është se mediat janë të kapura. Ne kemi mbajtur qëndrime të qarta në parlament. Më dëgjo, pastaj më thuaj.
Spartaku: Jo, keni folur aty këtu ndonjë fjalë, por nëse do ta kishit prioritet…
Basha: Më dëgjo çfarë dua të them, më dëgjo, sepse je viktimë e propagandës së qeverisë. Ne jo vetëm kemi protestuar, por e kemi çuar në Strasburg për pronarët. Mos më kërko si opozitë atë që ka detyrë qeveria! Pra, e kemi kundërshtuar tre herë. Të garantoj dhe e kam thënë, ndoshta qëndron kritika jote dhe unë ndaj do ta përsëris, se ligji që ata kanë bërë është rishpronësim.
Spartaku: Të lutem më’u përgjigj, t’i djeg dokumentat apo t’i mbaj?! Sepse nga këta s’kam më shpresë.
Basha: Absolutisht, ta thashë që duhet t’i mbash. Por duhet ta dish që mesazhet e opozitës bien shpesh pre e propagandës së qeverisë. Ky ligj do të anullohet! Hera e tretë që po të them po, mbaji dokumentet. Ne e kemi luftuar këtë ligj dhe ditën kur të na besoni me votë, ne do ta anullojmë këtë ligj. Ndaj ka rëndësi më 16 shkurt, që ta mbyllësh disa orë dyqanin e të jesh ën Tiranë. Se pa çliruar zgjedhjet, nuk ke…Beteja e 16 shkurtit është për t’u rikthyer diçka tjetër shqiptarëve, që ju janë vjedhur pronat, por ju janë vjedhur edhe zgjedhjet.
LIVE – Takime me qytetarët e Pogradecit për protestën në #16Shkurt #protesto
Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 12. Februar 2019
Skandali seksual, Lleshaj shkon në Komisariatin e Malësisë së Madhe, urdhëron policinë të arrestojë denoncuesin
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka mbërritur mëngjesin e ditës së sotme në Malësi të Madhe për ngjarjen shokuese që u publikua dje nga mediat, ku një efektiv policie u filmua duke bërë veprime të turpshme përkundrejt një të miture.
Ministri Lleshaj është shoqëruar nga kryetari i bashkisë në Malësinë e Madhe Tonin Marinaj dhe drejtori i policisë vendore Vehbi Bushati.
Në një deklaratë për mediat duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve për ngjarjen shokuese, Lleshaj u shpreh se policia përfqëson të gjithë shoqërinë, ndërkohë që ngriti si pyetje themelore se: Kush është denoncuesi, pasi sipas tij akoma nuk ka një të tillë.
Gazetarët: Keni thënë se nëse shihni policë që nuk sillen mirë, ajo është fytyra ime?
Lleshaj: Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e të gjithë juve dhe e shoqërisë tonë. Policët na përfaqësojnë ne të gjithëve. Cili polic?! Ai është arrestuar që mbrëmë!.
Gazetarët: Është thënë që policia nuk ka pranuar denoncimin e vajzës?
Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë. Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë denoncuesin i cili nuk gjendet. Kush është denoncuesi?!
Gazetarët: Pse mbahet i ndaluar?
Lleshaj: Duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të çdo denoncuesi potencial. Fakti që nuk kemi denoncues, është pyetja më e madhe që ne do ta sqarojmë shumë shpejt.
Operacion i madh antidrogë, kush janë 12 shqiptarët e arrestuar në Itali dhe Shqipëri
Një operacion antidrogë i përbashkët me Guardia di Finanza italiane po zhvillohet në Vlorë dhe Leçe.
Sipas burimeve të Faxweb.al, operacioni antidrogë ka nisur herët në mëngjes. Në orën 7:00 kanë mbërritur forcat RENEA, një aksion që po zhvillohet edhe në Itali.
Në Vlorë dhe Leçe janë arrestuar deri tani 12 shtetas shqiptar:
Luka Beqiraj
Bilbil Kabello,
Arbnor Hoxhaj
Denis Pashaj
Kujtim Elmazi
Kristian Llanaj
Dorian Alikaj
Altin Avduramani
Ajet Çepaj
Klaudio Fani
Artur Malo
Raul Zenunaj.
Këto emra kanë mbërritur në Shqipëri me letër-porosi, pas hetimeve të zhvilluara në Itali për një grup trafikantësh që transportonte kanabis nga Vlora në Itali.
Në rrugë jozyrtare mendohet se janë trafikuar rreth 10 ton drogë në vitet e fundit.
Janë prerë 27 masa sigurimi, nga të cilat 21 janë shqiptarë dhe 6 italianë. Në orët e para të mëngjesit janë arrestuar në Vlorë 6 shtetas shqiptarë, ndërsa 3 të tjerë 2 italianë dhe 1 shqiptar ndodhen në burg në Shqipëri. Në Itali janë arrestuar 10 persona, 5 shqiptarë dhe 5 italianë, ndërsa 1 shqiptar ndodhet në burgun e Malit të Zi. Janë shpallur në kërkim 7 shtetas të tjerë.
Hetimet për finalizimin e këtij operacioni kanë nisur prej dy vitesh, ndërsa mësohet se janë çmontuar 4 grupe kriminale.
Në Itali operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi. Ky aksion vjen vetëm pak kohë pas vizitës së prokurorit të Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho.
Spiuni Artur Meçollari emërohet nga Rama Komandant i Forcës Detare të vendit!
Ish-Kryeministri Berisha shprehet se, Artur Meçollari është emëruar sot nga shefi i qeverisë, Edi Rama si zv.Komnandant i Forcës Detare të Shqipërisë.
Me anë të një posti në Facebook, Berisha ka publikuar mesazhin e një oficeri dixhital, i cili i kërkon të ndërhyhet sa më parë për ta frenuar një emërim të tillë.
Sipas qytetarit dixhital, Artur Meçollari është i përfolur si agjent i shërbimit grek.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Spiuni Artur Meçollari emerohet nga Zografi bis de facto Komandant i Forces Detare te vendit!
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb
Pershendetje dr.Ju bejme me dije se Artur Mecollari, i perfolur si spiun i agjenturave te huaja(biles i liruar njehere nga ushtria per kete fakt) dhe se fundi i perfolur si sherbetor e spiun i grekeve gjate angazhimit te tij ne grupin teknik te Shqiperise per demilitimin e ujrave ndermjet Shqiperise dhe Greqise, sapo u emerua Zv/Komandant i Forcave Detare. Ky emerim i bere nga ministrja Xhacka behet ne nje kohe kur Ministrja i ka kerkuar Presidentit te Republikes shkarkimin e Komandantit te Forces Detare Gjeneral Major Ylber Dogjani. Qellimi eshte i qarte, parapergatitjen e zotit Mecollari per Gjeneral dhe komandant Force, duke mundesuar keshtu, ushtrimin e kompetencave te plota nga ana e tij, ne ushtrimin e pergjegjesive te komandi-kontrollit ne drejtimin e Forces Detare, e cila ne misionin e saj ka mbrojtjen e sovranitetit detar dhe kryerjen e Rojes Bregdetare.
Ju lutem nderhyni sa me pare, pasi nuk mundet ti besohet nje pergjegjesi kaq e rendesishme nje njeriu te dyshimte per lidhje agjenturore dhe plot rekorde te tjera negative te njohura tashme nga gjithe korpusi ushtarakeve dhe pse jo opinioni publik.
Nje veprim i tille cenon rende integritetin moral dhe besushmerine e Forcave te Armatosura, si nje strukturat me serioze te shtetit.
Pazari i Ramës me makinat!
Kreu u grupit parlamentra të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me një shënim në faqen e tij në Facebook pas idesë së kreut të qeverisëe për të ndryshuar vendimin për makinat e vjetra.
“Po tani nuk e demtojnë më mjedisin??? Apo tani përmirsojnë xhepin e kryeministrit me ndonjë rryshfet të majmë”.
“Turp i madh, ç’qeveri batakçinjësh është kjo”, shkruan Vasili në shenimin e tij.
“Në 16 shkurt kundër kësaj hajduterie të përditshme”, thotë drejtuesi i lartë i LSI.
Postimi i plotë
Pazari i Edi Ramës me makinat!?
Edi Rama vuri ndalimin e hyrjes se makinave para vitit 2008 dhe tha se ato shkaterronin mjedisin.
Tani na thote se do ta rishohe vendimin se i kane ardhur ca ankesa ne portal.
Po tani nuk e demtojne me mjedisin??? Apo tani permirsojne xhepin e kryeministrit me ndonje rryshfet te majme.
Turp i madh, ç’qeveri batakcinjsh eshte kjo.
Po tere ata qytetare, qe u demtuan nga ky vendim dhe blene nga halli makina me te shtrenjta se cfare ju mbante xhepi.
Apo atehere ishte pazari me te tjera grupe qe shisnin makina.
Jua moren atyre leket ne ate kohe dhe tani u kthyen qe te marrin keto te tjerat me grupe te tjera.
Ne fund te fundit qytetari i peson te gjitha.
Bashkeqeverisja me qytetaret eshte bashkesia e hajduterise kunder qytetareve.
Ne 16 shkurt kunder kesaj hajduterie te perditshme.