Skema e Ramës për të shpëtuar Tahirin me gjykatën
Vendimi për të ndërprerë, praktikisht, hetimet e prokurorisë për Saimir Tahirin është pjesë e skenarit të Edi Ramës për të shfajësuar ish ministrin e brendshëm nga akuza për trafik droge. Në vend që Rama t’u thotë shqiptarëve t’i kërkojnë falje Saimir Tahirit, ai duhet të përgjigjet, nëse babai dhe bashkëshortja e Saimir Tahirit, kanë udhëtuar së bashku me Habilajt.
Është momenti që shqiptarët, të cilët duan një drejtësi të barabartë për të gjithë, të mos rrinë më të heshtur, por të bashkojnë zërin e tyre me protestën e 16 shkurtit në Tiranë!
DEKLARATË E DEPUTETIT FLAMUR NOKA, NËNKRYETAR I KOMISIONIT TË SIGURISË
Sa herë që Saimir Tahiri ka një hall me gjykatat dhe prokurorinë, sistemi i ri i drejtësisë provon se është plotësisht në shërbim të tij. Partia Demokratike ka paralajmëruar se Saimir Tahiri do të shfajësohet nga akuza për trafik droge dhe këtij skenari i shërbeu edhe vendimi i sotëm për të ndërprerë praktikisht hetimet e prokurorisë për Saimir Tahirin.
Fillimisht, Edi Rama përdori parlamentin për të penguar hetimet e grupit të prokurorëve, duke mos dhënë autorizimin për arrestimin e Ministrit të Brendshëm.
Pastaj, përdori Arta Markun për të shpërbërë grupin e prokurorëve, sië u faktua, në kundërshtim me ligjin.
Tani, Edi Rama po përdor gjykatën për të penguar vijimin e hetimeve, pikërisht në kohën kur prokurorët presin përgjigje nga Mali i Zi për aktivitetin e Saimir Tahirit dhe lidhjet e tij me grupin e Habiljave.
Kjo do të thotë se, nëse brenda 3 javëve Mali i Zi nuk kthen përgjigje, dosja mund të shkojë në gjykatë e paplotë.
Sado që drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama ta lehtësojë Saimir Tahirin, në dosjen e tij ka faktë të rënda të përfshirjes së familjarëve më të afërt të Saimir Tahirit me grupin e Habiljave.
Në vend që Edi Rama t’u thotë shqiptarëve t’i kërkojnë falje Saimir Tahirit, është më mirë të ngarkojë dikë që t’i përgjigjet një pyetje të thjeshtë:
A kanë udhëtuar së bashku me Habilajt, të cilët ai i quan llum, babai dhe bashkëshortja e Saimir Tahirit?
Vendimi i gjykatës për të penguar vijimin e plotë të hetimeve vjen pas kërcënimeve publike të pak kohëve më parë të vetë Saimir Tahirit. Me mbështetjen publike të Edi Ramës ai kërcënoi çdo polic, prokuror dhe gjyqtar që të mos guxojnë të vazhdojnë hetimin ndaj tij.
Vendimi i sotëm i Gjykatës është një tjetër goditje e rëndë ndaj Reformës në Drejtësi.
Është momenti që partnerët e huaj që i premtuan popullit shqiptar drejtësi të vërtetë dhe kapjen e peshqve të mëdhenj, të mbajnë premtimin dhe të mos lejojnë që një kriminel si Saimir Tahiri të shpëtojë pa u ndëshkuar.
Është momenti edhe për të gjithë ata shqiptarë, të cilët duan një drejtësi të barabartë për të gjithë, të mos rrinë më të heshtur!
I ftojmë ata që ta bashkojnë zërin e tyre me zërin e mijëra shqiptarëve të tjerë në 16 shkurt përpara kryeministrisë për t’u dhënë shans Shqpërisë të bëhet një vend normal, ku drejtësia është në shërbim të njerëzve të zakonshëm dhe jo të kriminelëve me pushtet.
Tjetër skandal i Rilindjes! Shkolla kthehet në lokal për dasma e vdekje!
Në Shkollën e Mesme të Bashkuar, në Gjergjovinë të Gramshit, shkurtohen orët e mësimit sa herë ka ceremoni mortore ose dasma në fshat. Drekat dhe darkat shtrohet në ambientet e brendshme të shkollës, duke u mohuar mësimin nxënësve.
Drejtoresha e shkollës urdhëron shkurtimin e orëve të mësimit, duke i kthyer ambientet e shkollës në lokal për zhvillimin e ceremonive mortore dhe dasmave. Gjithçka ka ndodhur me nismën e saj, duke mos marrë leje as në Zyrën Arsimore të Gramshit.
Pas denoncimit të faktit, Zyra Arsimore e Gramshit ngriti menjëherë komision për të marrë masa ndaj drejtoreshës.
“Fiks Fare”, pas denoncimit të rastit nga banorët e fshatit, të cilët dërguan edhe një video nga ceremonia e fundit mortore e zhvilluar në shkollë, udhëtoi pikërisht në fshatin Gjergjovinë, për të vërtetuar pamjet që kishin mbërritur në redaksi.
Gazetarët kontaktuan fillimisht me nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, të cilët në bisedë me ta kanë treguar se ditën e zhvillimit të ceremonisë mortore të njërit prej banorëve të zonës, që kishte ndërruar jetë para një jave, ishin shkurtuar orët e mësimit për t’u zhvilluar në ambientet e shkollës dreka e vakisë.
Këtë vendim e kishte marrë drejtoresha e shkollës, për të kryer më pas edhe ritet mortore.
Po kështu, janë banorët e fshatit Gjergjovinë, të cilët tregojnë se “jo vetëm para një jave, por në shumicën e rasteve, ceremonitë mortore zhvillohen në ambientet e shkollës”. Gjithashtu, sipas banorëve, në këtë shkollë zhvillohen edhe dasma, e sipas tyre kjo është një traditë e hershme e fshatit.
Drejtoresha e shkollës, në ballafaqimin me gazetarët pranoi se ka dhënë leje për këtë ceremoni, e po ashtu ajo thotë se e di që është shkelje.
“Është traditë prej kohësh që në këtë shkollë bëhen ceremoni të tilla. Unë dhashë leje, e di që bëra shkelje, por përgjegjësi i ZA-së më tha që të vendos unë, pasi e mora në telefon dhe e pyeta”, u shpreh drejtoresha e shkollës.
Të kundërtën iu tha gazetarëve përgjegjësi i ZA-së së Gramshit. Ai mohoi atë që tha drejtoresha e shkollës. “Nuk i kam dhënë leje, i kam thënë është e ndaluar. Kjo që ka bërë është shkelje e rëndë. Është skandal”, thotë përgjegjësi i ZA-së së Gramshit.
Ndërkohë, ai tha për gazetarët se do të ngrihet menjëherë një komision vlerësimi për drejtoreshën dhe do të nisë marrja e masave administrative.
Bisedat me nxënësit, banorët dhe drejtoreshën e shkollës
Fiksi: Ceremoninë mortore tek shkolla e ka bërë?
Nxënësja: Po
Fiksi: E bëtë pushim atë ditë mo?
Nxënësja: Bëmë pak mësim dhe ikëm.
Fiksi: Më falni ky që ka vdekur para 1 jave, që e ka bërë ceremoninë tek shkolla, ku e ka shtëpinë si vend? Se më thanë diku këtu prandaj.
Nxënësi: Tek ajo shpija e vjetër atje.
Fiksi: sepse ka bërë ceremoninë, a e ka bërë tek shkolla ?
Nxënësi: Po e kuptova.
Fiksi: Ju e keni bërë pushim atë ditë apo mësim?
Nxënësi: Jo deri në orën 12 kemi patur mësim.
Fiksi: Pastaj e bënë aty ceremoninë mortore?
Nxënësi: Po
Fiksi: Sollën arkivolin atje?
Nxënësi: Jo jo, vetëm për njerëzit që hëngrën drekën.
Fiksi: Ceremoninë mortore tek shkolla e bëri?
Nxënësja 1: Po, drekën,
Fiksi: drekën. Shkurtuat orët apo si e bëtë?
Nxënësja 1 : i shkurtuam.
Fiksi: Ceremoninë mortore tek shkolla e kan bërë
Banor: Po kështu e bëjnë të gjithë ata.
Fiksi: Në shkollë ë?
Banor: Atje në koridor.
Fiksi: Ku e ka bërë ceremoninë mortore tek shkolla?
Banorja: Tek shkolla bënë adetin ata, asetin e asaja, drekën. Drekën hëngrëm tek shkolla.
Fiksi: Shumë mirë që ju lënë. E bëjnë vazhdimisht këtë ceremoninë mortore aty?
Banorja: Jo, jo vazhdimisht janë ca raste.
Fiksi: Po tek shkolla kanë bërë ceremoninë mortore?
Banori 1: Po
Fiksi: Shyqyr që ju kan lënë të paktën.
Banori 1: Po shyqyr dhe na kan zgjidh hall. Edhe për të mirë po të kesh rast.
Fiksi: Dasma bëhen këtu?
Banori 1: Po , po të bësh, bën. Bëjnë, bëjnë.
Fiksi: Po flas kanë bërë dhe këtu.
Banori 1: kanë bërë, kanë bërë.
Fiksi: Më thanë e kan bërë ceremoninë mortore tek shkolla, më thanë.
Banori 2: Po, po
Fiksi: Sa mirë që ju lënë.
Banori 2: e?
Fiksi: Sa mirë që ju lënë se në Tiranë nuk të lë njeri të bësh në shkollë.
Banori 2: Epo morëm në telefon, qysh tha ai i morëm masat përpara. Ku të vije? Të vije në Gramsh? Nuk ta leverdisin vetëm autobuzat?
Fiksi: Po mirë që ju lënë ti bëni të paktën.
Banori 2: Jo jo jo kështu i kemi patur edhe më përpara.
Fiksi: Janë bërë vazhdimisht tek shkolla?
Banori 2: Po, po
Fiksi: Po kshu dasma?
Banori 2: Dasmat më përpara atje i bënim, tani i bëjmë në qytet.
Fiksi: Se më than e ka bër tek shkolla ceremonin mortore
Drejtoresha: Shkolla ishte ditë pushimi atë ditë./ TCH
Deklarata e fortë e Arta Dades: Rama duhet të largohet, skandalet më të mëdha në histori
Ish-deputetja socialiste, Arta Dade, akuzon kryeministrin Edi Rama se ka thelluar kulturën e pandëshkueshmërisë njësoj si në qeverinë e Berishës, ndërsa shton se qeveria është përfshirë në disa skandale dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. Ajo i kërkon Ramës të largohet nga drejtimi i qeverisë. Dade sqaron ndërkohë se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, por shton se PS është në gjendje të formojë një tjetër qeveri pa Ramën kryeministër.
ish-deputetja socialiste, Arta Dade, ka rezerva lidhur me ndryshimet në qeveri ku u tjetërsua rreth 90% e kabinetit. E ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo”, Dade tha se ministrat e rinj nuk kanë lidhje me PS, por janë ftuar në qeveri si të afërm të kryeministrit. Sipas saj, qeveria aktuale nuk është e PS-së, por e njerëzve pranë Ramës. Gjithashtu, ajo akuzon kryeministrin se ka thelluar kulturën e pandëshkueshmërisë njësoj si në qeverinë e Berishës, ndërsa shton se ekzekutivi aktual është përfshirë në disa skandale dhe askush sipas saj nuk ka mbajtur përgjegjësi. Ajo i kërkon Ramës të largohet nga drejtimi i qeverisë. Dade sqaron ndërkohë se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, por shton se PS është në gjendje të formojë një tjetër qeveri pa Ramën kryeministër.
Arta Dade: Nëse bëhet mocion në Kuvend, Rama nuk e fiton, kam marrë shumë SMS nga…
Arta Dade thotë se Edi Rama do ta humbiste një mocion besimi në Kuvend. Sipas saj, grupi parlamentar i PS do votonte për largimin e tij nga qeveria. Ish-deputetja socialiste tha se ajo shkëmben vazhdimisht SMS me ish-kolegët e saj në Kuvend dhe këtë mendim ndajnë edhe ata por kanë preferuar të heshtin. Dade shton gjithashtu se opozita e sotme nuk e largon dot Ramën nga pushteti, por përkundrazi e ka forcuar atë.
“Nëse do ketë një votim të fshehtë në Kuvend. Një mocion dhe votimi të jetë i fshehtë,
Rama nuk e fiton grupin parlamentar. Kam marrë shumë mesazhe dhe mendojnë shumë si puna ime, por nuk kanë kurajo. Opozita e tanishme nuk besoj se vërtetë e dëmton Ramën, por e kanë forcuar sepse kanë qenë inekzistentë”, tha ish-deputetja socialiste, Arta Dade.
Arta Dade: Rama duhet të largohet, jo zgjedhje të parakohshme, por PS të formojë një qeveri tjetër
Ish-deputetja dhe njëherazi ish-ministre e Jashtme në qeverinë “Nano”, Arta Dade shprehet te “5 pyetjet nga Babaramo” se kryeministri Edi Rama duhet të largohet për t’i hapur rrugën një tjetër qeverie të PS-së. Dade tha se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, por shtoi se PS-ja është në gjendje të formojë një qeveri tjetër pa Edi Ramën. “Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera.
Më duket se vendi po shkon keq e më keq. PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze. Jam për një qeveri socialiste dhe nuk bie dakord me tezën që Rama e përdor shpesh edhe nëpër blogje që e vetmja alternativë është Edi Rama, ose Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Nuk është e vërtetë. PS ka plot alternativa qeverisëse. Jam për procese në parti. Ka edhe nga të rinjtë, por edhe nga ata me përvojë. Unë çuditem pse kanë heshtur. PS i ka të gjitha kapacitetet që të reformohet”, tha Dade.
Ndryshimet në qeveri, Dade: Ministrat e rinj s’kanë lidhje me PS, Rama ka emëruar njerëzit e afërt
Ish-deputetja socialiste, Arta Dade, ka rezerva lidhur me ndryshimet në qeveri ku u tjetërsua rreth 90% e kabinetit. E ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo”, Dade tha se ministrat e rinj nuk kanë lidhje me PS, por janë ftuar në qeveri si të afërm të kryeministrit. Sipas saj, qeveria aktuale nuk është e PS-së, por e njerëzve pranë Ramës. Gjithashtu, ajo akuzon kryeministrin se ka thelluar kulturën e pandëshkueshmërisë njësoj si në qeverinë e Berishës, ndërsa shton se ekzekutivi aktual është përfshirë në disa skandale dhe askush sipas saj nuk ka mbajtur përgjegjësi. “Qeveria nuk është e PS. Në qeveri janë ftuar njerëzi tmë të afërt të kryeminisrtrit. Do të ishte normale që ku ndryshojnë disa ministra, ajo bëhet me qëllim për ta përmirësuar qeverisjen. Mua më duket që në vend që të përmirësohet, është përkeqësuar. PS që krijoi një standard qeverisje nga 97, mori një vend të zhbërë dhe një shtet të rrënuar me skemat piramidale dhe në një periudhë ty shkurtër normalizoi vendin, nga skemat piramidale patëm 17 banka private. Nënshkruam marrëveshjen e Stabilizim-Asociiimit, këto janë vlerat e PS. Dhe në 2013, kur Rama u bë kryeministër i zhbëri këto vlera dhe pati teorinë që përvoja pengon inovacionit. Këto janë të çuditshme sepse nuk mund t’i heqësh përvojat. 97-2005 pati më shumë anë pozitive sesa dështime. Me modelin e qeverisë Rama është zhbërë një standard i vendosur. Ata që u ftuan të qeverisin vendin, në mënyrë të veçantë ndryshimet e fundit, nuk kanë asnjë lidhje me PS. Në 2013-ën kishim kolegë deputetë që u munduam të realizonim pjesë të programit tonë. Rama tentoi të krijojë një model të vetin që për mendimin tim rezultoi i dështuar. Mjaft pjesë të programit janë të papërmbushuara. Ka fituar zgjedhjet duke premtuar se do heqim dorë nga kultura e pandëshkueshmërisë. Dhe pandëshkueshmëria vijon si në kohën e Berishës. Skandalet janë më të mëdha që kanë ndodhur se në të kaluarën”, tha ajo.
Berisha publikon fotot: Polici i skandalit seksual mik me Edi Ramën!
Një skandal i madh seksual ka përfshirë ditën e sotme Policinë e Shtetit. Një shef policie në Malësinë e Madhe është filmuar në momente të rënda, ndërsa është denoncuar nga nëna e një vajzë 15 vjeçe.
Ndwrkohw, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto të oficerit të policisë të arrestuar.
Ai është mik në Facebook me Edi Ramën dhe me Arben Ndokën.
Skandali i përfshirjes së një zyrtari lokal të policisë në Malësinë e Madhe në rast shantazhi seksual ndaj 15-vjeçareje ka zbuluar një tjetër aferë më të rëndë të mënyrës se si janë kryer rekrutimet në radhët e uniformave blu.
Në 2008-ën, Berhan Bajrakurti është shkarkuar nga radhët e policisë për shkelje të rënda në detyrë. Gjatë kësaj periudhe, Bajrakurti ka punuar si fatorino në linjën e autobusit Shkodër – Koplik. Rreth vitit 2015 ai është rikthyer në detyrë. Burime të lapsi.al në Shkodër thonë se, ai është angazhuar në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015 si komisioner i Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe. Të njëjtat burime thonë se në vjeshtën e atij viti, Bajrakurti ka veshur sërish uniformën e policit. Inspektori i Policisë është i martuar, baba i 3 fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.
Skandalin e rikthimit të policit në detyrë e përmendi edhe kreu i PD-së Basha gjatë takimeve në Lushnje.
Berhan Bajrakurti, specialist i policimit në Komunitet në Gruemirë, në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, u arrestua një orë pas denoncimit që nëna e vajzës bëri në media, duke publikuar edhe video teksa inspektori i zonës i tregonte organin gjenital së bijës në video telefonata.
Vajza 15-vjeçare e ka filmuar këtë moment, duke e paraqitur si një provë të fortë në polici, ku bëri edhe kallëzimin. Në denoncim ato thonë se kanë marrë edhe kërcënime prej inspektorit, i cili u vu në dijeni për denoncimin.
“Do ju zhduk, do ju shfaros”, ishin fjalët kërcënuese të tij, të cilat nëna ka guxuar t’i bëjë publike në media duke mos pasur ngurrimin edhe të publikojë videon me gjeste të turpshme nga ana e inspektorit të policisë Berahan Bajrakurti.
Ministri i Brendshëm reagoi duke u distancuar, madje duke mohuar edhe veten. Edhe pse në emisionin “Opinion” kur pritej të merrte detyrën e ministrit, Lleshaj tha se “fytyra e çdo polici do të ishte edhe fytyra e tij”, sot ai thotë se “policët janë të Shqipërisë dhe se secili tregon veten e tij me veprimet që bën”.
Ky regjim do të përmbyset, populli do të marrë fatet në duar të shtunën, s’ka forcë ta ndalë
Shqiptarët nuk janë të varfër, por janë të vjedhur. Ne do t’i japim fund çdo koncesioni e PPP-je. Oligarkët do t’i zëmë si minj në çark, bashkë me politikanët e korruptuar, që kanë vjedhur nga xhepat tuaj. Lushnja lëngon sërish nën këmbët e bandav, të cilat kanë zaptuar gjithçka. Çdo pasuri e lushnjarëve sot është në dorën e bandave të Lushnjes, e Shytëve dhe e ortakëve të tyre, e atyre që i delegojnë me telefon nga qelitë e burgut.
Ky sistem i kalbur nuk mund të pastrohet. Ky sistem, me një kryeministër, që nuk përfaqëson votën e shqiptarëve, por të bandave, duhet dhe do të përmbyset. Kjo është një javë vendimtare për Shqipërinë.
Ky është modeli i Edi Ramës, i cili akoma hesht për Dritan Dajtin dhe 4 policët e vrarë, sepse ajo është vepër direkt e Ramës. Është detyrë kombëtare që populli i bashkuar të marrë fatet në dorë të shtunën dhe nuk ka forcë që ta ndalojë.
Për të gjithë ata që kërkojnë apo dyshojnë se në fund të këtij procesi do të ketë një tjetër narrëveshje me Edi Ramën u them qartë dhe prerë:Me Edi Ramën, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë marrëveshje.
Çdo institucion, ka humbur legjitimitetin. Çdo institucion, ka humbur moralin. Moralin, sot e kanë vetëm shqiptarët e bashkuar. Kjo është një javë vendimtare për Shqipërinë.
Bashkohuni në sheshin para kryeministrisë me 16 shkurt dhe merrni në dorë fatin tuaj.Askush nuk mund t’ju pengojënë misionin hyjnor! Sëbashku, t’i japim fund, grushtit të shtetit nga kriminelët. Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.
Fjala e Kryetarit të PD, Lulzim Basha
Sa herë që vij në qytetin e Lushnjes, sa herë që ndodhem pranë shtëpive, tregjeve apo arave të fermerëve të Myzeqesë, në këto 5 vite kam parë përkeqësimin e përditshëm të gjendjes tuaj ekonomike. Varfëria është ulur këmbëkryq. Varfëria është ulur këmbëkryq për shkak të vjedhjes qeveritare dhe të korrupsionit qeveritar. Lushnja dhe Myzeqeja ia kanë dalë në tre dekada të ndërtojnë mirëqenie dhe punësim, natyrisht me vështirësi, me sfida të shumta, por kurba ka qenë rritëse deri para 5 vitesh, kur u lëshua mbi ju banda kriminale e “Rilindjes”. Rritën çmimin e energjisë dhe morën jetë të pafajshme, këtu në Lushnje.
Nuk i harrojmë mbi 330 kryefamiljarë, që i plasën burgjeve, sepse nuk kishin mundësinë të paguanin faturën e energjisë. Kush prej jush i harron? Kush i harron jetët e humbura në akte dëshpërimi që në ditë të ftohta, në prag të vitit të ri nga baballarë që u futën në burg për një prizë, për një furnelë elektrike. Këto bëri “Rilindja”, këtë bëri Edi Rama, ndërkohë që sot e gjithë ditën, bredhin të lirë ministrat që bënin trafikun e drogës, krekosen, si Saimir Tahiri me shokë, hajdutët që i kanë vjedhur taksat tuaja në 2,9 miliardë euro koncesione, krekosen me paratë tuaja, i kanë bërë vila, i kanë bërë pasuri, i kanë bërë konto bankare sekrete.
Askush nuk e ka shprehur më mirë se rinia, se djemtë dhe vajzat tuaja të reja, kur u ngritën në kryengritjen studentore të dhjetorit: “nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur”. Jo vëllezër e motra, as Lushnja, as Myzeqeja, as Shqipëria nuk janë të varfër, por janë të vjedhur. Me këto miliarda euro një qeveri, e cila mendon për njerëzit, do t’ju shtrinte dorën, në radhë të parë më të pamundurve.
Dhe unë ju jap fjalën, se qeveria që do të vijë me votën e lirë të shqiptarëve, qeveria e Partisë Demokratike dhe e opozitës së bashkuar, gjëja e parë që do të bëjmë, do t’i japim fund çdo koncesioni e PPP-je, nga i pari tek i fundit. Oligarkët do t’i zëmë si minj në çark, bashkë me politikanët e korruptuar, që kanë vjedhur nga xhepat tuaj. Si minj në çark do t’i zërë ligji ata dhe banditët që sot bëjnë ligjin. Nuk do të ketë mëshirë për ta, nuk do të ketë falje për ta, nuk do të ketë paqe për ta, do të ketë vetëm drejtësi dhe dorë të hekurt të ligjit.
Gjithë këto vuajtje të këtij populli nuk i hyjnë në sy Sheikut të Surrelit dhe bandës së tij grabitqare. 19 shkolla janë mbyllur në Lushnje, sepse janë hapur me dhjetëra aktivitete false ekonomike vetëm për të zhvatur paratë e taksapaguesve lushnjarë, sepse janë hapur vende pune edhe njëherë në rrjetin kriminal të drogës dhe trafiqeve, sepse Lushnja, edhe njëherë, lëngon nën këmbët e bandave të Lushnjes, të cilat kanë zaptuar gjithçka, nga tregu i qytetit tek tenderat e qytetit, tek Laguna… Gjithçka, çdo pasuri e lushnjarëve sot është në dorën e bandave të Lushnjes, e Shytëve me shokë e me ortakë, dhe e atyre që i delegojnë me telefon nga qelitë e burgut.
Njësoj si në Lushnje, anembanë nëpër Shqipëri, populli është i vjedhur. Të vjedhur janë pensionistët. Takova disa prej tyre sot këtu, dhe njësoj si në Lezhë, në Shkodër, në Korçë, në Elbasan, në Durrës e në Tiranë, më treguan realitetin e tmerrshëm, se si marrin nga 100, 110 e deri në 140 mijë lekë pension e i lënë 90 % të lekëve të pensionit për faturën e energjisë, për faturën e ujit, për faturën e ilaçeve dhe s’u mbeten mjaftueshëm para as për të blerë koren e bukës. Shumë prej tyre mbijetojnë me ndihmën dhe thërrimet e fëmijëve, të cilët po kështu janë të papunë, po shumë prej tyre, njësoj si shumë prej qytetarëve të tjerë, dhe fëmijëve të Lushnjes e të Shqipërisë, hanë vetëm një vakt në ditë.
E pra, në këtë gjendje alarmante është sot Lushnja, në një krizë të thellë ekonomike, në një krizë të thellë sociale, në një depresion të thellë psikologjik. Fermerët e Myzeqesë kanë marrë së fundmi dhuratën e fundit nga Banda e Lushnjes dhe kryeministri i bandave, kryeministri i niçeve, i gjushëve dhe i hajdutëve. Skema e tvsh-së që është vendosur për fermerët i vendos ata dhe agro-biznesin shqiptar para dy zgjedhjeve: ose të ulin çmimin e blerjes, pra të ulin fitimin, nëse mund të bëhet fjalë për fitim tek fermerët, ose, përndryshe, të mos blejnë mallrat e prodhimit shqiptar, të mos blejnë frutat, zarzavatet, qumështin, mishin në Shqipëri, por të favorizojnë grosistët që e sjellin atë nga jashtë.
Vetëm mendja më perverse mund ta shpikë këtë sistem, vetëm një njeri që i urren fermerët shqiptarë, që e urren popullin e vet mund të zgjidhte një sistem të tillë. Efekti është i menjëhershëm. Nuk kanë kaluar shumë muaj, qëkur pashë me sytë e mi prodhimet e Myzeqesë të kalbeshin në ara, siç pashë prodhimet e Devollit të hidheshin nëpër kanale dhe, në vend që të merrte masa emergjente, Edi Rama dhe qeveria e tij kanë vendosur t’ia shtrëngojnë edhe më shumë lakun fermerëve. Zero lekë për subvencione, naftën më të shtrenjtë në Evropë, dhe tani me sistemin korruptiv të TVSH-së duan t’i shuajnë fare, t’i përzënë nga Shqipëria. Kjo nuk mund të zgjasë, asnjë ditë më shumë nuk duhet të zgjasë.
Dua këtu, nga ky qytet, në zemër të zonës më pjellore bujqësore të Shqipërisë, t’i garantoj fermerët për planin tonë ekonomik, me mbështetje gjermane dhe evropiane, që do të nisë nga zbatimi që ditën tonë të parë në pushtet. 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta për produktet shqiptare, mbështetje me investime për infrastrukturën bujqësore dhe traun e doganës për çdo prodhim të subvencionuar, në mënyrë proporcionale tarifë doganore. Ne do ta ringremë edhe njëherë prodhimin shqiptar, ne do ta ringremë në piedestal djersën e fermerëve shqiptarë. E njëjta gjë do të vlejë edhe sipërmarrjen që punëson dhe krijon vende pune. Ne do t’i japim fund kësaj bande hajdutësh. Ne do ta shembim këë sistem që në fakt janë 10 njerëz që e kanë shndërruar Shqipërinë në një geto, ku ke 2 alternativa, të bëhesh skllav i tyre ose të largohesh në emigracion.
Ju e dini që, për vite me radhë, ne jemi përpjekur ta pastrojmë këtë shtet kriminal nga brenda sistemit. Me Ligjin e Dekriminalizimit arritëm njëfarë suksesi. Me denoncimet e përditshme, me përballjet, me propozimet e tjera, amendamentet, e kanë bërë veshin e shurdhër. U përpoqëm ta pastronim nga brenda, u përpoqëm ta pastronim nga koka, por sot nuk ka shqiptar që e do veten, familjen dhe vendin e vet që nuk e ka kuptuar se ky sistem i kalbur, që në fakt është sundimi i 10 njerëzve mbi shumicën, është vjedhja e shumicës nga pakica, ky sistem i kalbur nuk mund të pastrohet, ky duhet dhe do të përmbyset. Asgjë nuk e tregon më mirë fytyrën e këtij sistemi se dy afera, nga qindra afera që plasin ditë për ditë. E para, dosja 339. Është maja e ajsbergut dhe vetëm me një dosje, vetëm me pak minuta të zbuluara nga prokuroria, tregohet se si kanë vjedhur votat dhe mandatet në 4 qarqe të Shqipërisë. Kemi në krye një kryeministër, një qeveri e një parlament që nuk përfaqëson votën e shqiptarëve të ndershëm, nuk përfaqëson votën e lushnjarëve, nuk përfaqëson as votën e socialistëve. Këta kanë ardhur në pushtet me bandat, prandaj qeverisin me bandat, këta e lidhën fatin e tyre politik me krimin, prandaj kanë harruar qytetarët.
Dhe ky është modeli që shkakton të zeza dhe skandale çdo ditë. Shkakton skandale si ai që shpërtheu edhe sot, ku një njeri i larguar me ligjin e dekriminalizimit nga policia në vitin 2015, u rikthye, në fillim si komisioner i Rilindjes dhe pastaj si shef policie në Malësi të Madhe dhe ku u tregua qartë se si abuzon me një vajzë 15 vjeçare.
Qytetarët: Turp, turp, turp
Ky është modeli i Edi Ramës, i cili akoma nuk ka gjetur kohën të shqiptojë dy fjalë: Dritan Dajtindhe 4 policët e rënë në krye të detyrës, sepse, ajo që praktikisht është shfajësim i Dritan Dajtit nuk është thjesht dhe vetëm vepër e disa gjyqtarëve të korruptuar, skllevër të Edi Ramës. Ajo është vepër drejtpërdrejt e Edi Ramës. Njësoj si me Dritan Dajtin, ai është i lidhur me të gjithë banditët e tjerë të Shqipërisë. Ai nuk përfaqëson më asnjë vullnet politik, ndaj është detyrë kombëtare që populli i bashkuar të marrë fatet në dorë, ditën e shtunë. Dhe nuk ka forcë që ta ndalojë.
Çdo institucion, ka humbur legjitimitetin. Çdo institucion, ka humbur moralin. Moralin, sot e kanë vetëm shqiptarët e bashkuar.
Në hyrje të qytetit, më kërkuat, që 16 shkurti, të jetë dita e shprehjes së pafrenuar të vullnetit dhe të zërit të qytetarëve.Ju them sot, që nuk ka forcë mbi tokë ta pengojë popullin e bashkuar më 16 shkurt, të flasëi me një zë dhe të veprojë si një trup i vetëm.
Do të doja shumë, që të vija sot, siç kam ardhur me propozime politike dhe institucionale. Por do të ishte e pandershme, po mos të ndaja me ju, siç kam ndarë me bashkëqytetarët tanë kudo, nëpër qytete dhe fshatrat ku kam qënë në këtë tur, që zgjidhjet politike kanë shterruar. Se procesi politik është asgjesuar. Është asgjesuar parlamenti, sepse janë asgjesuar zgjedhjet.Është asgjesuar drejtësia, që duhet ta kishte vënë prapa hekurave, Vangush Dakon, dhe të hetonte në thellësi, për të shkuar tek urdhëruesi I Vangush Dakos. Është asgjesuar drejtësia, e cila edhe në vendin më të korruptuar të botës, sot do të kishte arrestuar, të paktën ministrin e aferës tek Unaza, ku vidhen 20 milion euro për kilometër. 40 milion euro, paratë tuaja, paratë e popullit më të varfër, në vend që të shkojnë për rritjen e pensioneve, në vend që të shkojnë për bukën e vogëlushve të Lushnjes e të gjithë Shqipërisë, zhduken, vidhen. Dhe për t’i vjedhur, janë gati të prishin shtëpitë e 1 mijë familjeve, të cilat kanë qëndruar për më shumë se 100 ditë. Ne kemi qëndruar bashkë me ta, me qendresën e tyre, me qendresën e studentëve.
Nuk ka shqiptar që nuk e kupton, se cila është gjuha e vetme për të larguar këtë të keqe: bashkimi, qendresa, përballja, deri në largimin e saj.
Për të gjithë ata që kërkojnë apo dyshojnë se në fund të këtij procesi, do të ketë një tjetër narrëveshje me Edi Ramën.
Sot, në këtë ditë të parë të kësaj jave historike për Shqipërinë Europiane, dua të jua them qartë dhe prerë:
Me Edi Ramën, nuk ka zhvillim.
Me Edi Ramën, nuk ka punësim.
Me Edi Ramën, nuk ka ligj.
Me Edi Ramën, nuk ka drejtësi.
Me Edi Ramën, nuk ka kujdes për më të pamundurit.
Me Edi Ramën, nuk ka Europë.
Me Edi Ramën, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë marrëveshje.
Marrëveshja jonë, është me shqiptarët. Unë e di që, kur shikoni njëri-tjetrin, këtu në këtë shesh, ju e dini se ndani shumë më shumë se hallin me njëri-tjetrin. E kam parë këto dy javë, sesi shqiptarët janë bashkuar sërish. Sesi përçarja, përmes propagandës tinzare të Edi Ramës, nuk funksionon më. E pra, dijeni mirë se nuk jeni të bashkuar vetëm në halle. Jeni të bashkuar edhe për të ardhmen, tuajën, të fëmijëve tuaj, të rinisë shqiptare, të studentëve shqiptarë.
Kjo e ardhme, merr formë, me planin tonë për të hapur derën e bllokuar të Shqipërisë drejt Europës. Në Europë, nuk shkohet me mashtrime, me hilera. Në Europë, shkohet me të vërteta dhe me vlera.
Prioriteti numër një, imi dhe i Partisë Demokratike, është: punësimi dhe mirëqenia e shqiptarëve. Dhe ne do të bëjmë të mundur, përmes mundësisë, përmes lirisë për çdo shqiptar, ndezjen e motorrëve të ekonomisë. Punësimin me paga dhe kushte dinjitoze dhe dhënien fund padrejtësive të kësaj bande kriminale.
Por, ne kemi nevojë që së pari, të zhbllokojmë proceset politike. Ne kemi nevojë, të kthejmë Kushtetutën, ligjin dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.
Dhe kjo është arsyeja, që sëbashku, ta çelim atë derën e mbyllur të Europës për tre vite dhe mos ta humbasim prapë shansin, që sëbashkua ta çelim derën e mundësive për gjithësecilin prej jush. Që paratë e taksave tuaja, mos të bëhen rrush e kumbulla dhe luks për një grusht njerëzish, por të rrisim pensionet, të rikthejmë ndihmen ekonomike aty ku është e nevojshme. Të investojmë për shkollat tona, të mundësojmë që të mos mbetet bir dhe bijë lushnjari, pa universitet, për shkak të kushteve ekonomike. Dhe pastaj t’i mundësojmë punësim, me një ekonomi që zhvillohet.
Për të gjitha këto, na duhet të bashkohemi, jo thjesht dhe vetëm rreth halleve, por të bashkohemi rreth zgjidhjes.
Jepini dorën njëri-tjetrit, bashkohuni të gjithë si sot, ejani dhe derdhuni në sheshin para kryeministrisë me 16 shkurt dhe merrni në dorë, fatin tuaj.
Askush nuk mund t’ju pengojë.Askush nuk do t’ju pengojë, në misionin hyjnor, që është vetëm i popullit.
Sëbashku, t’i japim fund, grushtit të shtetit nga kriminelët.
Sëbashku, të rikthejmë mundësinë, lirinë dhe mirëqenien për çdo shqiptar.
Sëbashku, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.
Në krahun tonë, janë të gjitha ata që duan përparimin e Shqipërisë. Të gjithë ata që janë ngopur me gënjeshtrat dhe mashtrimet e Edi Ramës. Të gjithë ata që e kanë kuptuar më në fund, pas shumë betejash tona e të opozitës, se kanë të bëjnë jo thjesht dhe vetëm me një të marrë, por me një hajdut, me një mashtrues të paskrupullt, i cili ka destabilizuar ekonominë, po zbraz Shqipërinë nga emigracioni i paligjshëm.
I ka dorëzuar qeverisjen krimit dhe tani do të destabilizojë rajonin, me lojrat e tij për coptimin e Kosovës.Ndaj, ky është momenti, zonja e zotërinj.Ky është momenti fatlum i çdo shoqërie dhe i çdo populli europian.
Është në dorën tuaj, do ta ulni kokën para të keqes apo do ta mposhtni të keqen, të gjithë të bashkuar me datën 16-të në Tiranë.
Ju ftoj, të gjithëve sëbashku, lushnjarë dhe lushnjare, banorë të Divjakës dhe të Myzeqesë, punëtorë, fërmerë, intelektualë, në veçanti jutë rinj e të reja,derdhuni në Tiranë, t’i japim fund të keqes me 16 shkurt.
Zoti e bekoftë Lushnjen!
Zoti e bekoftë Myzeqenë!
Zoti e bekoftë Shqipërinë
Kur pushteti i shërben shoqërisë me pallë në dorë!
Mos u çudisni me policin në Malësi të Madhe që i doli me pallë në dorë të miturës 15 vjeçe përsa kohë fytyra e pushtetit është kryepalla që pozonto nudo në plazhet publike dhe një pjesë e shqiptarëve e votuan që ti drejtojë ata! Kjo është ajo që ka ndodhur gjatë këtyre 5 viteve, një pushtet me pallë në dorë që ja vërvit shqiptarëve si kamzhik dhe për çudi jemi popull që zbzan!
Kujtoni pak në këto vite rastet e pushtetit që i shërben shoqërisë me pallën në dorë. E harruat Agron Canen, atë Drejtorin e punësimeve në Sarandë që ishte njeriu kryesor i PS në këtë qytet? E harruat se si i kërkonte shërbime seksuale për një vend pune nënës së mjerë që kishte trokitur në zyrën e tij për të qarë një hall dhe pasi nuk u mjaftua me nënën, i tha ti sillte dhe vajzën dhe të bënin orgji?
E harruat Drejtoreshën e Arsimit në Lushnje që kërkonte për çdo vend pune në arsim që arsimtaret të kryenin marrëdhënie seksuale me deputet e pushtetit? Ndërkohë që për të siguruar vendin e punës përveç marrëdhënieve seksuale me deputetët duhet edhe që të paguanin për vendin e punës.
Po Shukriun e Dibrës e harruat? Atë që u kap me brekë të grisura duke tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale në zyrën e tij të punës me qytetaren që kishte shkuar po ashtu për një vend pune?
Ju dalin për çdo ditë njerëz të pushtetit me pallë në dorë dhe dukeni sikur çuditeni, ndërkohë që lejoni të qeveriseni akoma për turpin e të gjithë historisë së këtij vendi dhe për turpin e botës nga kryepalla në pushtet që i ka shndërruar zyrat e shtetit në bordello orgjish ku përdhunohen gra e fëmijë.
Ku janë ato shoqatat e grave të shoqërisë civile? E keni dëgjuar ndonjërën prej tyre të reagojë sot? Natyrisht nuk i keni dëgjuar sepse ato janë pjesë e këtyre përdhunimeve dhe orgjive duke qenë gjithmonë në anën e kryepallës së pushtetit dhe reagojnë sa herë opozita ngre zërin ndaj padrejtësive.
Mos u habisni me policin. Ai është vetëm mostra e rradhlës e kryepallës në pushtet dhe sa kohë mbani këtë të fundit në krye të këtij vendi, duke e ndotur atë, mos ju afroni zyrave të shtetit ose kur të afroheni vishni brekë hekuri sepse tek e fundit çdo popull meriton qeverinë që ka!
Perversiteti i zyrtarëve të rilindjes!
Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka analizuar videoskandalin erotik të policit Berhan Bajrakurti, duke e para nga profesioni i psikologes dhe parashtruar edhe shkaqet e mundshme të perversiteti të punonjësit të rendit.
“Perversiteti i zyrtareve te frustruar seksualisht”, shkruan Pampuri në një status të saj në Facebook, duke e përfunduar me frazën “turpi i Rilinjdes vazhdon”…
Statusi i Pampurit
Perversiteti i zyrtareve te frustruar seksualisht……
Mjafton nje vote e blere, nje mashtrim i shoqeruar me nje premtim te pambajtur ne 6 vite, nje grup bandash qe shantazhojne mijera hallexhinj, qe perversi te veshe kollare e te marre arratine. Pushteti i jep mundesine te permbushe te gjitha nevojat qe i ndrydhi, i shtypi e i kontrolloi fale normave e kultures ne qytetin e tij te vogel. Mjaftoi pushteti qe Shukriu i rilindjes “te clirohej” nga frustrimi, e shume shukrinj te tjere te ndjeheshin “medemek” burra. A thua se aty mbeti burrnia!
Mjer ky vend me keta hemafrodite, te cilet nuk po dine me c’te bejne. Rasti i policit, mund te jete i lidhur me crregullimin e egzibicionizmit, i cili eshte pjese e crregullimeve te parafilise. Llojet e tyre varen nga mosha ne te cilen ata duan te demostrojne organet. Shkaku mund te jete edhe njeri prej ketyre te poshtepermendur:
1. Abuzimi me alkolin
2.Crregullimi i personalitetit antisocial
3.Interes per pedofili
4. Abuzim seksual ne femijeri
Keto jane disa nga arsyet e ketij crregullimi, prevalenca e te cilit nuk eshte e qarte pasi eshte i veshtire identifikimi.
Gjithsesi ky rast e te tjera si ky vlen te studiohen e trajtohen, por jo te vishen me pushtet. Por sot mesa duket amoraliteti e perversiteti jane pjese e instancave me te larta, duke vendosur si maske, kostumin e ministrit, drejtorit, deputetit apo kryetarit te bashkise dhe te sigurt qe do te permbushin epshet e tyre, frustrimet e tyre, me te pamundur, te varfer apo dhe mjerane te parealizuar vijojne punen si ta kishin kete pjese te misionit. Jep doreheqjen Sander Lleshaj, rasti i dyte brenda pak diteve. Largohuni nga pushteti edhe ju mjerane qe karrigen e perdorni si “objekt” kenaqesie per te permbushur nevojat mjerane tuaja ne kurriz te nevojtareve, e te miturve.
Turpi i rilindjes vijon…
Polici që ngacmoi seksualisht minorenen u largua nga dekriminalizimi, PS e riktheu në detyrë!
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj videos së policit të Malësisë së Madhe, i cili ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare.
Basha gjatë takimit me banorët e Lushnjës, tha se polici ishte larguar nga detyra për shkak të ligjit dekriminalizimit, por ai u rikthye në detyrë nga Partia Socialiste.
“E patë atë që ndodhi sot më policin e Malësisë së Madhe? Ai person është larguar nga dekriminalizimi dhe PS e ka rikthyer në detyrë.
Ai që duhet të mbronte fëmijët e shqiptarëve, ka dal në video duke abuzuar me një minorene. Kjo është e turpshme”, tha Basha.
Ndërkohë, deputeti i PD, Bardh Spahia, në një postim të bërë në Facebook, ka reaguar lidhur me rastin skandaloz të shefit të Komisariatit në zonën e Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurtaj, ndërsa shkruan se ai ka qenë komisioner i PS në zgjedhjet e qershorit të 2015.
“Rasti i Malesise se Madhe eshte rasti me flagrant se si funksionon sot shteti. Shefi i komisariatit Berhan Bajrakurtaj i larguar nga dekriminalizimi kthehet ne detyre nga personat me te rendesishem politik te Partise Socialiste te Malesise se madhe.
Sigurisht qe ish komisioneri i PS ne zgjedhjet e qershorit 2015 ishte i domosdoshem per mazhorancen e lidhur me krimin. Eshte e tmerrshme dhe thellesisht kriminale perpjekja e kupoles se policise se Malesise se Madhe dhe Policise se Shkodres per ta mbuluar kete ngjarje nepermjet kercenimeve te denoncuesve.
Tashme eshte bindje e thelle qe ky eshte modeli dhe standarti i “rilindjes”. Duhen zhdukur nje ore e me pare kjo bande e neveritshme kriminale. 16 Shkurt, LargojmeTeKeqen”, ka shkruar Spahia.
Basha në Lushnjë: Jeni të vjedhur nga Rama, të gjithë bashkë për ta larguar!
Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Lushnjë, foli me një tregtar i cili është detyruar të mbyllë biznesin e tij prej pesë vitesh.
Tregtari: Tani jetojmë vetëm me një rrogë. Kam djalin të sëmurë me KEMP.
Basha: Sa herë që vizitoj rrugët kryesore, bizneset i gjej të mbyllura, gjysmën tjetër e gjej bosh. Ju i mbyllni bizneset për shkak të taksave të larta, energjisë, naftës me çmim të lartë.
Me uljen e çmimit të energjisë, naftës do të ndihmojmë biznesin të hapë e mos mbyllë vende pune.
Që të rrisni konsumin dhe të rrisni punësimin.
Këtu janë mbyllur 19 shkolla. Tani do mbyllin edhe spitalin. Po e heqin Lushnjen nga lista e qyteteve. Duan ta bëjnë qytet-hije.
Një mik më tha se ka katër muaj që ka vënë apartamentin në shitje, me një çmim qesharak sepse dua të shkoj në Tiranë dhe nuk arrij ta shes. Kjo duhet të marrë fund. Siç e thanë edhe studentët “Ju nuk jeni të varfër, jeni të vjedhur”.
Nëse ne rikthejmë në Lushnje subvencionet për fermerët, kthejmë tek biznesi 300 lek për litër të naftës të taksës Rama, që po ua merr njerëzve, nëse ulim çmimin e energjisë, Lushnja do të marrë prapë frymë.
Duhet ta çlirojmë Lushnjen nga Shytët dhe krimi.
Për këtë na duhet të jemi të gjithë bashkë.