21.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

Zaev ja plas në sy Ramës: Ndryshimi në Shqipëri është i mundur ashtu si në Maqedoni

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev ka bërë një paralele të protestave në të opozitës në Shqipëri me protestat e opozitës në Maqedoni gjatë kohës kur ai ishte në krye të opozitës maqedonase.
Deklaratat e Zaev janë bërë në sy të Ramës, i cili nuk i ka pritur mirë ato dhe është munduar të sajsojë sërish skenarin imagjinar rus.
Zaev i bëri komentet në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri pas pyetjes së gazetarit nëse shikonte ngjashmëri mes braktisjes së Parlamnentit nga opozita shqiptare me braktisjen e Parlamentit nga opozita maqedonase dy vjet më parë si dhe në lidhje me protestat. “Raportet ndërkombëtare dhe ato të Departamentit të Shtetit e konsideronin Maqedoninë një regjim hybrid”, tha Zaev.
Në të vërtetë e njëjta deklaratë e Departamentit të Shtetit bëhet për Shqipërinë prej tre viteve të fundit. Por ajo që ka ngjallur më shumë interes në deklaratën e Zaev ka qenë fjalia kur ka deklaruar se “ndryshimi në Shqipëri është i mundur ashtu si në Maqedoni”, kur ka folur në lidhje me protestat.
Zoran Zaev: Ne ishim opozitë para 21 muajsh sot kam nderin të jem kryeministër. Ne jemi miq të të gjiithë qytetarëve të Maqedonisë. Gjithmonë kur flisja me Hahn dhe Mogherinin lusja për vendin tim që t’u jepej datë e bisedimeve pasi ishte qëllim strategjik për vendin tim pa dallim konfrontimeve si shtet. Obligimi i të gjithëve është shteti. Si mik i republikës së Shqipërisë…

Maqedonia e Veriut vend mik i pazëvendësueshëm
Kryeministri Edi Rama vlerësoi Maqedoninë e Veriut si një vend mik strategjikisht i pazëvendësueshëm.
“Maqedonia e Veriut nuk është vend fiqnj por vend mik strategjikisht i pazëvendësueshmë dhe i patjetërsueshëm. Do jemi së bashku në tryezën e familjes europiane”.
Rama ftoi homologun për të të organizuar takimin e dytë të përbashkët mes dy qeverive dhe bëri dhe një batutë
“Ka ardhur koha të përgatitemi të dytën, duke pritur ftesën tuaj zyrtare sepse jeni ju që na mikprisni dhe paguani shpenzimet e drekës. Kemi shumë gjëra që mund të bëjmë së bashku”, u shpreh Rana.
Vizita në Tiranë
Kryeministri i Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar me zëvendës kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe me ministrin e punëve të Jashtme,Nikolla Dimitrov ka nisur një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Zaev u prit nga kryeministri Rama në një ceremoni zyrtare por nuk munguan dhe gjestet e përzemërsisë.
Pas takimit, dy kryeministrat do të japin edhe një konferencë për mediat.

Dosja 184/ Basha nxjerr emrat: Rama dhe dy ish-ministra blenë vota me Ymer Lalën

Kreu i opozitës, Lulzim Basha është ndalur sot në Dibër për të ftuar qytetarët e këtij qarku, për një pjesëmarrje masive në protestën e 16 marsit.
I pritur me thirrjet, “Rama ik”, Basha tha se Dibra dhe dibranët “e kanë vrarë frikën të parët dhe kanë ndezur shpresën për t’i prirë të parët marshimit të pandalshëm për rrëzimin e qeverisë së krimit dhe krye hajdutit Edi Rama”.
Duke iu referuar skandalit për blerjen e votave në qarkun e Dibrës në zgjedhjet lokale të 2016-ës, Basha i kërkoi dibranëve t’i prijnë kësaj beteje, pasi ishin “kurbani” i parë i Edi Ramës dhe aleancës së tij me krimin e organizuar.
“Dibrës i takon të jetë në krye të kësaj beteje, sepse Dibra ishte kurbani i parë i bashkimit të Edi Ramës me kriminelët, me trafikantët e drogës dhe të vajzave dhe grave. Këtu në Dibër në shtator të 2016 u bë eksperimenti i parë i Edi Ramës me aleancë me krimin. Vendosi të sjellë në krye të vendit, kriminelët për të nënshtruar demokratët dhe për të zhdukur socialistët e Dibrës. Tash dy vjet e gjysmë dibranët e dinë se zot në shtëpitë dhe bizneset e tyre është Edi Rama dhe Ymer Lala, janë horrat dhe kriminelët”, tha Basha.
Për herë të parë nga Dibra, lideri i opozitës zbuloi emrat e “Dosjes 184”. Sipas tij janë përgjuar në blerje votash dhe kontakte me Ymer Lalën dhe “horrat e tij” dy ish-ministra të qeverisë Rama, si Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj.

Ai përmendi edhe disa emra deputetësh të rëndësishëm në qarqet e Veriut të vendit, të cilët janë përfshirë në negociatat për mbushjen e kutive të votimit.
“Dosja 184 është fundi politik i Edi Ramës dhe bandës së hajdutëve. Në këtë dosje janë kapur gafil, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Sadri Abazi, Blerim Ndreu, Paulin Sterkaj, Ulsi Manja, Damian Gjiknuri duke bërë pazare me Ymer Lalën dhe krimin e organizuar për të blerë vota dhe për të mbushur kutitë e votimit, që të kapnin bashkinë e Dibrës dhe për të bërë eksperimentin që e vunë në zbatim në 2017”, theksoi kreu i PD.
Sipas Bashës, edhe pres “Prokuroria e Arta Markut dhe Donika Prelës e ka fshehur këtë dosje”, kryeministri Rama dhe biznesmeni dibran Ymer Lala do të përfundojnë të dy në qelitë e burgut.
Edi Rama ka qejf të rrijë me Ymerl Lalën. Edi Rama dhe Ymer Lala do të rrinë bashkë në qelitë e burgut 313, aty ku e kanë vendin të gjithë at që kryen vjedhjen e votave dhe instalimin e një pushteti kriminal”, tha ai.

 

Shqipëria në panairin e Berlinit paraqitet si rajon i Turqisë!

Miq, ëhere about in Turkey is this region “Albania”? “Ku eshte ne Turqi rajoni i Shqiperise?”
Kjo ishte pyetje qe benin mijra te huaj qe vizitonin pavjonin e Turqise ne panairin me te madh boteror te Turizmit ne Berlin.
Per me shume lexoni mesazhin dhe shikoni videon e operatorit turistik dixhital. sb
Pershendetje z Berisha.
Qeveria Rama, dhe Ministria e Turizmit propagandojnë me të madhe se turizmin e kanë një nga prioritet kryesore të qeverisjes. Se sa prioritet i japin në të vërtetë, e tregon menyra se si prezantojnë Shqipërinë nëpër panairet ndërkombëtare, që është më e pakta një prezantim diletant e qesharak e deri skandaloz siç është rasti i panairit të Berlinit që sapo u mbyll.
Në panairin më të madh botëror të turizmit, ITB Berlin, që u zhvillua në datat 6 -10 Mars 2019, i cili mbledh mbi 10.000 ekspozues nga 181 vende të botës, Ministria e Turizmit që përbetohet se “e ka prioritet” turizmin, dhe paraqet shifra të rreme mbi gjasme 6 mil turistë/vit, çuditërisht e paraqiste vendin vetëm me një stendë të vogël me disa poste për operatorët turistike, dhe një për AKT-në, pjesë e ministrisë.

Dhe ku gjendej stenda mikroskopike e Shqipërisë do thoni ju?
Brenda pavijonit të Turqisë! Madje në një cep në fund të saj.
Dmth, një operator turistik apo një turist që viziton pavionin e Turqisë, dhe që diku andej nga fundi i del stenda me emrin Albania përpara, do pyeste me të drejtë: në cilën krahinë(vilajet) të Turqisë ndodhet kjo Albania juaj??
Pergjigjen për këtë mund ta kenë vetëm Kryeministri Rama dhe Ministri i Turizmit Klosi.
Në vijimësi të vëllazerisë së pandarë Erdogan-Rama, mos vallë kjo është në kuadër të ndonjë marrëveshjeje të fshehtë mes dyshes së sipërpërmendur per ta prezantuar Shqipërinë si pjesë të Turqisë apo një protektorat të saj?
Z. Rama, kush ka paguar per stendën e Shqipërisë në panair? Ka paguar vëllai jot turk, apo taksapaguesit shqiptarë që duan që vendi i tyre të paraqitet nëpër botë si shtet i pavarur e me dinjitet dhe jo si provincë e një shteti tjetër?!
Nëse ka paguar Erdogan, bëjeni publike dhe tregojini shqiptarëve pse e ka bërë dhe se çfarë i keni dhënë atij në shkëmbim?
Përveç vasalitetit, mos vallë i keni dhënë një tjetër koncesion…nga dhjetëra të dhëna deri tani???
Ps.Ju lutem shikoni videon dhe fotot që denoncojnë skandalin dhe shpërndajeni!

Shqiperia ne panairin e Berlinit paraqitet si rajon i Turqise!Miq, where about in Turkey is this region "Albania"? “Ku eshte ne Turqi rajoni i Shqiperise?”Kjo ishte pyetje qe benin mijra te huaj qe vizitonin pavjonin e Turqise ne panairin me te madh boteror te Turizmit ne Berlin.Per me shume lexoni mesazhin dhe shikoni videon e operatorit turistik dixhital. sbPershendetje z Berisha.Qeveria Rama, dhe Ministria e Turizmit propagandojnë me të madhe se turizmin e kanë një nga prioritet kryesore të qeverisjes. Se sa prioritet i japin në të vërtetë, e tregon menyra se si prezantojnë Shqipërinë nëpër panairet ndërkombëtare, që është më e pakta një prezantim diletant e qesharak e deri skandaloz siç është rasti i panairit të Berlinit që sapo u mbyll.Në panairin më të madh botëror të turizmit, ITB Berlin, që u zhvillua në datat 6 -10 Mars 2019, i cili mbledh mbi 10.000 ekspozues nga 181 vende të botës, Ministria e Turizmit që përbetohet se "e ka prioritet" turizmin, dhe paraqet shifra të rreme mbi gjasme 6 mil turistë/vit, çuditërisht e paraqiste vendin vetëm me një stendë të vogël me disa poste për operatorët turistike, dhe një për AKT-në, pjesë e ministrisë.Dhe ku gjendej stenda mikroskopike e Shqipërisë do thoni ju?Brenda pavijonit të Turqisë! Madje në një cep në fund të saj. Dmth, një operator turistik apo një turist që viziton pavionin e Turqisë, dhe që diku andej nga fundi i del stenda me emrin Albania përpara, do pyeste me të drejtë: në cilën krahinë(vilajet) të Turqisë ndodhet kjo Albania juaj?? Pergjigjen për këtë mund ta kenë vetëm Kryeministri Rama dhe Ministri i Turizmit Klosi.Në vijimësi të vëllazerisë së pandarë Erdogan-Rama, mos vallë kjo është në kuadër të ndonjë marrëveshjeje të fshehtë mes dyshes së sipërpërmendur per ta prezantuar Shqipërinë si pjesë të Turqisë apo një protektorat të saj? Z. Rama, kush ka paguar per stendën e Shqipërisë në panair? Ka paguar vëllai jot turk, apo taksapaguesit shqiptarë që duan që vendi i tyre të paraqitet nëpër botë si shtet i pavarur e me dinjitet dhe jo si provincë e një shteti tjetër?!Nëse ka paguar Erdogan, bëjeni publike dhe tregojini shqiptarëve pse e ka bërë dhe se çfarë i keni dhënë atij në shkëmbim? Përveç vasalitetit, mos vallë i keni dhënë një tjetër koncesion…nga dhjetëra të dhëna deri tani??? Ps.Ju lutem shikoni videon dhe fotot që denoncojnë skandalin dhe shpërndajeni!

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 13. März 2019

Basha: Rama e do Dibrën si kotec të Ymer Lalës e ju të jeni pulat e tyre!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha nga Dibra tha se, kryeministri Rama e sheh Dibrën si kotec të Ymer Lalës dhe qytetarët si “pula të tyre”.
Basha iu kërkoi dibranëve të derdhen masivisht në kryeqytet të shtunën.
Ndërsa një qytetar i ka treguar padrejtësinë që i kanë bërë me falsifikime dokumentash, Basha i tha:
“Arif, është qartë fare për mua! Vetëm krimi i lidhur me Edi Ramën ka fuqinë të shkelë ligjin në këtë mënyrë! Vetëm krimi i lidhur me Edi Ramën ka fuqinë që firma të regjistrohet dhe një ditë pas regjistrimit të marrë licensën!!!
Kështu e sheh Edi Rama, Dibrën! Edi Rama e do Dibrën, kotec të Ymer Lalës dhe ju, pula të Ymer Lalës! Kjo është!
Edhe zgjidhja që është para jush kjo është: A jeni dibranë, a jeni pula të Edi Ramës dhe të Ymer Lalës?! Kjo është zgjidhja! Në qoftë se jeni dibranë, burra të forcës, mençurisë, gra punëtor dinjitoze, më datë 16 mars, të shtunën, siç jeni këtu dhe dhjetë herë më shumë, me u derdh në Tiranë dhe me e marrë përpara qeverinë e krimit!”

Bashkëbisedimi me qytetarët
Basha: Edi Rama i thotë barsoletat se fshihet pas vjedhjes, ndërsa dibrani e bën batutën për të qeshur.
Banori: Shkollën e çuan në Durrës, ne nuk kemi terezi për t’i çuar fëmijët atje.
Basha: Njeriu që e urren dijen ai e ka një qëllim, sepse kërkon t’i vjedhë më kollaj. Me nipër dhe me mbesa duhet të vish në Tiranë.
Banori: Krimi e ka mbulu. Shqipëria rrezikohet seriozisht. Nuk është vetëm për demokratët. Rrezikohet socialisti i pastër dhe i ndershëm.
Basha: Je shumë i qartë për atë që the. Krimi i lidhur me Edi Ramën ka fuqinë që sot kompania regjistrohet, nesër fiton tenderin. Rama e do Dibrën si kotec të Ymer Lalës, e ju të jeni pulat e tyre. Nëse jeni dibranë, të derdheni në Tiranë dhe ta marrim përpara qeverinë e krimit.

Autoblindat rrethojnë Parlmentin, Vokshi: Regjimi në ditët e fundit

Albana Vokshi ka denoncuar një foto bku duket qartë se si Rama po rrethon Parlamentin me autoblinda edhe pse nuk ka protest të paralajmëruar. Janë shprehje e qartë e panikut që ka përfshirë regjimin që është në ditët e fundit të tij.
Reagimi i Albana Vokshit
Këto janë pamjet e të gjitha rrugëve rreth e rrotull Parlamentit sot në mëngjes, si cdo ditë që ka seance parlamentare. Tirana edhe sot në shtetrrethim për karrigen e Edi Rames.
Mijëra policë e autoblinda kanë mbushur rrugët si në shtetrrethim.
Deputetët që mbrohen nga populli s’mund të jenë asnjëherë përfaqësues të tij.
Edi Rama po qeveris me regjim ushtarak! Dhe kjo është dëshmia e fundit të diktatorëve.
Askush nuk do ta pranojë më këtë regjim sepse shqiptarët i kujtojnë siç ata dinë agresorët e lirive të tyre!

Dibrani-Bashës: Kam qënë i punësuar në KESH por më pushuan me urdhër të Ulsi Manjës

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha po përshkon rrugët e Peshkopisë duke u dhënë dorën tregtarëve dhe qytetarëve të ulur në lokale.
Një grua e ka shoqëruar Bashën për disa momente, e njohur publikisht tashmë: Mësuesja që në fund të vitit të shkollës e transferuan në një shkollë shumë larg vendbanimit. Në bashkëbisedimin e tyre ndërkohë u mësua se si deputetja dhe ministrja e PS, Olta Xhaçka, bën mbledhje partie me drejtoreshën në ambientet e asaj shkolle.
Po ashtu, disa hapa më tej, një qytetar e ndaloi Bashën dhe i tha: Kam qënë i punësuar në KESH por më pushuan me urdhër të deputetit, Ulsi Manjës.
Të gjithë ve Basha u dha një përgjigje: Nuk ka rrugë tjetër, në 16 mars në protestë në Tiranë!

Të rinjtë e FRPD demaskojnë “deputetët” e listës para Kuvendit: U blenë 300 mijë euro e sipër nga qeveria

Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë rrethuar parlamentin para se të niste seanca. Ata mbanin në duar pankarta thumbuese për deputetët e rinj që kanë marrë mandatin, duke aluduar se janë të blerë me 300 mijë euro e sipër nga qeveria.
Pasi kanë ngjitur pankartat, raportohet se të rinjtë kanë hedhur parrulla kundër Ramës dhe Parlamentit të inkriminuar e më pas janë larguar.
Megjithëse nuk ishte paralajmëruar asnjë protestë nga ana e opozitës, policia e Tiranës ka marrë gjithë masat duke rrethuar Parlamentin.
Është pothuajse i njëjti plan masash por me një numër më të ulët punonjësish policie. Janë gjithsej rreth 300 punonjës policie në ruajtje të Parlamentit, forcat “Shqiponja” dhe FNSH. Po ashtu raportohet të jetë formuar një kordon me punonjës rendi dhe atyre të Shqiponja-ve mes tyre, po ashtu ka edhe femra përgjatë gjithë rrethimit ku vërehet se të gjithë janë të pajisur me kundragaz. Nuk mungon as gardhi metalik në 2 anët e pedonales për të ruajtur hyrjen pa incidente të deputetëve. Pranë godinës së Parlamentit është vendosur Garda e Republikës. Në rrethimin e xhamisë së Namazgjasë janë pozicionuar FNSH, zjarrfikëset dhe autoambulancat. Në godinat e larta pranë Parlamentit janë forcat RENEA.

Tregtari rrëfen pse nuk i shiten mollët, Basha: Merri me vete t’ia hedhim Ramës në surrat në Tiranë!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka pyetur një shitës mollësh në Dibër nëse po i ecën ndopak shitja.por shitësi është shprehur shumë i revoltuar dhe ia ka derdhur mollët në dy arka, në këmbët e veta:
Shiheni vetë, 6 kg mollë shs me 1 mijë lekë të vjetra, por askush s’i merr. S’kanë lekë, më thonë vetëm 2 kg do të marrr. Më vjen këtu Spiropali e na mban fjalme ca njerëzve, ama kur bëhen mollët tona, nuk vjen askush të na shohë. 300 kg mollë kam bërë dhe s’kam ku t’i shes! Me 2 mijë lekë të vjetra na e kërkojnë arkën në Tiranë. Si do të jetoj unë?!
Basha ka reaguar pas kësaj revolte: “Atëherë, merri mollët me vete në protestë dhe t’ia hedhim në surrat atij!, i tha.

Rama i tmerruar nga opozita, rrethon me tela e kangjella Parlamentin edhe kur nuk ka protesta

Edhe pse opozita nuk kishte paralajmëruar protestë për ditën e sotme masat e policisë kanë qenë shumë të shtuara. Ata kanë vijuar rrethimin me kangjella të kuvendit edhe me forca të shumta policore.
Frika nga ndonjë organizim i menjëhershëm i opozitës duket se ka shtyrë forcat blu të rrinë në gadishmëri.

Basha pritet me entuziazëm në Dibër: Të shtunën ju pres në Tiranë për…!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha po përshkon rrugët e Peshkopisë duke u dhënë dorën tregtarëve dhe qytetarëve të ulur në lokale.
Një grua e ka shoqëruar Bashën për disa momente, e njohur publikisht tashmë: mësuesja që në fund të vitit të shkollës e transferuan në një shkollë shumë larg vendbanimit. Në bashkëbisedimin e tyre ndërkohë u mësua se si deputetja dhe ministrja e PS, olta Xhaçka, bën mbledhje partie me drejtoreshën në ambientet e asaj shkolle.
Po ashtu, disa hapa më tej, një qytetar e ndaloi Bashën dhe i tha: Kam qënë i punësuar në KESH por më pushuan me urdhër të deputetit, Ulsi Manjës.
Të gjithë ve Basha u dha një përgjigje: Nuk ka rrugë tjetër, në 16 mars në protestë në Tiranë!
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zbritur mbrëmjene e djeshme në Dibër, ku është pritur nga qindra qytetarë.
Ata e kanë pritur Bashën me fjalët “Mirëserdhe kryeministër” dhe “Rama ik”. Basha e ka cilësuar si një surprizë shumë të bukur mikpritjen e dibranëve në këtë orë të vonë, duke u kërkuar edhe ndjesë për kohën e vonë të mbërritjes.
Por qytetarët i janë shprehur se mund të presin edhe gjithë natën, vetëm të fitojnë. Basha ka vazhduar rrugën drejt Peshkopisë, ndërsa është ndjekur nga vargu i gjatë i makinave.
Basha do te zhvilloje neser nje takim me qytetare per t’i ftuar te marrin pjese ne protesten e 16 Marsit dhe per te ndare me ta alternativen e PD.
Vargu i makinave qe presin Bashen eshte kilometrik, duke paralajmeruar perkrahjen dhe pjesemarrjen e larte neser dhe me 16 Mars.

LIVE

LIVE – Mikpritja e Dibranëve.

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 12. März 2019