24.5 C
Tirana
E martë, 6 Maj, 2025

Në shërbim të krimit, Rama sulmon denoncuesin e lirimit të vrasësit të 4 policëve, Dritan Dajti

Edi Rama ka dekonspiruar veten e tij ku një komenti në facebook, praktikisht ka konfirmuar lidhjet e tij me vrasësin e 4 policëve Dritan Dajti, si dhe rolin e tij në vendimin e fundit absurd të gjykatës.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar dialogun në rrjetet sociale mes Ramës dhe një qytetari.
Ky i fundit ka akuzuar Ramën për vendimin duke provokuar nga ana tjetër nje reagim jashtë kontrolli të Kryeministrit.
Rama në asnjë rresht nuk dënon vendimin e gjykatës për Dajtin dhe po ashtu nuk përmend as krimin makabër të tij që i kushtoi jetën 4 oficerëve të policisë.
Ja postimi i plotë
Facebooku si gracka ku Edvini ra haptas ne prehrin e mikut te tij Dajti!
Te dashur miq, vendimi i heqjes se kater denimeve me vdekje serial killerit Dritan Dajti, vrasesit te kater oficereve te policise shokoi shoqerine shqiptare. Kundrejt reagimit te revoltuar denues te fuqishem te mediave, opozites dhe opinionit publik, qeveria, ne ujdi me vrasesit serial me toga te zeza, heshti ndaj ketij vendimi dhe 48 oret e para beri sikur asgje nuk kishte ndodhur. Nen presionin e komunitetit nderkombetar dhe opinionit publik, 50 ore pas vendimit famezi, dolen fytyrnxire per ta denuar aktin Vasal Lleshaj dhe ndrikull Gjonaj. Ndersa kreu i meduzes, Edvini, urdheruesi i vendimit nuk ka thene direkt per kete ngjarje tronditese asnje fjale dhe kjo eshte nje vetakuze e vertet.
Sikunder veteakuze tjeter e rende eshte reagimi i Edvinit ne FB e tij ndaj komentit te nje qytetari, i cili arriti ti çjerre masken dhe te nxjerre lakuriq lidhjen e tij me Dritan Dajtin.
Keshtu, ne komentin e tij ne FB e Rames komentuesi duke ditur njohjen dhe miqesine e Edvinit me Dritan Dajtin dhe ndihmen qe i dha me vendimin kriminal i shkruan:

“Të fala Dritan Dajtit! Hahah del krimineli për vrasje të katërfishtë nga burgu dhe ti thua që s’kam timonin e drejtësisë. Hahahah për çfarë erdhe në pushtet apo për të bërë llaç edhe tulla?”, shkruan ai.
Ka mjaftuar ky koment hosten qe Edvini te heqe masken dhe me reagimin e tij te demaskoje veten. Keshtu Edvini reagoi ndaj ketij komenti me nje pergjigje qe është dhe reagimi i tij i parë pas vendimit qe ai vet ka pregatitur dhe diktuar ne sallen e gjyqit per serial killerin Dajti.
Ne kete reagim prej 92 fjalesh, Edvini ne asnje rrejsht te vetem, ne asnje fjale te vetme nuk permend direkt apo indirekt me aludim emrin e mikut te tij Dajti, nuk permend as dhe krimin makaber te Dajtit, vrasjen e kater policeve, as dhe vendimin kriminal me te cilin ne zbatim te porosive te tij u ekzekutuan per se dyti nga vrases me rroge te veshur me toga te zeza kater martiret e rendit dhe sigurise te qytetareve.
Ne pergjigjen e tij Edvini shkruan tekstualisht:
“Mos u zgërdhi shumë se na këput ndonjë nerv e të mbetet goja kantato! Timonin e drejtësisë ky sistem ia jep pushtetit gjyqësor dhe ia ndalon me Kushtetutë e me ligj qeverisë, që ta marrësh vesh zotrote, ndërsa qeveria dhe unë kemi ndërmarrë reformën më të thellë të drejtësisë, pikërisht që të pastrohet sistemi nga fundërrinat që e morën peng 30 vjet. Ky proces ka nisur dhe do kërkojë mundimin e kohën e vet, kështu që fute gjuhën brenda dhe mblidhi buzët e shqyera vesh më vesh, se shtet bërja s’është llaf goje”.
Miq, siç shihni ne pergjigjen e tij, Edvini nuk shpreh asnje denim per aktin, as dhe vendimin konkret te heqjes se kater denimeve per jete vrasesit serial Dajti. Ndonese komentuesi shkruan haptas :” bej te fala Dritan Dajit hahaha, del krimineli per vrasje te katerfishte nga burgu”, Edvini pergjigjet sikur nuk behej fjale njeri konkret pra direkt mikun e tij as dhe per vendimin konkret qe tronditi mbare shoqerine shqiptare por natyrisht gezoi ate.
Prandaj dhe mund te themi se Facebooku ishte gracka ku shpirti katran i Edvinit lidhjet e tij me Dajtin u kapen si laraska. sb

Akademikët kundër Thaçit për kufijtë: Plan i vjetër serb me pasoja shumë të dëmshme

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në prag të shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shpreh shqetësime serioz lidhur me diskursin politik, veçanërisht nga bartës të përgjegjësive institucionale, lidhur me fazën e fundit të procesit të dialogut me Serbinë, duke thënë se janë të papranueshme mungesa e platformës unike shtetërore dhe qëndrimet kontroverse e përçarëse në mes bartësve të institucioneve kryesore të vendit.
ASHAK konsideron se diskursi i tensionuar për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë si ide dhe plan i vjetër serb, në formë të “korrigjimit”, “shkëmbimit” dhe “ndarjes” së Kosovës, është me pasoja shumë të dëmshme për pavarësinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të Kosovës dhe interesave të saj.
Republika e Kosovës, sipas ASHAK, fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë, duhet ta zhvillojë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor në fuqi dhe në mbështetje të kompetencave kushtetuese të institucioneve shtetërore.
ASHAK konsideron se Republika e Kosovës fazën vijuese përfundimtare të dialogut duhet ta zhvillojë në zbatim të obligimeve të pranuara ndërkombëtare konform Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, A/RES/64/298 të 9 shtatorit 2010 me të cilën pranohet Opinioni këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi përputhshmërinë e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës me të Drejtën Ndërkombëtare, me të cilën është hapur rruga për të hyrë në dialogun ndërshtetëror me Republikën e Serbisë, të ndihmuar nga Bashkimi Evropian.
Republika e Kosovës, mund të zhvillojë fazën përfundimtare të dialogut, përballë Serbisë a palëve të treta, vetëm si shtet i pavarur, sovran, i njohur ndërkombëtarisht nga 115 shtete dhe i konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (Ligjshmëria e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 22 korrik 2010), nën kornizat kushtetuese se sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm siç përcaktohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

ASHAK po ashtu thekson se rregullimi i brendshëm i vendit është kompetencë sovrane e institucioneve shtetërore, e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe se Plani i Ahtisarit është platforma e vetme për rregullimin e të drejtave dhe të garancive për komunitetet, i integruar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ofron gamë të gjerë të drejtash të veçanta për komunitetin serb, i cili tejkalon standardet ndërkombëtare për të drejtat e komuniteteve.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, sipas ASHAK, mund të themelohet në përputhje të plotë me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në mënyrë që të ruhet karakteri unitar i Republikës së Kosovës, si dhe funksionaliteti i shtetit.
Republika e Kosovës nuk duhet të lejojë a të pranojë të negociohet çfarëdo ndryshimi i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, në formë të “korrigjimit”, të “shkëmbimit”’ dhe të “ndarjes” së Kosovës, sepse kjo do të kishte pasoja të pariparueshme për shtetësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, sidomos kur kihet parasysh fakti që Dokumenti i presidentit Marti Ahtisari dhe dokumentet e tjera, si: Kushtetuta e KSA të Kosovës e vitit 1974, Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit 2008, Kushtetuta e Republikës e vitit 2008 dhe Mendimi Këshillues i lartpërmendur i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, harta e KFOR-it që i përcakton qartë kufijtë e Kosovës, të kornizuar në 10.905 km², të cilat i referohen tërësisë aktuale territoriale në të cilën janë të përcaktuar kufijtë e Kosovës.
ASHAK konsideron se çdo ndarje territoriale-etnike e Kosovës, jashtë kufijve të përcaktuar qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do të rrezikonte mosekzistimin e saj si shtet i pavarur dhe sovran, sikundër që copëtimi i Luginës së Preshevës do ta fshinte atë si entitet.

Po ashtu, çdo diskutim për çështjen e kufijve do të rrezikonte presionin aktual të Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Serbisë për decentralizimin e pushtetit në favor të autonomisë lokale e cila direkt do të ndikonte në zhvillimin e Luginës së Preshevës.
ASHAK kërkon që vendi ynë në fazën vijuese përfundimtare të dialogut duhet ta shfrytëzojë si mundësi të papërsëritshme për avancimin e pozitës kushtetuese dhe të drejtave legjitime të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, paralelisht me ato të serbëve të Kosovës, mbi bazën e parimit të reciprocitetit.
Për më tepër, ASHAK konstaton se një konsensus politik e kombëtar është i domosdoshëm në mënyrë që procesi i dialogut të përmbyllet me sukses të plotë dhe në përputhje me interesat e vendit tonë.
Republika e Kosovës, fazën përfundimtare të dialogut, sipas ASHAK-ut, duhet ta zhvillojë në koordinim dhe në bashkërendim të ngushtë me aleatët perëndimorë, si SHBA-në dhe BE-në, në mënyrë që përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave kombëtare në këtë proces, të jetë vijimësi e kontributit të partnerëve strategjikë, sikurse në fazën e luftës për liri, për shtet, për paqe, për siguri dhe për stabilitet rajonal.
ASHAK me këtë rast kërkon nga presidenti, kryeministri dhe deputetët e Parlamentit të Kosovës të qëndrojnë të palëkundshëm në mbrojtjen e tërësisë dhe të sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media.
/Gazeta Express

Kryeministria rrëzon simbolin kombëtar dhe vendos në logon zyrtare simbolin e Rusisë

Pas Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, që në të gjitha ambasadat e Republikës së Shqipërisë nëpër botë përdor shqiponjën e bardhë, edhe Kryeministria përdor në logon e vet ngjyrat e shqiponjës që përdor ambasada e Rusisë në Tiranë e kudo tjetër, gjithkund ku Federata Ruse ka ambasadat e veta!
Por, në ndryshim nga Ministria për Europën dhe Punët e jashtme që përdor një shqiponjë të bardhë, Kryeministria përdor një shqiponjë gri me konture të bardha!
Në të dy rastet kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit “PER FORMEN DHE PERMASAT E FLAMURIT KOMBETAR, PERMBAJTJEN E HIMNIT KOMBETAR, FORMEN DHE PERMASAT E STEMES SE REPUBLIKES TE SHQIPERISE DHE MENYREN E PERDORIMIT TE TYRE”, në nenin 7 të të cilit thuhet:
“1. Stema e Republikes së Shqiperise eshte simbol shteteror. Ajo paraqet nje shqyt, me ngjyrë të kuqe gjaku, me nje shqiponjë në qende?r, të njejte? me shqiponjen e flamurit kombetar të Republikes së Shqiperise. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, e?shte? vendosur pe?rkrenarja e Gjergj Kastriotit, Ske?nderbeut, në profil djathtas. Pe rmasat e shqytit jane në raportin 1 me 1, 5 njesi”.
Pra ligji nuk lejon asnjë ekuivok, asnjë hapësirë që ndokush të përdorë “simbolet” e shijeve të veta, por thotë shqip dhe qartë që shqiponja është e njejtë me shqiponjën e flamurit kombëtar, pasi e ka përcaktuar më parë në nenin 3 se: “Flamuri kombetar paraqet nje fushë me ngjyre të kuqe gjaku, me nje shqiponjë të zezë dykrenore në mes, me krahe te hapur anash. Secili nga krahet e shqiponjes ka nente pendë, ndersa bishti ka shtatë pendë”.
Po përveç ngjyrës, në kundërshtim me ligjin e sipërcituar është vendosur edhe përkrenarja e Skënderbeut. Ligji e përcakton se duhet vendosur në profil djathtas, ndërsa Kryeministria e përdor të vendosur në profil majtas, për të shkuar më tej me variantin e logos së Presidentit të Republikës, në të cilën, mbi një shqiponjë me krahë të varura dhe jo të hapura anash siç e përcakton ligji, përkrenarja e Skëndërbeut përdoret në pamje ballore!
Një shtet – tre simbole! Dhe të tre simbolet, në kundërshtim me ligjin!

Luan Rama

Ndryshojnë proçedurat për targat e automjeteve

Duke nisur që nga dita e sotme, 11 shkurt, mënyra e paisjes së automjeteve për targat, ndryshon krejtësisht.
“Zgjidhet një tjetër shqetësim i shumë subjekteve tregtare. Subjektet nuk do të sorrollaten më për të siguruar për automjetin e tyre një Targë Prove. Nga data 11 shkurt, aplikimi dhe ndjekja e procedurës do të bëhet online me qëllim shmangien e vonesave dhe abuzimit”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, përmes një njoftimi zyrtar.
Sipas DPSHTRR-së subjektet do të mund të aplikojnë online edhe për rinovimin e autorizimeve të dhëna para 2018-s apo nëse do të bëjnë një aplikim të ri për sipas Licensës/Aktivitetit. Në kuadër të procesit të reformave për lehtësimin e shërbimeve, shumë aprovime e praktika po bëhen online.
“Nga 11.2.2019 Aplikimi për Targë Prove Online!
Rinovim i Autorizimeve të dhëna para 2018!
Aplikim i ri për subjektet sipas Licensës/Aktivitetit!

Aprovimi/Informimi me email! FUND sekserëve e sorrollatjeve!
Kategorizim i TPL sipas mjeteve”, shkruhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Nga 1 shkurti, targat e Provës po jepen me regjistër të veçantë dhe në sistem. Ndryshimi vjen me Librin e Lëvizjes që do të dokumentojë shasinë, datën, emrin e personit në timon (përgjegjësi/vartësi i subjektit)!
“DPSHTRR do të rinovojë targat e dhëna më parë duke aplikuar kushtet e reja. Ndryshimi lehtëson kontrollin nga Policia Rrugore dhe nga Task Forca e Transportit Rrugor, zgjidh problemin e vjetër të autorizimit të kufizuar vjetor duke e bërë automatikisht të rinovueshme të drejtën e përdorimit me blerjen e Librit të Lëvizjes (kush lëviz më pak, shpenzon më pak), rritet e drejta e përdorimit nga çdo i autorizuar/punësuar/vartës i subjektit, disiplinon në vetvete lëvizjet me këtë targë duke u bazuar te vetëdeklarimi në Librin që shoqëron targën në automjet dhe i jep seriozitet vetë Targës së Provës për një mbulim të plotë këtej e tutje me TPL nga siguracionet. Tarifat ekonomike, rinovim i të gjitha targave aktualisht në përdorim ose që kishin skaduar si autorizime!”, njofton DPSHTRR.

70 milionë euro për 16 km rrugë! Shehaj denoncon vjedhjen me koncesionin e ri

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese është diskutuar për ndryshimin e pr/ligjit për Koncesionet dhe PPP. Ddeputeti i PD, Agron Shehaj ka ngritur shumë pikëpyetje dhe dyshime.
Duke u nisur nga fakti se këto ndryshime do të hyjnë në fuqi pas muajit korrik, Shehaj hodhi dyshime dhe kërkoi sqarime nga zv.ministrja e Financave nëse deri atëherë do të jenë dhënë koncesione të tjera. Ai denoncoi një tjetër rast, atë të dhënies me koncesion të rrugës Orikum-Dukat, kur tha se do të jepen 70 mln euro për 16 km rrugë.
Albana Shkurta zv.ministre e Financave: Çdo proces që ka nisur do vazhdojë në kuadër të ligjit në fuqi
Agron Shehaj: Pra do vazhdoni të vidhni…
Lorenc Luka: Pra po riparoni diçka të gabuar që keni bërë. Mos ndoshta abuzoi minsitri i kaluar? Bëri veprime të papërgjegjshme? Duhet të kete një arsyetim pse sillet sot ky pr/ligj? FMN dhe opozita prej vitesh kanë kërkuar të ndalohen këto PPP se po rrisnin borxhin publik në mënyrë kriminale.
Albana Shkurta zv.ministre e Financave: Puna për përgatitjen e këti pr/ligji ka kohë që ka filluar. Ka qenë në diskutime. Në hartimin e këtij pr/ligji janë marrë parasysh sugjerimet e institucioneve ndërkombëtare por edhe rekomandimet apo komentet e marra nga ambienti brenda vendit. Ne mendojmë që ky pr/ligj adreson shqetësimt që kemi marrë. Këto projekte nuk është se nuk do ofrohen më, por eleminohet marrja e iniciativës nga nga privatët përmes një oferte të pakërkuar.
Ndryshimet nw ligjin pwr Koncesionet dhe PPP
Ligji ri, i cili do të hyjë në fuqi nga 1 korriku i këtij viti do të sjellë një ndryshim në menaxhimin dhe kontrollin e PPP-ve.
Me ligjin e ri nuk do të mund të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, përveçse në porte aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror.
Gjithashtu do të shfuqizohet sistemi i shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar dhe do të forcohet roli monitorues dhe kontrolli i MFE jo vetëm gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP dhe gjatë zbatimit të kontratave.

Modeli i qeverisë ka çuar në degradim dhe krizë ekonomike në universitete, e gjithë barra ra mbi studentët

Mark Marku, pedagogu i Gazetarisë ka folur ditën e sotme në Komisioni e Edukimit dhe Medias në një seancë dëgjimore ku ka shpjeguar edhe pse pedagogët mbështesin studentët. Sipas Markut, Asamblet janë mbledhur dhe kanë kërkuar shqyrtuar disa kërkesa. Ata kanë mbështetur kërkesat e studentëve dhe kanë arritur në përfundimin se ligji I arsimit të lartë ka akumuluar problem.
Nuk ishim dakort që në fillim që ky ligj të miratohej dhe spot jemi përball një fakti të kryer ligji u iratua dhe sot pas 4 viteve kemi këto rezultate.
Pedagogët që kanë mbështetur këtë kauz të studentëve nuk janë persona që kanë një interes personal por janë individ që kanë një lidhje të ngushta me universitetin dhe kan një karrier dhe një jetë që punojnë aty.
Sipas Markurt ekonomia dhe autonomia në universitete janë dy nga faktorët të cilët kanë sjellë problem të dukëshme.
Modeli ekonomik i fomësuar nga qeveria ka çuar në këtë fazë degradimi dhe krize ekomnomike universitete. Nuk u rrit buxheti ekonomik si u parashikua dhe e gjithë barra ra mbi studentët.
Një problem tjetër është edhe autonomia. Në universitet kanë shkelur autonominë financiare dhe jo vetëm.
Pjesa më e madhe e buxhetit shkonë te qeveria dhe 5 agjensitë e krijuar ashërbejnë për qeverinë.
Mark Marku deklaroi se Pakti për Universitetin nuk e zgjidh krizën.
VKM e pezullojnë totalisht autoniminë e universiteteve si dhe liritë akademike, shtoi ai ndër të tjera.

Pampuri: Më 16 Shkurt të gjithë bashkë të largojmë Edi Ramën që nesër të mos ketë viktima…

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka reaguar me një shënim në faqen e saj në facebook pas propagandës qeveritare me fatkeqësinë e vajzës nga Kavaja.
“Përdorimi i dhimbjes së prindërve të vajzës nga Kavaja është kulmi i këtij maskarallëku të kesaj mizerje qeverie”, shkruan deputetja e opozitës.
“Me 16 Shkurt të gjithë bashkë të largojmë Edi Ramen që nesër të mos ketë viktima “subjekt” për filmat e propagandës së tyre”, shkruan Pampuri.
Postimi i plotë
Maskarallëku i qeverisë spiropaliste me ngjarjen e rëndë të Kavajës nuk njeh kufi.
Një ditë e quan ngjarjen skenë filmi, një ditë bën shoë, më pas bën propagandë duke shkelur çdo kod etik, moral, por edhe ligjin duke nxjerrë me zë dhe figurë prindërit fatkeqë.
Jo për herë të parë dështimin e qeverisjes së tij Edi Rama mundohet ta fshehë pas propagandës.
Përdorimi i dhimbjes së prinderve të vajzës nga Kavaja është kulmi i këtij maskarallëkut të kesaj mizerje qeverie.
Të njëjtën gjë bënë me Xhisielen e Fushë-Krujës, të cilën në fund e detyruan të mohojë veten. Kjo është e vetmja qeveri që bën propagandën me viktima të pushtetit të saj të degraduar.
Elisa Spiropali duhet të largohet një orë e më parë pasi ka shkelur ligjin: “Për mbrojtjen e të drejtave përsonale” e me pas dhe Edi Rama.
Këta nuk njohin limite sepse kanë moralin e përdhunuesve që sollën në pushtet.
Me 16 Shkurt të gjithë bashkë të largojmë Edi Ramen që nesër të mos ketë viktima “subjekt” për filmat e propagandës së tyre.

“1 kg qepë më shtrenjtë se 1 kg hashash”!

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me rritjen e madhe të çmimit të zarzavateve në Shqipëri.
Bregu argumentoi se kjo ka ndodhur për shkak se qeveria uli në mënyrë drastike subvencionet për fermerët. Ai tha se Zëvendësministri i Bujqësisë, përgjegjës për skemat e subvencionimit duhet të largohet dhe bashkë me të edhe drejtuesi i AZHBR-së.
Bregu e përfundon statusin e tij me ironi, duke thënë se tashmë në Shqipëri një 1kg qepë ose patate po kushton më shtrenjtë se 1kg hashash.
Statusi i plotë
Arsyen përse është ulur prodhimi i patateve këtë vit, e gjejmë tek këshillat e KM para një viti. Subvencionet për vitin 2018 pësuan një ulje drastike me rreth gjysmën e shumës së alokuar pas shpikjeve alla rilindase, për aplikime fermerësh online, për nevojën e pajisjes së fermerëve shqiptarë me çertifikata ISO dhe lloj lloj idiotësirash të tjera. Mjafton që media të kërkojë sa janë alokuar nga buxheti i shtetit në fillim të vitit 2018, dhe sa janë shpërndarë për fermerët në fund të 2018. Të bëjnë dhe krahasimin me vitet paraardhëse. Përveç ministrit, duhet të largohet dhe zv.Ministri përgjegjës për skemat mbështetëse, si dhe drejtuesi i AZHBR. P.S. Për ata që nuk kuptojnë shumë nga bujqësia dhe efektet që ka sjellë kjo politikë, mjafton të kuptojnë që 1 kg qepë ose patate, është më shtrenjtë se 1 kg hashash:).

Minatorët ultimatum Ramës: Ke afat deri më 22 shkurt!…

Minatorët po zhvillojnë një protestë ditën e sotme para ambjenteve të kryeministrisë për statusin e minatorit.
Ato shprehen se protestojnë për pensionet maksimale për shkak të vështirësisë së punës që kanë kryer në minierë. Gjithashtu minatorët kërcënojnë se nëse kryeministri Edi Rama nuk ju kthen një përgjigje brenda kësaj jave, do të përshkallëzojnë protestën e tyre dhe do të futen në grevë.
Sipas protestuesve, kjo shtresë ka 12 vite që kërkon që të miratohet “statusi i minatorit”, por ende qeveria nuk e ka marrë këtë vendim.
Ata kanë bërë të ditur do ti lënë afat qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre deri më datë 22 shkurt.
“Akoma nuk u ngopët mo. Po është turp ne paguajmë taksa, cfarë bëhet këtu se na morët në qafë ju vraftë zoti ju vraftë. Jeni kthyer në banditë. Nuk u ngopët. Na prit në zyrë ose nxirre atë Mamicën këtu të vjeri të na marri. Në do të qendrojmë deri sa përfaqësuesja nga kryeministria të na japë përgjigje. Nëse nuk miratohet ditën e enjte statuti i minatorit, njoftojmë që ditën e të enjten do të jemi para paralamentit nuk ka më afat. Do të vijojme protesta çdo ditë”, u shprehën ato.

Denoncimi i fortë i deputetit: Veliaj më kërkon dhurata 5 milionë euroshe për një leje ndërtimi!

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, njëkohësisht edhe biznesmen, Ramiz Kelmendi, ka ngritur akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit.
Kelmendi përmes një letre të hapur tregon se ka blerë një truall në Tiranë për ndërtim dhe nga kryebashkiaku Veliaj i ishte premtuar fillimisht mbështetje maksimale.
Kelmendi ka zbardhur të gjithë kalvarin që i ka ndodhur, nga blerja e pronës deri në momentin kur i është kërkuar që atë t’ia dhurojë bashkisë së Tiranës, pavarësisht vlerës së saj prej 5 milionë eurosh.
Kelmendi tregon se, pas dhënies së dritës jeshile për të filluar ndërtimin e objektit, që kishte vlerë miliona euro, inspektorët e Bashkisë së Tiranës ia kishte pezulluar punimet.
Letra e plotë e Ramiz Kelmendit
Letër e hapur,
Kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Erion Velijaj
I nderuar kryebashkiak Velijaj, tre vite më parë në zyrën tuaj e ku ishin prezent edhe stafi juaj professional-teknik, kërkova mendim profesional rreth blerjes së prones për ndërtimin e ETC-së.

Në pyetjen time se a ka ndonjë kontest, interes publik për parcellën në fjalë, të gjitha përgjigjet nga ana juaj ishin në favor dhe mbështetje të ketij projekti.
Sa për ri-kujtim, isha deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nuk prisja trajtim të veçantë, por të paktën mbajtje të fjalës dhe përkushtimin tuaj si ndaj një investitori dhe qytetari të Kosovës. Fatkeqësisht ndodhi e kundërta.
Çështja u prolongua në dhënien e lejes dhe u detyrova të vij tek ju sërish në takimin e radhës 15 muaj pas takimit të parë.
Gëzova sërish të njëjtën mbështetje verbale nga ju sikur edhe në takimin e parë.
Në këtë periudhë të takimit tonë të dytë isha zv/Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe sërish u trajtova si një qytetarë i thjeshtë. Nuk e kisha brengosje as kësaj radhe. Pas shumë pritjesh, pra 3 vite për të zbardhur lejen e ndërtimit (pritje e gjatë apo e shkurtër) le të vendosni ju dhe opinion), në nëntor të vitit 2018, zbardhët dokumentin për pagesën e taksës së ndërtimit dhe infrastrukturës që ishte në vlerë prej 1 milion e 680 mijë euro.
Kjo shumë u pagua nga ana jonë dhe ishim duke pritur zbardhjen e formularit, që sipas ligjit duhej të zbardhej në afatin prej 5 ditësh. Kaluan ditët, afatet dhe pas tre muajve edhe pse hyri në fuqi me bazë ligjore, ne me instruksion të institucioneve ligjore filluam informimin me shkrim procedural tek të gjitha organet e nevojshme për fillimin e rrethimin dhe parapërgatitjet për vendosjen e gurëthemelit në të cilin do merrnit pjesë edhe ju si krybashkiak, për gëzimin që investimin po e bënë investitori nga Kosova.

Në këtë pikë ndodhi ajo që parashihte prolongimi i lejes. Erdhën në punishte inspektorët tuaj pa asnjë vendim për të pezulluar punët dhe për të rrënuar rrethojat në orët e vona të së shtunës, duke dashur të friksojnë kompaninë ndërtuese.
Nuk e di dhe mbetem i befasuar përse ndodhi kjo ?
Njerëzit tuaj na plotësuan me përgjigje ndaj kësaj befasie. Tani kërkohet që ne t’ua falim bashkisë pronën në fjalë. Absurd. Me keqardhje po ju theksojë se detyrimi juaj që ne ti japim Bashkisë dhuratë me shantazhim, pronën në vlerë prej mbi 5 milion eurosh, tregon një çmenduri rinore. Bile na u tha se po që se nuk e japim pronën në këtë mënyrë, ne nuk do të ndërtojmë kurrë objektin e cekur.
Andaj z. Velijaj, publikisht po ju kërkoj të hiqni dorë nga këto aventura të cilat do dëmtojnë rëndë imazhin e të dyja palëve dhe do ndikojnë negativisht në politikat lokale për investitorët nga Kosova.
Ramiz Kelmendi – Deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës.