22.5 C
Tirana
E martë, 6 Maj, 2025

“Betejë pa kthim me 16 Shkurt”, mesazhi i fortë i Bashës për qytetarët

Anembanë vendit po fryn një erë ndryshimi, që është shprehja më e qartë e forcës së qytetarëve të bashkuar. Sot shqiptarët janë ngritur dhe bashkuar në Gjirokastër, Shkodër, Korçë, Dibër, Tiranë kundër qeverisë që është në pushtet me votat e blera nga krimi, që i vjedh çdo ditë për t’u pasuruar vetë.
Taksat janë shtuar për 97% të shqiptarëve. Çmimi i naftës është më i larti në Europë për popullin më të varfër në Europë. Çmimi i energjisë është më i larti në rajon. Edi Rama mbledh 2 miliardë euro taksa më shumë, por nuk ua kthen shqiptarëve në investime dhe shërbime më të mira.
Ky nuk është regjim demokratik, por një grusht shteti, i bërë jo nga ushtarakë apo grupe ideologjike, por nga një grusht kriminelësh dhe oligarkësh, që synon t’ju mbajë peng dhe të vazhdojë të përdorë Shqipërinë për t’u pasuruar në kurrizin e shumicës së shqiptarëve.
Sot dua t’ ju them qartë dhe prerë! Ky sistem duhet përmbysur me çdo kusht e me çdo çmim. Pa përmbysur këtë sistem, vendi nuk ka të ardhme, nuk do të ecim dot përpara në rrugën e futjes së Shqipërisë në Europë. Ky sistem nuk i përfaqëson dhe nuk i mbron shqiptarët.
Koha për fjalë ka mbaruar. Më 16 shkurt, ejani dhe flisni me pjesëmarrjen tuaj, me bashkimin tuaj. Jepuni dorën njëri-tjetrit dhe bashkohuni, jo thjesht sepse ju bashkojnë hallet, por sepse ju bashkon shpresa, ju bashkon vendosmëria për të luftuar për fëmijët tuaj.
Ju jap fjalën se kjo betejë është një betejë pa kthim. Nuk ka asnjë opsion tjetër, përveçse ta shembim këtë sistem.Të mos i paguajmë më gjobën këtij sistemi që, me drejtësinë e kapur nga Edi Rama, po bën gati lirimin e kriminelit që vrau 4 policë në krye të detyrës.
Më 16 shkurt nuk ju kërkoj të vini më Tiranë për të sjellë PD në pushtet. PD do të vijë në pushtet me votë. Ju kërkoj të bashkoheni, demokratë e socialistë, për ta hedhur në lumë këtë sistem të kalbur dhe për t’i hapur Shqipërisë perspektivën e zhvillimit, mirëqenies dhe të zhvillimit.

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA NË GJIROKASTËR


Vëllezër dhe motra, qytetare dhe qytetarë të Gjirokastrës!
Ju përshëndes nga zemra dhe ju përgëzoj, për këtë zgjim të jashtëzakonshëm të qytetarisë që keni demonstruar sot. Keni treguar se qytetarët janë më të vetëdijshëm se kurrë, se një ditë e re po vjen.
Një ditë e re po agon, një ditë ndryshe, një ditë ndryshimi dhe se çelësi i afrimit të këtij ndryshimi pozitiv për të gjithë banorët e Gjirokastrës, është bashkimi me njëri-tjetrin, bashkimi me të gjithë shqiptarët, më 16 shkurt në Tiranë, për të përmbysur një sistem të kalbur, që në fakt është vetëm një grup njerëzish, i cili ka marrë peng vendin, ka marrë peng ekonominë, ka marrë peng rininë, ka marrë peng universitetet, ka marrë peng sistemin shëndetësor. ka marrë peng pagat dhe pensionet e shqiptarëve, ka marrë peng të ardhmen tonë.
Zonja dhe zotërinj!
Dita e sotme ka qenë një ditë ku shqiptarët janë ngritur dhe bashkuar, në Gjirokastër, në Shkodër, në Korçë, në Dibër, në Tiranë.
Anembanë vendit po fryn një erë ndryshimi që është shprehja më e qartë e forcës së qytetarëve të bashkuar.
Cili është qëllimi i shtetit?
Pse ekziston shteti si një kontratë mes qytetarëve?
Besimi im i thellë është që detyra kryesore e ekzistencës së shtetit, është të kujdeset për qytetarët, të kujdeset për ju, për punësimin tuaj, për mirëqenien tuaj, për arsimimin e fëmijëve tuaj, për sigurinë e qyteteve, fshatrave dhe shkollave të fëmijëve tanë.
E pra sot, ne nuk kemi një shtet të tillë. Nuk kemi një qeveri të tillë.
Detyra kryesore e qeverisjes është t’u shtrijë dorën njerëzve, t’i ndihmojë ata, duke filluar nga më të pamundurit, duke vazhduar me sipërmarrjen që krijon vende pune, duke vazhduar me rininë që kërkon vende pune, me shëndetësinë, me arsimin, të ulë sadopak vështirësitë dhe barrën e rëndë të halleve dhe problemeve të jetës, t’i ndihmojë me investime, të cilat rrisin ekonominë.
Të përmirësojë gjendjen e shkollave, të investojë për një shërbim shëndetësore më të mirë e cilësor.

Por sot ne kemi një shtet, i cili nga mëngjesi deri në darkë, ditë për ditë, nuk mendon për asnjë nga këto halle. Mendon si e si të vjedhë shqiptarët dhe taksat e tyre, t’jua shtojë taksat dhe dhe taksat janë shtuar për 97% të shqiptarëve.
Çmimi i naftës është sot më i larti në Europë për popullin më të varfër në Europë.
Çmimi i energjisë është më i larti në rajon, në një vend që 99% e energjisë e prodhon vetë nga uji, me koston më të ulët në rajon.
Ne kemi sot një shtet i cili ka mbledhur nga xhepat e shqiptarëve, me taksat e Edi Ramës, 2 miliard euro më shumë se sa katër vite më parë, por asnjë qindarkë nuk është kthyer tek ju.
Investimet që japin vende pune nuk duken kërkund.
Investime të huaja zero! Kujdesi për sigurinë, zero!
Ngjarjet e rënda që ndodhin, në veçanti ato që kanë të bëjnë me sigurinë e vogëlushëve dhe fëmijëve tanë, janë tregues në radhë të parë, të shpërbërjes totale të ligjit e të kujdesit për fatin e qytetarëve dhe të fëmijëve të tyre nëpër shkolla.
Dhe në radhë të dytë, janë pasojë e drejtpërdrejt e modelit që ka ndërtuar Edi Rama, modelin e përdhunuesve kryetar bashkie, modelin e përdhunuesve deputetë, modelin e përdhunuesve që iu rreh krahët në fushatë.
Fushatë i thënçin, sepse me këta përdhunues, me këta kriminelë, ka ardhur dhe ka mbajtur pushtetin.
Këtë ne e kemi denoncuar prej kohësh. Këtë e ka denoncuar prej kohësh, opozita dhe Partia Demokratike.
Tani nuk është thjeshtë dhe vetëm denoncim, është provë zyrtare e prokurorisë shqiptare, bërë publike nga Zëri i Amerikës.
Dhe çfarë shohim?!
Në çdo vend normal, do të distancohej menjëherë i pari i qeverisë, në qoftëse politikanët e lidhur me krimin për të blerë vota, siç tregon dosja 339 publikuar nga Zëri i Amerikës, dhe të ishin të lidhur me partinë në pushtet, siçjanë të lidhur me Edi Ramën, hapi i parë që një kryeministër do të bënte, do të ishte shkarkimi dhe arrestimi i tyre.
Edi Rama, jo vetëm hesht, por e mbron Dakon me shokë, sepse Edi Rama është urdhëruesi dhe zbatuesi i kësaj skeme.
Edi Rama nuk është kryeministri i shqiptarëve, nuk është kryeministri i Shqipërisë.
Ai është kryeministri i Gjushit.

Është kryeministri i krimit, dhe kjo është arsyeja se pse vuan Shqipëria! Pse vuan Gjirokastra!
Sepse, ai nuk e ka lidhur fatin e tij, me fatin e qytetarëve të thjeshtë. Prandaj, nuk do t’ia dijë për hallet tuaja.
Prandaj, i poshtëron, i shan, i nëpërkëmb me gjuhë zuzare dhe rrugaçërore, të padenjë edhe për më rrugaçin e rrugaçëve, por që sot është gjuha e përditshme e atij që i thotë vetes kryeministër i Shqipërisë.
Sepse nuk e ka lidhur fatin e tij me fatin tuaj!
Fati i tij është lidhur me fatin e një grushti kriminelësh, ata e sollën në pushtet dhe ata e mbajnë në pushtet.
Ky nuk është regjimi demokratik për të cilin Kushtetuta e Shqipërisë dhe qytetarët shqiptarë kanë votuar.
Ky është një grusht shteti i bërë jo nga oficerë, ushtarakë apo grupe ideologjike, por i bërë nga një grusht kriminelësh dhe një grusht oligarkësh, me një qëllim: që t’ju mbajë peng dhe të vazhdojë të përdorë Shqipërinë dhe pasuritë e saj, për t’u pasuruar në kurrizin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve.
Nuk i bëhet vonë që Gjirokastra braktiset ditë për ditë nga dhjetëra e qindra të rinj, profesionistë, mjekë, inxhinierë, nga ata për të cilët ka më shumë nevojë.
Nuk i bëhet vonë që qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë po boshatisen me ritmin më të lartë që nga eksodi i fillimit të viteve 90-të, përkundrazi, kjo i duket meritë e madhe.
Ne duhet t’i japim fund këtij sistemi!
Ky sistem nuk ju përfaqëson. Ky sistem nuk ju mbron. Ky sistem nuk ju shërben.
Ky është sistemi me të cilin është asgjësuar mirëqenia e të gjithë shqiptarëve të djathtë e të majtë, demokratë e socialistë. Ky është sistemi që i vjedh të gjithë shqiptarët.

Ky është sistemi, që shkatërron perspektivën e vendit.
Ky është sistemi që pasuron vetëm një grusht oligarkësh.
Ne jemi përpjekur ta pastrojmë këtë sistem. Jemi përpjekur, ta pastrojmë nga koka me ligjin e dekriminalizimit dhe iniciativën tonë për vettingun e politikanëve.
Jemi përpjekur ta pastrojmë nga brenda. Jemi përpjekur ta pastrojmë nëpërmjet institucioneve.
Jutë gjithë e dini se këto përpjekje kanë dhënë rezultate të limituara, apo janë hedhur poshtë me kartonët e asaj partie që ka ardhur në pushtet me krimin.
Sot dua të jua them i qartë dhe i prerë:
Ky sistem duhet përmbysur.
Pa përmbysur këtë sistem, vendi nuk ka të ardhme.
Pa përmbysur këtë sistem, nuk do të ecim dot përpara në rrugën e futjes së Shqipërisë në Europë.
Unë e di që asnjë vend nuk bëhet si vendi yt. 18 vjeç jam larguar nga vendi, kam studiuar dhe punuar jashtë Shqipërisë, dhe ua them nga përvoja personale, siç e dinë shumë prej jush që kanë jetuar në emigracion, e shumë prej të tjerëve që nuk janë sot këtu, sepse janë në emigracion, asnjë vend nuk të bëhet si vendi yt.
Prandaj, ne duhet të ndërtojmë këtu vlerat europiane. Ne nuk kemi rrugë tjetër. Nuk ka rrugë tjetër dhe nuk ka derë tjetër, që të na çojë drejt mirëqenies, drejt punësimit, drejt standardeve përveç rrugës europiane.
Por, ajo derë nuk do të hapet, sa kohë në krye të punëve të kemi qeveri që nuk ka ardhur me votën e qytetarëve, por me ndihmën e krimit.
Ajo derë nuk do të hapet e do të vonohet e do të zvarritet, ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji, siç është zvarritur tre herë me radhë, sa kohë që në krye të vendit të kemi oligarkët dhe kriminelët.

Unë e di, që po ta hapim atë rrugë që nuk është e lehtë, rrugën drejt sjelljes së standardeve europiane në Shqipëri, gjërat do të shkojnë më mirë për të gjithë. Kjo është një rrugë, të cilën do të duhet ta bëjmë të gjithë së bashku, por që të ecim të gjithë kësaj rruge, me taksa të ulta, me rritjen e rrogave dhe të pensioneve, me uljen e çmimit të energjisë dhe të naftës, me rindezjen e motorrëve të ekonomisë, rindezjen e pozitivitetit, që Gjirokastra si gjithë Shqipëria, të gëlojë nga energjia positive. Që të rritet ekonomia, që të krijohen vende pune me paga dhe kushte dinjitoze për rininë e Gjirokastrës dhe të gjithë Shqipërisë, ne duhet sëpari të krijojmë këtu kushtet e një sistemi europian.
Ky sistem i kalbur, që në fakt është vetëm një grup njerëzish, duhet përmbysur me çdo kusht dhe me çdo çmim.
Vetëm duke e çliruar Shqipërinë nga këta pengmarrës, vetëm duke i kthyer Shqipërisë, shpresën për një ndryshim të vërtetë, ne do të mund t’i bëjmë realitet, planet tona ekonomike, të cilat siç i keni parë, kanë jo vetëm ekspertizën europiane, por kanë edhe mbështetjen europiane.
Ne do të mund të kthejmë besimin tek vendi ynë, që kapitali të investohet këtu. Të vijnë dhe jo të ikin investimet e huaja.
Që t’i bëjmë të gjitha këto realitet të dashur zonja e zotërinj, qytetarë dhe qytetare të Gjirokastrës, na duhet që ky bashkim i jashtëzakonshëm, që në fjalët e vetë bashkëqytetarëve tuaj, votues deri dje të së majtës, është bashkimi më i madh qytetar në 6 vite.
Këtë bashkim ta përsërisni më 16 shkurt, sot një javë në Tiranë, për t’i dhënë fund këtij sistemi të kalbur, për të marrë në dorë fatet tuaja, për të marrë në dorë institucionet që nuk i takojnë dhe nuk kanë për t’i takuar kurrë kriminelëve, por i takojnë sovranit, i takojnë qytetarëve.
Dhe menjëherë pas kësaj ju garantoj se ne do të vëmë në lëvizje planin tonë ekonomik.
Ne do të derdhim gjithë energjinë pozitive për të filluar ndryshimin, por deri në atë moment, nuk është më në dorën tonë, nuk është më në dorën e procesit politik.
Fjala nuk bën më fajde. Koha për fjalë ka mbaruar.
Më 16 shkurt, ejani dhe flisni me pjesëmarrjen tuaj, me bashkimin tuaj.
Jepuni dorën njëri-tjetrit dhe bashkohuni, jo thjesht sepse ju bashkojnë hallet, por sepse ju bashkon shpresa.
Ju bashkon apo jo vendosmëria për të luftuar për fëmijët tuaj, për rininë tuaj?

Dhe kështu të bashkuar ta hapim rrugën e bllokuar nga kjo klikë, rrugën drejt zhvillimit, rrugën drejt Europës.
Unë ju jap fjalën se kjo betejë është një betejë pa kthim.
Nuk ka asnjë opsion tjetër përveçse ta shembim këtë sistem.
Ky sistem, dhe po them edhe një herë, është vetëm i një grusht njerëzish, nuk është sistem, i ka marrë peng të gjithë, ka marrë peng edhe Policinë e Shtetit.
Shikoni si i trajtojnë, një herë i trajtojnë si hamejtë, si hamejtë e Saimir Tahirit, pastaj si stjuardesat e Agron Xhafës dhe kur vriten nga krimi, shikoni se çfarë i bëjnë.
Krimineli që vrau katër policë në krye të detyrës, drejtësia e kapur nga Edi Rama, e bërë njësh me Edi Ramën, me krimin, me oligarkinë, tani i dhanë atë që kërkoi vetë ai.
25 vite burg dhe po bëhen gati ta lirojnë, një kryekriminel që vrau 4 policë, 4 oficerë policie në krye të detyrës.
Ky është sistemi që ka ndërtuar, ky është sistemi që i ka rënë në qafë çdokujt.
Çdokush paguan fajdet, gjobën e këtij sistemi. Asnjëri prej jush nuk përfiton nga ky sistem, as socialistët e ndershëm të Gjirokastër, as socialistët e ndershëm shqiptarë nuk përfitojnë nga ky sistem.
Dua t’jua bëj të qartë!
Më 16 shkurt nuk ju kërkoj të vini aty për të sjellë Partinë Demokratike në pushtet.
Partia Demokratike e Shqipërisë do të vijë në pushtet me votën e qytetarëve shqiptarë, me vizionin tonë për ta nxjerrë vendin nga kriza.
Por ju kërkoj të bashkoheni siç po bashkoheni të gjithë, të djathtë e të majtë, demokratë e socialistë për ta hedhur në Lanë këtë sistem të kalbur dhe për t’i hapur Shqipërisë perspektivën e zhvillimit, mirëqenies dhe të zhvillimit.
Faleminderit edhe një herë për këtë pritje të jashtëzakonshme, ju ftoj të gjithë së bashku të merrni me vete edhe miqtë, shokë, shoqe, të rinj dhe të reja dhe ju mirëpres në Tiranë në ditën e parë të ndryshimit, më 16 shkurt të shtunën e ardhshme.
Faleminderit nga zemra!
Zoti e bekoftë Gjirokastrën dhe popullin e saj!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Meta denoncon aferën e Ramës me Unazën e Madhe në Shtetet e Bashkuara

Presidenti shqiptar Ilir Meta thotë se për rastin e Unazës së Re në Tiranë janë ndjekur procedura ekstraligjore që sipas tij nuk tregojnё pёr njё vend, ku sundon ligji, por tregojnё thjesht pёr njё vend ku sundon shumica. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë qëndimit të tij në Uashington, zoti Meta flet dhe për dialogun Kosovë-Serbi, debatet e fundit për situatën e korrupsionit në Shqipëri, pas rastit të tenderave në Ministrinë e Drejtësisë apo dhe përplasjet me Qeverinë, si ajo për kreun e diplomacisë. Presidenti Meta thotë se për marrëveshjet ndërkombëtare ai mund të autorizojë vetëm ministrin e Jashtëm Edi Rama. Me zotin Meta bisedoi shefi i shërbimit shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho.
Zёri i Amerikёs: Zoti President! Mirёserdhёt nё studiot e Zёrit tё Amerikёs!
Ilir Meta: Kёnaqёsi qё takohemi kёtu.
Zёri i Amerikёs: Zoti President! Gjatё ditёve qё keni qenё nё Uashington, nё takimet qё keni patur, ju jeni shprehur edhe pёr çёshtjen e dialogut tё Kosovёs me Serbinё. Beogradit dhe Prishtinёs iu ёshtё kёrkuar qё tё jenё krijuese nё arritjen e njё marrёveshjeje, gjё qё ёshtё pёrkthyer edhe nё mundёsinё e shkёmbimit tё territoreve, korigjimit tё kufirit, ndryshimit tё kufijve; njё temё qё ka qenё tabu mё parё. Ju jeni shprehur se nuk duhet tё ketё ndryshim kufijsh. Nёse mund t’iu pyes: Pёrse kjo kundёrshti, kur nuk dihet ende se pёr çfarё po diskutohet?
Ilir Meta: Unё pajtohem plotёsisht me ju qё ёshtё i domosdoshёm, madje ёshtё i vonuar, do tё thosha, gjithё ai proces qё ka tё bёjё me pёrfundimin e dialogut Kosovё – Serbi, pasi ky ёshtё njё dialog qё po vazhdon prej mjaft vitesh. Ёshtё njё dialog qё u quajt “pёr normalizimin” dhe tani tё gjithё kёrkojnё finalizimin e tij, ndёrkohё qё ne ende nuk kemi njё bilanc tё plotё tё normalizimit dhe tё zbatimit tё marrёveshjeve tё deritanishme. Megjithatё, pёrsёri unё bashkohem me atё kёrkesё, me atё interes tё pёrgjithshёm, sepse ёshtё interes edhe i Shqipёrisё, po ёshtё interes edhe i partnerёve tanё dhe i vet proceseve integruese, tё cilave ne iu jemi bashkuar dhe qё kёrkojmё tё fitojnё shtysё tё re pёrmes realizimit tё kёsaj marrёveshjeje, qё kjo gjё tё realizohet sa mё parё. Por i dimё vёshtirёsitё e deritanishme, tё cilat shpresojmё tё kapёrcehen me reflektim tё pёrbashkёt nga tё dyja palёt, pёr tё krijuar atё mirёbesim, qё ka munguar deri tani.

Zёri i Amerikёs: Zoti Meta! Tё ndalemi tek problemet, tek zhvillimet nё Shqipёri. Ju patёt njё pёrplasje tё fortё me qeverinё pёr çёshtjen e ministrit tё jashtёm si dhe pas publikimit tё qёndrimit tuaj pёr çёshtjen e Unazёs sё Madhe, ku ju kёrkuat tё anulohen gjithё kontratat dhe projekti tё ribёhet nga e para. Shumica iu akuzoi se ju po mbani pozicione politike, qё bien ndesh me detyrёn tuaj si president i vendit. Madje kryeministri Rama iu cilёsoi si drejtuesin mё serioz tё opozitёs. Si iu pёrgjigjeni ju kёtyre kritikave?
Ilir Meta: Nё detyrёn time si president unё i referohem vetёm Kushtetutёs sё Republikёs sё Shqipёrisё, interesit kombёtar dhe interesit publik. Nё çёshtjen e ministrit tё jashtёm nuk besoj se kёrkon shumё energji pёr t’iu pёrgjigjur tё gjitha kundёrshtimeve nё lidhje me qёndrimin tim, pёr arsye se kam qenё mjaft i hapur pёr çdo zgjidhje pёr personin e propozuar nga kryeministri. Por nuk besoj se dikush mund tё fajёsojё Presidentin, kompetencat e tё cilit nё fushёn e politikёs sё jashtme janё pёrcaktuar shumё qartё edhe nga vendimi i Gjykatёs Kushtetuese, i kёrkuar nga vet Partia Socialiste dikur nё opozitё pёr çёshtjen e marrёveshjes sё detit; pra qё Presidentit iu kёrkua tё konfirmojё nё kёtё detyrё njё person, cilatdo qofshin cilёsitё e tij tё shkёlqyera, tё cilin nuk e ka takuar asnjёherё, tё cilin nuk e njeh dhe i cili do tё firmosё marrёveshje nё emёr tё Republikёs sё Shqipёrisё, tё cilat mund tё prodhojnё pasoja afatgjata dhe tё paparashikueshme. Qёndrimi ka qenё tepёr konstruktiv dhe ka qenё njё qёndrim, i cili ka patur nё konsideratё Kushtetutёn dhe detyrimet kushtetuese tё Presidentit, edhe interesin kombёtar edhe interesin publik. Pёr mё tepёr personi kishte bёrё deklarata nё njё televizion tё Kosovёs, tё cilat nuk kishin asnjё lidhje me qёndrimet shtetёrore tё Shqipёrisё nё fushёn e politikёs sё jashtme.
Ndёrsa pёrsa i takon Unazёs sё re, nё mos gaboj, sot bёhen 100 ditё nga fillimi i protestave dhe unё si President, pa patur asnjё paragjykim pёr shkak tё problemit publik dhe protestave tё vazhdueshme tё transmetuara nga tё gjithё mediat, dhe tё kёrkesave tё qytetarёve, kam ushtruar pёrgjegjёsitё e mia, kam kёrkuar informacione nё mёnyrё tё vazhduar, nё mёnyrё tё pёrsёritur.

Bazuar nё ligjet e shtetit pёr informim ndaj çdo qytetari dhe zyrtari, po duke u bazuar edhe nё Kushtetutёn e vendit, institucionet janё tё detyruar tё japin informacione dhe pёrgjigje Presidentit pёr çdo kёrkesё dhe pёr çdo shqetёsim, e nё fund fare kam qenё i detyruar tё mbaj njё qёndrim, pasi kam krijuar njё bindje, pёr tё cilёn jam shprehur publikisht dhe tё cilёs vazhdoj t’i qёndroj me bindje tё plotё: Shpikje tё tilla jashtё legjislacionit qё vendi ynё ka, jashtё rendit tonё juridik dhe kushtetues nuk tregojnё pёr njё vend, ku sundon ligji, por tregojnё thjesht pёr njё vend ku sundon shumica. Ky ёshtё njё koncept qё nuk ka lidhje me shtetin e sё drejtёs, pёr mё tepёr qё jemi nё qendёr tё vёmendjes pёrsa i takon respektimit tё ligjit, pёrsa i takon rregullave tё opinionit publik, pёrsa i takon çёshtjeve tё konkurrencёs edhe nga partnerёt ndёrkombёtarё. Reflektimi ndaj kёsaj çёshtje mendoj se ёshtё nё interes tё publikut, ёshtё nё interes tё vet qeverisё edhe tё pёrmirёsimit tё perceptimit pёr seriozitetin qё kemi nё zbatimin e ligjit nё vend pёr tё ardhmen.
Zёri i Amerikёs: Ju u shprehёt se njё nga konsideratat pёr punёn e ministrit tё jashtёm ishte ajo e marrёdhёnieve dhe negociatave me Greqinё pёr çёshtjen e detit. Tani qё ministri i jashtёm u ndryshua dhe erdhi ministri i ri, i cili u ngarkua nga kryeministri pёr tё kryer funksionin e ministrit tё jashtёm, mё lejoni t’iu pyes: A do tё ketё kjo ndikim lidhur me negociatat me Greqinё? Ju jeni shprehur se i keni shumё tё qarta kompetencat se cilit institucion mund t’i delegoni autoritetin kushtetues pёr tё lidhur marrёveshje ndёrkombёtare nё emёr tё Republikёs sё Shqipёrisё. A mund ta sqaroni kёtё? A i ka ministri i ri i ngarkuar kompetencat e plota, qё i ka patur i mёparshmi?
Ilir Meta: Do tё doja tё bёja njё korigjim. Duke iu referuar asaj çfarё ka shprehur ish-kandidati pёr ministёr tё jashtёm: nuk kishte tё bёnte me çёshtjen e negociatave me Greqinё, por kishte tё bёnte me njё qёndrim tё shprehur prej tij nё lidhje me njё kocept tё ri, qё ka dalё pёr korigjime tё pёrgjithshme territoriale nё Ballkanin perёndimor, sepse nuk ka lidhje me kёtё çёshtje. Ndёrsa çёshtjen e marrёdhёnieve me Greqinё e lidha thjesht me vendimin qё ёshtё nё fuqi tё Gjykatёs Kushtetuese pёr shkak tё marrёveshjes sё mёparshme, qё u rrёzua pas kёrkesёs sё Partisё Socialiste, i cili pёrcakton se cilat janё kompetencat e Presidentit dhe tё çdo institucioni nё fushёn e politikёs sё jashtme pёr lidhjen e marrёveshjeve ndёrkombёtare.
Pёr tё ardhur nё thelbin e pyetjes tuaj, se nuk doja tё lija njё keqkuptim: Presidenti e ka shumё tё qartё dhe autorizon vetёm ministrin e jashtёm, i cili nё kёtё rast ёshtё vet kryeministri, me kёrkesёn e tij, dhe ai quhet zoti Edi Rama.

Zёri i Amerikёs: Ai transferoi kompetencat tek zoti Cakaj.
Ilir Meta: Unё e kam shumё tё qartё se cila ёshtё detyra ime dhe cili ёshtё detyrimi im kushtetues.
Zёri i Amerikёs: Jemi ende te bisedimet me Greqinё. Ndёrsa u duk se palёt ishin shumё afёr arritjes sё njё marrёveshje ose pёrfundimit tё negociatave, duket se çёshtjet kanё mbetur pezull, janё lёnё nё harresё. A mendoni se ka ende shpresё, se mund tё arrihet njё marrёveshje sё shpejti, ose ku ёshtё statusi i kёsaj marrёveshje?
Ilir Meta: Besoj se unё i kam pёrmbushur dhe vazhdoj t’i pёrmbush me pёrgjegjёsi tё gjitha detyrimet e mia kushtetuese si President i Republikёs dhe pёr kёtё njё ndihmё tё madhe kam nga vet vendimi i Gjykatёs Kushtetuese pёr kёtё çёshtje dhe pёr çdo marrёveshje tё ngjashme tё kёtij karakteri dhe do tё vazhdoj nё kёtё mёnyrё deri nё fund. Jam shumё i interesuar qё kjo çёshtje tё ishte zgjidhur qё dje, pra, dhe jo sot apo nesёr. Gjithmonё referuar Kushtetutёs dhe vendimit tё Gjykatёs Kushtetuese tё Republikёs sё Shqipёrisё, nё mёnyrё qё tё hidhet njё hap tjetёr pёrpara edhe nё marrёdhёniet tona me fqinjin jugor.
Zёri i Amerikёs: Zoti Meta! Muajin e kaluar nё bazёn e Pashalimanit ndodhi njё vjedhje e njё sasie municioni. Ministria e Mbrojtjes mori njё seri masash pak ditё mё parё. U shkarkuan 15 zyrtarё ushtarakё, ndёrkohё qё javёn e kaluar ministria e mbrojtjes iu ka dёrguar ju njё propozim pёr shkarkimin e komandantit tё Flotёs Detare, gjeneralin Ylber Dogjani. A keni marrё ndonjё vendim deri tani lidhur me kёtё kёrkesё?
Ilir Meta: Nuk kam patur mundёsi tё marr ndonjё vendim, pёr arsye se edhe nuk kam qenё nё zyrё gjatё kёsaj kohe, por megjithatё ekipi im po punon, por njёkohёsisht na duhet tё kemi njё vlerёsim mё tё plotё dhe mё shterues pёr rastin nё fjalё, pasi kemi edhe pretendimet nga ana e komandantit tё Forcave Detare, i cili pretendon qё ka paralajmёruar pёr pasojat apo rreziqet e njё fenomeni tё tillё, ka kёrkuar tё merren disa masa. Ne kemi kёrkuar tё shohim edhe vlerёsimin e ministrisё, tё inspektimit qё ёshtё bёrё dhe do tё marrim vendimin mё tё drejtё dhe do ta bёjmё publik nё mёnyrёn mё transparente.

Zёri i Amerikёs: Zoti Meta! Kёto ditё ambasada amerikane nё Tiranё bёri tё ditur se ajo u ka mohuar dhe revokuar vizat mbi 170 zyrtarёve dhe ish-zyrtarёve publikё qё nga viti 2017. Mendohet tё jetё njё numёr relativisht i lartё zyrtarёsh. Duket njё shifёr relativisht e lartё, duke iu referuar faktit qё nё vitin 2017 prokuroria shqiptare ka regjistruar vetёm 16 procedime pёr korrupsion tё zyrtarёve tё lartё. A mendoni se ky ёshtё njё tregues i faktit se korrupsioni nё Shqipёri ёshtё shtrirё nё nivele tё larta dhe lufta ndaj tij mbetet ende shumё e dobёt?
Ilir Meta: Pёr kёtё nuk mjafton vetёm ky rast apo ky fakt qё shprehni ju. Pёr fat tё keq, raporti i Transparency International tregon njё pёrkeqёsim. Unё mendoj qё ёshtё shumё e rёndёsishme qё SHBA dhe BE tё vijojnё nё mёnyrё mё aktive angazhimin e tyre pёr tё ndihmuar nё ngritjen e besueshme tё institucioneve tё reja tё reformёs nё drejtёsi, tё japin njё mbёshtetje dhe inkurajim mё tё madh pёr ONM-nё, tё cilёn ne e vendosёm edhe nё Kushtetutё, dhe pёr vlerёsimet e saj, nё mёnyrё qё ne t’i kemi sa mё shpejt kёto institucione nё punё, t’i kemi sa mё tё besueshme dhe sa mё tё paanshme.
Zёri i Amerikёs: Edhe njё pyetje e fundit lidhur me temёn e korrupsionit, qё ka dalё kёto dy tre ditё. Nё teori tё gjithё politikanёt i japin mbёshtetje me zё tё lartё luftёs ndaj korrupsionit, por duket se kemi tё bёjmё mё shumё me njё lloj retorike. Po tё shohim reagimin e qeverisё ndaj rasteve qё ka nxjerrё nё pah media pёr korrupsionin, kemi vёnё re njё lloj shfajёsimi ose deri diku njё lloj marrje nё mbrojtje tё personave qё janё tё akuzuar. Po tё njёjtёn gjё vumё re pardje me opozitёn. Nё njё pёrplasje qё pati me ministren e drejtёsisё, pasi ministria e drejtёsisё arrestoi dhe po ndiqen penalisht disa persona qё kanё qenё zyrtarё tё LSI-sё mё parё pёr disa shkelje nё kёtё ministri, kryetarja e LSI-sё goditi ministren e drejtёsisё dhe i mori nё mbrojtje kёta njerёz. Madje nxori edhe emrin tuaj; deri tani, tha, nuk e kam nxjerrё emrin e ministres sё drejtёsisё, pasi ajo ka lidhje familjare me ju. Zonja Kryemadhi kёshtu u shpreh. Si iu duken ju kёto komente? A janё kёto sinjale tё qarta qё politikanёt duhet tё nxjerrin, ndёrkohё qё vendi ka njё problem serioz me korrupsionin?
Ilir Meta: Problemi padyshim qё ёshtё mjaft serioz pёrderisa, e theksoj edhe njё herё, Transparency International e nxjerr tё pёrkeqёsuar dy vitet e fundit vlerёsimin pёr Shqipёrinё. Duhet tё ndodhte e kundёrta. Nё kuadёr tё reformёs nё drejtёsi duhet tё kishte njё frenim, duhet tё kishte njё kujdes mё tё madh nё respektimin e ligjit dhe tё Kushtetutёs, duhet tё kishte njё reagim mё tё shpejtё ndaj rasteve tё qarta dhe ndaj rasteve publike. Unё pёrshёndes çdo procedim, qё bёhet ndaj kujtdo, qofshin edhe raste tё tilla si ajo qё ka ndodhur nё ministrinё e drejtёsisё ditёt e fundit sipas kёtij varianti qё ju po shprehni.

Megjithatё ka disa çёshtje qё janё shumё madhore, sepse çёshtje tё tilla padyshim qё ka dhe do tё ketё. Sepse çdo ditё ka prokurime dhe mund tё ketё edhe shkelje edhe korrupsion. Por ka disa raste ku ёshtё e rёndёsishme tё pёrqёndrohemi mё shumё pёr tё vendosur vёrtet besimin nё funksionimin e shtetit, nё sundimin e ligjit.
Mё konkretisht, unё do tё theksoja faktin skandaloz tё shkeljes sё Kushtetutёs lidhur me dhёnien fuqi prapavepruese pёr shpёrndarjen e dividentit pёr tё kaluarёn, i cili sjell implikime tё mёdha dhe mund tё sjellё edhe pasoja tё mёdha nё tё ardhmen nё dёm tё interesit publik dhe nё dёm tё funksionimit normal tё rendit juridik dhe kushtetues nё njё shtet tё sё drejtёs. Apo edhe rasti tjetёr i Unazёs sё re ёshtё njё rast flagrant, ku kemi njё shkelje tё hapur tё tё drejtave tё njeriut, pёrveç fenomenit jo transparent.
Nga ana ime prokuroria dhe çdo agjenci ligjzbatuese ka patur, ka dhe do tё ketё mbёshtetjen mё tё plotё por edhe duhet tё tregojё bindshёm se ёshtё jashtё çdo ndikimi politik edhe partiak.
Zёri i Amerikёs: Zoti President! Ju faleminderit!.

Simon Vrusho, njeriu që s’bëri kurrë kompromis me të keqen

In memorium

Nga Yzedin Hima
Namir Lapardhaja

Ditën e shtunë, më 09.02.2019, u nda nga jeta në moshë ende të re, 69 vjeç, publicisti i njohur Simon Vrusho. Simon Vrusho u lind në Velçan të krahinës së Shpiragut të Bashkisë së Beratit më 1950. Kreu me rezultate të larta studimet për gjuhë shqipe e letërsi në Universitetin e Shkodrës. 
Punoi si mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë në mjaft shkolla të Beratit, duke krijuar ndër vite modelin e shkëlqyer të mësuesit, i admiruar nga nxënësit, kolegët e tij dhe komuniteti për pasionin, nivelin e lartë të mësimdhënies dhe ndjeshmërinë njerëzore. Krahas punës së mësuesit, krijoi një profil mjaft të qartë si publicist në gazetat lokale dhe ato kombëtare. Shkrimet e tij kanë mbetur në mendjen e lexuesve për formën e përkryer, gjuhën e pasur, humanizmin.
Simon Vrusho është themelues i gazetës “Ideja kombëtare”, në vitin 1991, bashkëthemelues i Gazetës “Mesazh”, po në këtë vit. Ai u shqua si polemist i mprehtë, studiues skrupuloz, intelektual i rrallë, që kurrë nuk bëri kompromis me të keqen, pavarësish se nga vinte apo shfaqej ajo. Simon Vrusho ka punuar në segmente kohorë edhe në administratë, si sekretar i bashkisë së Beratit, përgjegjës i sektorit të inspektimit në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Beratit, specialist në Prefekturën e Beratit, ku doli në pension.
Modeli i tij si zyrtar i shtetit është tejet i rrallë për nga aftësia, korrektësia, përpikmëria, ndershmëria, fisnikëria, respekti për qytetarin e thjeshtë dhe shërbimi cilësor ndaj tij. Simon Vrusho ka botur disa cikle me poezi në gazetat dhe revistat letrare lokale dhe ato kombëtare.

Gjithashtu, ka botuar vëllimin poetik “Udhëve të Mangalemit”. Novela e tij “Princi i gjullurdisë”, e nënshkruar me pseudonimin Endri Valle, është në fondin më të mirë të prozës shqipe të viteve 90–të. Ai shkroi tekstin e guidës së Beratit, një tekst me vlera njohëse dhe përjetuese për këtë qytet. Studimi “Hebrenjtë e Beratit”, shkruar me mjeshtëri nga Simon Vrusho, i botuar dhe ribotuar, është një vepër që nderon qytetin e Beratit dhe më gjerë për mesazhin humanist që i përcjell botës, falë gjuhës së bukur, fakteve, dokumenteve, dëshmive të sjella nga autori.
Ai promovoi me sukses edhe triptikun “Rrëfej, rrëfenja, rrëfime”, me personazhe realë nga shtresa më e harruar e banorëve të thjeshtë të Beratit, aty ku kamera e tv-ve shkon rrallë ose kurrë.
Në këtë libër Simoni fokusoi vlerat e vërteta njerëzore e qytetare, të harruara apo lënë në harresë nga shoqëria traumatike e sotme. Kohët e fundit ishte duke përgatitur një libër me jehonën e pazakontë ndërkombëtare të mikpritjes, ruajtjes së hebrenjve nga qytetarët e Beratit, gjatë Luftës II Botërore, libër që e ka zanafillën në shënimet e vizitorëve nga e gjithë bota të muzeut “Solomon”, muze i konceptuar, ngritur dhe prezantuar nga Simon Vrusho, kohët e fundit.
Simoni do të kujtohet si ndër themeluesit e degës së PD-së së Beratit, organizatori kryesor i mitingut të parë opozitar më 9 janar 1991 në qytetin e Beratit dhe si këshilltar bashkiak i Bashkisë së Beratit, duke qenë përherë në anën e qytetarëve të thjeshtë. Natyrish, ai do të mbetet në kujtesën e qytetit si njeriu mendjemprehtë, humanist, qytetari me vlera të rralla morale e shpirtërore, që kurrë nuk bëri kompromis me të keqen, pavarësisht nga vinte apo si shfaqej ajo.

Rama braktiset edhe nga të tijtë, shikoni çfarë i ka ndodhur në Ersekë!

Takimi i Ersekës ka qenë një dështim total për kryeministrin Edi Rama.
Zona elektorale ku ka dalë deputete Elisa Spiropali, e ka braktisur komplet Edi Ramën dhe kjo shpjegon edhe angazhimin e deputetes së Kolonjës për skandalin e Kavajës.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook, disa foto nga pritja që i është bërë Ramës në Ersekë.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Ne Erseke Edvinit i varin teneqen!
Lexoni mesazhin shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb
Shikoje si e presin ne Erseke kallam deshtakun 30 militante te terbuar punojes administrate
Ktu ben gati xhirimet propaganduse te ujsjellsit.

 

Basha: Shqiptarët e kanë kuptuar se perdja ka rënë…

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga Vlora në një diskutim të gjatë me studentë dhe pedagogë tha se, integrimi i Shqipërisë në Europë nuk mund të bëhet me mashtrime, por vetëm kur ligji të zbatohet njësojë për të gjithë.
Duke iu referuar sanksioneve ligjore të parashikuara në Kodin Penal për vjedhje dhe blerje votash, Basha tha se po të ishte zbatuar, Vangjush Dako sot duhet të ishte në burg dhe jo kryetar bashkie.
“Kodi penal i Republikës së Shqipërisë i amenduar pas 17 majit thotë se kush kapet duke vjedh vota: Vendin e ka në burg. Në vend që ta kemi Vangjush Dakon në burg, sot e kemi kryetar Bashkie. Esenca që e ndanë një shoqëri europiane apo jo evropiane është mënyra se si zbatohet ligji. Dera e Europës nuk hapet me hilera. Do të garantojmë që ligjit aty ku është thyer të kthehet dhe të zbatohet, por do të garantojmë që edhe abuzuesit të gjykohen për shkeljen e kryer. Kjo do të marrë fund, pavarësisht nëse je votues i PD apo i PS-së. Çdo mësues është vizionar, është prindi i dytë.
Shqiptarët e kanë kuptuar se perdja ka rënë dhe mbështetjen tonë e keni të pakufishme. Në Europë shkohet me sjellje europiane. Nuk njoh vend europian që nuk ka pedagogë që kundërshtojnë politikën. Ne do të stimulojmë mendimin e pavarur dhe mendimin publik”, tha mes tjerash Basha.

“Do rrisim me 25 përqind numrin e mësuesve në sistemin parauniversitar”
Gjatë një bashkëbisedimi në Vlorë kreu demokrat Basha ka premtuar rritjen me 25 për qind të mësuesve në sistemin parauniversitar.
Ndërkohë mësuesi Edmond Fetahu tha gjatë takimit duke ju drejtuar kreut të opozitës, se “ju përgëzoj për projektin serioz për arsimin. Ishte shumë serioz, ishte kapur demi nga brirët si i thonë. Në 8 vitet e qeverimit të PD, një vëmendje ju kushtua rritjes së pagave të mësuesve. Në tregun e sotëm, pozicioni i mësuesit është një pozicion joatraktiv, çka sjell rënien e cilësisë së mësimdhënies…”
Kreu demokrat Basha thya se “alternativa për arsimin 9-vjeçar dhe arsimin e mesëm konsiston në dy shtylla. Së pari, rritja e financimit për infrastrukturën parësore, shkollën, ambientet. Sipas llogarive tona kërkon një investim prej 120 mln eurosh në vit për një periudhë 6 vjecare që sipas projeksioneve aktuale demografike, në çdo cep të Shqipërisë të kemi infrastrukturë cilësore arsimore”.
“Së dyti, vijoi Basha, mbështetja me kapacitetin njerëzor, pra mësuesit dhe kapacitetet e tjera profesionale, në mënyrë që shkolla të ofrojë jo vetëm mbulimin e detyruar të programit mësimor, por edhe për të ofruar një kohë shtesë, derisa të dalin prindërit nga shkolla, në mënyrë që të avancojmë edhe aktivitete ekstrakurrikulare.
Kjo kërkon një investim të fortë që konsiston me një rritje prej 25 % të numrit të mësuesve në sistemin parauniversitar, dhe do të kërkojë po kështu një investim për mbështetjen e orarit të zgjatjes me një kosto minimale prej afro 300 dollarësh në vit për t’i mbështetur me ushqim në një vakt nxënësit e shkollave 9 vjecare e të mesme”. Me këto shpenzime, përqindja shkon nga 4,7 sot në 5,2 përqind. Nuk është diçka që bëhet aloko fondet sot dhe nesër bëhet realitet, ky është një proces që kërkon kohë. Por e rëndësishme është që kohë të mos humbasim më. Të niset me një plan kombëtar që të bëhet realitet.

 

Basha bashkëbisedim me studentë e pedagogë në Vlorë

Prioritet i parë demilitantizimi dhe de-maskarizimi i sistemit arsimor, rrënuar nga sjellja e sektit kriminal ‘Rilindja’, tha pasditen e sotme krye i PD-së Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me studentë e pedagogë të Universitetit ‘Ismail Qemali’, Vlorë
Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës u shpreh se ‘problemet kryesore të arsimit janë nënfinancimi dhe ky problem është rënduar pas 2015 me miratimin e Ligjit për Arsimin e Lartë’.
‘Kurrë s’na e ka marrë mendja se pas 28 vitesh do të vinim në një stad ku për t’u emëruar në arsim duhet të merren injorantë e njerëz me precedentë penalë veç se janë anëtarë të një sekti kriminal si ‘Rilindja’. Kjo tani është kthyer në rregull, çka ka shkatërruar cilësinë e mësimdhënies dhe besimin e prindërve tek arsimi publik’ theksoi Basha gjatë fjalës së tij.
Pjesë nga fjala e kreu të PD-së, Lulzim Basha:
‘Vij nga Gjirokastra, si pjesë e një turi takimesh me rininë dhe përfaqësues të sipërmarrjes në kuadër të një aksioni politik që ka njoftuar opozita, protestën e 16 shkurtit.
Por jemi në kontakt me çështjet e arsimit, sepse protesta e studentëve ishte shtysa për të zbardhur problemet e rënda të arsimit. Në këtë kuadër, edhe universiteti i Vlorës dhe universitetet e tjera jopublike, por në pikëpamjen time, edhe sistemi parauniveristar, i cili është në gjendje shumë të rëndë e për të cilën pak është folur. Problemet kryesore të arsimit janë nënfinancimi dhe ky problem është rënduar pas 2015 me miratimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.
Kam patur rastin të shpalos platformën e PD për t’i dhënë zgjidhje krizës ku ndodhet arsimi i lartë. Unë besoj se vendi s’mund të ketë asnjë të ardhme pa financuar fuqishëm arsimin në Shqipëri. 5 % e financimit për arsimin është një minimum i minimumeve.

Maqedonia dhe Kosova e kanë kaluar 6 përqindëshin e ne s’financojmë dot as 5 %, ndërkohë që vetëm këtë vit do të shpenzohen 1,5 miliardë euro, 1/3 e buxhetit të shtetit do të shpenzohet vetëm nga 3 apo 4 koncesionarë, sipas skemave të famshme të PPP-ve. Pra 33 % do të harxhohen nga koncesionarë për të cilat askush s’e di se ku shkojnë e nuk gjejmë dot 1/7 e kësaj shume për arsimin e vogëlushëve e studentëve. Kjo s’është neglizhencë, është sjellje kriminale.
Plani ynë për nxjerrjen e arsimit nga kriza përbëhet nga 3 komponentë. Po e nis nga sistemi parauniversitar. Arsimi parauniversitar është përcaktuesi në masën 8-90 për qind i cilësisë së arsimit të lartë që do të merrni në duar. Edhe nëse cilësia e pedagogëve dhe e auditoreve është në shkallën më sipërore, kjo s’është garanci se studenti mund të përfitojë 100 përqind nga kjo cilësi.
Pra, kemi të bëjmë me një fushë shumë të veçantë. Nga një anë pa financuar cilësinë e mësimdhënies nuk do kemi produkt, nga ana tjetër financimi në të gjithë zinxhirin është garancia që shoqëria të ecë përpara dhe të ruajë e përmirësojë nivelet e treguesve ekonomikë e kërkimit shkencor e teknologjik.
9-vjeçari dhe i mesmi është në kolaps total. Në këtë krizë kemi edhe ne mëkatet tona, sepse në disa raste kemi bërë emërime që nuk kanë pasur lidhje me detyrën që merrnin, apo raste kur janë marrë 3-5 mijë euro për emërime mësues. Këto sdo përsëriten kurrë. Por kurrë s’na e ka marrë mendja se pas 28 vitesh do të vinim në një stad ku për t’u emëruar në arsim duhet të merren injorantë e njerëz me precedentë penalë veç se janë anëtarë të një sekti kriminal si ‘Rilindja’. Kjo tani është kthyer në rregull, çka ka shkatërruar cilësinë e mësimdhënies dhe besimin e prindërve tek arsimi publik.
Së pari, rikthimi tek arsimi cilësor kërkon demilitantizimin dhe demaskarizimin e sistemit arsimor. Esenciale është që ky model i degjeneruar të marrë fund një orë e më parë. Esenciale është që kur themi se arsimi është prioritet, ta trajtojmë si prioritet. Në Vlorë psh 90 përqind e shkollave janë pa ngrohje. Mendojeni se duhet të ishte prioritet i ‘deputetit të parë’, kryeministrit të vendit’.

Ky sistem do përmbyset me çdo kusht!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Gjirokastër ku është pritur mjaft mirë nga qytetarët.
Gjatë takimeve me qytetarët gjirokastritë Basha ka theksuar se sistemi i tanishëm do të rrëzohet me çdo kusht.
Sot dua t’ ju them qartë dhe prerë!
Ky sistem duhet përmbysur me çdo kusht e me çdo çmim. Pa përmbysur këtë sistem, vendi nuk ka të ardhme, nuk do të ecim dot përpara në rrugën e futjes së Shqipërisë në Europë.
Ky sistem nuk i përfaqëson dhe nuk i mbron shqiptarët’, theksoi kreu i PD-së gjatë bashkëbisedimit me qytetarët.
Fjala e kreut të PD, Basha në Gjirokastër
Mirë se ju gjej zonja e zotërinj!
Vëllezër dhe motra, qytetare dhe qytetarë të Gjirokastrës!
Ju përshëndes nga zemra dhe ju përgëzoj, për këtë zgjim të jashtëzakonshëm të qytetarisë që keni demonstruar sot. Keni treguar se qytetarët janë më të vetëdijshëm se kurrë, se një ditë e re po vjen.
Një ditë e re po agon, një ditë ndryshe, një ditë ndryshimi dhe se çelësi i afrimit të këtij ndryshimi pozitiv për të gjithë banorët e Gjirokastrës, është bashkimi me njëri-tjetrin, bashkimi me të gjithë shqiptarët, më 16 shkurt në Tiranë, për të përmbysur një sistem të kalbur, që në fakt është vetëm një grup njerëzish, i cili ka marrë peng vendin, ka marrë peng ekonominë, ka marrë peng rininë, ka marrë peng universitetet, ka marrë peng sistemin shëndetësor. ka marrë peng pagat dhe pensionet e shqiptarëve, ka marrë peng të ardhmen tonë.
Zonja dhe zotërinj!
Dita e sotme ka qenë një ditë ku shqiptarët janë ngritur dhe bashkuar, në Gjirokastër, në Shkodër, në Korçë, në Dibër, në Tiranë.
Anembanë vendit po fryn një erë ndryshimi që është shprehja më e qartë e forcës së qytetarëve të bashkuar.
Cili është qëllimi i shtetit?

Pse ekziston shteti si një kontratë mes qytetarëve?
Besimi im i thellë është që detyra kryesore e ekzistencës së shtetit, është të kujdeset për qytetarët, të kujdeset për ju, për punësimin tuaj, për mirëqenien tuaj, për arsimimin e fëmijëve tuaj, për sigurinë e qyteteve, fshatrave dhe shkollave të fëmijëve tanë.
E pra sot, ne nuk kemi një shtet të tillë. Nuk kemi një qeveri të tillë.
Detyra kryesore e qeverisjes është t’u shtrijë dorën njerëzve, t’i ndihmojë ata, duke filluar nga më të pamundurit, duke vazhduar me sipërmarrjen që krijon vende pune, duke vazhduar me rininë që kërkon vende pune, me shëndetësinë, me arsimin, të ulë sadopak vështirësitë dhe barrën e rëndë të halleve dhe problemeve të jetës, t’i ndihmojë me investime, të cilat rrisin ekonominë.
Të përmirësojë gjendjen e shkollave, të investojë për një shërbim shëndetësore më të mirë e cilësor.
Por sot ne kemi një shtet, i cili nga mëngjesi deri në darkë, ditë për ditë, nuk mendon për asnjë nga këto halle. Mendon si e si të vjedhë shqiptarët dhe taksat e tyre, t’jua shtojë taksat dhe dhe taksat janë shtuar për 97% të shqiptarëve.
Çmimi i naftës është sot më i larti në Europë për popullin më të varfër në Europë.
Çmimi i energjisë është më i larti në rajon, në një vend që 99% e energjisë e prodhon vetë nga uji, me koston më të ulët në rajon.
Ne kemi sot një shtet i cili ka mbledhur nga xhepat e shqiptarëve, me taksat e Edi Ramës, 2 miliard euro më shumë se sa katër vite më parë, por asnjë qindarkë nuk është kthyer tek ju.
Investimet që japin vende pune nuk duken kërkund.
Investime të huaja zero! Kujdesi për sigurinë, zero!
Ngjarjet e rënda që ndodhin, në veçanti ato që kanë të bëjnë me sigurinë e vogëlushëve dhe fëmijëve tanë, janë tregues në radhë të parë, të shpërbërjes totale të ligjit e të kujdesit për fatin e qytetarëve dhe të fëmijëve të tyre nëpër shkolla.

Dhe në radhë të dytë, janë pasojë e drejtpërdrejt e modelit që ka ndërtuar Edi Rama, modelin e përdhunuesve kryetar bashkie, modelin e përdhunuesve deputetë, modelin e përdhunuesve që iu rreh krahët në fushatë.
Fushatë i thënçin, sepse me këta përdhunues, me këta kriminelë, ka ardhur dhe ka mbajtur pushtetin.
Këtë ne e kemi denoncuar prej kohësh. Këtë e ka denoncuar prej kohësh, opozita dhe Partia Demokratike.
Tani nuk është thjeshtë dhe vetëm denoncim, është provë zyrtare e prokurorisë shqiptare, bërë publike nga Zëri i Amerikës.
Dhe çfarë shohim?!
Në çdo vend normal, do të distancohej menjëherë i pari i qeverisë, në qoftëse politikanët e lidhur me krimin për të blerë vota, siç tregon dosja 339 publikuar nga Zëri i Amerikës, dhe të ishin të lidhur me partinë në pushtet, siçjanë të lidhur me Edi Ramën, hapi i parë që një kryeministër do të bënte, do të ishte shkarkimi dhe arrestimi i tyre.
Edi Rama, jo vetëm hesht, por e mbron Dakon me shokë, sepse Edi Rama është urdhëruesi dhe zbatuesi i kësaj skeme.
Edi Rama nuk është kryeministri i shqiptarëve, nuk është kryeministri i Shqipërisë.
Ai është kryeministri i Gjushit.
Është kryeministri i krimit, dhe kjo është arsyeja se pse vuan Shqipëria! Pse vuan Gjirokastra!
Sepse, ai nuk e ka lidhur fatin e tij, me fatin e qytetarëve të thjeshtë. Prandaj, nuk do t’ia dijë për hallet tuaja.
Prandaj, i poshtëron, i shan, i nëpërkëmb me gjuhë zuzare dhe rrugaçërore, të padenjë edhe për më rrugaçin e rrugaçëve, por që sot është gjuha e përditshme e atij që i thotë vetes kryeministër i Shqipërisë.
Sepse nuk e ka lidhur fatin e tij me fatin tuaj!
Fati i tij është lidhur me fatin e një grushti kriminelësh, ata e sollën në pushtet dhe ata e mbajnë në pushtet.
Ky nuk është regjimi demokratik për të cilin Kushtetuta e Shqipërisë dhe qytetarët shqiptarë kanë votuar.

Ky është një grusht shteti i bërë jo nga oficerë, ushtarakë apo grupe ideologjike, por i bërë nga një grusht kriminelësh dhe një grusht oligarkësh, me një qëllim: që t’ju mbajë peng dhe të vazhdojë të përdorë Shqipërinë dhe pasuritë e saj, për t’u pasuruar në kurrizin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve.
Nuk i bëhet vonë që Gjirokastra braktiset ditë për ditë nga dhjetëra e qindra të rinj, profesionistë, mjekë, inxhinierë, nga ata për të cilët ka më shumë nevojë.
Nuk i bëhet vonë që qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë po boshatisen me ritmin më të lartë që nga eksodi i fillimit të viteve 90-të, përkundrazi, kjo i duket meritë e madhe.
Ne duhet t’i japim fund këtij sistemi!
Ky sistem nuk ju përfaqëson. Ky sistem nuk ju mbron. Ky sistem nuk ju shërben.
Ky është sistemi me të cilin është asgjësuar mirëqenia e të gjithë shqiptarëve të djathtë e të majtë, demokratë e socialistë. Ky është sistemi që i vjedh të gjithë shqiptarët.
Ky është sistemi, që shkatërron perspektivën e vendit.
Ky është sistemi që pasuron vetëm një grusht oligarkësh.
Ne jemi përpjekur ta pastrojmë këtë sistem. Jemi përpjekur, ta pastrojmë nga koka me ligjin e dekriminalizimit dhe iniciativën tonë për vettingun e politikanëve.
Jemi përpjekur ta pastrojmë nga brenda. Jemi përpjekur ta pastrojmë nëpërmjet institucioneve.
Jutë gjithë e dini se këto përpjekje kanë dhënë rezultate të limituara, apo janë hedhur poshtë me kartonët e asaj partie që ka ardhur në pushtet me krimin.
Sot dua të jua them i qartë dhe i prerë:
Ky sistem duhet përmbysur.
Pa përmbysur këtë sistem, vendi nuk ka të ardhme.

Pa përmbysur këtë sistem, nuk do të ecim dot përpara në rrugën e futjes së Shqipërisë në Europë.
Unë e di që asnjë vend nuk bëhet si vendi yt. 18 vjeç jam larguar nga vendi, kam studiuar dhe punuar jashtë Shqipërisë, dhe ua them nga përvoja personale, siç e dinë shumë prej jush që kanë jetuar në emigracion, e shumë prej të tjerëve që nuk janë sot këtu, sepse janë në emigracion, asnjë vend nuk të bëhet si vendi yt.
Prandaj, ne duhet të ndërtojmë këtu vlerat europiane. Ne nuk kemi rrugë tjetër. Nuk ka rrugë tjetër dhe nuk ka derë tjetër, që të na çojë drejt mirëqenies, drejt punësimit, drejt standardeve përveç rrugës europiane.
Por, ajo derë nuk do të hapet, sa kohë në krye të punëve të kemi qeveri që nuk ka ardhur me votën e qytetarëve, por me ndihmën e krimit.
Ajo derë nuk do të hapet e do të vonohet e do të zvarritet, ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji, siç është zvarritur tre herë me radhë, sa kohë që në krye të vendit të kemi oligarkët dhe kriminelët.
Unë e di, që po ta hapim atë rrugë që nuk është e lehtë, rrugën drejt sjelljes së standardeve europiane në Shqipëri, gjërat do të shkojnë më mirë për të gjithë. Kjo është një rrugë, të cilën do të duhet ta bëjmë të gjithë së bashku, por që të ecim të gjithë kësaj rruge, me taksa të ulta, me rritjen e rrogave dhe të pensioneve, me uljen e çmimit të energjisë dhe të naftës, me rindezjen e motorrëve të ekonomisë, rindezjen e pozitivitetit, që Gjirokastra si gjithë Shqipëria, të gëlojë nga energjia positive. Që të rritet ekonomia, që të krijohen vende pune me paga dhe kushte dinjitoze për rininë e Gjirokastrës dhe të gjithë Shqipërisë, ne duhet sëpari të krijojmë këtu kushtet e një sistemi europian.
Ky sistem i kalbur, që në fakt është vetëm një grup njerëzish, duhet përmbysur me çdo kusht dhe me çdo çmim.
Vetëm duke e çliruar Shqipërinë nga këta pengmarrës, vetëm duke i kthyer Shqipërisë, shpresën për një ndryshim të vërtetë, ne do të mund t’i bëjmë realitet, planet tona ekonomike, të cilat siç i keni parë, kanë jo vetëm ekspertizën europiane, por kanë edhe mbështetjen europiane.

Ne do të mund të kthejmë besimin tek vendi ynë, që kapitali të investohet këtu. Të vijnë dhe jo të ikin investimet e huaja.
Që t’i bëjmë të gjitha këto realitet të dashur zonja e zotërinj, qytetarë dhe qytetare të Gjirokastrës, na duhet që ky bashkim i jashtëzakonshëm, që në fjalët e vetë bashkëqytetarëve tuaj, votues deri dje të së majtës, është bashkimi më i madh qytetar në 6 vite.
Këtë bashkim ta përsërisni më 16 shkurt, sot një javë në Tiranë, për t’i dhënë fund këtij sistemi të kalbur, për të marrë në dorë fatet tuaja, për të marrë në dorë institucionet që nuk i takojnë dhe nuk kanë për t’i takuar kurrë kriminelëve, por i takojnë sovranit, i takojnë qytetarëve.
Dhe menjëherë pas kësaj ju garantoj se ne do të vëmë në lëvizje planin tonë ekonomik.
Ne do të derdhim gjithë energjinë pozitive për të filluar ndryshimin, por deri në atë moment, nuk është më në dorën tonë, nuk është më në dorën e procesit politik.
Fjala nuk bën më fajde. Koha për fjalë ka mbaruar.
Më 16 shkurt, ejani dhe flisni me pjesëmarrjen tuaj, me bashkimin tuaj.
Jepuni dorën njëri-tjetrit dhe bashkohuni, jo thjesht sepse ju bashkojnë hallet, por sepse ju bashkon shpresa.
Ju bashkon apo jo vendosmëria për të luftuar për fëmijët tuaj, për rininë tuaj?
Dhe kështu të bashkuar ta hapim rrugën e bllokuar nga kjo klikë, rrugën drejt zhvillimit, rrugën drejt Europës.
Unë ju jap fjalën se kjo betejë është një betejë pa kthim.
Nuk ka asnjë opsion tjetër përveçse ta shembim këtë sistem.
Ky sistem, dhe po them edhe një herë, është vetëm i një grusht njerëzish, nuk është sistem, i ka marrë peng të gjithë, ka marrë peng edhe Policinë e Shtetit.

Shikoni si i trajtojnë, një herë i trajtojnë si hamejtë, si hamejtë e Saimir Tahirit, pastaj si stjuardesat e Agron Xhafës dhe kur vriten nga krimi, shikoni se çfarë i bëjnë.
Krimineli që vrau katër policë në krye të detyrës, drejtësia e kapur nga Edi Rama, e bërë njësh me Edi Ramën, me krimin, me oligarkinë, tani i dhanë atë që kërkoi vetë ai.
25 vite burg dhe po bëhen gati ta lirojnë, një kryekriminel që vrau 4 policë, 4 oficerë policie në krye të detyrës.
Ky është sistemi që ka ndërtuar, ky është sistemi që i ka rënë në qafë çdokujt.
Çdokush paguan fajdet, gjobën e këtij sistemi. Asnjëri prej jush nuk përfiton nga ky sistem, as socialistët e ndershëm të Gjirokastër, as socialistët e ndershëm shqiptarë nuk përfitojnë nga ky sistem.
Dua t’jua bëj të qartë!
Më 16 shkurt nuk ju kërkoj të vini aty për të sjellë Partinë Demokratike në pushtet.
Partia Demokratike e Shqipërisë do të vijë në pushtet me votën e qytetarëve shqiptarë, me vizionin tonë për ta nxjerrë vendin nga kriza.
Por ju kërkoj të bashkoheni siç po bashkoheni të gjithë, të djathtë e të majtë, demokratë e socialistë për ta hedhur në Lanë këtë sistem të kalbur dhe për t’i hapur Shqipërisë perspektivën e zhvillimit, mirëqenies dhe të zhvillimit.
Faleminderit edhe një herë për këtë pritje të jashtëzakonshme, ju ftoj të gjithë së bashku të merrni me vete edhe miqtë, shokë, shoqe, të rinj dhe të reja dhe ju mirëpres në Tiranë në ditën e parë të ndryshimit, më 16 shkurt të shtunën e ardhshme.
Faleminderit nga zemra!
Zoti e bekoftë Gjirokastrën dhe popullin e saj!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Tregtari-Bashës: Në Gjirokastër njerëzit marrin bukë pa lekë!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa vijon turin e takimeve me qytetarë, biznesin e vogël e të rinj.
Ditën e sotme ai ka nisur një tur takimesh në jug të vendit.
Gjirokastra ishe ndalesat e tij e parë, ku u prit në mënyrën më të mirë të mundshme.
Bashkëbisedimi i Bashës me qytetarët
Tregtar: Produkti na pëlqehet, por lek nuk na mbetet. Kemi më shumë shpenzime. Papunësi, shumë dyqane janë mbyllur. Ka shumë të mbyllura. Njerëzit nuk kanë lek. Vijnë dhe duan bukë pa lek.
Basha: Problemi është se kemi një qeveri e cila nuk mendon t’i jap dorë biznesit, t’i shtrijë dorën konsumatorëve dhe njerëzve në nevojë, por vetëm të rrisë taksat dhe po i shkatërron.
Me çmimin më të lartë të naftës në Europë, në popullin më të varfër të Europës.
Me çmimin më të lartë të energjisë në rajon, në një kohë që e prodhon me koston më të ulët sepse e prodhon nga hidrocentrali shumicën.
Me taksat më të larta, 9% Maqedonia, 9%Mali i Zi, 15% Shqipëria. Ky ka mbledhur 2 miliard euro më shumë nga bizneset, nga qytetarët.

Këto para nëse nuk kthehen në ekonomi, por në investime lluksi dhe skema si tek Unaza dhe koncesione në shëndetësi dhe në katër-pesë duar, kjo ndjehet tek konsumatori. Punësimi nuk është rritur por ka rënë. E tha ai miku gjerman. Nuk është ulur papunësia, është ulur popullsia.
Ne do të stabilojmë ekonominë duke ulur çmimin e naftës, ulur çmimin e energjisë duke vendosur një sistem të ndershëm për biznesin e vogël.
Në rastin tënd, ajo që ne propozojmë është që të hiqesh nga skema e TVSH, i gjithë biznesi i vogël që është poshtë 140 milionë lek të vjetra në vit, të hiqet nga skema e TVSH-së.
Tatimi total që të paguash ti si biznes është 0.5% e xhiros vjetore. Asgjë më shumë. Të eliminohen të gjitha tarifat e tjera, lokale dhe qendrore.
Do të të vendoset një pullë fiskale që do të thotë se ti e ke paguar këtë 0.5% të tatimit të xhiros vjetore dhe nuk lejohet asnjë lloj inspektori këtu brenda.

Qytetarët mbushin rrugët, Basha pritet me entuziazëm në Gjirokastër!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me entuziazëm nga banorët e Gjirokastrës, të cilët kanë mbushur sheshin plot e përplot. teksa vijon turin e takimeve me qytetarë, biznesin e vogël e të rinj.
Gjatë takimeve me qytetarë, biznesmenë e të rinj, Basha vuri theksin tek plani i PD, si e vetmja shpresë për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Nga Gjirokastra ku u prononcua gjatë ecjes edhe për median lokale, tha se ka ardhur për të ftuar këtë qytet më datë 16 shkurt e të marrin në dorë fatin e tyre për të përmbytur këtë sistem të kalbur i cili është kthyer në gangrenë për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë.

Shqipëria në revoltë! Protesta në Shkodër, Peshkopi, Korçë e Gjirokastër

Shqipëria në revoltë! Mijëra qytetarë iu bashkuan përfaqësuesve të opozitës në Shkodër, Korçë, Dibër dhe Gjirokastër duke drejtuar gishtin tek qeveria si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, papunësisë, ikjes masive të shqiptarëve dhe mungesës së sigurisë.
Në Shkodër protesta është zhvilluar në sheshin përpara Prefekturës. Protestuesit mbajnë në duar pankarta dhe njëra prej tyre shkruan: Ti kthejmë rinisë shpresën”. Protestuesit thonë se rritja e çmimeve, mungesa e punës e kanë bërë shumë më të vështirë jetesën në Shkodër, Malsi e Madhe dhe Pukë. Në 6 vjet qeverisje, Rama bllokoi çdo investim për veriun e sidomos për kryeqëndren historike, Shkodrën.
Protesta janë zhvilluar edhe në Korçë e Gjirokastër. Në korçë qytetarët marshuan në rrugët e qytetit, duke hedhur parulla kundër qeverisë dhe bashkisë së Korçës: Prodhimet po i hedhim. Nuk ka treg. Nuk kanë njerëzit lekë me ble. Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim. Qeveria nuk na jep asnjë subvencion. Lekët e subvencioneve i marrin vetëm 2-3 njerëz të lidhur me pushtetarët. Njëzëri ata kërkojnë largimin e Edi Ramës nga pushteti. Protesta e madhe do të organizohet në Tiranë më 16 shkurt.

Korça proteston: Qeveria na braktisi, nuk mbajti asnjë premtim
Qytetarët e Korçës dhe zonave përreth, protestuan në qendër të qytetit dhe në sheshin përpara bashkisë, duke ngritur zërin për gjendjen e vështirë që po kalon çdo qytetar sot.
Megjithëse një nga zonat më prodhuese në vend, fermerët korçarë, janë të falimentuar, për shkak se gjendja ekonomike e popullsisë është gjithnjë e më në rrënim dhe nuk ka konsum.
Për pasojë, ata thonë se janë të detyruar t’i hedhin prodhimet bujqësore, ndërsa qeveria i ka lënë jashtë çdo skeme subvensioni.
Në mungesë të subvencioneve, mallrat e importit janë duke falimentuar fermerin dhe biznesin shqiptar.
Qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës dhe kanë marshuar në rrugët e qytetit, duke hedhur parulla kundër qeverisë dhe bashkisë së Korçës:
Prodhimet po i hedhim. Nuk ka treg. Nuk kanë njerëzit lekë me ble.
Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim.
Qeveria nuk na jep asnjë subvencion. Lekët e subvencioneve i marrin vetëm 2-3 njerëz të lidhur me pushtetarët.
Në Shqipëri sot s’ka punë, s’ka mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet.
Njerëzit janë të papunë, po ikin te rinjtë. Qytetet dhe fshatrat po braktisen nga të rinjtë.
Kemi më pak lekë, nuk mbyllim dot muajin, çmimet janë rritur pas rritjes se taksave.
Po na helmojnë me TEC-in që duan të ndërtojnë.
Duhet te protestojmë ne Tiranë me 16 Shkurt. Te gjithë kundër Kryeministrit te varfërisë.

Proteston Shkodra: Investimi i vetëm i Rilindjes, bandat e krimit
Shkodra e harruar nga qeveria dhe e nënshtruar nga krimi i mbështetur nga Rilindja, është ngritur në protestë duke fajësuar direkt qeverinë e Edi Ramës, si shkaktare e nivelit gjithnjë në rritje të varfërisë e pasigurisë në kryeqendrën e veriut.
Të thirrur nga opozita, qytetarët e qarkut të Shkodrës, protestojnë nëpër rrugët e qytetit për të adresuar thirrjet dhe parullat e tyre para prefekturës.
Protestuesit thonë se rritja e çmimeve, mungesa e punës e kanë bërë shumë më të vështirë jetesën në Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë. Në 6 vjet qeverisje, Rama bllokoi çdo investim për veriun e sidomos për kryeqendrën historike, Shkodrën, – deklarojnë protestuesit. Kjo situatë, shoqëruar sipas tyre edhe me rritjen e frikshme të krimit e bandave kriminale, po i detyron të rinjtë të ikin në emigracion. ‘Dy rrugë ka për të rinjtë, ose të bëhen pjesë e bandave kriminale, ose të ikin në Gjermani’.

Thirrjet dhe parullat e qytetarëve protestues drejtuar qeverisë:
Politika e Edi Rames ne 5 vjet është ulja e financimeve per arsim dhe rritja e tarifave.
Qëllimi i Edi Rames është te mbaje rininë të paarsimuar, që ta ketë më të thjeshtë të shkelë ligjin.
Edi Rama është Kryeministri i emigracionit. Po detyron të rinjtë të largohen, sepse nuk ka më shpresë për të gjetur punë.
Në Shkodër njerëzit kanë frikë nga bandat, sepse ato i mbron pushteti.
Ne i dimë lidhjet e deputetëve të PS me kriminelët në Shkodër, i dimë tenderat që marrin si shpërblim për terrorin në zgjedhje dhe blerjen e votës.
Rinia shkodrane nuk pranon të qeveriset dhe të urdhërohet nga krimi. Ne jemi njerëz të lirë.
Ndjehemi të braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim.
Në Shqipëri sot s’ka punë, s’ka mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet.
Çdo ditë e më shumë po varfërohemi.

Dibra në këmbë: Nuk kemi punë, nuk sigurojmë dot bukën e fëmijëve
Në Dibër, protesta u zhvillua në rrugët kryesore të qytetit të Peshkopisë, për të kulmuar me thirrjet në sheshin qëndror. Protestuesit akuzuan qeverinë për situatën në Dibër, që me gjithë propagandën e Rilindjes, mbetet sot një nga qarqet më të varfra në Shqipëri. Në fjalën e tyre, shumë prej protestuesve, adresuan problematikat duke vënë theksin tek rritja e madhe e çmimeve, ndërkohë që mundësia për të siguruar një punë mbetet minimale. Qytetarët thanë, se bashkia ashtu si edhe qeveria është kthyer në një vatër korrupsioni duke zhytur edhe më shumë në mjerim familjet pa asnjë ndihmë ekonomike të Dibrës, duke detyruar të gjithë të aftët për punë të marrin rrugën e emigrimit. Parullat kryesore të protestës në Dibër: Gjendja ekonomike e familjeve është përkeqësuar.
Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim.
Në Shqipëri sot s’ka punë, s’ka mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet.
Njerëzit janë te papunë, po ikin te rinjtë.
Kemi me pak lekë, nuk mbyllim dot muajin, çmimet janë rritur pas rritjes se taksave.
Qeveria e ka mendjen vetëm tek koncesionet. Llixhat janë pasuri e Dibrës. Edi Rama kërkon të na i marr dhe t’ia jap privatit.
Llixhat janë tonat. Qeveria të heq dorë menjëherë nga dhënia me koncesion.
Duhet te protestojmë ne Tiranë me 16 Shkurt. Te gjithë kundër Kryeministrit te varfërisë.

Gjirokastra në këmbë: Na premtoi shëndetësi falas, por na fali mjerimin
Qytetarët e Gjirokastrës, krahas shumë problematikave që kanë me rritjen e çmimeve, papunësinë dhe varfërinë, protestuan sot edhe për mugesën e një prej shërbimeve jetësore, shëndetësinë. Të thirrur nga opozita, qytetarët gjirokastritë, u derdhën në rrugët e qytetit, duke bllokuar kryqëzimin pranë ish-NSHN-së. ‘Na premtoi shëndetësi falas, por falas po na jep vetëm mjerimin’, ishin thirrjet e qytetarëve. Mungesa e ilaçeve në spitale, largimi i mjekëve dhe mbyllja e qëndrave kryesore shëndetësore në këtë rajon të jugut të Shqipërisë, ishin disa nga shqetësimet që ngritën protestuesit, shoqëruar me thirrje kundër qeverisë dhe me parulla në duar:
Qeveria na premtoi ‘shëndetësi falas’, por ‘falas’ po na jep vetëm mjerimin.
Në spitale nuk ka ilace. Po vdesim njerëzit.
Mjekët po braktisen Shqipërinë.
Të rinjtë po braktisen Shqipërinë. Shkollat po mbyllen. Arsimi po rrënohet.
Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim. Na ka vrarë shpresën.
Në Shqipëri sot ska punë, ska mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet.
Duhet te protestojmë ne Tiranë me 16 Shkurt. Te gjithë kundër Kryeministrit te varfërisë.