16.5 C
Tirana
E martë, 6 Maj, 2025

“Bëj një analizë që të kuptojmë çfarë helmi mban brenda trupit tënd”!

GAZETA 2016.indd

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar prapë mbrëmjen e djeshme ndaj kryeministrit Rama, ku i kërkon atij që të bëj menjëherë analizën e Chekcup-it, për të parë se çfarë helmi ka brenda trupit të tij.
Vokshi kërkoi fshirjen e videos së prindërve të të miturës në Kavajë, si dhe shkarkimin e menjëhershëm të Elisa Spiropalit, gjë e cila nuk u mor parasysh nga Rama, madje kryeminstri kaloi dhe në ofendime.
Reagimi i Vokshit
Refuzoj të quaj #Kryeministër atë që bën politikë me një viktimë përdhunimi, e më pas përçudnon ata që e denoncojnë për të fshehur gjurmët e krimeve të tjera të tij.
Le ta mbajë turpin e tij në Facebook, le ta postojë edhe në faqen e #Kryeminstrisë.
Por le të bëjë nesër edhe një analizë #CheckUp-i që të kuptojmë çfarë helmi mban brenda trupit të tij.

Alarmi i prokurorit belg: “Jemi të rrethuar nga bandat shqiptare”!

Bandat shqiptare të trafikut të drogës janë mjaft aktive në Belgjikë, dhe kjo ka nisur të shqetësojë autoritetet atje. Një rast konkret vjen nga qyteti Brugge.
Një 30-vjeçar shqiptar i quajtur Endrit K. ka dalë para gjykatës belge të Brugge dy ditë më parë, pasi ishte arrestuar duke trafikuar kokainë.
“Endri K. nuk jetonte në vendin tonë një vit më parë, përpara se të përfshihej në trafikun e drogës. Disa banda i propozuan që të shiste drogë dhe u përfshi në këtë biznes”.
Prokurori tha se shqiptari ishte punësuar nga dikush që i thërrisnin “Mohamed nga Molenbeek”, por këtë të fundit nuk e kanë gjetur.
Endri K. tani rrezikon një dënim prej 2.6 vite burgim dhe gjobë 60 mijë Euro. Prokurori i çështjes denoncoi gjithashtu faktin së Brugge është rrënuar nga bandat shqiptare të drogës që veprojnë prej disa kohësh në këtë qytet. “Tregtia e kokainës duket se është shumë fitimprurëse për ta”, tha prokurori gjatë seancës.

Reagimi i fortë i Doris Pack ndaj Ramës

Politikania e njohur europiane, Doris Pack ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për gjuhën e dhunshme që ai përdor në rrjetet sociale kundër grave.
Sipas saj, duke sulmuar gratë politikane të opozitës, Rama njëkohësisht po nxit dhunën ndaj grave në një vend si Shqipëria ato kërcënohen çdo ditë. Në këtë moment Pack i referohet sulmit të Ramës ndaj Vokshit, një foto të së cilës e shpërfytyroi.
‘Komentet në rrjetet sociale të Kryeministri të Shqipërisë Rama nëpërmjet të cilave sulmon gratë politikane, nuk janë vetëm degraduese të dëmshme dhe fyerje vetëm për ato, por nxisin dhunën kundër grave në një vend ku të drejtat e tyre, kërcënohen dhe shkelen çdo ditë!’, shkruan Doris Pack.
Vetëm një ditë më parë Edi Rama ju kundërpërgjigj deputeteve të opozitës Albana Vokshi dhe Klajda Gjosha për çështjen e skandalit në Kavajë, duke lëshuar një lumë fyerjesh ndaj tyre.
‘Po tani çfarë keni që lehni apo ju’a kemi fajin ne pse njerëzit besojnë tek ne e jo tek ju,hiena të politikës e të medias? Po mos të ishin vrasësit, përdhunuesit, grabitësit,krimet e fatkeqësitê, ju s’do ekzistonit,se s’keni hiç tjetër për t’u dhënë njerëzve veç helmit e vreri’, shkruante Rama në Twitter.

Protestuesi në Korçë-Ramës: Më ha atë që nuk thuhet

Protestuesi më i veçantë i Korçës, Ilir Vrenozi ka protestuar sot në Korçë me një pankartë të veçantë që i drejtohej Ramës dhe në të cilën shkruhej “më ha atë që nuk thuhet”. Mijëra protestues në Korçë kanë kërkuar sot largimin e Ramës me një protestë të madhe që ka mbledhur mijëra qytetarë.
Qytetarët e Korçës dhe zonave përreth, protestojnë në qëndër të qytetit dhe në sheshin përpara bashkisë, duke ngritur zërin për gjendjen e vështirë që po kalon çdo qytetar sot.
Megjithëse një nga zonat më prodhuese në vend, fermerët korçarë, janë të falimentuar, për shkak se gjendja ekonomike e popullsisë është gjithnjë e më në rrënim dhe nuk ka konsum. Për pasojë, ata thonë se janë të detyruar ti hedhin prodhimet bujqësore, ndërsa qeveria i ka lënë jashtë çdo skeme subvencionoi. Në mungesë të subvencioneve, mallrat e importit janë duke e falimentuar fermerin dhe biznesin shqiptar.

Qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës, po marshojnë në rrugët e qytetit, duke hedhur parulla kundër qeverisë dhe bashkisë së Korçës:
Prodhimet po i hedhim. Nuk ka treg. Nuk kanë njerëzit lekë me ble.
Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim.
Qeveria nuk na jep asnjë subvencion. Lekët e subvencioneve i marrin vetëm 2-3 njerëz të lidhur me pushtetarët.
Në Shqipëri sot s’ka punë, s’ka mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet.
Njerëzit janë te papunë, po ikin te rinjtë. Qytetet dhe fshatrat po braktisen nga të rinjtë.
Kemi me pak lekë, nuk mbyllim dot muajin, çmimet janë rritur pas rritjes se taksave.
Po na helmojnë me TEC-in që duan të ndërtojnë.
Duhet të protestojmë në Tiranë më 16 Shkurt. Të gjithë kundër Kryeministrit të varfërisë.

Korça në protestë: Më 16 Shkurt të gjithë kundër Kryeministrit të krimit dhe varfërisë!

Qytetarët e Korçës dhe zonave përreth, protestojnë në qëndër të qytetit dhe në sheshin përpara bashkisë, duke ngritur zërin për gjendjen e vështirë që po kalon çdo qytetar sot.
Megjithëse një nga zonat më prodhuese në vend, fermerët korçarë, janë të falimentuar, për shkak se gjendja ekonomike e popullsisë është gjithnjë e më në rrënim dhe nuk ka konsum. Për pasojë, ata thonë se janë të detyruar ti hedhin prodhimet bujqësore, ndërsa qeveria i ka lënë jashtë çdo skeme subvencionoi. Në mungesë të subvencioneve, mallrat e importit janë duke e falimentuar fermerin dhe biznesin shqiptar.
Qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës, po marshojnë në rrugët e qytetit, duke hedhur parulla kundër qeverisë dhe bashkisë së Korçës:
Prodhimet po i hedhim. Nuk ka treg. Nuk kanë njerëzit lekë me ble.
Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim.
Qeveria nuk na jep asnjë subvencion. Lekët e subvencioneve i marrin vetëm 2-3 njerëz të lidhur me pushtetarët.
Në Shqipëri sot s’ka punë, s’ka mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet.
Njerëzit janë te papunë, po ikin te rinjtë. Qytetet dhe fshatrat po braktisen nga të rinjtë.
Kemi me pak lekë, nuk mbyllim dot muajin, çmimet janë rritur pas rritjes se taksave.
Po na helmojnë me TEC-in që duan të ndërtojnë.
Duhet të protestojmë në Tiranë më 16 Shkurt. Të gjithë kundër Kryeministrit të varfërisë.

Shkodranët-Ramës: Nëse je burrë, rri në zyrë më 16 shkurt!

Mijëra qytetarë të Shkodrës kanë protestuar para Prefekturës në Shkodrë duke kërkuar largimin e Ramës. “Nëse je burrë rrri në zyrë me 16 Shkurt”, ishte mesazhi që i drejtoi para protetsuesve një qytetar Ramës.
Shkodra e harruar nga qeveria dhe e nënshtruar nga krimi i mbështetur nga Rilindja, është ngritur në protestë duke fajësuar direkt qeverinë e Edi Ramës, si shkaktare e nivelit gjithnjë në rritje të varfërisë e pasigurisë në kryeqëndrën e veriut. Të thirrur nga opozita, qytetarët e qarkut të Shkodrës, protestojnë nëpër rrugët e qytetit për të adresuar thirrjet dhe parullat e tyre para prefekturës.
Protestuesit thonë se rritja e çmimeve, mungesa e punës e kanë bërë shumë më të vështirë jetesën në Shkodër, Malsi e Madhe dhe Pukë.
Në 6 vjet qeverisje, Rama bllokoi çdo investim për veriun e sidomos për kryeqëndren historike, Shkodrën, – deklarojnë protestuesit. Kjo situatë, shoqëruar sipas tyre edhe me rritjen e frikëshme të krimit e bandave kriminale, po i detyron të rinjtë të ikin në emigracion. “Dy rrugë ka për të rinjtë, ose të bëhën pjesë e bandave kriminale, ose të ikin në Gjermani”.
Thirrjet dhe parullat e qytetarëve protestues drejtuar qeverisë: Politika e Edi Rames ne 5 vjet eshte ulja e financimeve per arsim dhe rritja e tarifave. Qellimi i Edi Rames eshte te mbaje rinine te paarsimuar, që ta kete me te thjeshte te shkele ligjin. Edi Rama eshte Kryeministri i emigracionit.
Po detyron te rinjte te largohen, sepse nuk ka me shprese per te gjetur pune. Ne Shkoder njerezit kane frike nga bandat, sepse ato I mbron pushteti. Ne i dime lidhjet e deputeteve te PS me kriminelet ne Shkoder, i dime tenderat qe marrin si shperblim per terrorin ne zgjedhje dhe blerjen e votes. Rinia shkodrane nuk pranon te qveriset dhe te urdherohet nga krimi. Ne jemi njerez te lire.
Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim. Në Shqipëri sot ska punë, ska mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet. Çdo ditë e më shumë po varfërohemi.

Basha në Mirditë: Procesi politik ka mbaruar, më 16 shkurt t’i japim fund këtij grushti shteti

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte në Rrëshen këtë të shtunë ku ftoi mirditorët t’i bashkohen protestës së opozitës më 16 shkurt, në kryeqytet.
Duke përsëritur pengmarrjen e Mirditës dhe të vendit, siç e quan ai, Basha tha se procesi politik ka mbaruar dhe se në sytë e qytetarëve vendosmërinë për t’u ngritur dhe për t’u bashkuar.
‘Procesi politik ka mbaruar. Zgjedhjet janë asgjësuar nga një grup kriminelësh, të cilët nuk ballafaqohen me drejtësinë. Më 16 shkurt ju ftoj t’i japim fund këtij grushti shteti, ta shembim këtë sistem të kalbur dhe të ndërtojmë një qeveri në shërbim të qytetarëve’, deklaroi kreu i PD-së.
Problemet tuaja janë problemet e shumicës dërrmuese të të gjithë shqiptarëve. Megjithatë, ka lindur një shpresë e re për ndryshim. Nga përvoja personale, nuk ka gjë më të shtrenjtë sesa vendi yt’, tha Basha.
Ai akuzoi se janë vjedhur fonde publike me skema korruptive, pasi qeveria e ka lidhur fatin e saj me banda dhe kriminelë.
‘Gjushi (Vangjush Dako) dhe shokët e tij duhej të ishin prapa hekurave, por i mbron Edi Rama. I mbron sepse prapa skemave është vet ai. Edhe qeveria më e korruptuar e Europës do ta prangoste ministrin e tenderit të Unazës së re’, deklaroi më tej Basha.

Fjala e kreut të PD, Basha në Mirditë
Të dashur vëllezër e motra, mirditore e mirditorë,
vëllezër e motra,
zonja e zotërinj,
të rinj e të reja,
Faleminderit nga zemra për këtë pritje të jashtëzakonshme.
Kudo ku takoj qytetarët e këtij vendi të vuajtur, të nëpërkëmbur e të poshtëruar prej 5 vitesh, shoh vendosmëri për të mos pranuar më asnjë minutë poshtërimin dhe vjedhjen, vendosmëri për t’u ngritur e për t’u bashkuar, vendosmërinë për të marrë në dorë fatet tuaja dhe për të mos ia lënë atë në dorë as krimit, as hajdutëve e as oligarkëve që e kanë marrë peng Mirditën dhe të gjithë Shqipërinë.
Së pari dua t’ju them se në çdo dorështrëngim, hall dhe problem që qani, ju dëgjoj me vëmendje dhe ju kuptoj shumë mirë. Ju duhet ta dini fare mirë se problemet tuaja, me të cilat përballeni ditë për ditë, janë problemet e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Se ky sistem i kalbur, që në fakt është një pakicë njerëzish, vjedh nga ju dhe i shërben vetëm një grushti grabitqarësh, të cilët kanë rrënuar ekonominë, kanë shkatërruar sigurinë dhe i kanë vënë kazmën shpresës së shqiptarëve për një jetë më të mirë, duke detyruar shumë prej jush të largohen e shumë prej të tjerëve të mendojnë largimin si rrugën e vetme.
Jam këtu për t’ju thënë se duke i dëgjuar e kuptuar këto probleme, të cilat i kemi qarë së bashku për vite me radhë, po kështu shoh se, bashkë me diellin që ka dalë, po kështu, ka dalë e ka lindur një shpresë e re për ndryshim, një vendosmëri për të mos iu larguar problemit, duke e konsideruar vendin tuaj problem, por për ta zgjidhur të gjithë së bashku problemin.

Unë e di se nuk ka gjë më të rëndë se të largohesh nga vendi yt. 18 vjeç jam larguar në kërkim të mundësive dhe e di se nuk ka gjë më të çmuar se vendi yt. Ndaj dua t’ju them, nisur edhe nga përvoja ime personale, se ajo që duhet të bëjmë është një detyrë e shenjtë, jo vetëm për veten tuaj, por, në radhë të parë, për fëmijët tuaj, për të rinjtë e Mirditës dhe për brezat që vijnë.
Arsyeja e vetme e ekzistencës së shtetit është t’u japë dorën qytetarëve, t’u shtrijë dorën njerëzve, duke filluar nga më të pamundurit, nga ata që kanë nevojë për ndihmë.
Arsyeja kryesore e ekzistencës së shtetit është që t’i mbështesë njerëzit në nevojë ekonomike, arsyeja kryesore e ekzistencës së qeverisë është që të mendojë sesi të hapë vende pune.
Arsyeja kryesore e ekzistencës së ligjeve dhe institucioneve është të garantojë sigurinë tuaj, shëndetësinë, arsimin dhe punësimin.
Arsyeja kryesore e ekzistencës së shtetit, pra, është kontrata me njerëzit për t’u shërbyer njerëzve, jo për të vjedhur fondet publike me skema korruptive, por për t’i kthyer ato në investime që hapin vende pune. Jo për të zhdukur fondet e shëndetësisë me koncesione, por për të bërë të mundur, që spitalet e klinikat, tona të ofrojnë po të njëjtin shërbim, me të njëjtën cilësi, siç ofrohet në vendet e tjera të rajonit. Jo për të varrosur arsimin dhe për të arsimuar rininë në universitete, që kanë cilësinë më të ulët për çmimet më të larta, por për të bërë të kundërtën, që rinia shqiptare, ajo që do të marrë në dorë fatet e këtij vendi, të ketë arsimin e duhur, profesionin e duhur dhe shanset për punësim, kur të mbarojë shkollën.

E vetmja alternativë për ta arritur këtë është alternative evropiane që Partia Demokratike ka hartuar dhe ka bërë publike, është alternativa e zhvillimit, ku objektivi numër 1 është hapja e vendeve të punës me paga dhe kushte dinjitoze për rininë shqiptare dhe për të gjithë popullin shqiptar. Kjo është plotësisht e mundur, kur së bashku të ndërtojmë një qeveri që u shërben njerëzve, kjo është plotësisht e mundur kur miliardat e eurove, të taksave të rritura, të çmimit të rritur të energjisë, të çmimit të rritur të naftës, që sot zhduken dhe bëhen rrush e kumbulla, me pasuri marramendëse për Edi Ramën dhe klikën e tij të korruptuar, t’ua kthejmë qytetarëve shqiptarë, t’ua kthejmë zotërve të vërtetë, që jeni ju.
Ne duam, pra, të kemi një qeveri që u shtrin dorën dhe ju ndihmon, ne duam të kemi një bashki, që ju shtrin dorën, ju ndihmon dhe nuk ju braktis.
Dhe për këto, edhe Evropa ka dy mënyra: zgjedhjet e lira, sistemin e drejtësisë.
Tash dy javë, Zëri i Amerikës ka publikuar fakte tronditëse të drejtësisë shqiptare. Ato tregojnë se në krye të vendit nuk është një qeveri e zgjedhur nga vota, por një kryeministër dhe një bandë e përcaktuar nga paratë e drogës dhe të krimit. Normalisht ata e lidhën fatin e tyre me kriminelët dhe kush e lidh fatin me kriminelët, i braktis qytetarët, i vjedh, i gënjen, i mashtron. Ju e keni provuar këtë në kurrizin tuaj gjatë këtyre viteve e, në veçanti, këtë vit e gjysëm që Shqipërisë i është mohuar e drejta për të zgjedhur qeverinë me votën e qytetarëve.
Në çdo vend normal, po të ndodhnin skandale të tilla, do të kishte një veprim të hekurt të drejtësisë. Gjushi dhe shokët e tij do të ishin prapa hekurave. Por Edi Rama i mbron.

Në vend që të dënojë këtë akt, të distancohet dhe të arrestohen politikanët që kanë bërë masakrën elektorale, me bandat e krimit, Edi Rama i mbron, për arsyen e vetme që ju e kuptoni të gjithë, se pas kësaj skeme, është vetë Edi Rama. Siç është pas skemës së çdo koncesioni, çdo PPP-je dhe çdo tenderi. Edhe qeveria më e korruptuar e botës do ta kishte futur në burg ministrin e një tenderi si ai tek Unaza, ku me 20 milionë euro/km, bëhej gati grabitja e parave të popullit më të varfër të Evropës për të mbushur xhepat e politikanit më të korruptuar të Evropës, që ka zaptuar karrigen e kryeministrit.
Kjo është arsyeja përse nuk ndodh, sepse pas kësaj vjedhjeje qëndron i pari, shefi i qeverisë.
Zonja dhe zotërinj, procesi politik ka mbaruar. Zgjedhjet janë asgjësuar nga një grup kriminelësh të cilët nuk ballafaqohen me drejtësinë. Por një gjë Edi Rama nuk e ka kuptuar dhe ju duhet t’ia kujtoni me 16 shkurt, se zot i fateve të vendit, se pronar i institucioneve të vendit nuk mund të jetë kurrë një parti politike, aq më fort një parti politike e bërë njësh me krimin. Zot i fateve të vendit dhe sovran i institucioneve është populli, janë qytetarët.
Ndaj, me 16 shkurt ju ftoj që e gjithë Mirdita, të gjithë së bashku, qytetare e qytetarë, në veçanti të rinj e të reja, shumë prej jush i dhatë tonin, dinjitetin dhe zërin Lëvizjes Studentore – faleminderit dhe mirënjohjen time dhe të të gjithë shqiptarëve, të gjithë së bashku, me datë 16 t’i japim fund këtij grushti shteti.
Ky është grusht shteti, jo nga ushtarakët, por nga kriminelët. Kanë marrë shtetin peng, kanë marrë institucionet peng. Ky sistem i kalbur ka marrë peng bukën e fëmijëve tuaj, ka marrë peng paratë me të cilat do të hapen vende pune për ju dhe për rininë shqiptare, ka marrë peng të drejtat tuaja, të drejtat e pronarëve, dëmshpërblimin e të përndjekurve, ka marrë peng sistemin shëndetësor e sistemin arsimor, ka marrë peng bukën e gojës për të papunët e ata që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, ka marrë peng Shqipërinë.

Ndaj tani, zgjidhjet politike po shterrojnë dhe, çdo ditë që afron Edi Rama nuk reflekton për përgjegjësitë që ka ndaj qytetarëve shqiptarë.
Mua, në emër të Partisë Demokratike nuk më mbetet rrugë tjetër veçse t’ju bëj thirrje që të shprehni vullnetin e lirë të popullit të Mirditës, krahpërkrah qytetarëve të tjerë të Shqipërisë, në Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit, me datën 16 shkurt.
T’i jepni fund grushtit të shtetit, ta shembim këtë sistem të kalbur, që është, në fakt, një grup grabitqarësh, dhe të ndërtojmë së bashku një shtet dhe qeveri që u shërben qytetarëve.
Një qeveri e Partisë Demokratike do t’ju ulë taksat, do të eliminojë taksën Rama mbi karburantet, duke diktuar që çmimi i karburanteve në Shqipëri të ulet që prej ditës tonë të parë të qeverisjes me 300 lekë. Do të bëjë të mundur përmes platformës tonë të taksave të ulura një klimë miqësore për biznesin, sepse objektivi ynë numër një është punësimi i qytetarëve.
Por një gjë ju garantoj, pa u futur në detaje për programin tonë, të cilin do të kemi rastin ta diskutojmë, kur të kemi vendosur dhe diktuar zgjedhje të parakohshme dhe një qeveri tranzitore, që do të garantojë votën tuaj. Dua t’ju garantoj sot se ju e meritoni dhe do të keni një qeveri dhe kryeministër, që do t’ju shtrijë dorën dhe do të punojë për ju dhe do të zgjidhë hallet dhe problemet tuaja.
Dhe rruga për këtë fillon duke ia hequr Shqipërinë nga kthetrat një grushti njerëzish dhe për t’ia kthyer atë shqiptarëve, pronarëve dhe sovranëve të vërtetëtë këtyre trojeve.

Vëllezër e motra, zgjidhja e vetme tani është në duart tuaja.
Ju i dini qëndrimet tona, ju i njihni zgjidhjet tona, ju e keni dëgjuar shurdhërinë e qeverisë, përbuzjen dhe mospërfilljen e tyre.
Ju e njihni Dosjen 339, e cila është maja e ajsbergut dhe tregon se as Edi Rama e as qeveria nuk janë legjitime.
Tani është në dorën tuaj. Është në dorën tuaj dhe me 16 shkurt zëri i vetëm dhe verdikti i vetëm që do të dëgjohet nuk do të jenë fjalimet e politikanëve, zëri i vetëm që do të buçasë, vendimi i vetëm që do të merret dhe do të zbatohet do të jetë vendimi i popullit të bashkuar.
Ndaj ju ftoj që t’i japim legjitimitetin e plotë këtij verdikti popullor, të jeni të gjithë të bashkuar, kështu siç u bashkuat sot, në këtë shesh, edhe me shumë, me miqtë, me vëllezërit dhe motrat, me bashkëshortët e bashkëshortet dhe me mbarë rininë e pamposhtur të Mirditës.
Të gjithë bashkë për të marrë fatin tuaj në duart tuaja, për të diktuar qeverinë dhe institucionet që ju shërbejnë ju, dhe për një gjë tjetër të madhe, një mision tjetër të madh kombëtar, i cili rëndon me përgjegjësinë e tij mbi shpatullat e çdo shqiptari, rëndon akoma më shumë mbi këtë themel të identitetit evropian të Shqipërisë, që quhet Mirditë, që kurrë nuk u nda shpirtërisht nga Evropa, që nuk e ndau dot as fuqia më e madhe ushtarake e botës. Nga vlerat evropiane të demokracisë dhe të lirisë nuk ju ndau fuqia më e madhe ushtarake e botës, nuk ju ndau dot as diktatura, me gjak i mbrojtët këto vlera këtu në Mirditë, në djepin e vlerave evropiane, e vlerave të krishtërimit evropian.
(Thirrje E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa)
Dhe patjetër do ta bëjmë si e gjithë Evropa.
Ky është testament prej ditës së parë të krijimit të saj në Partinë Demokratike, me çdo mirditore dhe çdo mirditor, ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa.
Zoti i bekoftë Mirditën dhe mirditorët!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Mirupafshim, më 16 shkurt, në Tiranë.

 

Lufta e vërtetë e Trump nis në Mars

Një model i ri i tregtisë botërore po bëhet më i qartë, po ashtu siç po bëhen edhe kostot e tij
Kur Amerika mori një kthesë proteksioniste në politikën e saj rreth dy vjet më parë, shqetësimet që krijoi ishin të shumta, kryesisht në lidhje me atë se mjerimi i viteve 1930 do të kthehej sërish, shkruan The Economist.
Por sot, ato parashikime ogurzeza duken të gabuara. Është e vërtetë që Kina po ngadalësohet dhe po aq e vërtetë është edhe që firmat perëndimore të ekspozuara ndaj Kinës, si në rastin e kompanisë Apple po marrin një goditje. Por gjatë vitit 2018, rritja globale ishte e mirë, papunësia ra dhe fitimet u rritën.
Në nëntor, Presidenti Donald Trump nënshkroi një pakt tregtar me Meksikën dhe Kanadanë. Nëse bisedimet e muajit të ardhshëm do të mundësonin edhe nënshkrimin e një marrëveshje tjetër me Xi Jinping, tregjet e çliruara do të arrinin në përfundimin se lufta tregtare ka të bëjë thjesht me një teatër politik dhe jo me shpërthimin e një lufte të vërtetë tregtare. Por pretendimi është i gabuar. Tensionet e sotme tregtare po nxjerrin më shumë në pah një ndryshim që ka ndodhur prej krizës financiare të 2008-‘09.
Investimet ndërkufitare, tregtia, kreditë bankare dhe zinxhirët e furnizimit janë zvogëluar apo kanë qenë në stanjacion në raport me PBB-në botërore. Globalizimi i ka dhënë rrugë një epoke të re, ngadalësimit të tij. Epoka e artë e globalizimit, në vitet 1990-2010, ishte diçka për t’u vëzhguar. Tregtia shënoi rritje, ndërkohë që kostoja e zhvendosjes së mallrave në anije dhe aeroplanë ra, kostot e telefonatave u bënë më të lira, tarifat u ulën dhe sistemi financiar u liberalizua. Aktiviteti ndërkombëtar po lulëzonte, firma të ndryshme po krijoheshin anembanë botës, investitorët po rriteshin në numër dhe blerjet e konsumatorëve në supermarkete ku zgjedhjet e produkteve ishin të larmishme po rriteshin.
Ngadalësimi i globalizimit nga shpejtësia e dritës në ritmin e një kërmilli në dekadën e fundit ka ndodhur për disa arsye. Kostoja e lëvizjes së mallrave ka ndaluar rënien. Firmat shumëkombëshe kanë arritur në përfundimin se shtrirja globale shoqërohet me kosto të larta dhe me një konkurrencë të madhe të rivalëve vendas.

Aktiviteti është duke u zhvendosur drejt shërbimeve, të cilat janë më të vështira për t’u shitur përtej kufijve: gërshërët mund të eksportohen në kontejnerë rreth 6 metra të lartë ndërsa parukierët jo.
Industrisë së prodhimit kinez i është rritur vetëbesimi, prandaj sipas saj ajo ka nevojë të importojë një nivel më të ulët produktesh.
Ky është pikërisht edhe sfondi i brishtë i luftës tregtare të z. Trump. Tarifat priten të marrin vëmendjen më të madhe. Nëse Amerika do të rrisë detyrimet ndaj Kinës në muajin mars, ashtu edhe siç ajo ka kërcënuar më parë, norma mesatare e tarifave për të gjitha importet amerikane do të rritet në 3.4%, më e larta e 40 viteve të fundit. (Shumica e firmave planifikojnë të kalojnë koston tek konsumatorët.)
Edhe pse jo aq i dukshëm, por po aq i dëmshëm, është edhe fakti se rregullat e tregtisë po rishkruhen në mbarë botën. Parimi se investitorët dhe firmat duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë pavarësisht kombësisë së tyre është hedhur poshtë dhe dëshmi për një fakt të tillë mund të gjejmë në shtete të ndryshme të botës. Rivaliteti gjeopolitik është duke influencuar industrinë e teknologjisë, e cila përbën rreth 20% të tregjeve të aksioneve botërore.
Sistemet tatimore tani po i nënshtrohen gjithnjë e më shumë me qëllimeve patriotike. Për shembull në Amerikë, ato po ndikojnë në nxitjen e firmave për të riatdhesuar kapitalin, ndërsa në Europë për të targetuar Silicon Valley. Amerika dhe BE-ja kanë regjime të reja për miratimin e investimeve të huaja, ndërkohë që Kina, pavarësisht kërcënimeve ndaj saj, nuk ka ndër mend t’u mundësojë firmave të huaja zhvillimin e një loje sipas rregullave të barabarta. Amerika e ka marrë fuqinë e saj nga drejtimi i sistemit të pagesave në botë në dollarë, duke ndëshkuar në këtë mënyrë edhe firmat e huaja të tilla si Huaëei.
Madje edhe fusha si kontabiliteti dhe antitrustet janë duke u fragmentarizuar. Tregtia po vuan ndërsa firmat përdorin inventarët që kishin rezervuar në pritje të tarifave më të larta.

Por ajo që me të vërtetë ka rëndësi janë planet afatgjata të investimeve të firmave, pasi ato fillojnë të ulin ekspozimin e tyre ndaj vendeve dhe industrive me rrezik të lartë gjeopolitik ose që kanë rregulla të paqëndrueshme. Janë shfaqur shenja se po fillon një rregullim i mundshëm.
Investimet kineze në Europë dhe Amerikë ranë me 73% në vitin 2018. Vlera globale e investimeve ndërkufitare nga kompanitë shumëkombëshe ra me rreth 20% në vitin 2018.Bota e re do të funksionojë ndryshe. Ngadalësimi i globalizimit do të çojë në krijimin e lidhjeve më të thella brenda blloqeve rajonale. Zinxhirët e furnizimit në Amerikën e Veriut, Europë dhe Azi po ndihmojnë më shumë vendet që ndodhen afër tyre.
Në Azi dhe Europë, tregtia më e madhe tashmë është ndër-rajonale dhe ajo ka shënuar rritje që prej vitit 2011.
Firmat aziatike regjistruan një numër më të madh shitjesh brenda Azisë sesa në Amerikë, gjatë 2017.
Bashkimi Europian po vendos autoritetin e tij në investimet bankare, teknologjike dhe të huaja. Kina shpreson të arrijë nënshkrimin e një marrëveshje tregtie rajonale gjatë këtij viti, edhe pse firmat e saj të teknologjisë po zgjerohen në Azi. Kompanitë regjistrojnë rreth 30 trilionë investime ndërkufitare, disa prej të cilave mund të kenë nevojë të zhvendosen, të shiten ose edhe të mbyllen.
Fatmirësisht, kjo nuk do të ketë ndikim negativ në standardet e jetesës. Tregjet me madhësi kontinentale janë mjaft të mëdha për t’u zhvilluar. Rreth 1.2 miliardë persona janë nxjerrë nga varfëria ekstreme që prej vitit 1990 dhe nuk ka arsye të mendohet se ky numër do të rritet sërish.
Konsumatorët perëndimorë do të vazhdojnë të gjenerojnë përfitime të mëdha neto nga tregtia. Në disa raste, integrimi më i thellë do të zhvillohet në nivel rajonal sesa në atë global. Megjithatë, ngadalësimi i globalizimit ka dy dizavantazhe kryesore. Së pari, krijon vështirësi të reja.

Në vitet 1990-2010 shumica e vendeve në zhvillim ishin në gjendje të zvogëlonin një pjesë të hendekut me ato të zhvilluara. Ndërsa tani vështirësitë e tyre në drejtim të vendeve më të pasura janë rritur. Ekziston edhe një tension midis një modeli tregtar më rajonal dhe një sistemi financiar global.
Normat e interesit të një numri të madh shtetesh do të ndikohen nga Amerika edhe kur modelet e tyre të tregtisë të jenë shumë pak të lidhura me të, duke shkaktuar turbullira financiare. Mundësitë që Rezerva Federale të shpëtojë të huajt duke vepruar si një huadhënës global, ashtu siç veproi edhe një dekadë më parë, janë shumë të pakta. Disavantazhi i dytë është se ngadalësimi i globalizimit nuk do të zgjidhë problemet që ka krijuar ky i fundit. Automatizimi do të thotë se në Perëndim nuk do të ketë një rilindje të punëtorëve me kollare blu.
Firmat do të punësojnë punëtorë të pakualifikuar në vendet më të lira në çdo rajon. Ndryshimi i klimës, emigrimi dhe zvogëlimi i taksave do të jetë më i vështirë për t’u zgjidhur pa bashkëpunimin global. Ngadalësimi i bilancit do ta ndihmojë Kinën që të sigurojë një hegjemoni rajonale më të shpejtë.
Globalizimi e shndërroi botën një vend më të mirë, pothuajse për të gjithë. Por shumë pak është bërë për të zbutur kostot e saj. Problemet e neglizhuara të botës së integruar tani janë rritur në sytë e publikut deri në pikën ku përfitimet e rendit global mund të harrohen lehtësisht. Megjithatë, zgjidhja më e mirë nuk është një rregullim në të gjitha drejtimet. Ngadalësimi i globalizmit do të jetë më i egër dhe më pak i qëndrueshëm sesa paraardhësi i tij dhe në fund të fundit ajo do të rrisë pakënaqësinë.

Berisha reagon për videon e Ramës: Pasi heshti për ngjarjen monstruoze për 7 ditë, foli duke përdhosur familjen

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas videos së postuar sot nga Rama, ku shfaqeshin prindërit e vajzës minorene të përdhunuar në shkollën “Rilindja” në Kavajë.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se pasi heshti për ngjarjen e rëndë për më shumë se shtatë ditë, sot Rama zgjodhi të përdhosë familjen duke i publikuar me zë dhe figurë prindërit e saj.
“Pasi heshti per ngjarjen monstruoze per 7 dite, foli duke perdhosur familjen, derguar zedhenesen e perdhunimit dhe perdhosur duke treguar ne ekran viktimen dhe familjen e saj! sb”, shkruan Berisha.

Gazetari-ministres: Burrin ta dhunuan të fortët për borxhet e basteve, e shkarkuan për…

Elio Laze ka reaguar pas deklaratave të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila u shpreh se sulmi i Kryemadhit ndaj saj është sulm ndaj drejtësisë.
Në një shkrim në rrjetet sociale Elio Laze i përgjigjet ministres duke theksuar sipas tij që akuzat ndaj saj nuk janë sulme ndaj drejtësisë.
“Nuk eshte sulm ndaj drejtesise nese themi qe bashkeshorti yt eshte shkarkuar nga detyra per korrupsion.
Nuk eshte sulm ndaj drejtesise nese themi qe bashkeshorti yt eshte bixhozçi.
Nuk eshte sulm ndaj drejtesise po te themi qe te fortet e Tiranes dhunuan tet shoq per ceshtjen e lekeve te padhena te basteve.Sulmi i vetëm që po i ndodh drejtësise është fakti që është katandisur të drejtohet nga ty dhe nga kllouni që punon kryeministër”– shkruan Laze.
Postimi i plotë
Sqarim Etildes

Fort e nderuara Ministrja e Drejtesise madam Etilda paska thene sot: “Sulmi ndaj meje nga Kryemadhi eshte sulm ndaj drejtesise”.
Eshte e udhes qe pas ketyre fjaleve, zonja qe e personifikon veten me gjithe sistemin e drejtesise te jete e qarte.
E nderuar Ministre!
Nuk eshte sulm ndaj drejtesise nese themi qe ti ke bere shkarkime politike ne dikasterin qe drejton e per kete ke humbur te gjitha gjyqet.
Nuk eshte sulm ndaj drejtesise nese themi qe ti ke futur hundet per te shkarkuar nga detyra punonjese te thjeshta ne sistemin e burgjeve, duke urdheruar drejtperserdrejti Drejtorin e Pergjithshem.
Nuk eshte sulm ndaj drejtesise nese themi qe Sekretarja e Pergjithshme e Ministrise se Financave eshte kusherira jote e pare dhe ate kontroll ti e ke kerkuar me sforco.
Nuk eshte sulm ndaj drejtesise nese themi qe bashkeshorti yt eshte shkarkuar nga detyra per korrupsion.
Nuk eshte sulm ndaj drejtesise nese themi qe bashkeshorti yt eshte bixhozçi.
Nuk eshte sulm ndaj drejtesise po te themi qe te fortet e Tiranes dhunuan tet shoq per ceshtjen e lekeve te padhena te basteve.
Keto nuk jane sulme ndaj drejtesise e nderuar Ministre. Sulmi i vetem qe po i ndodh drejtesise eshte fakti qe eshte katandisur te drejtohet nga ty dhe nga kllouni qe punon kryeminister.