15.5 C
Tirana
E martë, 6 Maj, 2025

Përgjegjësia e 16 shkurtit!

Nga Enkelejda RICA

Padyshim që përgjegjësia normale bie mbi ata që e kanë thirrur këtë protestë. Opozita. Por unë mendoj se përgjegjësia morale duhet dhe do të bjerë mbi rininë. Rinia ka mundësinë dhe energjinë për të marrë përsipër shumë-çka.
Përse e them këtë?!
Një i ri padyshim që do të protestojë për problemet dhe mosbindjet e tij që janë me qindra këto të fundit, aq sa ngritën nje protestë madhështore si ajo e studentëve përgjatë muajit dhjetor.
Por!
Një i ri bashkë me energjinë, jofrikën dhe karizmën e tij mund t’u japë zë problemeve të çdo moshe të këtij populli halleplotë.
Një i ri mund të protestojë si një bujk sepse babi apo nëna e tij mund të jetë bujk.
Një i ri mund të protestojë si mekanik sepse babai i tij mund të jetë i tillë.
Nje i ri mund te protestojë si mësues sepse i ati ose e ëma mund te jetë mësuese edhe nëse asnjëri nga prindërit nuk i ka arsimtarë ai apo ajo ka patur mjaftueshëm të tillë përgjatë jetës së tij.
Një i ri mund të protesojë për atë pensionin e gjyshit i rritur në mënyrë qesharake me të cilin nuk blen dot as ilaçet.
Nje i ri mund të protestojë si një tregtarë i vogël të cilit po i merret shpirti nga taksat dhe taksidarët.

Një i ri mund te protestojë padyshim edhe me gjithe qëniën e tij për ndihmat sociale të hequra ndaj të afërmve të tij ose jo.Mund te protesojë për atë invalidin tek lagjia e tij qe nuk i japin më kemp dhe ky i ri jep përditë qindarka me lotë ndër sy ku e di se kjo është vetëm padrejtësi dhe ai detyrohet te lyp.
Një i ri mund dhe duhet të protestojë edhe për babain e atij djalit të vogël i cili nuk vjen dot me Tirane si ne por babi i tij humbi jetën ne burg ku ishte burgosur për një faturë dritash të mos paguar.
Një i ri dhe qindra dhe mijëra të rinj kanë të gjithë të drejtën që u jep morali, kushtetuta dhe perëndia për të protestuar në emër të çdo padrejtësie që është bërë dhe ti japë zë çdo shpirti të shkatërruar nga pamundësia për të jetuar mirë në vendin tonë.
Është në dorë tonë ti ftojmë të gjithë dhe ata që nuk mund të vinë ti përfaqësojmë aq mirë dhe aq saktë saqë kur ai invalidi të shohë në TV protestën të ndihet edhe ai pjesë e saj. Kur te shohe ty apo atë apo mua të ndihet sikur i është kthyer shikimi , sikur mund të eci sërish, sikur mundet të flasë sërish. Ne duhet te shpirtëzojme shpirtërat e tyre pa dashur te bëjme aspak rolin e perëndisë.
Nëse arrijmë të bëjmë gjithë këtë atëhere po, do të kemi bërë diçka.
Sepse nëse arrijmë të bëjmë pak nga këto mund të ndezim sërish qiririn e shpresës tek disa njerëz qe as parafinë e shkrirë nuk kishte ngelur më, e jo më fitil.

Gjykata e Faktit e kishte dënuar me 4 dënime të përjetshme, Rama shpëton vrasësin e policëve

Kishte mbi supe katër dënime të përjetshme për vrasjet e katër policëve të vrarër, por kjo nuk e ka penguar Edvin Kristaq Ramën të shpëtojë nga dënimi me burg të përjetshëm mikun e tij, vrasësin e katër policëve, Dritan Dajti. Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi duke e bërë të qartë se për lirimin e Daktit Rama përdori çdo metodë kriminale.
“Edvin Kristaq Rama shpeton nga denimi perjete mikun e tij, vrasesin e kater oficereve te policise, Dritan Dajti.
Te dashur miq, sot krye, krye kreu i meduzes pasi shtyu me vite verdiktin per serial killerin, vrasesin e kater oficereve te policise, Dritan Dajti, vendosi gjykimin e shkurtuar njelloj si per serial killerin tjeter te partise Kostandin Xhuvani.
Edvin Kristaq Krimi, i cili ka nje komunikim konstant me serial killerin Dritan Dajti shkelmoi sot dhe perdhosi gjakun jo vetem te kater martireve te rendit dhe sigurise, deshmoreve te atdheut Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari, qe rane me dt 9 gusht te vitit 2009 ne krye te detyres nga dora vrastare e vrasesit serial Dritan Dajti, por edhe te qindra oficereve te tjere te policise se shtetit qe rane per tu bere te pavdekshem per rendin dhe sigurine tone.
Per te realizuar kete akt te shemtuar te mikut te tij te denuar me kater denime perjete nga Gjykata e Faktit per kater oficeret e policise te vrare nga dora e tij, Edi Rama perdori te gjitha mjetet e krimit dhe se fundi shpetoi nga denimi perjete njerin prej krimineleve me mizor ne historine e vendit”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.

Vrasësi i katër policëve në prag të lirimit me urdhër të Ramës, PD: Kjo është drejtësia e rilindur

SEANCA PER DAJTIN - Dritan Dajti, i akuzuar per vrasjen e kater policeve ne 7 gusht 2009 ne Durres, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ku ka akuzuar gjyqesorin se po politizion ceshtjen e tij, duke i derguar letra Kryeministrit.

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin. PD thotë se Dajti është lënë sot praktikisht i lirë nën kujdesin e plotë të Edi Ramës.
Sipas PD, drejtësia e rilindur e Edi Ramës dekurajon çdo punonjës të rendit të luftojë krimin e organizuar. Më tej PD thekson se mesazhi është i qartë. “Jo vetëm që Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë krimin dhe të çojë prapa hekurave bandat, por me drejtësinë që ai kontrollon, bandat bëjmë festë!”
Daklarata e plotë e PD
Dritan Dajti, qeveria, drejtësia dhe krimi janë ortakë me njëri-tjetrin!
Një nga kriminelët më të rrezikshëm në Shqipëri, vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, është lënë sot praktikisht i lirë nën kujdesin e plotë të Edi Ramës.
Drejtësia e re që ndërtoi kryeministri i mandateve të blera nga krimi, ka vendosur që vrasësi i 4 policëve të mos dënohet me burgim të përjetshëm për çdo polic të vrarë, siç ishte vendosur përpara se Gjykata e Lartë e Edi Ramës ta kthente çështjen për rigjykim.

Duke mbrojtur një nga kriminelët më të tmerrshëm, vrasës me pagesë, gjobëvënës, në krye të listës së te shumëkërkuarve deri në 2009-ën, drejtësia e rilindur e Edi Ramës dekurajon çdo punonjës të rendit të luftojë krimin e organizuar.
Me vendimin e drejtësisë së reformuar të Edi Ramës, vrasësit të 4 policëve gjatë operacionit për arrestimin e tij, i kanë mbetur më pak se 10 vite burg. Tani, atij i duhet të gjejë një Vangjush Dako për të garantuar lirinë me kusht, njësoj si Lul Berisha para zgjedhjeve.
Mesazhi është i qartë. Jo vetëm që Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë krimin dhe të çojë prapa hekurave bandat, por me drejtësinë që ai kontrollon, bandat bëjmë festë!
Dritan Dajti është rasti më i freskët i listës së gjatë të vrasësve, trafikantëve, gjobëvënësve dhe kriminelëve më të rrezikshëm të liruar gjatë qeverisë së Edi Ramës!
Hakmarrja për Drejtësi; Banda e Durrësit; Banda e Lushnjës; Trafikantët ndërkombëtarë të kokainës në Xibrakë.
Këta jo vetëm janë të gjithë jashtë qelive të burgut, por bëjnë biznes si njerëz të nderuar të shoqërisë, pa iu prekur as qindarka nga pasuria kriminale.
Partia Demokratike dënon me ashpërsi përpjekjet e Edi Ramës për t’i dhënë zemër krimit të organizuar me të tilla vendime të turpshme gjykatash shërbëtore të këtij sistemi që shqiptarët do ta shembin në 16 Shkurt!

Vendimi për Dritan Dajtin/ Gazetarja: Pres hakërrimin e ministrit që as i bëhet vonë se sa vlen jeta e një polici

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet të Rënda që pranon gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin, i akuzua për vrasjen e katër policëve, gazetarja e kronikës Anila Hoxha, thotë se, pret hakërrimin e zyrtarëve të lartë.
Ja çfarë shkruan gazetarja
“Pres hakërrimin e ministrit të Brendshëm. Pres hakërrimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit!!! Të kujtdo dreqi që është ulur nëpër karrige shtetërore dhe as që i bëhet vonë se sa vlen jeta e një polici. Sepse jeta e një polici nuk vlen përderisa i nxirrni nëpër aksione të tradhëtuara, i dekonspironi dhe i vrisni në mënyra gjithfarësh. Disa i vrisni duke mos i motivuar. Disa i vrisni duke i pezulluar nga detyra. Disa duke ju kërkuar llogari pse nuk ju përshendetën në mënyrë ushtarake. Disa se i quani trupë dhe flotë kur ata janë efektive të policisë. Disa vriten pak nga pak. Disa vriten brenda një çasti. Dhe disa rivriten.
Rip dëshmorët e atdheut:
Fatos Xhani
Altin Dizdari
Saimir Duckollari
Kasteriot Feskaj.

Vendimi i Gjykatës
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka shpëtuar nga “burgimi i përjetshëm” Dritan Dajtin, i dënuar për vrasjen e 4 ish-efektivëve të policisë në muajin gusht të vitit 2009.
I pandehuri u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ekzekutimin e oficerëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani.
Sot Gjykata e Apelit vendosi që ai përfiton uljen e një të tretës nga gjykimi i shkurtuar.
Vendimi është shpallur të premten (8 shkurt) në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda pas një serie seancash të shtyra në gjykatë për mosformim të trupit gjykues.
Pesëshja e gjyqtarëve që i hoqi burgimin e përjetshëm Dajtit ishte e deleguar, tre nga Gjykata e Apelit e Shkodrës dhe dy nga gjykata e Apelit e Vlorës.
Nga Apeli i Shkodrës ishin deleguar për të shqyrtuar çështjen gjyqtarët Skënder Damini, Fuat Vjerdha, Petrit Aliaj, si dhe Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolla të Gjykatës së Apelit të Vlorës.
Kjo ishte hera e dytë që dosja e Dritan Dajtit shqyrtohej në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda pasi herën e parë Kolegji Penal, i kryesuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti, i dha atij katër vendime me burg përjetë për vrasjen e secilit efektiv policie.

Vrasja – Ngjarja për të cilën akuzohet Dritan Dajti ka ndodhur ne 7 gusht 2009 rreth orës 13:50, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës pranë pistës së vogël “Iliria” janë vrarë me armë zjarri katër punonjësit e policisë, shtetasi Ledion Mara, si dhe janë plagosur po me armë zjarri shtetasit Dritan Dajti dhe Fatjon Shamku.
Para përplasjes me armë, policia mori informacion mbi lëvizjet dhe vendndodhjen e personit në kërkim për vrasje, Dritan Dajti. Ai hetohej dhe për aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe policia ka organizuar operacionin për kapjen e tij.
Por sapo efektivët janë afruar, janë përballur me të shtënat e Dritan Dajtit. Ky i fundit ka pretenduar në gjykatë se nuk i ka njohur që ishin efektive pasi nuk ishin veshur me uniformë policie gjë që u kundërshtua nga efektivët e thirrur në gjykatë.
Seancat gjyqesore- Dajti u shpall fajtor edhe për armëmbajtje pa leje dhe i pafajshëm për vrasjen e Ledion Marës, në bazë të dëshmive të 22 efektivëve që morën pjesë në aksionin për arrestimin e tij në gusht 2009. Por ky vendim u rikthye sërish për gjykim nga Gjykata e Lartë për shkelje proceduriale dhe në mungesë të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të rënda, të cilët ishin konsumuar, KLD delegoi gjashtë gjyqtarë nga Gjykatat e Apeleve të Rretheve.
Seancat e tij kanë shënuar rekord shtyrjesh në gjykatë për mungesë të avokatëve që kanë refuzuar ta mbrojnë.

Ulja e dënimit të Dritan Dajtit, reagon deputeti: “Zgjedhjet po afrohen, tani kush e ka radhën për të dalë?”

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se dënimi tashmë është 25 vite burg.
Pas vendimit të Gjykatës për ndryshimin e dënimit të Dritan Dajtit, i cili më 2009 ekzekutoi 4 policë në Durrës, ka reaguar deputeti i PD, Ervin Salianji.
Në një postim të bërë në Facebook ai shkruan se, “ky është suksesi i ‘drejtësisë së re’ të Ramës”.
“Heqja e dënimit me burg të përjetshëm të Dritan Dajtit, vrasësit të katër policëve nê krye të detyrës është suksesi i ri i “drejtêsisë së Re” të Edi Ramës!
Si deputet do t’i propozoj Grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe Kuvendit nismë ligjore që cilido që ngre dorën ndaj autoritetit të shtetit dhe vret policë duhet të mos ketë asnjë lehtësim ligjor dhe asnjë shmangie nga denimi me burg përjetë!
Zgjedhjet po afrohen, tani kush e ka radhên për të dalë?”, është shprehur Salianji.

 

Ngjarja e Kavajës/ Vokshi ultimatum Ramës: Shkarko Spiropalin, hiq menjëherë videon nga Facebook

Partia Demokratike ka bërë një tjetër reagim të fortë pas publikimit të imazhit të prindërve të minorenes së abuzuar në Kavajë. Deputetja e PD, Albana Vokshi, njëherazi kryetare e komisionit të arsimit ajo i kërkon kryeministrit Edi Rama të shkarkojë urgjent ministren Elisa Spiropali dhe i jep ultimatum që të heqë videon brenda një ore.
Postimi i Vokshit
EDI RAMA TË SHKARKOJË MENJËHERË ELISA SPIROPALIN E TË HEQË VIDEON NGA FACEBOOK
Pasi qeveria e tyre i ka braktisur, pasi policia e tyre dështoi, pasi e fshehën ngjarjen nga tetori në janar, pa i thanë që ndodh edhe nëpër filma, në përpjekje për të mbuluar skandalin me shtirje, treguan sesa vlejnë fëmijët e shqiptarëve dhe sërish nuk ndalen duke dëmtuar interesat e fëmijës së dhunuar dhe familjes.
Zbulojnë identitetin e vajzës së vogël, gjë që s’e ka bërë asnjë media, vetëm për të bërë propagandë me viktimën e një sistemi që përdhunuesit i ka promovuar dhe u ka dhënë pushtet.
Elisa Spiropali sot ka shkelur jo vetëm kodin moral të shqiptarit, por edhe kodin penal, që nuk lejon zbulimin dhe publikimin e identitetit të fëmijës së mitur në asnjë rrethanë. Premtimet për bursa, duke menduar që çdo gjë mund ta blejnë, është një sjellje me mendësi kriminale, si kriminelët që kërkojnë të blejnë heshtjen e viktimave të tyre.

Premtimi për bursë studimi është si blerja e heshtjes së viktimave.
Si nënë, si grua, por edhe si kryetare e komisionit të arsimit, kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të Elisa Spiropalit.
Edi Ramës i kërkoj ta heqë menjëherë videon nga faqja e tij në “Facebook”.
Nëse ai nuk e bën këtë brenda 1 ore, AKEP duhet të bllokojë Facebookun e Edi Ramës.
Shpresoj shumë që një nga këto kërkesa të plotesohen në respekt të një vajze të traumatizuar dhe të një shoqërie që e ka përjetuar me dramë këtë fatkeqësi.
Nëse nuk reagojnë, nënat nuk do t’ia falin këtë Edi Ramës!

Shehaj: Më 16 Shkurt t’u tregojmë këtyre pushtetarëve hajdutë që nuk mund të bëjnë çfarë të duan

Deputeti i PD, Agron Shehaj në një intervistë për gazetarin Alen Xhelili të Syri.net tha ndër të tjera, se pse qytetarët duhet të marrin pjesë masivisht në protestën e 16 Shkurtit përpara Kryeministrisë në Tiranë.
Xhelili: Për gjithë sa folëm, zoti Basha, thotë se zgjidhjen qytetarët do ta gjejnë me 16 shkurt, duke marrë pjesë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita shqiptare përpara Kryeministrisë. A jeni dakord?
Shehaj: Absolutisht që bie dakord! Bie dakord që kemi nevojë t’u tregojmë këtyre pushtetarëve hajdutë që nuk mund të bëjnë çfarë të duan; që s’po pati reagim, këta kanë për të vazhduar. Se është edhe ajo pyetja që më bëtë ju se “si është e mundur që qeveria ngul këmbë tek tenderi i Unazës”?
-Xhelili: Ngul këmbë sepse nuk ka reagim, se të vetmit që po protestojnë janë ata që po u prishet shtëpia. Po të tjerët?!
Shehaj: Po qe ne nuk protestojmë, nuk kemi për të shpëtuar nga kjo qeveri dhe këta qeveritarë të korruptuar. Të gjithë duhet ta kenë të qartë se protesta është e vetmja mënyrë që na ka mbetur. Prandaj në datën 16 duhet të jemi të gjithë aty, sa më shumë dhe jo për të ndihmuar Partinë Demokratike të shkojë në pushtet. Nuk është kjo!
Nuk po i bën njeri thirrje qytetarëve, “ju ejani ndihmoni Partinë Demokratike se PD-ja do me çdo kusht pushtetin”, por duhet të vijmë e t’i themi ndal atij që tallet me të gjithë, madje edhe me profesorët duke i quajtur “qen”. E bën me opozitën, e bën me gazetarët, e bën me studentët, e bën me të gjithë dhe, e vetmja mënyrë për ta vënë para përgjegjësisë, është të dalim e të protestojmë.

Pse po ikin shqiptarët në masë

Nga Veton SURROI 

Në mesin e shqiptarëve, një në dy është gati të ikë jashtë vendit
1. Çdo javë prodhon së paku tri lajme, që bën që në Gjermani numri i mjekëve, axhustatorëve dhe ndërtimtarëve të rritet. Dhe asnjëri prej këtyre lajmeve nuk ka të bëjë me Gjermaninë. Që të gjitha kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor.
Të tri lajmet në Serbi mund të jenë se presidenti i vendit po përgatitet të hyjë edhe në një fushatë zgjedhore prej së cilës pret të marrë mbi gjysmën e votave, se opozita përbëhet prej marksistëve 18-vjeçarë, fashistëve 50-vjeçarë dhe masës së madhe të njerëzve që kanë qenë diku mes marksistëve dhe fashistëve këtyre 20 vjetëve e që dalin në rrugë çdo të shtunë pa e ditur saktësisht pse dhe –lajmi i tretë – pritet të hiqet taksa prej 100 për qind ndaj prodhimeve serbe dhe do të rifillojë dialogu “mes Prishtinës e Beogradit”. A nuk janë këto lajme të para dhjetë vjetëve apo pesëmbëdhjetë?
Të tri lajmet në Shqipëri janë se vazhdon debati në Parlamentin e Shqipërisë mbi atësinë e fëmijës së kryeministrit, koherencën mendore të liderit të opozitës, vizave të bardha të kokainës dhe vizave të kuqe të ndalesës për të udhëtuar në Amerikë; një rrethrrotullim për të hyrë në Tiranë nuk është debat i urbanistëve dhe ekologëve, por i kryeministrit, presidentit, kryetarit të opozitës, atij të Bashkisë dhe çdo kanali televiziv kombëtar a lokal; ryshfeti më nuk është mjet gare në tender, tashmë tenderët jepen pa garë. A është dëgjuar diçka kështu para dhjetë vjetësh?
Dhe të tri lajmet në Kosovë janë se janë rritur rrogat në sektorin publik aq sa të jenë më të lartat në regjion përderisa ekonomia është më e varfra në regjion; PTK, kompani publike e Partisë në pushtet, vazhdon me sukses të shpejtuar drejt falimentimit të vet dhe ndërtimit të suksesshëm të një korporate private të afërt me partinë në pushtet; posa të hiqet taksa 100 për qind vazhdon “dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Kapje të shtetit, zhvatje dhe dialogu me Serbinë: a nuk janë këto lajme të para dhjetë vjetësh, a më shumë?
2. Shënimet shtetërore gjermane dhe serbe tregojnë se nga Serbia çdo vit për në Gjermani nisen së paku rreth 25 mijë njerëz, në mesin e tyre mjekë, axhustatorë, ndërtimtarë. Dhe shënimet statistikore gjermane tregojnë se shqiptarët e Kosovës tashmë përbëjnë gati gjysmë milioni banorë.
Për më tepër, ky numër vetëm sa do të rritet. Trendi i emigrimit të serbëve është i njëjtë në dhjetë vjetët e fundit dhe nuk ekziston ndonjë arsye pse vitin e ardhshëm 25 mijë mjekë, axhustatorë dhe ndërtimtarë të mos nisen për në Gjermani e prej atje edhe ku të kërkohet brenda BE-së.
Kurse ndër shqiptarë trendi i ikjes nga vendi, nëse është për t’u besuar sondazheve ndërkombëtare, mund të marrë përmasa eksodi. Agjencia e njohur “Gallup” ka zhvilluar sondazh global në periudhën 2015-2017, nga i cili del se Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të spikatura evropiane (të vetmet evropiane) që gjenden në shoqëri me 11 vende të tjera botërore nga të cilat së paku çdo i dyti banor dëshiron të largohet nga vendi. Shqipëria , nga e cila 60 për qind e të anketuarve u deklaruan se mendojnë të largohen, është në shoqëri me Sierra Leonen, Liberinë dhe Haitin. Kosova, nga e cila 46 për qind e të anketuarve u deklaruan se do të largohen, ende pa u mbushur dhjetëvjetëshi i pavarësisë është në shoqëri me Nigerinë, Hondurasin dhe Sirinë.
3. Pyetja e thjeshtësuar, se si është e mundur që shqiptarët të ikin kur Shqipëria e Kosova janë më mirë se kurdoherë më parë, merr përgjigje po aq të thjeshtësuar, se të jesh më mirë se kurdoherë më parë nuk mjafton. Në kushtet tona, përgjigjja e thjeshtësuar është se po merr fund fundi i historisë.

Krahasimi me të kaluarën ka shpenzuar veten; gjeneratat e lindura më 1990 nuk kanë pse të dëgjojnë se sa mirë është tash krahasuar me kohën e Enver Hoxhës e as pse është më mirë tash se në kohën e Milosheviqit.
Për më tepër, narracioni politik shqiptar duket si një pllakë e gërvishtur (për ata që u lindën më 1990 edhe kjo është një metaforë që nuk ka shumë kuptim – pra, një pllakë e gërvishtur është metaforë për përsëritje të të njëjtave fjalë a melodi). Në Shqipëri për të satën herë u dëgjua pjesa teatrale në Parlament mbi relacionin e një të ati politikan dhe birit të tij, si dhe mbi mundësinë që mosha të ketë ndikim fatal në kapacitetet mendore të një politikani.
Në Kosovë për të satën herë do të bëhet debat se si një shumicë e njerëzve duhet të paguajnë rroga më të mëdha për një pakicë që ka pasur fatin të jetë e punësuar në sektorin shoqëror, në masë të madhe në bazë të përkatësisë së feudit politik apo regjional.
Shqiptari nga Shqipëria ka mësuar se nuk ka gjë prej debatit parlamentar mbi atësinë apo shkatërrimin e neuroneve me avancimin e moshës. Ka gjasa të mëdha që një debat i këtillë ta shtyjë më tutje drejt vendimit se duhet të largohet, në mënyrë që fëmija i tij të mos dëgjojë debat për atësinë dhe qelizat e trurit.
Shqiptari i Kosovës, ndërkaq, do të ketë detyrë patriotike të largohet nga vendi.

Leksioni bazik i ekonomisë tregon se për të rritur pagat në sektorin publik duhet rritur prodhimin ekonomik vendor. Meqë sektori privat nuk mund të prodhojë më shumë në një shtet të kapur si Kosova , atëherë duhet rritur të hyrat nga diaspora. Dhe meqë diaspora, në numrin e tanishëm, nuk mund të dërgojë më shumë remitenca – sepse nuk prodhon më shumë në Gjermani, Zvicër e gjetiu – atëherë do rritur numrin e banorëve në diasporë.
4. Diasporat tona të reja janë dhe do të mbesin aty. Teknologjia informative na mundëson që të komunikojmë me to në “viber” e “skype”, autostradat, tragetet dhe avionët na i sjellin çdo verë (dhe marrin më shumë tutje në stinët e tjera). Kjo është normale për tërë regjionin: Bullgaria, prejse ka hyrë në BE, ka humbur 20 për qind të popullatës së vet; ajo tashmë është akomoduar gjithandej BE-së. Jonormale është që çdo i dyti shqiptar do të ikë prej shtetit të vet. Dhe gjykuar sipas numrave, ndonëse jo kaq drastike, ndodh me serbë, boshnjakë e kroatë: për dy vjet 200 mijë sish kanë emigruar vetëm në Gjermani.
Ndoshta këto shifra duhet lexuar nga ata që zhvilluan dialog jo shumë të frytshëm politik mes Kosovës dhe Serbisë, prejse Kosova shpalli Pavarësinë. Ndoshta duhet ta lexojnë ata që duan të ndërmjetësojnë marrëveshje mes Kosovës e Serbisë: kut i suksesit është një marrëveshje, e cila i mban njerëzit në vend, jo një marrëveshje që do t’i dëbojë më tutje.
Nga ky këndvështrim, Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk është ajo që lëviz fshatra e banorë prej njërës anë në anën tjetër të kufirit, por është ajo e cila bën që popujt të kenë ekonomi e zhvillim pa marrë parasysh në cilën anë të kufirit gjenden.
Botuar në gazetën Koha, Prishtinë

Korça në shtetrrethim/ Po mos të ishe i majtë nuk lejoheshe që të merrje pjesë në takim me Ramën!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e një studenti nga Korça, i cili shkruan se, është ndaluar të futej në takim me kryeministrin.
Studenti shkruan se, mbledhja ishte me ftesa dhe po mos të ishe i majtë nuk lejoheshe që të merrje pjesë në mbledhje.
Postimi i plotë
Korça ne shtetrrethim!
Studenti dixhital denoncon:
Frikacaku takim me ftesa,
Ndalon studentet te futen ne takim!
Lexoni denoncimin e studentit dixhital. sb
Pershendetje zoti Berisha! Jemi disa studente te Universitetit te Korces dhe nuk na lejojne te futemi ne takim me zotin Kryeminister. Korca eshte ne shtetrrethim nga narkopolicia. mbledhja eshte me ftesa , po mos jesh i majte nuk lejohesh. Te uroj shendet zoti berisha.

Studenti guximtar ia perplas ne surrat sharesit te lindur. I lumte! sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 8. Februar 2019

Paskuqani në protestë kundër qeverisë, banorët bllokojnë rrugën!

Banorët e Paskuqanit, njësi vendore e bashkisë Kamëz, janë ngritur në protestë kundër qeverisë.
Protestuesit kanë bllokuar rrugën e vetme hyrëse në këtë njësi, në shenjë proteste për situatën e mjerimit që përjeton Paskuqani dhe e gjithë Shqipëria.
Qytetarët e mbështetur nga opozita janë bashkuar duke protestuar kundër qeverisë, si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjëve nga Shqipëria.
Nën ethet e zgjedhjeve bashkiake, kanë filluar edhe thashethemet e para, jo vetëm nga protagonistët, por edhe për protagonistët.