17.5 C
Tirana
E martë, 6 Maj, 2025

Takimi në Korçë/ Studentja i “nxjerr bojën” Ramës!

Gjatë prezantimit të “Paktit për Universitetin” me studentët e ekselencës në Korçë, një e re i ka thënë kryeministrit Edi Rama se duhet të bëjë një korrigjim.
Studentja u shpreh se takimi duhej të ishte bërë me Këshillin e Studentëve, pasi sipas saj pakti u arrit të bëhej nga protestat e të gjithë studentëve dhe jo vetëm nga ekselentët.
“Universiteti është i të gjithë studentëve dhe jo i vetëm atyre të ekselencës, pakti është nga ata studentët që protestuan atje jashtë pa dallim ekselentë apo jo. Këtu duhet të ishin përfaqësuesit e Këshillit studentor që përfaqësojnë të gjithë studentët dhe jo vetëm ata të ekselencës. Këtë duhet të korrigjoni së pari”, tha e studentja.
Ndërsa, në momentin që fjalën e mori kreu i qeverisë, studentja tentoi të thoshte diçka dhe kjo gjë nuk u mirëprit nga Rama.
Ai i tha studentes që të mos tregohej e paedukatë, por ta dëgjonte deri në fund.
“Mungesa e edukatës nuk zgjidh gjë, edukata është shumë e nevojshme që njerëzit të merren vesh. Nëse biem dakord me mirësjellje jetojmë mirë, nëse biem dakord me të shara jetojmë keq”, u shpreh Rama i irrituar nga pyetja e studentes.

Përmbysje!

Bledi KASMI

Kudo revoltë. Mesazhi i një populli që po ringrihet me besimin për të bërë një ndryshim me protestën e 16 Shkurtit është përmbysja.
Kudo, në çdo qytet, ata janë radikalë sepse radikale janë dhe pasojat që po vuajnë nga një grusht pushtash që kanë grumbulluar rreth vetes të gjitha pasuritë dhe të ardhurat e këtij vendi dhe dëfrehen me vuajtjet e një populli, i cili duke u ndjerë si i zënë në çark ka marë rrugët e Europës dhe sot askush nuk di të thotë numrin e saktë të tyre, por sigurisht që janë më shumë se 500 mijë të ikur për kafshatën e bukës.
Kanë menduar se duke i varfëruar do ta kishin më të lehtë ti shkelin me këmbë, ti nëpërkëmbim, ti tallin dhe ti sundojnë, duke harruar se i kanë çuar drejt pikës kritike ku nuk kanë më se çfarë të humbasin pasi kanë humbur gjithçka, madje edhe shpresën dhe tani i ngjajnë luanit të plagosuri i gatshëm për të shqyer çdo egërsisë që i del përpara.
Ata nuk duan asgjë më shumë me 16 Shkurt, ata duan një revoltë të vërtetë ku frenat ti kenë ata dhe vetëm ata. Kur populli ngrihet, fundërrinat bien. Ata duan të jenë me 16 Shkurt, kuksianët që dogjën traun, duan të jenë uragani studentor që shpërbëri qeverinë, dhe tani duan të shtypin me këmbë edhe gjysmëgjelin e mbaruar. Askush nuk mund dhe nuk do t’i ndalë për të qenë vetvetja që vendos.
S’ka forcë që mund të ndalë revolucionin e një populli të tradhëtuar nga kryepushti që hardalliset si sheik me paratë që u grabit njerëzve të këtij vendi që rropaten për të siguruar bukën e gojës. 650 mijë është numri i tyre që ushqehen vetëm një herë në ditë në këtë vend. Po me çfarë ushqehen? Me bukën thatë.
Ndërkohë gjysmagjeli kapardiset duke numëruar miliardat që ka arkëtuar në kontot bankare të parajsave fiskale, udhëton me avionë personal, porosit koncesione duke i kthyer njerëzit në skllevër që duhet të punojnë për të derisa të përmbushet shifra 3 miliardë euro e këtyre koncesioneve edhe për 10 vite të tjera dhe më pas derri i kënaqur shfaqet mediave të shitura si Sokrat u vuajtun.
16 Shkurti është përmbysje popullore, është revansh ndaj padrejtëisë të ngritur në sistem, është nga ato ditë që ndodhin jo shpesh në histori. Dikur kemi rrëzuar partinë-shtet, ndërsa me 16 Shkurt do të rrëzohet shteti-monstër.

Djegia e dyqanit pranë Bashkisë, pronarët: Kanë një muaj që na bëjnë presione, duan të ndërtojnë kullë!

Ditën e djeshme, zona pranë Sahatit në qendër të Tiranës u mbulua me shtëllunga tymi. Kioska që u bë shkrumb prej flakëve dyshohet se është djegur qëllimisht. Pronarët e saj kanë treguar se atyre i është bërë presion prej kohësh për t’u larguar.
Nuk mund të jetë rastësi që flakët e zjarrit kanë rënë në pjesën prapa kullës së Sahatit, vend në të cilin është projektuar të ndërtohet një kullë e lartë 77 metra. Në këtë zonë prej disa ditësh një eskavator ka nisur gërmimet, edhe pse nuk është vënë asnjë tabelë identifikuese për nisje punimesh.
Në këtë truall kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Infrastrukturës kanë firmosur një kontratë për ngritjen e një kulle me lartësi 77 metra.
Pronarët e një biznesi pranë kanë treguar se ata janë shantazhuar dhe se dyshojnë që e gjitha ka qenë e qëllimshme.
“Mendojmë se është e qëllimshme. Kanë një muaj që na vijnë e na bëjnë presione pa asnjë letër e dokument se do të na shembim biznesin dhe se duhet të zhvendosemi para se të veprojnë me forcë. Kemi kërkuar të na sjellin një vendim, për të vepruar edhe ne më tej nëse do të shkojmë në gjykatë apo do të marrim dëmshpërblim. Na kanë thënë se sipas ligjit, nuk na takon asgjë”.

Prej disa ditësh është rrethuar me panele llamarine pjesa qendrore e Tiranës nga Kulla e Sahatit deri te pallati 3-katësh ndërmjet rrugës “28 Nëntori” dhe rrugës “Abdi Toptani”. Asnjë tabelë informuese nuk është vendosur, ndërsa ekskavatori ka filluar punën. Gjithçka ka nisur të bëhet fshehtazi, pa u ndjerë.
Kullat që pritet të ndërtohen pranë “Sahatit” të Tiranës, janë projektuar prej studios 51N4E, e cila ka projektuar edhe sheshin Skënderbej si dhe godinën e “Hotel Plaza”.
Krimi apo çmenduria apo korrupsioni ka filluar me VKM 325, 12.4.2017 , pra dy ditë përpara miratimit të planit të përgjithshëm vendor me vendimin e KKT Nr.1, 14.04.2017, shkruhet në gazetën Shekulli.
Në bazë të kujt logjike, arsyetimi e nevoje hiqet pjesa më e madhe e zonës së mbrojtur së kryeqytetit që ishte shpallur dhe ndoshta edhe zbatuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 180, 13.04.2000. Si mund të shfuqizohet ajo VKM, me një të rënë të lapsit dhe duke e bërë kinse në emër të ligjit “Për Trashëgiminë Kulturore”? A nuk është kjo shkelje e ligjit që me termin më identifikues përbën “skandal”? Nga harta TR030 e njësive strukturore në nivel qyteti, pjesë e Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës, del se aty është hedhur me ngjyrë të verdhë, kufiri i zonës së mbrojtur me VKM nr. 180, 13.04.2000 dhe në legjendën e hartës është një katror me vija 45 gradë, po përsëri me ngjyrë të verdhë që shkruan Zonë e Mbrojtur.

Ndërsa pasaporta (tabela ku jepen intensiteti i ndërtimit të njësisë strukturore, lartësia maksimale e kateve, intensiteti i ndërtimit i parashikuar, do jetë me PDV zona apo jo, etj) për njësinë strukturore TR/1 që përfshin gati gjysmën e zonës së mbrojtur thotë te tipologjia e ndërtimit, – ndërtime tip kulle dhe shumicën e parametrave i ka lënë të përcaktohen me PDV. Kjo pasaportë dhe të tjerat për njësitë e tjera strukturore nuk gjenden internet dhe as nuk përmenden në vendimin e KKT-së për PPV e Tiranës. Si është e mundur që pasaporta që është thjesht zbërthim i hartës se përdorimit të tokës, baza e PPV-së, të lejojë e parashikojë ndërtime në një zonë të tille ku harta thotë “Zonë e Mbrojtur”? Mashtrim, harresë, apo shpërdorim detyre? I tille është referuar ky PPV edhe në të ashtuquajturat dëgjesa publike, në këshilla teknikë, në këshill bashkiak apo edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, të tillë e ka firmosur “Zonë të Mbrojtur” dhe njëkohësisht me pasaportë që lejon ndërtime tip kulle?

Hiqu si debil, si i trashë dhe ke për t’u bërë ministër…

Nga Artan FUGA

Në Shqipëri duhet të kesh zgjuarësinë për t’u hequr si budalla për t’u bërë ministër, deputet, drejtor, ambasador e të tjera e të tjera!
E thamë se talenti në Shqipëri nuk i duhet kërkujt.
Imagjinoni një kryetar partie cilidoqoftë. Ka prirje të marrë rreth tij sa më poshtë tij në aftësitë personale. Nuk them se merr idiotë, por gjithsesi eliminon të gjithë ata që kanë aftësira mendore dhe shpirtrore më të mira sesa ai.
Pse ?
Sepse do që t’a ruajë i qetë postin e tij të kryetarit.
Merrni ndonjë kryeministër. Ka interes të marrë rreth vetes si ministra individë burra dhe gra që asnjë mos t’ja kalojë në aftësitë e veta intelektuale ose psikologjike. Pra, promovon individë që të jenë më poshtë nivelit të tij njerëzor.
Kështu pra karrierë bëjnë ata që shefat mendojnë se janë më të paaftë sesa vetja e tyre. Kështu në një media, drejtori nuk është budalla të punësojë gazetarë që janë shumë më të aftë sesa ai.
Duhet nënshtrim dhe nënshtrimi nuk është vetëm i dhunshëm, por ndërtohet edhe mbi bazën e paaftësisë. Kështu në shumë fusha.
Dhe pastaj nuk ka përse të habitemi kur njerëzit shohin se kush promovohet dhe pyesin: Edhe kjo mo?
Sepse janë edukuar me idealizma sipas të cilave i miri ecën përpara, e mira të çon përpara! Kështu duhet të jetë nëse shoqëria ka vlera, por në realitet nuk është kështu, te ne është e keqja, paaftësia, budallalliku që të çojnë më përpara sesa talenti për të krijuar vlera, vetitë etike si solidariteti, mirësia, besa.
Nëse dëshiron të ecësh në karrierë hiqu si budalla, shtiru se nuk ke asnjë kompetencë, tregoju debil, kokëgdhë, i trashë. Do shohësh se ke për të pasur shumë propozime për t’u bërë deputet, drejtor, ministër, ambasador, e kështu me rradhë.
*(Nga intervista e dhënë për gazetarin Aranit Muraçi për t’a botuar në Albanian Free Press, sot më datën 8 shkurt.)

Vinicius Jr reagon pas zjarrit që dogji 10 futbollistë të ish-klubit të tij

Ylli i ri i Real Madridit, Vinicius Junior, ka reaguar menjëherë pasi u bë i ditur lajmi për zjarrin që e kaploi kampin stërvitor të ish-klubit të tij, Flamengos, duke i vrarë dhjetë persona.
Një zjarr i madh i vrau sot dhjetë futbollistë të rinj dhe i lëndoi tre të tjerë në kampin stërvitor të Flamengos, në Rio De Janeiro të Brazilit. Lajmi u konfirmua edhe nga departamenti lokal i zjarrfikësve, transmeton Gazeta Express.
Tre të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital dhe, sipas policisë, zjarri filloi në atë pjesë të kampit stërvitor ku flenë zakonisht futbollistët.
“Jam duke i kujtuar netët dhe ditët që i kam kaluar në atë kamp stërvitor, është e frikshme! Ende nuk mund ta besoj, por jam duke u lutur për të gjithë! Zoti i bekoftë familjet e të gjithëve”, shkruan Vincius në Twitter.
Sipas informatave të lëshuara nga zjarrfikësit, gjendja tani është nën kontroll.
Vincius kishte qenë pjesë e akademisë së Flamengos, para se të bëhej pjesë e ekipit të parë të këtij klubi në vitin 2017. Gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar, Vinciusi e siguroi transferimin në Real Madrid për 61 milionë euro.

Mediu në SHBA, drejton takimin për ballkanin bashkë me Kongresmenin Aderholt

Kreu i Partisë Republikane Shqiptare, Fatmir Mediu, i cili po qëndron në SHBA në kuadër të ftesës së Mëngjesit të Lutjeve ka drejtuar edhe takimin për ballkanin të organizuar bashkë me Kongresmenin Aderholt.
I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Njoftimin për këtë ceremoni dhe foto nga takimi ai i ka bërë publike në faqen ritj në Facebook.
Postimi i tij i plotë
Kënaqësi gjatë drejtimit të takimit për Ballkanin e organizuar bashkë me Kongresmenin Aderholt, ku mernin pjesë Kongresmenë, Zv/Asisten Sekretari Pete Marocco, perfaqesuesja e Shtepisë së Bardhë në Departamentin e Shtetit Pam Pryor dhe perfaqësues të Ballkanit të ftuar në mengjesin e lutjeve në Washington DC.

Sherr në Mynih, Lewandowski kundër Hamann

Mjafton një humbje dhe te Bayern rikthehen polemikat, me presionin që është rritur ndjeshëm pas disfatës së javës së shkuar në Leverkusen.
Ish-futbollisti i Bayern-it, Dietmar Hamann, tashmë ekspert në televizion, deklaroi në Sky Sport: “Mendoj se Lewandowski do të jetë një problem për Bayern-in. Sjellja e tij teatrale, pasiviteti, qëndrimi pa pikë interesi në fushë në momente të caktuara, të gjitha këto më bëjnë të mendoj se ai është një ‘ujk i vetmuar’, i izoluar nga pjesa tjetër e ekipit”.
Fjalë të forta, që nuk mund të mos krijonin debate, ndërkohë që tani ka reaguar edhe vetë sulmuesi polak.
“Nuk më intereson çfarë thonë të tjerët. Sidomos kur janë komente idiote”, tha Lewandowski për ESPN, pas kualifikimit për në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë, në Berlin ndaj Hertha-s.
“Mendoj se Hamann nuk merr vesh shumë nga taktikat”, shtoi ylli i Bayern-it, dukshëm i nervozuar.
Edhe këshilltari i Lewandowski-t, Maik Barthel, iu përgjigj Hamann-it: “Sulme të tilla si ai i Hamann nuk janë normalë. Nëse ai e sheh problemin te Lewandowski, do të thotë që nuk e ka idenë nga taktika. Ndoshta nuk e ka parë fare atë ndeshje…”.

“O gomar, populli do punë e bukë jo Facebook”!

Kreu i qeverisë ka vazhduar traditën e tij duke uruar ‘Mirëmëngjes’ me një tjetër video në Facebook. Këtë radhë ‘kartolina e mirëmëngjesit’ ka qenë rikonstruksioni i ambjenteve të një ambulance.
Por, siç duket kjo ka irrituar ndjekësit në rrjetet sociale duke e cilësuar të tepërt propagandën e ERTV-së, ndërkohë që nevojat immediate të vendit për më shumë punësim dhe standart jetese nuk gjejnë zgjidhje.
Në postimin e videos në Facebook, Rama është ndeshur me komente të ndryshme ku nuk mungojnë dhe ultimatumet, ironitë dhe sharjet.
Postimi i Ramës
“MIRËMËNGJES dhe me bindjen, që pak nga pak edhe sytë e atyre që s’duan ta shohin ndryshimin, do të hapen përballë shembujve të njëpasnjëshëm të ndryshimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
“Ik o psikopat”, shkruan një komentues.
Një tjetër qytetar ironizon kryeministrin, ndërsa shkruan: “Uuuueeeeee rrofsh sa malet se na e ndrite Shqiperine,…. populli do pune e buke, jo beton qe reklamon ti”.

Korrupsioni me tenderat/ Lirohet nga arresti sekretarja socialiste e Ministrisë së Drejtësisë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e arrestit të shtëpisë për ish-sekretaren e Ministrisë së Drejtësisë Juliana Hoxha, e cila u arrestua dy ditë më parë, për shkak se akuzohet për shkeljen e pabarazive në tendera.
Ndërkohë që për specialistin e IT-së Lysien Alin është dhënë masa e arrestit me burg. Seanca vijon dhe për dy personat e tjerë që janë arrestuar.
Hetimet për tenderat
Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro. Për këto abuzime veç 12 zyrtarëve që janë nën hetim dhe per të cilët është dhënë masë sigurie, ka nisur verifikimi dhe për dy ish-ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani. Për dy ish- ministrat po verifikohet se cili ka qenë roli i tyre në këto 5 tendera abuziv.
Nga materialet e referuara nga Prokuroria rezulton se në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrisë së Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
Shkeljet janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Drejtësise, e me pas dhe nga grupi i inspektimit te Ministrisë së Financave.

Hetimet kanë nxjerrë në pah shkeljet e evidentuara të shoqëruara me pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit. Disa nga sistemet objekt të këtyre procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale.
Për këtë çështje janë dhënë masa për ish-sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Drejtesisë dhe Drejtorin e sherbimeve mbështetëse si dhe specialistët e IT. Hetimet kanë pasur në fokus funksionarët publik që kanë qenë pjesë e njësive të prokurimit, komisioneve të verifikimit të ofertave dhe komisioneve për mbikqyrjen e zbatimit të kontratave.
Pesë procedurat e tenderimit, ku janë evidentuar shkeljet:
1. Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative
2. Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3. Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4. Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5. Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit.

Gati për 16 shkurtin, pritje madhështore e Bashës në Kukës!

Kuksianët i kanë rezervuar sot një pritje madhështore kreut të opozitës, Lulzim Basha. Mijëra banorë kishin mbushur rrugët dhe sheshet për të pritur Bashën. Kreu I opozitës është shoqëruar nga banorët përgjatë rrugës qëndrore ku edhe është ndalur duke bashkëbiseduar me ta.
Basha u premtoi kuksianëve në një takim që ende vijon se gjëja e parë që do të bëjë sapo të vijë në pushtet se do të zerojë taksën e rrugës vendosur nga kryeministri Rama.
Përballë shqetësimit të banorëve, që i janë ankuar se “Rama i ka izoluar si në Gaza”, ka thënë se do të zhbëhet gjithcka që është bërë në kurriz të kuksianëve.
“Taksa do të jetë zero, plani i tij për ta shkretuar Kukësin do të marrë fund dhe një nga hapat kryesore në këtë drejtim do të jetë rihapja e Universitetit të Kukësit, bijtë dhe bijat tuaja do ti shkolloni këtu, por ne do të subvencionojmë praninë e pedagogëve që këtu të ketë qendër e kërkimit shkencor do të marrim përvojën më të mirë gjermane dhe gjermanët i kemi në krah”- tha Basha.
Ndërsa qytetarët janë ankuar se Kukësi po braktiset çdo ditë e më shumë, nga varfëria dhe korrupsioni qeveritar. “Largimi i kuksianëve ka ndikuar shumë keq. Është zbrazur. Vendosja e taksës në Rrugën e Kombit është shumë kriminale. Ne nuk kemi asnjë të drejtë. Mbylli universitetin. Tokat janë të gjitha të përmbytura. Lekët e hidrocentralit i merr për vete. Ne nuk kemi nevojë të na japë ai lekë, ne duam të jemi të barabartë si i gjithë populli shqiptar”-thanë qytetarët.
Ndërsa kreu i PD-së u shpreh se: “Gjendja është më e rëndë. Edi Rama me Kukësin ka ndjekur politikë spastrimi dhe zbrazje. Ky është njeriu që na hiqet si patriot i madh, por e ka shprehur i pari, a ka mundësi me e heq Kukësin e me ja çu Kosovës që të mos kemi votën e kuksianëve. Ai e di që nuk e ka mbështetjen e kuksianëve dhe qëllimi i tij ishte zbrazja e Kukësit. Për t’i larguar nga shtëpitë e tyre dhe Kukësi kja shkallën më të lartë të emigracioni në të gjithë Shqipërinë”, tha ndër të tjera Basha.

Nxënësi: Duam rikthimin e universitetit
Një bashkëbisedim i veçantë iBashës ishte ai me një nxënës të gjimnazit të Kukësit.
Gjimnaizisti Blerim Cenaj ka bashkëbiseduar gjatë ecjes në qytetin e Kukësit me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Gjimnazisti: Klasat tona janë pa nxënës. Duam të na rikthehet Universiteti, taksa e rrugës së kombit të hiqet sepse po shkatërron Kukësin dhe të gjithë shqiptarët.
Basha: I ke rënë problemeve në kokë, i ke vënë pikat mbi i.
Unë të jap fjalën se një ndër hapat e para do të jetë rihapja e Universitetit të Kukësit dhe të jetë qendër e kërkimit shkencor dhe e trajnimit të rinisë që të shërbeni këtu në Kukës. Të vini në Tiranë pa paguar asnjë taksë.
Gjimnazisti: Duam një arsim pa taksa të larta. Duam arsim për të gjithë të rinjtë.
Basha: Kjo ishte skemë e Edi Ramës për zbrazjen e Kukësit. Këtë betejë po e bëjmë për ju dhe duhet ta merrni në dorë Shqipërinë.