Edhe pse kishte vetëm 5 ditë që ishte hapur një biznes të vogël, qytetari në Korcë është gjobitur me 500 mijë lekë. Kjo ngjarje e pazakontë është publikuar në takimin e kryeopozitarit Lulzim Bashës në takimin me popullin në qytetin e Korcës.
“Zoti Basha, shihe: 5 ditë hapur kam, asnjë klient brenda, 500 mijë lekë gjobë!” Basha e lexoi publikisht shkresën e ardhur nga Tatimet dhe gjykata për kafexhiun, e cila ishte sa qesharake, aq edhe trishtuese.
Ju ftoj më datë 16 mars në Tiranë.
Duke hequr këtë pengesë, këtë hajdut që i thotë vetes kryeministër, ne do t’i hapim rrugë një Shqipërie me taksa të ulta.
Donaldi dhe bizneset e tjera nuk do të paguajnë më shumë 0.5% të xhiros vjetore, do të përjashtohet nga tvsh-ja dhe nuk do të lejohet asnjë inspektor të terrorizojë biznesin e vogël”, u shpreh Basha.
“5 ditë që kam hapur biznesin, asnjë klient brenda më vunë 500 mijë lekë gjobë”
Pas antiplumbit do të mbajë edhe helmetë…
Në rrjetet sociale është publikuar një foto e Kryeministrit Edi Rama në Roskovec ku kreu i qeverisë mban të veshur edhe antiplumb.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-Kryeministrit Berisha, i cili shrkuan në një postim në Facebook se, pas antiplumbit Rama do të mbajë edhe helmetë.
“Me antiplumb sikur të ishte në zonë lufte, së shpejti dhe me helmet”, shkruan Berisha në një koment në rrjetin social.
Rama gjatë fundjavës ishte në qarkun e Fierit ku ka zhvilluar takime në kuadër të turit “Bashkia që duam”.
Në vijim Rama ka shkuar në Roskovec, ku edhe ka bërë krahasimin që kjo zonë është si Toskana në Itali.
Përveç humorit që shkaktoi deklarata e Ramës me krahasimin që Roskoveci i ngjan me Toskanën, një foto që qarkulloi në rrjet ngriti dyshimet se kreu i qeverisë ka mbajtur poshte xhaketës një jelek antiplumb.
“Pse me antiplumb o “Skënderbe” ?!!!”, shkruan në rrjet nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.
Afër dita kur Edi Rama do të lëshojë më shumë se ç’i kërkohet
Fatmir GUDA
Edhe media, aty ku Edi Rama prodhonte propogandë pa hesap e ku ndihej zot i vërtetë duket se po e lë në mes të udhës. Çdo ditë që kalon shtohen zërat opinionistë dhe analistë që godasin fort sjelljen e mazhorancës dhe kryetarit të saj ndaj zhvillimeve më të fundit në vënd duke u rreshtuar pro aktit të opozitës për djegien e mandateve. Kjo situatë e sikletshme e ky nervozitet i pafré pasqyrohet edhe në sjelljen, në humbjen e toruas dhe lajthitjet njëra pas tjetrës gjatë deklaratave të shefit të qeverisë dhe eksponentëve afër tij në daljet publike, ku jo pak herë kanë degjeneruar viral në rrjetet sociale.
Muri i qeverisjes po prishet dhe pas çdo tulle të hequr po fillon të duket sa vjen e më qartë realiteti që fshihej pas tij duke shtuar masën e vetëdijes së qytetarëve, të cilët edhe pse të lodhur nga tranzicioni i gjatë dhe të zhgënjyer nga stablishmenti politik po kuptojnë se emergjencë momenti është dhënia fund e situatës tejet të rënduar politiko-social-ekonomike në vënd.
Askush nuk e priste që opozita do tejkalonte paralajmërimet për djegie mandatesh, madje dhe Edi Rama para se të kryhej ky akt, siguronte të vetët se e gjitha ishte një bllof i Lulzim Bashës, kjo pasi bashkë me mandatet i humbisnin beneficet, privilegjet dhe imuniteti karshi çfardolloj situate me natyrë juridike. Por ja që kjo ndodhi dhe opozita guxoi, gjë që pavarësisht skepticizmit dhe pakënaqësisë së shprehur të shqiptarëve ndaj klasës politike në tërësi, çuditërisht u shoqërua në mënyrë të menjëhershme me rritjen më tepër të besueshmërisë tek mbështetësit dhe gjithë pjesa e zhgënjyer dhe pakënaqur prej qeverisë. Kryerja e aktit pra, pavarsisht kundërvënies krejt të natyrshëme të ndërkombëtarëve, të cilët e kanë pothuajse tabu përkrahjen e bojkotit si mjet politik, edhe sipas sondazheve të shumta është përcjellë me pozitivitet prej opinionit në vënd, ç’ka reflektohet dhe në suksesin që po gjen aksioni opozitar në terren, si në masivitetin nga protesta në protestë, ashtu dhe nga produktiviteti i tyre duke e futur në panik mazhorancën, ku në të shkelje të ligjit i ikën axhendës normale parlamentare me një frikë të shprehur për të mos u përballur me produktin e aksionit opozitar.
Edi Rama duket se ka mbetur vetë me ERTV-në e tij në këtë fushatë denoncuese ndaj kundërshtarëve, duke aplikuar si instrument reagues antimitingun me pjesmarrës të rekutuar nga administrata publike në tentativë për të mbajtur të pa cënuar brënda dhe jashtë vendit imazhin e sajuar. Madje edhe ata pak analistë afër tij u kanë rënë kambanave për skandale të pritshme përgjimesh, në të cilat implikohet drejtpërdrejt kryeministri i vëndit. Ç’ka pritet t’ja rëndojnë edhe më pozitat ku ndodhet. Nuk dihet sa do t’i zgjasin akoma nervat Edi Ramës për të vijuar “kokfortësisht” pa reflektuar ndaj situatës, por paralajmërimi për degradim të ekonomive qytetare mund t’i sjellë në derë të kryeministrisë një kolaps me pasoja mbase më kastastofike se ato me të cilat është hasur vendi jo pak herë pas vitit ’90.
Dhe atëherë sigurisht që presioni ndërkombëtar mbi opozitën do të shterrojë, pasi ajo do jetë e zhveshur nga mundësia dhe përgjegjësia institucionale për të ofruar zgjidhje dhe bataretë do të derdhen të gjitha mbi qeverinë, si e vetmja palë që ka në dorë kthimin e normalitetit dhe stabilitetit duke bërë hapa mbrapa në atë që i kërkohet. Ajo që dihet është se kryeministri ka rezultuar një lexues i situatave dhe në këtë kontekst masiviteti në shtim i protestave të opozitës së bashkuar të shoqëruara edhe me një potencial shpërthyes përtej paqësores, pritet që ta sfilitin edhe më psikologjikisht atë duke e detyruar madje nën panikun e të paturit tepër për të humbur, të lëshojë edhe më shumë nga sa po i kërkohet sot.
Rastet e njëjta të drejtuesve autoritarë në rajon e gjithë botën kanë treguar, se sa më e drunjtë të dëgjohet gjuha e tyre, aq më afër momentit të shkërmoqjes është gjendur pushteti i tyre. Dhe këtij fenomeni, s’ka se si ti bëjë përjashtim Edi Rama, simptomat autoritariste, kriminale dhe kleptokratike të të cilit janë duke i bërë çdo ditë jehonë të madhe mediat më të rëndësishme botërore deri përtej Atlantikut.
Tragjike në Tiranë, fëmijë që rrëmbehen nga policia dhe banorë që tentojnë të hidhen nga çatia e banesës
Familjarët e 4 banesave që rrezikojnë të shemben pranë Shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë janë shfaqur në një gjendje tepër të rënduar mëngjesin e sotëm.
Disa prej fëmijëve kanë tentuar që të hidhen nga çatia e banesës, ndërsa familjarët iu kanë vënë flakën disa mbeturinave, që rrezikojnë të përfshijnë dhe objektin. Policia ka rrëmbyer një fëmijë dhe tenton ta fusë në makinën e policisë për ta dërguar në komisariat. Situata është tensionuar dhe banorët janë përleshur me policinë.
Banorët e 4 familjeve janë shtrirë në rrugë, dhe kanë humbur ndjenjat për shkak të situatës tejet të tensionuar. Një prej banoreve është shtatzënë dhe ka pasur kontraktime gjatë momenteve të tensionit.
Ata iu kanë dalë para makinave dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesës së tyre, të cilën e kanë me dokumente të rregullta.
‘’Është investimi i një jete, ku të shkojmë ne? Oligarkë, ku të shkojmë”, janë disa prej thirrjeve të banorëve. Ndërkohë që ambulanca ka mbërritur me disa minuta vonesë, po banorët insistojnë që të mos largohen prej aty.
“Po e kemi me djersë moj, jemi të rregullt me taksa me të gjitha,. Ku është qeveria moj? Ku ta çoj unë fëmijën tim? Të na japë përgjigjen shteti, të na japë përgjigjen Aleksandër Gavoçi”, shprehen mes britmave banorët.
Kujtojmë se banorët deklarojnë se e kanë blerë këtë pronë që në vitin 1939 nga shteti, kohë edhe kur i është sekuestruar prona nga qeveria e kohës nga ish-pronarët.
Ndërkohë që ish-pronari Aleksandër Gavoçi pretendon se e ka fituar në gjyq këtë pronë, me vendim të gjykatës së shkallës së parë. Janë rreth 15 banorë që preken nga kjo situatë.
Gruaja shtatzënë i heq nga duart policëve burrin: “Ka varre sa të duash për ne”
Vijon të jetë e tensionuar situata në zonën e Petro Ninit, ku disa prej banorëve kanë humbur ndjenjat, mes tyre dhe persona invalidë dhe një grua shtatzënë. Policia ka marrë një e nga një disa prej banorëve, dhe i ka shoqëruar në makinën e tyre.
Një prej banoreve është njëherësh dhe efektive policie, dhe ajo ka bërë të mundur dhe shpëtimin e banorëve që po tentonin që të hidheshin nga çatia.
Ndërkohë gruaja e cila është shtatzënë i ka hequr nga duart policisë burrin e saj, që po tentohej të futen me forcë na makinën e efektivëve të rendit.
‘’Ka varre sa të duash për ne, na ka hapur parcela Erion Veliaj”, tha një prej banoreve.
Ndërsa 4 familje janë të tronditur për shkak se po largohen nga banesa e tyre në zonën e Petro Ninit, pasi i ka dalë ish-pronari me vendim gjyqësor, Fax News ka komunikuar me Aleksandër Gavocin.
Ky i fundit, që është pronar i tokës ku është ndërtuar godina disakatëshe, ka deklaruar se me banorët ka tentuar të zgjidhë me çdo mënyrë situatën, po ata nuk e kanë pranuar. Gavoci shprehet se iu ka premtuar që tiu japë banesa qytetarëve, po ata nuk kanë pranuar.
Basha: Heqja e “Taksës Rama” mbi naftën, shton energjitë në ekonomi
Kryetari i Partisë Demokratike ndodhet në Korçë nga ku po vijon turin e takimeve me qytetarët. Basha u takua me biznesin e vogël nga ku theksoi se heqja e taksës Rama mbi naftën do të rrisë fuqinë blerëse, do të rrisë të ardhurat e konsumatorit, do të shtojë të ardhurat tek biznesi i vogël dhe i madh.
Basha: Ju të keni në dorë qeverisjen dhe qeveria të kujdeset për interesin e njerëzve. Kemi një qeveri që është shkëpur nga njerëzit. Nuk dëgjon njerëzit. Sa herë vij këtu, keq e më keq. Gjendja e biznesit ka ardhur duke u përkeqësuar. Do të heqim “Taksën Rama” mbi naftën me 300 lek që do të japë efekt të menjëhershëm tek biznesi dhe qytetarët. Çdo familje që ka një makinë dhe harxhon mesatarisht 100 litra naftë në muaj, kursen 30 mijë lek. Për biznesin e vogël, për një kamionçinë, kursimi shkon në 90 mijë lek në muaj, vetëm nga ulja e çmimit të naftës. Për biznesin e madh kursimi shkon deri në 700 mijë lekë të reja. Vetëm ulja e çmimit të naftës do të sjellë energji të reja në ekonomi. Do të ulë koston, do të rrisë fuqinë blerëse të qytetarëve do të rrisë çmimin dhe qarkullimin.
Çfarë po ndodh në Tiranë? Fëmijë që qajnë dhe gra që përleshen me policinë për të mbrojtur shtëpitë
Një grua është duke u përleshur me Policinë e vetme për të mbrojtur shtëpinë e saj që përmbaruesit dhe IKMT-ja janë duke shembur në këto momente në afërsi të Teatrit Turbina në Tiranë.
Prona me vendim gjykate duhet t’u kthehet ish-pronarëve, por banorët e saj kanë shpalosur dokumentat se ata janë denbabaden dhe se ajo pronë është e shtetit, e sekuestruar prej tij që në vitin 1939. Ata akuzojnë shtetin se nuk po mbron pronën e tij, së pari dhe as ata.
Bashkëshori i saj në foto, i cili mban vajzën e vogël të tmerruar në krah, tha se banonte në truall prej 37 vjetësh, qëkurse kishte lindur.
Përse antibiotikët nuk e shërojnë kollën kronike
Sipas rezultateve të hulumtimit i cili është kryer në 2.061 të sëmurë me kollë kronike duket që antibiotikët janë joefikas në shërimin e kollës këmbëngulës, i cili është shkaktuar nga infeksionet e lehta respiratore.
Të sëmurët që kanë marrë pjesë në hulumtim kanë pasur koll më gjatë se 28 ditë.
Kolla është manovrim eksploziv ekspirator me të cilin në formë refleksive ose të qëllimshme tentohet të pastrohen rrugët e frymëmarrjes nga përmbajtja e panevojshme.
Kolla është përgjigje normale ndaj pështymës, këlbazës ose materialit tjetër të huaj në rrugët e poshtme ose të sipërme të frymëmarrjes.
Kolla afatgjatë është e sikletshme dhe tregon për irritimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Është treguar që niveli dhe zgjatja e simptomave tek të sëmurët të cilët kanë marrë antibiotikë nuk ndryshon shumë nga niveli dhe zgjatja e simptomave tek të sëmurët që kanë marrë placebo.
Kështu është treguar që përdorimi i antibiotikëve amoksicilin tek të sëmurët me infeksione respiratore, kur nuk ka qenë në pyetje inflamacioni i mushkërive, jo vetëm që nuk ndihmon por mund të jetë edhe i dëmshëm.
Dihet që përdorimi i tepruar i antibiotikëve, në veçanti kur nuk janë efikase, mund të çojë deri të zhvillimi i rezistencës së baktereve, dhe mund të shfaqen edhe efekte anësore si diarreja, skuqja e lëkurës dhe të vjellat.
Përndryshe, shumica e infeksioneve të lehta respiratore zakonisht kalojnë vetë, sepse kryesisht janë të shkaktuara nga viruset. Kolla sipas frekuencës është simptoma e pestë që e çon të sëmurin tek mjeku.
Në rastin e dyshimit për inflamacion bakterial të mushkërive (pneumoni), antibiotikët duhet të merren gjithsesi.
Cila është koha e duhur për të marrë suplemente të vitaminës C
Nëse i pini vitaminat në këtë orar të ditës efekti do të jetë 100% më i madh
Vitamina C është një nga vitaminat më të rëndësishme e cila mund të ndihmojë të shkurtojë kohëzgjatjen e ftohjeve të zakonshme dhe të përmirësojë shërimin.
Por për të marrë maksimumin e përfitimeve nga ajo apo nga çdo vitaminë tjetër ju duhet të merrni atë në koha e duhur të ditës.
E njohur edhe si acid L-askorbik, vitamina C është një vitaminë e tretshme në ujë. Kjo do të thotë se absorbohet lehtë nga indet e trupit.
Ndryshe nga vitaminat që treten në yndyrë, vitaminat që treten në ujë nuk mund të ruhen nga trupi juaj, kështu që ju duhet të plotësoni rregullisht vitaminën C duke ngrënë ushqime të pasura me të ose duke marrë shtesa.
Vitaminat e tretshme në ujë pastrohen nga gjaku juaj nga veshkat dhe janë dalin në formën e urinës.
Ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë rekomandojnë që meshkujt të marrin 90 miligramë vitaminë C në ditë; femrat duhet të synojnë 75 miligramë.
Nëse pini duhan, shtoni 35 mg në këto vlera. Pirja e duhanit mund të bëjë që të keni mangësi të vitaminën C
Pra, cila është koha më e mirë për të marrë vitaminat C shtesë? Kjo është e thjeshtë, thotë Robert Zembroski, një specialist i mjekësisë funksionale dhe autori i disa librave të shëndetit: Qëllimi për ta marrë atë në të njëjtën ora çdo ditë, thotë ai, pasi të keni ngrënë një vakt të caktuar.
Vitamina C është shumë acidike kështu që mund të shkaktojë përzierje kur merret me stomakun bosh.
Një tjetër mundësi është që të ndani dozat tuaja, thotë Zembroski.
– Kjo mund të përmirësojë thithjen e saj nga trupi,dhe zvogëlon mundësinë që ajo do t’ju bëjë të ndiheni të shqetësuar, dhe kjo mund të ndihmojë në mbajtjen e saj në gjak pasi nuk do të zhduket shpejt me anë të urinës.
Policia terror ndaj banorëve që po u shemben banesat në Tiranë, familjarët shtrihen në mes të rrugës
Familjarët e një banese që rrezikon të shembet pranë Shkollës ”Petro Nini Luarasi” janë shfaqur në një gjendje tepër të rënduar mëngjesin e sotëm.
Banorët e familjes janë shtrirë në rrugë, dhe kanë humbur ndjenjat për shkak të situatës tejet të tensionuar.
Ata iu kanë dalë para makinave dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesës së tyre, të cilën e kanë me dokumente të rregullta.
“Është investimi i një jete, ku të shkojmë ne? Oligarkë, ku të shkojmë”, janë disa prej thirrjeve të banorëve. Ndërkohë që ambulanca ka mbërritur me disa minuta vonesë, po banorët insistojnë që të mos largohen prej aty.
Ndërsa 4 familje janë të tronditur për shkak se po largohen nga banesa e tyre në zonën e Petro Ninit, pasi i ka dalë ish-pronari me vendim gjyqësor, Fax News ka komunikuar me Aleksandër Gavocin.
Ky i fundit, që është pronar i tokës ku është ndërtuar godina disakatëshe, ka deklaruar se me banorët ka tentuar të zgjidhë me çdo mënyrë situatën, po ata nuk e kanë pranuar. Gavoci shprehet se iu ka premtuar që tiu japë banesa qytetarëve, po ata nuk kanë pranuar.
“Unë jam pronari i tokës, e cila është blerë nga gjyshi im që në vitin 1930. Ne na kanë internuar në Shkodër, na është kthyer nga ana e Komisionit të Kthimit të Pronave.
U kam ofruar të gjitha llojet e zgjidhjeve, me shtëpi me lekë. Kanë ndërtuar pa na përfshirë fare ne. Kanë rënë dakord që të merrnin nga një shtëpi, dhe më pas e kam parë veten te JOQ.
Janë disa dosje në prokurori, dhe komplet unë jam sipas ligjit. Nëqoftë se aty ka diçka qoftë njerëzore qoftë ligjore, le ti marrin të gjitha pronat. Ulu shikojini të gjitha me radhë, ne jemi persekutuar, dhe e shoh të turpshme që të gjendem përballë këtij fakti.
U kam ofruar edhe një kat kur të ndërtohet pallati, dhe nuk kanë dashur. Nuk ka asnjë legalizim, gënjejnë, nuk mundet të legalizohet prona kur çështja është në gjyq. Nuk pinë ujë zgjidhja me këto, janë përgatit që dje, kanë përdorur dhe fëmijët”, shprehet Gavoci.
Kujtojmë se banorët kanë dalë para makinave dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesës së tyre, të cilën e kanë me dokumente të rregullta.
‘’Është investimi i një jete, ku të shkojmë ne? Oligarkë, ku të shkojmë”, janë disa prej thirrjeve të banorëve. Ndërkohë që ambulanca ka mbërritur me disa minuta vonesë, po banorët insistojnë që të mos largohen prej aty.
“Po e kemi me djersë moj, jemi të rregullt me taksa me të gjitha. Ku është qeveria moj? Ku ta çoj unë fëmijën tim? Të na japë përgjigjen shteti, të na japë përgjigjen Aleksandër Gavoçi”, shprehen mes britmave banorët.