28.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Bumi i ndërtimit apo krimit të organizuar, kush po investon 350 milionë euro në vit në ndërtim?

Nga Ornela Liperi

E parë nga Mali i Dajtit, Tirana e pas disa viteve do të jetë shumë më e lartë dhe e ngjeshur sesa ajo që është sot, sidomos zona e qendrës. Vetëm në 2018-n janë dhënë në kryeqytet 388 leje, për një sipërfaqe ndërtimi prej rreth 940 mijë metra katrorë, me një rritje prej 80% në raport me vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave (INSTAT).
Kësaj sipërfaqeje i korrespondon një vlerë investimi prej të paktën 350 milionë euro në një vit (e matur indirekt me dy mënyra, me një kosto ndërtimi rreth 350-400 euro/m² dhe bazuar në pritshmëritë për mbledhjen e taksës së infrastrukturës nga Bashkia).
E ngjeshur do të jetë dhe zona e qendrës së kryeqytetit, ku apartamentet do të shiten duke filluar nga 2,000-2500 euro për metër katror dhe zyrat mbi 2500-5000 euro/m². Sipas agjencisë Colliers International Albania, që vepron në industrinë e shërbimeve të pasurive të paluajtshme, sipërfaqja totale e parashikuar të ndërtohet gjatë 5 viteve të ardhshme (duke supozuar ecuri normale të ndërtimit) në zonat qendrore të Tiranës (projekte të një shkalle të caktuar) është vlerësuar të jetë rreth 538,000 m².
Bashkia e Tiranës parashikon të mbledhë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja 3.2-4 miliardë lekë në vit, deri në vitin 2021, që i korrespondon minimalisht rreth 350-400 milionë euro investime në vit vetëm në sektorin e ndërtimit në kryeqytet.
Por, sa kapacitet ka një ekonomi, e cila zyrtarisht, sipas Anketës Strukturore të INSTAT deklaron fitime vjetore prej rreth 1.2 miliardë eurosh në të gjithë sektorët, nga e cila 188 milionë euro vijnë nga ndërtimi, që të gjenerojë likuiditete për projekte kaq të mëdha në fushën rezidenciale?
“Monitor” ka analizuar bilancet e kompanive më të mëdha të ndërtimit në vend, që renditen ndër 200 sipërmarrjet kryesore sipas qarkullimit vjetor. Kastrati sh.a. (me aktivitet kryesor tregtimin e naftës, por që është përfshirë vitet e fundit në ndërtim), Alb – Star (që po ndërton projektin e stadiumit), GENER 2 (me projekte të shumta rezidenciale në Tiranë), ALB-Building, Grupi Balfin (përmes Mane TCI kryesisht, ndonëse tashmë është tërhequr nga ndërtimet në kryeqytet) janë kompanitë më të mëdha në vend, që kanë burime për angazhimin në projekte të mëdha rezidenciale.

Kastrati ka aktive afatshkurta (që mund të gjenerojnë likuiditete prej rreth 90 milionë eurosh) dhe një fitim vjetor (përfshirë dhe Kastrati sh.p.k.) prej rreth 16 milionë eurosh, ndërsa raporti mes detyrimeve dhe kapitalit është afërsisht një me një. Gener 2 ka asete afatshkurta prej rreth 40 milionë eurosh dhe fitime prej mbi 2 milionë eurosh.
Të tjera kompani, si p.sh., Fusha, e cila ka dorëzuar një projekt të pakërkuar për ndërtimin e Teatrit dhe kullave aty pranë, me një investim total 93 milionë euro, ka një bilanc minimal. Kompania ka një total asetesh afatshkurta prej vetëm 14 milionë eurosh, ato afatgjata janë minimale, të ardhurat në 2017-n ishin rreth 10 milionë euro dhe fitimi pas taksave vetëm 400 mijë euro!
Asetet afatshkurtra të kompanive të tjera të ndërtimit përgjithësisht nuk janë më të larta se 10-15 milionë euro (SHIKO TABELEN NE FUND: Të dhëna financiare për kompanitë kryesore të ndërtimit).
Krahas firmave të mëdha, kanë dalë në skenë edhe kompani të vogla, të panjohura, të cilat sipas bilanceve zyrtare së paku tre vitet e fundit, kanë deklaruar të ardhura minimale ose zero. “Monitor” ka identifikuar vazhdimisht disa prej tyre nga vëzhgimet që ka bërë në terren. Ndërtimet e tyre po ecin me shpejtësi, teksa burimet e financimit shpesh mbeten të panjohura, pasi asnjë bankë nuk financon firma që nuk kanë historik.
Sipërmarrje me të ardhura vjetore modeste po reklamojnë projekte investimi prej miliona eurosh! (Interte Expres me të ardhura vjetore rreth 6 milionë euro në 2017-n dhe asete afatshkurtra 2.3 milionë euro ka prezantuar zyrtarisht një projekt prej 60 milionë eurosh).
Shpesh në projekte ndërtimi, investitori dhe firma zbatuese e projektit janë të ndryshme. Sipas ndërtuesit Hajredin Fratari është e vështirë që të identifikosh se cili është investitori në një projekt ndërtimi.
Një tjetër ndërtues që operon që prej vitit 1992 në Tiranë, Sokol Kika, i Kika Construction, tha për “Monitor” që ndër rreziqet që po përballet sektori i ndërtimit është hyrja në treg e kompanive që nuk kanë ekspertizë në fushën e ndërtimit dhe atyre që kanë ndërtuar dikur, po nuk kanë likuiditete aktualisht, ndonëse kanë marrë leje ndërtimi.

Kredia e re për ndërtimin, në rënie në 2018-n
Bankat nuk e shohin me shumë optimizëm rendjen e sipërmarrësve drejt ndërtimit dhe as nuk janë shumë aktive në financimin e këtij sektori. Stoku i huasë për ndërtim në janar 2019, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë ishte 47 miliardë lekë, nga 48.4 miliardë lekë në shtator të vitit 2016.
Huaja për sektorin e ndërtimit zë rreth 15% të kredisë dhënë për sipërmarrjet në vend.
Huaja e re e dhënë për sektorin e ndërtimit në total në vitin 2018, po sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë ishte rreth 25 miliardë lekë, ose rreth 200 milionë euro, me rënie prej 7% me bazë vjetore në raport me 2017-n. Bankierët pohojnë se më pak se gjysma e saj mund të shkojë për ndërtime rezidenciale, pasi pjesa tjetër shkon për projekte infrastrukturore. Sipas këtyre të dhënave, huaja bankare mund të ketë financuar maksimumi 20-25% të projekteve rezidenciale në kryeqytet.
Bankierët pohojnë se shumica e bankave janë tërhequr nga kreditimi, edhe për shkak se sistemi bankar është përfshirë tashmë në një proces ristrukturimi shitje e blerjesh. Ato kreditojnë kryesisht klientë ekzistues me CV të mirë, që kanë kaluar me sukses dy apo tre projekte, si dhe kanë vendndodhje të mirë, apo janë të diversifikuara dhe në aktivitete të tjera.
Ndërtimi shihet si një sektor me risk, edhe për shkak të historikut në të kaluarën. Ndërtimi ka qenë historikisht një sektor problematik dhe deri në fund të vitit 2015, huaja e pakthyer në afat e ndërtuesve ishte sa 38.1% e totalit, sipas të dhënave të fundit të disponueshme të Bankës së Shqipërisë. Ndonëse pesha e huave me probleme ka rënë për shkak të fshirjeve, kjo bën që bankat të jenë shumë të kujdesshme me huanë e re.
Një tjetër problem lidhet me faktin që bankat preferojnë një kolateral tjetër nga ai për të cilin kërkohet financimi dhe pak firma janë në gjendje ta sigurojnë atë.
Kërkesa më e lartë e firmave ndërtuese për financim është për të paguar taksën e infrastrukturës në Bashki.

Skema si futen paratë në ndërtim
Bankierët pohojnë se ka investitorë të padukshëm që hedhin fonde për projekte të mëdha rezidenciale, që ngrihen me shpejtësi. Kjo hyrje fondesh kamuflohet përmes kleringut, shitjeve fiktive të aseteve, financimeve nga ortakët apo kontratave me persona të tretë.
Ndërtimi vlerësohet si një sektor me normë të lartë fitimi, pasi kosto reale e ndërtimit mbetet shumë më e ulët sesa çmimi i shitjes. Apartamentet me kosto rreth 500 euro/m2 shiten me minimumi 2000 euro/2, shpjegojnë ndërtuesit. Kjo është dhe arsyeja që po tërheq dhe paratë e lira në këtë sektor, apo atë që njihet si konceptimi i “parkimit të cash-it”.
Në kahun tjetër, paraja po futet dhe përmes blerjeve të apartamenteve në cash. Ndërtuesit pohojnë se çmimet e shitjes deklarohen më të lira sesa ato reale. P.sh, apartamente që kushtojnë 1500 euro deklarohen sikur shiten me 800 euro, ndërsa pagesat bëhen me këste të vogla për të shmangur kalimin e transaksioneve mbi 1 milionë lekë përmes bankave. Pas mbylljes së lojërave të fatit, ndërtimi po tërheq dhe paratë e lira që më parë kanalizoheshin përmes këtij sektori.
Gjokuta: Të krijohet autoritet mbikëqyrës për të kontrolluar ndërtimin
Z. Arlind Gjokuta, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, pranon që sektori i ndërtimit nuk është i rregulluar dhe ka përdorim të lartë të cash-it. Ai shton se nuk mund të ketë raste që një firmë ndërtimi pa të ardhura të nisë ndërtimet.
Ndërtimi nuk ka sot një autoritet mbikëqyrës, qoftë edhe një ministri, që të bëjë inspektime. Ai thotë se është i nevojshëm krijimi i një autoriteti të tillë, teksa shton se duhet bashkëpunim më i fortë mes policisë, prokurorisë dhe tatimeve, ku organet tatimore duhet të kenë rolin kryesor. “Çfarë është e ardhur e pajustifikuar në fillim tatoje, nëse ka prejardhje kriminale konfiskoje, kjo është pjesa ku cedon sot”. Sektori i ndërtimit kërkon një rregullim në themel, në mënyrën si funksionon dhe për kontrollin e likuiditetit që hyn në sistem.
Edhe burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pohuan për Monitor se ndërtimi është sektor me risk dhe shtuan se në vazhdimësi do të ketë një vëmendje të shtuar që do të konkretizohet me plane sektoriale të mirë strukturuara

Ndërtimi dhe lojërat e fatit kanë rezultuar në analizat e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Ndërsa për lojërat e fatit u morën masa, duke i mbyllur ato nga janari 2019, për ndërtimin kërkohet që të merren masa për të reduktuar informalitetin dhe mbylljen e shtigjeve të pastrimit të parave. “Ndërtimi dhe lojërat e fatit janë sektorë problematikë kudo në botë”, thotë Gjokuta.
Komisioni Europian, nëpërmjet mekanizmit Moneyval, në raportin e tij të fundit për monitorimin e pastrimit të parave në Shqipëri, ka publikuar dhe sektorët kryesorë, përmes të cilëve po bëhet pastrimi i parave në vend. Raporti vuri në dukje dy mekanizma kryesorë, që janë lojërat e fatit dhe pasuritë e paluajtshme.
“Sektori i lojërave të fatit (përmes kërcënimit të infiltrimit kriminal në pronësi dhe në aktivitet) dhe sektori i pasurive të paluajtshme shihen që kanë një rrezik të madh për pastrimin e parave.
Profesioni i noterit historikisht është konsideruar i brishtë, për shkak të përfshirjes së tij në transaksionet e pasurive të paluajtshme, por rreziqet e tij janë zvogëluar vitet e fundit. Pas rritjes së kontrolleve mbi transaksionet e pasurive të paluajtshme, ditët e sotme rreziqet më të mëdha janë të pranishme në transaksionet ku nuk përfshihen noterët dhe agjentët e pasurive të paluajtshme (transaksionet informale), thuhet në raport.
Raporti thekson se të ardhurat nga krimi po qarkullojnë dhe investohen në disa forma në Shqipëri, për shembull përmes investimeve në pasuritë e paluajtshme dhe kompanive tregtare. Niveli i lartë i ekonomisë informale, e kombinuar me përhapjen e lartë të cash, përbën rrezik për pastrim parash.
Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave vlerëson se agjentët e pasurive të paluajtshme janë të përfshirë vetëm në 8% të transaksioneve të pasurive të paluajtshme, ndonëse roli i tyre po vjen në rritje, thuhet në raportin e Moneyval.

Si po fryhen çmimet e apartamenteve
Teksa bumi i ndërtimeve në kryeqytet nuk justifikohet në pjesën më të madhe nga likuiditetet që gjeneron ekonomia formale dhe kredidhënia, e njëjta gjë po ndodh dhe në kahun tjetër, atë të blerjeve të apartamenteve. Çmimet po rriten me shpejtësi dhe po kapin nivelin e 4000 euro për metër katror, në projektin e ri që po ndërtohet pranë Presidencës, duke arritur nivelin më të lartë në rajon, sipas të dhënave që raportohen nga Colliers International. Tirana ia ka kaluar edhe Beogradit, që ishte kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon, me 3000 euro/m² për apartamentet Premium. Në Podgoricë, apartamentet kushtojnë maksimumi 2200 euro/m² dhe në Shkup nuk i kalojnë 2,000 eurot.
“Po ndërtohet në mënyrë të frikshme jashtë çdo logjike tregu”, thotë Stela Dhami, partnere menaxhuese e Colliers International. Ajo shton se projektet po ndërmerren pa pasur një koncept të qartë për zhvillimin e logjikshëm të tregut. “Investimet janë të orientuara nga vendndodhja, pa parë potencialet zhvillimore, pasi perceptohet që risku është zero kur është vendndodhje parësore”. Ajo parashikon që brenda dy vitesh të ketë një flluskë, pasi po ndërtohet pa asnjë lloj kriteri.
Samir Mane, president i Grupit Balfin, një prej sipërmarrësve më me nuhatje në vend, i cili ka hyrë i pari në shumë sektorë, tashmë është tërhequr nga ndërtimet në kryeqytet. Ai ka pohuar më herët për “Monitor” se në Tiranë po ndërtohet shumë dhe nëse të gjithë këto projekte që dëgjojmë do të ndërtohen, do të realizohen, mund të ketë ngecje të shitjeve. “Bankat kanë një lloj tërheqjeje nga financimet në real estate, pra në rezidenca. Nëse nuk do të mbështeten nga bankat, një pjesë e biznesit, ose do t’i shtyjnë në kohë projektet, ose do të kenë vështirësi për t’i mbaruar, ose do të transferohen në duar të tjera”, ka pohuar z. Mane.
Dhami e Colliers pohon se nga bisedat që ata kanë pasur me bankierët, bankat e shikojnë sektorin me risk dhe janë konservatorë në kredidhënie. Huaja u jepet kompanive me kredibilitet dhe që janë të diversifikuara. Mënyra e të ndërtuarit është në një pjesë të madhe me klering, ndërsa paraja po vjen nga jashtë.
Projektet e mëdha do të dalin në treg me një çmim minimal prej 2500 euro/m², përveç Rrugës së Kosovarëve, ku çmimet luhaten rreth 1500-2200 euro. Kjo ofertë është tërësisht në kah të kundërt me atë që kërkon tregu dhe me kapacitetin real të ekonomisë shqiptare. Sipas llogaritjeve të Colliers, çmimet nuk kanë sens, teksa sipas vlerësimeve për kthimin nga qiraja (rental yield), çmimi i shitjes është shumë i lartë në raport me të ardhurat që gjenerohen nga qiraja.

Dhame e shikon me habi këmbënguljen e ndërtuesve për të investuar në situatën kur njerëzit të ikin dhe nuk ka bum ekonomik. “Blerësit realë kërkojnë maksimumi apartamente 2 +1, me çmime që luhaten midis 700 deri 1200 euro”, pohon ajo.
Enkeleida Hasho, drejtore e kreditit të Union Bank pohon që shuma mesatare e kredisë që jepet për një individ luhatet mes 40-50 mijë euro. Kryesisht në banka vijnë aplikime për apartamente në pallate rezidenciale, që shiten midis 700-800 euro/m².
Apartamentet e shtrenjta pohojnë bankierët, blihen me para në dorë. Bankat rrallë mund të japin kredi në shuma të mëdha për blerje apartamentesh vetëm për ata persona që kanë vende të mira pune në institucione ndërkombëtare dhe kanë të ardhura të sigurta.
Paga mesatare mujore për një të punësuar me pagë në vend, në fund të shtatorit 2018 ishte rreth 50 mijë lekë, ose rreth 400 euro, me një rënie prej 1% në krahasim me fundin e 2017-s, sipas INSTAT. Më një të ardhur të tillë, një familjeje normale do t’i duhej një shekull për të blerë një apartament në një zonë të mirë, që kushton minimumi 200 mijë euro për një sipërfaqe prej rreth 100 metra katror!
Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se shqiptarët kishin të ardhura sa 30% e mesatares së Bashkimit Europian në vitin 2017, një shifër që nuk ka ndryshuar prej tre vitesh, si një indikator që vendi nuk ka mundur të bëjë përpara në procesin e konvergjencës (rritjen me ritme më të shpejta se vendet e zhvilluara të Europës, me synim për të kapur gradualisht standardin e tyre. Në raport me vendet e tjera, Shqipëria ka të ardhurat më të ulëta për frymë. ( Bosnjë-Hercegovina- 32%; Mali i Zi- 46%; Serbia dhe Maqedonia e kanë nivelin sa 36% të mesatares së BE).
Edhe në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, Shqipëria rezulton e fundit, me 39% të mesatares europiane, nga 37% vitin e mëparshëm. Bosnja e ka këtë tregues në 41%, Serbia 45%, Mali i Zi 56%, Maqedonia 41%.

Në kahun tjetër, projeksionet e fundit të INSTAT për tendencën e popullsisë janë pesimiste. INSTAT ka parashikuar se popullsia do të ulet vazhdimisht dhe deri në vitin 2061 do të arrijë në 2 milionë banorë.
Popullsia 2 milionë banorë në 2061
Kjo tendencë pritet të japë ndikime të mëdha në një të ardhme afatmesme, duke sforcuar skemën e pensioneve dhe duke ulur produktivitetin e punës, që në një efekt zinxhir do të ndikojë negativisht të ardhurat dhe fuqinë blerëse të një vendi që, nuk është çudi që në vitin 2061 të ketë më shumë zyra e apartamente sesa njerëz!
Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se popullsia ka hyrë tashmë në fazën e plakjes, teksa ndryshon me shpejtësi strukturën e saj në disfavor të moshave të reja, ndërsa popullsia në moshë pensioni po rritet me shpejtësi. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, në janar të këtij viti, popullsia në grupmoshën 0-24 vjeç ra me mbi 31 mijë persona në raport me vitin 2018.
Rënia më e madhe i përket grupmoshës 15-24 vjeç, me më shumë se 17 mijë persona.
Rrudhja e popullsisë në këtë grupmoshë lidhet edhe me flukset e larta të emigracionit dhe lindjet më të pakta rreth vitit 1997. Ndryshimet e popullsisë tregojnë se ka një rritje të ndjeshme të popullsisë mbi moshën 55 vjeç, me rreth 30 mijë persona më shumë se një vit më parë.
Kjo tendencë pritet të japë ndikime të mëdha në një të ardhme afatmesme, duke sforcuar skemën e pensioneve dhe duke ulur produktivitetin e punës, që në një efekt zinxhir do të ndikojë negativisht të ardhurat dhe fuqinë blerëse të një vendi që, nuk është çudi që në vitin 2061 të ketë më shumë zyra e apartamente sesa njerëz!

Titulli i “Monitor”: Në ndjekje të parasë, nga po financohet bumi i ndërtimit?!

Taksa e sheshtë e Orban tërheq çdo ditë nga një kompani italiane që investon në Hungari

Hungarian Prime Minister Viktor Orban arrives to deliver a speech in front of the National Museum of Budapest on March 15, 2014 during the official commemoration of the 166th anniversary of the 1848-1849 Hungarian revolution and independence war. The revolution in the kingdom of Hungary grew into a war for independence from the Habsburg rule. AFP PHOTO / ATTILA KISBENEDEK (Photo credit should read ATTILA KISBENEDEK/AFP/Getty Images)

Shëtitja nëpër rrugët e Budapestit është si një ‘zhytje’ në frymën italiane. Kudo që të ktheheni, do të shihni një restorant ose një markë italiane në dyqane. Nëse ju ngrini pak kokën, do të shihni me dhjetra postera dhe fletushka, që njoftojnë koncerte të artistëve italianë: Ennio Morricone, Toto Cutugno, Guido dhe Maurizio De Angelis. Një idhull i vërtetë është edhe Marco Rossi, në mesin e skuadrave të tjera, Torino, Brescia dhe Sampdoria. Në vitin 2017 ai fitoi kampionatin në Hungari me Honvéd dhe nga 20 qershori 2018 është trajneri i skuadrës kombëtare të futbollit. Për të mos folur për ata që, shumë italiane, nuk ka nevojë për të reklamuar si Rocco Siffredi, aktor dhe tani gjithnjë e më shumë sipërmarrës në akademinë e tij 30 kilometra nga kryeqyteti.
Të gjithë këta janë të dukshëm por ‘prapa skenës’ ka një mori kompanish me kapital italian që vazhdojnë të rriten ditë pas dite për vite me rradhë, sidomos nga taksa e sheshtë për kompanitë dhe individët, të cilët kohët e fundit e bëjnë Hungarinë shumë tërheqëse.
Regjimi i veçantë tatimor i Hungarisë – 9% për kompanitë nga 2017 dhe 15% për individët që nga viti 2011 – u vendos ‘nën lente’ të Komisionit Evropian më 7 mars të vitit të kaluar. Hungaria, me gjashtë vende të tjera (Luksemburg, Belgjikë, Hollandë, Maltë, Qipro dhe Irlandë), akuzohet për agresion fiskal në dëm të shteteve të tjera të Bashkimit Evropian edhe pse shumë kompani kanë ardhur këtu përpara reformës tatimore, që në 1997 solli taksën mbi kompanitë në 18%.

Më 23 maj 2018, Këshilli Evropian arriti në përfundimin se “janë zbatuar masa në Hungari për të përmirësuar sistemin tatimor, por disa probleme mbeten. Edhe pse në rënie, shkalla e taksës mbi punën, veçanërisht për disa grupe me të ardhura të ulëta, mbetet e lartë në krahasim me pjesën tjetër të BE-së. Kompleksiteti i sistemit tatimor, i lidhur me praninë e vazhdueshme të taksave sektoriale, mbetet një pikë e dobët. Masat kundër strategjive të planifikimit agresiv të taksave janë thelbësore për të parandaluar shtrembërimet e konkurrencës ndërmjet kompanive, për të siguruar trajtim të drejtë të tatimpaguesve dhe për të mbrojtur financat publike. Efektet e strategjive të planifikimit të taksave agresive midis Shteteve të tjera Anëtare kërkojnë një koordinim të politikave kombëtare për të plotësuar legjislacionin e BE-së. Hungaria regjistron hyrje dhe dalje të kapitalit relativisht të lartë nëpërmjet kompanive të automjeteve, të cilat janë të ndara nga ekonomia reale. Mungesa e tatimit në burim për pagesat e dividentëve, interesit dhe të ardhurave, nga kompanitë e themeluara në Hungari mund të shkaktojnë që këto pagesa të ikin të gjitha për tatimin, nëse ato nuk tatohen në juridiksionin e mbledhjes “.
Për të balancuar barrën e ulët tatimore mbi bizneset dhe individët, Hungaria ka zgjedhur të rrisë taksat e konsumit. TVSH-ja në përgjithësi është 27% megjithëse ka norma prej 18% dhe 5% (siç janë ndërtesat e reja).
“Normat janë të larta, por ekziston siguria e së drejtës dhe nëse një pagues tatimor kërkon rimbursim, shteti e krediton atë në llogarinë e tij bankare në më pak se 40 ditë”. – thotë Francesco Maria Mari, president i Dhomës Italiane të Tregtisë për Hungarinë.

Bumi i tullave “Made in Italy”
Çdo ditë në Hungari lind një kompani me kapital italian. Aktivitetet e biznesit me shumicë dhe pakicë (rreth një e treta e totalit) janë ato mbizotërues. Nga ana tjetër, kompani si e pasurive të patundshme (kompanitë janë më shumë se 400), prodhimi (mbi 300), profesionale etj.
Llogaritja është bërë nga grupi i ITL, baza e të dhënave të krijuar nga intuita e sipërmarrësit venecian Alessandro Farina, i cili arriti në Budapest në vitin ’92, tre vjet më vonë ai themeloi një grup që tani ndihmon kompanitë italiane të hyjnë në tregun hungarez, duke filluar nga financimi në auditim, duke kaluar përmes konsulencës dhe prezencës në fushën e pasurive të paluajtshme, raporton Il Sole 24 Ore në shkrimin e publikuar së fundmi.
ITL Group tani ka 2,875 kompani italiane në databazë, me një total prej 26,097 të punësuar dhe një qarkullim total prej mbi 3,4 miliardë euro. Bizneset e mëdha, që kanë më shumë se 250 punonjës të punësuar, 16 janë me një total prej 13,710 të punësuar dhe një qarkullim prej mbi 1.1 miliard euro. Shumica janë të vogla ose shumë të vogla dhe shpesh nuk tregojnë numrin e të punësuarve. Shumica janë të vendosura në zonën rreth Budapestit, por ka edhe ato në zonat kufitare.
“Ky vend ka dëshmuar një përshpejtim të fortë të kompanive italiane nga 2012 – shpjegon Farina, CEO i ITL Group. “Nga 10-15 kompani të reja në muaj ato arritën në 25-30 në muaj, me një trend që është stabilizuar tani. Jo të gjithë mbijetojnë. Çdo vit balanca pozitive midis të regjistruarve dhe atyre të pezulluar, është njëqind kompani ».

Kompanitë e kërkimeve paguajnë gjysmën e taksave
Nuk është mohuar se aspekti fiskal ka luajtur një rol kyç, të paktën në 22 vitet e fundit që normat mbi të ardhurat e korporatave nga 18% kanë arritur deri në 9%, pa harruar se ata që investojnë në hulumtim dhe zhvillim, paguajnë vetëm 4.5% e taksave dhe mos harrojmë se ekzistojnë edhe marrëveshje bilaterale dhe konfidenciale në mes të shtetit dhe investitorëve.
“Hungaria dëshiron të bëhet një pol i tërheqje në ‘knoë-hoë’ – shpjegon Mari. “Nuk është rastësi që vendi është shumë tërheqës, duke tërhequr edhe ekselencën”.
“Hungaria është duke bërë gjithnjë e më shumë përpjekje për të zhvilluar kërkimin.”
Përveç kësaj, Hungaria ka zgjedhur të shoqërojë ata që shkojnë atje për të investuar, duke zhvilluar shumë infrastrukturën dhe shërbimet.
Jo vetëm taksat
Giacomo Pedranzini nuk do ta ndërronte Hungarinë me vendet e tjera. Ai, i cili mbërriti në ’94 nga Valtellina, është drejtor i Kometa, një kompani që prodhon dhe përpunon salcice. Eksporton në më shumë se 30 vende (përfshirë Italinë), punëson mbi 700 vetë dhe është i pranishëm në çiklizëm me ekipin Polartec-Kometa të Fondacionit Contador. Pedranzini është pjesë e valës së parë të sipërmarrësve, të tërhequr nga privatizimet e nisura në Hungari pas përfundimit të regjimit komunist. Ai 25 vjet më parë mori përsipër një fabrikë industriale në pronësi të shtetit, në të cilën u therën derrat, të cilët i dhanë punë 997 njerëzve.
Pedranzini jep një dëshmi të drejtpërdrejtë për evolucionin e vendit. “Ekziston një administratë që funksionon – shpjegon ai – dhe kjo e bën punën tonë shumë më të lehtë. Thjeshtësia dhe arsyeshmëria e Zyrës Tatimore u lejon atyre që duan të punojnë ta bëjnë këtë me transparencën më të madhe dhe pa pasur nevojë të përdorin mjete që nuk justifikojnë përpjekjet dhe rreziqet e nevojshme “Këtu është një sistem i plotë që punon”, thotë Giuseppe Caracciolo, kontabilist në Budapest pranë Karma Consulting, një projekt hungarez nga Caracciolo Bernardi dhe bashkëpunëtorët e Trevisos. Për më shumë se 20 vjet, ai ka ofruar mbështetje profesionale për italianët që duan të investojnë në Hungari. “Një kompani është themeluar në një ditë të vetme – vazhdon në arsyetimin e Caracciolo, – dhe është miratuar në tri ditë. Drejtësia gjithashtu punon. Ekzistojnë tri shkallë gjykimi si në Itali, por gjykatat janë më efikase “.

“Il Sole 24 Ore”

Revolta e Fierit, protestohet kudo ku shkel këmba e kryehajdutit

Mijëra qytetarë fierakë kanë dalë në protesta kundrë vizitës së Ramës. Protestat kanë qenë paqësore, por qytetarët kanë qenë mjëft të revoltuar. Për Ramën nuk ka më paqe. Kudo ku shkel këmba e tij qytetarët ngrihen në protesta. Qytetarët bllokojnë rrugët dhe më pas protestojnë përpara takimeve të Ramës me administratën e thirrur në ato takime me detyrim dhe ku merren edhe mungesat.
Kreu i degës së Partisë Demokratike të Fierit, Luan Baçi, akuzon policinë e Shtetit se mes radhëve të tyre ka persona të infiltruar të cilët kërkojnë të nxisin dhunë në protestë.
Pas përplasjes për pak minuta me policinë, Baçi mori megafonin dhe u bëri thirrje efektivëve të largohen, pasi ata nuk kanë ndërmend të bëjnë veprime të dhunshme, por po provokohen nga persona të infiltruar.
“Të gjithë protestuesit janë paqësor 100%, kemi ditë që protestojnë. Po provokoni ju me anë të forcave të policisë. Nuk hamë asnjë lloj provokimi. Në momentin kur policët futen mes protestuesve, i shikojnë me inat, bëjnë gjeste provokuese dhe provokojnë me fjalë të rënda, do keni reagimin e protestuesve.
Prandaj jepni urdhër të mos ketë provokime. Ne s’do vijmë atje ku është Rama. Shkoni atje po deshët duartrokiteni. Ne do të protestojmë këtu në vazhdimësi dhe këtë mos na e ndaloni. Policët janë vëllezërit tanë, shokët tanë. Çdo gjë varet nga provokimi që bëni ju.”, tha Baçi.

Ish-Presidenti: Ata që sulmuan protestuesit me gaz helmues do të përgjigjen

Lidhur me protestat e opozitës së bashkuar, ku nga policia përdori gazin lotsjellës ndaj protestuesve, ish-Presidenti Bujar Nishani tha në emisionin “Kjo Javë” në News24 se ai reagim ndaj masës është një akt i rëndë i penal.
“Unë jam i bindur se do të vijë dita që ai akt do të hetohet. Unë kam qenë ministër i brendshëm në një moment delikat atë të pas zgjedhjeve të 2009. Të gjithë e mbajnë mend protestën që bënte opozita e asaj kohe, pushtet sot, para KQZ. I kemi parasysh si deputetët i hidheshin sipër policisë. Atëherë është diskutuar gjatë dhe është marrë vendimi për tu mos u përdorur gazi lotsjellës. Dhe u sulmua direkt policia e KQZ dhe u refuzua gazi lotsjellës që mund të kishte ndikim edhe te njerëz që nuk ishin pjesë e dhunës. Më 16 shkurt, nuk ka pasur asnjë tentativë për të hyrë në kryeministri. Policia ka një manual për shpërndarjen e protestave, ka forca të trajnuara, që nga elementët me ndikim emocional, te mbrojtja trupore makinat me ujë, izolimi i individëve që udhëheqin turmën. Dhe asnjë prej këtyre s’u respektua, po u shkua te neni i fundit. Te Parlamenti u dëmtuar njerëz që ishin në kafene”, u shpreh Nishani.
“Në informacionet e mia sot, brenda radhëve të policisë së shtetit, ka një situatë problematike. Në tërësi punonjësit e policisë që e ndjekin situatën politike, ka një dekurajim të madh nga mënyra se si pushteti po kërkon ta përdorë policinë e shtetit apo tentativë për të infiltruar edhe individë jashtë policisë së shtetit nën uniformën e policisë së shtetit. Dhe ato koka të nxehta që tentojnë të bëjnë këto akte unë them të tërhiqen sa më parë sepse këto nuk kanë funksion as kur ka qenë diktatura dhe jo më tani kur pushteti është në prag të ndryshimit dhe të ndërrimit të poltronëve”, deklaroi Nishani.

Ish-presidenti Nishani, komentoi në studion e emisionit ‘Kjo Javë” marrëveshjen e majit 2017, mes z.Basha dhe kryeministrit Rama, për të cilën tha se pavarësisht anëve pozitive, gjatë fushatës elektorale dhe pas saj pati problematikat reale të saj.
“Historia na ka mësuar se sado të rëndësishëm të jenë palët që nënshkruajnë, në momentin kur nuk ka vullnet politik, apo kur deformohet vullneti politik për të respektuar atë që ke nënshkruar automatikisht është një dështim ajo që kë nënshkruar. Vërtet PD, mori ministrin e brendshëm, por fatkeqësisht kupola e policisë së shtetit nuk e përfilli ministrin e brendshëm, kryeministri nuk e përfilli ministrin e brendshëm dhe për fat të keq, kupola e policisë vazhdoi bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj krimit të organizuar jo vetëm për të intimiduar qytetarët por për të detyruar qytetarët të tjetërsonin votën në interes të pushtetit”, tha Nishani.
Si ministër i brendshëm në dy palë zgjedhje, nishani tha se nëse do ishin sjellë, si u soll policia në zgjedhjet e 2017, në 2009 PD mund t’i kishte marrë edhe 80 mandate.
Lidhur me një zgjidhje të krizës aktuale politike, Nishani se kemi të bëjmë me një situatë shumë të vështirë e të paprecedentë edhe në raportin e përgjegjshmërisë të drejtuesit të maxhorancës.
“Situata është komplekse dhe shumë e vështirë. Sot opozita ka bërë një zgjedhje të mençur, sepse ka shkuar te populli opozitar. Mua më rezulton se populli opozitar është një shumicë dërrmuese është apo jo i tëri në shesh.
Sot ka një shumicë dërrmuese një pjesë e heshtur, kundër kryeministër që kërkon një ndryshim radikal. Dhe kjo është detyrë e opozitës”, vijoi më tej Nishani, ndërsa theksoi se elementi kryesor është protesta.

“Presioni opozitar është duke u rritur nga dita në ditë. Ka një nerv të irrituar të opinioni publik dhe shpresoj që kryeministri si përgjegjësi kryesor, shpresoj të ketë informacionet e duhura dhe për problematika më kërcënuese në lidhje me stabilitetin e brendshëm shoqëror. Jemi në pragun e një krize problematike financiare”.
Sa i takon krizës, Nishani thotë se padyshim zgjidhja e saj do të jetë politike.
“Isha President i Republikës në marrëveshjen e 2017, mu kërkua që t’i prisja në zyrë e të ndërmjetësoja. Pashë që qeveria nuk kishte seriozitet në atë çka shtrohej në tryezë dhe marrëveshja u arrit jashtë zyrës së Presidentit. Por gjithsesi, institucioni i Presidentit të Republikës mbetet një i rëndësishëm dhe i gatshëm për të lehtësuar gjetjen e zgjidhjes. Por unë mendoj që ajo që ndodhi në 2017 është një mësim i madh dhe kërkon garanci të forta, ndoshta përtej institucionit të presidentit, nuk mund ta përjashtosh institucionin, por janë çështje që mbeten nga vullneti politik.
“Kryeministri duhet të largohet nga rruga, dhe duhet të krijojë besueshmëri. Brenda PS ka institucione grupime e individë që mund të krijojnë besueshmërinë e një dialogu me opozitën. Nuk mendoj se presidenti është i panevojshëm, duke pasur parasysh eksperiencën time dhe krizën sot mund të kërkohen palë përtej Presidentit të Republikës”, tha më tej Nishani.

Nishani: Ndërkombëtarët po ndihmojnë opozitën me gjuhë të koduar

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” me Nisida Tufën, kreu i këshillit kombëtar në PD, Bujar Nishani komentoi vendimin e opozitës për djegien e mandateve, për të cilin tha se erdhi si rrjedhojë e një rrugëtimi ku jo vetëm opozita, por në tërësi shoqëria ka hyrë në një ngecje totale.
“Kemi një krizë shumëdimensionale. Kemi një krizë politike, një krizë institucionale, kushtetuese dhe jo vetëm pse mungon gjykata kushtetuese, kemi një krizë të thellë ekonomike, por mbi të gjitha është një krizë sociale dhe shoqërore, që shprehet te mungesa e besimit e shoqërisë sonë. Rrezikon atë që nuk është parashikuar të ndodhte kurrë, zhbërja e një shoqërie e një shteti në një perspektivë afat mesme”, theksoi Nishani.
Për të arritur në një vendim të tillë, Nishani tha se ka pasur diskutime të shumta mes politikes, por edhe me qytetarët. Lidhur me deklaratat e ndërkombëtarëve të cilët janë shprehur kundër vendimit ekstrem politik të opozitës, Nishani ndaj një tjetër këndvështrim:
“Unë mendoj që faktori ndërkombëtar ka ndikuar pozitivisht, në marrjen e këtij vendimi. Duhet të kemi parasysh faktori ndërkombëtar paraqitet në anën formale dhe jo formale të tij, pra ka kode të shkruara dhe të pashkruara. Që do të thotë një qëndrim dhe një deklaratë diplomatike është më se i kuptueshëm. Janë disa kode që duhet t’i respektojmë por ka edhe disa qasje, që komunikojnë drejtpërsëdrejti me opinion publik, jo vetëm me institucionet.

Do të nënvizoj vetëm dy faktorë të rëndësishëm, së pari Parlamenti Europian ngarkoi një mekanizëm pas zgjedhjeve në Shqipëri, dhe ky mekanizëm ofroi një investigim të thelluar me konkluzionin që në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë blerë zgjedhjet, po nëse në disa vende të tjera ky manipulim varionte nga 3 deri 5 %, në Shqipëri gjetja e tyre ishte 20% e votave janë blerë.
Pra, ky ishte një proces i identifikuar nga një investigim i Bashkimit Europian. Pas një periudhe kohe të caktuar kishin një aktor tjetër shumë të rëndësishëm që ishte Zëri i Amerikës. Ata që nuk e dinë duhet ta mësojnë që Zëri i Amerikës nuk është një radio apo një televizion privat. Zëri Amerikës është Kongresi Amerikan, financohet nga Kongresi Amerikan, përçon mendimin frymën dhe qëndrimin e Kongresit.
Zëri Amerikës bëri me dije që këtë 20% të votave e kanë blerë grupet kriminale të cilët janë financuar me para kesh, apo licencë trafiku droge nga qeveria në bashkëpunim më aktorë të rëndësishëm të qeverisë për të marrë pushtetin.
Pra, faktori ndërkombëtar e ka ndihmuar pozitivisht opozitën për t’u qartësuar nga njëra anë dhe për të bindur opinionin publik në drejtësinë e qëndrimit politik të opozitës për të ardhur në këtë moment. Tashmë është momenti që opozita ta jetësojë në aktivitet politik këtë ndihmë që i dha faktori ndërkombëtar”, tha Nishani.

Një ide e caktuar e Bashkimit Europian

Një bashkëbisedim me Ulysse Lojkine, Baptiste RogeR-Lacan e Gilles Gressani

I themeluar në École Normale Superieure të Parisit në vitin 2017, Groupe d’études géopolitiques (Geg) është një think – tank novator që mbledh më shumë se 100 hulumtues, hulumtuese dhe gazetarë të rinj. Duke filluar nga metodat e propzuara prej gjeopolitikës franceze, Groupe d’études géopolitiques kërkon që ta konceptojë Europën si një tërësi në thelb gjeopolitike, duke vënë në pikëpyetje veçantinë e modelit të shtetit kombëtar dhe të atij paskombëtar. Pyetja kryesore që ngrihet në GEG është se cila shkallë do ta ilustronte më mirë konceptin e Europës. Për ta pasuruar dhe zbutur reflektimin e tij, GEG-u propozon një cikël konferencash ndërkombëtare (e quajtur «Një ide e caktuar e Europës») të ritransmetuara në streaming në më shumë se 10 qytete, një revistë (Le Grand Continent), një 3 mujore në letër dhe një newsletter e përjavshme (Letra e së Dielës). Veç kësaj, do të lançohet shpejt “Letra e së Hënës”, një newsletter e përjavshme me pagesë që do ta paraqesë gjërat thelbësore të evolucioneve gjeopolitike botërore me një analizë të shkurtër prej 50 lajmesh të lokalizuara në një hartë interactive të botës.

Historikisht, Franca mbështetet mbi vlera që i konsideron universale. Nga këtu buron një mision universal. Është ende kështu? Dhe nëse po, në çfarë konsiston një mision i tillë?
Lojkine Teoria e Republikës e Rousseau praktikisht mbështetet mbi konceptin e vullnetit universal (ose të përgjithshëm). Nga ana tjetër, ekziston një tendencë e caktuar e universales për t’u eksportuar. Ose, më shumë, ekzistojnë tendenca të caktuara të njerëzve, të etur për ekspansion, që i drejtohen justifikimit universalist. Në historinë franceze, dy momentet që e ilustrojnë më mirë një dinamikë të tillë janë fillimisht luftërat revolucionare e napoleoniane, më pas kolonizimi. Në ditët e sotme, pavarësisht se kontrolli francez në Afrikë vazhdon të ruajë një rëndësi të caktuar, konsistenca e ideologjike e tij duket në fakt se është venitur, duke ia lënë vendin ujërave të akullta të kalkulimit egoist. Edhe në historinë e Francës metropolitane asistojmë në një përdorim politik të universalizmit, ka mundësi po aq i rrezikshëm, anipse i një natyre krejtësisht tjetër. Bëhet fjalë për instrumentalizimin e universalizmit laik me qëllim që të mbrojë agresivisht tiparet tona të veçanta kulturore, themele të vetë universalizmit, kundër vecantive të myslimanëve, të para si farëra të një partikolarizmi të dhunshëm.
Roger – Lacan Kjo pyetje ngre paradoksin e vlerave të famshme universale. Duke afirmuar ekzistencën e tyre, pa pyetur as edhe se në çfarë konsistojnë, preket problemi i misionit të tyre, sot vështirë i individualizueshëm. Praktikisht, të shoqëruara me novatorizmin politik e 1789, këto vlera kanë dhënë argumentat për themelimin e thuajse të gjitha regjimeve që kanë pasuar nga Revolucioni e më pas, që kanë justifikuar aventurizmat ushtarake dhe koloniale. Franca dhe ushtria e saj pretendonin se përhapnin një ideal, filozofik e juridik, të emancipimit të popujve. Diskutim në vetvete efikas (të paktën në fillim), por që rrallë është pasuar nga ndonjë efekt.

Domethënë diskutim misionar, që rezulton me shumë një ideal abstrakt sesa një realitet bashkëkohor. Në fakt, për të funksionuar, ku diskutim do të duhet të shoqërohet nga një pozicion ushtarak dhe diplomatik fitimtar. Si për shembull, tashmë të cituara nga Lojkine, luftërat revolucionare, pushtimi napoleonian apo kolonizimi. Por humbjet ushtarake e kanë bërë një diskutim të tillë të pambështetshëm, duke e transformuar Francën në një fuqi të kalibrit të mesëm. Një realitet që është shprehur në diskutimin e «pavarësisë kombëtare» me të cilin Gjenerali de Gaulle ka dalluar midis madhështisë së Francës dhe lumturisë së njerëzimit. Pa një projekt të madh të prirur nga jashtë, «vlerat» që mbështesnin projektin e 1789 dhe të cilat çdo regjim i mëparshëm i ka bërë të vetat janë bërë demode dhe lehtësisht të kontestueshme. Është prej të paktën gjysmëshekullit që Franca, e bindur për fatin e saj të pashmangshëm, kërkon t’i japë vetes një mision.
Gressani Misioni vleror mbi të cilin është themeluar Republika konkretisht ka shërbyer për të përkthyer dhe bërë efikas një rend institucional e gjeopolitik pjesërisht i krijuar tashmë nga Ancien Régime. Atëhere si t’ia bësh, për shembull, që të artikulosh një regjim të ngritur mbi një organizimin racionalizues të rangut (énarques, polytechniciens, normaliens) me formën e subjektivitetit politik universalist të markës russoiane? Në këtë kuptim, Affaire Charlie tregon një prishje të misionit universalist francez, të cilit më pas i shtohen faktorë patërtisht më gjeopolitikë. Shfaqet vështirësia për të integruar në sistemin e krijimit dhe shpërndarjes së rangjeve republikane gjeneratën e tretë e emigrantëve. Dhe pasi përkufizimi i subjektivitetit politik francez, formalisht, është universalist dhe, për nga përkufizimi, tërësisht përfshirës, instrumentat juridikë e politikë për ta përballuar problemin janë të kufizuar. Në këtë kontekst, referimi ndaj misioni republican pushon së konfiguruari opozicionet politike në République, për t’u bërë një ide partizane. Historikisht, kjo dinamikë është shpalosur në kërkimin, pakashumë konfliktual, e një rendi të ri. Sistemi republican ka hasur cikle revolucionarë institucionalë, shpesh përkues me promulgimin e një kushtetute të re formale. Emri i partisë së Macron, La République En Marche!, duket se përkthen me saktësi ndjenjën e kësaj sekuence. Përgjigja, ka mundësi, që të gjendet në vështirësinë për të future në një shkallë gjeografike të veçantë sovranitetin politik francez.

Në botë ka vetëm një fuqi tjetër që i quan universal vlerat dhe misionin e vet: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si e shikoni raportin midis mesianizmit francez dhe atij amerikan?
Lojkine Universalizmi perandorak amerikan ka nisur shumë më vonë se ai francez, por ka zgjatur më shumë dhe mbetet ende shumë i fortë. Sigurisht edhe prej aftësisë së tij për t’u paraqitur shpesh në formë kontrolli më indirekt dhe të fshehur sesa kolonializmi eksplicit. Kjo i ka mundësuar të jetë formalisht i pajtueshëm me parimin e pavarësisë kombëtare, parim që ka gëzuar shumë forcë në botën joperëndimore e shekullit të XX-të, por që sot është në krizë. Praktikisht, të afirmosh pë pranuar kurrfarë diskutimi se të gjithë politikës së jashtem të Trump i mungon një respekt elementar ndaj shteteve të tjera do të thotë që ta anashkalosh të gjithë tensionin e thellë të brendshëm që e përshkon, e shprehur nga tundimi i një ndërhyrjeje brutale në Siri apo në Korenë e Veriut, nga ridmensionimi i NATO-s dhe i traktateve të ndryshme tregëtare. Në këtë kuptim, Shtetet e Bashkuara mund të gjenden në situatën e vetë Francës pas krizës së Suezit të vitit 1956. Ajo që ka bërë të mundur imperializmin amerikan ka mundësi të ketë qenë lidhja me dy entitete të tjera universaliste: kapitalizmin dhe kristianizmin. Kapitalizëm të cilit fillimisht Karl Marx dhe më pas Rosa Luxemburg ia patën kuptuar tendencën thelbësisht ekspansioniste dhe homogjenizuese. Kristianizëm, sidomos në variantin protestant të tij, që ndërlidhet në raportin me universalen. Duke u nisur nga kjo analizë, ngrihen menjëherë dy pyetje: Për sa i përket planit ekonomik, duke filluar nga fundi i alternativës socialiste me pretendim universal, hegjemonia kapitaliste është realisht e pashmangshme? Dhe, në planin fetar, për çfarë motivi kristianizmi duhet të ketë një pozicion të privilegjuar karshi islamit, duke qenë ky i fundit një besim fetar po aq universalist?
Roger – Lacan Diferenca qëndron në origjinën e dy universalizmave: Deklarata e Pavarësisë Amerikane, akt themelues i një shteti dhe i hyrjes së tij në modernizmin politik, dhe përgjigja franceze, 30 vite më vonë, me Deklaratën e të Drejtave të Njeriut. Ndërsa modernizmi politik francez është karakterizuar qysh nga fillimi nga ambicia universaliste, Shtetet e Bashkuara janë konvertuar në universalizëm vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Kështu, një ambicie e tillë nuk është e ndërlidhur me sistemin e tyre të vlerave themeltare, tipari kryesor i të cilit – përpunueshmëria – u ka mundësuar që të kalojnë brenda pak vitesh nga izolacionizmi në universalizëm maksimalisht ndërhyrës.

Është vetë kjo përpunueshmëri që i ka mundësuar Obama dhe sidomos Trump që t’i apelojnë universalizmit amerikan edhe kur kanë lëvizur në kuptimin izolacionist. Ky ndryshim paradigme duket shumë më pak traumatik për Shtetet e Bashkuara të cilat, në kundërshtim nga Franca, nuuk e përjetojnë si një tërheqje. Kurse në Francë evokimi i mitizuar i së kaluarës nga ana e të gjitha partive politike praktikisht shkaktohet nga trauma e rënies progressive të vendit në skenën ndërkombëtare dhe nga vënia në diskutim nga ana e elitave të saj e ambicieve universaliste. Shumë përtej çdo konsiderate strategjike, është pikërisht kjo ndjenjë deklasimi që është në origjinën e mërisë së francezëve ndaj projektit global amerikan.
Gressani Nga një këndvështrim hapësinor, thuajse të gjithë regjimet politike franceze kanë pasur historikisht një qasje projektimi ndaj pjesës tjetër të botës respektivisht sensit historik të misionit universalist francez. Figurat e mëdha historike – Luigji i XIV-të apo Napoleoni – janë pushtues. Në një kontekst të karakterizuar nga rënia e fuqisë ushtarake franceze, shumë relative në shkallë europiane, por tashmë e spikatur në shkallë botërore, kërkimi i projektimit (rayonnement) mund të gjendet akoma në vëmendjen që shteti, pavarësisht disa kufizimeve të caktuara të bilancit, i rezervon soft power: realizimi i Louvre apo i Sorbonës në Abu Dhabi, 266 selitë diplomatike (vetëm 2 më pak se Kina dhe 7 më pak se Shtetet e Bashkuara), 143 Instituts Français dhe më shumë se 800 selitë e Alliance Française. Krahasimisht Francës, regjimet politike amerikane kanë një qasje projektimi më të vonshme dhe, mbi të gjitha, më pak thelbësore në përkufizimin e misionit të tyre. ka mundësi edhe për shkak të karakterit oqeanik dhe ishullor të kontinentit amerikan, misioni eksepsionalistik i Shteteve të Bashkuara sheh një inversion të ndjenjës së projektimit. 7 rrezet e kurorës të Statujës së Lirisë, nga një për çdo continent, konvergjojnë të tërë mbi tokën amerikane, e thirrur haptazi, si ishull mikpritjeje, për të ruajtur lirinë e botës. Inversion simetrik i kahjes së vekrotir ndoshta mund të shpjegojë volatilitetin gjeopolitik trumpian. Sigurisht që Shtetet e Bashkuara veprojnë si një hiperfuqi, duke bombarduar për shembull Sirinë më 7 prill të 2017, ama në realitet duken gjithnjë e më shumë si ishull kur refuzojnë të marrin mbi vete përgjegjësinë që duhet ta pasojë një akt kaq të bujshëm. Në anën franceze, ambiciet planetare të Emmanuel Macron («Make the Planet Great Again») futen në vijueshmërinë e rayonnement.

A ekziston akoma çifti franko – gjerman? Nëse po, për çfarë shërben?
Lojkine Çifti franko – gjerman ekziston sot më shumë se kurrë. Deri mund të supozojmë se nëse Mélenchon nuk e ka kaluar në raundin e dytë, kjo sepse vetë ai nuk e donte, pasi jo i pajtueshëm me Merkel. Në të njëjtën mënyrë, në Gjermani, nëse koalicioni midis CDU-së dhe liberalëve të FDP-së nuk është bërë, kjo sepse këta të fundit nuk qenë në favor të çiftëzimit franko – gjerman. E gjitha kjo teksa Mbretëria e Bashkuar del nga Bashkimi Europian dhe Spanja duhet të përballet me përçarjet e brendshme të saj. sot çifti franko – gjerman është në thelb gjerman. Jo sepse pasqyron në mënyrë të veçantë interesat e Gjermanisë, duke parë rolin vendimtar të luajtur nga Macron, por sepse mishëron formën pasdemokratike të ekstremit – qendër që është krijuar në Gjermani me Gerhard Schröder dhe me Koalicionin e Madh. Çifti franko – gjerman është projektimi në planin gjeopolitik i Koalicionit të Madh. I shërben të njëjtit qëllim: të menaxhojë kundërshtitë e brendshme për të shmangur çdo lloj alternative radikale. Dhe, të mos harrojmë, siç e tregon Varoufakis në librin e tij “Adults in the Room”, se mbytja e Tsipras është luajtur në Francë, duke parë që Gjermania nuk do të lëvizte e vetme.
Roger – Lacan Çifti franko – gjerman është një çift vaudeville, në të cilin, me radhë ose njëkohësisht, të partnerët kërkojnë një dashnor apo një maîtresse duke i future nga dera apo nga dritarja: Mbretërinë e Bashkuar, Italinë apo Spanjën, për francezët; Shtetet e Bashkuara apo të ardhurit e rinj të 2004 për disa kancelarë gjermanë. Është një martesë interesi që reziston, pasi pesha demografike e përgjithshme e Francës dhe e Gjermanisë bashkë është prej 150 milion banorësh, pas ekonomitë e tyre kanë një rëndësi të konsiderueshme në Bashkimin Europian dhe për faktin që, simbolikisht, të gjithë pëlqejnë të mendojnë se paqja midis armiqsh shekullorë është e mundur. Kështu që kemi të bëjmë me një çift që qëndron bashkë më shumë prej difektit sesa prej një qëllimi të qartë. Sidomos pas dekadës së kaluar, në të cilën asnjë drejtues francez apo gjerman (është ende shpejt për t’u prononcuar lidhur me Emmanuel Macron) nuk e ka pasur një vizion europian në kuptimin e vërtetë të fjalës. Fundin e ka prekur çifti Merkel – Hollande, absolutisht inekzistent. Evolucioni i çiftit franko – gjerman pengohet nga kulturat dhe nga traditat politike e kundërta e të dy vendeve, nga moskuptimi reciprok, që pavarësisht paqëtimit, ekziston. Përtej faktit që vetë marrëdhënia e tyre, për shkak të zhurmës mediatike që shkakton, pengon çfarëdolloj reflektimi të thellë mbi orientimin e ri për t’i dhënë Bashkimit Europian.

Gressani Përgjigja paksa sempliciste ndaj kësaj pyetjeje do të konsistonte nëparjen tek Macron të fytyrës dhe tek Gjermania të strukturës së pushtetit të ri europian. Në shumë aspekte, presidenti i ri francez përfaqëson partnerin ideal për Gjermaninë. Njohja nga ana e tij e administratës së lartë dhe e sistemit banker shpjegojnë tentativën, e mirëpritur nga gjermanët, e reformimit të shtetit francez. Rrallë shkëmbimet midis dy vendeve kanë qenë kaq të favorshme dhe të frutshme. Sipas Shahin Vallée, Këshilltar Ekonomik i Macron dhe i George Soros, diskutimi i famshëm në Sorbonë ishte në pjesën më të madhe të tij një apel drejtuar gjermanëve që të refuzonin një koalicion joeuropeist. Por, gjatë muajve të ardhshme, jeta e çiftit mund të rezultojë më pak idiliake. Ambicia e thellë politike e Macron do ta çojë në rizgjimin e rivaliteteve themelore me rendin politik dhe gjeopolitik gjerman, pikërisht në shkallë europiane. Është e vështirë të imagjinohet një vazhdim i dashurisë franko – gjermane nëse në zgjedhjet e ardhshme europiane En Marche! do të arrinte të absorbonte një pjesë të forcave të Partisë Popullore Europiane (PPE). Nga ana tjetër, afrimi i Macron me Trump duket se ka një funksion antiMerkel. Gjë që çon në ndarjen e çiftit franko – gjerman. Për shumë arësye, edhe historike, Gjermania ka përfunduar duke i dhënë një formë të veçantë ushtrimit të fuqisë së saj, për ta thënë në një mënyrë paksa sistematike, duke preferuar rregullin dhe të drejtën ndaj politikës. Duke kërkuar që të neutralizojë, në tractate dhe në parametra, një formë dominimi – që siç e shpjegon Thomas Piketty në revistën tonë online “Le Grand Continent” – që në pjesën më të madhe i detyrohet gjeografisë së re ekonomike të Europës Qendrore. Pa një Francë latine dhe mesdhetare, kuptimit europian të marrëdhënies franko – gjermane i mungon diçka.

Në kuadër të një mbrojtjeje europiane, a duhet Franca ta ndajë arsenalin e saj bërthamor me Gjermaninë dhe me vendet e tjera të Bashkimit Europian?
Lojkine Është praktikisht e pamundur të imagjinohet që Franca ia transferon arsenalin e saj bërthamor një enti politik pastërtisht europian. Në analogji më çështjen federale, elementi përcaktues duhet të jetë ideimi i një strukturë të caktuar institucionale: kush mund ta shtypë butonin dhe si ta zgjedhësh një person të tillë? Pastaj: ku do të ruheshin testatat bërthamore? Personalisht, nuk do të ndjehesha e siguruar sikur të transferoheshin në Poloninë aktuale, në Hungari apo në vendet balltike, ku asistojmë në rritjen e ndjenjave të forta antiruse. Pavarësisht kësaj, më duket se cështja bërthamore nuk luan ndonjë rol kushedi se çfarë vendimtar për sa i përket mbrojtjes europiane. Praktikisht, bërthamorja duket se është bërë një mjet diplomatik për vendet që nuk e kanë, si Koreja e Veriut apo Irani, që të fitojnë një farë respekti të caktuar ndërkombëtar. Por është edhe e vërtetë se situate mund të ndryshojë sërish.
Roger – Lacan Në momentin aktual, absolutisht jo. Arsenali bërthamor sot, për një Francë mjaft të dobësuar në planin ushtarak dhe diplomatik, përfaqëson të fundin e xhevahireve të saj, arësyen e vetme për të cilën dëgjohet herëpashere ngë fuqitë e mëdha. Në të ardhmen, do të flitet për një çështje jashtëzakonisht marxhinale. Parasëgjithash duhet kuptuar se në çfarë do të konsistonte mbrojtja europiane: socializimin e mjeteve, të trupave, të kërkimit dhe zhvillimit? Aktualisht, Gjermania nuk duket kushedi se çfarë e prirur që të zhvillojë potencialin e saj ushtarak, të paktën jo më shumë nga sa ka bërë nga vitet ’90 e këtej. Pastaj, vendet e tjera europiane nuk kanë as mjetet, as përmasën e mjaftueshme që të mund ta rilançojnë projektin e famshëm të mbrojtjes europiane. Për më tepër, Marrëveshja franko – britanike e Lancaster House, e konfirmuar pavarësisht Brexit, të lënë që të parashikosh një ndjekje të antantës së përzemërt shekullore, me një emër tjetër.
Gressani Doktrina nuclear sharing e NATO-s i jep sot akses Gjermanisë, Italisë, Belgjikës, Vendeve të Ulëta dhe deri edhe Turqisë në një pjesë të arsenalit bërthamor amerikan. Franca dhe Mbretëria e Bashkuara kanë refuzuar gjithmonë që ta ndajnë arsenalin e tyre, shumë më i kufizuar. Nevoja e një ndarjeje të arsenalit bëhet kështu me rëndësi thelbësore vetëm në optikën e krijimit të një mbrojtjeje europiane, por më pak urgjente nga një këndvështrim pastërtisht strategjik. Ky paradoks duhet analizuar. Siç thekson në një intervistë të dhënë për “Grand continent” Drejtori i Qendrës së Analizës dhe Parashikimit Strategjik të Quai d’Orsay, Justin Vaïsse: «NATO ka dhënë një kontribut thelbësor për mbrojtjen e territorit europian dhe, ndërkohë, ka qenë vaksina më e mirë kundër një mbrojtjeje europiane». Edhe në periudhën e paqëndrueshmërisë së NATO-s të shkaktuar nga presidenca Trump, nuk duket e mundur që të zgjidhet ky paradoks pa diskutuar më parë një ripërkufizim më të gjerë të rendit ndërkombëtar dhe një azhurnim të aleancave. Franca mund të jetë në origjinën e kësaj lëvizjeje, falë aftësisë së saj të jashtëzakonshme projektuese dhe ambicjes së çfrenuar të drejtuesve aktualë.

Cilat janë vektorët e fuqisë franceze?
Lojkine Franca ka hequr dorë nga modeli golist i sovranitetit në vitin 1983, me kthesën rigoriste të Mitterrand në emër të respektimit të rregullave europiane. Qysh atëhere, dy rreshtime ndahen lidhur me strategjinë e fuqisë së Francës. I pari përmbledh ata që mbesin kokëfortësisht të kapur pas modelit të vjetër, nga shumë i konsideruar si demode. Një pozicion residual veçanërisht i prekshëm në Afrikë, sidomos nëse shikohet në përdorimin klasik e grushtit të shtetit, si ai që do të orkestrohej në 2011 në Bregun e Fildishtë. Një vizion i tillë fuqie mbështetet kështu mbi kompleksin klasik ushtarako – industrial. Kurse tjetri kalon në fakt nga Bashkimi Europian dhe, në mënyrë të veçantë nga çifti franko – gjerman. Në këtë projekt Macron duket se luan një rol prej protagonisti. Pavarësisht kësaj, kjo strategji gjeopolitike që paraqitet si konsensuale nuk duket se zgjidh akoma sot as problemet e Europës së Jugut, as ato të Europës Lindore.
Roger – Lacan Vektorët më të dukshëm të politikës së jashtme franceze përbëhen nga diplomacia e saj, e karakterizuar nga një rrjet i jashtëzakonshëm ambasadash dhe nga ulësja e përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të lidhura me sistemin e mbrojtjes, megjithëse ky i fundit është brishtëzuar nga shtimi i operacioneve të jashtme. Veç kësaj, mbështetemi mbi një qëndrueshmëri të vërtetë të rrënjosur institucionale, që e bën vendin të administrueshëm, përtej qeverisshmërisë së tij, dhe që kufizon paqartësitë lidhur me fushatat elektorale. Por vektorë të tillë, në realitet, nuk janë në shërbim të asnjë fuqie, duke parë mungesën e një projekti politik dhe gjeopolitik. Të paktën, gjatë Luftës së Ftohtë, fuqia franceze i përdorte mjetet e saj për të shënuar pavarësinë e saj, për më tepër relative, midis dy blloqeve. Por në vijim bëhet gjithnjë e më e vështirë të kuptohet se çfarë do vërtet Franca. E dëshmojnë si obsesioni i politikanëve francezë për modelet e huaja (gjerman, skandinav, anglosakson), ashtu edhe efikasiteti elektoral i çdo diskutimi të prirur ndaj krahasimit midis një të tashmeje të turpshme dhe një të kaluare të lavdishme që elitat tradhëtare e kanë fshirë.
Gressani Vektori përbëhet nga një magnitudë, një drejtim dhe një kahje ndaj një vektori apo një sistemi tjetër vektorësh. Moduli i fuqisë franceze mbetet i rëndësishëm. Ekonomikisht, ushtarakisht dhe politikisht, Franca është një fuqi e nivelit të mesëm – të lartë. Megjithatë, si aktor gjeopolitik, Franca është në regresion të qartë kundrejt së kaluarës. E provojnë librat e shumtë të suksesshëm që trajtojnë tema lidhur me dekadencën (Le suicide français, Décadence…). Në gjeopolitikë, kahja e vektorit është më e rëndësishme sesa magnitude e tij. Një fuqi e mesme – e ulët në ekspansion do të ketë pafundësisht më shumë forcë sesa një fuqi e mesme – e lartë në regresion. Ndoshta është për të kërkuar një drejtim pozitiv që tashmë neonacionalizmi francez përkufizohet në pjesën më të madhe në shkallë europiane, si qytetërim i bardhë, Kristian, pjesërisht ksenofob dhe islamofob. Ndoshta është edhe për këtë që Macron, pa shumë konsultime me aleatët, ka deklaruar gjatë udhëtimit të tij kinez se «Europe is back». Vektori i fuqisë franceze duket tashmë se kalon pashmangshmërisht për artikulimin e tij me fuqinë europiane.

Ulysse Lojkine – Filozof dhe ekonomist, aktualisht i impenjuar në studime dhe hulumtime lidhur me Rosa Luxemburg.
Baptiste Roger – Lacan – Doktorant në historinë e së djathtës ektreme në Francë e në Belgjikë. Brenda GEG-ut, Groupe d’Études Géopolitiques, është përgjegjës editorial i “Letra e së Dielës.
Gilles Gressani – President dhe themelues i GEG-ut, Groupe d’Études Géopolitiques. I diplomuar në Institut Français de Géopolitique dhe në École des Hautes Etudes en Sciences Sociales, Visiting në Columbia University të New York.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

I Çmenduri jep me koncesion edhe rrugën Tiranë-Elbasan, qytetarët do paguajnë për kalimin

edhe perPavarësisht faktit që rruga Tiranë-Elbasan ka mbetur e papërfunduar, qeveria ka vendosur që të hapë një tender për kompaninë që do të vjelë taksën ndaj qytetarëve, të cilët do të kalojnë aty.
Mësohet se Autoriteti Rrugor Shqiptar po kërkon një kompani private për mirëmbajtjen e tunelit të Kërrabës. Falë një tenderi të hapur dje, me fond limit 195 milionë lekë, për tunelin që lidh në rrugën më të shkurtër kryeqytetin me Elbasanin, për dy vitet në vijim kompanisë i lihet si detyrë të menaxhojë dhe të mirëmbajë pajisjet e tunelit, ndërsa tenderi ngjall dyshime për një tarifim të mundshëm të mjeteve që kalojnë në të.
Edhe pse në dokumentet standarde të tenderit, nuk përshkruhet ekzaktësisht pse do të gjenerohen kaq shumë pará për kompaninë, e cila praktikisht nuk do të kryejë asnjë lloj investimi të dukshëm, kontrata është e kufizuar në periudhë 2-vjeçare. Ndërkohë, i paqartë mbetet edhe fakti se si do të kryhet mirëmbajtja për dy krahët e tjerë të rrugës, njëri prej të cilëve, aksin nga rrethrrotullimi i TEG-ut deri te hyrja e tunelit nuk ka përfunduar dhe qeveria në premtimin e stërzgjatur ka deklaruar se ai do të mbyllet përfundimisht në muajin maj të këtij viti. Që prej fillimit të kohës së shfrytëzimit, Tuneli i Kërrabës ka funksionuar vetëm me një korsí lëvizjeje, duke detyruar kështu drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë e lëvizjes. Ai ka 2 tuba me gjatësi 2580.3 metra në anën e djathtë dhe 2320.6 metra në të majtën, raporton Shekulli
Ndërsa, ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili pak muaj para se të shkarkohej nga ky post, deklaroi se rruga Tiranë-Elbasan do të bëhet me pagesë edhe pse nga paratë e taksapaguesve shqiptarë janë hedhur mbi 400 milionë euro, që nga viti 2011 dhe ajo ende nuk po përfundon.

Çfarë synon mendimi strategjik i Pekinit?

Një ekspert gjeostrategjik kinez na ofron një vështrim panoramik të mendimit strategjik të Pekinit

Narrativa më e rëndësishme e 2019 (dhe e viteve në vazhdim) do të vazhdojë të vërtitet rreth miriadës së ndryshoreve të rrezikshme të lidhura me ngjitjen ekonomike të Kinës, me rilindjen e frikësuesit bërthamor rus dhe me rënien e hegjemonisë globale e Shteteve të Bashkuara. Dy vite më para, përpara fillimit të administratës Trump, kisha hipotezuar sesi kjo lojë e hijeve mund të zhvillohej në Lojën e Re të Madhe në Eurazi. Tani kjo Lojë e Re e Madhe ka ndryshuar marsh; janë Shtetet e Bashkuara kundër partneritetit strategjik ruso – kinez. Grindje diplomatike, tërheqje taktike, duele psikologjikë, ekonomikë, kibernetikë, deri edhe në hapësirën kozmike, të gjitha të mbështjella në histerinë mediatike, do të vazhdojnë të dominojnë ciklin e lajmeve. Përgatituni për kritika të të gjitha llojeve për Kinën autoritare dhe për shoqërimin e saj “malinj” me dordolecin “joliberal” rus, i vendosur që të flakë tej kufijtë e Europës dhe të “trondisë” Lindjen e Mesme. Mendje relativisht të vlefshme, si studiuesi i Shkencave Politike Joseph Nye, do të vazhdojnë të ankohen për faktin se dielli perëndon në “rendin” liberal perëndimor, pa e kuptuar se ajo që kishte qenë në gjendje “ta bënte botën të sigurtë e të qëndrueshme në 70 vitet e fundit” nuk është transformuar në një “konsensus të fortë… në gjendje që ta mbrojë, ta thellojë dhe ta zgjerojë këtë sistem”. Në tërësinë e tij, Jugu Global preferon që të mos jetë dakord, duke theksuar se “rendi” aktual është një krijesë gjysmëartificiale, që praktikisht kënaq vetëm interesat e Shteteve të Bashkuara. Prisni që eksepsionalistët të veprojnë në mënyrë super të nënshtruar, duke i nxitur “aleatët” deridiku ngurrues që të japin një dorë për të “përmbajtur”, në mos frenuar, Kinën dhe për të “kanalizuar” (sikur të mund t’ia kontrollonin) influencën ndërkombëtare në rritje të Pekinit. Të “kanalizosh” Kinën për t’i gjetur vendin e “duhur” në një rend të ri botëror është një punë me kohë të plotë. Çfarë mendon vërtet elita intelektuale kineze për të gjithë këtë?

Kurrë luftë në dy fronte
Një udhërrëfyes unik në llojin e tij mund të na e japë Zhang Wenmu, ekspert i Strategjisë për Sigurinë Kombëtare dhe Profesor pranë Qendrës së Studimeve Strategjike në Universitetin e Aeronautikës dhe Astronautikës të Pekinit, që ka shkruar një shkrim të gjatë të botuar në gushtin e vitit 2017 në revistën kineze Taipingyan Xuebao (Gazeta e Paqësorit). “Gjeopolitika” mund edhe të jetë një shpikje anglosaksone, ka mundësi nga ana e Sër Halford Mackinder, por është studiuar në Kinë për shekuj si, për shembull, “avantazh gjeografik” (xingsheng) apo “gjeografi historike” (lishi dili). Wenmu na fut në konceptin e gjeopolitikës si filozofi mbi majën e një thike, por kjo ka të bëjë parasëgjithash me filozofinë, jo me thikën. Nëqoftëse duam të përdorim thikën, duhet ta përdorim filozofinë për të njohur limitet e forcës tonë. Quajei si ekuivalentin kinez me kudhrën e filozofimit të Nietzsche. Si analist gjeopolitik, Wenmu nuk ka sesi të mos na e kujtojë se emblema e Perandorisë Romake apo e asaj Britanike, “përçaj dhe sundo”, është një taktikë e mirënjohur në Kinë. Për shembull, në fillimin e vitit 1972, Kryetari Mao ishte shprehur i gatshëm ta priste Richard Nixon. Më vonë, në korrik, Mao kishte bërë të njohur motivin e vërtetë: “Duhet përfituar nga konflikti midis dy forcave: kjo është politika jonë. Por duhet të afrohemi me njërën prej tyre dhe jo të luftojmë në dy fronte”. Po u referohej kontrasteve midis Kinës dhe Bashkimit Sovjetik.
Wenmu dëfrehet vërtet kur shikon sesi gjeopolitika perëndimore zakonisht i interpreton gjërat në mënyrë të gabuar. Nënvizon sesi Halford Mackinder, anglezi i konsideruar si një prej etërve themelues të gjeostrategjisë, “kishte kontribuar në Luftën e Dytë Botërore dhe në rënien e mëpasme të Perandorisë Britanike”, duke nënvizuar se Mackinder kishte ndërruar jetë vetëm 5 muaj përpara skizmës midis Indisë dhe Pakistanit më 1947. Shkatërron teorinë e George Kennan lidhur me Luftën e Ftohtë, “që buron drejtpërsëdrejti nga teoritë e Mackinder”, dhe na bën të shikojmë sesi i kishte çuar Shtetet e Bashkuara të luftojnë në Kore e në Vietnam, “duke e përshpejtuar rënien e tyre”. Deri Zbigniew Brzezinski, ish Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, “e kishte parë rënien e Perandorisë Amerikane”, pak përpara vdekjes së tij, që ka ndodhur kohët e fundit, në majin e 2017. “Në këtë moment, Kina dhe Rusia i kishin dhënë jetë një bashkëpunimi strategjik gjithnjë e më të ngushtë e më të pathyeshëm”. Wenmu është pozitivisht i kënaqur. “Sikur Brzezinski të ishte akoma gjallë, mendoj se do ta juptonte “humbjen e madhe” të botës perëndimore, të kundërtën e asaj që kishte teorizuar”.

Pse Tibeti është i rëndësishëm
Në mënyrë të parashikueshme, gjeopolitika kineze është e vëmendshme ndaj tensioneve midis fuqive detare dhe atyre tokësore. Wenmu nënvizon sesi në Oqeanin Indian Perandoria Britanike ka mund të ushtrojë një fuqi më të madhe detare sesa amerikanët, “pasi vinte nga një continent analog (oqeanik). Dhe, si dominuese e deteve, Mbretëria e Bashkuara përfaqësonte edhe një kërcënim për Perandorinë Ruse, që (anasjelltas) ishte një fuqi tokësore”. Wenmu citon edhe “Influencën e fuqisë detare ndaj historisë” e Alfred Mahan, që flet për influencat reciproke midis kontrollit të deteve dhe atij të zonave kontinentale. Por, më pas, shton: “Mahan nuk e ka studiuar këtë relacion në nivel global… Mbi bazën e prioriteteve të Shteteve të Bashkuara, është përqëndruar sidomos mbi detet e largëta”. Në mënyrë të veçantë, Wenmu nënvizon sesi Oqeani Paqësor është “kalimi i detyruar i Rrugës Detare të Mëndafshit”. Edhe pse Kina “i ka zhvilluar kapacitetet e veta detare shumë më vonë, gëzon një avantazh gjeografik karshi Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara”. Dhe me këtë na çon në çështjen thelbësore të Tibetit. Një prej pikave kyçe të Wenmu është mënyra me të cilën “rrafshnalta tibetiane i mundëson Republikës Popullore aksesin ndaj resurseve, respektivisht të Oqeanit Paqësor në lindje dhe të Oqeanit Indian në perëndim. Nëqoftëse nga rrafshnalta shikojmë bazën amerikane e Diego Garcia [në qendër të Oqeanit Indian] nuk mund të kemi dyshime mbi avantazhin natyror të gjeopolitikës kineze”. Implikimi është që Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara duhet të “konsumojnë një sasi të madhe resursesh për të përshkuar oqeanet dhe të kolonizojnë një zinxhir ishujsh”.
Wenmu tregon sesi gjeografia e rrafshnaltës tibetiane “lidh në mënyrë natyrale rajonin tibetian me fuqinë dominuese në ultësirat qendrore kineze”, ndërsa “nuk e lidh me vendet e nënkontinentit aziatik jugor”. Për pasojë, Tibeti duhet të konsiderohet si një “pjesë natyrale e Kinës”. Kina, që mbështetet nga pllaka kontinentale, “e kontrollon gjatë gjatësisë së brigjeve të saj” dhe “posedon teknologjinë për sulme raketore me rreze të mesme dhe të gjatë”, që i garantojnë virtualisht një “kapacitet të madh reagimi në të dy oqeanet”, me një “forcë detare realtivisht të fuqishme”. Sipas Wenmu, është kështu që Kina është në gjendje të kompensojë, “deri në një pikë të caktuar”, hendekun teknologjik që e ndan me Perëndimin. Pika më e diskutueshme e Wenmu është se “avantazhi të cilin e gëzon vetëm Kina, të jetë e lidhur me tregjet e të dy oqeaneve, bën të bjerë miti i fuqisë detare perëndimore i epokës bashkëkohore dhe fut një vision revolucionar; Republika Popullore është një vend që, për nga natyra e saj, posedon kualifikimin e fuqisë detare”. Duhet të mendojmë se “zhvillimi industrial i kishte mundësuar Perëndimit që të lundronte drejt Oqeanit Indian”, ndërsa Kina “ka ardhur më këmbë”.

Marrja e Tajvanit
Presidenti mezi priste që të promovonte në çdo rast statusin e Shteteve të Bashkuara si atë rë “kombit në Oqeanin Paqësor”. Imagjinoni Shtetet e Bashkuara përballë përshkrimit të Wenmu: “Paqësori Peërndimor është i lidhur me interesat kombëtare e Republikës Popullore dhe është pika e nisjes së Rrugës së Re Detare të Mëndafshit”. Praktikisht, Kryetari Mao kishte folur për të në vitin e largët 1959: “Një ditë, nuk ka rëndësi kur, Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga pjesa tjetër e botës dhe do ta braktisin Paqësorin Perëndimor”. Duke ekstrapoluar nga Mao, Wenmu teorizon një “Det Kinez të Paqësorit Perëndimor” që bashkon Detin e Kinës Jugore, Detin e Kinës Lindore dhe Detin e Verdhë. “Mund të përdorim formulën “zonë jugore e Detit Kinez të Paqësorit Perëndimor” për të përshkruar atë pjesë që bie nën sovranitetin kinez”.
Kjo të sugjeron një kombinim të forcave kineze në Detin e Kinës Jugore, në Detin e Kinës Lindore dhe në Detin e Verdhë nën një komandë të vetme detare të Paqësorit Perëndimor. Është e lehtë të shikohet se ky synon e gjitha kjo: në ribashkimin me Tajvanin. Në një sistem të kësaj natyre, siç konceptohet nga Wenmu, Tajvani do t’i “kthehej mëmëdheut”, sovraniteti kinez përgjatë gjithë linjës bregdetare të tij “do të legjitimohej” dhe, në të njëjtën kohë, kjo linjë “nuk do të shtrihej në mënyrë të tepruar. Objektivi kryesor i Pekinit është ai i spostimit, në të gjitha aspektet, i “vijës së kontrollit kinez” në lindje të Tajvanit. Kjo pasqyron diskutimin e Presidentit Xi Jinping e fillimit të kësaj jave, në të cilin i referohej, në sensin praktik, Tajvanit si “çmimit të madh”. Wenmu e sheh si një “mjedis”, “në të cilin nëndetëset bërthamore kineze janë në gjendje të kundërsulmojnë, ku mund të ndërtojnë aeroplanmbajtëse dhe nga ku mund të eksportohen, në mënyrë efikase, produktet e realizuara në Kinën kontinentale”.

Qendra gravitacionale e Azisë
Një prej argumentave më magjepsës në artikullin e Wenmu është kur tregon sesi ekziston gjithmonë një proporcion i natyrshëm, një lloj “raporti i artë apo hyjnor”, midis 3 fuqive strategjike në Eurazi: Europës, Azisë Qendrore dhe Kinës. Pastaj bën një përmbledhje të shpejtë të ngritjes dhe rënies së perandorive, me “historine që tregon sesi në pjesën kryesore të kontinentit, midis 30 dhe 60 gradëve gjatësie veriore, ka hapësirë vetëm për 2.5 forca strategjike”. Kjo është për të kuptuar se një prej tri hapësirave kryesore duhet të gjendet gjithmonë e copëzuar. Në kohët moderne thuajse nuk ka ndodhur kurrë që një prej tri fuqive “të arrinte të zgjerohej deri në një raport me 1.5”. Në lashtësi, vetëm Perandoria Tang dhe Perandoria Mongole i qenë afruar [këtij raporti]. Perandoria Britanike, Rusia cariste dhe Bashkimi Sovjetik “kishin pushtuar Afganistanin dhe kishin penetruar në Azinë Qendrore, por suksesi, në atë kohë, kishte qenë jetëshkurtër”.
E gjitha kjo i hap rrugën tezës kryesore të Wenmu: “Ligji i prerjes së artë si bazë e pushtetit strategjik në Eurazi na ndihmon që të kuptojmë shkaqet e alternimit midis ngritjes dhe rënies së fuqive në kontinentin aziatik dhe të njohim limitet e ekspansionit të fuqisë kineze në Azinë Qendrore. Të kuptuarit e kësaj është premisa për një diplomaci të matur dhe efikase. Edhe pse e gjitha kjo nuk mund të konsiderohet seriozisht si një udhërrëfyes i “agresionit kinez”, Wenmu nuk mund të rrijë pa e lëshuar një sulm të ashpër ndaj dobishmërisë gjeopolitike perëndimore të Mackinder: “Me imagjinatën e tij gjeniale, Mackinder ka formuluar teorinë e gabuar e “çernierës gjeografike”, pasi nuk e kishte marrë në konsideratë këtë ligj”. Me pak fjalë, Kina është çelësi për ekuilibrin e Eurazisë. “Në Europë, copëzimi e ka origjinën nga qendra; në Azi, gjithçka vërtitet rreth Kinës. Kjo tregon sesi Kina është qendra natyrale gravitacionale e Azisë”.

Ana e fshehtë e Hënës
Është e lehtë të imagjinohet se artikulli i Wenmu mund të provokojë reagime histerike nga ana ë mbështetësve të strategjisë së sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, që e konsideron Kinën, bashkë me Rusinë, një “fuqi revizioniste” të rrezikshme. Kinofobët me profesion deri po përhapin idenë se një “Kinë në faliment” mundet që në fund të “shpërthejë” kundër Shteteve të Bashkuara. Ky është një shtrembërim i asaj që Kundëradmirali Luo Yuan ka thënë muajin e kaluar në Shenzhen: “Tani kemi raketa Dong Feng – 21D dhe Dong Feng – 26. Këto kanë detyrën që të mbysin aeroplanmbajtëset. Sulmojmë dhe mbysim një prej aeroplanmbajtëseve të tyre. Le të lëmë që të pësojnë 5000 viktima. Sulmojmë dhe mbysim dy aeroplanmbajtëse, 10000 viktima. Do të shikojmë nëse Shtetet e Bashkuara do të kenë frika apo jo”. Ky është një konstatim faktik, jo kërcënim. Pentagoni e di gjithçka është për t’u ditur lidhur me rrezikun e përfaqësuar nga raketat antiaeroplanmbajtëse.
Pekini nuk do të ndalet tek raketat antiaeroplanmbajtëse, tek riemërtimi i Paqësorit Perëndimor dhe në ribashkimin me Tajvanin. Po projekton koloninë e parë me inteligjencë artificiale (AI) në Tokë, një bazë fundoqeani për operacione nëndetësesh të robotizuara të shkencës dhe mbrojtjes nënujore në Detin e Kinës Jugore. Ulja e sondës hënore “Chang’e 4” në sipërfaqen e fshehtë të Kënës mund të intepretohet edhe si zgjerim maksimal i Belt and Road Initiative (BRI) [Rruga e Re e Mëndafshit]. Këto janë të gjitha pjesë të një mozaiku të madh, i destinuar që të forcojë imazhin e harte të re kinocentrike të botës, tashmë në përdorin të Marinës kineze dhe e botuar më 2013, jo rastësisht viti në të cilin Rrugët e Reja të Mëndafshit janë paraqitur në Astana dhe Xhakarta. Wenmu e përfundon artikullin e tij duke nënvizuar sesi “gjeopolitika kineze duhet të distancohet nga ideja se “nuk mund të hapë gojë pa përmendur Greqinë e lashtë””. Ky është një referim ndaj një diskutimi të famshëm të Mao Ce Dunit të majit 1941, në të cilin Kryetari kishte kritikuar disa marksistë – leninistë që i jepnin më shumë rëndësi historiografisë perëndimore (i të cilës Greqia e lashtë është simboli ekstrem) sesa asaj kineze. Kurthi i Thuqididit? Çfarë kurthi?
(Pepe Escobar për atimes.com)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Spiropali flet për ahengun e Ramës me gratë në Fier dhe memet kundër saj: Janë pjesë e lojës…

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën komentoi vështirësitë e të qenit grua e suksesshme në politikë.
“Është e vështirë të jesh në politikë. Është ndër profesionet më luftarake, të jesh grua është edhe më e vështirë, sidomos në një shoqëri që ka ende tipare patriarkale. Një grua është lehtësisht më e sulmueshme, kryesisht nga ‘burrecët’, sepse burrat e vërtetë nuk sulmojnë gratë”, u shpreh Spiropali ndërsa theksoi se gjithësisë është bërë një përparim i konsiderueshëm në luftën kundër patriarkalizmit. Si shembull Spiropali solli në vëmendje përfaqësimin politik të gruas në qeverinë ku bën pjesë por edhe në parlament.
“Kur i merr përsipër je një person që flet e mban qëndrime, patjetër do kesh edhe sulme, do kesh edhe kundërshti. Ajo që është e papranueshme për të gjithë, janë përpjekjet për të fyer apo denigruar. Që në fakt janë shenjë dobësie. Nuk më prekin, kam gjithnjë besim te vetja. Dhe ajo që bëj është e rëndësishme e kur beson te ajo që ke, gjithçka tjetër është pjesë e lojës. Unë familjen e kam shumë të fortë dhe ata e kuptojnë që sulmet politike janë pjesë e lojës. Në vitet e fundit, përbaltjet fyerje, gjuha politike është rënduar tmerrësisht. Shkonim në parlament dhe kishim frikë se duhet të përlesheshim trup më trup. Në atë Kuvend janë hedhur, vezë, miell, bojë e çizme, ishte një situatë e papranueshme”.

Lidhur me meme-t e krijuara në rrjet për rastin, Spiropali u shpreh se janë pjesë e lojës por e rëndësishme është që të besosh tek ajo që ke. 
“Nuk më prekin, kam gjithnjë besim te vetja. Dhe ajo që bëj është e rëndësishme e kur beson te ajo që ke, gjithçka tjetër është pjesë e lojës. Unë familjen e kam shumë të fortë dhe ata e kuptojnë që sulmet politike janë pjesë e lojës”, u shpreh Spiropali.
Për Ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherësh zëdhënëse e qeverisë, parlamenti është legjitim. Duke komentuar situatën politike në vend, pasi opozita mori vendim djegien e mandateve, Spiropali foli në emisionin ‘Kjo Javë’ edhe për procesin e zëvendësimit të deputetëve në Kuvend.
“Listat i kanë bërë ata. Ajo është lista e PD.Dhe kush është të thotë që Monika Kryemadhi ishte legjitime dhe e denjë për parlamentin dhe nuk qenka zonja nga Dibra që ka marrë mandatin. Po ashtu me radhë, me gjithë listën e kandidatëve. Myslim Basha pse qenka më i denjë se Myslim Murrizi, apo dikush tjetër që ka marrë mandatin. Ajo nuk është një listë e zgjedhur nga ne”, theksoi Spiropali, ndërsa theksoi se opozita zgjodhi të vetëvritet e të dalë nga fushë beteja.
“Të gjitha hesapet i kanë bërë pa hanxhinj. Pra, kanë gabuar politikisht në aktin që kanë marrë. A jemi ne të keqardhur për opozitën? Patjetër. Ne nuk do ta kisim dashur që opozita të dilte nga parlament”, tha ajo.
Për Spiropalin dialogu me opozitën do të jetë vetëm brenda kornizës kushtetuese dhe rendit demokratik.

“Kjo është një republikë parlamentare dhe parlamentet nuk mund të rrëzohen as me pazar dhe as me dhunë. Dhe ne nuk jemi të gatshëm të ulemi dhe të bëjmë pazar me opozitën”, vijoi më tej Spiropali, ndërsa u shpreh e vendosur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme sikundër kërkon opozita.
“Zgjedhjet do të mbahen në 2021. Parlamenti do të vazhdojë të funksionojë sepse kushtetuta e detyron shumicën dhe qeverinë të bëjë detyrën. Ne njohim votën dhe qytetarët si sovran. Ne nuk mund as të shantazhohemi e as të merremi peng politikisht nga opozita. Është parim mbi të cilin nuk mund të shkelim”, tha ajo.
Ndër të tjera Spiropali tha se zgjedhjet vendore janë një mundësi për opozitën për të parë mbështetjen në elektorat, ndërsa theksoi se ato do të mbahen edhe nëse opozita vendos të mos marrë pjesë në to.
“Ne nuk mund t’i heqim qytetarëve të drejtën për të zgjedhur qytetarin e parë të bashkive. Ka një afat për t’u regjistruar edhe kandidatët edhe listat. Ne besojmë se do regjistrohen se nuk besoj se kanë humbur arsyen deri në këtë pikë. Mendjet racionale brenda opozitës do i bëjnë thirrje këtyre dy forcave të marrin pjesë në zgjedhje. Në të gjitha rastet ne jemi aty do paraqitemi dhe të shohim cilët do paraqiten për t’iu përgjigjur qytetarëve dhe për të ardhur në garë”, theksoi Spiropali.

Zbulohen SMS-të e Veliajt për punonjësit e Bashkisë: Ditën e protestave të opozitës në punë jashtë orarit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh në faqen e tij në Facebook, për të cilin tregon se ia ka dërguar një punonjëse e Bashkisë Tiranë. Në mesazh, denoncohet se punonjësit e bashkisë, në ditët e protestave, mbahen në punë jashtë orarit për të mos iu bashkuar revoltës së qytetarëve.
“Sa here ka proteste neve na mbajne ne pune me apel pavaresisht orarit. Situata me absurde ishte me date 16 shkurt (e shtune) ku na organizuan me autobuze e na cuan ne antimitingun e Rames me karrige ne Vlore. Ishte si skene teatri absurd pasi na kishin shenuar me emra deri karriget ne autobuz dhe deri karriget ne sheshin e flamurit. Na trajtuan thjesht si nje numer e na u kujtua transporti i hebrenjve ne filmat e Spielberg”,thuhet ndër të tjera në mesazhin e publikuar nga Berisha.
Statusi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Ky eshte organizimi stalinist i mitingjeve te Edvinit!
Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital. sb
Doktor Berisha, jam punonjese e Bashkise se Tiranes dhe desha t’ju tregoj se kohet e fundit nga frika e protestave te opozites te gjithe ne si administrate po na trajtojne si repart ushtrie.
Sa here ka proteste neve na mbajne ne pune me apel pavaresisht orarit. Situata me absurde ishte me date 16 shkurt (e shtune) ku na organizuan me autobuze e na cuan ne antimitingun e Rames me karrige ne Vlore. Ishte si skene teatri absurd pasi na kishin shenuar me emra deri karriget ne autobuz dhe deri karriget ne sheshin e flamurit. Na trajtuan thjesht si nje numer e na u kujtua transporti i hebrenjve ne filmat e Spielberg.
Trajtimi kaq poshterues i administrates nuk le shije te mire, cenon dinjitetin tone profesional dhe nuk premton dite te mira per profesionistet mendjehapur por vec per te paaftet lepe-peqe. Anonim te lutem.