37.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Rama e dëboi, qytetarët peticion për Presidentin: T’i jepet nënshtëtësia shqiptare gazetares britanike

Bllokimi i lejes së qëndrimit të gazetares britanike Alice Taylor, ka bërë që një grup aktivistësh t’i kërkojnë Presidentit Ilir Meta t’i japë shtetësinë shqiptare.
Regjisori Kastriot Çipi është iniciatori i peticionit online, të cilit i janë bashkuar rreth 300 firmëtarë deri në këto momente.
Në adresën change.org, nismëtarët i kërkojnë Presidentit t i japë gazetares shtetësinë sa më shpejt, edhe si shenjë e ndjesës publike ndaj sjelljes së Ministrisë së Brendshme.
Ndërkohë që burime nga Ministria e Brendshme sqarojnë se gazetarja britanike, nuk i kishte respektuar afatet e aplikimit dhe nuk kishte njoftuar për dnyshimin e adresës së banimit. Nuk ka refuzim sipas Ministrisë, por vetëm verifikim pas aplikimit.
Alice Taylor, gazetarja britanike që ju mohua leja e qëndrimit në Shqipëri, ka dhënë një intervistë ku ndër të tjerave i është përgjigjur edhe për pretendimet se ajo është një agjentë Ruse.
E ftuar në studion e “Fax Neës”, ajo është shprehur se të gjitha amendësimet janë të pabaza dhe se burri i saj nuk është truproja i Lulzim Bashës.

Vendimi për të mos rinovuar lejen e qëndrimit, Alices nuk i është dhënë edne me shkrim, zyra e emigracionit është mjaftuar me fjalët është një urdhër nga lartë.
“Më pëlqeu pyetja juaj, faqja Balkanista merr shumë mesazhe çdo ditë, edhe Russia Today më kontaktoi përmes blogut. Nuk do ishte normale që ne të kishim të njëjtat mendime dhe qëndrime.
Unë thjesht raportova pë protestën e opozitës, për djegien e mandateve, për faktet e publikuara nga Zëri i Amërkës, pra nuk përmenda asnjë opinion timin.
Në fakt bashkëshorti im ka të drejtë të marr pjesë në protesta, nuk mendoj se është e drejtë që kjo të përdoret për të na sulmuar ne. Unë nuk votoj në këtë vend, ai është 1.93 centimetra i gjatë, dhe dallon në çdo protestë, po kjo nuk përbën arsye për ta quajtur atë që është bodygard i Lulzim Bashës”, është shprehur Alice.

Basha në Paskuqan: Bashkë do të vazhdojmë betejën deri në fitore!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar disa takime sot me banorët e Paskuqanit, Tiranë, duke shkuar vetë për të folur me ta në bizneset e tyre modeste përgjatë rrugëve dhe në fund, duke i ftuar të gjithë në protestën 16 marsit përpara Kryeministrisë.
Fjala e plotë e kryetarit Basha 
Faleminderit zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra për këtë pritje të jashtëzakonshme që më rezervuat sot, në këtë të shtunë të bukur në mesin e komunitetit tuaj këtu në Paskuqan ku kthehem dhe shoh me sytë e mi diçka që ju e shijoni prej muajsh; mbajtjen e fjalës nga Xhelal Mziu. Herën e fundit, këpucët tona u mbushën me pluhur dhe me baltë, ashtu sikundër këpucët e fëmijëve tuaj mbusheshin me pluhur dhe baltë për vite me rradhë nga mungesa e investimeve, nga harresa, nga varfëria që kishte pllakosur këtë komunitet.
Sot, të paktën ka një ndryshim; infrastruktura e kësaj zone është ndërtuar, rrugët janë ndërtuar, i pashë me sytë e mi, çdo rrugë lidhëse në çdo lagje të kësaj zone dhe këtu në këtë zonë historike në Babrru, ku për herë të parë në 30 vite, po shikoni se çfarë mund të ndryshojë një pushtetar që e jep fjalën dhe e mban fjalën. Ju dha fjalën se do të ndërtonte rrugët dhe i ndërtoi rrugët për ju.
Por miqtë e mi, ju e dini shumë mirë edhe anën tjetër të kësaj medaljeje, të pushtetarit që vjen me premtime të mëdha dhe nuk bën asgjë;
Që premtoi 300 mijë vende pune dhe çoi 500 mijë shqiptarë refugjatë në kurbet,
Që premtoi shëndetësi falas dhe jua shkatërroi totalisht spitalet dhe shërbimin shëndetësor.
Që premtoi uljen e taksave për 97.5 përqind të shqiptarëve dhe sot më shumë njerëz kanë mbyllur bizneset nga ata që kam takuar në zonën e Paskuqanit dhe po bëhen gati t’i mbyllin për shkak të taksave të larta dhe çmimit të lartë të energjisë.

Premtimet e pambajtura të Edi Ramës flasin vetë. Ju të gjithë e dini fare mirë se ky njeri premtimet i bëri lumë dhe nuk mbajti asnjë prej tyre, për një arsye të vetme: sepse pushtetin e tij nuk e ka lidhur me fjalën, me besën, me premtimet e qytetarit. Ai e ka lidhur pushtetin e tij me ndihmën e kriminelëve dhe oligarkëve që vjedhin nga mëngjesi deri në darkë, që pasurohen me taksat tuaja. Ata pasurohen, populli varfërohet. Ata jetojnë në luks, Edi Rama jeton në luks dhe bredh në gjithë botën me charter, populli nuk ka lek të blejë biletën e autobusit.
Kësaj gjendjeje, shqiptarët kanë vendosur t’i japin fund. Partia Demokratike dhe unë ju jemi përgjigjur dhe për këtë arsye i kemi dhënë fund parlamentit të krimit me djegien e mandateve me datën 21 shkurt, duke iu përgjigjur vullnetit tuaj, kërkesës tuaj për t’i hapur rrugë një ndryshimi të madh për Shqipërinë dhe ky ndryshim po vjen.
Ndryshimi që ne kërkojmë për Shqipërinë është i njëjtë si ndryshimi që ju doni për familjet tuaja. Ju doni që kryefamiljarët të mbajnë përgjegjësi para fëmijëve, para familjarëve dhe ne duam që sëbashku të kemi një qeveri që mban përgjegjësi para njerëzve, një kryeministër që po nuk i mbajti premtimet, largohet. Një kryeministër dhe një qeveri që të kujdeset për më të pamundurit dhe të ketë objektiv numër 1: mirëqenien dhe punësimin e njerëzve.
Shqipëria i ka mundësitë të zhvillohet e të krijojë mirëqenie. Për këtë duhet barazi para ligjit, për këtë duhet që qeveria të ketë frikë popullin dhe jo populli qeverinë. Për këtë duhet që për ato vlera europiane për të cilat ikin shqiptarët drejt Europës, të fillojmë t’i ndërtojmë këtu në vendin tonë.

Ju e keni në dorë çelësin e këtij ndryshimi. Ju e keni në dorë të keni një qeveri që ditën e parë ta ulë çmimin e naftës me 300 lek. Ky është zotimi i Partisë Demokratike, ky është plani ekonomik.
Ju e keni në dorë të keni një qeveri që të ulë çmimin e energjisë dhe që familjet në ndihmë ekonomike t’i kenë falas 300 kilovatët e parë.
Ju e keni në dorë të keni një qeveri të ulë taksat dhe të lërë bizneset, sipërmarrësit të punojnë dhe të krijojnë vende pune, vende pune me paga dinjitoze, vende pune me mundësi për gjithë shqiptarët dhe në veçanti për rininë.
Pengesa e vetme për këto dhe për shumë masa të tjera që do të lehtësojnë jetën tuaj, do të lehtësojnë barrën e jetës, do tw ulin koston e jetësës, do të hapin vende pune, do tw ulin taksat, pengesa e vetme për Shqipërinë europiane është një njeri që ka humbur çdo lidhje me realitetin. Është një njeri që jeton brenda flluskës së tij të propagandës, i kredhur në luksin që ka krijuar për vete dhe për miqtë e tij, me lekët që u ka vjedhur shqiptarëve.
Rruga që ne kemi përcaktuar, do ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë. Por, kjo rrugë kërkon që të jemi të gjithë bashkë. Kjo rrugë kërkon që të jemi të gjithë të vendosur për ta çuar deri në fund. Shpresa e vetme e Edi Ramës për të vazhduar për të qëndruar në pushtet, në këtë pushtet që e ka blerë me lekët e krimit, është t’i përçajë shqiptarët e t’i lodhë shqiptarët.
Ndaj dua të ju pyes: a jeni lodhur?
Populli: Joooo
A jeni të bashkuar?
Populli: Poooo
A jemi të gjithë edhe më shumë edhe më të bashkuar, si sot një javë në sheshin e protestës?
Populli: Poooo

Jam i bindur në këto që thoni, sepse mrekullia e bashkimit të shqiptarëve, nuk është thjesht forca që kemi demonstruar, por është shpresa që kemi ndezur në shpirtin e çdo shqiptari për një ndryshim të vërtetë që po vjen.
Ndaj, ju ftoj ta vazhdojmë këtë marshim të gjithë bashkë më 16 mars, sot një javë, të shtunën, në sheshin e protestës, për të larguar këtë qeveri të krimit, për t’i dhënë vendit një qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një parlament nga populli, për popullin dhe të popullit.
Bashkë e kemi në dorë ta ndryshojmë këtë vend.Bashkë jemi shumica. Të djathtë e të majtë.Ndajmë të njëjtat halle, të njëjtat ëndrra për fëmijët dhe rininë.Të gjithë duam t’i japim fund emigracionit. Ne duam që fëmijët tanë ta ndërtojnë jetën e tyre këtu në Shqipëri.
Madje duam që edhe ata që kanë ikur, të kenë mundësi të kthehen e të bashkohen me familjet e tyre, sepse Shqipëria i ka mundësitë, sepse Shqipëria nuk është një vend i varfër, por është një vend i vjedhur.Shqipërinë e vjedh qeveria, Shqipërinë e vjedh Edi Rama, Shqipërinë e vjedhin oligarkët grabitqarë.
Kësaj do t’i japim fund!
Në rrugën tonë nuk ka asnjë hap pas, ndaj ju kërkoj të jemi të gjithë bashkë me 16 mars dhe të vazhdojmë betejën tonë deri në fitore.Fitore që do t’i takojë qytetarëve shqiptarë.
Kjo nuk bëhet për pushtet, por bëhet për ndryshim.
Kjo betejë nuk bëhet për pushtetin tim, nuk bëhet për pushtetin e një partie politike, bëhet për ndryshim dhe ndryshimi do të vijë kur pushtetin një orë e më parë, një herë e mirë, ta keni në orë ju, qytetarë fisnikë, punëtorë të lirë të këtij vendi.
Faleminderit dhe mirënjohje për mbështetjen tuaj!

Mirënjohje për qëndresën tuaj dhe dua të falënderoj një njeri i cili e ka mbajtur fjalën përpara jush, por e ka mbajtur fjalën edhe para meje me punën e përditshme, në këto javë, muaj dhe vite që i besuat mandatin e kryetarit të Bashkisë.
Akoma ka shumë halle dhe jam i sigurt që të gjitha, duke nisur nga ndihma ekonomike, që këtu është bërë një kasaphanë e vërtetë.
Në Paskuqan ka më pak njerëz me ndihmë ekonomike sesa në Bllok, që është një shenjë e qartë e korrupsionit të Edi Ramës dhe i diskriminimit që i ka bërë kësaj zone. Por, të jeni të sigurt, se kur t’i bashkojmë forcat me pushtetin lokal, me Xhelal Mziun dhe pushtetin qëndror, me një qeveri që do t’ju përgjigjet për hallet tuaja, ndryshimi pozitiv për çdo familje do të ndjehet kudo, por për këtë së pari duhet të fitojmë betejën.
Që të fitojmë betejën, na duhet vetëm një gjë.Unitet, pjesëmarrje, qëndresë, duke filluar me 16 marsin, sot një javë, në sheshin përpara Kryeministrisë.
Falemnderit nga zemra.
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
Zoti e bekoftë Paskuqanin, Kamzën dhe Shqipërinë!
Falemnderit!

Rama pritet me revoltë edhe në Sarandë, shpërthen militant i PS: Eja flasim, po ta mbajti…

Jo vetëm në Fier dhe Këlcyrë. Protestë anti-qeveri është mbajtur sot edhe në qytetin e Sarandës. Qindra qytetarë kanë dalë në qendër të qytetit jugor dhe kanë protestuar për më shumë punë, taksa të ulëta dhe rrëzimin e qeverisë Rama.
Tubimi u organizua nga dega lokale e PD-së, por nuk munguan dhe mjaft qytetarë që shprehën revoltën e tyre.
Si rrallë herë, protestës opozitare i janë bashkuar dhe socialistë të njohur të këtij qyteti.
Një ish-socialist që mori fjalën në takim sfidoi kryeministrin Rama duke i thënë: “Eja flasim. Unë e kam mbështetur i pari Edi Ramën dhe sot jam opozitari i parë kundër tij’, u shpreh qytetari, raporton “Sarandaweb”.
Ai i kujtoi premtimet e pambajtura dhe vështirësitë me të cilat ndeshën banorët e qytetit bregdetar.

“Kryeministri i Finlandës dha dorëheqjen, po zvarraniku Rama pse nuk ikën”…

Zv.Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me dorëheqjen e Kryeministrit të Finlandës, ndërsa ngre pyetjen sepse nuk largohet Edi Rama nga posti qeveritar.
Vasili e cilëson Ramën zvarranik, ndërsa thekson se ai nuk është njeriu i parimeve dhe as i përgjegjësive.
Postimi i Vasilit
Kryeministri i Finlandes jep doreheqjen per nje objektiv te parealizuar.Po zvarraniku Edi Rama??
Kryeministri i Finlandes Juha Sipila dha dje doreheqjen per mosrealizimin e paketes se reformes per shendetesine te programit te tij.
Sipila tha:
“Qeveria ime punon vetem mbi nje princip: ose rezultate ose doreheqje. Une jam njeri i parimeve dhe ne politike duhet te marresh pergjegjesi. Dhe une jam duke marre pjesen time te pergjegjesise”, perfundoi Sipila.
Edi Rama ky kryeminister,qe si semundje ka pllakosur Shqiperine, premtoi Shendetesine Falas, qe nuk e beri kurre dhe megjithate rri atje i mberthyer ne karrige, pa nder dhe pa personalitet.
Edi Rama rri ne karrige se nuk eshte as njeriu i parimeve dhe as i pergjegjesive eshte thjesht nje zvarranik i shplare,qe zhvat para’ me horrat dhe flet budalleqe gjithe diten.
Shqiperia nuk ka nevoje per mashtrues te rendomte si Edi Rama, por per pune dhe vepra konkrete.

Kur Rama kthehet në vendin e krimit!

Jorida TABAKU

Inceneratoret janë një nga aferat korruptive më të mëdha të kësaj qeverie, 178 mln euro pa tender, me procedura antiligjore dhe tërësisht korruptive, të falura një kompanie pa eksperience, me aksionerë offshore, pa punonjës e lidhur me pushtetin. Një rast aq evaziv saqë edhe Zëri i Amerikës, që kryeministri e ka pagëzuar tanimë si “kazan” ka folur për të.
Për ta kuptuar se sa korruptive është procesi i dhënies së lejeve inceneratore mjafton të përmendim se 17 vkm janë dhënë brenda një dite. Për të grabitur para publike që kanë shkuar dhe do të shkojnë në xhepat e Klodian Zotos (por edhe kush fshihet pas tij).
Kush ka dyshime për krimin ekonomik (por edhe atë mjedisor) le të shohë inceneratorin e Fierit, që do të ndërtohej në fshatin e Verrisë. Janë paguar nga buxheti i shtetit 16 mln euro dhe akoma nuk po hidhet as edhe një tullë. Fshati po zbrazet, njerëzit po ikin, paratë e shqiptarëve i janë paguar firmës së Klodian Zotos por nuk ka shenjë të fillimit të këtij projekti.
Projekti i inceneratorëve në Fier rezulton të jetë fantazmë, ama në Tiranë po realizohet duke u shndërruar në barrë për gjithëkënd. Prandaj kontratat e inceneratorëve do të jenë nga të parat që do te jetë subjekt i ligjit antimafia. Kushdo që ka firmosur, përfituar dhe punuar në dëm të buxhetit dhe qytetarëve do të vihet para ligjit. Fondet do të shkojnë për komunitetin!
Rama fatkeqesisht kudo qe shkon vetem krim shkakton kete here ekonomik e mjedisor.
Fieraket prandaj protestojne sot e do protestojne dhe me 16 Mars!

Shpresa e vetme e Ramës për të qëndruar në pushtet është t’i përçajë dhe lodhë shqiptarët!

Kryetari i Partisw Demokratike, Lulzim Basha ka treguar sot se cila është shpresa e vetme e kryeministrit për të vazhduar të qëndrojë në pushtet dhe ka bërë thirrje, për më shumë bashkim në protestën e madhe të 16 marsit.
“Shpresa e vetme e Edi Ramës për të vazhduar për të qëndruar në pushtet, në këtë pushtet që e ka blerë me lekët e krimit, është t’i përçajë dhe lodhë shqiptarët!, tha Basha nga Paskuqani. Ndaj ju pyes: a jeni lodhur? A jeni të bashkuar? A do të jemi edhe sot më të bashkuar se kurrë si sot një javë në sheshin e protestës?!”
Nga fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Basha sot në Paskuqan
Ata pasurohen populli varfërohet!
Ata jetojnë në luks, Edi Rama jeton në luks dhe bredh gjithë botën me charter, populli nuk ka lekë të blejë biletën e autobusit!
Kësaj gjendeje, shqiptarët kanë vendosur t’i japin fund.
Partia Demokratike dhe unë ju jemi përgjigjur dhe për këtë arsye i kemi dhënë fund, parlamentit të krimit me djegien e mandateve më datë 21 shkurt, duke iu përgjigjur vullnetit tuaj, kërkesës suaj për t’i hapur rrugë njw ndryshimi të madh për Shqipërinë dhe ky ndryshim po vjen!
Ndryshimi që ne kërkojmë për Shqipërinë është i njëjtë si ndryshimi që kërkoni për familjet tuaja. Ne duam që së abshku të kemi një qeveri që mban përgjegjësi para njerëzve, një kryeministër që po nuk i mbajti premtimet, të largohet.

Një kryeministër dhe një qeveri që të kujdeset për më të pamundurit dhe të ketë objektiv, mirëqënien e njerëzve.
Ju e keni në dorë të keni në dorë të keni një qeveri që të ulë çmimin e energjisë, që familjet me ndihmë ekonomike t’i kenë falas 300 kilovatët e parë.
Ju e keni në dorë të keni një qeveri të ulë taksat dhe t’i lërë bizneset të punojnë, të krijojnë vende pune.
Pengesa e vetme për këto dhe shumë masa të tjera që do të lehtësojnë jetën tuaj, pengesa e vetme për Shqipërinë evropiane është një njeri që ka humbur çdo lidhje me realitetin, një njeri që ka humbur brenda fluskës së tij të propagandës, i kredhur në luksin e krijuar për vete dhe miqtë e tij me lekët që ju ka vjedhur shqiptarëve.
Rruga që ne kemi përcaktuar do ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë, por kjo rrugë kërkon që ne të jemi të gjithë bashkë, kjo rrugë kërkon që të jemi të vendosur.
Shpresa e vetme e Edi Ramës për të vazhduar për të qëndruar në pushtet, në këtë pushtet që e ka blerë me lekët e krimit, është t’i përçajë dhe lodhë shqiptarët! Ndaj ju pyes: a jeni lodhur? A jeni të bashkuar? A do të jemi edhe sot më të bashkuar se kurrë si sot një javë në sheshin e protestës?!
Jam i bindur në këtë që thoni, sepse mrekullia e bashkimit është shpresa që kemi ndezuar. Ndaj ju ftoj ta vazhdojmë këtë bashkim të gjithë bashkë sot një javë më 16 mars, të shtunën në sheshin e protestës për të larguar këtë qeveri të krimit, për t’i dhënë vendit një qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një parlament për popullin.

Policia terror në mesnatë në Fier, arrestohen 50 banorë pse protestuan kundër Ramës

Pas protestës që u zhvillua dje në Roskovec, Patos dhe Fier kundër kryeministrit Edi Rama, rreth 50 protestues janë shoqëruar nga Policia gjatë natës për t’u marrë në pyetje.
Protestuesit ishin gati 500 metra larg vendit ku Rama do të zhvillonte takimin e tij me gratë socialiste dhe lëshuan thirrje të forta ndaj tij që të jepte dorëheqjen. Ata nuk u lejuan të afrohen në mitingun e kryeministrit dhe u përballën me Policinë.
Pas kësaj, Policia ka vërshuar në shtëpitë e tyre dhe i marrë me vete me arsyen absurde për “t’i marrë në pyetje” dhe i ka liruar disa orë më vonë.

 

Rama udhëton me charter, qytetarët s’kanë para për autobus

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se pengesa e vetme e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE është kryeministri Edi Rama. Nga Paskuqani, kryedemokrati ftoi qytetarët të bashkohen me 16 mars në sheshin e protestës, ndërsa pohoi se kjo është e vetmja rrugë për të çliruar vendin nga kriza ku është kapluar.
Basha foli gjithashtu me tone të ashpra për lidhjen e qeverisë me oligarkët, të cilët siç tha ai, pasurohen çdo ditë në kurriz të shqiptarëve dhe udhëtojnë me ‘Charter” me paratë e qytetarëve.
“Oligarkët jetojnë në luks, por edhe Edi Rama bredh me charter në të gjithë botën, ndërsa qytetarët nuk kanë para për një biletë autobusi. Ndryshimi po vjen. Shqipëria i ka mundësitë. Ju e keni në dorë çelësin e ndryshimit. Vend e pune për çdo shqiptar dhe veçanërisht për rininë. Pengesa e vetme për Shqipërinë, është një njeri që ka harrur vendin. Rruga që ne kemi përcaktuar do ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë.
Të shtunën të mblidhemi në sheshin e protestës, për të kërkuar një qeveri tranzitore dhe të krijojmë një qeveri për popullin. Ne duam që fëmijët tanë ta ndërtojmë jetën këtu. Shqipëria nuk është një vend i varfër, por është vend i vjedhur. Ta vazhdojmë betejën deri në fitore. Që ta vijojmë betejën, na duhet dinjitet, përkushtim dhe qëndresë”, tha Basha.
“Më hoqën ndihmën, 6 muaj pa drita me foshnjen”
Një banore e Paskuqanit, Semiha, ka kërkuar të flasë më vete me kreun e PD-së, Lulzim Bashës, për problemet e saj. Semihaja tregoi se nuk merrte ndihmë ekonomike, pasi i thoshin se nuk e kishte përzgjedhur sistemi, se kishte shkollë e ambulancë afër, ndërkohë që ajo jetonte në kushte të mjerueshme.

“Eja dhe shikoje shtëpinë ku jetoj unë, iu lut ajo Bashës. Eja dhe shikoje. Më kanë lënë 6 muaj pa drita me foshnjen e vogël, asnjë s’e ka vrarë mendjen të ma zgjidhë problemin”.
Basha e ka dëgjuar më vëmendje dhe i ka bërë thirrje, t’i bashkohet protestës së 16 Marsit me të gjithë shqiptarët, se nuk kishte zgjidhje ndaj kësaj qeverie.
Gjatë takimit një banor shprehet:
Më kanë hequr ndihmën ekonomike. Jam e divorcuar me një fëmijë. Më kapë refuzuar ndihmën ekonomike. Shtëpinë e kam skandal.
Të vish trë shohësh shtëpinë time se a e meritoj ndihmën apo jo… me thanë se nuk plotësoj pikët sepse kam shkollën afër, kam ambulancën afër. I kam ccuar letër kryeministrit se kam 6 muaj pa drita me fëmi të vogël sepse mi kanë prerë dhe nuk më ktheu fare përgjigje. Kam paguar taksa 30 mijë lek, ujë, drita.
Xhelal Mziu: Ndihmë ekonomike tani me Edi Ramën merr 1 në 100 familje.
Basha: Në Bllok marrin më shumë ndihmë ekonomike se në Pakuqan. Kjo tregon se qeveria e ka humbur komplet kontaktin me realitetin.
Ti e meriton ndihmën ekonomike dhe duhet ta marrësh. Ato para që duhet të marrësh ti sot i merr një oligark.
Me lekët e një muaji që ti merr për ndihmë ekonomike, ata i harxhojnë për 10 min drekë. Kjo duhet të ndryshojë të mos e lëmë të bëhet më keq.
Ky shtet nuk do t’ia dijë për ty dhe nuk e di që ti ekziston. të kesh besim se ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Të gjithë në protestë më datë 16 mars!

Fëmijët i zënë rrugën Bashës, kërkojnë të bëjnë foto

Basha sot nëpër Paskuqan është ndërprerë në një moment, kur ai ka ndeshur një grup fëmijësh. Basha i ka takuar dhe i ka pyetur për emrat. Më pas, fëmijet janë treguar të gatshëm për të dalë një fotografi së bashku dhe prindërit e tyre, që shoqëronin kreun e opozitës, u bënë thirrje të ngrenë gishtat lart. Basha ka ndërhyrë duke thënë “jo, lërini fëmijët, e dinë vetë ç’të bëjnë”.
Basha po zhvillon takim me banorët e Paskuqanit ku këto të fundit po i tregojnë vështirësitë e jetës që kanë nga keqqeverisja.
Banoi në Paskuqan: Kam tre anëtarë në emigracion. Kam hapur një biznes dhe jemi drejt falimentimit.
I bëj thirrje nipit të Spiro Kolekës, të mos tallet me nervat e kuksianëve, ta heqë taksën e “Rrugës së Kombit”. Vetëm po falimentoj. Nuk punësoj dot punëtorë. Nuk kam. Edi Rama mos na presë me 16 Mrs, të ikë.
Basha: Ju jap fjalën se do të jem në krahun tuaj deri sa ta fitojmë këtë betejë. Na pret një qeveri me taksa të ulëta, me mundësi punësimi për të gjithë shqiptarët.
Sepse Shqipëria i ka mundësitë të ulë taksat. Ne e kemi planin. Uljen e ccmimit të naftës me 300 lekë, uljën e taksës së biznesit të vogël 0.5% e xhiros në vit dhe asnjë taksë tjetër, as lokale as qëndrore. Të gjitha do të shkojnë për pushtetin lokal.
Do ta heqim taksën e “Rrugës së Kombit”. Duhet larguar kjo qeveri. Kjo qeveri nuk e ka lidhur fatin me shqiptarët, por me kriminalët.

Vizita e Ramës, Fieri në shtetrrethim, bandat në veprim!

Fieri është në shtetrrethim për shkak të vizitrës së Ramës. Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj prej dy ditësh është e pranishme në protestat që po zhvillohen në qytetin e Fierit. Nëprmjet një postimi në FB, ajo denoncon se kryeministri Edi Rama se po ushtron presion ndaj administratës që të jenë të pranishëm në takimet e tij dhe se policia e ka vendosur “shtetrrethimin”. Mehmetaj, thotë gjithashtu, se janë vënë në veprim edhe bandat e kësaj zone, për të shantazhuar dhe frikësuar qytetarët që protestojnë.
“Ka 2 ditë që kryeministri mbledh me urdhër dhe kërcënime për largim nga puna, qytetarë që i përdor si dekor të shfaqjeve të tij. Dërgon autobuza me njerëz edhe nga Vlora se nuk arrin dot të mbushë takimet. Që prej ditës së djeshme Roskoveci, Patosi dhe Fieri janë në shtetrrethim.
Kanë arrestuar në mënyrë të paligjshme mbi 40 qytetarë dhe kanë sjellë bandat e tyre kriminale për të kërcënuar qytetarët.
Gjithë qyteti i Fierit është i rrethuar me policë, ka sjellë FNSH që e përdor si bodyguard personal.
Frika e ka mbytur Kryeministrin, gjen tunele e skuta. Edi Rama dhe besniket e tij të maten mirë përpara se te prekin e kërcënojnë qoftë edhe një qytetar të vetëm; nuk do t’u ndahemi derisa të paguajnë për shkatërrimet dhe krimet që kanë kryer.
Qytetarët protestojnë paqesisht, kryeministri ka frikë edhe t’i shohë. Dërgon trupat e Policë së Shtetit për t’i shpërndarë”.