19.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Tension në Fier, Garda dhe RENEA nuk lejojnë protestuesit t’i afrohen sheshit ku ndodhet Rama

Tension mes protestuesve dhe forcave të Policisë, Gardës dhe forcave RENEA të ardhura nga Tirana për të ruajtur Ramën. Ish-deputeti i Fierit Luan Baçi u ka barë thirrje policisë që te lejonte qytetarët që të zhvillonin protesten e tyre në mënyrë paqësore
Ai u ka bërë thirrje të lirojnë rrugën duke shpjeguar se qytetarët nuk janë të dhunshëm por paqësorë
Protestuat kane pankrat ku shkruhet “Rama Ik”!
Kreu i qeversië ka shkura në Fier me rastin e 8 marsit. Protestuesit janë 500 metra larg vend takimit të kreut të qeverisë.
Edhe pakme heret një grup banorësh të ndihmuar edhe nga Partia Demokratike, dolën në protestë dhe i bënë thirrje kryeministrit të kthehej nga drejtimi që kishte ardhur.
Protesta u zhvillua në rrugën që lidh Fierin me Roskovecin me thirrjet “Rama Ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Revoltë e fuqishme në Fier, protestuesit përplasen me policinë që po ruajnë Ramën

Kryemsinistri Rama është pritur me protestë në Fier. Ai u detyrua të ndryshojë rrugë pasi qindra banorë u hodhën në protestë në Rroskovec duke i bllokuar rrugën me djegie gomash.
Pas fjalimit të kreut të PD Fier, Luan Baçi banorët janë perplasur me policinë të cilët po ruajnë kerun e qeverisë.
Protestuesit thonë se do të vijojnë protestën paqësire dhe do të shkojnë tek vendi ku Rama po zhvillon një takim me rastin e 8 Marsit.
Qytetarët janë mbledhur në hyrje të qytetit të Roskovecit me thirrjet Rama ik, ku janë përplasur edhe me forcat e policisë. Protestuesit kanë djegur goma në hyrje të qytetit duke i paraprirë një vizitë të mundshme të kryeministrit Rama. Ndërkohë sipas Partisë Demokratike, Rama ka ndryshuar rrugën pas protestës së banorëve.
“Edi Rama nuk shkoi dot në Roskovec sot, pasi qytetarët i bllokuan hyrjen në qytet. Protesta po vazhdon në rrugën që lidh Fierin me Roskovecin me thirrjet “Rama Ik” dhe “E duam Shqiperine si gjithë Europa”. Për shkak te bllokimit të rrugës, Rama ka ndryshuar oraret në axhendën dhe lëvizjet në qarkun e Fierit”, shprehet PD.

Salianji në Prokurori si i pandehur: Më akuzojnë për agjitacion në bashkëpunim, por s’kam frikë…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka shkuar sot në Prokurori si i pandehur në lidhje me çështjen “Xhafaj-Babale”. Ai thotë se është marrë i pandehur vetëm se ka denoncuar një trafikant ndërkombëtar droge, në një kohë që të tjerë persona duhet të ishin në vend të tij.
Salianji tha se, akuzohet për agjitacion në bashkëpunim me gazetarin Jetmir Olldashi. Ndërsa sapo të njihet me aktet e dosjes do t’i bëjë publike për mediat.
Ai deklaroi gjithashtu se në këtë përballje me drejtësinë nuk ka frikë.
“Denoncova një trafikant ndërkombëtar droge që sot është në burg, por i proceduar jam unë. Pasi të njihemi me aktet e dosjes do ja bëjmë publike, duhet të kishte hetim për Ballën, Veliun dhe Xhafën por kjo është si kronikë e kohëve të vjetra. Mund të fliste TVSH e kohëve të vjetra dhe të thoshte që elementët agjitatorë arritën të fusnin në burg një socialist. Unë akuzohem për agjitacion në bashkëpunim me gazetarin Olldashi”,- tha Salianji.
Ky vendim, vijoi Salianji është marrë nën ndikim politik. “Prokurorët nga hallet që kanë për shkak të vettingut apo për shkak të lidhjeve të vjetra të tyre kanë arritur në këtë konkluzion, kaq për sot sa të njihemi me aktet e dosjes do i bëjmë publike. Ky është faulli i rëndë i një shteti që e ka marrë rrugën e rrëzimit”.

Rama i mbushi poturet nga revolta në Roskovec, ndryshoi rrugën

Edi Rama nuk shkoi dot në Roskovec sot, pasi qytetarët i bllokuan hyrjen në qytet.
Një grup banorësh të ndihmuar edhe nga Partia Demokratike, dolën në protestë dhe i bënë thirrje kryeministrit të kthehej nga drejtimi që kishte ardhur.
Protesta u zhvillua në rrugën që lidh Fierin me Roskovecin me thirrjet “Rama Ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Mësohet se për shkak të bllokimit të rrugës, Rama ka ndryshuar oraret në axhendën dhe lëvizjet në qarkun e Fierit duke ndryshuar rrugën pas protestës së banorëve.
“Edi Rama nuk shkoi dot në Roskovec sot, pasi qytetarët i bllokuan hyrjen në qytet. Protesta po vazhdon në rrugën që lidh Fierin me Roskovecin me thirrjet “Rama Ik” dhe “E duam Shqiperine si gjithë Europa”. Për shkak te bllokimit të rrugës, Rama ka ndryshuar oraret në axhendën dhe lëvizjet në qarkun e Fierit”, thuhet në një njoftim të PD.
Në mbështetje të tyre jishin të pranishëm edhe ish-deputetët, Enkelejd Alibeaj dhe Kejdi Mehmeti.
Alibeaj u shpreh se, qytetarët i janë përgjigjur në këtë mënyrë aksioneve të Qeverisë, duke u ndalur edhe tek prishjet e fundit që kanë ndodhur në Roskovec në kuadër të rikonstruksionit të qendrës së qytetit.
‘’Edi Rama ka njoftuar se do të bëjë një vizitë në Roskovec, dhe kjo është mirëseardhja e qytetarëve. Ai pretendon se gjithë vëmendja e tij është te qytetarët, dhe kjo është përgjigja e tyre. Mesa duket rrugës e ka kuptuar këtë, dhe është shmangur”, u shpreh Alibeaj.

“Është person non grata në të githë Shqipërinë, dhe është treguar tashmë që është strumbullari i krimit dhe i korrupsionit. Qytetarët janë të zotët e këtij vendi, nuk ka parë gjë akoma, kjo është shumë pak”, tha Alibeaj.
Në protestë mbërritën forcat e policisë, të cilët shpërndanë protestuesit dhe bënë të mundur hapjen e rrugës.
Duket se derinë protestën e madhe të PD-së dhe të LSI-së që është paralajmëruar për në datën 16 Mars, në çdo rast që do ketë informacione për lëvizjet e Ramës në rrethe, do të organizohen tubime të ngjashme.


Rama pritet me revoltë në Fier, qytetarët i bllokojnë rrugën

Kryeministri Rama është pretur me revoltë në Fier. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në hyrje të qytetit të Roskovecit me thirrjet “Rama ik”! Protestuesit kanë djegur goma në hyrje të qytetit duke i paraprirë një vizitë të mundshme të kryeministrit Rama në Fier.
Në mbështetje të simpatizantëve, ishin edhe ish-deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Kejdi Mehmetaj. Sipas Alibeajt, qytetarët i janë përgjigjur në këtë menyrë aksioneve të Qeverisë, duke u ndalur edhe tek prishjet e fundit që kanë ndodhur në Roskovec në kuadër të rikonstruksionit të qendrës së qytetit.
Protestuesit thërrasin “Rama Ik!”
Në të gjithë takimet që kreu i qeverisë zhvillon jashtë Tiranës është pritur me protesta dhe disa herë është detyruar të ndërrëjë rrugë për të mbërritur në destinaicion.

Basha: Rama në grahmat e fundit, betejë për shembjen e sistemit

Kreu i PD, Luzlim Basha është pyetur për vizitën e Ramës në Itali si dhe intervistat e tij për mediat italiane. Gjatë një lidhje telefonike për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në Neës24, Basha tha se, Rama është në grahmat e fundit dhe duhet shembur sistemi jo vetëm largimi Ramës.
“Unë nuk merrem më me Ramën, se ai është përfaqësues i një sistemi të shembur. Ai mund të bredhë si Arafati dhe asnjë se pret. Qoka mund të bëjë me lekët e shqiptarëve, por këto janë grahmat e fundit të tij. Ajo që duhet të merremi tani nuk është aksioni qytetar deri në zhbërjen de fakto të asamblesë së krimit, por ajo që e duhet të merrmi është ajo pas kësaj. Është në sistem që duhet shembur. Unë bashkë em opzitën dhe qytetaret ti japim jetë një projekti të ti ri. Një person nuk duhet të ketë pushtet të pakufizuar. Duhet një parlament që të garantojë transparencën. Jo thjesht largimin e Ramës, por shembja e këtij sistemi. Ne duhet t’i japi fund këtij tranzicioni 30-vjecar”, tha Basha.
Ju u shfaqët me Bruno Vespën vetëm 1 minutë e gjysmë?
Më thanë që do më jepnin 3 minuta e gjysmë, por nuk e di çfarë ndodhi. Bëra një gabim. Nuk e di çfarë ndodhi më pas. Këto janë pleshtat e fundit të qenit që ka ngordhur.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit”. Basha deklaroi se në emisionin e Bruno Vespës, ku ishte i ftuar edhe kryeministri Rama, i është ndërprerë fjala, edhe pse ishte premtuar se intervista e tij do të transmetohej për tre minuta e gjysmë. Megjithatë, Basha tha se asgjë nuk do të mund ta shpëtojë Ramën, edhe pse ai ka partë e drogës dhe njerëz që e ndihmojnë në propagandën e tij.
Lulzim Basha: Nuk merrem më me Ramën, ai është përfaqësues i një sistemi të shembur nga populli. Mund të bredhë si Arafati, paratë e drogës i ka me shumicë. Zgarba me shokë ka me shumicë, qoka mund të bëjë me lekët e shqiptarëve, por janë grahmat e fundit. I kemi parë tek autokratët dhe diktatorët, nga Ukraina deri në Ballkan.
Ne po merremi jo vetëm me aksionin qytetar, që do të zhbëjë asamblenë e krimit, por do të merremi me projketin pas kësaj.Ky sistem duhet shembur dhe rrafshuar në mënyrë që të mos mbijë asnjë Ramë tjetër.Për këtë, unë, bashkë me PD-në, jemi të vendosur që t’i japim jetë një projekti të ri, një demokraci ku të ketë kufizim të pushtetit, institucionet që i kontrollojnë këto persona. Të ketë parlament, jo thjesht paradhomë të kryeministrit.
Ylli Rakipi: Ju folët në emisionin e Bruno Vespës, dolët vetëm për një minutë e gjysmë
Lulzim Basha: Bëra gabim, sepse më thanë se do të më jepeshin 3 minuta e gjysmë, por pastaj nuk e di cfarë ndodhi, u katandis kokoshi një thelë. Ishte një gabim, por ajo ishte një shfaqje. Marrëveshja ishte që do më jepeshin 3 minuta e gjysmë

Skandal! Denoncoi vjedhjen e motorit në komisariat, policia e arreston

Donald Shehu, banor i kryeqytetit, i është drejtuar emisionit “Stop” për të denoncuar atë që i ka ndodhur me Policinë e Shtetit, në Komisariatin Numër 2. Ai tregon se mbrëmjen e 31 Janarit e la motorin në zonën e Komunës së Parisit dhe kur u kthye në orën 01:00 pas mesnate, motorin nuk e gjeti më.
Ai njoftoi policinë dhe u paraqit në Komisariatin Numër 2 për të bërë kallëzim, por aty u përball me akuzën e vjedhjes së motorit të tij dhe u arrestua në flagrancë.
Policia i mori patentën dhe i vuri gjobë. Pas 72 orësh në arrest, materialet iu referuan Prokurorisë, ndërsa në gjykatë mori masën “detyrim paraqitjeje”.
“Unë kam ardhur këtu pranë vendit ku jemi aktualisht, në datën 31 Janar 2019, rreth orës 23:00. E kam lënë motorin këtu. Këtu pranë vendit që ndodhemi, pak metra më tutje, është një qofte që kam qenë me shokët e mi aty. Kemi qëndruar deri rreth orës 12:10 dhe jemi larguar në drejtim të Komunës së Parisit. Kemi marrë makinën e një shokut tim dhe kemi bërë xhiro me makinë. Rreth orës 01:00 të natës kam mbërritur këtu në vendin ku ndodhej motori dhe çuditërisht motori nuk ndodhej këtu. Telefonova 112-n, më thanë duhet të paraqitesh pranë Komisariatit Numër 2”, tregon denoncuesi.
Por çfarë ndodhi mbrëmjen e 1 Shkurtit 2019 në orët e para të mëngjesit, kur Donaldi iu drejtua Komisariatit numër 2 të Policisë së Shtetit?

“Paraqitem pranë Komisariatit Numër 2 me dy shokët e mi me të cilët ishim bashkë gjatë gjithë kohës. Aty oficerët e patrullës Shqiponja, më kanë kërkuar të ngrej këmbën e majtë deri tek gjuri. Deri tek gjuri kanë kontrolluar me dritë dhe më kanë thënë që ti ke qenë në motor, o ne lemë punën, o ti do të shkosh në burg. Në Komisariati Numër 2 jam drejtuar për të kallëzuar vjedhjen e motorit. Policia parashkruante në raport shërbimin e saj, se ka qenë Donald Shehu në motor, duke drejtuar motorin e tij. Dhe vjen Policia Rrugore, më merr patentën dhe më vendos që duhet të paraqitesh para komisionit. Më kanë mbajtur 72 orë brenda dhe me masën e sigurisë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me detyrim paraqitjen 2 herë në muaj. Policia më akuzon për kundërshtim dhe ikje të forcave të policisë dhe kallëzim i rremë”.
Megjithatë kamerat e sigurisë tregojnë qartë të gjithë episodin në fjalë. Në do shihet personi që vjedh motorin e Donaldit dhe largohet me shpejtësi. Pamjet, e siguruara nga vetë denoncuesi, tregojnë qartë që motorin ia vodhi dikush tjetër e se i riu nuk mund të ishte autor i vjedhjes së mjetit të tij. /tvklan.al

Lubonja “godet” Ramën për dalejn në RAI: Anomali shqiptare, më i shëmtuar ishte edhe qëndrimi i Igli Tares

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” përmes lidhjes direkte nga Italia, analisti Fatos Lubonja ka komentuar daljen e kryeministrit Edi Rama në Rai Uno në emisionin “Porta a Porta”.
Sipas tij, vajtja e Ramës në Itali për propagandë është anomali shqiptare duke theksuar se, nuk ka asnjë kryeministër në Ballkan apo më gjerë që të bëjnë të njëjtën gjë.
Lubonja nuk kurseu as gazetarin italian Bruno Vespa, moderatorin e emisionit në fjalë.
“Është një anomali shqiptare. Nuk ka kryeministër në botë të shkojë dhe të bëjë propagandë të vendit të vet diku. Keni parë ju kryeministër të Ballkanit, Gjukanoviç apo të tjerët rreth e rrotull të shkojnë e të thonë shikoni sa mirë është atje. E para kjo.
E dyta, në qoftë se është fjala për të krijuar një njohje të problemit shqiptar nga mediat italiane, praktikat janë që shkojnë të dërguarit dhe bëjnë kronika, intervistojnë njerëz, pyesni opozitën, të pavarur etj. Kurse këtu shkon kryeministri të rregullojë imazhin.
E treta, që është e bezdisshme që ne shqiptarët akoma bëjmë politika t’u mbushim mendjen të huajve se kush është i miri apo i keqi. Akoma sillemi si protektorat dhe nuk ndërtojmë politikanë që kanë mbështetjen e vendit të tyre”, u shpreh ndër të tjera analisti Fatos Lubonja.

Lubonja e konsideroi si skandal emisionin e Bruno Vespës me Ramën, pasi ai kishte marrë 3 persona në studio që mbështesnin Ramën.
“I fundit është skandali i gazetarit Bruno Vespa që edhe gazetarët më të këqij në Shqipëri mund të mburren. Mori kryeministrin këtej dhe mori tre njerëz që mbështesin kryeministrin. Nuk bën vaki. Më e shëmtuar ishte edhe qëndrimi i tyre. Siç ishte Igli Tare që tha se, u dogj një gomë edhe u prish imazhi i Shqipërisë. Është një gjë e mjerueshme. Po jemi prapë në kontekstin që fola është i legjimituar se ai është i majtë dhe gjithë imazhin e tij e ka bërë me propagandë. Nuk po flas për Bruno Vespën se ai është një nga gazetarët më të papëlqyer në Itali. Kjo është pjesë e pragmatizmit tonë. Ne duhet të bëhemi shpëtimtar të vetvetes”, tha ndër të tjera Fatos Lubonja.

Lufta e Shteteve të Bashkuara kundër Huawei

Një prej instrumentave për të penguar Huawei ka qenë sigurisht e drejta ekstraterritoriale e vënë në funksionim në vitin 1977 nga Shtetet e Bashkuara me Foreign Corrupt Practice Act (FCPA). Ai u mundëson autoriteteve amerikane dhe kryesisht Departamentit të Drejtësisë që të ndjekin në nivel global krimet që normalisht, për të qenë të dënueshëm duhet të kryhen nga shtetas amerikanë apo në territorin e Shteteve të Bashkuara. FCPA-ja është zgjeruar me një seri ligjesh për të ndaluar tregtinë me vende të nënshtruara embargos. Megjithatë, sipas këtij koncepti ekstraterritorial, nëqoftëse një transaksion bëhet në dollarë apo përfshin një teknologji amerikane, një liçencë, një mbështetje për telekomunikacionet, një server informatik amerikan, zbatohet ligji amerikan. Për pasojë, çdo fakt i lidhur është i ndëshkueshëm nëqoftëse është gabuar sipas ligjit amerikan dhe kjo pavarësisht nga vendi i ekzekutimit të transaksionit apo nga konteksti politik. Në fakt, Departamenti i Drejtësisë ka resurse të mëdha bilanci dhe një pushtet të jashtëzakonshëm saksionimi me gjobë. Në dritën e asaj që ka ndodhur në 10 vitet e fundit, janë ngritur disa zëra për të pohuar se Shtetet e Bashkuara e përdorin sistemin e tyre ligjor dhe gjyqësor për të praktikuar një lloj nacionalizmi dhe/ose proteksionizmi ekonomik me miratimin e heshtur të Cato Institute dhe të Heritage Foundation.
Sipas Bloomberg, Apple nuk do të ishte në gjendje të hidhte në treg një celular kompatibël me teknologjinë 5G përpara vitit 2020, duke ia lënë fushën hapur konkurrencës, ndërsa Huawei njofton se do të jetë i pari që do ta përdorë 5G më 2019. Veç kësaj, sipas disa financierëve, teknologjia 5G duket se është posti i vërtetë i lojës në rastin e Meng Wanzhou. Argumenti i 5G është vërtet shumë i ndjeshëm si ekonomikisht, ashtu edhe teknologjikisht, pasi do të shumëfishojë rreziqet kibernetike. Me detyrimin për kompanitë kineze që të marrin pjesë në përpjekjet e inteligjencës të vendit, të lidhura me të kaluarën e ish inxhinierit të ushtrisë kineze, bëhet e vështirë që të besohet në qëllimin e mirë të Huaëei. Pikërisht për këtë, disa prej agjencive kryesore të inteligjencës kanë realizuar një monitorim të kujdesshëm të aktiviteteve të Huawei.
Fives Eyes është një organizatë koordinimi e 5 agjencive shtetërore të inteligjencës: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re. I krijuar në kontekstin e Luftës së Dytë Botërore, qëllimi kryesor i kësaj organizate gjatë Luftës së Ftohtë qe ai i krijimit të një fronti kompakt dhe kohez inteligjence kundër bllokut komunist lindor. Ky entitet është ende aktiv.

Arrestimi i Meng Wanzhou ishte parashikuar për korrikun e 2018, periudhë gjatë se cilës përfaqësuesit e organizatave të inteligjencës të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re qenë mbledhur në Canberra. Veç kësaj, Gina Haspel, Drejtore e CIA-s, e ka shpjeguar dhe e ka udhëhequr fushatën kundër Kinës nga brenda Five Eyes. Kështu, nuk është rastësi që pajisjet Huawei janë ndaluar edhe nga aleatë të tjerë strategjikë. Në fakt, objektivi i tyre mbetet jo vetëm ai i ruajtjes së vendeve të tyre nga spiunazhi eventual kinez, por edhe ai i frenimit të rritjes së Huawei.
Në fakt, në Britaninë e Madhe, më 5 dhjetor British Telecom (BT), operatori britanik i telekomunikacioneve, njofton se tërheq të gjitha pajisjet Huawei në zemrën e rrjeteve të tij 3G e 4G dhe nënvizon se nuk do t’i blejë për rrjetin 5G. Ky vendim është zyrtarisht i justifikuar nga dëshira e standardizimit të infrastrukturës së tij Telco. Të njëjtën javë, kreu i inteligjencës britanike njofton është e nevojshme mbajtja e një debati lidhur me varësinë e vendit nga teknologjitë 5G ndaj Kinës.
Në Shtetet e Bashkuara, pasi ia kanë kufizuar tregun kompanisë Huawei në janar të 2018 për motive afërsie me shërbimet kineze të inteligjencës, qeveria u ka kërkuar edhe operatorëve të telekomunikacionit që të përjashtojnë Huaëei nga territori amerikan në raport me 5G. Qysh në vitin 2007, Shtetet e Bashkuara ju kundërvunë blerjes së prodhuesit të pajisjeve të rrjetit 3Com nga ana e Huawei dhe BainCapital për arsye të sigurisë kombëtare. Në Zelandë të Re dhe Australi, Huawei është përjashtuar nga tregu i telekomunikacioneve për teknologjinë 5G (Japonia ka ndjekur të njëjtin model). Për sa i përket Kanadasë, që ndodhet në qendër të konflikteve gjyqësore lidhur me rastin Meng Wanzhou, Ali Ghorbani, Drejtor i Canadian Cyber Security Institute, ka pohuar se ndoshta do të ishte një vendim i urtë ai i mospërdorimit të teknologjisë Huawei për rrjetet tona.
Në nivel të Bashkimit Europian, nuk është marrë asnjë vendim lidhur me eliminimin e Huawei, edhe pse disa preokupime janë shprehur nga ana e Andrus Ansip, Zëvendëspresident i Komisionit Europian, për sa i përket tregut unik dixhital. Çdo shtet i Bashkimit Europian është lënë i lirë që të marrë një vendim në këtë aspekt dhe, brenda shteteve europiane, duket se ky vendim do t’u lihet operatorëve të mëdhenj të telekomunikacioneve.

Në Francë, pozicioni i marrë nga shteti ka qenë më pak kategorik sesi ai i Shteteve të Bashkuara dhe Huawei mbetet një operator me rëndësi të madhe për vendin. Në fakt, grupi kinez është i pranishëm prej 18 vitesh dhe sapo ka hapur qendrën e tij të pestë të kërkimit dhe zhvillimit në Grenoble. Megjithatë, qeveria franceze është shumë vigjilente përballë këtij qëndrimi agresiv dhe sidomos lidhur me temën e 5G, përdorimi efektiv i të cilës nuk do të bëhej përpara 2025. Ky mbetet një argument shumë delikat që ndikon mbi sigurinë kombëtare. Megjithatë, për të kundërshtuar survejimin diskret të Huawei, kryhet një kundërsurvejim në mënyrë konfidenciale me dispozitivin Cerbère nga viti 2015, por është intensifikuar më 2018 nën egjidën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Elizeut në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe me 6 ministri të tjera. Prandaj, midis negociatash dhe survejimesh diskrete, qeveria ka përcaktuar zonat në të cilat Huawei mund të lëvizë dhe në të cilat jo. Kështu që nuk ka asnjë kundërshtim të drejtpërdrejtë ndaj Huawei, por më shumë një vullnet për të ndërhyrë në mënyrë selective dhe kapilare. Në Gjermani, qeveria refuzon që t’u cedojë presioneve amerikane, por operatori Deutsche Telecom merr një pozicion të ngjashëm me atë francez dhe nuk ka ndërmend që t’ia besojë Huawei rrjetin e tij të 5G për motive sigurie.
Duke u kthyer në vendimet e marra nga Shtetet e Bashkuara, amerikanët po e bllokojnë Huawei ekskluzivisht për proteksionizmin e telekomunikacioneve dhe të ekonomisë së tregut të të dhënave, proteksionizëm që është manifestuar prej shumë vitesh. Sigurisht me arsye duke parë që Huawei më 2018 do të tejkalojë 100 miliard dollarë të ardhura dhe kompania kineze parashikon që do të arrijë në 150 miliard për 2020. Nga ana tjetër, duke filluar qysh nga 2018, Shtetet e Bashkuara vendosën që të ndërmarrin një luftë informacioni për të fituar luftën ekonomike me Kinën. Pikënisja e kësaj beteje informative me sa duket ka lidhje me faktin që Kina ka shkelur embargo ekonomike e vendosur nga Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit.
Nga ana tjetër, Kina synon të kundërshtojë hegjemoninë amerikane edhe në zonat kyçe e strategjike dhe infrastruktura e telekomunikacioneve është njëra prej tyre. Karshi një vendi të dehur me liberalizëm dhe që sheh vetëm kapitalizmin si model ekonomik, modeli Huawei përfaqëson një rrezik: është në pronësi të punonjësve të tij dhe nuk i drejtohet kapitalit të jashtëm për financimin e tij. Është ngushtësisht i lidhur me Partinë Komuniste Kineze. Me paqen e mirë të teoricienëve të liberizmit, ka arritur në mënyrë të mahnitshme të pushtojë tregun botëror dhe të bëhet një actor kyç në fushën e telekomunikacioneve deri në pikën sa të kërcënojë Apple. Në këtë pikë, ia vlen që të ngrihet pikëpyetja nëse përshpejtimi gjyqësor i dëshiruar nga Shtetet e Bashkuara është apo jo i lidhur edhe me nevojën për të ruajtur interesat e kompanisë kryesore të tyre Apple.
(nga Geopoliticus)

Përgatiti
ARMIN TIRANA