30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Abuzimet miliona euro të ministres së Ramës në 22 tendera

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka shkelur procedurat e prokurimeve gjatë kohës që ka qenë drejtuesja e Albcontrol. Nga një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka rezultuar se në të 22 tenderat ku u ushtrua kontroll është shkelur barazia, duke i ndryshuar termat e referencës gjatë nënshkrimit të kontratës.
Procedurat e tenderave në Albcontrol gjatë kohës kur institucioni drejtohej prej ministres Belinda Balluku janë zhvilluar në mungesë të konkurrencës, madje dhe janë konstatuar mungesë të specifikimeve teknike.
Ky konkluzion ka dalë në auditimin e bërë prej Kontrollit të Lartë të Shtetit, të realizuar në vitet 2016 -2018 dhe të publikuar në fillim të këtij viti. Raporton Ora neës.
Shkeljet janë vërejtur në të 22 rastet e zgjedhura për hetim.
Në raport thuhet se 11 proçedura prokurimesh janë zhvilluar në mungesë të plotë të konkurrencës dhe kontratat e nënshkruara nuk kanë respektuar barazinë mes operatorëve ekonomikë. në 5 procedura prokurimi, në hartimin e dokumenteve të tenderit, nuk janë dhënë argumentime mbi vendosjen e çdo kriteri të veçantë për kualifikim,veprim ky që bie në kundërshtim me “Rregullat e Prokurimit Publik”.

Ndërkohë në 5 tendera të tjerë janë konstatuar se kanë munguar plotësisht specifikimet teknike.
Pas këtyre Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar që në këtë institucion, i cili drejtohej nga ministrja Balluku, të rritet eficensa në shpenzimet publike, duke zhvilluar procedura prokurimi në përmbushje të kritereve ligjore, kapaciteteve ekonomike, financiare dhe profesionale, në përzgjedhjen e ofertës më të mirë ekonomike, duke siguruar që Autoriteti Kontraktor të pranojë oferta të cilat janë të pakushtëzuara.
Autoriteti Kontraktor, thuhet në raport, duhet të hartojë kërkesa të veçanta për kualifikim, që të sigurojë konkurrencën e nevojshme si një nga parimet bazë të prokurimit në blerjen e mallrave, shërbimeve dhe punëve civile, për të arritur rezultate të dëshirueshme në efektivitetin e përdorimit të fondeve, sigurimin e integritetit, besimit publik dhe transparencës në procedurat e prokurimit publik.

Vasili: Pa Ramën, Shqipëria me një budalla më pak

Kreyeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per autoritetet e drejtimit dhe komandimit ne Forca e Armatosura te Shqiperise./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësonte LSI-në si mishëruese të shit-blerjeve të votave në Shqipëri, ka mbërritur edhe reagimi i nënkryetarit të kësaj force politike, Petrit Vasili.
Sipas tij, pa Edi Rama do të kishte një budalla më pak
Postimi i Vasilit
Pa Edi Ramen Shqiperia do te kishte
nje budalla me pak,
nje frikacak me pak,
nje te semure nga hajdutlleku me pak,
nje shkollepak me pak,
nje gore me pak
dhe me kryesorja:
nje SOJZËZ me pak.
“Po të mos ishte LSI nuk do të kishte shitblerje të serioze të votës në Shqipëri. E dinë të gjithë dhe luanët dhe bibat në Tiranë. Akuzojnë e shajnë me libër shtëpi, por harrojnë atë që kanë harruar gjithnjë, që shqiptarët nuk janë budallenj, dhe kush i ka marrë për të tillë e kanë pësuar keq”, deklaroi Rama më herët.

Intelektualët e Korçës kundër ndërtimit të TEC-it, letër Ramës

Një grup intelektualësh në qytetin e Korçës i kanë nisur një letër kryeministrit Edi Rama ku shprehin mosdakordësinë e tyre me planin për ndërtimin e një TEC-i në qytetin juglindor.
Një projekt i firmosur nga kryeministri Edi Rama me datë 14.02.2018 dhe që është prezantuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me datë 29.03.2018, ku bëhet fjalë për një termocentral me kapacitet 480.9 MW.
Në letrën e tyre, intelektualët argumentojnë edhe qëndrimin e tyre kundër TEC-it:
“Emetimi i gazit karbonik CO2, do të rritet 15 herë krahasuar me ndotjen që vjen nga djegia e druve të zjarrit. Këto të fundit përdoren mesatarisht 4000 orë në vit, kurse TEC-i do të punojë 8000 orë në vit.
Nga djegia e druve të zjarrit emetohet afro 150 000 – 300 000 m3 CO2, m3 në 24 orë për të gjithë rajonin e Korçës në një periudhë 5-6 mujore, kurse nga aktiviteti i TEC-it do të çfirohen 2 100 000 m3 CO2 ne 24 orë dhe me kohë zgjatje 11 muaj. Procesi i djegies së lendës së parë per TEC-in do të jetë gazi natyror i fumizuar nga gazsjellësi që kalon në rajonin tonë.
Nuk jepen në raport specifikimct e përberjes së këtij gazi, por nga vlerësimet tona rezulton se ky gaz është i cilësisë së ulët krahasuar me gaz-sjellësat e tjerë. Sasia e madhe prej 700 milion m3 gazi në vit kur digjet krahas CO2, çlirohen dhe një sërë komponimesh të tjera si oksidet e azotit NO gazi sulfuror SO2, monoksidi i karbonit CO, dhe lëndë të ngurta pezull shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe për ekosistemin. (kur edhe sot këto elemente në qytetin tonë janë më të rriturat në Republikë) Normat e miratuara nga OBSH sipas disa llogaritjeve te bëra nga ana jonë do të jenë në nivelin e pranuar pas një rezeje prej 8,3 km dhe kur lartësia e oxhakut do te jetë mbi 120 metra.

Ndërkohë largësia nga qendra e qyrtetit rezulton 2,8 km dhe për më tepër lartësia e oxhakut eshte 22 m. Lidhja e TEC-it me nën stacionin e Zëmblakut është projektuar të kryhet me dy linja paralele të tensionit të lartë 400 kv, në një gjatësi prej 11,2 km. Sipërfaqja e tokës poshtë kësaj linje me gjërësi 250 m për anë, është e kontaminuar nga fusha elektro magnetike (EMP) dhe çlirimi i ozonit nga efekti i kurorës që janë të dëmshme për gjallesat, bimët dhc njerëzit që kanë veprimtari afër kësaj linje pra e pashfrytëzueshme.
Çpronësimi i 90 hektarëve tokë humusore të sistemuar dhe drenazhuar do të sjellë impakt social- ekonomik në jetën e fshatarëve, duke ulur nivelin e jetesës se tyre. TEC-i i parashikuar nuk do të jetë për përdorim të brendshëm se nevojë të tillë Shqipëria sot për sot nuk ka. Ai është kryesisht për eksport.
Deri sa ERE nuk prononcohet na përforcon qëllimin e ndërtimit të këtij objekti. Përsa i takon ngrohjes së qytetit tonë nga ky TEC, pak kush mund ta besojë; Kjo sepse nuk përmendet fare nëse ka një studim të miratuar për këtë punë, por i lihet në dorë Bashkisë për një të ardhme. Nga një studim paraprak qyteti ynë ka nevojë për një fuqi ngrohje prej 15 MË. Imagjinoni të kryhet dhe një herë nga e para çarja e rrugëve të qytetit.
Sipas nënshkruesve të letrës së hapur, specialistët e qytetit të Korçës janë në gjendje të zgjidhin problemin e ngrohjes me kosto më të ulët dhe pa dëmtuar mjedisin.

Qeveria nuk i jep përgjigje Zërit të Amerikës pse po dëbojnë gazetaren britanike

Në Tiranë, një gazetare britanike bëri të ditur se zyrtarët anulluan përtëritjen e lejeve të qëndrimit për shkak të punës së saj si gazetare. Alice Elisabeth Taylor i tha “Zërit të Amerikës” se dyshonte që anullimi i procedurave për leje qëndrimin e saj erdhi befas pas shkrimeve kritike si gazetare.
Zyrtarët pohuan se po e verifikojnë rastin, por ende nuk kanë dhënë detaje.
Gazetarja britanike Alice Elizabeth Taylor thotë se qeveria shqiptare nuk i përtëriti lejen e qëndrimit në Shqipëri për shkak të punës së saj si gazetare. Ajo jeton në Shqipëri prej një viti e gjysmë, u fejua me një djalë vendas dhe pret të lindë një vajzë nga kjo lidhje. Por tani thotë se qeveria i anuloi rinovimin e lejes së qëndrimitpër shkak të punës si gazetare.
“Unë dorëzova gjithë dokumentat sipas procedurës së ligjshme.
Ata më thanë se janë në rregull, se kishin gjithçka që duhej dhe se gjithçka ishte shkëlqyer. Bëra edhe pagesën, që ishte hapi i fundit i procesit. Ata më thanë se gjithçka është OK, dhe se mund të shkoja pas dy javësh të merrja dokumentat. Nuk shoh arsye pse një procedurë standarte me vazhdim të rregullt të prapsohet me një urdhër nga lart pak ditë më pas. Procedura e leje qëndrimit tim u anullua nga një zyrtar më i lartë se ai i zyrës së emigrimit” – tha gazetarja Taylor.
Por çfarë shkroi Alisa Tejlër në shkrimet e saj?
“Unë shkrova për lidhjet korruptive që dolën në përgjimet e publikura nga “Zëri i Amerikës” me telefonata gjatë zgjedhjeve të kaluara.

Shkrova për protestat e opozitës dhe për tenderat e dyshimta, shkrova për dëmtimet e mjedisit, – tha gazetarja Taylor.
Alice thotë se ka raportuar vetëm fakte, jo komente, por pas kësaj ajo dhe familja e saj u goditën me gënjeshtra nga disa portale që mbështesin qeverinë. Kjo përkoi me kohën kur aplikoi për të përtëritur lejen e qëndrimit. Nuk ishte aspak e lehtë të shkonte nëpër zyra, sepse është shtatzanë dhe për 3 muaj ishte shumë sëmurë. Por zyrtarët i thanë se nuk kishte problem, se mjaftonte një certifikatë mjekësore.
“Kam zgjedhur të jetoj këtu, kam familjen dhe fëmijën tim këtu. Kam bërë qindra shkrime pozitive ër Shqipërinë, por kam po ashtu të drejtën të kritikoj; unë kritikoj sepse dua më të mirën për vajzën time, familjen dhe miqtë e mi dhe nuk mendoj se problemet mund të zgjidhen duke i lënë ato mënjanë – tha gazetarja Taylor.
Alice ka bërë shumë shkrime për të promovuar Shqipërinë dhe turizmin këtu. Ajo organizon komunitetet e banorëve të pastrojnë zonat turistike dhe bashkë me ta ka hequr tonelata plehra nga plazhet. Por këtyre detyrave qytetare, ajo thotë se e ndjen detyrë si gazetare që të shkruajë për gjërat që nuk janë të padrejta, si kanioni i Holtës dhe hidrocentrale të tjera që po dëmtojnë lumenjtë.
Ajo qëndron tani në Shqipëri në mënyrë të paligjshme dhe duhet të largohet, për t’ia nisur gjithë aplikimeve nga fillimi në zyrën e emigracionit.
Një raport mjekësor thotë se Alice nuk mund të udhëtojë për shkak të ndërlikimeve të shtatzanisë.
Ndërkohë që gazetarja Alis është në pritje të dokumentave nga zyrat shtetërore, edhe “Zëri i Amerikës” u interesua për të pranë autoriteteve. Zyrtarë të ngarkuar për marrëdhëniet me shtypin pranë policisë dhe pranë ministrisë së punëve të brendshme thanë se do të merrnin informacion për këtë rast dhe mund të kishin një reagim sqarues më vonë.

Paloka: Rreth 80% e shqiptarëve duan largimin e Ramës, s’ka më asnjë alternativë tjetër përveç protestave

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar A2, ka folur për aksionin e opozitës, si dhe për deklaratat e faktorit ndërkombëtar dhe mundësinë e një marrëveshje.
“Nëse bëhet fjalë për marrëveshje të tipit të 17 majit nuk mund të ketë. Kushtet tona janë të qarta. Rama nuk mund të ketë më rol në politikën shqiptare. Siç e tha dhe Basha, marrëveshja me Ramën nuk ishte vetëm në dëm të PD, por edhe në dëm të shqiptarëve dhe tashmë një marrëveshje me Ramën është e përjashtuar”, është shprehur Paloka.
Sa i përket faktorit ndërkombëtar dhe qëndrimeve të tyre, nënkryetari i PD-së është shprehur: “Qëndrimi ynë është shpallur tashmë. Sa më shpejt të kuptojnë të gjitha palët se zgjidhja nuk është duke sulmuar opozitën. Topi është në fushën e Ramës dhe vendimet duhet t’i marrë ai. Të tjerët duhet të kuptojnë se veprimet e opozitës janë pasoja të kësaj mazhoranca.
Dalja e kryeministrit Rama në “Porta a Porta” në Rai 1 ku deklaroi se protestat e opozitës po i prishin imazhin vendit, Paloka deklaron se, imazhi i vendit është prishur kur është quajtur “Kolumbia e Europës”.
“Nuk e di pse shkoi në Itali. Por, unë di se ka paguar boll për të bërë atë xhiro. Por unë kam përshtypjen se ka dhënë efektin e kundërt nga ato që thotë Rama.

Imazhi i Shqipërisë është prishuar kur vendi ynë është cilësuar si Kolumbia e Europës, është prishur kur në Parlament futen kriminelë, është prishur kur të gjitha stacionet e huaja transmetuan se si krimi me paratë e drogës ka blerë zgjedhjet. Rama po përpiqet të dalë nga gropa duke gërmuar, por kjo gjë nuk mund të ndodhë. Nëse gërmon, gropën e bën më të thellë”, u shpreh Paloka.
A ka fund kjo rrugë pa marrëveshje? “Ne i kemi provuar deri më sot të gjitha mënyrat. Kërkesa për të ndjekur të njëjtën rrugë në parlament është e gabuar. Historia ka treguar se në momentin e duhur zgjidhjet gjenden. Nuk ka nevojë të bëhen marrëveshje kokë më kokë mes Bashës dhe Ramës. Populli do t’i përcaktojë politikës se si do të jetë kjo marrëveshje që sot ka politika”, tha numri dy i PD-së.
Pyetjes se si mund të shembet sistemi, Paloka iu përgjigj: “Nuk ka më asnjë alternativë tjetër përveç protestave. Janë rreth 80% e shqiptarëve që duan largimin e Ramës dhe sa më parë ta kuptojnë dhe të bashkohen në këtë revoltë, aq më shpejt ikën Rama, në të kundërt situata bëhet më keq. Ky është realiteti”.

Revolta e fermerëve në Korçë, hedhin në mënyrë demonstrative produktet e pashitura

Pas protestave të opozitës para Parlamentit dhe atyre të banorëve të “Unazës së Re” në Tiranë, duket se i gjithë vendin zien nga protestat.
Edhe fermerët e rrethit Korçë janë ngritur në protestë duke bllokuar aksin rrugor Korçë-Kapshticë.
Ata kanë bllokuar rrugën në një protestë pa afat, ku në shenjë revolte kanë hedhur në rrugë prodhimet e pashituara.
Në një kohë kur fermerët ankohen për mosshitje të produkteve të tyre, në tregjet e qyteteve çmimet rriten dita-ditës…
“Fermeret e Devollit ne revolte ndaj narkoqevetitareve, te cilet me kontrabanden e tyre po iu kalbin mijra kujntal molle. Ju lumte fermereve te Devollit! sb”, shkruan Berisha ën në një postim ën Facebook duke publikuar edhe videon.

Fermeret e Devollit ne revolte ndaj narkoqevetitareve, te cilet me kontrabanden e tyre po iu kalbin mijra kujntal molle. Ju lumte fermereve te Devollit! sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 7. März 2019

Dhunimi i mjekut, reagon Berisha: Krim shtetëror, mjekë dhe infermierë të ngrenë fuqishëm zërin e tyre

Mjeku Zef Doda u godit mesditën e sotme nga një 24-vjeçar, brenda ambienteve të spitalit të Lezhës. Mjeku përfundoi në QSUT me thyerje të kockave të fytyrës dhe do t’i nënshtrohet terapisë.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, që e quan këtë sulm primitive.
Ai i bën thirrje bluzave të bardha që të ngrenë zërin kundër qeverisë.
Postimi i Berishës
Nje krim tjeter i shemtuar shteteror goditja ne detyre e mjekut Z.D. ne Lezhe!
Te dashur miq, sot nje dore kriminale kreu krimin shteteror te radhes, goditjen ne detyre dhe per shkak te detyres te mjekut Z.D., duke i shkaktuar plage te renda ne fytyre. Pas ketij akti te shemtuar kriminal qe eshte bere i perjavshem ne Shqiperi, autori si dhe ne rastet e tjera u largua pa i hyre ferra ne kembe.
Duke shprehur solidaritetin tim me te madh ndaj mjekut Z.D. viktime e nje sulmi primitiv dhe uruar atij sherim te shpejte, denoj me forcen me te madhe kete akt tejet te rende, kete krim shteteror ndaj nje mjeku ne detyre dhe iu bej thirrje mjekeve dhe infermiereve te vendit te organizohen dhe te ngrene fuqishem zerin e tyre te protestes kunder regjimit kakistokratik te dhunuesve dhe banditeve te lidhur dhe mbeshtetur nga narkoshteti aktual i kreut te meduzes Edvin Kristaq Rama! sb

Drejtuesi i programit për Europën në IRA: Basha, hap të rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri

PD zhvilloi këto dy ditë konsultime me Institutin Republikan Amerikan, i cili po ndihmon forcën më të madhe të opozitës të zbatojë shumë shpejt parimin e zgjedhjes së kandidatëve me përfshirjen e anëtarësisë e partisë.
Vendosja për herë të parë e këtij modeli dhe standardi perëndimor është përshëndetur nga drejtuesi i programit për Europën në Institutin Republikan Amerikan, Thibault Muzergues.
“Gjithmonë kënaqësi takimi me kreun e opozitës Lulzim Basha, i cili ka ndërmarrë një përpjekje të madhe për modernizimin dhe demokratizimin e partisë së tij, sidomos, nëpërmjet organizimit të primarëve me anëtarësinë për kandidatët për zgjedhjet e ardhshme.
Përtëritja e strukturave të partisë, një hap i rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri”, shkruan Thibault Muzergues.
Lideri i opozitës, Lulzim Basha, u shpreh një ditë më parë se modeli i primareve, që PD do të zbatojë për herë të parë në Shqipëri, do të bëjë të mundur evidentimin e kandidatëve më të mirë, që sjell përfaqësimin e vërtetë të njerëzve të thjeshtë dhe interesave të tyre në parlament.

Minatorët e Fushë Arrësit në protestë: Firma e qeverisë na la 6 muaj pa rroga, ka garancinë e Taulant Ballës

Minatorët e Munellës në Pukë kanë dalë në protestë pasi sipas tyre, prej 6 muajsh nuk kanë marrë rrogat dhe për këtë ata fajësojnë kompaninë
Një minator i kësaj miniere e ka denoncuar rastin tek ish-kryeministri, Sali Berisha i cili e ka publikuar mesazhin e tij në rrjetet sociale përkrah të cilit shkruan: “Minatorët e Fushë Arrësit në protestë.
Ata u mashtruan nga firma e qeverisë dhe janë lënë muaj të tërë pa rroga”.
Sipas minatorit, ata janë mashtruar nga kompania “RT Minerals” që, sipas tyre ka garancinë e Taulant Ballës. “Punëtorët e kësaj miniere janë prej një muaji në protestë dhe askush nuk po ju jep zgjidhje”, shkruan minatori.
Statusi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Minatoret e Fushe Arresit ne proteste.
Ata u mashtruan nga firma e qeverise dhe jane lene muaj te tere pa rroga.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e minatorit dixhital. sb
Prsh doktor Berisha.
Une qe po ju shkruaj jam nje minator nga puka.
Ne minieren e munelles puke dhe fabrikes e pasurimit bakrrit ne fush arres punonin 300 puntore deri ne vitin 2016,te cilet u hodhen ne rruge nga kjo qeveri.
Ne vitit 2018 nje kompani nga Elbasani “RT Minerals”e mbeshtetur nga Taulant Balla filloi pune.Garancine ja dha Taulanti pasi nuk paguan taksa ne shtet as bashki dhe as rrogat e puntorve.
Puntoret kan 6 muaj pa marre rrogat asnje zgjidhje nga askush.
Kemi me muaj qe jemi ne protest.
Ky shtet zdo tia die qe ekzistojne kund puntore pasi zhfrytzohen nga Taulant Balla i fshehur pas kompanise.”RT Minerals”

Minatoret e Fushe Arresit ne proteste.Ata u mashtruan nga firma e qeverise dhe jane lene muaj te tere pa rroga.Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e minatorit dixhital. sbPrsh doktor Berisha.Une qe po ju shkruaj jam nje minator nga puka.Ne minieren e munelles puke dhe fabrikes e pasurimit bakrrit ne fush arres punonin 300 puntore deri ne vitin 2016,te cilet u hodhen ne rruge nga kjo qeveri.Ne vitit 2018 nje kompani nga Elbasani “RT Minerals”e mbeshtetur nga Taulant Balla filloi pune.Garancine ja dha Taulanti pasi nuk paguan taksa ne shtet as bashki dhe as rrogat e puntorve.Puntoret kan 6 muaj pa marre rrogat asnje zgjidhje nga askush.Kemi me muaj qe jemi ne protest.Ky shtet zdo tia die qe ekzistojne kund puntore pasi zhfrytzohen nga Taulant Balla i fshehur pas kompanise.”RT Minerals”

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 7. März 2019

Rama kërkon dialog përmes kryehajdutit Taulant Balla

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka marrë pjesë sot në protestën e banorëve të “Unazës së Re”. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se, kryeministri Rama kërkon dialog me opozitën përmes Taulant Ballës, që sipas tij është kryehajduti i Rilinjdes.
Braimllari shtoi se, kreu i Grupit Parlamentar socialist para se të kërkojë dialog me opozitën duhet të vijë e të kërkojë dialog me banorët e “Unazës së Re”.
“Edi Rama sot nxori Taulant Ballën qe gjoja bënte thirrje për dialog. Po si mund të dialogohet me Taulant Ballën, i cili është kryehajduti i Rilindjes, i cili është personi që fiton në dëm të banorëve të Unazës së Re, që fiton tenderë publikë nëpërmjet krimit të organizuar, që emëron drejtues në administratën publike ne kundërshtim me ligjin. Kjo është fytyra e vërtetë e Rilindjes. Ndaj përpara se të kërkojnë dialog, Taulant Balla duhet të vijë këtu tu kërkojë falje banorëve të Unazës së Re, duhet të vijë të dialogojë me ta. Por nuk vjen, sepse ka frikë nga e vërteta, e cila e nxjerr zbuluar atë dhe qeverinë e tij. Ndaj ne jemi më të vendosur se kurrë për të shkuar me një zgjidhje për një qeveri transitore e cila krijon mundësinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme në këtë vend dhe hap rrugën për në Bashkimin Evropian. Nuk ka asnjë bashkëpunim me drejtuesit e krimit të organizuar, me hajdutët e Rilindjes. Bashkëpunimi është me qytetarët dhe banorët e Unazës së Re dhe me të gjithë shqiptarët. Sepse djegia e mandateve ishte një kërkesë e qytetarëve dhe ne sot jemi njësh me banorët e Unazës së Re dhe me gjithë qytetarët e Shqipërisë që e kanë dërguar në minorancë qeverinë e hajdutërisë së Edi Ramës”, u shpreh Braimllari.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI ftoi qytetarët në një protestë masive më 16 mars.
“Ndaj ju bëj thirrje që të bëhemi më shumë, të bëhemi bashkë, të ftojmë të gjithë miqtë tanë kudo që i kemi që më 16 mars të jenë të gjithë përpara Kryeministrisë sepse 16 marsi është fundi i hajdutërisë së Edi Ramës, Taulant Ballës, Damian Gjiknurit dhe gjithë hienave të tij që po i pinë gjakun Shqipërisë”, ishte apeli i Braimllarit.