35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Sot dita e mësuesit, Berisha: Paguhen 12% më pak se 6 vite më parë

Ish-Kryeministri Berisha ka përshëndetur mësuesit për ditën e 7 Marsit, ndërsa ka kujtuar problematikën e arsimtarëve, të cilët sot paguhen 12% më pas se 6 vite më parë, ndrësa buxheti për arsimin është përgjysmuar dhe janë mbyllur 220 shkolla.
Postimi i plotë i Berishës
Miq, sot eshte nje rast per t’u perkulur me nderimin me te veçante dhe shprehur mirenjohjen e pakufishme ndaj mesueseve dhe mesuesve tane, ketyre misionareve te dijes, edukates dhe qyteterimit. Le t’ju urojme ne atyre suksese gjithnje dhe me te medha ne misionin e tyre fisnik.
Por sot eshte nje rast per te denoncuar qendrimin shkaterrues, çnjerezor te Edvinit dhe narkoshtetit te regjimit te tij kakistokratik ndaj mesuesve, nxenesve, shkolles dhe sistemit arsimor.
Sot mesuesit jane te braktisurit e narkoshtetit. Ata marrin si rroge mujore 12% me pak se 6 vite me pare, nuk ju paguhet transporti dhe mesuesit e vertet jane zevendesuar nga miltante te partise se krimit.
Me dramatike eshte gjendja e nxenesve te shkollave tona. Narkoshteti u ofron sot femijeve te Shqiperise si ushqim te premtuar helmet qe shkaterrojne shendetin dhe jeten e tyre, kokainen, heroinen, kanabisin, perdhunimet dhe prostitucionin e mbuluar nga shteti.
Kurse shkollat dhe sistemi arsimor ecin drejt shkaterrimit te vertet, buxheti per arsimin ne keto 6 vite u pergjysmua dhe vidhet e shperdorohet masivisht nga narkozyrtaret. Vetem kete vit jane mbyllur 220 shkolla filore dhe 9 vjeçare. Gjendja katastrofale e arsimit ne Shqiperi eshte nje sirene tjeter alarmi thirrje per çdo mesues, nxenes, prind dhe qytetar te ketij vendi per te shporrur nje dite e me pare narkoshtetin e Edvin Kristaq Rames dhe regjimin e tij te kakistokracise! sb

Terror në një shkollë në Dibër, masakrohen nxënësit pse protestuan (Foto)

Nxënësit e shkollës së mesme “Said Najdeni” në Dibër, janë dhunuar verbalisht dhe janë kërcënuar teksa kanë protestuar kundër transferimit të paligjshëm të mësueses së tyre Fatbardha Miftari. Roja i shkollës me urdhër të Drejtorisë, ka tentuar të godasë nxënësit.
Me urdhër të qartë politik, si kërcënim për t’u bërë pjesë e PS, mësuesja e shkollës detyrohet, pa dëshirën e saj të japë mësim në fshatin Mustafë në Arrëz e të bëjë çdo ditë 5 orë udhëtim vajtje-ardhje. Për shkak të protestës, prindërit e nxënësve dhe mësuesit që i kanë mbështetur, janë kërcënuar me heqje nga puna.
“Edhe përse kërcënimet kanë qenë nga më të tmerrshmet për ju, për prindërit tuaj për heqje nga puna, për mësues që u janë dhënë vërejtje se ju keni dalë këtu për lirinë e fjalës. Ecni rrugën e drejtësisë”, tha mësuesja Fatbardha Miftari.
“Gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur shumë kërcënime me telefonata për heqjen e prindërve nga puna, apo kërcënime nga më të ndryshmet. Ne nuk do të ndalemi. Edhe përse ka kërcënime, ne do ta ccojmë këtë punë deri në fund”, tha një nga nxënësit protestues.

Tabaku tregon shifrat dramatike: 28 mijë nxënës më pak se një vit më parë, 1 në 3 të rinj i papunë

Jorida Tabaku ka shpalosur shifrat dramatike me të cilat po përballen sot shkollimi dhe problematikën e madh tek të rinjtë ku një në tre të rinj është i papunë.
Postimi i plotë Jorida Tabakut
Shqipëria e vitit 2019 fatkeqësisht është më keq se ajo e vitit 2014. Një buxhet gjithnjë e më qesharak që i akordohet arsimit, përherë e më pak të rinj që frekuentojnë klasat dhe auditorët (25 mijë nxënës më pak në 2018 se vitin paraardhës), më shumë shkolla që mbyllen, 1 në 3 të rinj pa punë e çdo vit më shumë shkolla që mbyllen.
Në shtator të 2018 isha në zonën e Zallbastarit ku pashë se si qeveria kishte katandisur mbi dy fshatra në një shkollë pa asnjë kusht minimal studimi. Megjithëse ministria e arsimit apo kryetari bojaxhi i bashkisë pretendojnë të kundërtën.
Të rinj që i largohen vendit tonë pasi këtu nuk gjejnë as arsimin dhe as shpresën për të krijuar të ardhmen e tyre. Mësues që mbijetojnë me rrogat qesharake të një mazhorance që më parë mendon si të rrisë buxhetin për koncesionet dhe tenderat se sa pagat për mësuesit dhe mjekët. Shqipëria socialiste është ajo ku padija rron dhe subvenciohet nga qeveria ndërsa dija përbuzet dhe nëpërkëmbet.
E kush tiran e desh aq fort dijen sa ta stimulonte atë?
Ps. Foto e shkollës së Zallbastarit, arsimi europian sipas qeverisë!

Ushqimet që qetësojnë dhimbjet e stomakut

Keni probleme me stomak të trazuar dhe keni ndjenjën që çdo gjë që e hani nuk ju “fle” në stomak? Provoni me disa ushqime të shëndetshme, të cilat me siguri do t’jua qetësojnë problemet me stomak.
Problemet e tretjes të cilat përfshijnë fryrjen, diarrenë, gazrat dhe dhimbjet e barkut madje gjashtë herë më shumë ndikojnë tek femrat se tek meshkuj.
Përpiquni t’i zgjidhni problemet e stomakut duke e përjashtuar ushqimin që i shkakton ato dhe duke e zëvendësuar atë me ushqim të mirë për të gjithë organizmin tuaj.
Papaja – është përdorur tradicionalisht për trajtimin e ulcerave gastrike, nervozizmit të stomakut dhe diarresë. Papaja përmban papainë, një enzimë natyrore e cila ndihmon tretjen e ushqimit i cili vështirë tretet në stomak.
Bollguri – është një burim i pasur me fibra të tretshme dhe të patretshme. Për shëndet të mirë të traktit të tretjes, ne kemi nevojë për të dy lloje të këtyre fibrave. Përveç kësaj, bollguri ul kolesterinën.
Avokado – përveç se është shumë e pasur me kalium, fibra dhe vajra të cilat janë të mira për shëndetin e stomakut dhe zemrës, ndihmon që zorrët tona të funksionojnë më mirë dhe prandaj gjithmonë duhet ta përfshini në ushqimet me të cilat keni vështirësi gjatë tretjes.
Mollët – Përveç se përmbajnë fibra të shëndetshme, ato kanë sasi të konsiderueshme të pektinës dhe enzimave të tjera të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimeve të caktuara. Nëse keni stomak shumë të ndjeshëm, përpara se t’i hani, mollët piqni dhe shmangni në formë të papërpunuar.
Kanella – është e njohur si një nga ilaçet më të mira natyrore për diarre dhe nauze të mëngjesit. Ajo është gjithashtu shumë efektive për të thyer flluskat e gazrave. Mos e kufizoni përdorimin e kanellës vetëm në ushqimet e njelmëta, lirisht shtoni edhe mishit të pulës pak kanellë.
Kopra – është ilaç natyral për gazra, gjë që është një nga arsyet kryesore se pse shërbehet në restorante indiane. Vetëm gjysmë luge e vogël me fara kopre është e mjaftueshme që ta shmangni këtë fenomen të pakëndshëm.

Kafshët shtëpiake mbrojnë foshnjat nga infeksionet

Macet po ashtu u ofrojnë mbrojtje të veçantë foshnjave, edhe pse efekti i tyre tek imunitetit është më i dobët se i qenve.
Foshnjat të cilat kanë kontakt me qentë më rrallë vuajnë nga infeksionet e veshit dhe rrugëve të frymëmarrjes se sa foshnjat të cilat jetojnë në shtëpi pa kafshë shtëpiake, konkludohet në studimin amerikan të publikuar në revistën “Pediatrics”.
Studimi nuk shpjegon pse, por sugjeron që jeta në kontakt me qenin, i cili kalon pjesën më të vogël të ditës jashtë shtëpisë mund të forcojë sistemin e imunitetit të fëmijës në vitin e parë të jetës.
Macet po ashtu u ofrojnë mbrojtje të caktuar foshnjave, edhe pse efekti i tyre i imunitetit është më i dobët se i qenve.
Studimi bazohet në 397 fëmijë finlandezë, prindërit e të cilëve kanë shkruar çdo ditë në ditar gjendjen shëndetësore të fëmijëve të tyre gjatë vitit të parë të jetës, nga nëntë deri 52 javë.
Në përgjithësi foshnjat me qen dhe mace në shtëpi ishin për 30 për qind më pak të prira për infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, duke përfshirë kollën, ethet dhe temperaturën dhe janë afërsisht përgjysmë më pak të prirë për të zhvilluar infeksione të veshit. Fëmijët me kafshë shtëpiake kanë shpenzuar edhe më pak antibiotikë.
“Nëse fëmijët kanë pasur kontakt me qen ose mace në shtëpi, kanë pasur shëndet shumë më të mirë gjatë periudhës së hulumtimit”, pohohet në studimin të cilin e kanë kryer ekspertët e Spitalit të universitetit Kuopio në Finlandë.
“Paraqesim dëshmitë e para që mbajtja e qenit mund të jetë mbrojtje për infeksionet e traktit respirator gjatë vitit të parë të jetës”, shkruan në studim.
“Konsiderojmë që kontakti me kafshët ndihmon maturimin e sistemit të imunitetit, çka çon tek reagimi më e mirë i imunitetit të organizmit dhe kohëzgjatjes më të shkurtër të sëmundjeve”

Ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina

Me futjen e nikotinës në organizëm, trupi humb lëngun e nevojshëm dhe shumë shpejt dehidratohet
Për ta nxjerrë jashtë helmin dhe për t’i pastruar mushkëritë, me rëndësi të jashtëzakonshme është ushqimi adekuat dhe i shëndetshëm.
Karota
Nëse dëshironi ta lini duhanin, hani sa më shumë karota. Nikotina shkatërron lëkurën, ndërkaq kjo perime përplot vitamina A, K, C dhe B do ta pastrojë trupin. Rekomandohet që ta shtrydhni në aparat për lëngje dhe ta përzieni me mollë dhe limon. Qiteni në sallatë dhe kënaquni!
Brokoli, lakra dhe lulelakra
Këto perime përmbajnë polifenole të cilat janë të shkëlqyeshme në zvogëlimin e inflamacionit në sistemin e tretjes. Gjithashtu, përmbajnë edhe antioksidante të cilat pastrojnë trupin nga helme të shumta. Këshillohet t’i zieni sa më pak në mënyrë që të ruhen të gjitha vlerat e tyre.
Çaji i gjelbër
Nëse pini sasi të mëdha të ujit shtëpiak vitaminoz (dy litra ujë me një lugë të vogël xhenxhefil të grirë, një kastravec, limon, 12 fletë nenexhiku dhe çaj i gjelbër përplot antioksidantë) do të shpëlani helmin nga trupi.
Spinaqi
Thartira folike është shumë e rëndësishme për punë normale dhe zhvillim të trupit. Spinaqi është përplot me thartirë folike.
Kivi, limoni dhe portokalli
Nikotina nga trupi i nxjerr edhe vitaminat A, C dhe E të cilat forcojnë imunitetin dhe mbrojnë nga infeksionet dhe bakteret. Për t’i plotësuar vitaminat e humbura hani kivi apo pini një gotë limonadë. Lëngu nga portokalli hidraton trupin dhe e mbush me vitamina, por njëherësh pastron organizmin nga nikotina. Shtrydhni dy portokaj, shtoni pak ujë dhe pini midis racioneve.

Basha me zyrtarin e BE: Jo vetëm largim i Ramës, por edhe shembje e sistemit

Kryetari i PD, Basha deklaroi pas takimit me zyrtarin e lartë të BE, Danielson se opozita është e vendosur jo vetëm në largimin e Ramës, por edhe në shembjen e të gjithë sistemit. “Regjimi i Ramës është i mbaruar dhe Rama është një kufomë politike”, tha Basha. Kryetari i PD kërkoi hetim të plotë për dosje 339 të blerjes së votave dhe dosjes 184. “Eshtë shumë e rëndësishme zbardhja e këtyre dy dosjeve që kaanë vite që zvarriten”, tha Basha. “Beteja jonë është një betejë për Shqipërinë europiane. Me këtë situatë që është e ngjashme me atë të regjimit të Maduros në Venezuelë nuk mund të shkohet në Europë”, tha Basha.
“Opozita ka pasur sot një mundësi tjetër për të shprehur jo thjeshtë dhe vetëm vendosmërinë e saj për të çliruar Shqipërinë nga një qeverisje e korruptuar, pra kemi kërkuar që jo thjeshtë të largohet Rama por të shembet ky sistem.
Kujto që kujtdo që i dhimbset ky vend, duhet të garantojmë që mos kapen zgjedhjet dhe të mos përsëritet fenomeni Rama me emër tjetër. Të kemi institucionet kushtetuese të jenë në shërbim të njerëzve dhe jo të gjithë në grushtin e një njeriu dhe oligarkëve.
Na duhet patjetër të shembim këtë sistem, problemet e të cilit ndodhën që në vitin 2008 me ndryshimet kushtetuese, pra me qëllimin për të larguar kriminelët nga zonat elektorale, por fuqizimi i rolit të kryetareve solli më shumë kriminel në parlament. Ne e konsiderojmë regjimin e Edi Ramës të mbaruar, një kufomë politike”, tha Basha.

Basha tha më tej se, ne e konsiderojmë regjimin e Edi Ramës të mbaruar! Një kufomë politike që pret të kallet. Mos prisni rezultatet të menjëhërshme. Rezultatet do të vijnë nga shqiptarët.
“Formula e zgjidhjes është kjo: Regjimi i Ramës ka mbaruar! Shqiptarët e kanë përcaktuar rrugën në të cilën do të ecet!opozita ka për detyrë që këtë rrugë ta konkretizojë me vizionin që edhe në Shqipëri të fillojnë të ndërtohen ato institucione, ato praktika, ku respektohet dinjiteti i njeriut, ku nuk shkelen të drejtat e njeriut, ku qeveria dhe parlamenti janë në krah dhe jo kundër kriminelëve.
Për këtë padyshim duhet një formulë e thellë kushtetuese, duhet një reformë e thellë elektorale, por më mbi të gjitha duhet vullneti politike.
Tani, tek vullneti politik, meqë më pyetët për formulën:
Hetim i plotë i dosjes 339!
Hetim i plotë i dosjes 184!
Çuarja para përgjegjësisë penale e politikanëve që kanë vjedhur votat bashkë me krimin e organizuar. Janë po aq të rëndësishme, në mos më të rëndësishme sesa ndryshime në ligj që shkruhen dhe nuk zbatohen. Kur kjo të ndodhë, do të themi se drejtësia po fillon të bëjë punën e saj, jo si sot kur “donikaprelizimi” i Drejtësisë e ka shndërruar atë në një bisht dhelpre për Edi Ramën me të cilën fshin dhe bën vetëm propagandë, por krijon besim se çdo politikan që guxon të ulet me kriminelët do të shkojë prapa hekurave.
Njera dosje hetimore ka gati 3 vjet, tjetra 2 vjet, prokurorët ndërrohen!!! Pse?! Sepse këto dy dosje tregojnë se sot kemi një autokraci dhe një kryeministër, vegël dhe ortak i krimit të organizuar.
Futja në Europë e një vendi që sundohet si Venezuela do të ishte një turp i Europës. Europa e vlerave nuk ka aleat më të mirë dhe garanci më të madhe se PD-ja dhe aleatët e saj, qytetarët e bashkuar me të cilët do të vazhdojmë betejën”, u shpreh Basha.

Arsimi europian sipas qeverisë!

Nga Jorida TABAKU

Shqipëria e vitit 2019 fatkeqësisht është më keq se ajo e vitit 2014. Një buxhet gjithnjë e më qesharak që i akordohet arsimit, përherë e më pak të rinj që frekuentojnë klasat dhe auditorët (25 mijë nxënës më pak në 2018 se vitin paraardhës), më shumë shkolla që mbyllen, 1 në 3 të rinj pa punë e çdo vit më shumë shkolla që mbyllen.
Në shtator të 2018 isha në zonën e Zallbastarit ku pashë se si qeveria kishte katandisur mbi dy fshatra në një shkollë pa asnjë kusht minimal studimi. Megjithëse ministria e arsimit apo kryetari bojaxhi i bashkisë pretendojnë të kundërtën.
Të rinj që i largohen vendit tonë pasi këtu nuk gjejnë as arsimin dhe as shpresën për të krijuar të ardhmen e tyre. Mësues që mbijetojnë me rrogat qesharake të një mazhorance që më parë mendon si të rrisë buxhetin për koncesionet dhe tenderat se sa pagat për mësuesit dhe mjekët. Shqipëria socialiste është ajo ku padija rron dhe subvenciohet nga qeveria ndërsa dija përbuzet dhe nëpërkëmbet.
E kush tiran e desh aq fort dijen sa ta stimulonte atë?
Ps. Foto e shkollës së Zallbastarit, arsimi europian sipas qeverisë!

Sindikata e Pavarur paralajmëron Ramën: Nëse nuk rriten pagat për arsimtarët, nisim grevën në Maj

Në ditën e mëuesit, sindikata e Pavarur e Arsimit shqiptar i bën thirrje qeverisë për rritjen e pagës së mësuesve me 20 % nga 1 maji.
“Qeveria premtoi rritje të pagave të mësuesve me 40%.Nëse nuk nuk rritet paga brenda muajit maj do bejmë thirrje për grevë”, paralajmëron Nevruz Kaptelli, kryetari i kësaj sindikate. 
Ndërkohë, ish-deputetja Dhurata Çupi ka reaguar në ditën e festës së mësuesve mbi situatën në të cilën gjendet arsimi në përgjithësi në Shqipëri,
“Në kohën kur urimi duhet të ishte për mesuesit, të cilët investohen për një brez të ri, sot jemi përballë një situate alarmante të braktisjes së vendit jo vetëm nga të rinjtë por edhe nga mësuesit”, shkruan Çupi në një shenim në faqen e saj në Facebook.
Ish-deputetja shkruan se “afërisisht 250 shkolla u mbyllën vetëm këtë vit, për shkak se numri nxënësve po bie në mënyrë të frikshme në disa qarqe të vendit”.

Përpjekjet e Ramës për të na shitur individë të surrofjepsur si Opozita e re, janë dëshpërim me pasoja të rënda

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan në një postim në Facebook se, Edi Rama nuk është më kryeministër. “Kryeministër nuk është më. Rregulli e do të kërkojë votën popullore për të qëndruar aty ku është!
Përpjekjet për të na shitur individë të surrofjepsur si Opozita e re, janë dëshpërim me pasoja edhe më të rënda.
Nuk ka ligj që zëvendëson opozitën, kot lodhen!”, shkruan ndër të tjera Manjani.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit
Marrëveshja e paligjshme
Përpjekja e krahëve politikë për të gjetur rrjeshta në ligje apo në vendime gjykatash, për të justifikuar sjelljen e sotme është kot.
Kohë e humbur!
Kjo situatë erdhi nga mbajtja e zgjedhjeve të 2017-ës jashtë shtratit Kushtetues dhe ligjor. Kushtetuta dhe ligji u anashkaluan nga marrëveshja politike e 17-18 majit 2017.
Me këtë marrëveshje u shty data e zgjedhjeve; u menaxhua KQZ; u ndaluan koalicionet e madje u shty edhe orari i votimit. Krejt në kundërshtim me ligjin!

Marrëveshja solli devijimin çudibërës të rezultatit të zgjedhjeve, ku 48% i votës popullore u shndërrua në 55% të vendeve në Parlament.
Marrëveshja pra prodhoi qeverinë moniste dhe bëri të pa rëndësishme opozitën parlamentare.
Edi Rama u bë kryeministër monopartiak, si rezultat i asaj marrëveshje dhe jo nga zgjedhjet e ndershme.
Tani që marrëveshja ka rënë, llogjikshëm pasojat janë të pashmanshme. Opozita e ndëshkoi veten duke dalë nga ky sistem absurd. Lulzim Basha e pranoi gabimin.
Me të njejtën llogjikë i kërkohet edhe Edi Ramës të bëjë të pranojë faktin, se marrëveshja që e bëri Kryeministër nuk është më. Rregulli e do të kërkojë votën popullore për të qëndruar aty ku është!
Përpjekjet për të na shitur individë të surrofjepsur si Opozita e re, janë dëshpërim me pasoja edhe më të rënda.
Nuk ka ligj që zëvendëson opozitën, kot lodhen! Ka ligj që zëvendëson mandatet individuale, por jo opozitën.
Ndaj ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është politike: zgjedhje të reja!
Kush ti fitojë ti gëzojë!